Category: Lajme

  • Prince Ali eases attitude towards Infantino, accepts co-operation with AFC disciplinary bodies

    Prince Ali bin Al Hussein, president of Jordan’s Football Federation, has declared he will fully co-operate with the disciplinary organs of the Asian Football Confederacy ( AFC, following controversy caused by his criticism of FIFA President Gianni Infantino.

    The clash began after Tokyo’s extraordinary AFC congress, where support was declared for the re-election of Infantino at the helm of FIFA.

    Prince Ali criticised the convention’s development, claiming delegates were not given the opportunity to discuss and express their positions.

    The AFC dismissed these claims and suggested that the Jordanian prince’s statements had been forwarded to the relevant organs for examination.

    In his recent response, Prince Ali said he respects the AFC and its judicial organs, confirming readiness to co-operate with any procedure.

    He explained that statements of threats, pressure, and bribery had been a principled attitude rather than concrete accusations against anyone.

    However, he did not expressly draw all earlier criticism of the convention’s arrangement.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gazetari malazez i reagon Spajiqit: Si zyrtar, jeni të detyruar ta trajtoni Kosovën si shtet

    Gazetari malazez i reagon Spajiqit: Si zyrtar, jeni të detyruar ta trajtoni Kosovën si shtet

    Gazetari malazez i reagon Spajiqit: Si zyrtar, jeni të detyruar ta trajtoni Kosovën si shtet

    Gazetari malazez, Srgjan Kusovac, i ka reaguar kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiq, pasi ky i fundit ka deklaruar për herë të dytë se Mali i Zi është shteti më i vogël në Ballkan.

    Përmes një postimi në rrjetin social X, Kusovac ka vlerësuar se përsëritja e kësaj deklarate nuk mund të konsiderohet thjesht lapsus, duke nënkuptuar se në këtë mënyrë po anashkalohet Kosova si shtet.

    “Privatisht mund të mendoni çfarë të dëshironi, por si zyrtar i Malit të Zi jeni të detyruar ta trajtoni Republikën e Kosovës si shtet”, ka shkruar Kusovac, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit malazez.

    Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor 2008 dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Prishtinën.

    Megjithatë, deklarata e Spajiqit ka nxitur reagimin e gazetarit, i cili ka rikujtuar se përfaqësuesit e institucioneve malazeze duhet të marrin parasysh qëndrimin zyrtar të shtetit të tyre ndaj Kosovës.

    Mali i Zi ka një sipërfaqe prej rreth 13.812 kilometrash katrorë, ndërsa Kosova rreth 10.905 kilometra katrorë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Buleshkaj: Besimi i publikut s`ndërtohet përmes premtimeve, por përmes vendimeve

    Buleshkaj: Besimi i publikut s`ndërtohet përmes premtimeve, por përmes vendimeve

    Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare KosovaPAR 2026, ku kontribuoi në panelin “Integriteti, lufta kundër korrupsionit, mbikëqyrja dhe besimi publik në administratën publike”.

    Në adresimin e tij, Buleshkaj theksoi se besimi i publikut nuk ndërtohet përmes premtimeve, por përmes vendimeve dhe veprimeve konkrete të institucioneve.

    “Besimi i publikut nuk ndërtohet duke u kërkuar qytetarëve që t’u besojnë institucioneve. Ai ndërtohet kur institucionet dëshmojnë, përmes vendimeve dhe sjelljes së tyre, se e meritojnë këtë besim.” – Yll Buleshkaj

    Ai vuri në pah rëndësinë e deklarimit dhe verifikimit të pasurisë, parandalimit të konfliktit të interesit dhe mbrojtjes efektive të sinjalizuesve si mekanizma që forcojnë transparencën dhe llogaridhënien. Këta mekanizma duhet të shkojnë përtej përmbushjes formale të kërkesave ligjore dhe të sjellin rezultate konkrete në parandalimin e korrupsionit dhe përmirësimin e praktikave institucionale.

    Buleshkaj theksoi gjithashtu se institucionet duhet të krijojnë një mjedis ku shqetësimet mund të raportohen në mënyrë të sigurt dhe të trajtohen me përgjegjësi, duke nënvizuar rëndësinë e udhëheqjes së përgjegjshme, mbikëqyrjes efektive dhe zbatimit të paanshëm të ligjit.

    Konferenca KosovaPAR 2026, e organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, u mbajt më 28 dhe 29 tetor në Prishtinë, me temën “Vlera publike dhe e mira e përbashkët: njerëzit, besimi dhe digjitalizimi”.

    Burimi: RTKLive

  • Zulfaj takon të dërguarin hungarez, në fokus anëtarësimi i Kosovës në B

    Zulfaj takon të dërguarin hungarez, në fokus anëtarësimi i Kosovës në B

    Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor, András Klein, të shoqëruar nga Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

    Takimi ishte vazhdimësi e bisedimeve të zhvilluara në Budapest në fillim të këtij muaji. Z. Zulfaj e falënderoi z. Klein për mikpritjen në Budapest dhe për vizitën e tij në Prishtinë.

    Diskutimi u përqendrua në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimin dypalësh. Z. Zulfaj theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në BE mbeten prioritete të Kosovës.

    Në këtë kontekst, u vlerësua roli i Hungarisë si partnere e Kosovës në fushën e sigurisë, përmes kontributit të saj të vazhdueshëm në misionin e NATO-s. U theksua gjithashtu rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.

    Zulfaj vlerësoi shkëmbimin përmbajtësor të pikëpamjeve me z. Klein, si dhe perspektivën e Hungarisë si vend i Evropës Qendrore, me përvojë në procesin e anëtarësimit në BE dhe si pjesë e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”. Ai shprehu interesimin për vazhdimin e dialogut dhe thellimin e bashkëpunimit.

    Burimi: RTKLive

  • “Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë

    “Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë

    “Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas raportit të pranuar nga institucionet e vendit, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Në një postim në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë se ky raport qysh në titull paraqet një gabim të madh, pasi sipas saj, aty shkruan “rast i dhunës në familje”, e “jo si vrasje”.

    “72 orë për një raport që vrasjen e Arlindës ende e quan në titull “rast të dhunës në familje”! Donikë, Arlinda është vrarë. Nuk jeton më. Dhe raporti që duhet të sqarojë dështimet institucionale ende nuk e thotë qartë, që në titull, se bëhet fjalë për një vrasje. Arlinda kërkoi mbrojtje sa ishte gjallë. Sot, së paku, meriton që ajo që i ndodhi të quhet me emrin që ka: VRASJE.”, ka shkruar ajo.

    Musliu ka thënë se si mund të kërkohet llogaridhënie për dështimet institucionale, kur sipas saj, edhe raporti që duhet t’i zbardhë ato nis duke e zbehur vetë thelbin e tragjedisë.

    “Skandal pas skandali. Raport pas raporti. Por përgjegjësi nuk ka! Përgjegjësia politike nuk mund të fshihet pas raporteve dhe konferencave për media. Dorëheqje, Donikë! Sot. Jo nesër, në konferencë!”, ka thënë Musliu. /Klankosova.tv

  • “Kjo çështje lidhet edhe me sigurinë kombëtare” – Tahiri i ashpër me trajtimin e rastit të Arlindës (VIDEO)

    “Kjo çështje lidhet edhe me sigurinë kombëtare” – Tahiri i ashpër me trajtimin e rastit të Arlindës (VIDEO)

    “Kjo çështje lidhet edhe me sigurinë kombëtare” – Tahiri i ashpër me trajtimin e rastit të Arlindës (VIDEO)

    Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar institucionet në Kosovë për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

    Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Tahiri tha se kjo çështje nuk duhet parë si akt i izoluar, por si një momentum që mund të shkaktojë probleme të sigurisë nacionale.

    “Organizmat shtetërorë që janë të pavarur, duhet ta marrin këtë çështje shumë seriozëe sepse kjo çështje lidhet edhe me sigurinë kombëtare të vendit. Pra nuk duhet të shihet vrasja barbare e Arlinda Zekajt si një akt i izolum por duhet të shihet si një momentum i cili mundet me na shkaktu probleme të sigurisë nacionale” – tha Tahiri. /Klankosova.tv

  • Ekspertja baltike bën thirrje për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor kundër dezinformimit rus

    Ekspertja baltike bën thirrje për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor kundër dezinformimit rus

    Gunta Sloga, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Baltike për Ekselencë në Media, ka bërë thirrje për bashkëpunim më të madh ndërmjet vendeve baltike dhe Ballkanit Perëndimor në luftën kundër dezinformimit rus dhe në mbrojtje të shoqërive demokratike.

    Në një intervistë për The Geopost, gjatë konferencës më të madhe evropiane për dezinformimin, të mbajtur në Vilnius të Lituanisë, Sloga paralajmëroi se Rusia synon të polarizojë shoqëritë, të thellojë përçarjet dhe të ndikojë në opinionin publik.

    Ajo theksoi se vendet që përballen me kërcënime të ngjashme duhet të bashkërendojnë përpjekjet dhe të forcojnë qëndrueshmërinë ndaj ndërhyrjeve dhe fushatave të dezinformimit.

    Sipas Slogas, gazetaria e pavarur dhe verifikimi i fakteve janë thelbësore për t’iu kundërvënë përhapjes së informacionit të rremë. Ajo vuri në pah edhe nevojën për komunikim më efektiv me audiencën, veçanërisht në rrjetet sociale, ku përmbajtjet mashtruese mund të përhapen me shpejtësi.

    Sloga paralajmëroi gjithashtu se inteligjenca artificiale po e lehtëson gjithnjë e më shumë krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve mashtruese, duke shtuar sfidat për mediat dhe shoqëritë demokratike.

    Duke folur për Kosovën, ajo theksoi se institucionet e forta, zhvillimi ekonomik dhe një shoqëri civile aktive janë faktorë të rëndësishëm për t’i bërë ballë ndikimit të jashtëm. Sloga u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos frikësohen nga retorika e presidentit rus, Vladimir Putin, për Kosovën, por të qëndrojnë të përkushtuar ndaj pavarësisë së vendit.

    “Nuk jeni vetëm”, ishte mesazhi i Slogas për Ballkanin Perëndimor. Ajo theksoi se solidariteti dhe bashkëpunimi rajonal janë thelbësorë për t’iu kundërvënë propagandës ruse dhe për të mbrojtur shoqëritë demokratike./TheGeoPost/

    – YouTube www.youtube.com

  • Kusovac ia kujton kryeministrit malazez se Kosova është shtet

    Kusovac ia kujton kryeministrit malazez se Kosova është shtet

    Gazetari malazez, Srgjan Kusovac i ka reaguar kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiq, pasi ky i fundit ka deklaruar për herë të dytë se Mali i Zi është shteti më i vogël në Ballkan.

    Përmes një reagimi në rrjetin social X, Kusovac tha se kjo deklaratë nuk mund të konsiderohet lapsus, pasi është përsëritur dy herë, duke nënkuptuar se Kosova nuk është shtet.

    “Privatisht mund të mendoni çfarë të dëshironi, por si zyrtar i Malit të Zi jeni të detyruar ta trajtoni Republikën e Kosovës si shtet”, shkroi Kusovac, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Spajiq.

    Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor 2008 dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Prishtinën.

    Deklarata e Kusovacit rikthen në vëmendje rëndësinë e qëndrimeve zyrtare të përfaqësuesve të institucioneve malazeze ndaj statusit të Kosovës, të cilën Podgorica zyrtare e njeh si shtet të pavarur.

    Ndryshe, Mali i Zi ka një sipërfaqe prej rreth 13.812 km² dhe Kosova ka një sipërfaqe prej rreth 10.905 km². /Telegrafi/

  • Kusovac reminds Montenegrin prime minister that Kosovo is state

    Montenegrin journalist Srdjan Kusovac has reacted to Montenegrin Prime Minister Milojko Spajic, as he has declared for the second time that Montenegro is the smallest state in the Balkans.

    Through a reaction to the social network X, Kusovac said this declaration cannot be considered a pencil, as it has been repeated twice, meaning that Kosovo is not a state.

    You can expect to think what you want, but as Montenegro’s official you are obliged to treat the Republic of Kosovo as a state, Kusovac wrote, addressing Prime Minister Spajic directly.

    Montenegro has recognised Kosovo’s independence on October 9th 2008 and has established diplomatic relations with Pristina.

    Kusovac’s statement calls attention to the importance of the official positions of representatives of Montenegrin institutions towards Kosovo status, which official Podgorica recognises as an independent state.

    Otherwise, Montenegro has an area of about 13,812km2, and Kosovo has an area of about 10,905 km2. /Telegraphy/

  • Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17

    Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17

    Protesta e studentëve, pedagogëve dhe të rinjve vijoi këtë të martë për të 17-ën ditë radhazi në Tiranë. Fillimisht, protestuesit u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas marshuan në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

    Pas grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, studentët u drejtuan drejt Kryeministrisë, ku përsëritën kërkesat e tyre dhe thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta po zhvillohet  në qetësi, pa incidente apo përplasje me forcat e policisë, ndryshe nga sa ka ndodhur ditët e para.

    Autoritetet vendosën një kordon sigurie në zonë dhe morën masa për menaxhimin dhe devijimin e trafikut. Gjatë tubimit, protestuesit brohoritën thirrje si “Dorëheqje” dhe “Revolucion”, duke kërkuar ndryshime dhe mbështetje për kauzën e tyre.

    Ashtu si në ditët e mëparshme, studentët kanë refuzuar ftesat për dialog të kryeministrit Edi Rama, duke këmbëngulur se kërkesat e tyre duhet të plotësohen përpara nisjes së çdo procesi negociues edhe pse kreu i qeverisë ashtu si më parë, edhe sot ka vendosur ftesat për dialog para godinës së Kryeministrisë.

    Protestuesit aktualisht ndodhen para godinës së Kryeministrisë, ku po vijojnë tubimin e tyre në ditën e 17-të . Të rinjtë, studentët dhe pedagogët kanë bllokuar pjesërisht bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa po përsërisin kërkesat e tyre dhe po brohorasin slogane kundër qeverisë.

    Situata para Kryeministrisë paraqitet e qetë, pa incidente apo përplasje me forcat e policisë, të cilat janë vendosur në perimetrin e institucionit për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

    Burimi: RTKLive