Category: Lajme

  • Zvicra shqyrton kufizimin e shpejtësisë në autostrada në 80 km/h për shkak të mungesës së karburantit

    Zvicra shqyrton kufizimin e shpejtësisë në autostrada në 80 km/h për shkak të mungesës së karburantit

    Lufta në Lindjen e Mesme dhe niveli i ulët i ujit në Rinin kanë vështirësuar furnizimin me karburant në Zvicër. Qeveria federale po shqyrton mundësinë e uljes së shpejtësisë në autostrada, por masa ende nuk është vendosur dhe zbatimi i saj nuk është i afërt.

    Zvicra po përballet me një situatë të tensionuar në furnizimin me karburant, për shkak të problemeve të transportit dhe zhvillimeve gjeopolitike. Në këtë kuadër, Zyra Federale për Furnizimin Ekonomik të Vendit po shqyrton mundësinë e kufizimit të shpejtësisë në autostrada në 80 kilometra në orë, si një masë të mundshme në rast se situata përkeqësohet, raporton SRF.

    Megjithatë, autoritetet theksojnë se bëhet fjalë vetëm për një mundësi që po shqyrtohet dhe jo për një vendim të marrë. Për momentin, zbatimi i këtij kufizimi mbetet larg.

    Lufta dhe niveli i ulët i Rinit vështirësojnë furnizimin

    Një nga arsyet kryesore të vështirësive është niveli i ulët i ujit në lumin Rin, i cili prej një kohe të gjatë po pengon transportin e mallrave me anije. Zakonisht, benzina dhe nafta për ngrohje transportohen drejt Zvicrës përmes rrugëve ujore, nga Roterdami në drejtim të Bazelit.

    Për shkak të kushteve aktuale, ky transport është kufizuar ndjeshëm. Ndërkohë, karburanti vazhdon të arrijë në Zvicër përmes rrugëve alternative, përfshirë transportin hekurudhor dhe tubacionet, transmeton Telegrafi.

    Nafta bruto transportohet, ndër të tjera, nga Shtetet e Bashkuara drejt Francës dhe më pas përmes një tubacioni deri në rafinerinë e Cressierit, në kantonin e Neuchâtel-it. Benzina dhe nafta gjithashtu transportohen me tren nga rafineria e Ingolstadtit në Gjermani.

    Sipas Roland Pfisterit, delegat për furnizimin ekonomik në nivel federal, situata është veçanërisht e ndjeshme për shkak të vështirësive të vazhdueshme në transportin përmes Rinit.

    Nëse edhe rrugët e tjera të furnizimit, si transporti hekurudhor ose tubacionet, do të pësonin ndërprerje, vendi mund të përballej me probleme serioze. Një dëmtim i tubacionit që do të zgjaste disa javë mund të shkaktonte mungesë të konsiderueshme të benzinës dhe naftës.

    Zvicra ka nisur të përdorë rezervat e detyrueshme

    Për të përballuar situata të tilla, Zvicra mban rezerva të detyrueshme të benzinës, naftës, vajgurit dhe karburantit për ngrohje.

    Që nga shtatori, autoritetet kanë nisur të përdorin herë pas here një pjesë të këtyre rezervave, por deri më tani në sasi të kufizuara.

    Sipas Pfisterit, javën e kaluar u liruan nga rezervat rreth katër për qind e sasisë së depozituar të naftës.

    Përdorimi i këtyre rezervave synon të kompensojë përkohësisht vështirësitë në furnizim. Ndërkohë, autoritetet po monitorojnë zhvillimet për të vlerësuar nëse do të nevojiten masa të tjera për të garantuar furnizimin me karburant në vend./Telegrafi/

  • Një tjetër sulm në Detin e Zi, fundoset anija greke me 421 kontejnerë pranë Bullgarisë

    Një tjetër sulm në Detin e Zi, fundoset anija greke me 421 kontejnerë pranë Bullgarisë

    Një tjetër sulm në Detin e Zi, fundoset anija greke me 421 kontejnerë pranë Bullgarisë

    Një anije kontejnerësh me pronësi greke është fundosur të mërkurën në Detin e Zi, pasi u godit nga tre dronë detarë pranë brigjeve të Bullgarisë. Të 18 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar, ndërsa autoritetet ende nuk kanë identifikuar përgjegjësit për sulmin.

    Rasti është pjesë e një serie sulmesh ndaj anijeve në pjesën perëndimore të Detit të Zi gjatë këtij muaji, duke shtuar shqetësimet për ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë në sigurinë e transportit detar në rajon.

