Category: Lajme

  • Vëllai i Liridonës pas seancës në Apel: Vendimin me burg përjetë e presim për Naimin, Granitin dhe Kushtrim

    Vëllai i Liridonës pas seancës në Apel: Vendimin me burg përjetë e presim për Naimin, Granitin dhe Kushtrim

    Vëllai i Liridonës pas seancës në Apel: Vendimin me burg përjetë e presim për Naimin, Granitin dhe Kushtrim

    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore në Gjykatën e Apelit, në rastin e vrasjes së motrës së tij.

    Ai tha se ajo që ndodhi sot nuk ishte e hijshme, duke kritikuar mbylljen e seancës.

    Megjithatë, familja pret që vendimi për të akuzuarit të jetë me burgim të përjetshëm, ashtu siç kërkojnë për Naim Murselin dhe Granit Plavën, duke shpresuar që i njëjti vendim të përfshijë edhe Kushtrim Kokallën.

    “Çfarë pamë ne sot në këtë seancë, nuk ishte e hijshme. Sot gjykata mundi ta thotë të vërtetën dhe t’i lirojë mediat, e të krijojë bindjen se i mbron gratë, motrat e nënat tona.

    Ne presim që vendimi të jetë ai si për Naimin, Granitin me burgim të përjetshëm dhe shpresojmë që këtij vendimi t’i bashkëngjitet edhe Kushtrim Kokalla”, u shpreh ai.

    Ndryshe, Murseli është ankuar në Apel, duke kërkuar dënim më të butë. /Klankosova.tv

  • Nga vështirësia për të kërkuar ndihmë te dyshimi në vetvete: Shenjat e keqkuptimit në fëmijëri

    Nga vështirësia për të kërkuar ndihmë te dyshimi në vetvete: Shenjat e keqkuptimit në fëmijëri

    Një fëmijë mund të ndihet i dashur, por jo domosdoshmërisht i kuptuar.

    Kur prindërit nuk i dëgjojnë ndjenjat dhe mendimet e tij, ai mund të rritet me vështirësi për të shprehur veten dhe për të krijuar besim te të tjerët.

    Një studim i publikuar në vitin 2023 në revistën JAMA Network Open, me më shumë se 15 mijë adoleshentë të ndjekur deri në moshën madhore, zbuloi se kënaqësia me komunikimin me nënën lidhej me më pak stres dhe simptoma depresioni më vonë në jetë.

    Përvojat e tilla mund të ndikojnë edhe në mënyrën se si një person sillet në moshë madhore. Disa zakone që mund të lidhen me ndjenjën e keqkuptimit në fëmijëri janë:

    • E keni të vështirë të kërkoni ndihmë: Nëse përvojat me të rriturit ju kanë bërë të ndiheni të pavlerësuar, mund ta keni më të vështirë të tregoni cenueshmëri dhe të mbështeteni te të tjerët.
    • Dyshoni te vetja: Kur ndjenjat dhe mendimet e një fëmije shpërfillen vazhdimisht, ai mund të fillojë të besojë se nuk është mjaftueshëm i mirë.
    • E keni të vështirë të merrni vendime: Sipas terapistes klinike Helen McKibben, shpërfillja e ideve të fëmijës mund të ndikojë në besimin që ai ka te aftësia e vet për të gjykuar dhe vendosur.
    • Nuk arrini t’i shpjegoni lehtë ndjenjat tuaja: Kur një person ndihet vazhdimisht i keqkuptuar, mund të bëhet më e vështirë për të të shprehë qartë atë që mendon dhe ndien.
    • Mbylleni në vetvete: Përvojat e përsëritura të keqinterpretimit mund t’ju bëjnë të hezitoni të ndani mendimet dhe ndjenjat, madje edhe me familjen apo miqtë.

    Megjithatë, këto zakone nuk dëshmojnë domosdoshmërisht se dikush është ndjerë i keqkuptuar në fëmijëri.

    Ato mund të kenë shkaqe të ndryshme, ndërsa njohja e tyre mund të ndihmojë në kuptimin më të mirë të vetes dhe në ndërtimin e marrëdhënieve më të shëndetshme. /Telegrafi/

  • Koshashënuesi më i mirë në Kosovë, Mika Adams rrëfehet për Telegrafin: E duam titullin në Rahovec

    Koshashënuesi më i mirë në Kosovë, Mika Adams rrëfehet për Telegrafin: E duam titullin në Rahovec

    Mika Adams po kalon një fillim mbresëlënës të sezonit me Rahovecin 029, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të spikatur të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Amerikani ka shënuar 163 pikë në gjashtë ndeshjet e para, me një mesatare prej 27.2 pikësh për ndeshje, ndërsa kulmin individual deri më tani e ka arritur ndaj Vëllaznimit, kur realizoi 37 pikë.

