Category: Lajme

  • Cristiano Ronaldo “shpërthen” me het-trik te Al Nassr ndaj Kholood

    Cristiano Ronaldo “shpërthen” me het-trik te Al Nassr ndaj Kholood

    Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka bërë një tjetër hap të madh drejt arritjes së objektivit, pra 1 mijë golave në karrierë.

    Ylli portugez shënoi het-trik në sfidën e Al Nassr ndaj Kholood, ku nikoqirët po fitojnë me rezultat 5-2.

    Fillimisht, Ronaldo përfitoi nga një asistim i Felixit për të rikthyer epërsinë e Al Nassr (66’).

    Vetëm gjashtë minuta më vonë, dyshja bashkëpunuan sërish – ku Ronaldo ia tundi rrjetën kundërshtarëve për ta dërguar rezultatin në 4-2.

    Kurse, pas asistimit me Sadio Mane e kompletoi het-trikun me një goditje të fuqishme (81’).

    Al Nassr kësisoj shkon në kuotën e 28 pikëve, aq sa ka edhe Al Qadsiah./Telegrafi/

  • Evropa bëhet epiqendra e muzikës në vitin 2027, këta janë artistët që do të mbajnë turne

    Evropa bëhet epiqendra e muzikës në vitin 2027, këta janë artistët që do të mbajnë turne

    Viti 2027 do të sjellë një kalendar të pasur koncertesh në Evropë, me disa prej emrave më të njohur të muzikës ndërkombëtare që kanë konfirmuar performancat e tyre përmes njoftimeve zyrtare.

    Nga yjet e popit te legjendat e rokut, fansat do të kenë mundësi të ndjekin turne të mëdha në qytete si Londra, Parisi, Amsterdami, Berlini dhe Roma.

    Mes artistëve të konfirmuar janë Olivia Rodrigo, Harry Styles, Charli XCX, Rod Stewart dhe Santana, të cilët do të ngjiten në skenat evropiane në periudha të ndryshme të vitit.

    Datat e publikuara tregojnë se koncertet do të nisin që në shkurt dhe do të vazhdojnë gjatë pranverës dhe verës së vitit të ardhshëm.

    Olivia Rodrigo me turneun “The Unraveled Tour”


    Këngëtarja amerikane Olivia Rodrigo do të rikthehet në skenat evropiane me turneun The Unraveled Tour, i cili do të zhvillohet nga marsi deri në maj të vitit 2027.

    Sipas kalendarit të publikuar për turneun, Rodrigo do të nisë koncertet evropiane në Stokholm të Suedisë, më 19 dhe 20 mars, përpara se të vazhdojë në Amsterdam më 23, 24, 27 dhe 28 mars. Në fillim të prillit, ajo do të performojë në Mynih, ndërsa më pas do të qëndrojë për disa javë në Londër, në arenën The O2.

    Koncertet e saj në Londër janë planifikuar nga 5 prilli deri më 10 maj, me disa data të shpërndara gjatë kësaj periudhe. Në kalendar përfshihen gjithashtu Parisi më 23 dhe 24 prill, Milano më 27 dhe 28 prill dhe Barcelona më 1, 2, 5 dhe 6 maj.

    Turneu shoqëron albumin e saj të tretë në studio, “You Seem Pretty Sad for a Girl so in Love”. Për koncertet evropiane janë njoftuar edhe artistë të ftuar, përfshirë Grace Ives dhe grupin Die Spitz, në varësi të datës së performancës.

    Harry Styles rikthehet në skenat e mëdha evropiane


    Harry Styles është një tjetër emër i rëndësishëm në kalendarin muzikor të vitit 2027. Këngëtari britanik do të vazhdojë turneun Together, Together, me koncerte në disa prej qyteteve kryesore të Evropës gjatë korrikut dhe gushtit.