    Anija CONTSHIP JET, e cila lundronte nën flamurin e Liberisë, transportonte 421 kontejnerë dhe ndodhej në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë, jashtë ujërave territoriale të këtij shteti. Ajo ishte nisur nga Haifa e Izraelit dhe po udhëtonte drejt portit të Konstancës në Rumani kur u sulmua.

    Goditjet shkaktuan dëme të rënda, duke bërë që anija përfundimisht të fundosej. Në mesin e 18 anëtarëve të ekuipazhit ishin 14 shtetas filipinas dhe katër ukrainas, të cilët arritën të shpëtoheshin dhe u transportuan në mënyrë të sigurt drejt portit bullgar të Varnës, sipas kompanisë administruese Contships Management.

    Qeveria bullgare ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji të paktën gjashtë anije janë sulmuar me dronë pranë brigjeve të vendit. Sipas deklaratave të autoriteteve, dyshohet se rreth dy duzina detarësh kanë humbur jetën në këto incidente.

    Përballë përshkallëzimit të situatës, Bullgaria, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka kërkuar ndihmë për forcimin e sigurisë përgjatë brigjeve të saj të Detit të Zi.

    Komandanti i Marinës Bullgare, Kiril Mihaylov, deklaroi për televizionin kombëtar se autoritetet ishin paralajmëruar për një sulm të mundshëm nga një avion patrullimi francez, por nuk kishin arritur ta parandalonin atë.

    Ndërkohë, kontrollet paraprake të zhvilluara të enjten nuk kanë evidentuar shenja të dukshme të ndotjes nga anija e fundosur. Megjithatë, ngarkesa e saj përfshinte bateri litium-jon, lëngje gërryese, acide dhe pajisje industriale, çka kërkon monitorim të mëtejshëm të zonës për të shmangur rreziqet e mundshme mjedisore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Another Black Sea attack, Greek ship sinks 421 containers near Bulgaria

    A Greek-owned container ship has sunk on Wednesday in the Black Sea, after being hit by three seamen on Bulgaria’s coast. All 18 crew members have been rescued, while authorities have not yet identified those responsible for the attack.

    The case is part of a series of ship attacks on the western part of the Black Sea this month, adding concerns about the impact of Russia’s war on Ukraine on maritime transport security in the region.

    Ship ONT MAKE, which sailed under Liberia’s flag, carried 421 containers and was located in Bulgaria’s exclusive economic zone, outside the territorial waters of this country. It had left the Haifa of Israel and was traveling to the port of Constanta in Romania when it was attacked.

    The shocks caused serious damage, causing the ship to eventually sink. Among the 18 crew members were 14 Filipino and four Ukrainian citizens who managed to be saved and transported safely to the Bulgarian port of Varna, according to the management company. Contships Management.

    The Bulgarian government has announced that during this month at least six ships have been attacked with fear off the country’s coast. According to authorities’ statements, about two dozen sailors have allegedly lost their lives in these incidents.

    In the face of escalation of the situation, Bulgaria, a member of the European Union and NATO, has sought help to strengthen security along its Black Sea coast.

    Bulgarian Navy Commander Kiril Mihaylov told national television that authorities had been warned of a possible attack by a French patrol plane but had failed to prevent it.

    Meanwhile, preliminary checks conducted Thursday have not recorded visible signs of pollution from the shipwreck. However, its cargo included lithium-on batteries, corrosive fluids, acids and industrial equipment, which requires further monitoring of the area to avoid possible environmental risks.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “M'u duk sikur m'u shemb gjithçka” – Saranda Jakupi rrëfen momentin kur mësoi se kishte kancer të gjirit

    “M’u duk sikur m’u shemb gjithçka” – Saranda Jakupi rrëfen momentin kur mësoi se kishte kancer të gjirit

    Një diagnozë që ia ndryshoi jetën dhe një moment që nuk do ta harrojë kurrë. Saranda Jakupi, e cila prej më shumë se gjashtë vjetësh po përballet me kancerin e gjirit, ka rrëfyer emocionet dhe tronditjen që përjetoi kur mjeku i komunikoi se ishte diagnostikuar me këtë sëmundje.

    Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”, Jakupi ka treguar se gjithçka nisi me disa shqetësime në gji, të cilat fillimisht nuk i kishte konsideruar si shenja të një sëmundjeje serioze.

    Pas ekzaminimeve mjekësore dhe biopsisë, ajo u përball me lajmin që do t’ia ndryshonte rrjedhën e jetës.

    Saranda kujton se në momentin kur hyri në ordinancë për të marrë rezultatet, nuk kishte njohuri të mjaftueshme për sëmundjen dhe nuk e priste një diagnozë të tillë.

