Category: Lajme

  • Protesta për Arlindën: S’duan suspendime, kërkojnë dorëheqje (VIDEO)

    Protesta për Arlindën: S’duan suspendime, kërkojnë dorëheqje (VIDEO)

    Protesta për Arlindën: S’duan suspendime, kërkojnë dorëheqje (VIDEO)

    Thirrjet s`iu dëgjuan sa ishte gjallë, e për të po brohoritet tash pasi u vra.

    Edhe të enjten, sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u bë pikëtakimi i atyre që erdhën për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati.

    Gra e burra, te rinj e të vjetër nisen për tek Ministria e Drejtësisë me një lutje për kreun e saj.

    Dorëheqje dhe jo vetëm kaq u kërkua edhe para Këshillit Prokurorial, atij Gjyqësor e stacionit të Policisë, që shpërfillen Arlindën, para se të vritej.

    Fort jehoi edhe zëri i Arlindes në audioincizimin e Klanit, teksa e ndjera i lutej zyrtarëve policorë.

    Turma e bashkuar mori udhë drejt Qeverisë, ku gjatë rrugës thirren emrat e grave që ndër vite pësuan me jetë.

    Kur mbërritën tek destinacioni, krahas në pankarta, një mesazh i shkruar u la edhe në hyrje.

    Të tubuarit thanë se sy e vesh janë kah shteti.

    Protestues pati edhe nga Shqipëria.

    Këta lanë takim për të premten në ora 09:00, kur qeveria shqyrton raportet e ministrive, për të cilën patën edhe një rekomandim.

  • Rasti i Arlinda Zekajt: Suspendime në prokurori e polici të Pejës (VIDEO)

    Rasti i Arlinda Zekajt: Suspendime në prokurori e polici të Pejës (VIDEO)

    Rasti i Arlinda Zekajt: Suspendime në prokurori e polici të Pejës (VIDEO)

    Veprime konkrete, u ndërmorën tek 4 ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Në dy institucione të enjten pati suspendime.

    Për njërin njoftoi Këshilli Prokurorial i Kosovës, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme.

    Këtu, pas inicimit të procedurës nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, u suspendua kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokurorja e rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri.

    Ky këshill bëri me dije se është themeluar edhe paneli hetimor për trajtimin e rastit të Zekajt.

    Veç në prokurori, masa u morën edhe nga Policia e Kosovës.

    Pas një takimi të realizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me rekomandim nga Inspektorati Policor, u suspenduan edhe 11 zyrtarë policorë.

    Në mesin e tyre siç merr vesh Klani janë drejtori rajonal, Agron Hasanaj, komandanti i stacionit, Faik Jahmurataj, majori Ndue Nikolla, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë, Sami Lekaj, si dhe zëvendëskomandanti Dervish Haxhiaj.

    Po ashtu, është suspenduar edhe Faruk Muqolli, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Pejës, së bashku me katër hetues dhe shefin e operativës.

  • Tre të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Bosnjë

    Tre të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Bosnjë

    Tre të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Bosnjë

    Tre persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të forcave paqeruajtëse të Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnjë-Hercegovinë.

    Aksidenti ka ndodhur të enjten pasdite, në fshatin Gorice, pranë qytetit të Brçkos, në verilindje të vendit.

    Siç raportohet, helikopteri i tipit CH-47 Chinook i përkiste ushtrisë italiane dhe ishte në shërbim të misionit të EUFOR-it.

    Ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Nga EUFOR-i kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur gjatë një operacioni rutinë. Sipas njoftimit të tyre, nuk ka pasur dëme në infrastrukturën civile dhe as persona civilë të lënduar.

    Shkaqet e rrëzimit ende nuk dihen. EUFOR-i ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe ka bërë thirrje që qytetarët të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare. /Klankosova.tv

  • Yjet e Turqisë injorojnë telefonatat e Sergen Yalçınit pas kritikave të tij në televizion?

    Yjet e Turqisë injorojnë telefonatat e Sergen Yalçınit pas kritikave të tij në televizion?

    Disa futbollistë të rëndësishëm të kombëtares së Turqisë thuhet se kanë refuzuar t’u përgjigjen telefonatave të Sergen Yalçınit, i cili është kandidat për postin e trajnerit të ri të përfaqësueses turke.

    Sipas raportimeve të mediave turke, arsyeja e këtij qëndrimi lidhet me kritikat e ashpra që Yalçın u kishte drejtuar disa prej lojtarëve gjatë kohës kur punonte si komentator televiziv.

    Sfondi i konfliktit

    Gazetari Sercan Hamzaoğlu ka zbuluar se disa futbollistë të rëndësishëm të kombëtares nuk iu përgjigjën telefonatave të Yalçınit dhe as të ndihmësit të tij, duke rikthyer në vëmendje deklaratat e mëparshme të trajnerit të mundshëm.

    “Isha në qendër të një historie të rëndësishme që lidhej me kombëtaren. Sergen Yalçın dhe asistenti i tij telefonuan dy ose tre lojtarë që janë titullarë të rregullt, por ata nuk u përgjigjën. Arsyeja qëndron te deklaratat shumë të ashpra që Yalçın kishte bërë për të njëjtët lojtarë kur ishte komentator televiziv”, ka deklaruar Hamzaoğlu.

    Gazetari ka përcjellë gjithashtu reagimin e njërit prej futbollistëve të përfshirë në këtë situatë.

    “Nuk do t’i përgjigjem telefonit të tij. Ai nuk ekziston për mua. Po sikur të bëhet trajner? Një njeri që më ka sulmuar në këtë mënyrë në televizion nuk mund të jetë trajneri im”, citohet të ketë thënë lojtari.

    telegrafi.com

    Reagimi i Federatës Turke të Futbollit

    Megjithatë, Federata Turke e Futbollit (TFF) ka mohuar raportimet për probleme komunikimi mes Yalçınit dhe futbollistëve të kombëtares.

