Category: Lajme

  • Elionea stings Benita at BBVK, the last one reacts with a post?

    Elionea stings Benita at BBVK, the last one reacts with a post?

    Elijona Binakaj entered the BBVK house briefly last night to stay with the first three residents who joined this edition.

    But during a conversation with Antoneta, she stinged her former competition, Benita, mentioning teeth.

    With teeth, people have made fame, Elijona said, not to mention her name.

    Meanwhile, it seems that Benita reacted after this statement through a post at the Instagram, yet did not specify Elijona’s name.

    As far as she’s concerned, Benita wrote.

    Elionea stings Benita at BBVK, the last one reacts with a post? Photo: Benita Zena / Instagram

    It remains unclear whether her reaction came exactly from Elijona’s statements, yet tensions between them were evident during the time they were competitive inside.

  • Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

    Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

    Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

    Çmimet e naftës po vazhdojnë të rriten të premten. Kjo do të jetë rritja e katërt mujore radhazi. Rritja erdhi pasi një numër tankerash u raportua se kishin goditur mina në Ngushticën e Hormuzit, duke nxjerrë në pah rreziqet e vazhdueshme të furnizimit ndërsa konflikti SHBA-Izrael me Iranin hyri në muajin e tij të tetë.

    Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 1.20 dollarë, ose 1.04 përqind, duke arritur në 116.08 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (WTI) në SHBA u rritën me 1.37 dollarë, ose 1.34 përqind, në 103.37 dollarë për fuçi, shkruan euronews.al.

    Për muajin, Brent ishte në rrugë të mbarë për të përfunduar me gati 11 përqind më lart, ndërsa WTI po shkonte drejt një rritjeje prej 14 përqind.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Oil prices rise following tanker attacks on the Strait of Hormuz

    Oil prices are continuing to rise on Friday. This will be the fourth consecutive monthly increase. The increase came after a number of tanks were reportedly hit mines in the Hormuz Strait, highlighting continued supply risks, while the US-Israel conflict with Iran entered its eighth month.

    Raw Brant oil rose $1.20, or 1.04 per cent, reaching $1.08 per barrel, while future Texas crude oil contracts ( WTI) U.S. has increased $1.37, or $1.34 per cent, to $33.37 per barrel, writes Euronews.al.

    For the month, Brent was on a good track to finish with nearly 11 per cent higher, while the WTI was heading towards a 14 per cent increase.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hoti: Halles do not fail themselves, accountability is resignation

    DThe LDK’s exclusive, Avdullah Hoti, has criticised Interior Affairs Minister Xhelal Svecla, and Justice Minister Donika Grovalla, over the murder case of Arlinda Zekij.

    Through a Facebook response, Hoti has said the responsibility for institutional failures lies with those who run institutions.

    He said they are hiding behind the links, but accounting is not a report, reports I did. tv

    They don’t fail themselves. Those who lead them fail.

    Six years in power, Mr. Svechla. Six years in charge of protecting women, Miss Gervala.

    Arlinda sent you the signals. You let them through. Ten minutes after leaving home from law enforcement, she was dead.

    You’re hiding behind the girls today. But the links have a name. They have a minister. Accounting is not a report. It’s resignation. )

  • Miftaraj për ministrat: "Munden me derdh lot krokodili, por s'mund të ikin nga turpi që do t'i përcjellë

    Miftaraj për ministrat: “Munden me derdh lot krokodili, por s’mund të ikin nga turpi që do t’i përcjellë

    Miftaraj për ministrat: "Munden me derdh lot krokodili, por s'mund të ikin nga turpi që do t'i përcjellë

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas konferencës së mbajtur nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët nuk dhanë dorëheqje lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

    Ai tha se ata mund të derdhin lot krokodili, por jo t’iu shmangen përgjegjësisë institucionale.

    “Ministrja Donika Gërvalla dhe ministri Xhelal Sveçla munden me derdh lot krokodili, me aktru para dy milionë shtetasve te Kosoves, t’i akuzojnë dhe mallkojne të tjerët për të mbuluar dështimet e veta dhe të përpiqen t’i shmangen përgjegjësisë institucionale… Munden me kerku përgjegjësi nga të gjithë, përveç vetes.

    Mund të përdorin çdo arsyetim politik për të shmangur llogaridhënien dhe ndjenjen e fajit per jeten e humbur te Arlindes. Por ka diçka prej së cilës nuk mund të ikin: nga përgjegjësia institucionale, pergjegjesia morale, nga mungesa e empatisë dhe nga turpi që do t’i përcjellë sa herë të kujtohen jetët e grave që shteti qe ata e udheheqin vret gratë” – tha ai.

    Miftaraj shtoi se kur je në krye të shtetit, nuk mund të sillesh njëkohësisht si pushtet dhe si opozitë ndaj dështimeve të institucioneve që drejton.