    Ajo tregon se mjeku, pasi lexoi rezultatet, i shpjegoi se gjendja kërkonte ndërhyrje të shpejtë kirurgjikale.

    “Sa më shpejt duhet të hysh në operim”, kujton Jakupi t’i ketë thënë mjeku.

    Megjithatë, momenti më i vështirë për të ishte kur dëgjoi drejtpërdrejt diagnozën.

    “Ti je diagnostikuar me karcinomë të gjirit, kancer”, rrëfen ajo fjalët që ia komunikoi mjeku.

    Saranda pranon se reagimi i saj i parë ishte mospranimi i realitetit me të cilin po përballej.

    “Nuk dojsha me i pranu ato. M’u duk që m’u shemb krejt ajo ndërtesë”, shprehet ajo, duke përshkruar tronditjen emocionale që përjetoi.

    Për të, diagnoza nuk nënkuptonte vetëm fillimin e një trajtimi të vështirë mjekësor, por edhe përballjen me frikën, pasigurinë dhe shqetësimin për familjen.

    Nga ai moment, jeta e saj mori një drejtim tjetër, me ndërhyrje kirurgjikale, trajtime onkologjike dhe sfida të vazhdueshme fizike e emocionale.

    Gjatë intervistës, Jakupi ka treguar se deri më tani i është nënshtruar nëntë operimeve, ndërsa vazhdon të marrë trajtim për sëmundjen.

    Intervistën e plotë me Saranda Jakupin mund ta ndiqni në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, në platformat e Telegrafit.

    – YouTube www.youtube.com

  • Everything went down. Saranda Jakupi relates the moment when he learned that he had breast cancer

    Everything went down. Saranda Jakupi relates the moment when he learned that he had breast cancer

    A diagnosis that changed his life and a moment he will never forget. Saranda Jakupi, who has been facing breast cancer for more than six years, has related the emotions and shocks he experienced when his doctor communicated that he had been diagnosed with the disease.

    In the podcaster United Hospital i n The Laseric Center of the Eye ʹKubatiJakupi has shown that it all started with some trouble in his breast, which he had initially not considered as signs of a serious illness.

    After medical examinations and biopsy, she faced the news that would change the course of her life.

    Saranda recalls that the moment she entered the garden to get the results, she did not have enough knowledge of the disease, and she did not expect such a diagnosis.

    She relates that the doctor, after reading the results, explained that the situation required rapid surgery.

    As soon as you get into surgery, the doctor told Jakupi.

    The most difficult moment for him, however, was when he heard the diagnosis firsthand.

    You’ve been diagnosed with breast carcinoma, cancer, she relates the words the doctor communicated.

    Saranda admits that her first reaction was to reject the reality she was facing.

    I didn’t want to follow them. It seemed that the whole building collapsed, she says, describing the emotional shock she experienced.

    For him, diagnosis meant not only the beginning of difficult medical treatment but also the face of fear, uncertainty, and concern for the family.

    From then on, her life took a different course, with surgical surgery, oncology, and constant physical and emotional challenges.

    During the interview, Jakup has indicated that until now he has underwent nine operations while continuing to receive treatment for the disease.

    The full interview with Saranda Jakupi can be followed to the podcasten U.S. in the first place, on the telegram platforms.

    YouTube www.youtube.com

  • Zëvendëskryeministri belg kërkon përdorimin e “bazukës tregtare” të BE-së kundër SHBA-së për çmimet e barnave

    Zëvendëskryeministri belg kërkon përdorimin e “bazukës tregtare” të BE-së kundër SHBA-së për çmimet e barnave

    Bashkimi Evropian duhet të përgatitet të përdorë Instrumentin Kundër Shtrëngimit Ekonomik, të njohur si “bazuka tregtare”, ndaj Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të presionit të Uashingtonit për rritjen e çmimeve të barnave në Evropë, ka deklaruar zëvendëskryeministri belg, Frank Vandenbroucke.

    Vandenbroucke, i cili njëkohësisht është ministër i Shëndetësisë në Belgjikë, e bëri këtë thirrje në një dokument qëndrimi të publikuar të enjten nga instituti kërkimor Egmont, të cilin e bashkautorësoi me zëvendësshefen e kabinetit të tij, Gloria Ghéquière.

    Ai kërkoi gjithashtu që BE-ja të jetë e gatshme të pezullojë koncesionet tarifore të ofruara për Uashingtonin në kuadër të marrëveshjes tregtare Turnberry, të arritur në gusht të vitit 2025, nëse SHBA-ja vendos tarifa shtesë ndaj mallrave evropiane.