    Presidenti i federatës, İbrahim Hacıosmanoğlu, ka shprehur besimin e tij te karakteri, personaliteti dhe njohuritë futbollistike të trajnerit.

    Ndërkohë, sipas raportimeve, ceremonia e nënshkrimit të kontratës me trajnerin e ri është planifikuar të mbahet të premten në orën 14:00.

    Yalçın konfirmon marrëveshjen katërvjeçare

    Vetë Sergen Yalçın ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për një bashkëpunim katërvjeçar, ndërsa objektivat kryesore të tij janë Kampionati Evropian dhe Kampionati Botëror.

    Marrëveshja pritet të zyrtarizohet pas mbledhjes së bordit drejtues të federatës, ndërsa mbetet të shihet nëse raportimet për pakënaqësitë e disa prej futbollistëve do të ndikojnë në raportet e tyre me trajnerin e ri. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Steroidet, trajnerët e shumtë të fitnesit dhe dallimet mes Kosovës dhe Finlandës në ushtrime, trajneri Shkëlzen Bucolli flet nga shteti skandinav

    Steroidet, trajnerët e shumtë të fitnesit dhe dallimet mes Kosovës dhe Finlandës në ushtrime, trajneri Shkëlzen Bucolli flet nga shteti skandinav

    Shkelzen Bucolli jeton prej 21 vitesh në Finlandë dhe ka pothuajse një jetë të tërë që merret me sport, nga karateja dhe boksi deri te fitnesi.

    Me rrip të zi në karate, rreth 20 vjet përvojë në stërvitje dhe përgatitje profesionale në këtë fushë, ai sjell një këndvështrim të veçantë mbi kulturën e fitnesit, dallimet mes Kosovës dhe Finlandës dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët që ushtrojnë në palestër.

    Në një intervistë për Telegrafin, trajneri, i njohur në rrjetet sociale si Xen Bucolli, flet për edhe keqinformimin rreth steroideve dhe pritshmëritë jorealiste për rezultate të shpejta, veçanërisht te të rinjtë që ndikohen nga fiziku i personave në rrjetet sociale.

    Ai thekson se shumë prej tyre mendojnë për përdorimin e substancave për rritjen e masës muskulore pa i zotëruar ende bazat e stërvitjes, ushqimit dhe gjumit, duke rrezikuar shëndetin për një rezultat që synojnë ta arrijnë brenda një kohe të shkurtër.

    Në këtë intervistë për Telegrafin, Shkelzen Bucolli ndan përvojën e tij shumëvjeçare dhe mesazhin për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një stil jetese më të shëndetshëm, pa rënë pre e premtimeve për transformime të shpejta dhe rrugëve të shkurtra drejt rezultateve.

    Intervista e plotë:

    Telegrafi: Shkelzen, fillimisht, na trego pak për veten tënde. Sa vite ke që jeton në Finlandë dhe sa vite merresh me sport dhe fitnes?

    Shkelzen Bucolli: Në Finlandë jetoj qe 21 vjet, kurse me sport merrem pothuajse gjatë gjithë jetës. Kam ushtruar lloje të ndryshme sportesh, nga karateja dhe boksi deri te fitnesi. E kam rripin e zi në karate dhe rreth 20 vjet përvojë në stërvitje. Në vitin 2013 e kam përfunduar shkollën në FAF Fitnes Academy, kështu që, përveç përvojës praktike, kam edhe përgatitje profesionale në këtë fushë.

    Tani jam duke punuar edhe në një faqe timen, ku njerëzit do të kenë qasje në programe të ushtrimeve, ushqimit, suplementeve dhe këshillave të tjera që lidhen me fitnesin. Për mua, fitnesi është baza e çdo sporti, sepse të ndihmon si fizikisht, ashtu edhe psikikisht. Me kalimin e viteve e kupton se nuk ushtron vetëm për të pasur trup të mirë, por edhe për të pasur shëndet dhe për ta përballuar jetën më lehtë.

    Telegrafi: Bazuar në përvojën tënde në këtë sport dhe jetesën jashtë Kosovës, sa mendon se janë të informuar shqiptarët në diasporë për fitnesin dhe sa prej tyre ushtrojnë rregullisht në palestër?

    Shkelzen Bucolli: Mendoj se shqiptarët në diasporë kanë më shumë mundësi për t’u informuar, por kjo nuk do të thotë se të gjithë dinë t’i përdorin ato informacione. Sot të gjithë kanë TikTok-un, YouTube-in dhe Google-in, por prapë sheh njerëz që e ndërrojnë programin çdo javë vetëm pse kanë parë një ushtrim të ri në internet.

    Problemi më i madh është se të gjithë duan rezultate të shpejta. Trupin e kanë ndërtuar me vite pa aktivitet dhe me ushqim jo të mirë, e tash duan ta rregullojnë për dy muaj, para verës. Fitnesi nuk funksionon kështu. Duhet durim, disiplinë dhe vazhdimësi.

    Edhe një gjë është me rëndësi: nuk mjafton vetëm të dëgjosh dikë që thotë: “Kjo bën” ose “Kjo nuk bën”. Duhet të kesh edhe praktikë, të provosh, të shohësh se si reagon trupi yt dhe të mësosh nga përvoja. Jo çdo gjë që i funksionon një personi do t’i funksionojë edhe tjetrit.

    Telegrafi: Cilat janë dallimet mes mënyrës së ushtrimit në Kosovë dhe në Evropë? Çfarë bëhet gabim ose çfarë çalon në Kosovë sa i përket fitnesit?
    Shkelzen Bucolli: Dallimi që më bie më së shumti në sy është kultura e palestrës. Në Finlandë, kur e përfundon ushtrimin, i kthen peshat në vend dhe e pastron pajisjen që e ke përdorur. Secili e kryen punën e vet.