    Sipas njoftimit të Sony Music dhe kalendarit të turneut, koncertet do të nisin në Berlin më 2 dhe 3 korrik, me një tjetër datë më 9 korrik. Më pas, Styles do të performojë në Paris më 16, 17, 23 dhe 24 korrik, ndërsa në Madrid janë planifikuar koncerte më 30 dhe 31 korrik, si dhe më 2 gusht.

    Në gusht, këngëtari do të jetë në Romë më 7 dhe 8 gusht, përpara se të vazhdojë në Dublin më 18, 20 dhe 21 gusht. Koncertet evropiane do të përfundojnë në Londër, ku janë planifikuar tri paraqitje në stadiumin Wembley, më 25, 27 dhe 28 gusht.

    Turneu lidhet me albumin “Kiss All the Time. Disco, Occasionally”, i publikuar në vitin 2026.

    Charli XCX me turne në shkurt


    Këngëtarja britanike Charli XCX do ta nisë pjesën e saj të turneut evropian Music, Fashion, Film në shkurt të vitit 2027. Sipas njoftimit të publikuar nga Official Charts dhe Ticketmaster, turneu do të përfshijë gjashtë qytete evropiane.

    Koncertet do të nisin në Dublin më 13 shkurt, përpara ndalesave në Glasgow më 15 shkurt dhe Manchester më 17 shkurt. Në Londër janë planifikuar dy koncerte, më 19 dhe 20 shkurt, ndërsa turneu do të vazhdojë në Amsterdam më 22 shkurt dhe do të përfundojë në Paris më 24 shkurt.

    Në të gjitha koncertet e këtij turneu është paralajmëruar pjesëmarrja e Audrey Hobert si artiste e ftuar.

    Me këtë seri koncertesh, Charli XCX do të sjellë në arenat evropiane projektin e saj muzikor Music, Fashion, Film, duke përfshirë edhe publikun britanik dhe atë të Evropës kontinentale.

    Rod Stewart me një seri koncertesh nga pranvera deri në verë


    Rod Stewart është ndër artistët që kanë publikuar një kalendar të gjerë koncertesh për vitin 2027. Sipas faqes së tij zyrtare, këngëtari do të performojë në disa vende evropiane nga prilli deri në korrik.

    Koncertet do të nisin në Dublin më 23 dhe 24 prill, ndërsa më pas do të vazhdojnë në Belfast, Glasgow, Birmingham, Manchester dhe Londër. Në fund të majit dhe gjatë qershorit, Stewart do të vizitojë Amsterdamin, Antwerpin, Berlinin, Dyseldorfin, Kopenhagën, Helsinkin dhe disa qytete të tjera.

    Në korrik, kalendari përfshin edhe ndalesa në Sevilje, Tarragona, Murcia dhe Porto, përpara koncerteve të tjera në Poloni, Zvicër dhe Gjermani.

    Këto data janë pjesë e kalendarit zyrtar të këngëtarit dhe tregojnë se ai do të vazhdojë të performojë në skena të ndryshme evropiane gjatë vitit të ardhshëm.

    Santana me turneun “Planet of Free Will Global Tour 2027”


    Kitaristi legjendar Santana do të rikthehet në Evropë gjatë verës së vitit 2027 me turneun Planet of Free Will Global Tour 2027.

    Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të artistit më 26 tetor 2026, turneu do të nisë në Londër më 30 qershor. Më pas, Santana do të performojë në Paris më 7 korrik, në Kestenholz të Zvicrës më 8 korrik dhe në Mönchengladbach të Gjermanisë më 10 korrik.

    Kalendari përfshin edhe koncerte në Itali, Austri, Çeki, Poloni, Norvegji dhe Finlandë, me performanca të planifikuara deri më 31 korrik.

    Turneu do t’i japë publikut evropian mundësinë të përjetojë nga afër repertorin e artistit, i njohur për ndërthurjen e rokut, bluzit dhe muzikës latine.

