Category: Lajme

  • Barcelona zbulon problemin kryesor që e shqetëson më së shumti Flickun pas dy humbjeve radhazi

    Barcelona zbulon problemin kryesor që e shqetëson më së shumti Flickun pas dy humbjeve radhazi

    Barcelona e ka identifikuar mungesën e efikasitetit në presionin e lartë si problemin kryesor taktik në dy humbjet e para të sezonit: ndaj PSG-së së Luis Enriques në Ligën e Kampionëve dhe kundër Real Madridit në El Clasico, të zhvilluar në ‘Camp Nou’.

    Këto dy disfata treguan se, pavarësisht fitoreve të thella ndaj kundërshtarëve të tjerë, skuadra e Hansi Flickut është larg të qenit e përsosur.

    Stafi teknik, i udhëhequr nga Hansi Flick, arriti në përfundimin se struktura defanzive e Barcelonës u ekspozua përballë kundërshtarëve me lojtarë të nivelit të lartë individual.

    Si pasojë, katalunasit pësuan gjashtë gola në 180 minuta lojë. Trajneri gjerman është i shqetësuar, pasi e di se është jashtëzakonisht e vështirë të fitohet Liga e Kampionëve pa funksionuar siç duhet presioni ndaj kundërshtarit.

    Në aksionin që solli golin për rezultatin 1-0 në ‘Camp Nou’, Raphinha doli për të bërë presion ndaj Dean Huijsenit, i cili kishte topin, ndërsa Anthony Gordon bëri një lëvizje të gjatë drejt Ibrahima Konates.

    Ky veprim la Aurelien Tchouamenin të lirë në mesfushë, për shkak të vonesës së Fermin Lopezit për të mbuluar hapësirën. Kjo i mundësoi francezit të lidhej me Fede Valverden në krahun e djathtë. Uruguaiani e riktheu më pas topin te Tchoumaeni, i cili vazhdonte të ishte i pambuluar dhe kishte hapësirë për të vazhduar aksionin.

    Pozicionimi pasiv i Lamine Yamalit bëri që Marc Cucurella dhe Bernardo Silva të mos mbuloheshin siç duhej, duke i mundësuar mesfushorit portugez të merrte topin me hapësirë.

    Në atë zonë mungonte presioni nga Rodri ose Pedri, ndaj Bernardo kishte kohë të mjaftueshme për të kontrolluar topin dhe për ta pasuar në krahun e majtë.

    Ndërhyrja e mëvonshme e Cucurellas e detyroi Joao Cancelon të largohej nga mbulimi i Yan Diomandes. Kjo hapi një korridor në qendër të mbrojtjes, të cilin e shfrytëzoi Kylian Mbappé për të shënuar.

    Ishte një gol spektakolar, por mbi të gjitha një aksion që nxori në pah problemin kryesor taktik të Barcelonës: vështirësitë për të organizuar presionin e lartë dhe për të ruajtur ekuilibrin mbrojtës kur përballet me kundërshtarë të nivelit të lartë./Telegrafi/

  • Kuvendi miraton rishikimin e buxhetit për 2026 me 62 vota, opozitës nuk i kalojnë amendamentet

    Kuvendi miraton rishikimin e buxhetit për 2026 me 62 vota, opozitës nuk i kalojnë amendamentet

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 62 vota për rishikimin e Buxhetit për vitin 2026, i cili përfshinte shtatë amendamente. Megjithatë, vetëm dy prej tyre morën mbështetjen e deputetëve, ndërsa propozimet e opozitës nuk u miratuan.

    Rishikimi i buxhetit u shoqërua me debate dhe akuza mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me ndarjen e mjeteve për pagën e 13-të dhe pagesat retroaktive për përvojën e punës.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, e cilësoi propozimin e Qeverisë si “mbulesë për 120 milionë euro, për të cilat u vendos në fillim të vitit”, duke pretenduar se ligji ka probleme si në aspektin procedural, ashtu edhe në përmbajtje.

    Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkoi sqarime nga Ministria e Financave, duke thënë se duhet të bëhet e qartë nëse ndryshimet synojnë të mbulojnë pagën e 13-të, e cila ishte ndarë në fillim të këtij viti.

    Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, i cilësoi ndryshimet e propozuara si dinakëri të ministrit Murati.

    Këto kritika u kundërshtuan nga ministri i Financave, i cili tha se paga e 13-të për vitin 2026 ishte paraparë në buxhet dhe ishte paguar gjatë këtij viti.

    “Paga e 13-të është e paraparë në buxhet dhe është paguar. Kjo që po ndodh është mbulimi i hendekut nga alokimi i parakohshëm, ashtu siç e ka paraparë Ligji i Buxhetit. E paga e 13-të për vitin e ardhshëm paguhet në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi Murati.

    Ai shtoi se ndryshimet lidhen edhe me pagesën retroaktive të përvojës së punës.