    Ai kishte një kërkesë për ta: “Të paktën para dhimbjes së familjeve që kanë humbur më të dashurat e tyre, tregoni pak dinjitet, empati dhe përgjegjësi dhe doreheqja ne keto raste nuk ka alternative”

  • Hoti: Hallkat nuk dështojnë vetë, llogaridhënia është dorëheqje

    Hoti: Hallkat nuk dështojnë vetë, llogaridhënia është dorëheqje

    Hoti: Hallkat nuk dështojnë vetë, llogaridhënia është dorëheqje

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Përmes një reagimi në Facebook, Hoti ka thënë se përgjegjësia për dështimet institucionale u takon edhe atyre që drejtojnë institucionet.

    Ai tha se ata po fshihen pas hallkave, por llogaridhënia sipas tij nuk është raport – është dorëhqje, raporton Klankosova.tv

    “Hallkat nuk dështojnë vetë. I dështojnë ata që i drejtojnë.

    Gjashtë vjet në pushtet, zoti Sveçla. Gjashtë vjet përgjegjësi për mbrojtjen e grave, zonja Gërvalla.

    Arlinda ju dërgoi sinjalet. Ju i latë të kalonin. Dhjetë minuta pas lënies në shtëpi nga organet e rendit, ajo ishte e vdekur.

    Sot fshihuni pas “hallkave”. Por hallkat kanë emër. Kanë ministër. Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje.”

  • Arrestohen dy italianë për vrasjen e shqiptarit në Itali, u qëllua me armë në fytyrë dhe trupi iu hodh në kanal

    Arrestohen dy italianë për vrasjen e shqiptarit në Itali, u qëllua me armë në fytyrë dhe trupi iu hodh në kanal

    Dy shtetas italianë, të moshës 51 dhe 54 vjeç, janë arrestuar në Itali nën dyshimin për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar Ferdinant Hoti, trupi i të cilit ishte gjetur më 8 shtator në një veturë të fundosur në kanalin Tergola, në San Giorgio delle Pertiche, në provincën e Padovës.

    Sipas televizionit publik italian Rai News, dy të dyshuarit janë arrestuar nga karabinierët pas hetimeve të zhvilluara nga autoritetet italiane.

    Ata dyshohet se e kanë vrarë shqiptarin me një të shtënë pushke në fytyrë, nga një distancë e afërt, transmeton Telegrafi.

    Hetuesit dyshojnë se vrasja ishte e paramenduar dhe lidhej me konflikte të krijuara në kuadër të trafikut të lëndëve narkotike në territorin e Venecias.

    Trupi i pajetë i Hotit ishte zbuluar më 8 shtator, në ulëset e pasme të një veture Fiat Bravo, e cila ishte fundosur në kanalin Tergola.

    Vetura nuk kishte targa, ndërsa trupi i viktimës ishte mbështjellë me qese të zeza plastike dhe ishte fshehur nën goma dhe materiale të tjera.

    Hetimet morën një kthesë të rëndësishme pas analizave teknike të veturës. Në pjesën e pasme të saj, në një zonë ku dyshohet se ishte shtyrë për ta hedhur në kanal, ekspertët gjetën gjurmë gishtash që ndihmuan në identifikimin e njërit prej të dyshuarve.

    Po ashtu, policia analizoi dhjetëra orë incizime nga kamerat e sigurisë, përmes të cilave arriti të rindërtonte lëvizjet e fundit të viktimës.

    Pamjet treguan se Hoti kishte hyrë me veturë në një objekt industrial në Mirano, në provincën e Venecias, ku njëri prej të dyshuarve kishte në dispozicion një hapësirë të përdorur si punishte.

    Pas kësaj, 35-vjeçari nuk ishte regjistruar më në pamjet e kamerave si person i gjallë.

    Gjatë hetimeve, dy të arrestuarit kanë bashkëpunuar me autoritetet, duke ndihmuar në gjetjen e një pushke të kalibrit 12, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

    Ndaj dy italianëve rëndojnë dyshimet për vrasje të rëndë të paramenduar, fshehje të kufomës dhe mbajtje të paligjshme të armës së zjarrit në bashkëpunim. Ata janë dërguar në burgjet përkatëse në Rovigo dhe Verona.

    Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve./Telegrafi/

  • Islamic Relief Kosova i siguron banesë një nëne nga Peja dhe fëmijëve të saj

    Islamic Relief Kosova i siguron banesë një nëne nga Peja dhe fëmijëve të saj

    Organizata humanitare Islamic Relief Kosova ka njoftuar se një nënë nga Peja dhe fëmijët e saj do të marrin çelësat e banesës së tyre të re në Fushë Kosovë.

    Përmes një njoftimi, organizata ka bërë të ditur se kjo familje është përballur me shumë vështirësi, përfshirë edhe sfidat pronësore, ndërsa tashmë po bëhet me një strehim të sigurt.

    “Falë Zotit dhe bujarisë së donatorëve tanë, kjo familje po nis një kapitull të ri, me më shumë qetësi dhe siguri”, thuhet në njoftimin e Islamic Relief Kosova.

