Category: Lajme

  • Countdown initiated: Super show Big Brother V IP Kosova starts tomorrow

    STop show in Albanian, Big Brother V IP Kosova, returns this Friday.

    The audience of the Kosovo Clan, tomorrow, has only one mission.

    Sit ahead of the screens and enjoy the launch of the fifth edition of this format, which will bring extraordinary emotions and dynamics that the 20 residents of the most famous Albanian house bring from the first night.

    This season has been selected as an overly diversty, with personalities marked by music, television, art, and various areas of public life.

    On the eve of departure, the names of those who will sit in the chair of opinionists, journalist and moderator Resul Sinan, as well as renowned actress and moderator Rudina Dembacaj have already been discovered.

    Under the leadership of Aludin Hamiti, Kosovo’s older brother, is looking forward to starting this journey that always manages to break record ratings, which is where Albanians are.

    So, four eyes and ears, because you’re having a great show waiting for you!

  • 'Le të fitojë më i miri", Sela reagon ndaj deklaratës së Gashit për zgjedhjet në Bërvenicë

    ‘Le të fitojë më i miri”, Sela reagon ndaj deklaratës së Gashit për zgjedhjet në Bërvenicë

    Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me zgjedhjet në Bërvenicë, duke kundërshtuar cilësimin e dëshirës për fitore të një kandidati shqiptar si “provincializëm”.

    Nga LSH-ja vlerësojnë se deklarata e Gashit është e papërshtatshme dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të Bërvenicës që të mobilizohen për zgjedhjet e së dielës.

    Njoftimi i plotë i Lidhjes Shqiptare:

    Kauza Kombëtare nuk është provincializëm, por Afrim Gashi është vasal që mohon edhe identitetin e vetë.

    Sot dëgjuam deklaratën më skandaloze, më të turpshme dhe më poshtëruese të një funksionari shqiptar, i cili rri ulur në një kolltuk që u fitua me shumë sakrificë e gjak të derdhur.

    Afrim Gashi sot e quajti provincializëm dëshirën e shqiptarëve për fitoren e kandidatit shqiptar në Bërvenicë, duke shtuar se ai uron “të fitojë më i miri” dhe lutet që të përfundojnë ndarjet në baza etnike.

    Afrim Gashit, i cili i ra pishman edhe për atdheun e tij, mohoi gjuhën shqipe. Nuk i pengon nacionalizmi i Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, festa e tyre për “fitoren maqedonase” në Kërçovë e Bërvenicë në zgjedhjet e kaluara, por i pengon vetëm dëshira e shqiptarëve për fitore aty ku janë shumicë dhe meritojnë fitore.

    Lidhja Shqiptare dënon ashpër këtë retorikë të Gashit dhe koalicionit ku ai bën pjesë dhe fton shqiptarët e Bërvenicës që t’i japin përgjigjen e duhur atij dhe Mickoskit të dielën.

    Përkatësia kombëtare dhe e drejta e shqiptarëve për të qeverisur me Bërvenicën është e drejtë hyjnore, njerëzore dhe demokratike, sepse shqiptarët aty janë shumicë.

    Motra e vëllezër, mobilizohuni masivisht, lini dallimet politike e lojërat e vasalëve, sepse të dielën duhet të fitojë kandidati shqiptar dhe qytetarët shqiptarë të Komunës së Bërvenicës.

  • Zvicër, vështirësi në gjetjen e punës edhe për profesionistët e kualifikuar

    Zvicër, vështirësi në gjetjen e punës edhe për profesionistët e kualifikuar

    Pavarësisht nivelit të ulët të papunësisë, gjetja e një pune që përputhet me kualifikimet dhe përvojën profesionale mbetet sfidë në Zvicër, veçanërisht për të huajt.

    Sipas një raportimi të SWI swissinfo.ch, procesi i punësimit mund të zgjasë me muaj, ndërsa kandidatët përballen me konkurrencë të fortë dhe mungesë të përgjigjeve nga punëdhënësit.

    Në tremujorin e dytë të vitit 2026, shkalla zyrtare e papunësisë në Zvicër ishte 3 për qind, ndërsa sipas një matjeje më të gjerë, që përfshin popullsinë aktive pa punë, arrinte në 4,9%.

    Megjithatë, këto shifra nuk e pasqyrojnë plotësisht vështirësinë për të gjetur një vend pune që përputhet me aftësitë e kandidatëve.

    Raporti sjell shembuj të profesionistëve me përvojë ndërkombëtare dhe diploma të avancuara, të cilët kanë dërguar qindra apo mijëra aplikime pa arritur të sigurojnë një vend pune, transmeton Telegrafi.

    Përveç konkurrencës, pengesa mund të jenë edhe mungesa e njohjes së tregut zviceran, leja e qëndrimit dhe nevoja për njohuri specifike të legjislacionit e institucioneve vendore.

    Sipas të dhënave për vitin 2025, papunësia te shtetasit e huaj arriti në 8,3 për qind, krahasuar me 3,4 për qind te shtetasit zviceranë. Ndërkohë, kërkesa për punëtorë mbetet më e lartë në fusha si shëndetësia, teknologjia informative dhe inxhinieria, ndërsa konkurrenca është më e madhe në administratë dhe profesione të përgjithshme të zyrës.

