Category: Lajme

  • Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj, u konstatuan rreziqe për punëtorët

    Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj, u konstatuan rreziqe për punëtorët

    Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj, u konstatuan rreziqe për punëtorët

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve janë konstatuar parregullsi që paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë për shkak të mangësive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

    Punimet në këto objekte nuk do të lejohen të vazhdojnë deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë inspektimet në terren dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj subjekteve që nuk i respektojnë kërkesat për siguri dhe shëndet në punë.

    Njëkohësisht, ky institucion u ka bërë thirrje punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Como, Real Madridi do ta rikthejë Ramónin në shtëpi: “Los Blancos” do të aktivizojnë klauzolën e riblerjes

    Como, Real Madridi do ta rikthejë Ramónin në shtëpi: “Los Blancos” do të aktivizojnë klauzolën e riblerjes

    Como, Real Madridi do ta rikthejë Ramónin në shtëpi: “Los Blancos” do të aktivizojnë klauzolën e riblerjes

    Jacobo Ramón pritet të largohet nga Como në fund të sezonit. Sipas Matteo Morettos, Real Madridi ka vendosur të aktivizojë klauzolën e riblerjes prej 9 milionë eurosh, duke e rikthyer kështu mbrojtësin qendror në klubin madrilen.

    Vetëm pas rikthimit të tij, “Los Blancos” do të vendosin nëse do ta mbajnë lojtarin në skuadër apo do ta shesin në Premiere League, ku spanjolli ka disa klube të interesuara për shërbimet e tij.

  • Koreja e Veriut lëshon rreth 10 raketa balistike

    Koreja e Veriut lëshon rreth 10 raketa balistike

    Koreja e Veriut lëshon rreth 10 raketa balistike

    Koreja e Veriut ka lëshuar rreth 10 raketa balistike me rreze të shkurtër drejt detit në lindje të vendit, ka bërë të ditur ushtria e Koresë së Jugut.

    Sipas Reuters, raketat u lëshuan të enjten nga zona pranë qytetit bregdetar Wonsan dhe përshkuan rreth 250 kilometra drejt detit.

    Pas lëshimit, Koreja e Jugut ka shtuar mbikëqyrjen dhe gatishmërinë ushtarake, ndërsa ka koordinuar veprimet me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë.

    Autoritetet e Koresë së Jugut i kanë dënuar lëshimet, duke i cilësuar ato si shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Ndërkohë, Japonia ka bërë të ditur se raketat nuk duket të kenë rënë brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike.

    Lëshimi i fundit vjen në një periudhë tensionesh të shtuara mes dy Koreve, ndërsa Pheniani ka kryer më shumë se dhjetë raste testimesh me raketa gjatë këtij viti.

  • North Korea emits about 10 ballistic missiles

    KThe northern clock has launched about 10 short-range ballistic missiles to the sea east of the country, the South Korean Army has announced.

    According to Reuters, the missiles were launched from the area near the coastal town of Wonsan on Thursday and covered about 250km to the sea.

    After the release, South Korea has increased military surveillance and readiness while coordinating operations with the United States and Japan.

    South Korean authorities have condemned the concessions, calling them violations of UN Security Council resolutions.

    Meanwhile, Japan has announced that the missiles did not appear to have fallen within its exclusive economic zone.

    The latest release comes in a period of increased tensions between the two Koreas, while the gynean has conducted more than ten missile testing cases this year.

  • Xheneta i reagon Brikenës: Kosova e tronditur, ti thua ‘jam pronë e të dashurit'

    Xheneta i reagon Brikenës: Kosova e tronditur, ti thua ‘jam pronë e të dashurit’

    Xheneta i reagon Brikenës: Kosova e tronditur, ti thua ‘jam pronë e të dashurit'

    Xheneta Fetahu, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, i ka reaguar ashpër Brikena Selmanit për një postim që e ka bërë me maicën e veshur “Jam pronë private e Mateo Borrit”.

    Fetahu tha se Kosova është e tronditur ende prej rastit të Arlindës, derisa dikush del e bën një deklaratë të tillë

    “Kosova hala e tronditun prej rastit të Arlindës, e dikush sot na del me ‘jam pronë e të dashurit” – shkroi ajo.

  • Buxheti shtetëror: Rishikimi i sivjetmë zë afatet e atij 2027 (VIDEO)

    Buxheti shtetëror: Rishikimi i sivjetmë zë afatet e atij 2027 (VIDEO)

    Buxheti shtetëror: Rishikimi i sivjetmë zë afatet e atij 2027 (VIDEO)

    Njëri buxhet u rishikua të enjten, ndërsa tjetri duhet të procedohet deri të shtunën.