    Në Kosovë, nganjëherë duhet të lëshosh një zagar që të t’i gjejë dy pesha të njëjta. Njërën e gjen te banka, tjetrën te shufra, e nganjëherë as njërën, as tjetrën. Pa folur për peshat që dikush i lë në shufër, sikur të ketë ndërmend të vijë nesër për t’i marrë përsëri!

    Por, shakatë anash, kjo është çështje respekti. Palestra nuk është shtëpia jote. Edhe kur ushtron, shumë njerëz fokusohen vetëm te kilogramët që ngrenë dhe jo te fakti nëse po e bëjnë ushtrimin siç duhet. Më mirë ta bësh një ushtrim me teknikë të mirë sesa ta rrezikosh shpinën vetëm për t’i impresionuar dy veta që as nuk po të shikojnë.

    Telegrafi: Shpesh dëgjojmë se pothuajse çdo i dyti po bëhet trajner fitnesi. Çfarë mendon ti për këtë? A ka nevojë Kosova për më shumë trajnerë fitnesi apo kemi arritur në një pikë ku numri i tyre është i madh, por jo të gjithë janë mjaftueshëm të kualifikuar për ta ushtruar këtë profesion?

    Shkelzen Bucolli: Sot, vetëm pse dikush ka muskuj, nuk do të thotë se di të jetë trajner. Të ushtrosh për vete dhe të dish t’ia mësosh dikujt tjetër ushtrimet janë dy gjëra krejt të ndryshme.

    Trajneri duhet ta njohë anatominë, teknikën, programimin e ushtrimeve dhe bazat e ushqimit. Duhet të dijë edhe kur ta shtyjë klientin të japë më shumë nga vetja dhe kur t’i thotë të ndalet, sepse shëndeti i njeriut është përgjegjësi e madhe.

    Sipas meje, Kosovës nuk i duhen patjetër më shumë trajnerë, por më shumë trajnerë të përgatitur mirë. Nuk mjafton të kesh trup të mirë, të bësh disa fotografi para pasqyrës dhe të mendosh se je ekspert. Muskujt nuk ta japin diplomën, e Instagrami nuk ta zëvendëson dijen.

    Telegrafi: Për cilat aspekte të fitnesit janë më pak të informuar shqiptarët? Në këtë kontekst, sa i përhapur është përdorimi i steroideve në mesin e personave që ushtrojnë në palestër dhe sa preferohen ato?

    Shkelzen Bucolli: Gabimi më i madh është se shumë djem, sapo hyjnë në palestër, fillojnë të mendojnë për steroidet. Ende nuk e kanë mësuar si të ushtrojnë, si të ushqehen dhe si të flenë mirë, por duan të fryhen sa më shpejt.

    Unë personalisht kam ushtruar natyrshëm për 10 vjet. Mendoj se fillimisht duhet t’ia nxjerrësh maksimumin trupit natyral, me ushqim të mirë, stërvitje serioze, gjumë të mirë dhe disiplinë. Duhet ta shohësh se ku mund të arrish me punën tënde para se të mendosh për rrugë të tjera.

    Nëse dikush, pas shumë vitesh përvojë, vendos të garojë në nivel profesional dhe të hyjë në një kategori ku kërkohet një fizik tjetër, ajo është temë tjetër. Por duhet ta dijë se çfarë po bën, çfarë rreziqesh ka dhe të jetë nën mbikëqyrje mjekësore. As mjeku nuk mund t’i eliminojë të gjitha rreziqet.

    Duhet ta pranojmë edhe një realitet: nëse i ndërpret steroidet, trupi nuk do të mbetet domosdoshmërisht në gjendjen që ishte gjatë përdorimit të tyre. Shumë njerëz humbasin një pjesë të masës muskulore të fituar, ndërsa ndryshimet varen nga shumë faktorë. Nëse para përdorimit nuk ke pasur bazat e duhura në ushqim, gjumë dhe stërvitje, mund të përfundosh edhe në një gjendje më të keqe se më parë.

    Këtu qëndron problemi. Para se të mendosh për çfarëdo rruge tjetër, duhet ta çosh trupin natyral në maksimumin që mundesh. Steroidet nuk janë zëvendësim për ushqimin e mirë, gjumin e mirë, stërvitjen dhe disiplinën. Përkundrazi, nëse nuk i ke këto baza, vetëm sa e rrit rrezikun dhe e ndërlikon situatën.

    Problemi lind kur një djalë 18-vjeçar sheh dikë në Instagram me një trup ekstrem dhe mendon se ai është bërë ashtu duke ushtruar tri herë në javë dhe duke përdorur një proteinë. Pas gjashtë muajsh, kur nuk e sheh veten në atë gjendje, thotë: “Natyrshëm nuk bëhet!” O vëlla, ti ende nuk e ke kaluar as fazën fillestare!

    Edhe për testosteronin duhet të kemi pak më shumë njohuri. Stërvitja e rregullt, gjumi dhe ushqimi i mirë ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit hormonal. Aktiviteti fizik e mbështet edhe shëndetin seksual, por nuk do të thotë se sa herë hyn në palestër, testosteroni rritet pa kufi.

    Kur ushqehesh më mirë, fle më mirë, je më aktiv dhe ke shëndet më të mirë, zakonisht përmirësohen edhe energjia, edhe performanca seksuale. Përfitimet e fitnesit janë shumë më të mëdha se kaq.

    Telegrafi: Po sa i përket proteinave dhe suplementeve të tjera, besoj se ke pasur mundësi t’i provosh si në Kosovë, ashtu edhe në Finlandë. Çfarë dallimesh ke vërejtur në shije dhe cilësi?