    Pas kësaj deklarate, debati mes ministrit dhe deputetëve opozitarë u ashpërsua. Hoti e akuzoi Muratin për keqpërdorim dhe e quajti gënjeshtar, ndërsa Haxhiu e cilësoi atë “mashtrues”. Bajrami, nga ana tjetër, e quajti situatën “keqplanifikim të planifikuar”.

    Në shtator, Qeveria kishte miratuar ndryshimet që parashiheshin të mundësonin rialokimin e 102 milionë eurove për pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik dhe për mbulimin e pagesave retroaktive të diferencës së shtesës prej 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Vitin e kaluar, Qeveria kishte ndarë pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

    Shtesa për përvojën e punës ishte ndryshuar me Ligjin për Paga të vitit 2022. Për 15 vjetët e parë të përvojës, shtesa ishte ulur nga 0.5 në 0.25 për qind për çdo vit, ndërsa pas vitit të 15-të parashihej 0.5 për qind. Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë ndryshim antikushtetues, pas së cilës qytetarët nisën të paraqesin padi për kompensimin retroaktiv të diferencës.

    Një tjetër çështje e diskutuar gjatë shqyrtimit të amendamenteve ishte ndarja e një milion eurove për mbulimin e protezave për invalidët e luftës. Megjithatë, propozimi i Komisionit për Mirëqenie Sociale nuk mori mbështetjen e deputetëve. /Telegrafi/

  • Kuvendi miraton ndryshimet në Buxhetin 2026, opozita nuk merr pjesë në votim

    Kuvendi miraton ndryshimet në Buxhetin 2026, opozita nuk merr pjesë në votim

    Kuvendi miraton ndryshimet në Buxhetin 2026, opozita nuk merr pjesë në votim

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026.

    Projektligji u miratua me 62 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

    Në votim nuk morën pjesë deputetët e opozitës.

    Burimi: Sinjali

  • Parliament approves changes to 2026 budget, opposition does not participate in vote

    The Kosovo Assembly has adopted the Bill on Change and Fulfill Law on Budget Breaks for 2026 in second review.

    The bill was approved by 62 votes for, while there was no vote against or abstention.

    Opposition deputies did not participate in the vote.

    Source Layer: Signal

  • Suspendohet kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj

    Suspendohet kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj

    Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është suspenduar.

    Dukagjini ka mësuar se anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), kanë votuar unanimisht për suspendimin e saj.

    Burimi: Dukagjini

  • Peja Chief Prosecutor, Joy Vucetaj Suspends

    The chief prosecutor of the Constitutional Prosecutorship in Pec, Joy Vucetaj, has been suspended.

    Duagjini has learned that members of the Kosovo Prosecutorial Council ( The KKP, have unanimously voted for its suspension.

    Source Layer: Dukeagini

  • ​KPK diskuton rastin e Arlinda Zekajt, e mbyllur për media

    ​KPK diskuton rastin e Arlinda Zekajt, e mbyllur për media

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Në të pritet të shqyrtohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës në lidhje me rastin.

    Artlinda Zekaj u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës nga kunati i saj, i cili tashmë është arrestuar. Vrasja e Zekajt ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë. /KP/

  • MMPH-ja ndan 150 mijë euro për përfundimin e Qendrës së Kompostimit në Kamenicë

    MMPH-ja ndan 150 mijë euro për përfundimin e Qendrës së Kompostimit në Kamenicë

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndarë 150 mijë euro për përfundimin e punimeve në Qendrën e Kompostimit në Kamenicë.

    Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar edhe për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me nënkryetaren e Kamenicës, Arta Bajralija.

    “Qendra e Kompostimit në Kamenicë do të bëhet! Kemi ndarë 150 mijë euro nga MMPH, për përfundimin e punimeve në Qendrën e Kompostimit në Kamenicë”, ka shkruar Pacolli-Dalipi.

    Sipas saj, ky investim synon të përmirësojë menaxhimin e mbeturinave organike dhe të kontribuojë në reduktimin e sasisë së mbeturinave.

    “Ky investim do të ndihmojë në menaxhimin më të mirë të mbeturinave organike, reduktimin e mbeturinave dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për qytetarët e asaj zone”, ka theksuar ministrja.

    Ajo ka bërë të ditur se memorandumi për realizimin e këtij investimi është nënshkruar me nënkryetaren e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija. /Telegrafi/

  • Klekovski: Së bashku me Klinikën e Neurologjisë punojmë për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe për të zvogëluar aftësinë e kufizuar si pasojë e goditjes në tru

    Klekovski: Së bashku me Klinikën e Neurologjisë punojmë për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe për të zvogëluar aftësinë e kufizuar si pasojë e goditjes në tru

    Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot mbajti fjalim në aktivitetin qendror me rastin e Ditës Botërore të Goditjes në Tru, organizuar nga Klinika e Neurologjisë, kushtuar parandalimit, njohjes në kohë të simptomave dhe përmirësimit të kujdesit shëndetësor për pacientët.