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po ushtron presion ndaj qeverive evropiane që të paguajnë më shumë për barnat, përmes politikës së saj të çmimeve të ashtuquajtura “të kombit më të favorizuar”. Synimi i Uashingtonit është që çmimet e barnave në SHBA të afrohen me ato të vendeve të tjera të pasura.

    Sipas administratës amerikane, qytetarët e SHBA-së po mbajnë në mënyrë të padrejtë një pjesë të madhe të kostove të kërkimit dhe zhvillimit të barnave, ndërsa vendet evropiane përfitojnë nga këto investime.

    Politika e “kombit më të favorizuar” i lidh çmimet e barnave në SHBA me çmimet më të ulëta të aplikuara në një grup vendesh të pasura, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Italinë. Deri më tani, Uashingtoni ka arritur marrëveshje për këtë skemë me 26 kompani farmaceutike, të cilat kanë pranuar të bazojnë çmimet e barnave të furnizuara për programin amerikan Medicaid në këto standarde.

    Kjo politikë synon t’i shtyjë prodhuesit farmaceutikë që të rrisin çmimet në vendet e tjera, të ulin çmimet në SHBA ose të bëjnë të dyja, transmeton Telegrafi.

    Paralelisht, Uashingtoni po shton presionin ndaj vendeve të veçanta të BE-së për të paguar më shumë për barnat. Në qershor, SHBA-ja nisi një hetim në kuadër të nenit 301 ndaj Gjermanisë, lidhur me pretendimet për “nënfinancim të vazhdueshëm” të barnave inovative. Hetimi mund të çojë në vendosjen e tarifave shtesë, duke tejkaluar kufirin prej 15 për qind të përcaktuar në marrëveshjen Turnberry.

    Përballë këtij presioni, disa vende evropiane po përpiqen të bashkërendojnë përgjigjen e tyre. Në një takim joformal të mbajtur javën e kaluar në Dublin, ministrat nga Irlanda, Franca, Gjermania, Italia, Danimarka, Suedia, Holanda dhe Belgjika diskutuan mundësinë e krijimit të një task-force evropiane për sektorin farmaceutik.

    “Nëse nuk punojmë së bashku dhe nuk veprojmë si ekip, vendet do të tundohen në mënyrë të pashmangshme të veprojnë të vetme”, deklaroi ministri francez i Tregtisë, Nicolas Forissier, për POLITICO-n.

    Në dokumentin e tyre, Vandenbroucke dhe Ghéquière argumentojnë se Brukseli duhet të nisë një hetim në kuadër të Instrumentit Kundër Shtrëngimit Ekonomik, si përgjigje ndaj politikës amerikane për çmimet e barnave. Ky mekanizëm i lejon BE-së të vendosë tarifa dhe kufizime ndaj shërbimeve në rastet kur një vend i tretë përdor presion ekonomik për të ndikuar në politikat e saj tregtare, me kusht që masa të mbështetet nga një shumicë e cilësuar e shteteve anëtare.

    “Procedura është mjaft e ndërlikuar, por edhe hapja e një shqyrtimi do të kishte efektin e vet”, thuhet në dokument.

    Autorët vënë në dukje gjithashtu një klauzolë në marrëveshjen e kompanisë Pfizer me administratën amerikane, sipas së cilës kompania duhet t’i ndajë me qeverinë e SHBA-së të ardhurat shtesë që vijnë nga rritja e çmimeve jashtë vendit. “Kështu, pagesat më të larta në vendet e tjera bëhen vetë burim të ardhurash për qeverinë amerikane”, shkruajnë ata.

    Vandenbroucke, ekonomist me profesion, vuri në pikëpyetje edhe logjikën ekonomike të kësaj politike. Sipas tij, për shkak se tregu amerikan është shumë më fitimprurës se tregjet e tjera, kompanitë farmaceutike mund të pranojnë të tërhiqen nga disa vende të huaja, nëse kjo u mundëson të ruajnë çmimet e larta në SHBA.

    Ai paralajmëroi se pasojat për Evropën mund të jenë rritje e ndjeshme e çmimeve të barnave ose tërheqje e disa produkteve nga tregu, ndërsa ulja e çmimeve në SHBA do të ishte relativisht e kufizuar.

    Sipas një parashikimi të cituar në dokument, çmimet në vendet që përdoren si pikë referimi mund të trefishohen, ndërsa në SHBA mund të ulen vetëm nga 7.5 deri në 15 për qind.