    Shkelzen Bucolli: Kam provuar produkte në të dyja vendet, por nuk do të thosha se të gjitha produktet në Finlandë janë më të mira se ato në Kosovë. Varet nga prodhuesi, përbërja dhe cilësia e produktit. Dallime mund të vëresh te shija, tretshmëria dhe çmimi.

    Për mua, më e rëndësishme është të dish se çfarë po blen dhe nëse produkti është i besueshëm, sesa të shohësh vetëm paketimin e bukur. Proteina nuk është magji. Është thjesht një mënyrë praktike për t’i marrë proteinat që të nevojiten. Nëse ushqehesh mirë dhe i plotëson nevojat për proteina përmes ushqimit, nuk është e domosdoshme të blesh çdo suplement që del në treg.

    Kreatina, për mua, është një nga suplementet më të mira. Është e thjeshtë, e studiuar mirë dhe mund të ndihmojë në rritjen e forcës dhe përmirësimin e performancës fizike. Mund të jetë e dobishme për personat që ushtrojnë rregullisht, por prapë nuk është zëvendësim për stërvitjen, ushqimin dhe gjumin. Suplementi ta ndihmon punën, por punën kryesore duhet ta bësh ti.

    Telegrafi: Për çfarë ankohen më së shumti shqiptarët në palestër? A janë mungesa e kohës dhe motivimit, lëndimet apo diçka tjetër?

    Shkelzen Bucolli: Më së shumti ankohen për mungesë kohe, motivimi dhe për faktin se rezultatet nuk po vijnë aq shpejt sa duan. Por nganjëherë problemi nuk është se nuk kanë kohë, por se nuk janë organizuar mirë dhe presin rezultate joreale.

    Në fillim të shtyn motivimi, por pas një kohe të mban disiplina. Ka ditë kur je i lodhur nga puna, ke probleme dhe nuk ke fare dëshirë të shkosh në palestër. Por pikërisht aty shihet dallimi mes dikujt që ushtron vetëm kur ka motivim dhe dikujt që e ka bërë fitnesin pjesë të jetës.

    Pas një kohe, nuk e pyet më veten nëse do të shkosh apo jo. E di se duhet të shkosh, njësoj siç e di se duhet të shkosh në punë. E bën për vete, për shëndetin tënd dhe për të ardhmen tënde.

    Unë dua që kur të plakem, të mund të ngrihem vetë, të eci mirë dhe t’i marr nipat në krahë, jo të pres që ata të më marrin mua në krahë!

    Telegrafi: Cilat janë dallimet mes Kosovës dhe Finlandës në aspektin financiar? Sa kushton anëtarësimi në palestër në Kosovë dhe sa në Finlandë? Po suplementet dhe shpenzimet e tjera që lidhen me fitnesin?

    Shkelzen Bucolli: Në përgjithësi, Finlanda është më e shtrenjtë për të jetuar dhe kjo vërehet te palestrat, ushqimi dhe suplementet. Në Kosovë mund të gjesh palestra më të lira, por çmimi varet nga qyteti dhe niveli i palestrës.

    Duhet t’i llogaritësh edhe shpenzimet për ushqimin, suplementet, pajisjet dhe gjërat e tjera. Por nuk është e nevojshme t’i blesh produktet më të shtrenjta për të pasur rezultate.

    Unë gjithmonë e them: më mirë të paguash për një palestër të thjeshtë dhe të shkosh rregullisht, sesa të paguash për një palestër luksoze dhe të shkosh dy herë në muaj. Muskujt nuk e dinë sa e ke paguar anëtarësimin. Ata e dinë sa punë ke bërë!

    Telegrafi: Për fund, çfarë mesazhi do t’u përcillje shqiptarëve? Cilat janë dallimet kryesore kulturore në qasjen ndaj sportit dhe fitnesit mes shqiptarëve dhe evropianëve?

    Shkelzen Bucolli: Mesazhi im është i thjeshtë: ushtroni për shëndetin, jo vetëm për pasqyrën. Trupi i mirë është bonus, por shëndeti është kryesori. Mos u ngutni duke kërkuar rrugë të shkurtra. Fillimisht mësoni të ushtroni siç duhet, të ushqeheni mirë, të flini mjaftueshëm dhe të jeni të rregullt.

    Provoni, shikoni se si reagon trupi dhe mos u bazoni vetëm në fjalët e dikujt që thotë “nuk bën”, pa pasur kurrë përvojë praktike. Në fitnes, teoria është e rëndësishme, por praktika të mëson shumë.

    Fitnesi të ndihmon jo vetëm të bëhesh më i fortë fizikisht, por edhe më i fortë psikikisht. Të mëson disiplinën, durimin dhe mënyrën se si t’i përballosh sfidat. Kur e krijon këtë rutinë, fillon ta menaxhosh më mirë punën, familjen dhe jetën në përgjithësi.

    Sa u përket dallimeve mes shqiptarëve dhe finlandezëve, nuk është se një popull është më i mirë se tjetri. Por mendoj se në Finlandë është më e përhapur kultura e respektimit të hapësirës së përbashkët. I përdor pajisjet, i pastron dhe i kthen peshat në vend. Në Kosovë duhet ende të punojmë në këtë drejtim.

    Përmes faqes sime dua t’ua lehtësoj njerëzve qasjen në programe të ushtrimeve, ushqimit dhe suplementeve, në mënyrë që të mos kalojnë vazhdimisht nga një këshillë te tjetra. Qëllimi është të kenë informacione më të qarta, më praktike dhe të përshtatshme për secilin person.

