Category: Lajme

  • Macedonia meets NATO Supreme Commander in Europe

    Defence Minister Ejup Macedonia met today with NATO’s Supreme Allied Forces Commander in Europe ( SACEUR, commander of the European Command of the United States ( U ndo SEUCOM, General Alexus G. Grinkewich.

    During the meeting, developments in the field of defence, co-operation with NATO member states, as well as progress in empowering and modernising the Kosovo Security Force were discussed.

    Minister Macedonia announced General Grinkewich for investments in the establishment of defence capacities, professional staff advancement, as well as procurement of weapons and equipment systems in line with NATO standards.

    In this case, General Grinkewich praised the progress achieved by the KSF, as well as the investments of the Republic of Kosovo to develop the military.

    Minister Macedonia expressed gratitude for the continued support of the United States and for KFOR’s contribution to maintaining peace and stability in the country and the region.

    Source Layer: RTKLive

  • Meloni pas tragjedisë së helikopterit të EUFOR-it: Jemi të tronditur

    Meloni pas tragjedisë së helikopterit të EUFOR-it: Jemi të tronditur

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas aksidentit tragjik me një helikopter italian të EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë, duke shprehur pikëllimin e saj për këtë ngjarje.

    Përmes një postimi në X, Meloni tha se mendimet e saj janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që, duke shërbyer në misionin për paqe dhe stabilitet në rajon, po përjetojnë orë ankthi.

    “U shpreh atyre afërsinë time më të sinqertë, si dhe atë të Qeverisë italiane”, ka shkruar Meloni.

     

    Burimi: RTKLive

  • Ish-kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tregon dy kushtet që Ukraina duhet t’i sigurojë para marrëveshjes së paqes me Rusinë

    Ish-kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tregon dy kushtet që Ukraina duhet t’i sigurojë para marrëveshjes së paqes me Rusinë

    Sipas Admiralit Rob Bauer, ish-kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, ka dy elemente në procesin e negociatave që duhet të garantohen në mënyrë të besueshme, përpara se Ukraina të pranojë ndonjë marrëveshje paqeje të propozuar.

    Ai i bëri këto komente në një intervistë për “Ukrinform”, në margjinat e një aktiviteti të veçantë të organizuar nga zyra në Bruksel e Forumit të Sigurisë së Kievit, përcjell Telegrafi.

    “Mendoj se ka dy elemente që janë jashtëzakonisht të rëndësishme kur bëhet fjalë për një paqe të drejtë. Njëri është që Ukraina të mbetet një shtet vërtet sovran, i cili mund të vendosë vetë për të ardhmen dhe aleancat e tij. Dhe kjo nënkupton forca të armatosura të besueshme. Do të thotë aftësia për ta drejtuar vendin ashtu siç dëshiron populli i Ukrainës”.

    “Të gjitha këto kërkesa nga Rusia, që Ukraina të mos ketë forca të armatosura të besueshme, janë të papranueshme”, citohet të ketë thënë Bauer.

    Ai shtoi se, së dyti, duhet të ketë mjete të besueshme për të penguar agresorin që të pushtojë sërish.

    “Shpesh flitet për garanci sigurie, por duhet të ketë mekanizma të besueshëm parandalues, për t’u siguruar që Rusia ta kuptojë se, nëse provon sërish, do të dështojë”, mendon admirali holandez.

    Sipas tij, nëse nuk plotësohen këto dy kushte, është shumë e pamundur që Ukraina të jetë në gjendje të pranojë ndonjë propozim për marrëveshje paqeje.

    Ai beson se edhe lëshimet territoriale mund të jenë pjesë e një marrëveshjeje, por vetëm nëse plotësohen dy kushtet e përmendura më lart.

    “Gjithashtu, nuk bëhet fjalë për dhurim tokash. Mund të thuhet se po pranohet mungesa e kontrollit mbi këto territore, por pa pranuar se ato janë ruse. Nuk bëhet fjalë për njohje *de jure*. Është thjesht një pranim i situatës, vetëm e vetëm për t’i dhënë fund luftës”, tha ai.

    Njëkohësisht, duke iu referuar përvojës së Memorandumit të Budapestit të vitit 1994, Bauer beson se është e vështirë që ndonjë opsion tjetër – përveç një mekanizmi sa më të ngjashëm me Nenin 5 të Traktatit të NATO-s – të jetë i pranueshëm.

    Ndërsa duke folur për sigurinë e të gjithë kontinentit evropian, admirali theksoi gjithashtu se Ukraina duhet të bëhet vërtet “pjesë e sigurisë sonë në kuptimin e gjerë, kur bëhet fjalë për Evropën”. /Telegrafi/

  • Përfundoi autopsia e dy viktimave në Gjorçe Petrov dhe Hrom të Shkupit, hetohen rolet e katër të dyshuarve për vjedhje

    Përfundoi autopsia e dy viktimave në Gjorçe Petrov dhe Hrom të Shkupit, hetohen rolet e katër të dyshuarve për vjedhje

    Autopsia e dy banorëve të lagjeve të Shkupit Hrom dhe Gjorçe Petrov ka përfunduar. Rezultatet pritet t’i dërgohen Prokurorisë pas analizave shtesë.

    Hetimi vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe analizimin e provave të mbledhura.

    Hetuesit po verifikojnë nëse katër të dyshuarit kishin role të ndara gjatë grabitjeve, si u zhvilluan sulmet dhe çfarë roli pati secili në ngjarje.

    Po shqyrtohen edhe sendet e sekuestruara nga shtëpitë e viktimave, me qëllim që të sqarohen të gjitha rrethanat e lidhura me të dy rastet.

    Katër të dyshuarit u arrestuan më 27 tetor. Ata dyshohen për dy vepra penale të grabitjes me pasojë vdekjen, të kryera në lagjen Hrom të Shkupit më 22 tetor dhe në Gjorçe Petrovi më 27 tetor.

    Sipas informacioneve, afati fillestar i ndalimit prej 48 orësh përfundon të premten. Prokuroria mund të kërkojë sërish ndalim afatshkurtër, nëse plotësohen kushtet ligjore.

  • Prishtina nënshkruan 12 kontrata për ndërtimin e serrave të automatizuara

    Prishtina nënshkruan 12 kontrata për ndërtimin e serrave të automatizuara

    Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, kontratat u nënshkruan nga kryetari Përparim Rama dhe drejtoresha e Bujqësisë, Jeta Rafuna.

    Serrat do të kenë sipërfaqe prej pesë ari secila dhe do të pajisen me mekanizma të automatizuar, të cilët synojnë të krijojnë kushte më moderne dhe efikase për kultivimin e produkteve bujqësore.

    Komuna e Prishtinës e ka cilësuar këtë projekt si një hap drejt modernizimit të sektorit të bujqësisë dhe mbështetjes së fermerëve lokalë.

    Përmes këtij projekti, synohet përmirësimi i kushteve të prodhimit dhe forcimi i kapaciteteve të fermerëve për të rritur prodhimin vendor.

    Burimi: RTKLive

  • Pristina signs 12 contracts for construction of automated greenhouses

    According to the Pristina municipality’s announcement, the contracts were signed by Chairman Progress Rama and Agriculture Director Life Rafuna.

    The greenhouses will have five gold surfaces each and will be equipped with automatized mechanisms aimed at creating more modern and efficient conditions for farming agricultural products.

    The Pristina municipality has described this project as a step towards modernising the agriculture sector and supporting local farmers.

    Through this project, improved production conditions and strengthening of farmers’ capacities are aimed at boosting local production.

    Source Layer: RTKLive

  • Ish-deputeti serb kërkon dorëheqjen e Petar Petkoviqit dhe hetim për paratë e destinuara për serbët në Kosovë

    Ish-deputeti serb kërkon dorëheqjen e Petar Petkoviqit dhe hetim për paratë e destinuara për serbët në Kosovë

    Ish-deputeti i Parlamentit të Serbisë dhe themeluesi i Aleancës për Kosovën, Zharko Ristiq, i ka kërkuar drejtorit të ashtuquajtur Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, të japë dorëheqje dhe të bëjë publike mënyrën se si janë shpenzuar paratë e destinuara për popullin serb në Kosovë.

    Ristiq ka deklaruar se politika e përfaqësuar nga Petkoviqi i ka shkaktuar dëme serioze popullit serb dhe se drejtori i Zyrës për Kosovën duhet të mbajë përgjegjësi politike për rezultatet e saj.

    “Mjaft me justifikime. Çfarë premtuat, çfarë arritët dhe çfarë mori populli nga politika që përfaqësoni? Nuk mund të kërkoni besimin e popullit dhe të refuzoni përgjegjësinë për vendimet dhe rezultatet tuaja”, ka deklaruar Ristiq.

