Category: Lajme

  • Haxhiu në Kuvend bën thirrje për solidaritet me gratë e prekura nga kanceri i gjirit

    Haxhiu në Kuvend bën thirrje për solidaritet me gratë e prekura nga kanceri i gjirit

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së Kuvendit, ka ftuar deputetët që t’i vendosin shiritat në ulëset e tyre, në shenjë solidariteti me gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit.

    Haxhiu theksoi se, ndonëse Tetori i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit po përfundon, kujdesi për shëndetin duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit.

    Ajo rikujtoi rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes, duke theksuar se diagnostikimi në kohë rrit ndjeshëm mundësitë për shërim.

    “Thirrja jonë mbetet e njëjtë: ju lutem, bëni kontrollet me kohë dhe shkoni rregullisht te mjeku”, u shpreh Haxhiu.

    Në fund, ajo shprehu solidaritet të plotë me gratë që po përballen me këtë sëmundje dhe familjet e tyre, duke nënvizuar rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin. /Telegrafi/

  • Netanyahu akuzon Turqinë dhe Katarin për ndërhyrje në zgjedhje

    Netanyahu akuzon Turqinë dhe Katarin për ndërhyrje në zgjedhje

    Netanyahu akuzon Turqinë dhe Katarin për ndërhyrje në zgjedhje

    Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka ngritur dyshime për financim të mundshëm nga Turqia dhe Katari të organizatave që kanë nxitur pjesëmarrjen e votuesve arabë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit. Akuzat, të cilat ende nuk janë konfirmuar me prova publike, kanë vënë në lëvizje agjencinë izraelite të sigurisë së brendshme, Shin Bet, pas ndërhyrjes së kryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor.

    Sipas raportimeve të mediave izraelite, Likud dyshon se fonde nga Turqia dhe Katari janë kanalizuar drejt organizatave të angazhuara në mobilizimin e votuesve arabë. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë publike asnjë provë që të vërtetojë përfshirjen e këtyre dy vendeve në financimin e aktiviteteve të pretenduara. Sipas televizionit izraelit Kanal 12, informacionet që lidhen me dyshimet për ndërhyrje të huaj u përcollën te gjyqtari i Gjykatës së Lartë dhe kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Noam Solberg. Raportimet pretendojnë gjithashtu se mënyrat e dyshuara të transferimit të parave kanë ngjashmëri me mekanizma të përdorur në të kaluarën për financimin e aktiviteteve terroriste. Megjithatë, origjina e fondeve dhe ligjshmëria e transaksioneve të pretenduara nuk janë sqaruar.

    Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Noam Solberg, i ka kërkuar kreut të Shin Bet, David Zini, të hetojë dyshimet për financim të huaj dhe blerje të mundshme votash, duke kërkuar që rezultatet e hetimit t’i raportohen brenda një jave. Në letrën drejtuar Zinit, Solberg theksoi se ishte informuar për dyshime serioze lidhur me përpjekje të mundshme për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në procesin zgjedhor, përmes subjekteve të huaja që pretendohet se veprojnë kundër interesave të Izraelit.

    “Edhe pse nuk mund ta konfirmoj vlefshmërinë e këtyre akuzave, besoj se, duke pasur parasysh përfshirjen e subjekteve të huaja, ekziston një detyrim për t’i hetuar ato tërësisht”, deklaroi Solberg, sipas raportimeve.

    Ai i kërkoi kreut të Shin Bet të përdorë kompetencat e agjencisë për mbledhjen e provave që mund të konfirmojnë ose të rrëzojnë pretendimet, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së besimit të qytetarëve te procesi zgjedhor dhe integriteti demokratik. Në letrën e tij, Solberg nuk përmendi drejtpërdrejt Turqinë apo Katarin dhe as nuk identifikoi organizatat që dyshohet se kanë përfituar nga financimi i mundshëm i huaj. Dyshimet për ndërhyrje të huaj vijnë në një klimë të tensionuar politike, pasi Likud ka ngritur akuza për parregullsi në zonat ku jetojnë qytetarët arabë të Izraelit.

