Category: Lajme

  • Protestuesit largojnë rrethojat nëpër rrugë, në prezencë të policisë

    Protestuesit largojnë rrethojat nëpër rrugë, në prezencë të policisë

    Protestuesit largojnë rrethojat nëpër rrugë, në prezencë të policisë

    Protestuesit kanë larguar rrethojat nëpër rrugë, për t’ua lehtësuar protestuesve kalimin, teksa po marshojnë me kërkesat për drejtësi për gratë.

  • Arsenali dhe gjiganti anglez në garë të çmendur për talentin brazilian, kushton 100 milionë euro

    Arsenali dhe gjiganti anglez në garë të çmendur për talentin brazilian, kushton 100 milionë euro

    Arsenali dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për talentin brazilian Eduardo Pape, ndërsa edhe Bayern Munich po e përcjell nga afër zhvillimin e mesfushorit 17-vjeçar të Cruzeiros.

    Sipas gazetarit të ESPN Brasil, Felipe Silva, klubet evropiane kanë nisur ta monitorojnë nga afër brazilianin, i cili konsiderohet si një prej talenteve premtues për të ardhmen.

    Pape ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Cruzeiros, por ka lënë përshtypje të mira me skuadrën U20. Gjatë vitit të kaluar, ai regjistroi tre gola dhe tri asistime në 32 paraqitje.

    Mesfushori ka përfaqësuar gjithashtu Brazilin në kategoritë e reja të kombëtares, duke shtuar interesimin për shërbimet e tij.

    Cruzeiro ka siguruar shërbimet e talentit deri në dhjetor të vitit 2029, ndërsa kontrata e tij raportohet se përmban një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh për klubet e huaja.

    Megjithatë, presidenti i klubit Azuriz, Nelson Ramos, pret që një transferim i mundshëm të realizohet për një shumë prej 20 deri në 25 milionë eurosh.

    Ndërkohë, drejtori i akademisë së Cruzeiros, Adilson Batista, e ka krahasuar stilin e lojës së Papes me atë të mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, dhe ish-sulmuesit kolumbian Radamel Falcao.

    Arsenali dhe Newcastle po vazhdojnë ta përcjellin progresin e tij, por transferimi në Angli nuk mund të realizohet deri në verën e ardhshme, për shkak të kufizimeve që lidhen me transferimin e lojtarëve të mitur./Telegrafi/

  • Mickoski për shujtën studentore: Në vend të 3500 denrëve u kemi ofruar studentëve 4500 denarë, por përmes aplikacionit të ri M-Shërbime

    Mickoski për shujtën studentore: Në vend të 3500 denrëve u kemi ofruar studentëve 4500 denarë, por përmes aplikacionit të ri M-Shërbime

    Kryeministri Hristijan Mickoski, zbuloi se dje për herë të parë është mbajtur takim i kryeministrit, ministres së arsimit dhe përfaqësuesve të qeverisë me përfaqësues të parlamenteve studentore të të gjitha universiteteve në shtet, në të cilin është diskutuar hapur për standardin studentor dhe për problemet.

    Ai theksoi se nga ana e tij është dhënë një propozim lidhur me shujtën studentore, për të cilin studentët në një takim të ri do të përgjigjen ndaj asaj që u është ofruar.

    “Kemi ndjenjën, por edhe informacione të pjesshme se një pjesë e madhe e shfrytëzuesve të shujtës studentore, mjetet që i marrin në kartelat debitore nuk i përdorin pikërisht për shujtë studentore, por i përdorin për diçka tjetër”.

    “Pas promovimit të shërbimeve të reja, M-Shërbime, dolëm me një propozim së bashku me ministren: në vend të kartelave dhe 3,5 mijë denarëve aktualë në muaj, meqë studentët marrin nga 140 denarë për 6 ditë në javë, dhe kjo është pothuajse tre mijë e pesëqind denarë në muaj, hajde që në këtë aplikacion M-Shërbime të shtojmë M-Shujtë Studentore, me të cilën 3,5 mijë denarët tuaj që tani i merrni do të vlejnë 4,5 mijë denarë”.

    “Dhe me këtë rast ne, duke e përdorur atë aplikacion, të sigurojmë një listë restorantesh, marketesh, restorantesh qumështi etj., ku ju vërtet do të mund të blini ushqim duke e përdorur atë aplikacion, sepse bëhet fjalë për shujtë studentore”.

    Që të mos shpenzohen për alkol, për cigare ose për disa sjellje të tjera devijante, e shpjegoi kryeministri Mickoski propozimin për studentët.

    Zbritja e siguruar, sipas kryeministrit, nuk do të vlente vetëm për këto para, por në përgjithësi deri në fund të muajit.