    Ai ka theksuar se dorëheqja e Petkoviqit nuk duhet të jetë fundi i çështjes, duke kërkuar gjithashtu verifikimin e mënyrës se si janë shpenzuar fondet e destinuara për serbët në Kosovë.

    Ristiq ka thënë se këtë çështje e kishte ngritur edhe gjatë kohës kur ishte pjesë e Komisionit Parlamentar për Kosovën dhe Metohinë, ndërsa tani kërkon shqyrtimin e financimit të projekteve të kontestuara dhe përcaktimin e përgjegjësisë për keqpërdorime të mundshme.

    Ai i ka bërë thirrje prokurorisë kompetente që të hetojë dyshimet për financimin e dyfishtë të projekteve të njëjta, si dhe pagesat për projekte që, sipas tij, ekzistojnë vetëm në dokumentacion.

    Ish-deputeti ka kërkuar që të shqyrtohet në mënyrë të veçantë roli i Petkoviqit në miratimin e financimeve, përfshirë vendimet e marra, dokumentet e nënshkruara dhe mekanizmat e kontrollit të shpenzimeve.

    “Është e nevojshme të kontrollohen kontratat, pagesat, raportet mbi zbatimin dhe situata aktuale në terren. Për çdo projekt të diskutueshëm, duhet të përcaktohet se sa para janë ndarë, kujt i janë paguar dhe çfarë është bërë me ato para”, ka thënë Ristiq.

    Sipas tij, nëse vërtetohet se i njëjti projekt është paguar më shumë se një herë ose se janë dhënë para për punë që nuk janë kryer, duhet të përcaktohet përgjegjësia e të gjithë personave të përfshirë, pavarësisht emrit apo pozitës së tyre.

    “Paratë e destinuara për mbijetesën e popullit tonë në Republikën e Kosovës nuk janë fond privat i askujt. Çdo dinar duhet të ketë një gjurmë, çdo projekt një rezultat dhe çdo keqpërdorim përgjegjës”, ka deklaruar ai.

    Ristiq ka përfunduar duke kërkuar dorëheqjen e Petkoviqit, publikimin e dokumentacionit për projektet e kontestuara dhe ndërmarrjen e veprimeve nga prokuroria.

    Ai ka theksuar se përgjegjësia politike dhe ajo penale janë çështje të ndara, duke shtuar se dorëheqja nuk e përjashton përgjegjësinë penale nëse vërtetohet shkelje e ligjit.

  • Former Serbian delegation seeks Petar Petkov’s resignation, investigation into money destined for Serbs in Kosovo

    Former Serbian Parliament President and Alliance for Kosovo founder Zarko Ristic has asked the so-called Office for Kosovo in Serbia’s Government to resign and publicise the way the money destined for the Serb people in Kosovo is spent.

    Ristic has declared that the policy represented by Petkoviqi has caused serious damage to the Serbian people and that the director of the Office for Kosovo must shoulder political responsibility for its results.

    Enough of excuses. What did you promise, what did you achieve, and what did the people receive from the politics you represent? You cannot seek the faith of the people and refuse responsibility for your decisions and results, Ristic has declared.

    He has stressed that Petkov’s resignation should not be the end of the issue, also demanding verification of the way the funds destined for Serbs in Kosovo are spent.

    Ristic has said that the issue was raised even during the time when it was part of the Parliamentary Commission for Kosovo and Metohija, while now seeking to review the financing of controversial projects and determine responsibility for possible abuses.

    He has called on the competent prosecutor to investigate allegations of double financing of the same projects, as well as payments for projects that, according to him, exist only in documentation.

    The former delegation has demanded that Petkovic’s role in the adoption of financing, including decisions made, signed documents and spending control mechanisms, be considered in particular.

    It is necessary to check contracts, payments, reports on implementation and the current situation on the ground. For any controversial project, it must be determined how much money is shared, who is paid and what was done with that money, Ristic said.

    According to him, if it proves that the same project has been paid more than once or that money has been paid for non-work, the responsibility of all involved should be determined, regardless of their name or position.

    The money destined for the survival of our people in the Republic of Kosovo is no one’s private fund. Every dinar should have a trace, every project a result and any abuse responsible, he has declared.