    Partia e Netanyahut ka pretenduar se zgjedhjet janë “vjedhur” nga partitë arabe, duke përmendur blerje votash, frikësim të votuesve, mashtrim dhe përdorim të pretenduar të programeve kompjuterike të paligjshme për mobilizimin e elektoratit. Megjithatë, policia izraelite deklaroi të enjten, më 29 tetor, se nuk ka prova hetimore apo informacione të inteligjencës që të mbështesin pretendimet për mashtrim të përhapur zgjedhor. Ky qëndrim i policisë lidhet me akuzat e ngritura nga Likud për parregullsi në procesin zgjedhor dhe nuk përbën përfundim të hetimit të veçantë të Shin Bet për financimin e mundshëm nga jashtë vendit.

    Zhvillimet pasojnë zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, në të cilat rritja e pjesëmarrjes së votuesve arabë forcoi përfaqësimin e partive arabe në Knesset, parlamentin izraelit. Sipas të dhënave të raportuara, gjatë numërimit asnjëri prej dy blloqeve kryesore politike nuk kishte siguruar shumicën e nevojshme prej 61 mandatesh për të formuar qeverinë, duke shtuar pasigurinë mbi negociatat politike.

    Në këtë situatë, hetimi i Shin Bet pritet të jetë një element i rëndësishëm për sqarimin e pretendimeve për financim të huaj dhe ndikim të mundshëm në zgjedhje. Mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të gjejnë prova që mbështesin akuzat e Likud apo nëse dyshimet do të rrëzohen gjatë hetimeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Netanyah accuses Turkey, Qatar for election intervention

    Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu’s Likud party has raised doubts about possible financing from Turkey and Qatar of organisations that have promoted the participation of Arab voters in the 27 October parliamentary elections. The charges, which have not yet been confirmed with public evidence, have set in motion the Israeli Internal Security Agency, Shin Bet, following the Central Election Commission chairman’s intervention.

    According to Israeli media reports, Likud doubts that funds from Turkey and Qatar have been channeled towards organisations engaged in mobilising Arab voters. So far, however, no evidence has been made to prove the two countries’ involvement in financing alleged activities. According to Israeli TV Kanal 12, information related to allegations of foreign intervention was forwarded to Supreme Court Judge and Central Election Commission Chairman Noah Solberg. Reports also claim that the alleged ways of transferring money have similarities with mechanisms used in the past for financing terrorist activities. However, the origin of funds and the legality of alleged transactions have not been clarified.

    Central Election Commission Chairman Noah Solberg has asked Shin Bet leader David Zini to investigate allegations of foreign financing and possible vote purchases, demanding that the results of the investigation be reported within a week. In his letter to Zin, Solberg stressed that he was informed of serious doubts about possible attempts to illegally influence the election process through foreign subjects allegedly acting against Israel’s interests.

    Even though I cannot confirm the validity of these charges, I believe that, given the involvement of foreign subjects, there is an obligation to investigate them thoroughly.Said Solberg, reporting.

    He urged the head of Shin Bet to use the agency’s competencies for collecting evidence that could confirm or undermine claims, underlining the importance of maintaining citizens’ trust in the election process and democratic integrity. In his letter, Solberg did not directly mention Turkey or Qatar, nor did he identify organisations allegedly benefiting from possible foreign financing. Suspects of foreign intervention come in a tense political climate, as Likud has pressed charges of irregularities in areas where Arab Israeli citizens live.

    Netanyah’s party has claimed that the elections were taken by Arab parties, citing vote purchases, voter intimidation, fraud and alleged use of illegal software to mobilise the electorate. However, Israeli police said Thursday, October 29th, that there is no investigative evidence or intelligence information to support claims of widespread election fraud. This position of police relates to the charges brought by Likud for irregularities in the election process and does not amount to the outcome of the special Shin Bet investigation of possible financing from abroad.

    The developments follow the 27 October parliamentary elections, in which increasing Arab voters’ participation strengthened the representation of Arab parties in Knesset, the Israeli Parliament. According to reported data, neither of the two main political blocs had provided the necessary majority of 61 mandates to form the government, adding uncertainty over political negotiations.

    In this situation, the Shin Bet investigation is expected to be an important element in clarifying foreign financing claims and possible impact on elections. It remains to be seen whether authorities will find evidence supporting Likud’s charges or whether allegations will be dropped during the investigation.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlinda Zekajt

    Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlinda Zekajt

    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se ka nisur inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Hoti e konfirmoi këtë para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, duke u përgjigjur me “Po” në pyetjen nëse ka nisur inspektimi në këtë institucion.

    Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur reagime publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, përfshirë shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit.

    Burimi: Dukagjini

  • Hoti confirms launching inspection at Pec’s Centre for Social Work after Arlinda Zekaj case

    Minister of Labour, Family and Freedom War Values Andy Hoti has confirmed that inspection has begun at the Centre for Social Affairs in Pec following the murder of Arlinda Zekit.

    Hoti confirmed this prior to the start of the Kosovo Parliament’s plenary session, responding to the épogue on whether inspection has started in this institution.

    The Arlinda Zekiaj case has prompted public reactions and demands for institutional responsibilities, including reviewing the actions and inactions of institutions that have had responsibility in handling the case.

    Source Layer: Dukeagini

  • Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlindës

    Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlindës

    Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlindës

    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se ka nisur inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, pas rastit të Arlinda Zekajt.

    Hoti e konfirmoi këtë para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, duke u përgjigjur me “Po” në pyetjen nëse ka nisur inspektimi në këtë institucion, njofton Klankosova.tv.

    Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur reagime publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, si dhe për shqyrtimin e veprimeve të institucioneve që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit.

  • Rasti i Arlindës, Abdixhiku kërkon përgjegjësi morale dhe politike

    Rasti i Arlindës, Abdixhiku kërkon përgjegjësi morale dhe politike

    Rasti i Arlindës, Abdixhiku kërkon përgjegjësi morale dhe politike

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para fillimit të seancës ka folur për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke e cilësuar rastin si dëshmi të dështimit institucional.

    Abdixhiku ka thënë se përgjegjësia duhet të përfshijë të gjithë zinxhirin komandues, duke kërkuar përgjegjësi morale dhe politike për rastin e Arlindës, por edhe për dhunën e ushtruar ndaj grave në përgjithësi, transmeton Klankosova.tv.

    “Vrasja e Arlindës dhe çdo ditë që kalon tutje na shpërfaq dështimin institucional. Pa dyshim, përgjegjësia duhet të nisë në të gjithë zinxhirin komandues”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Ai ka theksuar se raste të tilla nuk mund të trajtohen vetëm përmes deklaratave publike, por kërkojnë përgjegjësi konkrete.

    “Po, përgjegjësia morale dhe politike në këtë drejtim është minimalja që duhet”, ka theksuar kreu i LDK-së.

  • Jeton dhe Nexhat Vllasaliu kundërshtojnë në Supreme dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit

    Jeton dhe Nexhat Vllasaliu kundërshtojnë në Supreme dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit

    Jeton dhe Nexhat Vllasaliu kundërshtojnë në Supreme dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit

    Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasaliu, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës në Gjykatën Supreme.

    Ankesa e tyre ka të bëjë me dënimin me burgim të përjetshëm, të shqiptuar ndaj tyre për këtë rast.

    Gjykata Supreme pritet ta shqyrtojë çështjen në kuadër të procedurave ligjore për kundërshtimin e vendimit, njofton Klankosova.tv.

    Bedri Rexhepi ishte raportuar i zhdukur në prill të vitit 2021, ndërsa rasti i vrasjes së tij kishte nxitur vëmendje të madhe publike.

  • Përurohet Zyra e re e Punësimit në Gjakovë, investim prej rreth 200 mijë eurosh

    Përurohet Zyra e re e Punësimit në Gjakovë, investim prej rreth 200 mijë eurosh

    Është përuruar objekti i ri i Zyrës së Punësimit në Gjakovë, investim i Qeverisë së Kosovës në vlerë prej rreth 200 mijë eurosh, që synon modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve për punëkërkuesit dhe punëdhënësit.

    Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, si dhe zëvendësministri Agon Dobruna.

    Objekti i ri ka një sipërfaqe prej më shumë se 500 metrash katrorë dhe përfshin hapësira për këshillim profesional, ofrim të shërbimeve dhe organizim të trajnimeve. Po ashtu, objekti është përshtatur për qasje nga personat me aftësi të kufizuara.

    Në funksionalizimin e tij ka kontribuar edhe organizata zvicerane Helvetas, e cila ka financuar blerjen e inventarit dhe pajisjeve teknologjike të nevojshme për punën e zyrës.

    Sipas njoftimit, Ministria synon që Zyrat e Punësimit të shndërrohen në pika kryesore të kontaktit për qytetarët dhe bizneset, duke ofruar këshillim profesional, ndërmjetësim në punësim dhe orientim drejt aftësimit profesional.

    Ndërkaq, Qendra e Aftësimit Profesional në Gjakovë ofron trajnime falas në 11 programe profesionale, përmes të cilave kandidatët mund të zhvillojnë aftësi praktike në përputhje me kërkesat e tregut të punës. /Telegrafi/

  • Chelsea këshillohet të transferojë yllin e Barcelonës në vend të Alex Scottit

    Chelsea këshillohet të transferojë yllin e Barcelonës në vend të Alex Scottit

    Chelsea është këshilluar që të synojë transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong, në vend të Alex Scottit të Bournemouthit, teksa londinezët po kërkojnë të përforcojnë repartin e mesfushës. Këtë sugjerim e ka dhënë ish-mbrojtësi i “Bluve”, Glen Johnson.

    Në një prononcim për Action Network, Johnson vlerësoi cilësitë e mesfushorit holandez, duke theksuar se ai do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Chelsean, nëse arrin të jetë në gjendje të mirë fizike.

    “Nëse Frenkie de Jong është i gatshëm fizikisht, ai është një lojtar i shkëlqyer”, deklaroi Johnson, duke pranuar se mbeten pikëpyetje rreth gjendjes së tij fizike dhe kostos së mundshme të transferimit.

    “Zoti e di se sa do të kushtonte, por përderisa është në gjendje të mirë fizike, mendoj se do të ishte një transferim i shkëlqyer”, shtoi ai.

    Ndërkohë, Chelsea raportohet se ka parë të refuzohet një ofertë prej 64 milionë eurosh për Alex Scottin, me Bournemouthin që thuhet se e vlerëson mesfushorin 23-vjeçar rreth 100 milionë euro.

    Për shërbimet e reprezentuesit anglez ka shfaqur interesim edhe Liverpooli.

    Johnson e vlerësoi përparimin e Scottit, i cili ka nisur mirë sezonin dhe ka fituar hapësirë në përfaqësuesen e Anglisë.

    Megjithatë, ish-mbrojtësi i Chelseat beson se nevojiten më shumë paraqitje për të vërtetuar nëse mesfushori mund të jetë vazhdimisht në nivelin e kërkuar nga një skuadër që synon katër vendet e para.

    “Ende nuk e dimë këtë, por ai ka treguar disa momente shumë të mira, e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer dhe, natyrisht, është përfshirë në përfaqësuesen e Anglisë. Kjo vetëm sa do t’ia rrisë vetëbesimin”, u shpreh Johnson.

    “Mendoj se duhet të shohim edhe më shumë prej tij, por besoj se është në rrugën e duhur për të luajtur në njërën prej skuadrave më të mëdha”, përfundoi ai. /Telegrafi/