    “Pasi ta keni shpenzuar atë shujtë studentore, ajo përsëri do t’ju vlejë deri në fund të muajit, nëse ndonjë restorant, nëse sigurojmë 20-25% zbritje, dhe ju i keni shfrytëzuar paratë për shujtën tuaj studentore deri më datë 15 të muajit, por më pas edhe më datë 20 me kolegët tuaj uleni përsëri për mëngjes, ju do ta paguani, por në vend të, të themi, 100 denarëve, do të përfitoni zbritje prej 25%, dhe do të paguani 75 denarë”, tha Mickoski.

  • Me banerin “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë

    Me banerin “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë

    Me banerin “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë

    Protesta e thirrur sot në Prishtinë, me kërkesën për siguri dhe drejtësi për gratë, ka nisur me pjesëmarrjen e qytetarëve që po kërkojnë përgjegjësi institucionale.

    Me një baner të madh, ku shkruhet “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, protestuesit janë nisur drejt objektit ku ndodhet Ministria e Drejtësisë.

    Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla, duke shprehur pakënaqësinë e tyre përmes parullave dhe thirrjeve kundër dhunës ndaj grave.

    Ndërkohë, Donika Gërvalla nuk është deklaruar sot lidhur me thirrjet për dorëheqjen e saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • With the banner of the blood taken away, the flame is about to come up, protesters march toward the Ministry of Justice

    The protest, called today in Pristina, with the request for security and justice for women, has started with the participation of citizens seeking institutional responsibility.

    With a large banner written “The Blood Squmi taken away, the flame is about to come up, protesters are heading towards the facility of the Ministry of Justice.

    Protesters are demanding the resignation of Minister Donika Grovalla, expressing their dissatisfaction through slogans and appeals against violence against women.

    Meanwhile, Donika Gervala has not been declared today over calls for her resignation.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nis dita e dytë e protestës kundër dhunës ndaj grave

    Nis dita e dytë e protestës kundër dhunës ndaj grave

    Nis dita e dytë e protestës kundër dhunës ndaj grave

    Protestuesit kanë nisur të mblidhen për të dytën ditë me radhë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Sylaj Zekaj në Vitomiricë të Pejës.

    Sikurse ditën e djeshme, edhe sot protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe ndërtesës së Qeverisë.

    Përmes kësaj proteste, ata po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Protesta vjen në vazhdën e reagimeve publike pas rastit të rëndë në Pejë, me kërkesat për mbrojtje më të madhe të grave dhe përgjegjësi nga institucionet përkatëse.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Second day of protest against violence against women begins

    Protesters have started gathering for the second consecutive day at the Zahir Pajazitı Square in Pristina, following the murder of 49-year-old Arlinda Sylaj Zekaj in Vitomirica of Pec.

    As yesterday, protesters are expected to march towards the Ministry of Justice, the Kosovo Prosecutorial Council, the Kosovo Judiciary Council and the Government building.

    Through this protest, they are seeking institutional responsibility and the resignation of Justice Minister Donika Grovala, and Interior Minister Jedal Svecla.

    The protest comes at the continuation of public reactions after the serious case in Pec, with demands for greater protection of women and responsibility from the respective institutions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Protestuesit i shkojnë Donika Gërvallës te ministria

    Protestuesit i shkojnë Donika Gërvallës te ministria

    Protestuesit i shkojnë Donika Gërvallës te ministria

    Protesta e thirrur për sot në Prishtinë, ku po kërkohet siguri dhe drejtësi për gratë tashmë ka nisur, raporton Klan Kosova.

    Me një baner të madh, ku shkruan “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, protestuesit janë nisur drejt objektit ku ndodhet ministrja e Drejtësisë.

    Donika Gërvalla e cila udhëheq me këtë dikaster nuk është përgjigjur sot rreth thirrjeve për dorëheqjen e saj.

  • Protesters go to the ministry with Donika Gervala

    PThe rotette called for today in Pristina, where security and justice are being sought for women has already begun, reports Klan Kosova.

    With a large banner, writing ‘Dugum’ to be taken, the flame is about to come up, protesters are heading towards the facility where the justice minister is located.

    Donika Gervala, who leads this dictatorship today, has not responded to calls for her resignation.

  • Protestohet edhe sot në Prishtinë: Gjumi s'ka me iu marrë!

    Protestohet edhe sot në Prishtinë: Gjumi s’ka me iu marrë!

    Protestohet edhe sot në Prishtinë: Gjumi s'ka me iu marrë!

    Protesta e thirrur për sot në Prishtinë, ku po kërkohet siguri dhe drejtësi për gratë tashmë ka nisur, raporton Klan Kosova.

    Me një baner të madh, ku shkruan “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, protestuesit po marshojnë në sheshin e kryeqytetit.