    Ekspertët e punësimit theksojnë rëndësinë e krijimit të kontakteve profesionale, përditësimit të aftësive dhe njohjes së kërkesave të tregut lokal, pasi diploma dhe përvoja nuk garantojnë automatikisht punësim./Telegrafi/

  • Ishte prokurore në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, tash emërohet U.D. Kryeprokurore e Pejës – reagon vëllai i viktimës

    Ishte prokurore në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, tash emërohet U.D. Kryeprokurore e Pejës – reagon vëllai i viktimës

    Ishte prokurore në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, tash emërohet U.D. Kryeprokurore e Pejës – reagon vëllai i viktimës

    Caktimi i prokurores Valbona Dishaj-Haxhosaj si ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Prokurorinë Themelore të Pejës ka nxitur reagimin e Shkëlqim Pajazitajt, vëllait të Donjeta Pajazitajt, e cila u vra para 11 vjetësh.

    Pajazitaj ka kundërshtuar emërimin e saj, duke rikujtuar se Dishaj-Haxhosaj kishte qenë prokurore në rastin e motrës së tij, i cili, sipas tij, ende nuk ka marrë një epilog përfundimtar.

    Përmes një reagimi në Facebook, ai ka shprehur pakënaqësinë me vendimin, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si po trajtohet rasti i Donjetës nga institucionet e drejtësisë.

    “Në vend që të bëhet thirrje për #Drejtësi, ky vendim po e thellon edhe më shumë mosbesimin tim ndaj sistemit të drejtësisë! Si është e mundur që Valbona Dishaj-Haxhosaj të emërohet në krye të prokurorisë, ndërsa rasti i motrës sime, Donjeta Pajazitaj, edhe pas 11 vjetësh ende nuk ka marrë një epilog përfundimtar?”, ka shkruar ai.

    Pajazitaj ka kërkuar gjithashtu llogaridhënie nga institucionet për trajtimin e rastit dhe sqarime për vitet e pritjes së familjes për drejtësi.

    “Kush do të japë përgjigje për këto vite pritjeje? Kush do të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si është trajtuar rasti i Donjetës? Kërkoj transparencë, llogaridhënie dhe sqarime konkrete nga institucionet përkatëse. Familja ime ka të drejtë të dijë se çfarë ka ndodhur me rastin e motrës sime”, ka deklaruar ai.

    Emërimi i Dishaj-Haxhosajt erdhi pas suspendimit të kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, në kuadër të zhvillimeve institucionale pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Reagimi i familjes Pajazitaj rikthen në vëmendje kërkesat për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale në rastin e Donjeta Pajazitajt, i cili vazhdon të jetë burim shqetësimi për familjarët e saj.

    injali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • She was the prosecutor in the case of Donjeta Pajaziaj’s murder, now named U.D. Chief Peja prosecutor ‘%s’ reacts to victim’s brother

    Prosecutor Valbona Dishaj-Hagjo’s appointment as chief prosecutor of the Peja Foundation Prosecutor’s Office has prompted the reaction of Shkelm Pajasitaj, Donjeta Pajasitaj’s brother, who was killed 11 years ago.

    Pajasitaj has opposed her appointment, recalling that Dishaj-Hajoja had been prosecutor in his sister’s case, which, according to him, has not yet received a final epilogue.

    Through a Facebook response, he has expressed disappointment with the decision, questioning the way Donnja’s case is being handled by the institutions of justice.

    Instead of calling for justice, this decision is deepening my disbelief of the justice system! How can Valbona Dishaj-Hajoya be named chief prosecutor, while my sister’s case, Donjet Pajasitaj, even after 11 years has not yet received a final epilog?) he wrote.

    Pajaziaj has also called for accountability from institutions for handling the case and clarification for years of family waiting for justice.

    Who will answer for these years of waiting? Who will be held responsible for the way Donnja’s case has been handled? I require real transparency, accountability and clarification from relevant institutions. My family has the right to know what happened to my sister’s case, he said.

    Dishaj-Hajos’s appointment came after the suspension of Peja’s chief prosecutor, Joy Vucetaj, within institutional developments following the incident of Arlinda Zekiaj’s murder.

    The Pajasitaj family’s response brings to focus the requirements for justice and institutional responsibility in the case of Donjeta Pajaziaj, who continues to be a source of concern for her family members.

    Where truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kallas shpreh ngushëllime për viktimat e rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it

    Kallas shpreh ngushëllime për viktimat e rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka shprehur pikëllimin e saj për humbjen e jetëve nga rrëzimi i një helikopteri të misionit EUFOR Althea pranë Brçkos, në Bosnjë e Hercegovinë.

    Në një reagim në platformën X, Kallas tha se mendimet e saj janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje tragjike.

    Ajo theksoi se personeli i EUFOR-it kontribuon çdo ditë në mbështetjen e paqes dhe stabilitetit në Bosnjë e Hercegovinë, duke nënvizuar rëndësinë e punës së tyre.

