Category: Lajme

  • Bayerni i dërgon mesazh Real Madridit për Olisen

    Bayerni i dërgon mesazh Real Madridit për Olisen

    Bayerni i dërgon mesazh Real Madridit për Olisen

    Bayern Munich nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Michael Olises, pavarësisht interesimit të Real Madridit.

    Drejtori i përgjithshëm i klubit gjerman, Jan-Christian Dreesen, ka konfirmuar se synimi është ta mbajë francezin për një kohë sa më të gjatë dhe se në të ardhmen e afërt pritet të nisin bisedimet për përmirësimin e kontratës së tij, e cila skadon në qershor të vitit 2029.

    Dreesen beson se Olise mund ta fitojë Topin e Artë edhe duke luajtur në Bundesligë, duke theksuar se Bayerni i ofron kushtet e duhura për të shkëlqyer.

    Vendosmëria e klubit bavarez mbështetet edhe te paraqitjet e jashtëzakonshme të sulmuesit këtë sezon: 12 gola dhe 7 asistime në 12 ndeshje zyrtare, me gjithsej 981 minuta në fushë./Klankosova.tv

  • Klasi është i përjetshëm: Në moshën 40-vjeçare, Luis Suarez kujtoi ditët e lavdisë me një gol të shkëlqyer

    Klasi është i përjetshëm: Në moshën 40-vjeçare, Luis Suarez kujtoi ditët e lavdisë me një gol të shkëlqyer

    Luis Suarez hapi rezultatin me një goditje të fortë në ndeshjen midis Inter Miami dhe Cincinnati, dhe një pikë në barazimin 2-2 për klubi nga Florida u shpëtua nga goli i Riquelme Filippi në minutën e 90-të.

    Sulmuesi uruguaian, i cili mbushi 39 vjeç në janar, tregoi edhe një herë se mosha nuk ia ka hequr ndjenjën e golave.

    Pas një pjese të parë pa gola, Suarez me një gjuajtje të fortë dhe të shpejtë e kaloi portierin e Cincinnatit në minutën e 61-të duke i dhënë Inter Miamit epërsinë në një ndeshje të sezonit të rregullt të MLS-së të luajtur të mërkurën mbrëma.

    Duket se goli i tij do të ishte i mjaftueshëm për të fituar, por Cincinnati e përmbysi rezultatin në fund. Kenji Mboma Dem barazoi në minutën e 80-të, dhe Samuel Gidi i kaloi vizitorët në epërsi gjashtë minuta më vonë.

    Megjithatë, Inter Miami i shpëtoi humbjes falë Riquelme Filippit, i cili hyri në fushë në minutën e 83-të, dhe në minutën e 90-të shënoi golin e tij të parë me fanellën e klubit nga Florida dhe i solli ekipit një pikë. /Telegrafi/

  • Estonia planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve përgjatë kufirit me Rusinë

    Estonia planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve përgjatë kufirit me Rusinë

    Estonia po planifikon të ndërtojë rreth 150 bunkerë përgjatë kufirit me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar gatishmërinë mbrojtëse të vendit, ka bërë të ditur ministri estonez i Mbrojtjes, Martin Herem, më 28 tetor.

    Sipas mediumit estonez ERR, bunkerët do të ndërtohen në rajonin Ida-Virumaa, i cili kufizohet me Rusinë. Rreth 100 prej tyre do të vendosen në prona shtetërore, ndërsa 50 të tjerë në prona private ose komunale. Herem nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me përdorimin e tyre.

    Masat e fundit vijnë në kohën kur vazhdojnë shqetësimet për kërcënimet ruse ndaj krahut lindor të NATO-s. Në përgjigje të shtimit të agresionit rus në rajon, tri shtetet baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania – kanë rritur përpjekjet për përgatitje strategjike, duke nxitur gatishmërinë e popullsisë civile dhe duke shtuar shpenzimet për mbrojtjen.

    Zyrtarët e NATO-s kanë paralajmëruar për hyrje të dronëve rusë në hapësirën ajrore të vendeve të rajonit, shkelje të hapësirës ajrore, sabotime dhe kërcënime të tjera hibride. Ndërkohë, shtetet baltike dhe vendet fqinje po forcojnë sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore.

    Që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, NATO ka përforcuar krahun e saj lindor përmes dislokimit të trupave shtesë dhe përgatitjes së planeve për reagim të shpejtë ndaj kërcënimeve të mundshme.

    Në fillim të këtij muaji, ushtria estoneze njoftoi se do ta zhvendosë përgjithmonë një brigadë luftarake më pranë kufirit rus. Brigada e Parë pritet të vendoset në një bazë të zgjeruar rishtazi, më pak se 50 kilometra larg kufirit me Rusinë, me qëllim përmirësimin e gatishmërisë për t’iu përgjigjur një sulmi të mundshëm.