    SOMBR me turneun “You Are the Reason”


    Këngëtari amerikan SOMBR do të zhvillojë turneun You Are the Reason në Evropë gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2027. Sipas kalendarit të publikuar nga organizatorët dhe sallat e koncerteve, turneu do të nisë më 8 maj në Oslo të Norvegjisë dhe do të përfshijë Stokholmin, Helsinkin, Kopenhagën, Hamburgun, Berlinin, Pragën, Parisin, Këlnin, Cyrihun, Mynihun, Vjenën dhe Amsterdamin.

    Në qershor, SOMBR do të performojë në Glasgow dhe Dublin, ndërsa në Londër do të mbajë disa koncerte në arenën The O2, përfshirë datat 21, 22, 24, 25 dhe 29 qershor. Në disa prej koncerteve do të marrë pjesë edhe këngëtarja Suki Waterhouse.

    Noah Kahan me turneun “The Last of the Bugs World Tour”


    Edhe këngëtari dhe kantautori amerikan Noah Kahan do të sjellë turneun The Last of the Bugs World Tour në Evropë gjatë verës së vitit 2027. Njoftimi i publikuar më 29 tetor 2026 konfirmon se turneu do të përfshijë disa nga stadiumet dhe hapësirat më të mëdha të kontinentit.

    Koncertet evropiane do të nisin më 1 korrik në Groningen të Holandës, përpara ndalesave në Berlin më 2 korrik, Milano më 4 korrik, Sevilje më 7 korrik dhe Paris më 10 korrik.

    Më pas, Kahan do të performojë në Glasgow më 13 korrik dhe në Dublin më 17 dhe 18 korrik. Pjesa evropiane do të përfshijë edhe tri koncerte në stadiumin Wembley të Londrës, më 23, 24 dhe 25 korrik.

    Turneu vjen pas suksesit të tij ndërkombëtar dhe do të jetë një nga angazhimet e rëndësishme të këngëtarit gjatë verës së vitit 2027.

  • Kërkoi stolitë e arit nga bashkëshortja, ajo e denoncoi për dhunë në familje – Policia gjen kallashnikov në shtëpinë e tyre në Deçan

    Kërkoi stolitë e arit nga bashkëshortja, ajo e denoncoi për dhunë në familje – Policia gjen kallashnikov në shtëpinë e tyre në Deçan

    Kërkoi stolitë e arit nga bashkëshortja, ajo e denoncoi për dhunë në familje – Policia gjen kallashnikov në shtëpinë e tyre në Deçan

    Një konflikt mes bashkëshortëve në Carrabreg të Epërm të Deçanit ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe konfiskimin e një arme të gjatë AK-47, pasi një grua denoncoi bashkëshortin e saj për dhunë psikike.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 28 tetor, rreth orës 11:40, kur gruaja, R.H., ka kërkuar ndihmën e Policisë pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, I.T.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gruaja ka deklaruar se bashkëshorti kishte hyrë në dhomën e fëmijëve, ku ajo ishte mbyllur me çelës, dhe i kishte kërkuar t’ia jepte disa stoli ari. Pas refuzimit të saj, ajo kishte njoftuar menjëherë Policinë.

    Gjatë intervistimit, gruaja ka deklaruar se marrëdhëniet bashkëshortore kishin filluar të përkeqësoheshin që nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa kohëve të fundit, sipas saj, bashkëshorti kishte ushtruar dhunë psikike duke e penguar të punonte në profesionin e saj dhe të vizitonte familjarët.

    Ajo ka sqaruar se nuk kishte përjetuar dhunë fizike dhe se bashkëshorti kujdesej për nevojat e familjes. Gjithashtu, ka refuzuar trajtimin mjekësor, duke deklaruar se nuk kishte lëndime, ndërsa me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi pranë fëmijëve.