    Mos shkoni në palestër vetëm për t’u dukur të fortë. Shkoni për t’u bërë të fortë, për të pasur shëndet dhe për ta shijuar jetën edhe kur të plakeni. Sepse, në fund, nuk ka rëndësi kush e ka fotografinë më të mirë para pasqyrës. Me rëndësi është kush ka shëndet, disiplinë dhe vazhdon të punojë për veten edhe kur nuk e sheh askush./Telegrafi/

  • Danimarka rishikon trajnimet e gardianëve kosovarë pas dyshimeve për dhunë

    Danimarka rishikon trajnimet e gardianëve kosovarë pas dyshimeve për dhunë

    Danimarka paralajmëron rishikimin e programit të trajnimit për gardianët kosovarë, pas dyshimeve se dy prej tyre kanë ushtruar dhunë ndaj një të burgosuri në Kopenhagë.

    Gardianët nga Kosova trajnohen në Danimarkë në kuadër të marrëveshjes mes dy shteteve, e cila parasheh transferimin e deri 300 të burgosurve nga burgjet daneze në institucionin korrektues të Gjilanit.

    Incidenti ka ngritur pikëpyetje edhe për mënyrën se si do të parandalohet dhe hetohet keqtrajtimi në burgun e Gjilanit, ku përgjegjësitë do të ndahen mes Kosovës dhe Danimarkës.

    Shërbimi Korrektues i Danimarkës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se incidenti ka ndodhur më 5 tetor, në burgun Vestre në Kopenhagë, dhe se rasti i është referuar policisë daneze.

    “Ky institucion nuk komenton raste individuale, por akuzat për dhunë ndaj të burgosurve janë serioze dhe janë ndërmarrë hapat e nevojshëm”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

    Sipas agjencisë daneze të lajmeve Ritzau, dy gardianët kosovarë, të moshave 24 dhe 29 vjeç, dyshohen se kanë goditur me grushte një të burgosur brenda qelisë së tij.

    Njëri dyshohet se e ka shtyrë të burgosurin mbi shtrat dhe e ka goditur një herë në fytyrë, ndërsa tjetri disa herë në fytyrë dhe trup.

    Të dy i kanë mohuar akuzat.

    Ata u arrestuan më 6 tetor, por gjykatat daneze refuzuan kërkesën e prokurorisë për paraburgimin e tyre, duke vlerësuar se nuk ekzistonte rrezik i konsiderueshëm arratisjeje.

    Vendimi u la në fuqi më 9 tetor nga Gjykata e Lartë e Danimarkës Lindore.

    Hetimet për rastin vazhdojnë dhe nuk ka një vendim përfundimtar gjyqësor.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) i tha REL-it se nuk mund të japë informacione, pasi rasti është nën hetim.

    Nuk dihet nëse dy zyrtarët janë pezulluar nga detyra, nëse vazhdojnë të qëndrojnë në Danimarkë apo nëse ndaj tyre janë ndërmarrë masa disiplinore.

    Çfarë do të ndryshojë në trajnim?

    Në përgjigjen për REL-in, Shërbimi Korrektues i Danimarkës tha se do të rivlerësojë përgatitjen profesionale të gardianëve kosovarë.

    “Tani do ta rishikojmë programin e trajnimit për zyrtarët kosovarë që po kryejnë praktikën në Danimarkë, për t’u siguruar që trajnimi të jetë i cilësisë së lartë dhe t’i përmbushë plotësisht kërkesat tona”, thuhet në përgjigje.

    Trajnimi përfshin njohjen me rregullat daneze, menaxhimin e konflikteve dhe praktikat e punës në burgje.

    Sipas autoriteteve daneze, trajnimet e ardhshme pritet të kombinojnë mësimin teorik dhe praktik në Kosovë dhe në Danimarkë.

    Drejtoresha e Shërbimit Korrektues të Danimarkës, Ina Eliasen, tha për Ritzau-n se institucioni kishte pasur përvoja të mira me gardianët kosovarë dhe se priste që incidenti të ishte rast i izoluar.

    Megjithatë, sipas saj, ngjarja ka nxitur nevojën për të shqyrtuar nëse trajnimi dhe praktika profesionale janë të mjaftueshme.

    Eliasen sqaroi se gardianët kosovarë punojnë përkrah kolegëve danezë edhe pas përfundimit të programit gjashtëmujor.

    Dy zyrtarët e dyshuar për dhunë e kishin përfunduar këtë program dhe ishin në detyrë në kohën e incidentit.

    Ajo tha se rasti do të merret parasysh edhe gjatë hartimit të një mekanizmi të posaçëm mbikëqyrjeje për burgun e Gjilanit, i cili ishte planifikuar përpara incidentit.

    Autoritetet daneze nuk kanë specifikuar se çfarë ndryshimesh konkrete do të sjellë rishikimi.

    Sipas Shërbimit Korrektues të Danimarkës, deri më tani, 34 gardianë kosovarë e kanë përfunduar trajnimin në Danimarkë, ndërsa për burgun e Gjilanit parashihet angazhimi i 200 gardianëve.

    Autoritetet daneze nuk kanë specifikuar sa të tjerë pritet të trajnohen para transferimit të të burgosurve të parë.

    Kush mban përgjegjësi në rast të keqtrajtimit?

    Ndërsa incidenti në Kopenhagë hetohet nga autoritetet daneze, një rast i ngjashëm në burgun e Gjilanit do të trajtohej ndryshe.

    Atje, ndonëse do të zbatohen rregullat daneze, përgjegjësia për hetimin dhe ndjekjen penale të gardianëve kosovarë, si rregull, do t’u takojë autoriteteve të Kosovës.

    Këtë e përcakton neni 24 i marrëveshjes, i cili parasheh përjashtime të caktuara për personelin danez, pas konsultimeve mes dy shteteve.

