Category: Lajme

  • Orari i javës së 12-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

    Orari i javës së 12-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

    Pesë ndeshje në program, të shpërndara në tri ditë – java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës pritet të sjell përballje interesante, me sfida të rëndësishme për ekipet.

    Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të, ku pesë përballje do të zhvillohen nga e premtja deri të dielën, në garën që po vazhdon të sjellë rivalitet në elitën e futbollit kosovar.

    Java hapet të premten, më 30 tetor, me duelin mes Ballkanit dhe Drenicës, që zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ballkani do të synojë ta shfrytëzojë terrenin vendas, ndërsa Drenica do të kërkojë rezultat pozitiv në një udhëtim aspak të lehtë.

    Të shtunën janë në program dy ndeshje. Drita përballet me Vushtrrinë nga ora 18:00, në stadiumin me bari artificial në Gjilan, në një takim ku gjilanasit do të synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e fushës së tyre.

    Ndërkohë, Llapi dhe Prishtina do të përballen nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në një duel që pritet të sjellë rivalitet mes dy skuadrave.

    Dy ndeshjet e fundit të kësaj jave zhvillohen të dielën, më 1 nëntor. Malisheva pret Feronikeli ’74 nga ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj”, ndërsa Dukagjini dhe Gjilani e mbyllin javën me përballjen që nis nga ora 17:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. /Telegrafi/

  • Seanca e Kuvendit nis me solidarizim me gratë me kancer të gjirit

    Seanca e Kuvendit nis me solidarizim me gratë me kancer të gjirit

    Seanca e Kuvendit nis me solidarizim me gratë me kancer të gjirit

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë solidarizuar me gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit, duke mbajtur shalle në ngjyrë rozë, në shenjë mbështetjeje dhe ndërgjegjësimi për këtë sëmundje.

    Në hyrje të seancës parlamentare, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u bëri thirrje grave që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.

    Haxhiu tha se, ndonëse muaji tetor, i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, po përfundon, kujdesi dhe vëmendja ndaj kësaj çështjeje duhet të vazhdojnë gjatë gjithë vitit.

    “Muaji i ndërgjegjësimit, i tetorit, po mbaron, por kujdesi s’duhet të mbyllet me kaq. Kur sëmundja zbulohet herët shanset për shërim janë shumë më të mëdha dhe shpesh këtë dallim e bën një kontroll që zgjat vetëm pak minuta. Thirrja jonë mbetet e njëjtë edhe pas tetorit dhe u drejtohet të gjitha grave: ju lutem bëni kontrolle me kohë dhe shkoni rregullisht te mjeku. Sot solidarizohemi me gratë që po përballen me këtë sëmundje dhe familjet e tyre. Për institucionet kujdesi për shëndetin e grave është detyrim i përhershëm”, ka thënë ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The Parliament hearing begins with a solidification with women with breast cancer

    Kosovo Assembly deputies have been solidified with women and girls affected by breast cancer, wearing pink headscarves, as a sign of support and awareness of the disease.

    At the entry of the parliamentary session, Chief Parliamentary Albulen Haxhiu urged women to care for their health and conduct regular medical checkups, stressing the importance of early discovery of the disease.

    Haxhiu said that although October, dedicated to awareness of breast cancer, is ending, care and attention to this issue should continue throughout the year.

    The month of awareness, of October, is about to end, but the care should be done. When the disease is discovered early on, the chances of recovery are much greater, and often it makes a checkup that lasts just a few minutes. Our call remains the same after October, and it is addressed to all women: Please check in time and go to the doctor regularly. Today, we become better acquainted with women who are facing this disease and their families. For institutions caring for women’s health is a permanent obligation, she has said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nis inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë

    Nis inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë

    Para nisjes së seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, Hoti është pyetur nëse ka filluar inspektimi në këtë institucion.

    Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për llogaridhënie institucionale. Në këtë kuadër, po shqyrtohen veprimet e institucioneve të përfshira në trajtimin e rastit.

    Burimi: RTKLive

  • Inspection begins at the Centre for Social Work in Pec

    Before the start of the Kosovo Parliament’s plenary session, Hoti has been asked if the inspection in this institution has begun.

    The Arlinda Zekit case has sparked numerous public reactions and demands for institutional accountability. In this context, the actions of institutions involved in handling the case are under consideration.

    Source Layer: RTKLive

  • KPK-ja mblidhet sot për vrasjen e Arlinda Zekajt, diskutohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës

    KPK-ja mblidhet sot për vrasjen e Arlinda Zekajt, diskutohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mblidhet sot në orën 13:00, ku do të diskutohet për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe veprimet e Prokurorisë së Pejës lidhur me këtë rast.

    Dukagjini ka mësuar se në këtë mbledhje do të shqyrtohet raporti i kryeprokurorit të shtetit për rastin, ndërsa në bazë të gjetjeve të tij do të vendoset për hapat e mëtejmë lidhur me kryeprokuroren e Prokurorisë në Pejë.

    Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi sipas rregullores së KPK-së, në raste të tilla parashihet që diskutimet të mos jenë publike.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor rreth orës 21:00 në Vitomiricë të Pejës.

    Më 22 tetor, vetëm tri ditë para vrasjes, Arlinda u ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e saj.

    “Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, ishte paralajmërimi i saj.

    Sipas Prokurorisë, Zekaj dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, Albert Sylaj.

    Sylaj, u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan.

    I dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar rreth orës 23:40, pas një operacioni policor dhe bashkëpunimit me qytetarët.

    “Pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës. Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Po të martën Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e Gjykatës”.

    Kërkesën për paraburgim e kishte bërë Prokuroria Themelore në Pejë.

    Në njoftim të Prokurorisë thuhet se ai nuk i është bindur aktvendimit të Gjykatës së Pejës për qëndrim në distancë. Në kërkesë, Prokuroria ka bërë të ditur se Sylaj e ka kërcënuar viktimën e se ia ka hedhur rrobat nga rrobalarësja në oborr të shtëpisë.

    “Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026. Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Të mërkurën Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur protestë kombëtarenë Prishtinë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Mesazhi kryesor i protestës ishte: “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

    Vrasja e Arlinda Zekajt ndodhi nëntë ditë pas vendimit gjyqësor që i kishte mundësuar kësaj të fundit kthimin në shtëpi, dhe tri ditë pas ankesës së saj në institucionet e drejtësisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Kuvendi nis seancën plenare, në ulëset e deputetëve vendosen shalla rozë për muajin kundër kancerit të gjirit

    Kuvendi nis seancën plenare, në ulëset e deputetëve vendosen shalla rozë për muajin kundër kancerit të gjirit

    Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, në të cilën deputetët do të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026 dhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Në ulëset e deputetëve janë vendosur shalla me ngjyrë rozë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

    Fillimisht, në rend të ditës parashihet miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

    Më pas, deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Në vazhdim, në shqyrtim të dytë do të jetë Projektligji nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Në fund të seancës, deputetët do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare./EO

    Burimi: Dukagjini

  • “Peja Nuk Hesht” - proteston të premten për Arlindën

    “Peja Nuk Hesht” – proteston të premten për Arlindën

    “Peja Nuk Hesht” - proteston të premten për Arlindën

    Protestë për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe llogaridhënie institucionale do të mbahet të premten në Pejë.

    Thirrja është bërë nga iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.

    Protesta do të nisë në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu, ku qytetarët ftohen të bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

    Organizatorët u kanë bërë thirrje edhe mediave që ta përcjellin protestën dhe ta shpërndajnë thirrjen në platformat e tyre.

    Protesta vjen në vazhdën e reagimeve publike për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, transmeton Klankosova.tv.

  • Adnan Rrustemi: Po hartohet strategjia shtetërore për fazën e apelit në Hagë

    Adnan Rrustemi: Po hartohet strategjia shtetërore për fazën e apelit në Hagë

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka bërë të ditur se ka nisur punën grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore për fazën e apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.

    Rrustemi ka thënë se, për herë të parë, po ndërtohet një përgjigje e organizuar shtetërore për një proces gjyqësor që, sipas tij, ka prodhuar pasoja të rënda politike, juridike dhe njerëzore.

    Ai ka rikujtuar kundërshtimin e LVV-së ndaj themelimit të Gjykatës Speciale, duke vënë në pikëpyetje arsyetimin se kjo gjykatë do ta pastronte luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga dyshimet.

    “Regjimi i Serbisë ishte agresori, Kosova ishte vendi i shtypur dhe i pushtuar, shqiptarët luftuan për lirimin e tyre”, ka deklaruar Rrustemi.

    Deputeti i LVV-së ka theksuar se ish-drejtues të UÇK-së prej vitesh po mbahen në paraburgim në Hagë, ndërsa ka vënë në pah rëndësinë e besueshmërisë së drejtësisë dhe mënyrës se si zhvillohen proceset gjyqësore.

    Sipas tij, përgjegjësia penale është individuale dhe askush nuk duhet të dënohet për shkak të përkatësisë në një ushtri çlirimtare, pozitës politike që ka mbajtur apo historisë së një organizate.

    Deklaratat e Rrustemit vijnë pas nisjes së punës për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me fazën e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

  • Peci: Kopriva bëhet për herë të parë me rrugë të asfaltuar, 3.2 kilometra e gjatë

    Peci: Kopriva bëhet për herë të parë me rrugë të asfaltuar, 3.2 kilometra e gjatë

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se fshati Koprivë është bërë për herë të parë me rrugë të asfaltuar, me gjatësi prej 3.2 kilometrash.

    Përmes një postimi në Facebook, Peci ka bërë të ditur se ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e fshatit.

    “Kopriva për herë të parë bëhet me rrugë të asfaltuar, gjatësia e së cilës është 3.2 km”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/