    Në një intervistë për Telegrafin, Adams ka folur për formën e tij, nivelin e basketbollit kosovar, objektivat e Rahovecit 029 dhe ambiciet për të ardhmen.

    Duke folur për fillimin e sezonit, Adams thotë se ndihet i bekuar për mundësinë që ka dhe se përgatitja e përditshme në palestër është çelësi i paraqitjeve të tij.

    “E ndiej se e kam nisur sezonin shumë mirë dhe jam mirënjohës e i bekuar që ndodhem në këtë pozitë. Asgjë nuk është e mundur pa Zotin. Sinqerisht, jam në palestër çdo ditë, duke punuar fort dhe duke u përgatitur për të performuar në nivel të lartë. Për këtë arsye kam shumë besim në veten time. Nuk përqendrohem shumë te numrat, thjesht punoj, i besoj procesit dhe i pranoj rezultatet”, deklaroi Adams për Telegrafin.

    Paraqitjet e tij të vazhdueshme dhe minutat e shumta në parket kanë bërë që amerikani të jetë një prej pikave kryesore të Rahovecit 029. Ai beson se për të ruajtur këtë nivel duhet t’i përmbahet metodës së tij të punës, pavarësisht rezultateve apo vështirësive që mund të hasë gjatë sezonit.

    “Gjithçka ka të bëjë me qëndrimin në palestër, besimin te puna ime dhe besimin në veten time. E di se gjatë sezonit do të ketë ulje-ngritje, por unë gjithmonë i përmbahem metodës sime. Nuk entuziazmohem tepër kur gjërat shkojnë mirë dhe as nuk demoralizohem kur nuk shkojnë sipas planit.

    “Jam vërtet mirënjohës që kam trajnerë dhe bashkëlojtarë që besojnë tek unë dhe më japin mundësinë t’i shfaq aftësitë e mia. Trajnerët kanë shumë besim tek unë. Ndonjëherë as nuk më nxjerrin nga loja, kështu që sigurisht që lodhem! Por e përqafoj çdo mundësi që më japin dhe përpiqem ta shfrytëzoj në maksimum”, u shpreh ai.

    Për Adamsin, Superliga e Kosovës ka një nivel të konsiderueshëm dhe potencial që, sipas tij, nuk vlerësohet sa duhet.

    “Sinqerisht, mendoj se në Superligën e Kosovës ka shumë talent dhe se ky është një kampionat i nënvlerësuar. I njoh edhe disa prej lojtarëve që luajnë në skuadrat e tjera, gjë që e bën konkurrencën edhe më interesante. Deri më tani, ky është kampionati më i mirë ku kam luajtur. Më kujton vitin tim të parë në Evropë, kur luaja në ligën NM1 të Francës, por mendoj se Superliga e Kosovës ka pak më shumë popullaritet dhe vëmendje”, tha basketbollisti amerikan.

    Sa i përket objektivave të Rahovecit 029, Adams nuk e fsheh ambicien për ta rikthyer titullin e kampionit në qytet. Ai pranon se skuadra është ende në proces të ndërtimit të harmonisë dhe njohjes më të mirë të lojës së njëri-tjetrit, por beson se përmirësimi nga ndeshja në ndeshje mund t’i afrojë drejt synimit të tyre.

    “Synimi ynë është ta rikthejmë titullin e kampionit në Rahovec. Ende po mësojmë mënyrën se si luan secili prej nesh dhe po ndërtojmë harmoninë në skuadër, por me çdo ndeshje po bëhemi më të mirë dhe më të fortë.

    “Jemi një skuadër e re, me shumë potencial, dhe besoj se, teksa vazhdojmë të zhvillohemi dhe të bashkohemi edhe më shumë si ekip, mund të konkurrojmë me çdo skuadër në këtë ligë. E dimë se nuk do të jetë e lehtë, por besojmë në veten tonë dhe në atë që po ndërtojmë. Jemi të gatshëm të luftojmë për diçka të veçantë këtë sezon”, theksoi Adams.