    Estonia shpenzon për mbrojtjen një shumë të barabartë me 5.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), duke tejkaluar objektivin prej pesë për qind të përcaktuar nga NATO.

    Edhe Letonia dhe Lituania po ndërmarrin hapa për forcimin e mbrojtjes. Më 26 tetor, ushtria letoneze njoftoi se brigada e NATO-s e vendosur në këtë vend kishte nisur stërvitjet më të mëdha të dislokimit të forcave të zhvilluara deri më tani.

    Ndërkaq, ministri i Brendshëm i Lituanisë, Martynas Katelynas, bëri thirrje më 7 tetor për vendosjen e trupave përgjatë kufirit të vendit me enklavën ruse të Kaliningradit, duke e cilësuar këtë masë si parandaluese.

    Në kuadër të përpjekjeve për të kufizuar rreziqet e sigurisë, Letonia ka ndërtuar së fundmi një gardh të ri prej 280 kilometrash përgjatë kufirit me Rusinë. Finlanda, nga ana tjetër, përfundoi në shtator ndërtimin e një gardhi prej 200 kilometrash përgjatë kufirit të saj me këtë shtet.

  • Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është prioritet strategjik

    Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është prioritet strategjik

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Zyrën e Kryeministrit një delegacion prej 11 anëtarësh nga nëntë shtete të ndryshme, të Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

    Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik i vendit, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për paqen e qëndrueshme dhe sigurinë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

    Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin dhe hapat e ardhshëm, përparimin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

    Një tjetër temë e diskutimit ishte ngritja e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe aftësimi profesional i pjesëtarëve të saj, në përputhje me politikat dhe standardet e NATO-s.

    Kurti ka ritheksuar rëndësinë që ka integrimi euroatlantik për sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës. /Telegrafi/

  • Shiroka Pula takon Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve

    Shiroka Pula takon Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve

    Në takimin e zhvilluar në Presidencë, Damka, i shoqëruar nga dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti turk, e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.

    Presidentja, ndërkaq, e uroi Damkën për 103-vjetorin e Republikës së Turqisë, duke ritheksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula vlerësoi kontributin e të gjitha komuniteteve në zhvillimin e vendit dhe theksoi përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të tyre, si dhe forcimin e barazisë, përfshirjes dhe bashkëjetesës në Kosovë.

    Burimi: RTKLive

  • Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve

    Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve

    “Është shkelje e rëndë e rregullores ajo që po bëni, kërkojmë kalimin menjëherë në votim”, tha Balla.

    Propozimi për ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim u miratua me 84 vota pro dhe 1 kundër. Pas këtij vendimi, mes tymueseve dhe flakadanëve, mazhoranca vijoi procedurën për miratimin e projektligjeve pa debat parlamentar, mes të cilëve edhe projektligji për Bankën e Shqipërisë.

    Po ashtu u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për vitin 2024 si dhe projektligji “Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë” dhe atë “Për mbrojtjen e konsumatorit”.

    Deputetët socialistë miratuan edhe ndryshimet në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik ose strehim social, si dhe ndryshimet në ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Në të njëjtën seancë mori miratimin edhe projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për peshkimin.

    Pjesë e vendimmarrjes ishin edhe projektvendimet për strukturën, organikën dhe klasifikimin e pagave të personelit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë personelin që do të angazhohet për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Gjithashtu, u miratuan ndryshimet në strukturën organizative dhe kategorizimin e pozicioneve të punës në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

    Tensionet u shoqëruan edhe me masa disiplinore ndaj disa deputetëve të opozitës. Xhelal Mziu u përjashtua nga seanca, ndërsa u vendos përjashtimi edhe i deputetëve Himçi, Kaso dhe Nallbati.

    Burimi: RTKLive

  • Opposition blocks folk, majority approves bills among flares

    It’s a serious violation of the regulation what you’re doing, we’re asking for the transfer immediately to the vote, Balla said.

    The proposal for halting discussions and passage to the polls was approved by 84 votes for and 1 against. Following that decision, between smokeers and flares, the majority followed the procedure for adopting laws without parliamentary debate, including the draft law for the Bank of Albania.

    The draft law on ratification of the financial co-operation agreement between Albania and Germany for 2024 was also adopted, as well as the draft law on the Fiscal Council of the Republic of Albania and on consumer protection.

    Socialist MPs also approved amendments to the law on managing items confiscated as illegal construction, aimed at using them for public interest or social housing, as well as changes to the law on managing seized and confiscated assets. In the same session, the draft law on certain changes and additions to the fishing law received approval.