    Burgu do të jetë nën drejtimin e përgjithshëm të një guvernatori danez, të mbështetur nga ekipe operative dhe administrative, përfshirë dy zëvendësguvernatorë. Ndërsa, një drejtor i emëruar nga Kosova do të ketë përgjegjësi për menaxhimin e objektit dhe personelit vendas.

    Ankesat që lidhen me ekzekutimin e dënimeve daneze, do të trajtohen nga autoritetet e Danimarkës, përfshirë gjykatat e saj.

    Kjo ndarje e përgjegjësive ka ngritur shqetësime te Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT), i Këshillit të Evropës.

    Në një raport të dhjetorit 2024, Komiteti vlerësoi se marrëveshja ngre çështje serioze, përfshirë heqjen dorë pjesërisht nga juridiksioni danez për vepra penale që, në parim, duhet të mbeten përgjegjësi e Danimarkës.

    CPT-ja ngriti gjithashtu shqetësime për përputhshmërinë e marrëveshjes me dy parime themelore të Konventës së Këshillit të Evropës për Transferimin e Personave të Dënuar dhe kërkoi sqarime nga autoritetet daneze.

    Marrëveshja obligon drejtuesin danez të burgut të bashkëpunojë me autoritetet kosovare gjatë hetimeve penale dhe parasheh respektimin e detyrimeve ndërkombëtare të Danimarkës për trajtimin e të burgosurve.

    Por, se si do të funksionojë kjo ndarje e përgjegjësive në rastet e dyshimeve për keqtrajtim, mbetet të shihet pas hapjes së burgut.

    Kush i garanton standardet daneze në Kosovë?

    Marrëveshja parasheh disa mekanizma për mbikëqyrjen e burgut të Gjilanit.

    Organizmat ndërkombëtarë për parandalimin e torturës do të kenë të drejtë të kryejnë vizita monitoruese, edhe pa paralajmërim.

    Edhe Ombudsmani Parlamentar i Danimarkës do të mund të inspektojë burgun, të shqyrtojë ankesa dhe të hetojë veprimtarinë administrative që zhvillohet sipas ligjit danez.

    Sipas një sqarimi të Ministrisë daneze të Drejtësisë për Parlamentin, këto kompetenca përfshijnë edhe veprimet e gardianëve kosovarë kur ata zbatojnë rregullat daneze.

    Megjithatë, Ombudsmani danez nuk mund të hetojë drejtpërdrejt veprimet e autoriteteve kosovare, si trajtimin e të burgosurve në spitalet e Kosovës.

    Ai mund të shqyrtojë nëse autoritetet daneze kanë përmbushur detyrimet e tyre në këto raste.

    Kufizimet e tilla kanë ngritur pikëpyetje edhe tek organizatat për të drejtat e njeriut.

    Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), kërkoi garanci për mbikëqyrje të pavarur dhe efektive të kushteve dhe trajtimit të të burgosurve në Gjilan.

    “Kush do t’i monitorojë kushtet dhe trajtimin e këtyre të burgosurve? Si do të sigurohet monitorimi i pavarur? Si do të ndikojë kjo marrëveshje në standardet e krijuara në institucionet e SHKK-së dhe a mund të shmanget krijimi i standardeve të dyfishta mes të burgosurve nga Danimarka dhe të burgosurve kosovarë?”, pyeti Rushiti.

    Ajo foli në një konferencë të organizuar nga QKRMT-ja më 29 tetor, kushtuar sfidave ligjore, të drejtave të njeriut dhe zbatimit të marrëveshjes.

    Sipas marrëveshjes, në burgun e Gjilanit do të zbatohen rregullat daneze për kushtet e qëndrimit, kujdesin shëndetësor, vizitat dhe aktivitetet e të burgosurve.

    Synimi i autoriteteve daneze është që kushtet të jenë në thelb të njëjta me ato në burgjet e Danimarkës.

    Por, kjo ka nxitur shqetësime se brenda Kosovës mund të krijohen kushte të ndryshme trajtimi për të burgosurit.

    Behxhet Shala, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ), vlerëson se marrëveshja mund të krijojë pabarazi mes të burgosurve që vijnë nga Danimarka dhe atyre që vuajnë dënimet në institucionet e tjera të Kosovës.

    “… ndërsa të burgosurit e tjerë në Kosovë trajtohen shumë më dobët, ndonëse janë të burgosur shumë më të disiplinuar dhe më socialë”, thotë ai për REL-in.

    Në konferencën e QKRMT-së, zëvendësministri i Drejtësisë në Kosovë, Genc Nimoni, theksoi përgjegjësinë e institucioneve për respektimin e të drejtave të të burgosurve.

    “Ekzekutimi i dënimit nuk e heq detyrimin për të respektuar dinjitetin njerëzor. Kushtet e qëndrimit, qasja në kujdes shëndetësor, siguria dhe mbrojtja nga trajtimi çnjerëzor ose poshtërues janë detyrime që institucionet tona duhet t’i përmbushin”, tha Nimoni.

    Kujdesi shëndetësor dhe largësia nga familja

    Përveç kushteve të qëndrimit, organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime edhe për kujdesin shëndetësor dhe kontaktet familjare.

    Therese Maria Rytter, drejtoreshë ligjore në organizatën daneze DIGNITY, identifikoi tri rreziqe kryesore gjatë konferencës së 29 tetorit: qasjen në kujdes shëndetësor, kufizimin e kontakteve familjare dhe mundësinë e keqtrajtimit.

    Sipas saj, secili i burgosur duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi individual mjekësor përpara transferimit. Personat me nevoja të veçanta shëndetësore nuk duhet të dërgohen në Kosovë nëse atje nuk mund të marrin trajtimin e nevojshëm.

    Marrëveshja parasheh krijimin e një klinike brenda burgut të Gjilanit, me personel shëndetësor të licencuar dhe nën mbikëqyrjen e autoriteteve daneze.