    Qeveria po përballet me dy procese buxhetore në të njëjtën kohë, rishikimin e atij të 2026-së e të riun për komplet vitin 2027.

    Opozita e sheh të panevojshëm marrjen me të parin, krahas të dytit.

    Madje, këta ngrisin shqetësime edhe për kuletën e sivjetme.

    Partia në pushtet siguron se do të respektojnë afatet ligjore për këtë temë.

    E nga shoqëria civile e cilësojnë arbitrar procedimin e ndarjes për 2027, pa shqyrtim publik.

    Nëse Qeveria e kalon sipas afatit ligjor deri më 31 tetor, Kuvendit i mbetet kohë për miratim deri më 31 dhjetor.

  • Seanca e Kuvendit: Votohet byroja me vërejtje, plotësohet buxheti (VIDEO)

    Seanca e Kuvendit: Votohet byroja me vërejtje, plotësohet buxheti (VIDEO)

    Seanca e Kuvendit: Votohet byroja me vërejtje, plotësohet buxheti (VIDEO)

    Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës u karakterizua nga debatet mes pozitës dhe opozitës, kritikat për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe përplasjet rreth ndryshimeve buxhetore për vitin 2026.

    Pavarësisht kundërshtimeve, deputetët e miratuan Byronë në lexim të dytë me 66 vota, përfshirë edhe vota nga opozita.

    Nga LDK-ja, Doarsa Kica-Xhelili ngriti shqetësimin se mekanizmi mund të përdoret për shantazh politik, ndërsa nga PDK-ja, Përparim Gruda kërkoi shpjegime se përse nuk po mbështetej asnjë nga amendamentet e propozuara prej tyre.

    Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet buxhetore për vitin 2026, por jo pa kritika.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, pretendoi se rishikimi synon të mbulojë vendimet e paligjshme të marra në fillim të vitit, ndërsa deputetja Teuta Haxhiu kritikoi ministrin, duke e cilësuar veprimin e tij si paaftësi dhe dinakëri në dëm të komunave.

    Përveç këtyre çështjeve, deputetët diskutuan edhe për fillimin e punës së grupit punues për hartimin e strategjisë lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Krejt çka ndodhi në këtë seancë, mund ta ndiqni në kronikën e përgatitur nga gazetarja, Qëndresa Bellagoshi.

  • Konfirmohet edhe nga Marca: Trent Alexander-Arnold kërkohet nga disa klube angleze, por jo prej Liverpoolit

    Konfirmohet edhe nga Marca: Trent Alexander-Arnold kërkohet nga disa klube angleze, por jo prej Liverpoolit

    E ardhmja e Trent Alexander-Arnoldit te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa disa prej klubeve të mëdha të Ligës Premier po e monitorojnë situatën e mbrojtësit anglez, me synimin për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Sipas mediumit spanjoll Marca, 28-vjeçari po kalon një periudhë të vështirë në kryeqytetin spanjoll, ku nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt në formacionin e trajnerit Jose Mourinho.

    Alexander-Arnold ka mbetur prapa Denzel Dumfries dhe Federico Valverdes në hierarkinë e skuadrës për pozitën e krahut të djathtë, duke bërë që minutat e tij në fushë të jenë të kufizuara.

    Kjo situatë ka nxitur spekulime për pakënaqësinë e reprezentuesit anglez, i cili, sipas raportimeve, nuk është plotësisht i kënaqur me rolin e tij në “Santiago Bernabeu”.

    Interesimi nga klubet angleze mund t’i hapë një mundësi për rikthim në Ligën Premier, por një ribashkim me ish-klubin e tij, Liverpoolin, për momentin nuk duket i mundshëm.

    Sipas raportimit, Liverpooli nuk është i interesuar ta rikthejë futbollistin që për shumë vite ishte një prej figurave kryesore të skuadrës.

    Pavarësisht këtyre spekulimeve, Alexander-Arnold mbetet i përqendruar te Real Madridi dhe synon të bindë Mourinhon përmes paraqitjeve në stërvitje, në mënyrë që të fitojë një vend të rregullt në formacionin startues.

