Category: Lajme

  • Second day of protest following Arlinda’s murder

    The second day of protest has started following the assassination of Arlinda Zekaj, who was killed on October 25th in Vitomirica in Pec.

    The protest is being kept in evidence of disappointment over the case and the way institutions handled the reports of the deceased, which had warned that her life was at stake.

    Source Layer: Dukeagini

  • “A do të ketë shkarkime?" - Kurti sërish s'përgjigjet për rastin e Arlinda Zekajt

    “A do të ketë shkarkime?” – Kurti sërish s’përgjigjet për rastin e Arlinda Zekajt

    “A do të ketë shkarkime?" - Kurti sërish s'përgjigjet për rastin e Arlinda Zekajt

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka refuzuar të përgjigjet lidhur me veprimet për rastin e Arlinda Zekajt.

    Duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, Kurti nuk ka treguar nëse e ka pranuar raportin për këtë rast.

    Gjithashtu, ai nuk ka dhënë përgjigje nëse do të ketë shkarkime të ministrave të tij, që është ndër kërkesat kryesore të protestuesve.

    “Më duhet të shkojë me shpejtësi për raportet”, ka qenë përgjigja e vetme e Kurtit, pas pyetjes së gazetarit të Klan Kosovës, Kastriot Tahiri.

    Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Ndryshe, para pak ditësh, Kurti kishte dhënë ultimatum që të gjitha organet të paraqesin një raport me të dhëna lidhur me veprimet ose mosveprimet e tyre në rastin e Arlinda Zekajt, e cila më pas u vra nga ish-kunati i saj. /Klankosova.tv

  • There will be downloads? Kurt again #8217; answer to Arlinda Zekaj case

    KKosovo Prime Minister Albin Kurti again has refused to respond to actions in the case of Arlinda Zekaj.

    By leaving the Kosovo Assembly, Kurti has not indicated whether he has accepted the report on the case.

    He has also given no answer to whether there will be dismissals of his ministers, which is among the main demands of protesters.

    I have to go quickly for the reports, it was Kurt’s only response, following Klan Kosovo journalist Kastriot Tahiri’s question.

    Protesters are demanding the resignation or dismissal of Justice Minister Donika Grovalla and Interior Minister Jedal Svecla.

    Otherwise, just a few days ago, Kurti had given the ultimatum for all organs to submit a report of their actions or inactions in the case of Arlinda Zekinaj, who was later killed by her former concern. /I did. tv

  • Deklaratat e Drenusha Latifit për fëmijët, Beatrix Ramosaj i reagon publikisht

    Deklaratat e Drenusha Latifit për fëmijët, Beatrix Ramosaj i reagon publikisht

    Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar publikisht në mbështetje të Drenusha Latifit, pas deklaratave të kësaj të fundit për sfidat ligjore me të cilat po përballet prej vitesh lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.

    Reagimi i Beatrix vjen në një kohë kur rasti tragjik i Arlinda Zekajt ka rikthyer në vëmendje dhunën ndaj grave dhe thirrjet për mbrojtje më të madhe nga institucionet përgjegjëse.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Drenusha ka treguar se tashmë tre vjet po përballet me procese gjyqësore, teksa pret që kujdestaria e fëmijëve t’i besohet zyrtarisht asaj, ndonëse, siç ka deklaruar, është ajo që kujdeset e vetme për ta.

    Drenusha Latifi’s statements to children, Beatrix Ramosaj reacts publicly Foto: Screenshot/Instagram

    Fjalët e saj kanë prekur Beatrixin, e cila nuk ka qëndruar indiferente ndaj situatës.

    Këngëtarja ka shprehur dhimbjen për atë që Drenusha po kalon, duke theksuar se është e rëndë që një grua, pas gjithë përvojave të vështira që ka përjetuar, duhet të vazhdojë të luftojë për qetësinë dhe sigurinë e saj dhe të fëmijëve.