    Për trajtimet që nuk mund të ofrohen aty, të burgosurit, me rregull, do të dërgohen në Danimarkë. Përjashtim bëjnë rastet urgjente dhe ato që kërkojnë shtrim në spital deri në tri net, të cilat mund të trajtohen në Kosovë.

    Por, përtej kujdesit shëndetësor, një tjetër shqetësim është largësia nga familjarët.

    “Nëse familja jeton në Danimarkë, ndërsa i burgosuri vendoset në një burg në Kosovë, si do të realizohen vizitat javore? Në praktikë, kjo nuk do të jetë e mundur. Kjo përbën një kufizim të së drejtës për jetë familjare”, tha Rytter.

    Transferimi shtyhet

    Përderisa vazhdojnë diskutimet për standardet dhe përgjegjësitë, zbatimi i marrëveshjes është përballur edhe me vonesa.

    Sipas autoriteteve daneze, të burgosurit e parë pritet të transferohen në Gjilan në fund të vitit 2027 ose në fillim të vitit 2028.

    Ky afat është më i vonshëm se ai i paralajmëruar më herët nga autoritetet kosovare.

    Në vitin 2025, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i kishte thënë REL-it se transferimi pritej në prill të vitit 2027.

    Sipas Shërbimit Korrektues të Danimarkës, shtyrja është shkaktuar nga vonesat në punimet për rindërtimin e burgut, të cilat kryhen nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    REL-i ka kërkuar sqarime nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje.

    Marrëveshja, e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës në maj të vitit 2024, parasheh vënien në dispozicion të kapaciteteve për 300 të burgosur, fillimisht për pesë vjet, me mundësi vazhdimi edhe për pesë vjet të tjerë.

    Sipas marrëveshjes, Danimarka do t’i paguajë Kosovës deri në 15 milionë euro në vit për shfrytëzimin e burgut të Gjilanit.

    Pagesa e plotë varet nga gatishmëria e institucionit për të strehuar 300 të burgosur sipas standardeve daneze.

    Marrëveshja parasheh edhe një pagesë fillestare prej pesë milionë eurosh për përgatitjen e burgut.

    Por, përpara se të mbërrijnë të burgosurit e parë, qartazi, mbetet ende punë për përgatitjen e burgut dhe trajnimin e personelit.

  • Veturat më të vjetra se 50 vjet shpenzojnë më pak karburant se ato moderne

    Veturat më të vjetra se 50 vjet shpenzojnë më pak karburant se ato moderne

    Disa vetura të prodhuara para më shumë se 50 vjetësh mund të jenë më ekonomike në konsumimin e karburantit sesa modelet moderne.

    Këtë e tregojnë rezultatet e një testi të publikuar nga revista gjermane Auto Bild, në të cilin u mat konsumi i 110 veturave klasike.

    Rezultatet treguan se 12 prej veturave të testuara konsumonin më pak se gjashtë litra karburant për 100 kilometra, ndërsa vendin e parë e zuri Volkswagen Golf i gjeneratës së parë, me motor dizel prej 54 kuajfuqish.

    Ky model, i cili peshon vetëm 851 kilogramë, konsumoi 3.9 litra naftë për 100 kilometra. Për krahasim, Volkswagen Golf 8, me motor 2.0 TDI, shpenzoi 4.3 litra për të njëjtën distancë.

    Testi përfshiu edhe vetura me motorë me benzinë. Më ekonomikja ndër to ishte Fiat 500 klasik, me konsum prej 4.8 litrash për 100 kilometra, ndërsa versioni modern Fiat 500 Hybrid konsumoi 5.2 litra.

    Në mesin e modeleve të tjera që shënuan rezultate të mira ishin edhe Trabant dhe Citroën AX, me konsum prej 5.3 litrash për 100 kilometra.

    Megjithatë, rezultatet duhet të shihen në kontekstin e dallimeve mes veturave klasike dhe atyre moderne. Modelet e vjetra janë përgjithësisht më të lehta dhe kanë më pak pajisje, ndërsa veturat e sotme ofrojnë sisteme më të avancuara të sigurisë, teknologji moderne dhe motorë që duhet të përmbushin standarde më të rrepta të emetimeve.

    Për shembull, Volkswagen Golf i gjeneratës së parë lëshonte më shumë tym dhe shkaktonte dridhje të forta gjatë punës së motorit, mangësi që do të ishin të papranueshme sipas standardeve të sotme.

    Testi tregon se pesha e veturës dhe konstruksioni i saj mund të ndikojnë ndjeshëm në konsumin e karburantit. Megjithatë, konsumi më i ulët nuk nënkupton domosdoshmërisht se një veturë e vjetër është më e mirë se një model modern, veçanërisht kur merren parasysh siguria dhe emetimet ndotëse. /Telegrafi/

  • Sa duhet të jetë temperatura e dhomës ku fle foshnja?

    Sa duhet të jetë temperatura e dhomës ku fle foshnja?

    Kur fillon sezoni i ngrohjes, shumë prindër e rrisin temperaturën dhe i veshin foshnjat e tyre me shtresa. Ekspertët paralajmërojnë se mbinxehja rrit rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave dhe se është më mirë që një foshnjë të jetë pak më freskët sesa shumë ngrohtë.

    Organizata britanike The Lullaby Trust, e cila përqendrohet në gjumin e sigurt të foshnjave, rekomandon që temperatura në dhomën ku fle foshnja të jetë midis 16 dhe 20 gradë Celsius. Ata deklarojnë se mbajtja e temperaturës në këtë diapazon zvogëlon rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS).

    Meqenëse është e vështirë të vlerësohet temperatura përmendësh, ata këshillojnë që prindërit të mbajnë një termometër në dhomë.