    Ristic has ended up calling for Petkov’s resignation, publishing documentation for controversial projects and taking action by the prosecution.

    He has stressed that political and criminal responsibility are separate issues, adding that the resignation does not rule out criminal responsibility if wrongdoing is proven.

  • Pentagoni heton dyshimet për sulm kibernetik ndaj frigoriferëve në bazat amerikane

    Pentagoni heton dyshimet për sulm kibernetik ndaj frigoriferëve në bazat amerikane

    Pentagoni po heton dyshimet për një ndërhyrje të mundshme kibernetike në sistemet e ftohjes së ushqimeve në bazat ushtarake amerikane, pasi defektet në pajisjet frigoriferike shkaktuan prishjen e produkteve ushqimore në disa dyqane.

    Sipas agjencisë Reuters, në gusht u raportuan probleme me pajisjet frigoriferike në të paktën gjashtë dyqane që ndodhen në bazat ushtarake amerikane. Në njërin prej rasteve, temperatura brenda frigoriferëve u rrit gjatë natës, duke bërë që ushqimet të prisheshin.

    Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një sulm kibernetik të qëllimshëm apo për defekte teknike. Megjithatë, rasti ka ngritur shqetësime për sigurinë e sistemeve që përdoren për ruajtjen e ushqimeve në objektet ushtarake, raportojnë mediat.

    Pentagoni ka konfirmuar se Komanda Kibernetike e SHBA-së po bashkëpunon me agjenci të tjera qeveritare dhe organet e zbatimit të ligjit për hetimin e incidentit.

    Hetuesit kanë kontaktuar gjithashtu homologët francezë për të shkëmbyer informacione rreth një rasti të ngjashëm në Francë. Në fillim të tetorit, probleme të tilla prekën më shumë se 350 supermarkete në këtë shtet.

    Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse incidentet në SHBA dhe Francë kanë lidhje mes tyre. Gjithashtu, nuk ka konfirmim zyrtar se dikush ka tentuar të helmojë ushtarët amerikanë përmes ushqimeve të prishura.

    Hetimet pritet të sqarojnë nëse problemet janë shkaktuar nga ndërhyrje të qëllimshme në sistemet e kontrollit të temperaturës apo nga shkaqe të tjera teknike. /Telegrafi/

  • Në afërsi të Brçkos në Bosnjë është rrëzuar një helikopter i EUFOR-it

    Në afërsi të Brçkos në Bosnjë është rrëzuar një helikopter i EUFOR-it

    Kryetari i Distriktit të Brçkos në Bosnjë e Hercegovinë, Siniša Milić, ka deklaruar për BHRT se, sipas informacioneve të fundit, në aksidentin me helikopterin e EUFOR-it, i cili u rrëzua sot në afërsi të Brçkos, kanë humbur jetën tre persona. Ai tha se bëhet fjalë për një helikopter të kontingjentit të forcave italiane.

    Dymbëdhjetë persona të lënduar janë pranuar në spitalin e Brçkos.

    Zëdhënësi i Qendrës Shëndetësore në Brçko, Salih Ibrahimbegović, i konfirmoi këto informacione dhe tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

    Ai shtoi se autoambulancat janë të gatshme për transportimin e të lënduarve drejt Tuzllës, pasi transporti me helikopter nuk është i mundur. Helikopteri nuk ka mundur të ngrihet nga Sarajeva për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

    Nga EUFOR-i është konfirmuar zyrtarisht se në aksident është rrëzuar një helikopter italian i këtij misioni, i tipit CH-47 Chinook. Si pasojë e rrëzimit, disa pjesëtarë të EUFOR-it kanë humbur jetën tragjikisht, ndërsa të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

    Sipas njoftimit, shërbimet emergjente ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll.

    EUFOR-i ka nisur një hetim të plotë dhe të detajuar për këtë incident, ndërsa ka bërë të ditur se më shumë informacione do të publikohen pasi të verifikohen dhe kur të jetë e përshtatshme.

    Duke pasur parasysh natyrën tragjike të aksidentit, EUFOR-i u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin dezinformatat lidhur me këtë ngjarje, të mos spekulojnë për kombësinë dhe identitetin e viktimave dhe për informacione të verifikuara t’u drejtohen vetëm kanaleve zyrtare të EUFOR-it, raporton Radiotelevizioni publik i Bosnjë e Hercegovinës

    Burimi: RTKLive