    Beatrix ka theksuar se asnjë grua nuk duhet të detyrohet ta dëshmojë vazhdimisht dhimbjen e saj vetëm që të merret seriozisht. Sipas saj, Drenusha meriton të dëgjohet, të mbrohet dhe të arrijë më në fund të ndihet e sigurt.

    Në reagimin e saj, artistja ka përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për shoqërinë dhe institucionet, duke kërkuar që gratë të mbrohen para se të jetë tepër vonë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Mbrojini gratë tona sa janë ende gjallë. Mos prisni që thirrjet e tyre për ndihmë të shndërrohen në fjalë që i lexojmë gjatë zisë”, ka shkruar Ramosaj.

    Ky mesazh i saj i bashkohet reagimeve publike që kërkojnë më shumë vëmendje ndaj rasteve të dhunës ndaj grave, trajtim serioz të thirrjeve për ndihmë dhe mbrojtje efektive për ato që përballen me situata të tilla. /Telegrafi/

  • Drenusha Latifi’s statements to children, Beatrix Ramosaj reacts publicly

    Drenusha Latifi’s statements to children, Beatrix Ramosaj reacts publicly

    Singer Beatrix Ramosaj has reacted publicly in support of Drenusha Latifi, following statements from the latter on the legal challenges she has been facing for years regarding child custody.

    Beatrix’s reaction comes at a time when the tragic case of Arlinda Zekaj has turned to attention violence against women and calls for greater protection from responsible institutions.

    Through a social networking post, Drnusha has shown that she is already facing court trials for three years while waiting for her child custody to be officially believed, though, as she has stated, it is her only concern for them.

    Drenusha Latifi’s statements to children, Beatrix Ramosaj reacts publicly Photo: Screenshot/ Instagram

    Her words touched Beatrix, which has not remained indifferent to the situation.

    The singer has expressed the pain of what Drenusha is going through, stressing that it is heavy that a woman, after all the difficult experiences she has experienced, must continue to struggle for her and her children’s security.

    Beatrice stressed that no woman should be forced to witness her pain repeatedly just to be taken seriously. According to her, Drenushha deserves to be heard, protected, and finally come to feel secure.

    In her response, the artist has also conveyed a direct message to society and institutions, demanding that women be protected before it is too late.

    Photo: Screenshot/ Instagram

    Save our women while they’re still alive. Do not expect their cries for help to change into words we read during the mourning.

    This message joins public reactions that require more attention to cases of violence against women, serious treatment of calls for help and effective protection for those facing such situations. /Telegraphy/

  • Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë: Kosova do ta përmbushë planin dhjetëvjeçar të FSK-së para vitit 2028

    Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë: Kosova do ta përmbushë planin dhjetëvjeçar të FSK-së para vitit 2028

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë dhe komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, gjeneralin Alexus Grynkewich.

    Në takim ishin të pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, si dhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.

    Kurti ka theksuar se Kosova, për katër vjet me radhë, ka shpenzuar mbi 2 për qind të Bruto Produktit Vendor për mbrojtje, duke nënvizuar investimet në rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Ai ka bërë të ditur se javën e kaluar janë betuar 515 ushtarë të rinj, ndërsa këtë javë 209 rekrutë kanë nisur stërvitjen bazë. Sipas Kurtit, Kosova po vazhdon me trajnime dhe blerje, me synim rritjen e profesionalizmit ushtarak dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së.

    Kryeministri ka deklaruar se vendi është përpara afateve të parapara në planin dhjetëvjeçar të zhvillimit të FSK-së dhe se synon ta përmbushë atë para vitit 2028.

    Kurti ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e Kosovës për rolin e NATO-s në çlirimin e vendit, si dhe për kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë dhe rajon./Telegrafi.

  • Kurti meets NATO’s supreme commander in Europe: Kosovo to meet ten-year KSF plan before 2028

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has hosted a meeting of NATO’s Supreme Allied Forces Commander in Europe and the commander of the United States European Command, General Alexus Grinkewich.

    KFOR Commander General Roberto Vergori also attended the meeting, as were loaded with work at the United States Embassy in Kosovo, Annu Prattipati.