    Ai tha se në rastin e goditjes në tru, parandalimi dhe trajtimi në kohë janë veçanërisht të rëndësishëm, pasi koha për reagim është vetëm disa orë.

    “Për këtë nevojiten diagnostikimi radiologjik i qasshëm dhe mundësia e fillimit të menjëhershëm të terapisë. Ky aktivitet për rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin është vetëm një hap. Së bashku me Klinikën e Neurologjisë, po punojmë për përmirësimin e rrugëve të trajtimit të pacientëve me goditje në tru, me qëllim shpëtimin e sa më shumë jetëve dhe zvogëlimin e aftësisë së kufizuar. Njëkohësisht, dëshiroj të shpreh kënaqësinë time për punën e suksesshme të Klinikës së Neurologjisë, e cila arrin të trajtojë çështje me rëndësi të madhe për sistemin tonë shëndetësor”, theksoi ministri Klekovski.

    Ai sqaroi se Klinika e Neurologjisë është një nga klinikat më komplekse dhe rikujtoi procesin e decentralizimit të terapisë për sklerozën multiple, i cili filloi në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“, në Spitalin Klinik të Shtipit dhe në Spitalin e Ohrit, ndërsa tashmë po ndërmerren hapa për përfshirjen edhe të spitaleve në Tetovë, Prilep dhe Strumicë.

    Gjatë ditëve në vijim do të publikohen informacione edhe për përparimin në trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit dhe sëmundjes së Alzheimerit, në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Lubjanës.

    Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Jovan Bozhinovski, theksoi se aktivitetet u realizuan në disa qytete të vendit dhe se qëllimi i këtij aktiviteti është arritur.

    “Në kuadër të aksionit për kontrolle parandaluese falas, të organizuar në sheshin e Shkupit, u kontrolluan 147 qytetarë dhe u kryen 160 ekzaminime me Doppler, ku një pacient u shtrua në spital për shkak të një gjetjeje klinike të rëndësishme. Rreth 50 për qind e personave të kontrolluar kishin gjetje të caktuara, ndërsa rreth 30 për qind e tyre do t’i ftojmë për ekzaminime shtesë në Klinikën e Neurologjisë. Çdo minutë është e rëndësishme, koha është tru – njohja në kohë e simptomave bën dallimin midis jetës dhe vdekjes, si dhe midis aftësisë së kufizuar dhe mirëqenies fizike e psikologjike. Po aq i rëndësishëm është edhe parandalimi i duhur, sepse në 90 për qind të rasteve, goditja në tru mund të parandalohet”, theksoi Bozhinovski.

  • Itali, 17-vjeçarja shqiptare nën hetim për lidhje me ISIS-in, vendoset në një qendër për të mitur

    Itali, 17-vjeçarja shqiptare nën hetim për lidhje me ISIS-in, vendoset në një qendër për të mitur

    Një vajzë shqiptare 17-vjeçare, që jeton në provincën e Raguzës në Itali, është vendosur në një qendër rezidenciale për të mitur, pas dyshimeve se ka shpërndarë propagandë të ISIS-it në rrjetet sociale dhe është vetëtrajnuar për aktivitete terroriste.

    Vendimi për vendosjen e saj në këtë qendër është marrë nga Gjykata për të Mitur e Katanias dhe është zbatuar nga Policia e Shtetit në Raguzë.

    Sipas autoriteteve italiane, e mitura dyshohet se ka publikuar në internet video propagandistike që shfaqnin ekzekutime të të burgosurve, materiale që mbështesnin ISIS-in, si dhe udhëzues për vetë-trajnim dhe prodhimin e mjeteve shpërthyese në kushte shtëpie, raporton agjencia e lajmeve Ansa.

    Ajo dyshohet gjithashtu se ka komunikuar në internet me persona që pretendonin se ishin pjesë e ISIS-it, si dhe me individë të tjerë që promovonin aktivitete terroriste.

    Hetimet nisën për propagandë terroriste

    Fillimisht, vajza ishte nën hetim për përkrahje të terrorizmit. Megjithatë, pas monitorimit të rrjeteve sociale dhe kontrollit të telefonit të saj, hetuesit ngritën dyshime edhe për vetë-trajnim me qëllim përfshirjen në aktivitete terroriste, përfshirë terrorizmin ndërkombëtar, transmeton Telegrafi.

    Sipas raportimit, 17-vjeçarja vjen nga një familje shqiptare fermerësh, e cila është e integruar mirë në komunitetin ku jeton.

    Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë. Policia italiane po përpiqet të identifikojë personat me të cilët vajza dyshohet se ka komunikuar në internet.

    Rasti është ende nën hetim dhe dyshimet ndaj të miturës nuk përbëjnë vendim përfundimtar për fajësinë e saj./Telegrafi/