“Peja Nuk Hesht” – proteston të premten për Arlindën

“Peja Nuk Hesht” - proteston të premten për Arlindën

Written by

in

“Peja Nuk Hesht” - proteston të premten për Arlindën

Protestë për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe llogaridhënie institucionale do të mbahet të premten në Pejë.

Thirrja është bërë nga iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.

Protesta do të nisë në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu, ku qytetarët ftohen të bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Organizatorët u kanë bërë thirrje edhe mediave që ta përcjellin protestën dhe ta shpërndajnë thirrjen në platformat e tyre.

Protesta vjen në vazhdën e reagimeve publike për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, transmeton Klankosova.tv.