    Organizata ka theksuar se vazhdon të qëndrojë pranë fëmijëve jetimë dhe familjeve në nevojë, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

    Ndërkaq, Islamic Relief Kosova ka paralajmëruar se së shpejti do të ndajë edhe historinë e kësaj familjeje. /Telegrafi/

  • Porsche Maqedoni prezanton Audi Q7 të ri: Prestigj i lartë, teknologji e përparuar dhe përsosmëri pa kompromis

    Porsche Maqedoni prezanton Audi Q7 të ri: Prestigj i lartë, teknologji e përparuar dhe përsosmëri pa kompromis

    Në sallonin prestigjioz të Audi brenda Porsche Maqedoni, para përfaqësuesve të shumtë të medias, partnerëve të biznesit dhe entuziastëve të industrisë automobilistike, u promovua zyrtarisht Audi Q7 i ri. Eventi bashkoi dizajnin e lartë, inovacionet teknologjike të përparuara dhe performancën superiore, duke vendosur standarde të reja në segmentin premium SUV në tregun e Maqedonisë.

    Eventi promovues filloi me një fjalim nga Drejtori i Përgjithshëm i Porsche Maqedoni, Zlatko Mucunski, i cili theksoi rëndësinë strategjike të markës dhe angazhimin afatgjatë të kompanisë për të sjellë standardet më të larta botërore në vend.

    “Audi Q7 nuk është vetëm një makinë në gamën tonë – është një shtyllë e familjes Audi dhe një simbol i besimit që klientët tanë kanë ndërtuar gjatë viteve. Ne me krenari vazhdojmë të udhëheqim transformimin e tregut, duke sjellë modele që ofrojnë prestigj të lartë, besueshmëri dhe cilësi të përjetshme”, theksoi Mucunski.

    Në vazhdim të eventit, menaxherja e brendit Audi, Vesna Boshnakovska, kapi vlerën emocionale të markës Audi në Maqedoni, duke theksuar komunitetin e fortë të klientëve besnikë që ndajnë filozofinë “Progres përmes teknologjisë” (Vorsprung durch Technik).

    Prezantimi i detajuar i automjetit u drejtua nga Menaxheri i Marketingut Stefan Jovanovski, i cili prezantoi aspektet kryesore të modelit të ri përmes prizmit të konceptit “Hapësirë për familje, punë dhe kohë të lirë”.

    Pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin në detaje me karakteristikat mbresëlënëse të Audi Q7 të ri:

    – Dizajni dhe teknologjia e dritës: Grila e re dominuese Singleframe dhe dritat e përparme të përparuara HD Matrix LED me dritë lazeri Audi dhe nënshkrime dixhitale që ofrojnë dukshmëri maksimale dhe një identitet vizual mbresëlënës.

    – Fleksibilitet dhe rehati maksimale: Një kabinë e projektuar si një zyrë mobile dhe vendpushim luksoz, me zgjedhje prej 5 ose 7 vendesh, izolim akustik dhe një kapacitet të madh bagazhesh për të gjitha nevojat familjare dhe aventureske.

    – Digjitalizim inteligjent: Kabina virtuale e përparuar Audi, sistemi intuitiv i info-zbavitjes MMI me aplikacione të njohura të integruara dhe Sistemi premium i Zërit Bang & Olufsen 3D.

    – Performancë superiore: Motorë të fuqishëm dhe efikasë të pajisur me teknologjinë më të fundit MHEV plus (hibrid i butë), sistemin legjendar quattro me tërheqje të përhershme në të gjitha rrotat dhe pezullimin adaptiv me ajër për stabilitet maksimal në çdo terren.

    Audi Q7 i ri është zyrtarisht i disponueshëm në sallonin e ekspozitës Audi në Porsche Maqedoni.

    Ekipi fton të gjithë klientët e interesuar dhe fansat e markës të vizitojnë sallonin e ekspozitës dhe të shohin personalisht superioritetin e këtij SUV modern dhe luksoz.

  • Shtiu me armë në bjeshkën e Bukoshit, arrestohet 61-vjeçari në Suharekë

    Shtiu me armë në bjeshkën e Bukoshit, arrestohet 61-vjeçari në Suharekë

    Një 61-vjeçar është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në bjeshkën e Bukoshit të Suharekës, ku një predhë kishte goditur një automjet.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 tetor, rreth orës 14:30, në Nënstacionin Policor në Mushtisht.

    Dy vëllezër kanë deklaruar se, derisa po prisnin dru në bjeshkën e Bukoshit me leje të vlefshme nga Drejtoria e Pylltarisë, kishin dëgjuar një të shtënë me armë. Një predhë më pas kishte goditur automjetin e tyre të tipit “pick-up”.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur një predhë të kalibrit të panjohur brenda automjetit.

    Pas veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar të dyshuarin, me inicialet S.K., i cili është paraqitur në stacionin policor pas ftesës së zyrtarëve.

    Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e tij në fshatin Bukosh, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit “Zastava 99”, si dhe 59 fishekë të kalibrit të panjohur.

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, gjatë intervistimit në prani të avokatit, ka pranuar se kishte shtënë në ajër, por ka thënë se nuk kishte pasur për qëllim të lëndonte dikë.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit, 61-vjeçari është ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/