    Afati kalimtar i janarit mund të jetë vendimtar për të ardhmen e mbrojtësit, nëse minutat e tij vazhdojnë të jenë të kufizuara dhe interesimi nga klubet e Ligës Premier konkretizohet./Telegrafi/

  • Detaje të reja të rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it në Bosnje - publikohen pamjet e para, tre viktima

    Detaje të reja të rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it në Bosnje – publikohen pamjet e para, tre viktima

    Tre persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë lënduar nga rrëzimi i një helikopteri të EUFOR-it në fshatin Gorice, pranë Brçkos, në Bosnjë e Hercegovinë. Të gjithë të vdekurit dhe të lënduarit nga rrëzimi i helikopterit të EUFOR-it janë shtetas italianë.

    Një nga të lënduarit është në rrezik për jetën dhe pritet të transferohet në Qendrën Klinike Universitare në Tuzëll.

    Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Qendrës Shëndetësore të Brçkos, Jasmin Mehanoviq.

    Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe urgjencës mjekësore, ndërsa zona përreth është siguruar.

    Ndërkohë, në media është publikuar edhe një video që shfaq momentet pak para rrëzimit të helikopterit.

    EUFOR-i ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur të enjten, gjatë një operacioni rutinë në zonën e Brçkos.

    “EUFOR-i mund të konfirmojë se sot, gjatë një operacioni rutinë në zonën e Brçkos, ka ndodhur një aksident, në të cilin është rrëzuar një prej mjeteve të tij ajrore”, thuhet në njoftimin e këtij misioni, raporton klix.

    Sipas EUFOR-it, nga aksidenti nuk është dëmtuar infrastruktura civile, prona apo automjetet, ndërsa nuk ka civilë të lënduar.

    Misioni ka bërë të ditur se ka nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe se informacione të tjera do të publikohen pasi të konstatohen faktet.

    Në fund, EUFOR-i u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin përhapjen e dezinformatave dhe të mbështeten vetëm në njoftimet zyrtare. /Telegrafi/

  • Edukim i barabartë për të gjithë nxënësit|VIDEO

    Edukim i barabartë për të gjithë nxënësit|VIDEO

    Universiteti i Prishtinës dhe ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në Komisionin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Elvana Shala, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për promovimin e arsimit gjithëpërfshirës.

    Fushata “Edukimi i barabartë – E ardhme e barabartë” synon të sigurojë qasje dhe mundësi të barabarta në arsim për të gjithë, me theks të veçantë te kategoritë e margjinalizuara.

    Edukimi gjithëpërfshirës dhe qasja e barabartë në arsim janë thelbësore për eliminimin e diskriminimit, veçanërisht ndaj fëmijëve nga komunitetet jo-shumicë.

    Zëvendësministri i Arsimit, Muhedin Nushi, tha për RTK-në se institucionet po angazhohen përmes bursave për studentët dhe mbështetjes së organizatave që promovojnë arsimin, me synim parandalimin e braktisjes së shkollës.

    “Jemi të orientuar që të gjithë të kemi qasje të drejtë, të barabartë dhe askush të mos të privohet nga e drejta për tu arsimuar. Askush të mos privohet nga e drejta për të pasur mjete mësimore që i duhet secilit”, tha Muhedin Nushi, zëvendësministër i Arsimit.

    Lidhur me këtë çështje, është nënshkruar një Memorandum i Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën në Komisionin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Elvana Shala.

    Shala njoftoi se memorandumi ka për qëllim vendosjen e një kornize të përbashkët bashkëpunimi për realizimin dhe promovimin e fushatës “Edukimi i barabartë – E ardhme e barabartë”.

    “Do të mundohemi që bashkë me universitetin të krijojmë edhe mekanizma që secili student të ketë qasje të barabartë në arsim, pavarësisht aftësisë së kufizuar, etnisë apo gjinisë”, ka thënë Elvana Shala, ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC.

    Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, tha se UP-ja ka shënuar përmirësime të vazhdueshme në ofrimin e mundësive të barabarta në arsim dhe punësim.

    “Trendi është pozitiv, si për sa i përket qasjes në objekte, ashtu edhe politikave të ndryshme të UP-së lidhur me gjithëpërfshirjen, pavarësisht dallimeve”, tha Arben Hajrullahu, rektori i UP-së

    Marrëveshja synon të rrisë ndërgjegjësimin e studentëve, stafit akademik dhe shoqërisë në  përgjithësi për rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës, të promovojë parimin e mundësive të barabarta në arsim dhe të kontribuojë në krijimin e një mjedisi universitar më gjithëpërfshirës dhe më të qasshëm.

    Burimi: RTKLive