    Edhe pse po regjistron statistika mbresëlënëse, amerikani thotë se nuk ka hyrë në sezon me objektiva të caktuara individuale.

    “Sinqerisht, para fillimit të sezonit nuk kisha vendosur ndonjë objektiv personal. Përqendrimi im kryesor ka qenë të bëj gjithçka që i nevojitet skuadrës. Sigurisht, do të ishte bukur ta fitoja çmimin MVP të ligës, por çmimet individuale nuk kanë shumë kuptim pa fituar ndeshje dhe, në fund të fundit, pa e fituar titullin e kampionit”.

    “Besoj plotësisht se kemi atë që nevojitet për t’u kualifikuar në ‘play-off’. Sa i përket asaj se deri ku mund të shkojmë, është ende herët për të thënë, sepse mendoj se si skuadër kemi shumë hapësirë për t’u përmirësuar. Nëse vazhdojmë të përparojmë, të qëndrojmë të përqendruar dhe të punojmë së bashku, besoj se mund të arrijmë diçka të veçantë këtë sezon”, deklaroi ai.

    Basketbollisti e konsideron mundësinë që ka fituar me Rahoveci 029 si një bekim nga Zoti dhe beson se paraqitjet e mira, të shoqëruara me fitore të skuadrës, mund t’i hapin rrugën drejt një niveli më të lartë të basketbollit.

    “Besoj vërtet se mundësia që kam me Rahovecin 029 dhe në Superligën e Kosovës është një bekim nga Zoti. Jam mirënjohës për vendin ku ndodhem tani dhe e kuptoj se, nëse vazhdoj të paraqitem në nivel të lartë dhe ta ndihmoj skuadrën të fitojë ndeshje, kam mundësinë ta çoj karrierën time në një nivel tjetër. Për momentin, besoj se e kam vetë në dorë fatin tim dhe gjithçka varet nga unë për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë mundësi”, përfundoi Adams./Telegrafi/

  • Zvicra, vendi me imazhin më të mirë në botë sipas një studimi  ndërkombëtar

    Zvicra, vendi me imazhin më të mirë në botë sipas një studimi  ndërkombëtar

    Zvicra dhe Kanadaja janë vendet me imazhin më pozitiv në botë, sipas një studimi të ri ndërkombëtar. Ndërkohë, perceptimi për Shtetet e Bashkuara është përkeqësuar ndjeshëm, duke i renditur ato ndër vendet me vlerësimin më negativ në nivel global.

    Sipas “Renditjes Globale të Perceptimit 2026”, Zvicra dhe Kanadaja ndajnë vendin e parë, me nga 36 pikë pozitive. Pas tyre renditet Japonia me 34 pikë, e ndjekur nga Suedia me 33 pikë. Italia dhe Norvegjia plotësojnë grupin e vendeve me vlerësimin më të lartë, me nga 32 pikë secila.

    Renditja nxjerr në pah praninë e madhe të vendeve evropiane në krye të listës. Në mesin e 20 vendeve të para janë edhe Spanja, Danimarka, Finlanda, Holanda, Irlanda, Portugalia, Austria, Greqia, Belgjika dhe Gjermania, raporton Watson.

    SHBA-ja, ndër vendet me imazhin më negativ

    Ndryshe nga Zvicra dhe Kanadaja, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 64-t nga 68 vende dhe organizata të vlerësuara, me një rezultat prej minus 16 pikësh.

    Vetëm Irani, Afganistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli kanë rezultate më të dobëta. Në fund të renditjes ndodhet Izraeli me minus 24 pikë, i ndjekur nga Koreja e Veriut dhe Afganistani me nga minus 19 pikë, Irani me minus 17 dhe SHBA-ja me minus 16 pikë.

    Sipas autorëve të studimit, kjo prirje nuk tregon domosdoshmërisht një polarizim të ri global, por më tepër një largim të shumë vendeve nga Shtetet e Bashkuara, pa nënkuptuar një afrim automatik me Kinën apo Rusinë.

    Një nga gjetjet kryesore është se SHBA-ja perceptohet tashmë më negativisht në nivel global sesa Rusia. Sipas studimit, imazhi i saj është përkeqësuar me pothuajse 40 pikë që nga viti 2024.

    Ndërkohë, Kina është i vetmi vend mes tri fuqive të mëdha që gëzon një imazh pozitiv në nivel global.