    Në anën tjetër, i dyshuari i ka mohuar akuzat e bashkëshortes, duke deklaruar se bëhej fjalë për një keqkuptim dhe se kishte kërkuar vetëm unazën e fejesës, të cilën, sipas tij, e kishte humbur.

    Por gjatë intervistimit në Polici, rasti ka marrë një tjetër zhvillim.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se burri ka deklaruar vullnetarisht se në shtëpi mbante një armë të gjatë AK-47, të cilën, sipas tij, e kishte trashëguar nga babai i ndjerë që nga koha e luftës.

    Ai ka shprehur gatishmërinë për ta dorëzuar armën, ndërsa pas kontrollit të shtëpisë, Policia ka konfiskuar kallashnikovin dhe një karikator të zbrazët.

    Lidhur me rastin janë iniciuar procedurat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | U rrah brutalisht dhe pati të shtëna me armë në Vushtrri – dorëzohet i dyshuari për tentimvrasje, tregon ku e kishte fshehur pistoletën

    Ekskluzive | U rrah brutalisht dhe pati të shtëna me armë në Vushtrri – dorëzohet i dyshuari për tentimvrasje, tregon ku e kishte fshehur pistoletën

    Ekskluzive | U rrah brutalisht dhe pati të shtëna me armë në Vushtrri – dorëzohet i dyshuari për tentimvrasje, tregon ku e kishte fshehur pistoletën

    Një muaj pas ngjarjes së rëndë në Vushtrri, ku një i ri përfundoi me lëndime serioze pas një sulmi fizik, të shoqëruar edhe me të shtëna me armë zjarri, është dorëzuar në Polici njëri nga të dyshuarit që ishte në kërkim për rastin e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Bekim Maxhuni, 28 vjeçar është vetëdorëzuar më 28 tetor te hetuesit rajonalë në Mitrovicën e Jugut, ndërsa gjatë intervistimit ka treguar edhe vendin ku kishte fshehur një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në incident.

    Ngjarja kishte ndodhur më 30 shtator, rreth orës 00:45, në rrugën “Xhavit Mulaku” në Vushtrri, afër vendit të njohur si “Ura e Hekurit”.

    Atë natë, Policia ishte njoftuar se një person ndodhej i lënduar në atë zonë. Në vendngjarje, zyrtarët policorë kishin gjetur L.L, 27 vjeçar, të gjakosur në fytyrë, i cili kishte deklaruar se ishte sulmuar nga disa persona të panjohur me mjete të forta dhe se njëri prej tyre kishte shtënë disa herë me armë në ajër.

    Si pasojë e sulmit, viktima kishte pësuar lëndime në kokë, thyerje të hundës dhe fraktura në gishta të të dyja duarve. Pas trajtimit fillestar në Vushtrri, ai ishte transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

    Në vendngjarje ishte gjetur edhe një veturë VW Caddy, e dëmtuar pas përplasjes me një shtyllë të ndriçimit publik. Policia kishte sekuestruar katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë dhe një fishek tjetër që ndodhej brenda automjetit.

    Njëri i dyshuar në paraburgim, tjetri dorëzohet dhe zbulon armën

    Hetimet kishin çuar fillimisht te Naim Maxhuni (57), i cili ishte paraqitur në Polici më 7 tetor dhe ishte intervistuar nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.

    Pas ndalimit fillestar, më 9 tetor, Gjykata Themelore në Mitrovicë i kishte caktuar atij masën e paraburgimit prej një muaji.

    Ndërkohë, Bekim Maxhuni, i cili ishte në kërkim policor, është vetëdorëzuar më 28 tetor.

    Burimet e Sinjalit zbulojnë se gjatë intervistimit, ai u ka treguar hetuesve vendin ku kishte fshehur një pistoletë dhe një fishek.

    Hetuesit kanë shkuar në lokacionin e treguar dhe kanë sekuestruar armën, një pistoletë “Crvena Zastava”, model 70, e kalibrit 7.65 mm, e prodhimit jugosllav, së bashku me një fishek.