    Kurti has stressed that Kosovo, for four years in a row, has spent over 2 percent of Bruto Local Protection Product underlining investments in the growth capacity of the Kosovo Security Force ( KSF).

    He has announced that 515 new soldiers have been sworn in last week, while 209 recruits have launched basic training this week. According to Kurti, Kosovo is continuing with training and acquisitions, aimed at boosting military professionalism and strengthening the KSF’s defence capacities.

    The prime minister has declared that the country is ahead of the envisioned deadlines in the ten-year KSF development plan and that it intends to meet it before 2028.

    Kurti has also expressed Kosovo’s gratitude for NATO’s role in freeing the country, as well as for KFOR’s contribution to maintaining lasting peace and long-term stability in Kosovo and the region. /Telegraphy.

  • Një pije popullore mund të rrisë rrezikun e gurëve në veshka, paralajmërojnë urologët

    Një pije popullore mund të rrisë rrezikun e gurëve në veshka, paralajmërojnë urologët

    Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme shëndetit të veshkave dhe, pa e kuptuar fare, duke zgjedhur pije të caktuara mund të rrisin rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

    Edhe pse marrja e mjaftueshme e lëngjeve është një nga mënyrat më të rëndësishme të parandalimit, ekspertët paralajmërojnë se një pije popullore mund të ketë efekt të kundërt nëse konsumohet në sasi të tepërta, shkruan Parade.

    Si formohen gurët në veshka?

    Gurët në veshka ndodhin kur përqendrimi i substancave të caktuara në urinë bëhet aq i lartë sa fillojnë të formohen kristale.

    “Me kalimin e kohës, këto kristale mund të rriten në gurë”, shpjegon urologu Dr. Graham Bobo i LCMC Health.

    Urologu Dr. Shiv Patel nga AAUrology thotë se gurët më të zakonshëm përbëhen nga oksalati i kalciumit. Ato formohen kur oksalatet, të pranishme në ushqime të tilla si spinaqi, arrat dhe çokollata, lidhen me kalciumin në urinë.

    Ekzistojnë gjithashtu gurë të acidit urik, të cilët ndodhin më shpesh tek njerëzit që nuk pinë mjaftueshëm lëngje, konsumojnë shumë proteina shtazore ose kanë probleme shëndetësore si podagra dhe diabeti.

    Sipas Dr. Patel, marrja e pamjaftueshme e ujit është një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për pothuajse të gjitha llojet e gurëve në veshka. Kur urina është shumë e koncentruar, mineralet kristalizohen më lehtë dhe formojnë gurë.

    Kush është më në rrezik?

    Disa njerëz kanë më shumë gjasa të zhvillojnë gurë në veshka. Urologët raportojnë se ky problem ndodh më shpesh tek burrat, megjithëse ndryshimi midis gjinive po zvogëlohet gradualisht.

    Historia familjare luan gjithashtu një rol të rëndësishëm. Nëse prindërit, vëllezërit ose motrat kishin gurë në veshka, rreziku është më i lartë.

    Njerëzit që e kanë pasur tashmë këtë problem shëndetësor kanë gjithashtu më shumë gjasa ta kenë atë përsëri.

    Vendi i banimit gjithashtu mund të ndikojë në rrezik. Njerëzit që jetojnë në zona të nxehta dhe me lagështi humbasin më shumë lëngje përmes djersitjes, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj dehidratimit.

    Obeziteti, një dietë e pasur me kripë dhe proteina shtazore, si dhe sëmundje të caktuara, të tilla si podagra dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve, mund të kontribuojnë gjithashtu në formimin e gurëve.

    Cilat simptoma tregojnë një gur në veshka?

    Gurët në veshka nuk mund të shkaktojnë gjithmonë simptoma. Nëse mbeten brenda veshkës, personi shpesh nuk ka probleme, kështu që problemi zbulohet rastësisht, gjatë një ekzaminimi për gjendje të tjera mjekësore.

    Megjithatë, kur guri fillon të lëvizë nga veshka në fshikëz, mund të shkaktojë dhimbje jashtëzakonisht të forta.