    Në Evropë, të tria fuqitë perceptohen negativisht. Kina ka rezultatin më pak negativ, me minus 14 pikë, ndërsa SHBA-ja regjistron minus 35 pikë dhe Rusia minus 47 pikë, transmeton Telegrafi.

    Zvicra vlerëson pozitivisht edhe sistemin e saj demokratik

    Përveç imazhit pozitiv në nivel ndërkombëtar, Zvicra renditet lart edhe në vlerësimin që qytetarët i bëjnë sistemit të tyre politik.

    Në Indeksin e Perceptimit të Demokracisë, vendi renditet i pesti, me një rezultat prej 19 pikësh pozitive. Përpara tij janë Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda.

    Ky indeks nuk mat se sa demokratik konsiderohet një vend nga qytetarët e vendeve të tjera, por mënyrën se si banorët e tij e përjetojnë demokracinë. Vlerësimi përfshin tetë fusha, mes tyre zgjedhjet, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, pluralizmin politik dhe transparencën qeveritare.

    Qytetarët zviceranë vlerësojnë më pozitivisht sundimin e ligjit, me 33 pikë, transferimin paqësor të pushtetit, me 31 pikë, lirinë e shprehjes, me 26 pikë, dhe edukimin politik, me 24 pikë.

    Në të kundërt, transparenca e qeverisë vlerësohet negativisht, me minus 16 pikë. Sipas studimit, kjo është fusha e demokracisë që vlerësohet më dobët nga qytetarët në mbarë botën.

    Si u realizua studimi?

    Të dhënat janë pjesë e “Indeksit të Perceptimit të Demokracisë 2026”, të realizuar nga Nira Data dhe Aleanca e Demokracive.

    Në studim morën pjesë 94.146 persona nga 98 vende, të anketuar nga 19 marsi deri më 21 prill 2026. Sipas organizatorëve, rezultatet janë përfaqësuese në nivel kombëtar dhe janë peshuar sipas moshës, gjinisë dhe nivelit të arsimit.

    Për të vlerësuar imazhin ndërkombëtar, pjesëmarrësve iu kërkua të shprehnin qëndrimin e tyre pozitiv ose negativ ndaj vendeve dhe organizatave të ndryshme. Rezultati përfundimtar llogaritet duke zbritur përqindjen e vlerësimeve negative nga ajo e vlerësimeve pozitive.

    Renditja përfshin 68 vende dhe organizata që janë vlerësuar nga të gjitha 85 vendet pjesëmarrëse në këtë pjesë të anketës. Rezultatet pasqyrojnë perceptimin global për një vend dhe nuk përbëjnë matje të drejtpërdrejtë të cilësisë së demokracisë së tij./Telegrafi/

  • Trump rally interrupted by protesters on charges of ties with Epstein

    American President Donald Trump’s rally in Ohio was interrupted by two protesters who raised the case of Jeffrey Epstein, the person convicted of sexual acts who passed away in 2019.

    One of the protesters intervened a few minutes after Trump’s speech began, shouting: Turmip traveled on Jeffrey Epstein’s plane.

    The crowd reacted with shouting as the president responded to the interruption.

    Trump claimed he had expelled Epstein from his Mar-a-Lago club in Florida more than two decades ago.

    I kicked Jeffrey Epstein out of the club 25 years ago because I thought he was a crazy man. It was a very good thing I did, he said.

    The American president denied that Epstein had travelled with him and tried to connect the financeman with the Democrats.

    He never traveled with me. You know who he was traveling with? With all friends and Democrats. He was a Democrat, Trump said.

    He also claimed he was fully acquitted over the Epstein case.

    Then Trump named the protesters paid for and lost.

    The disruptions occurred at a time when public calls for publishing documents related to Epstein, who was arrested in 2019 under federal charges of sexual trafficking, are increasing.

    He died that same year in a New York prison while awaiting trial. His death was considered suicide. /Telegraphy/

  • Mukunski: Dialogue with Bulgaria continues after elections, will accept any EU support for a long-term solution

    Macedonia expects European Union member states to respect the highest standards of rule of law and considers Bulgaria to be home to condemned persons and persons against whom legal procedures are under way. Foreign Affairs Minister Timco Mucunski declared this today after meeting with Slovak counterpart Juraj Blnar, who is on an official visit to Skopje.