    Pistoleta dyshohet se është përdorur gjatë incidentit të 30 shtatorit, ndërsa kjo mbetet të vërtetohet përmes hetimeve dhe ekzaminimeve përkatëse.

    Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ndaj Bekim Maxhunit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Rasti vazhdon të hetohet si “Vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • He was brutally beaten and shot by a gun in Vushtrri. He turned himself in for attempted murder.

    A month after the serious incident in Vushtrri, where a young man ended up with serious injuries after a physical attack, accompanied by gunfire, has been handed over to the police one of the suspects who was looking for the case described as attempted murder.

    Signal Sources suggest that 28-year-old Bekim Maxhun has been using himself to regional investigators in South Mitrovica on October 28th, while during the interview he also showed the location where he had hidden a pistol allegedly used in the incident.

    The event took place on September 30th, about the hour, on Xavi Mulacu street in Vushtrri, near the site known as the Iron Bridge.

    That night, police had reportedly been injured in the area. At the scene, police officials had found L.L., 27, bleeding in the face, who had claimed to have been attacked by some unknown people by strong means and that one of them had fired several shots into the air.

    As a result of the attack, the victim had suffered head injuries, nostrils, and fractures on both hands. After the initial treatment in Vushtrri, he had moved to CKUK for further treatment.

    A VW Caddy car, damaged after the crash with a public light pole, was also found at the scene. Police had seized four shells, a four – bullet clip, and another bullet inside the vehicle.

    One suspect in custody, another surrenders and reveals weapon

    The investigations had initially led to Naim Maxhun (57), who had appeared in the police on October 7th and was interviewed under suspicion of criminal work attempted murder in co-ordination.

    After the initial ban, on October 9th, the Constitutional Court in Mitrovica had assigned him a month-long detention measure.

    Meanwhile, Bekim Maxhun, who was in search of police, has been using himself on October 28th.

    Signal sources reveal that during the interview, he has shown investigators the location where he had hidden a gun and a bullet.

    Investigators have gone to the shown location and seized the weapon, a gun krvenna Zastavaı, model 70, a 7.65m calibre model of Yugoslav production, along with a bullet.

    The gun allegedly was used during the September 30th incident, while this remains to be proved through respective investigations and examinations.

    After interviewing in the presence of a defense attorney, Bekim Maxhunt has been assigned a 48-hour ban.

    The case continues to be investigated as attempted murder in co-ordination.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • She sought gold from her wife, she denounced him for domestic violence. Police find Kalashnikov in their home in Decan.

    A conflict between the men in the Upper Krabreg of Decani has ended with police intervention and the seizure of a long AK-47 gun after a woman denounced her husband for psychic violence.

    Signal Journal sources suggest that the event took place on Wednesday, October 28th, around 11:40, when the woman, R.H., has sought police assistance following a disagreement with her husband, I.T.

    According to information provided by the signal, the woman declared that her husband had entered the children’s room, where she had been locked up and asked to give him some gold jewelry. After her refusal, she had immediately notified the police.

    During the interview, the woman has stated that marital relations had begun to deteriorate since December of last year, while her husband had recently been exercising psychic violence by hindering her from working in her profession and visiting family members.

    She has explained that she had not experienced physical violence and that her husband cared for the needs of the family. She has also refused medical treatment, claiming there were no injuries, while she willingly returned home to her children.

    On the other hand, the suspect has denied his wife’s accusations, claiming that it was a misunderstanding and that he had only sought the engagement ring, which, he said, had lost.

    But during the police interview, the case has taken another development.

    Signal sources suggest that the man has voluntarily stated that at home he carried a long AK-47 gun, which, according to him, had inherited from the late father since the war.

    He has expressed readiness to hand over the weapon, while after the house’s control, police have confiscated Kalashnikov and an empty clip.

    Procedures for criminal acts have been initiated in connection with the family and possession, control or unauthorized possession of weapons.