    Dhimbja zakonisht vjen papritur, është shumë intensive dhe vjen me valë. Më shpesh fillon në shpinë ose në njërën anë të trupit dhe mund të përhapet drejt ijëve.

    Mund të shfaqen edhe të përziera, urinim i shpeshtë ose një nevojë e papritur për të urinuar.

    Nëse dhimbja shoqërohet me ethe ose të dridhura, është e nevojshme të kërkoni ndihmë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur, pasi kjo mund të tregojë një infeksion të veshkave.

    Një pije popullore që mund të rrisë rrezikun

    Edhe pse hidratimi është çelësi i parandalimit, nuk ka rëndësi se çfarë lëngu pimë.

    Urologët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i çajit të ftohtë, veçanërisht ai i bërë nga çaji i zi, mund të rrisë rrezikun e gurëve në veshka.

    Arsyeja është përmbajtja e lartë e oksalateve, substanca që marrin pjesë në krijimin e llojit më të zakonshëm të gurëve në veshka.

    Sipas Dr. Patel, çaji i zi, i cili është baza e shumicës së çajrave të ftohtë, përmban sasi relativisht të larta të oksalateve.

    Konsumi i moderuar, deri në dy gota në ditë, sipas ekspertëve, në përgjithësi nuk duhet të jetë problem, por sasitë më të mëdha mund të rrisin rrezikun, veçanërisht tek njerëzit që janë tashmë të prirur ndaj formimit të gurëve.

    Është e rëndësishme të theksohet se rreziku nuk lidhet vetëm me sheqerin. Edhe çaji i ftohtë pa sheqer përmban oksalate.

    Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk ka asnjë arsye për ta eliminuar plotësisht këtë pije nga dieta. Disa studime madje tregojnë se konsumi i moderuar i çajit të zi mund të shoqërohet me një rrezik më të ulët të formimit të gurëve.

    Një mënyrë për të zvogëluar rrezikun potencial është të shtoni limon në çajin tuaj. Citrati i limonit mund të ndihmojë në lidhjen e kalciumit në urinë, duke zvogëluar mundësinë e formimit të kristaleve të oksalatit të kalciumit.

    Dr. Patel paralajmëron gjithashtu kundër lëngut të grejpfrutit, konsumi i rregullt i të cilit në disa studime të mëdha shoqërohet me një rrezik në rritje të gurëve në veshka. Megjithatë, arsyet për këtë lidhje ende nuk janë sqaruar plotësisht.

    Ekspertët arrijnë në përfundimin se marrja e mjaftueshme e ujit, një dietë e ekuilibruar dhe moderimi në konsumin e pijeve të ndryshme janë ndër masat më të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të veshkave.

  • A folk drink can increase the risk of kidney stones, lawyers warn

    Many people pay little attention to kidney health, and by choosing certain drinks, they may increase the risk of forming kidney stones.

    While sufficient liquid intake is one of the most important ways of prevention, experts warn that a folk drink can have a opposite effect if overconsumed, writes Parade.

    How do kidney stones form?

    Kidney stones occur when the concentration of certain substances in the urine becomes so high that they begin forming crystals.

    In time, these crystals can grow on stones, explains urologist Dr. Graham Bobo of LCMC Health.

    Urologist Dr. The most common stones are made up of calcium osalatium. They form when occults, present in foods such as spinach, nuts, and chocolate, are related to calcium in hunger.

    There are also uric acid stones, which most frequently occur among people who do not drink enough fluids, consume many animal proteins, or have health problems like podagra and diabetes.

    According to Dr. Patel, inadequate water intake is one of the most important risk factors for almost all kinds of kidney stones. When urine is very concentrated, minerals crystallize more easily and form stones.

    Who is more at stake?

    Some people are more likely to develop kidney stones. Urologists report that this problem occurs more frequently in men, although gender distinction is gradually decreasing.

    Family history also plays an important role. If parents, brothers, or sisters had kidney stones, the danger is higher.

    People who have already had this health problem are also more likely to have it again.