    Si të kontrolloni nëse fëmija juaj është shumë i nxehtë

    Foshnjat nuk mund ta rregullojnë temperaturën e trupit të tyre si të rriturit. Foshnjat e parakohshme, foshnjat me peshë të ulët lindjeje dhe foshnjat e sëmura janë veçanërisht të prekshme, sipas faqes së internetit të Spitalit South Tees, i cili është pjesë e NHS-së Britanike.

    Mënyra më e mirë për të kontrolluar nëse foshnja juaj ka shumë vapë apo shumë ftohtë është të prekni gjoksin, barkun ose pjesën e pasme të kokës. Duart dhe këmbët e ftohta janë normale dhe nuk janë shkak për shqetësim.

    Nëse lëkura e foshnjës është e nxehtë, e djersitur ose e lagësht, foshnja është shumë e nxehtë dhe duhet t’i hiqet një ose më shumë shtresa rrobash ose çarçafësh.

    Pa kapelë në shtëpi dhe larg radiatorit

    Foshnjat që qëndrojnë brenda nuk kanë nevojë për kapelë. Ata humbasin nxehtësi përmes kokës, kështu që një kapelë mund t’i ngrohë shumë. Djepi duhet të mbahet larg radiatorëve, ngrohësve dhe rrezeve të diellit.

    Lullaby Trust gjithashtu këshillon shmangien e jorganëve dhe batanijeve të trasha, dhe në vend të tyre përdorimin e çarçafëve të lehtë ose një qese gjumi të lehtë me madhësinë e duhur. Sipas Spitalit South Tees, një qese gjumi prej togash 2.5 rekomandohet për një dhomë në 16 deri në 20 gradë. Toga është një masë e izolimit termik të pëlhurës.

    Në përgjithësi nuk është e nevojshme ta lini ngrohjen ndezur gjithë natën, pasi zakonisht mjafton t’i shtoni një shtresë foshnjës. Nëse ngrohja është ende ndezur, ajo duhet të mbahet në një temperaturë të ulët dhe kurrë mbi 20 gradë.

    Kur një foshnjë ka ethe, nuk duhet ta mbështillni më shumë se zakonisht, por ta vishni siç duhet për temperaturën e dhomës. Nëse foshnja duket rëndë e sëmurë ose prindërit janë të shqetësuar, ata duhet të kontaktojnë pediatrin e tyre.

  • What should be the room temperature where the baby sleeps?

    When the heat season begins, many parents increase their temperature and clothe their babies with layers. Experts warn that overheat increases the risk of sudden infant death syndrome and that it is better for an infant to be slightly cooler than warm.

    The British organization The Lullabi Trust, which focuses on safe infant sleep, recommends that the temperature in the baby’s bedroom be between 16 and 20 degrees Celsius. They claim that keeping the temperature in this range reduces the risk of sudden infant death syndrome ( SIDS).

    Since it is difficult to measure temperatures by heart, they recommend that parents keep a thermometer in the room.

    How to check whether your child is too hot

    Babies cannot regulate their body temperature as adults. Premature babies, low birth weight babies and sick babies are especially vulnerable, according to the South Tea Hospital website, which is part of the British NHS.

    The best way to check whether your baby is too hot or too cold is to touch the chest, the belly, or the back of your head. Cold hands and legs are normal and are not cause for concern.

    If the baby’s skin is hot, sweaty, or wet, the baby is very hot and one or more should be removed from it.

    No hat in the house and away from the radiator

    The babies inside do not need a hat. They lose heat through the head, so a hat can warm them up. Burn must be kept away from radiators, heaters, and sunshine.

    Lullaby Trust also advises the avoidance of Yorgians and thick blankets, and instead of using light sheets or a light sleeping bag of proper size. According to the South Tea Hospital, a platoonal sleeping bag 2.5 is recommended for a room at 16 to 20 degrees. The platoon is a measure of thermal isolation of the fabric.

    Generally, you do not have to leave the heat on all night long, since it is usually sufficient to add a layer. If heat is still on, it should be kept at a low temperature and never over 20 degrees.

    When a baby has a fever, you should wear it, not more than usual, but put it on properly for room temperature. If the baby seems seriously ill or the parents are concerned, they should contact their pediatrics.

  • Cars older than 50 years spend less fuel than modern ones

    Some cars produced more than 50 years ago may be more economical in fuel consumption than modern models.

    This is shown by the results of a test published by the German magazine Auto Bild, in which the consumption of 110 classic cars was measured.

    The results showed that 12 of the tested cars consumed less than six liters of fuel for 100 kilometers, while the first was occupied by the first generation Volkswagen Golf, with a 54 horsepower diesel engine.

    This model, weighing only 505 pounds [851 kg], consumed 39 liters of oil for 60 miles [100 km]. By comparison, Volkswagen Golf 8, with a 2.0 engine TDI, he spent 4.3 litres of the same distance.

    The test also involved cars with gasoline engines. The most economical of these was the 500 classic Fiat, with consumption of 4.8 litres per 100 kilometers, while the modern Fiat 500 Hybrid consumed 5.2 liters.

    Among the other models that scored good results were Trabant and Cirrone AX, with a consumption of 5.3 litres per 60 miles [100 km].

    However, results should be seen in the context of differences between classical and modern cars. Old models are generally lighter and have fewer equipment, while today’s cars offer more advanced security systems, modern technology and engines that must meet stricter emissions standards.

    For example, the first generation’s Volkswagen Golf released more smoke and caused severe shocks during engine work, which would be unacceptable to modern standards.

    The test shows that the weight of the car and its construction can significantly affect fuel consumption. However, lower consumption does not necessarily mean that an old car is better than a modern model, especially when security and polluting emissions are taken into account. /Telegraphy/