    After the police proceedings were completed, the suspect has been released in regular procedure.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dy gola të anuluar, por Ronaldo nuk ndalet – portugezi shënon sërish

    Dy gola të anuluar, por Ronaldo nuk ndalet – portugezi shënon sërish

    Dy gola të anuluar, por Ronaldo nuk ndalet – portugezi shënon sërish

    Cristiano Ronaldo ka gjetur sërish rrugën drejt rrjetës në ndeshjen ndaj Al Kholood në Arabinë Saudite.

    Ylli portugez shënoi në minutën e 66-të, duke rikthyer avantazhin për ekipin e tij në një duel me shumë gola dhe emocione.

    Ronaldo kishte realizuar edhe dy herë të tjera gjatë këtij takimi, por të dy golat iu anuluan për pozicion jashtë loje.

    Pas golit të portugezit, rezultati i ndeshjes është 3-2.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two cancelled goals, but Ronaldo doesn’t stop, Portuguese marks again

    Cristiano Ronaldo has again found his way to the net in the Al Kholwood match in Saudi Arabia.

    The Portuguese star scored in the 66th minute, restoring the advantage for his team in a duel with many goals and emotions.

    Ronaldo had accomplished two more times during this meeting, but both goals were canceled for an out – of – the – game position.

    After the Portuguese goal, the score of the match is 3-2.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kërkesa e debatuesve: Edukimi medial të jetë lëndë obligative (VIDEO)

    Kërkesa e debatuesve: Edukimi medial të jetë lëndë obligative (VIDEO)

    Kërkesa e debatuesve: Edukimi medial të jetë lëndë obligative (VIDEO)

    Janë disa akterë të ndryshëm, por në mendje e patën një temë të përbashkët.

    Edukimi medial në arsim ishte kryefjala që këta e patën në tavolinë, në diskutimin që organizoi Hibrid .info, në partneritet me Bashkimin Evropian në Kosovë.

    Rëndësia e edukimit medial u tha se është e madhe, por që faktikisht ende nuk është lëndë në vete.

    Kërkesa u tha se është e madhe që edukimi medial të jetë i detyrueshëm.

    Kurdo që kjo bëhet, një përkrahje u pohua të jëtë e pashmangshme.

    Të gjita këto, u bënë në kuadër të javës globale të edukimit medial.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën në vazhdim:

  • Numërimi mbrapsht ka nisur: Super spektakli Big Brother VIP Kosova fillon nesër

    Numërimi mbrapsht ka nisur: Super spektakli Big Brother VIP Kosova fillon nesër

    Numërimi mbrapsht ka nisur: Super spektakli Big Brother VIP Kosova fillon nesër

    Super spektakli më i ndjekur në shqiptari, Big Brother VIP Kosova, kthehet këtë të premte.

    Shikuesit e Klan Kosovës, nesër e kanë veç një mision.

    Të ulen përpara ekraneve dhe ta shijojnë nisjen e edicionit të pestë të këtij formati, që do të sjellë emocione dhe dinamika të jashtëzakonshme që 20 banorët e shtëpisë më të famshme shqiptare sjellin qysh në natën e parë.

    Për këtë sezon është përzgjedhur një kast tejet divers, me personalitete të spikatura nga muzika, televizioni, arti dhe fusha të ndryshme të jetës publike.

    Në prag të nisjes, tashmë janë zbuluar edhe emrat e atyre që do të ulen në karrigen e opinionistëve, gazetari dhe moderatori Resul Sinani, si dhe aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj.

    Nën udhëheqjen e Alaudin Hamitit, vëllai i madh kosovar, pret me padurim që të fillojë këtë rrugëtim që si gjithmonë arrin të thyejë rekorde shikueshmërie, anë e mbanë ku ka shqiptarë.

    Andaj, sytë e veshët katër, sepse ju një super spektakël po ju pret!