    The site of residence could also affect the danger. People living in hot, damp areas lose more fluids through perspiration, making them more sensitive to dehydration.

    Obezity, a diet rich in salt and animal protein, as well as certain diseases, such as podags and inflammatory intestine disease, can also contribute to the formation of stones.

    What symptoms show a kidney stone?

    Kidney stones cannot always cause symptoms. If they remain inside the kidney, the person often has no problems, so the problem is revealed by chance during an examination of other medical conditions.

    However, when the stone begins to move from kidney to bladder, it can cause extremely severe pain.

    The pain usually comes unexpectedly, it’s intense and it comes with waves. More often it starts on the back or on one side of the body and can spread toward the hips.

    They may also manifest mixed feelings, frequent urination, or a sudden need to urinate.

    If the pain is accompanied by fever or trembling, you need to seek medical help as soon as possible, since this may indicate a kidney infection.

    A Popular Drink That Can Increase Risk

    While hydration is the key to prevention, it does not matter what fluid we drink.

    Urologists warn that excessive consumption of iced tea, especially black tea, can increase the risk of kidney stones.

    The reason is the high content of osalates, substances that participate in the creation of the most common type of kidney stone.

    According to Dr. Patel, black tea, which is the basis of most iced teas, contains relatively high amounts of otsalats.

    Moderate consumption, up to two cups a day, according to experts, should not generally be a problem, but larger amounts can increase the risk, especially in people who are already prone to rock formation.

    It is important to note that the danger is not limited to sugar. Cold sugarless tea also contains osalate.

    Experts point out, however, that there is no reason to eliminate this drink completely from the diet. Some studies even indicate that moderate consumption of black tea can be accompanied by a lower risk of forming stones.

    One way to reduce the potential risk is to add lemon to your tea. The lemon’s certra can help connect calcium to urine, reducing the possibility of forming calcium osalat crystals.

    Dr. Patel also warns against grapefruit juice, whose regular consumption in some major studies is accompanied by a growing risk of kidney stones. However, the reasons for this relationship have not yet been fully clarified.

    Experts conclude that adequate water intake, a balanced diet, and moderate consumption of various beverages are among the most important measures for kidney health.

  • Carrick konfirmon nëse Fernandes do të vazhdojë të jetë kapiten i Man Utd

    Carrick konfirmon nëse Fernandes do të vazhdojë të jetë kapiten i Man Utd

    Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka konfirmuar se nuk ka ndërmend t’ia heqë shiritin e kapitenit Bruno Fernandesit, pavarësisht kritikave publike të portugezit ndaj taktikave të tij.

    Carrick ka bërë të qartë se Fernandes vazhdon të ketë besimin e tij dhe se angazhimi i mesfushorit ndaj klubit nuk vihet në dyshim.

    “Ai është plotësisht i përkushtuar ndaj këtij klubi dhe dëshiron që gjërat të përmirësohen. Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë”, deklaroi Carrick në një konferencë për media.

    “Ai është lojtari që e ka udhëhequr ekipin në mënyrë të shkëlqyer në shumë ndeshje dhe prej shumë vitesh, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, shtoi trajneri anglez.

    Më herët gjatë kësaj jave, mediat raportuan se Carrick dhe Fernandes kishin zhvilluar një bisedë kokë më kokë, me qëllim që të sqaronin situatën mes tyre dhe të linin pas çdo mosmarrëveshje.

    Gjatë këtij takimi, kapiteni portugez thuhet se i kishte konfirmuar trajnerit dëshirën për ta ndihmuar Manchester Unitedin që ta përmirësojë sezonin.

    Tashmë, Fernandes pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës kundër Chelseat, ku “Djajtë e Kuq” synojnë të marrin një rezultat pozitiv.

    Deklaratat e Carrickut tregojnë se, pavarësisht mospajtimeve të mundshme, ai vazhdon ta konsiderojë Fernandesin një figurë kyçe në skuadër dhe nuk planifikon ta ndryshojë hierarkinë e kapitenëve. /Telegrafi/