    “Pasojat do të shkonin përtej buxhetit të barnave, duke ushtruar presion mbi solidaritetin që sistemi i sigurimit shëndetësor universal synon të garantojë”, përfundojnë autorët. /Telegrafi/

  • Tragjedi në Turqi, shembet formacioni shkëmbor - viktima dhe të lënduar

    Tragjedi në Turqi, shembet formacioni shkëmbor – viktima dhe të lënduar

    Një situatë alarmante është regjistruar në Kapadokia të Turqisë, pasi një nga formacionet shkëmbore karakteristike të zonës u shemb në hyrje të muzeut në natyrë të Goremes.

    Sipas informacioneve të mediave turke, nga shembja kanë mbetur të paktën dy të vdekur.

    Në vendngjarje janë dërguar ekipe të shumta shpëtimi dhe ambulanca, ndërsa operacionet e shërbimeve të emergjencës vijojnë.

    Shembja ndodhi në një ditë me fluks të lartë vizitorësh, pasi e enjtja është festë kombëtare në Turqi, me rastin e përvjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.

    Shumë qytetarë kishin zgjedhur ta shfrytëzonin ditën e pushimit për të udhëtuar drejt Kapadokias, ku muzeu në natyrë i Goremes është një nga atraksionet më të rëndësishme turistike të zonës.

    Goreme është i njohur ndërkombëtarisht për këto formacione, si dhe për kishat dhe manastiret historike të gdhendura në shkëmbinj.

    Zona është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. /Telegrafi/

  • Emil Maksuti emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

    Emil Maksuti emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

    Emil Maksuti është caktuar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti e ka uruar për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësve të reja.

    Me këtë emërim, numri i zëvendësministrave ka mbërritur rreth 30.

    Më 15 shtator, Qeveria pati njoftuar për emërimin e 27 zëvendëministrave.

    E ndërkohë ka pasur emërime të tjera që s’ishin pjesë e kësaj liste prej 27 emrash.

    Ndërkaq kabineti qeveritar i ka 21 anëtarë (kryeministër, zëvendëskryeministër e ministra). /Telegrafi/

  • Konfirmohet vdekja e ish-ministres spanjolle në aksidentin hekurudhor

    Konfirmohet vdekja e ish-ministres spanjolle në aksidentin hekurudhor

    Partia Popullore e Spanjës ka konfirmuar vdekjen e ish-ministres Fatima Báñez, e cila humbi jetën në aksidentin hekurudhor të ndodhur të enjten.

    Báñez shërbeu si ministre e Punësimit nga viti 2011 deri në vitin 2018, gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Mariano Rajoy. Pas përfundimit të mandatit, ajo vazhdoi karrierën në sektorin privat, duke marrë drejtimin e organizatës së punëdhënësve spanjollë CEOE.

    Kryetari i Partisë Popullore, Alberto Núñez Feijóo, shprehu pikëllimin e thellë për vdekjen e saj, duke e përshkruar Báñez si një grua të palodhur, mike besnike dhe person të përkushtuar vazhdimisht për përmirësimin e jetës së spanjollëve.

    Edhe presidentja e Kongresit spanjoll, Francina Armengol, tha se lajmi për vdekjen e ish-ministres është pritur me dhimbje dhe trishtim të madh, transmeton Telegrafi.

    “Në emër të Kongresit, shpreh ngushëllimet e mia dhe gjithë mbështetjen për familjen dhe të afërmit e saj, kolegët nga Partia Popullore dhe ata të Fondacionit CEOE”, deklaroi Armengol.

    Edhe fondacioni CEOE shprehu pikëllimin për humbjen e Báñez, duke theksuar se ngrohtësia, bujaria dhe përkushtimi i saj do të lënë gjurmë të pashlyeshme te bizneset dhe në të gjithë ekipin e organizatës. /Telegrafi/

  • Former Spanish minister’s death confirmed in railway accident

    Spain’s People’s Party has confirmed the death of former minister Fatima Báñez, who lost his life in Thursday’s railway accident.

    Báñez served as Minister of Employment from 2011 to 2018 during the rule of former Prime Minister Mariano Rajoy. After the mandate ended, she continued her career in the private sector, taking the lead in the organisation of Spanish employers CEOE.

    People’s Party Chairman Alberto Núñez Faijó expressed deep grief over her death, describing Báñez as a hardworking woman, loyal friend and a person devoted constantly to improving Spanish life.

    Spanish Congress President Francina Armenolol said that news of the former minister’s death has been met with great pain and sadness, Television broadcasts.

    On behalf of Congress, I express my condolences and all my support for my family and relatives, colleagues from the People’s Party and those from the CEOese Foundation, said Armingol.

    Even the CEOE foundation expressed grief over Báñez’s loss, stressing that its warmth, generosity and dedication will leave a lasting impression on businesses and on the entire organisation’s team. /Telegraphy/