    Kallas bëri të ditur se u ka përcjellë ngushëllimet e saj ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dhe ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto.

    “Evropa qëndron në solidaritet të plotë me Italinë në këtë kohë të vështirë”, shkroi ajo, duke shtuar se BE-ja është në kontakt të ngushtë me komandantin e EUFOR-it dhe përfaqësuesit evropianë në terren.

    Burimi: RTKLive

  • Kallas voices condolences to EUFOR helicopter crash victims

    The European Union’s High Representative for Foreign Policy and Security, Kaya Kallas, has expressed grief over the loss of lives by the collapse of a EUFOR Althea helicopter near Brcko, in Bosnia and Herzegovina.

    In a response on the X platform, Kallas said her thoughts are with the victims, their families and all affected by this tragic event.

    She stressed that EUFOR personnel contribute daily to supporting peace and stability in Bosnia and Herzegovina, underlining the importance of their work.

    Kallas announced that she has conveyed her condolences to Italy’s Foreign Minister Antonio Tayan and Defence Minister Guido Cronetto.

    Europe stands in full solidarity with Italy at this difficult time, she wrote, adding that the EU is in close contact with EUFOR commander and European representatives on the ground.

    Source Layer: RTKLive

  • Radiotelevizioni i Kosovës me programe speciale për “Akordet e Kosovës”|VIDEO

    Radiotelevizioni i Kosovës me programe speciale për “Akordet e Kosovës”|VIDEO

    Përveç transmetimit të drejtpërdrejtë të festivalit, publiku do të mund ta ndjekë edhe emisionin “Postfest”, me analiza dhe diskutime pas përfundimit të secilës mbrëmje, ndërsa Radio Kosova ka përgatitur programe speciale, intervista dhe lidhje të drejtpërdrejta nga prapaskena e festivalit.

    Një natë para nisjes së Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, Radiotelevizioni i Kosovës po finalizon edhe programet speciale që do ta shoqërojnë ngjarjen muzikore për tri net radhazi. Përveç transmetimit të drejtpërdrejtë të festivalit, publiku do të mund të ndjekë edhe emisionin “Postfest”, me analiza dhe diskutime pas përfundimit të secilës mbrëmje.

    “Postfest-in, i cili do të transmetohet menjëherë pasi që të përfundojë çdo mbrëmje, do të thotë nga ora 23:15 minuta. Do të jemi bashkë me profesionistë të ndryshëm të cilët do të vijnë për të bërë analizën e gjithë këtij edicioni”, tha Egzona Rafuna.

    Krahas transmetimit televiziv të drejtpërdrejtë dhe mbulimit në rrjetet sociale të RTK-së, edhe Radio Kosova ka përgatitur programe speciale, intervista dhe lidhje të drejtpërdrejta nga prapaskena e festivalit.

    “Në tri netët e festivalit do të kemi emisione speciale, po ashtu jemi gati edhe për backstage-in ku është një pjesë e stafit të cilët do të jenë drejtpërdrejt për të realizuar intervista me gjithë të ftuarit, po ashtu edhe të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në realizimin e një festivali të tillë”, tha Nora Meqa, ushtruese e detyrës së redaktores përgjegjëse të Programit të Parë të Radio Kosovës.

    Festivali “Akordet e Kosovës” nis të premten mbrëma, më 30 tetor, ndërsa më 31 tetor mbahet finalja e garës së të rriturve. Nata e tretë, më 1 nëntor, u kushtohet fëmijëve. Për tri net radhazi, RTK-ja do të sjellë jo vetëm interpretimet në skenë, por edhe zhvillimet që e shoqërojnë festivalin.

    Burimi: RTKLive

  • Maqedonci e Jashari takojnë komandantin suprem të NATO-s në Evropë, diskutojnë për fuqizimin e FSK-së

    Maqedonci e Jashari takojnë komandantin suprem të NATO-s në Evropë, diskutojnë për fuqizimin e FSK-së

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe komandanti i FSK-së Bashkim Jashari, janë takuar të enjten me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), njëherësh komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEUCOM), gjeneralin Alexus G. Grynkewich.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimin me shtetet anëtare të NATO-s dhe progresin në fuqizimin e modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Maqedonci e njoftoi gjeneralin Grynkewich për investimet në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse, avancimin profesional të personelit, si dhe prokurimin e sistemeve të armatimit dhe pajisjeve në përputhje me standardet e NATO-s.

    Me këtë rast, gjenerali Grynkewich vlerësoi progresin e arritur nga FSK-ja dhe investimet e Kosovës në zhvillimin e ushtrisë.

    Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

    Burimi: Dukagjini

  • Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj, u konstatuan rreziqe për punëtorët

    Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj, u konstatuan rreziqe për punëtorët

    Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj, u konstatuan rreziqe për punëtorët

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve janë konstatuar parregullsi që paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë për shkak të mangësive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

    Punimet në këto objekte nuk do të lejohen të vazhdojnë deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë inspektimet në terren dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj subjekteve që nuk i respektojnë kërkesat për siguri dhe shëndet në punë.

    Njëkohësisht, ky institucion u ka bërë thirrje punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali