Category: Lajme

  • Shefi i mbrojtjes së SHBA-së, Hegseth, largon nga Pentagoni një strateg të lartë ushtarak

    Shefi i mbrojtjes së SHBA-së, Hegseth, largon nga Pentagoni një strateg të lartë ushtarak

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka larguar nga detyra e tij në Shtabin e Përbashkët (Joint Staff) gjenerallejtënantin e Ushtrisë, Brett Sylvia, një strateg të lartë ushtarak në Pentagon, raportoi të mërkurën gazeta “The Hill”.

    Hegseth e shkarkoi Sylvian – i cili drejtonte Drejtorinë për Strategji, Plane dhe Politika të Shtabit të Përbashkët, e njohur si “J-5” – gjatë kësaj jave, njoftoi media në fjalë, duke cituar dy zyrtarë amerikanë të njohur me çështjen, të cilët folën në kushte anonimiteti për të diskutuar mbi çështjet e personelit, shkruajnë media të ndryshme, përcjell Telegrafi.

    Arsyeja e largimit të Sylvia nuk u bë menjëherë e qartë.

    “Kryetari (i Shefave të Shtabit të Përbashkët, gjenerali Dan Caine), Shtabi i Përbashkët dhe Forca e Përbashkët shprehin mirënjohjen e tyre më të thellë për gjenerallejtënant Brett Sylvia-n dhe familjen e tij, për 32 vitet e shërbimit të shquar ndaj kombit tonë”, tha për “The Hill” një zëdhënës i Shtabit të Përbashkët.

    “Ne i urojmë atij dhe familjes së tij më të mirat, ndërsa ata nisin rrugëtimin drejt mundësive të reja dhe kapitujve të ardhshëm të jetës së tyre”.

    Sipas “The Hill”, nuk është ende e qartë se kush do ta zëvendësojë atë.

    Largimi i Sylvias ndodh në një kohë kur vëmendja është përqendruar më shumë te planifikimi ushtarak amerikan në lidhje me Iranin.

    Mediat vendase kanë raportuar më herët se Komanda Qendrore e SHBA-së kishte hartuar plane për sulme të mundshme ndaj Iranit, të cilat mund të kryhen pas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, nëse merret autorizimi nga Shtëpia e Bardhë.

    Largimi i Sylvia shënon një tjetër ndryshim në nivelet e larta të personelit ushtarak nën drejtimin e Hegseth-it, i cili mori detyrën e Sekretarit të Mbrojtjes në janar të vitit 2025. /Telegrafi/

  • Këta janë zingjiri i të suspenduarëve nga IPK për rastin e Arlinda Zekaj, në mesin e tyre edhe Faruk Muqolli

    Këta janë zingjiri i të suspenduarëve nga IPK për rastin e Arlinda Zekaj, në mesin e tyre edhe Faruk Muqolli

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar 11 zyrtarë policorë në lidhje me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor 2025 në Vitomiricë të Pejës.

    Në mesin e zyrtarëve të suspenduar janë drejtori rajonal i Policisë, Agron Hasanaj, shefi i Hetimeve Rajonale, majori Ndue Nikolla, si dhe komandanti i Stacionit Policor në Pejë, kapiteni Faik Jahmurataj.

    Lista e zyrtarëve të suspenduar përfshin edhe Dervish Hasanajn, zëvendëskomandant në Stacionin Policor në Pejë, shefin e Operativës në këtë stacion, komandantin e Nënstacionit Policor në Vitomiricë, Sami Lekajn, si dhe shefin e Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë, Faruk Muqolli.

    Përveç tyre, janë suspenduar edhe katër hetues të Njësisë për Dhunën në Familje në Stacionin Policor në Pejë.

    Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj, sipas raportimeve për rastin. Para vrasjes, ajo kishte paraqitur një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, përmes së cilës kishte kërkuar masa urgjente dhe kishte shprehur shqetësime për sigurinë e saj.

    Rasti lidhej edhe me përpjekjet e saj për kujdestarinë e djalit, ndërsa kërkesat për mbrojtje kanë ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet përgjegjëse i trajtojnë rastet kur qytetarët raportojnë se janë të rrezikuar.

    Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta qytetare dhe institucionale, me kërkesa për zbardhjen e plotë të rrethanave, hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të mundshme të zyrtarëve përgjegjës, si dhe marrjen e masave për parandalimin e rasteve të ngjashme./Telegrafi.

  • Po shkëlqen te Grasshoppersi, Samuel Krasniqi ende i pavendosur mes Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës

    Po shkëlqen te Grasshoppersi, Samuel Krasniqi ende i pavendosur mes Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës

    Sulmuesi i Grasshoppersit Samuel Krasniqi ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar.

    19-vjeçari ishte kontaktuar nga grupmoshat e Kosovës dhe Shqipërisë, por fillimisht zgjodhi të luajë për Zvicrën U21.

    Ai në një intervistë për gazetën zvicerane Blick foli edhe për marrëdhënien shumë të afërt me kapitenin e tij, Amir Abrashi, i cili e ndihmon vazhdimisht në zhvillimin e tij si futbollist.

    “Kam një marrëdhënie shumë të afërt me Amirin. Ai është bashkëlojtari im më i mirë në ekip. Më ndihmon shumë, por është edhe i rreptë me mua, në mënyrë pozitive. Nuk mendoj se do të isha këtu ku jam sot po të mos e kisha një lojtar si ai pranë vetes”.

    Ashtu si Abrashi, edhe Krasniqi ka rrënjë shqiptare, nga Shqipëria dhe Kosova. Për këtë arsye, futbollisti i Përfaqësueses U21 të Zvicrës ka mundësinë që në të ardhmen të zgjedhë mes tri kombëtareve.

    “Kombëtarja është një vendim shumë personal për mua. Nuk jam ende në pikën ku mund të them se kam vendosur për një shtet. Po i mbaj të hapura mundësitë për të ardhmen”.

    Sa i përket karrierës në nivel klubesh, futbollisti preferon të vendosë objektiva të vogla dhe të arritshme, por nuk e fsheh dëshirën për të luajtur një ditë në Spanjë.

    “Spanja! Besoj se është liga që i përshtatet më së miri stilit tim të lojës”.

    “Lionel Messi është lojtari im i preferuar”, ka përfunduar Krasniqi./Telegrafi/

  • Nis dita e dytë e protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Nis dita e dytë e protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Ka nisur dita e dytë e protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Protesta po mbahet në shenjë pakënaqësie lidhur me rastin dhe mënyrën se si institucionet i trajtuan raportimet e të ndjerës, e cila kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

    Burimi: Dukagjini

  • Second day of protest begins after Arlinda Zekaj assassination

    The second day of protest has started following the assassination of Arlinda Zekaj, who was killed on October 25th in Vitomirica in Pec.

    The protest is being kept in evidence of disappointment over the case and the way institutions handled the reports of the deceased, which had warned that her life was at stake.

    Source Layer: Dukeagini

  • Partitë arabe i ofrojnë opozitës aleancë për rrëzimin e Netanyahut

    Partitë arabe i ofrojnë opozitës aleancë për rrëzimin e Netanyahut

    Partitë arabe në Izrael i kanë bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë për formimin e një qeverie të re dhe largimin nga pushteti të kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke theksuar se pa mbështetjen e tyre nuk mund të sigurohet shumica parlamentare.

    Lista e Përbashkët, koalicioni i partive arabe, deklaroi se është e gatshme të bashkëpunojë me bllokun opozitar, duke e cilësuar rezultatin e zgjedhjeve si historik për komunitetin arab dhe për kampin kundërshtar të Netanyahut.

    Sipas projeksioneve zgjedhore, blloku i Netanyahut pritet të sigurojë 53 ulëse në parlamentin izraelit, ndërsa opozita 48.

    Partitë arabe, së bashku me partinë Ra’am, kanë 19 ulëse, të cilat mund t’i japin opozitës shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh në Knesset, parlamentin me 120 anëtarë, shkruan timesofisrael.

    Në një deklaratë, Lista e Përbashkët akuzoi partinë Likud të Netanyahut për zhvillimin e një fushate kundër pjesëmarrjes politike të qytetarëve arabë dhe i bëri thirrje opozitës të mos bashkëpunojë me pretendimet e kryeministrit për parregullsi zgjedhore.

    “Pa ne nuk mund të fitoni. Me ne mund të ndërtojmë një të ardhme ndryshe”, thuhet në deklaratën e koalicionit.

    Ndërkohë, pretendimet për financim të huaj dhe ndërhyrje në zgjedhje kanë nxitur kërkesa për hetime nga shërbimi izraelit i sigurisë Shin Bet. Megjithatë, sipas raportimeve, deri më tani nuk janë paraqitur prova për mashtrime masive zgjedhore.

    Bashkëpunimi mes partive arabe dhe opozitës mund të jetë vendimtar për formimin e qeverisë së ardhshme, por mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshje politike për ta larguar Netanyahun nga pushteti. /Telegrafi/

  • Sekreti i pamjes perfekte të Monica Bellucci-t, aktorja zbuloi si ushqehet dhe nga çfarë nuk heq dorë kurrë

    Sekreti i pamjes perfekte të Monica Bellucci-t, aktorja zbuloi si ushqehet dhe nga çfarë nuk heq dorë kurrë

    Aktorja italiane Monica Belluci është konsideruar prej vitesh si një nga gratë më të bukura në botë.

    Ndryshe nga shumë njerëz që i përmbahen rregullave të rrepta për hir të një pamjeje rinore, Monica mbështet një qasje shumë më të relaksuar.

    Në vend që të dorëzohet dhe të stërvitet shumë, ajo mbështetet te moderimi, shijimi i ushqimit dhe të jetuarit pa stres të tepërt në pamjen fizike. Menuja e saj përfshin rregullisht specialitete të preferuara të kuzhinës italiane, dhe herë pas here i lejon vetes një gotë verë ose një ëmbëlsirë.

    Duke folur për sekretin e vitalitetit të saj, aktorja dikur veçoi disa gjëra të thjeshta që i konsideron të rëndësishme për kënaqësinë dhe një ndjenjë të mirë në lëkurën e saj.

    “Ha mirë, pi mirë, bëj një jetë të mirë intime dhe qesh shumë”, tha ajo dikur.

    Monica nuk beson në eliminimin e plotë të ushqimeve që i pëlqejnë, por beson se është e rëndësishme të gjejë një masë dhe të mos e shndërrojë ushqyerjen në një burim stresi. Pikërisht për këtë arsye ai nuk e fsheh se i pëlqejnë specialitetet italiane, por edhe kënaqësitë e vogla që shumë përpiqen t’i shmangin kur kujdesen për vijën.

    “Më pëlqejnë ëmbëlsirat dhe makaronat, një gotë verë dhe shumë rrallë një cigare”, pranoi ajo për The Telegraph.

    Dieta e saj bazohet në stilin e jetës mesdhetare, e cila përfshin një shumëllojshmëri ushqimesh dhe një ekuilibër midis vakteve ushqyese dhe ushqimeve të shijshme të rastit. Perimet, frutat, burimet cilësore të proteinave, vaji i ullirit dhe arrat mund të jenë pjesë e një menuje të tillë, ndërsa kontrolli i porcioneve lejon më shumë fleksibilitet në zgjedhjet e ushqimit.

    Kur bëhet fjalë për aktivitetin fizik, Monica gjithashtu nuk i përshtatet imazhit të dikujt që kalon orë të tëra duke u ushtruar çdo ditë. Në vend të stërvitjes intensive, ajo preferon aktivitete që i përshtaten dhe që mund t’i përshtatë në orarin e saj.

    Pilates dhe noti janë ndër format e rekreacionit që ajo i shoqëronte me kujdesin për trupin e saj. Aktivitete të tilla mund të kontribuojnë në lëvizshmëri, fitnes dhe një ndjenjë të përgjithshme vitaliteti, pa pasur nevojë që ushtrimet të jenë pjesë qendrore e jetës së përditshme.

    Aktorja foli gjithashtu më parë se qëllimi i saj nuk ishte kurrë të arrinte një ideal të caktuar të dobësisë. Ajo i pranon format e saj natyrale si pjesë të identitetit të saj personal dhe nuk mendon se duhet t’i ndryshojë ato për t’u përshtatur standardeve të imponuara të bukurisë.

    “Sigurisht që bëj pak ushtrime dhe i kushtoj vëmendje dietës sime kur më duhet të punoj, por nuk jam e fiksuar pas kësaj. Gjithmonë kam qenë një grua me forma, kurrë jashtëzakonisht e dobët. Është natyra ime”, tha ajo dikur.

  • Shqiptari Viktor Gjelaj në garë për Mbikëqyrës të Mamakatingut në Nju-Jork: Ky vend është shtëpia ime

    Shqiptari Viktor Gjelaj në garë për Mbikëqyrës të Mamakatingut në Nju-Jork: Ky vend është shtëpia ime

    Shqiptari Viktor Gjelaj, i cili jeton në Mamakating po kërkon besimin e qytetarëve për postin e Mbikëqyrësit e këtij qyteti (Toën Supervisor).

    Përmes një postimi të bërë në Instagram, ai ka treguar se përse e meriton voten e njerëzve atje, duke thënë se ka një lidhje unike me komunitetin, përvojën e krijuar ndër vite dhe përkushtimin ndaj shërbimit publik.

    Në mesazhin e tij, Gjelaj thekson se Mamakatingu për të përfaqëson shumë më tepër sesa vendin ku jeton.

    Ai e përshkruan atë si vendin ku ka ndërtuar marrëdhënie, ka bashkëpunuar me fqinjët dhe është bërë pjesë e një komuniteti që e konsideron shtëpi.

    Sipas tij, këto përvoja kanë ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si e kupton lidershipin dhe përgjegjësinë që vjen me shërbimin ndaj qytetarëve.

    Në kuadër të fushatës, Gjelaj u është drejtuar banorëve të Mamakatingut me një thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 3 nëntorit, shkruan Telegrafi.

    “Do të isha i nderuar për votën tuaj më 3 nëntor”, thuhet në videomesazhin e tij.

    Me sloganin “Votoni Viktor Gjelaj për Mbikëqyrësin e Mamakatingut”, kandidati synon të përcjellë një mesazh të bazuar në përkatësinë në komunitet, marrëdhëniet me banorët dhe përgjegjësinë publike.

    Posti i Mbikëqyrësit të Mamakatingut është pjesë e qeverisjes lokale dhe lidhet me administrimin e çështjeve komunale, buxhetin dhe vendimmarrjen për zhvillimin e zonës.

    Fushata e Gjelajt vjen në prag të zgjedhjeve lokale, në të cilat votuesit do të vendosin për përfaqësimin dhe drejtimin e ardhshëm të komunitetit të tyre./Telegrafi/

  • Albanian Victor Gelaj in the Nemcating Supervisor race in New York: This place is my home

    Albanian Victor Gelaj, who lives in Mamacasting, is demanding citizens’ trust in the post of overseer of this city (Ton Supervisor).

    Through a post made in Instagram, he has shown why he deserves the vote of people there, saying he has a unique connection with the community, the years-made experience and dedication to the public service.

    In his message, Gelay points out that Mamakating to him represents much more than where he lives.

    He describes it as the country where he built relations, co-operated with neighbours, and became part of a community he considers a home.

    According to him, these experiences have directly influenced the way he understands leadership and the responsibility that comes with serving citizens.

    Under the campaign, Gelaj is addressing Mamakating residents with a call for support in the November 3rd elections, Telegrafi writes.

    I’d be honored for your vote on November 3rd, says his video.

    With the slogan “Voton Viktor Gelaj for Mamakating Supervisor,” the candidate aims to convey a message based on community affiliation, relations with residents and public responsibility.

    The Mamakating overseer’s post is part of local governance and is linked to management of municipal affairs, budget and decision-making for the development of the area.

    Turkey’s campaign comes on the eve of local elections, in which voters will decide on their community’s future representation and direction./Telegraphy/

  • Nis dita e dytë e protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Dita e dytë e protestës pas vrasjes së Arlindës

    Ka nisur dita e dytë e protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Protesta po mbahet në shenjë pakënaqësie lidhur me rastin dhe mënyrën se si institucionet i trajtuan raportimet e të ndjerës, e cila kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

    Burimi: Dukagjini