    Part of the decision-making was the drafts for the structure, body and salary classification of the Central Election Commission staff, including personnel engaged in organising and managing the 2027 local elections. Also approved were changes to the organisational structure and classification of working positions in the High Inspectorate of Declaration and Property Control and Conflict of Interests.

    Tensions were accompanied by disciplinary measures against some opposition deputies. Xhelal Mziu was expelled from the hearing, while the expulsion of both deputies Himmci, Kaso and Nallbat was established.

    Source Layer: RTKLive

  • Shiroka Pula meets Damka, discuss representation of communities

    At the meeting held in the Presidencys, Damka, accompanied by two Kosovo Parliament deputies from the Turkish community, congratulated Shiroka Pula for taking office and wanted success in exercising the mandate.

    The president, meanwhile, congratulated Damka for the 103th anniversary of the Republic of Turkey, refocusing good relations between Kosovo and Turkey.

    According to the presidency’s announcement, Shiroka Pula praised the contribution of all communities to the country’s development and stressed commitment to protecting their rights, as well as strengthening equality, inclusion and co-existence in Kosovo.

    Source Layer: RTKLive

  • AGK-ja shpreh shqetësim që Apeli e mbylli për media gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt

    AGK-ja shpreh shqetësim që Apeli e mbylli për media gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK),  ka shprehur shqetësim për vendimin e Gjykatës së Apelit që seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt të mbahet e mbyllur për media.

    Në reagimin e saj, AGK-ja ka thënë se Gjykata e Apelit nuk ka dhënë asnjë arsye apo sqarim për këtë vendim, të cilin e konsideron kufizim të paarsyeshëm të lirisë së medias.

    Sipas AGK-së, ky vendim cenon mundësinë e mediave për të raportuar mbi mënyrën se si gjykatat i trajtojnë rastet e femicidit.

    Asociacioni e ka cilësuar vendimin si censurues, duke theksuar se ai vjen vetëm disa ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast në të cilin mediat dhe gazetarët kanë dokumentuar dështimet e institucioneve shtetërore për ta mbrojtur viktimën.

    AGK-ja ka vlerësuar se nuk ekziston ndonjë rrezik ligjor që do ta justifikonte këtë kufizim dhe se vendimi i Gjykatës së Apelit pamundëson informimin e publikut për mënyrën se si trajtohen rastet e tilla nga drejtësia.

    AGK-ja i ka bërë thirrje Gjykatës së Apelit që në raste të tilla të garantojë lirinë e medias dhe jo të kufizojë paarsyeshëm të drejtën për qasje në informacion.

    Burimi: Dukagjini

  • Mbyllja e seancës së Apelit ndaj Naim Murselit për publikun, vëllai i Liridona Ademajt kërkon transparencë

    Mbyllja e seancës së Apelit ndaj Naim Murselit për publikun, vëllai i Liridona Ademajt kërkon transparencë

    Gjykata e Apelit e ka mbyllur për publikun seancën e Kolegjit ku do të elaborohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit për të mos lejuar mediat të raportojnë nga seanca në rastin e vrasjes së motrës së tij.

    Përmes një postimi, ai ka thënë se ky vendim, sipas tij, i bën hije të keqe Gjykatës së Apelit, duke kërkuar që procesi gjyqësor të zhvillohet me transparencë.

    “Sot mora pjesë në seancën e Apelit në rastin e vrasjes së Liridonës, ku gjykata vendosi të mos lejojë mediat të raportojnë për këtë rast.

    E kundërshtoj fuqishëm këtë vendim, i cili, sipas meje, i bën hije të keqe Gjykatës së Apelit”, ka shkruar Ademaj.

    Ai ka theksuar se në raste të tilla, kur një grua vritet, institucionet e drejtësisë duhet të dëshmojnë se po e kryejnë punën e tyre me përgjegjësi dhe transparencë, e jo që procesi të zhvillohet në fshehtësi.

    “Kur na vriten motrat, gjykata duhet t’i tregojë botës se drejtësia po e bën punën e saj me transparencë dhe përgjegjësi, e jo që procesi të zhvillohet në fshehtësi”, ka deklaruar ai.

    Ademaj ka vlerësuar se nuk ka arsye që seancat e Apelit të zhvillohen pa praninë e mediave dhe publikut, duke ritheksuar kërkesën e familjes për drejtësi për Liridonën.

    “Në seancat e Apelit nuk ka asgjë të re që të arsyetojë mbylljen e tyre nga mediat dhe publiku. Ne kërkojmë drejtësi për Liridonën dhe transparencë në çdo hap të këtij procesi”, ka përfunduar ai.

    Liridona Ademaj u vra në nëntor të vitit 2023, ndërsa bashkëshorti i saj, Naim Murseli, është i akuzuar në këtë rast.

    Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj Naim Murselit dhe dy tjerëve

    Burimi: Dukagjini