    Mukunski stressed that the country continues its efforts to find a lasting solution to progress in European integration.
    Mucunski, responding to a journalist’s question whether he has had a new meeting with his Bulgarian colleague after the incident with Iva Mihailova’s escape, said he would be careful in related statements because, as he stressed, Macedonia has no interest in becoming part of the political scene related to the topic, especially during the period when presidential elections are taking place in Bulgaria.

    There is a dialogue and it will continue. We are creating a bilateral dialogue with Bulgaria, but also with representatives of the European Union and EU member states. We are actively discussing all decisions related to European integration, because they require consensus, Mucunski said.

    Mukunski announced that there have been important meetings at the highest level in recent days, including with French Minister for European Affairs in Montenegro, where he has directly presented our country’s positions. He stressed that during today’s meeting with his Slovak counterpart, Juraj, unblocking the Euro-intensive process was one of the main topics, given that all decisions related to enlargement and integration have exceptional weight and demand full consensus in Brussels.

    He stressed that any solution that will be reached with Bulgaria, if it is in line with the country’s positions, will have to receive support and consensus within the EU. According to him, the country’s European path has no alternative and the government will continue to work on the issue./Telegraphy/

  • AGK-ja kundërshton mbylljen e seancës për media në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

    AGK-ja kundërshton mbylljen e seancës për media në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim për vendimin e Gjykatës së Apelit për ta mbajtur të mbyllur për media seancën gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

    Përmes një reagimi publik, AGK-ja ka bërë të ditur se gjykata nuk ka dhënë arsye apo sqarime për vendimin e saj për përjashtimin e mediave nga seanca.

    Sipas AGK-së, ky vendim përbën kufizim të paarsyeshëm të lirisë së medias për të raportuar mbi mënyrën se si gjykatat trajtojnë rastet e femicidit.

    Asociacioni ka theksuar se mbyllja e seancës vjen vetëm disa ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast për të cilin mediat dhe gazetarët kanë raportuar për dështimet e institucioneve shtetërore në mbrojtjen e saj.

    AGK-ja vlerëson se nuk ekziston ndonjë rrezik ligjor që do ta justifikonte kufizimin e qasjes së mediave në këtë seancë, duke e cilësuar vlerësimin e Gjykatës së Apelit si të gabuar.

    Sipas këtij asociacioni, një vendim i tillë pamundëson informimin e publikut dhe cenon të drejtën e qytetarëve për të kuptuar se si trajtohen rastet e femicidit nga sistemi gjyqësor.

    Në fund të reagimit, AGK-ja i ka bërë thirrje Gjykatës së Apelit që në raste të tilla t’i japë përparësi garantimit të lirisë së medias dhe qasjes në informacion, në vend të kufizimeve që i konsideron të paarsyeshme. /Telegrafi/

  • Mucunski: Dialogu me Bullgarinë vazhdon pas zgjedhjeve, do të pranojmë çdo mbështetje nga BE për një zgjidhje afatgjate

    Mucunski: Dialogu me Bullgarinë vazhdon pas zgjedhjeve, do të pranojmë çdo mbështetje nga BE për një zgjidhje afatgjate

    Maqedonia pret që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të respektojnë standardet më të larta të sundimit të ligjit dhe e konsideron të papranueshme që Bullgaria të jetë strehë për persona të dënuar dhe persona kundër të cilëve po zhvillohen procedura ligjore. Këtë e deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, pas takimit me homologun e tij sllovak Juraj Blanar, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shkup.

    Mucunski theksoi se vendi vazhdon përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për përparimin në integrimin evropian.
    Mucunski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ka pasur një takim të ri me kolegun e tij bullgar pas incidentit me arratisjen e Iva Mihailovës, tha se do të jetë i kujdesshëm në deklaratat që lidhen me këtë çështje, sepse, siç theksoi ai, Maqedonia nuk ka interes të bëhet pjesë e skenës politike që lidhet me temën, veçanërisht gjatë periudhës kur po zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Bullgari.

    “Ka një dialog dhe do të vazhdojë. Po krijojmë një dialog dypalësh me Bullgarinë, por edhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së. Po diskutojmë në mënyrë aktive të gjitha vendimet që lidhen me integrimin evropian, sepse ato kërkojnë konsensus”, tha Mucunski.

    Mucunski njoftoi se ditët e fundit ka pasur takime të rëndësishme në nivelin më të lartë, përfshirë edhe me Ministrin francez për Çështjet Evropiane, në Mal të Zi, ku i ka paraqitur drejtpërdrejt qëndrimet e vendit tonë. Ai theksoi se gjatë takimit të sotëm me homologun e tij sllovak Juraj, zhbllokimi i procesit eurointegrues ishte një nga temat kryesore, duke pasur parasysh se të gjitha vendimet që lidhen me zgjerimin dhe integrimin kanë peshë të jashtëzakonshme dhe kërkojnë konsensus të plotë në Bruksel.

    Ai theksoi se çdo zgjidhje që do të arrihet me Bullgarinë, nëse është në përputhje me qëndrimet e vendit, do të duhet të marrë mbështetje dhe konsensus brenda BE-së. Sipas tij, rruga evropiane e vendit nuk ka alternativë dhe Qeveria do të vazhdojë të punojë për këtë çështje./Telegrafi/

  • Tubimi i Trumpit ndërpritet nga protestuesit me akuza për lidhjet me Epstein

    Tubimi i Trumpit ndërpritet nga protestuesit me akuza për lidhjet me Epstein

    Tubimi i presidentit amerikan Donald Trump në Ohajo u ndërpre nga dy protestues, të cilët ngritën çështjen e Jeffrey Epstein, personit të dënuar për vepra seksuale, i cili ndërroi jetë në vitin 2019.

    Njëri nga protestuesit ndërhyri pak minuta pas fillimit të fjalimit të Trumpit, duke bërtitur: “Trumpi udhëtoi me avionin e Jeffrey Epstein”.

    Turma reagoi me brohoritje, ndërsa presidenti iu përgjigj ndërprerjes.

    Trump pretendoi se e kishte përjashtuar Epstein nga klubi i tij Mar-a-Lago, në Florida, më shumë se dy dekada më parë.

    “E përzura Jeffrey Epstein nga klubi 25 vjet më parë, sepse mendoja se ishte një njeri i çmendur. Ishte një gjë shumë e mirë që bëra”, deklaroi ai.

    Presidenti amerikan mohoi se Epstein kishte udhëtuar me të dhe u përpoq ta lidhte financierin me demokratët.

    “Ai nuk ka udhëtuar kurrë me mua. E dini me kë udhëtonte? Me të gjithë miqtë e demokratëve. Ai ishte demokrat”, tha Trump.

    Ai pretendoi gjithashtu se ishte “plotësisht i shfajësuar” lidhur me çështjen Epstein.

    Më pas, Trump i cilësoi protestuesit si “protestues të paguar” dhe “humbës”.

    Ndërprerjet ndodhën në një kohë kur po shtohen thirrjet publike për publikimin e dokumenteve që lidhen me Epstein, i cili u arrestua në vitin 2019 nën akuza federale për trafikim seksual.

    Ai vdiq po atë vit në një burg në New York, ndërsa priste gjykimin. Vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje. /Telegrafi/

  • Bajrami kërkon nga Qeveria të bëjë publike humbjet e mundshme nga Plani i Rritjes i BE-së

    Bajrami kërkon nga Qeveria të bëjë publike humbjet e mundshme nga Plani i Rritjes i BE-së

    Bajrami kërkon nga Qeveria të bëjë publike humbjet e mundshme nga Plani i Rritjes i BE-së

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Qeverisë që të publikojë shumën e mjeteve që Kosova rrezikon t’i humbasë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

    Bajrami tha se gjashtë nga 13 reformat e parapara nuk janë përmbushur brenda afatit të 30 qershorit, ndërsa kërkoi transparencë për vlerën e mjeteve që mund të humbasin.

    Ajo theksoi se deklaratat e zyrtarëve qeveritarë për humbjet e mundshme nuk janë të njëjta. Sipas saj, zyrtari Zulfaj ka përmendur rreth 60 milionë euro, ndërsa kryeministri Albin Kurti rreth 40 milionë euro.

    Bajrami kërkoi gjithashtu që të bëhet publik raporti i Komisionit Evropian, i cili vlerëson përmbushjen e reformave në kuadër të agjendës për reforma ekonomike.

    Ajo rikujtoi edhe masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës gjatë mandatit të kaluar, duke pretenduar se mungesa e koordinimit me institucionet evropiane kishte sjellë humbjen dhe shtyrjen e projekteve me vlerë prej qindra miliona eurosh.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali