Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se fshati Koprivë është bërë për herë të parë me rrugë të asfaltuar, me gjatësi prej 3.2 kilometrash.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka bërë të ditur se ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e fshatit.
“Kopriva për herë të parë bëhet me rrugë të asfaltuar, gjatësia e së cilës është 3.2 km”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/