Category: Lajme

  • Barcelona synon përforcime në janar, Laporta ka një emër të preferuar nga Liga Premier

    Barcelona synon përforcime në janar, Laporta ka një emër të preferuar nga Liga Premier

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është admirues i mbrojtësit të djathtë të Tottenham Hotspurit, Pedro Porro, raporton Catalunya Radio.

    Kriza e lëndimeve te Barcelona në krahun e djathtë të mbrojtjes ka shtuar nevojën për përforcime në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Porro shihet si një nga opsionet e mundshme.

    Megjithatë, katalunasit ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar nëse do të transferojnë mbrojtës të rinj, pasi dëshirojnë të vlerësojnë se si do të evoluojë situata me lëndimet.

    Porro ishte një nga futbollistët që Barcelona e kishte shqyrtuar edhe gjatë afatit kalimtar të verës, veçanërisht pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në fushatën e Spanjës që përfundoi me triumfin në Kupën e Botës.

    Megjithatë, kampionët e La Ligës nuk e konkretizuan interesimin për të.

    Largimin e tij e vështirëson edhe më shumë kontrata afatgjatë që 27-vjeçari nënshkroi me Tottenhamin në qershor, e cila e mban të lidhur me klubin anglez deri në vitin 2031.

    Porro krijoi një bashkëpunim shumë të mirë me Lamine Yamal në krahun e djathtë, një partneritet që luajti rol të rëndësishëm në triumfin e Spanjës.

    Megjithatë, largimi i tij në janar duket pak i mundshëm, ndërsa Barcelona deri më tani nuk ka bërë asnjë ofertë për mbrojtësin spanjoll./Telegrafi/

  • KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, mund të ketë ndërprerje të ujit

    KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, mund të ketë ndërprerje të ujit

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit.

    Sipas njoftimit, intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Shpëtimi”, “Lyra”, “UÇK”, “Pajazit Boletini”, “Hajriz Bislimi” dhe “Ibrahim Popovci”, si dhe në fshatin Suhodoll, Koloni dhe rrugën “Obilićeva” në Zveçan.

    Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Harun Beka” dhe “Xhevat Isufi”, në fshatin Frashër i Madh dhe në rrugën “Lole Ribara”.

    KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

    Po ashtu, kompania ka bërë të ditur se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në raste të tilla, konsumatorëve u është rekomanduar ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/

  • E mitura raporton marrëdhënie seksuale me një person, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë në Pejë

    E mitura raporton marrëdhënie seksuale me një person, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë në Pejë

    Një e mitur ka raportuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 27.10.2026 rreth orës 21:00, në Pejë.

    Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Me 28.10.2026 viktima e mitur ka raportuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të dyshuarin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa viktima pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • AUV: Janë sekuestruar rreth 2 tonë mish të pasigurt në Radovish dhe Negotinë

    AUV: Janë sekuestruar rreth 2 tonë mish të pasigurt në Radovish dhe Negotinë

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në RMV ka sekuestruar rreth 2 tonë mish dhe produkte mishi të pasigurta gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese të kryera në Radovish dhe në fshatin Pepelishtë të Negotinës, njofton Telegrafi Maqedoni.

    “Shërbimet inspektuese të AUV-së dje kryen kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në lokalet me pakicë të mishit, përgatitjeve të mishit dhe përpunimit të mishit në zonën e Komunës së Radovishit dhe te një person fizik në fshatin Pepelishte të Negotinës, i cili prodhonte dhe shiste produkte të mishit të tymosur dhe prera përmes rrjeteve sociale.

    Gjatë kontrolleve në Radovish, u sekuestruan afërsisht 2 ton mish të freskët dhe të ngrirë dhe përgatitje mishi të pasigurta, të cilat do të shkatërrohen sot në deponinë “Drisla”.

    Në Pepelisht, u sekuestruan edhe 50 kilogramë përgatitje mishi (pecenica, kulen, proshutë e tymosur etj.) nga një person fizik i cili kryente një aktivitet të pamiratuar nga Agjencia “prodhim i produkteve të mishit të tymosur dhe të prera”. Produktet e sekuestruara nuk kanë deklaratë origjine dhe janë ruajtur dhe përpunuar në kushte të papërshtatshme dhe johigjienike, gjë që përbën një rrezik serioz për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorit.

    Institucionet kompetente vazhdojnë të kryejnë kontrolle inspektuese me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e prodhimit dhe tregtisë së paligjshme të ushqimit të pasigurt”, thuhet në njoftimin e AUV-së./Telegrafi/

  • Nënshkruhet memorandumi për promovimin e arsimit gjithëpërfshirës në UP

    Nënshkruhet memorandumi për promovimin e arsimit gjithëpërfshirës në UP

    Shala njoftoi se memorandumi ka për qëllim vendosjen e një kornize të përbashkët bashkëpunimi për realizimin dhe promovimin e fushatës vetëdijesuese “EDUKIM I BARABARTË – E ARDHME E BARABARTË”.

    Sipas saj, fushata synon të promovojë rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës, qasjen e barabartë në arsim dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, me theks të veçantë te kategoritë e margjinalizuara, pa dallim të prejardhjes, gjinisë, gjendjes sociale, aftësive, përkatësisë apo rrethanave të tjera.

    “Do të mundohemi që bashkë me universitetin të krijojmë edhe mekanizma që secili student të ketë qasje të barabartë në arsim, pavarësisht aftësisë së kufizuar, etnisë apo gjinisë. Kështu që, në këtë kontekst, po nënshkruhet edhe ky memorandum bashkëpunimi, që fillimisht të ngremë vetëdijen për rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës, të krijojmë edhe infrastrukturë arsimore, në mënyrë që edukimi të jetë një e drejtë bazike për secilin prej nesh. Andaj, secili prej nesh që kemi mundësi dhe përgjegjësi publike duhet të krijojmë mundësi të barabarta për arsim”, theksoi ajo.

    Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, tha se UP-ja ka shënuar përmirësime të vazhdueshme në ofrimin e mundësive të barabarta në arsim dhe punësim.

    “Trendi është pozitiv, si për sa i përket qasjes në objekte, ashtu edhe politikave të ndryshme të UP-së lidhur me gjithëpërfshirjen, pavarësisht dallimeve”, deklaroi ai.

    Sipas tyre, marrëveshja synon të rrisë ndërgjegjësimin e studentëve, stafit akademik dhe shoqërisë në përgjithësi për rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës, të promovojë parimin e mundësive të barabarta në arsim dhe të kontribuojë në krijimin e një mjedisi universitar më gjithëpërfshirës dhe më të qasshëm.

    Burimi: RTKLive

  • Ensigned memorandum for promotion of comprehensive education in UP

    Shala announced that the memorandum is aimed at establishing a common co-operation framework for realisation and promotion of the awareness campaign BARAKE E. BHARAH FIGHT.

    According to her, the campaign aims to promote the importance of comprehensive education, equal access to education and create equal opportunities for all, with particular emphasis on marginalized categories, regardless of background, gender, social status, skills, belonging or other circumstances.

    We’ll also try to create mechanisms for each student to have equal access to education despite limited ability, ethnicity or gender. So, in this context, this memorandum of co-operation is also being signed, to first raise awareness of the importance of comprehensive education, to create educational infrastructure so that education is a basic right for each of us. Therefore, any of us who have public opportunities and responsibilities should create equal opportunities for education, she stressed.

    University of Pristina Rector Arben Hajrullahu said the UPP has noted continued improvements in providing equal opportunities in education and employment.

    Trendi is positive, both in terms of access to objects and various UP policies related to inclusion, despite differences, he said.

    According to them, the agreement aims to raise student awareness, academic staff and society in general for the importance of comprehensive education, promote the principle of equal opportunities in education, and contribute to the establishment of a more comprehensive and accessible university environment.

    Source Layer: RTKLive

  • Pas videos së Arlindës me policin, Lushaku kërkon shkarkime: O kryeministër, a po e lexon edhe ti vendimin ndryshe?

    Pas videos së Arlindës me policin, Lushaku kërkon shkarkime: O kryeministër, a po e lexon edhe ti vendimin ndryshe?

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila sa ishte gjallë kërkonte nga institucionet zbatimin e vendimit të gjykatës për takimin me djalin e saj.

    Në një video të publikuar ekskluzivisht nga emisioni “MAT” në Klan Kosova, Arlinda dëgjohet duke i kërkuar një zyrtari policor që të respektohet vendimi gjyqësor.

    Sipas përshkrimit të Lushakut, polici Faruk Muçolli i përgjigjet se vendimi interpretohet ndryshe nga ana e tyre dhe se detyra e policisë është vetëm ta shoqërojë Arlindën deri në shtëpi.

    Lushaku e ka cilësuar këtë situatë si dëshmi të dështimit të institucioneve për t’iu përgjigjur kërkesave të një nëne që kërkonte zbatimin e vendimit të gjykatës dhe të drejtën për ta takuar djalin e saj.

    “Një viktimë duke e lutë shtetin me zbatu vendimin! Një nanë duke luftu për të drejtën e saj për djalin”, ka shkruar Lushaku në Facebook.

    Ajo ka kërkuar përgjegjësi institucionale, duke i bërë thirrje kryeministrit për shkarkime.

    “Shkarkime, o kryeministër! A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?!”, ka shkruar deputetja.

    Burimi: Dukagjini

  • Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Skenderaj

    Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Skenderaj

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të mërkurës një burrë ishte dërguar pa shenja jete në Qendërn Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

    Sipas raportit 24-orësh, vdjekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipet mjekësore teksa Policia ka nisur hetimet.

    “Rr. Fazli Grajqevci, Skenderaj  28.10.2026 – 22:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, me auto-ambulancë ishte sjellë në QKMF Skenderaj pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

    Burimi: Dukagjini

  • Police launch investigation into the death of a man in Skenderaj

    Kosovo police have indicated that during Wednesday a man had been sent without signs of life to the Centre for Family Medicine in Skenderaj.

    According to the 24-hour report, the victim’s death has confirmed the medical teams as police are launching investigations.

    RRr. Fazli Grejqevci, Skenderaj 28.10,2026 → 22:40. It has been reported that the Kosovo male victim, with an ambulance, was brought to the QKMF Skanderaj without life signs whose death the doctor has ascertained. The relevant police units have come to the scene and are investigating the case. The victim’s lifeless body by order of the prosecutor has been sent to the IML for organisation, the police report says.

    Source Layer: Dukeagini

  • Pas videos së Arlindës me policin, Lushaku kërkon shkarkime: O kryeministër, a po e lexon edhe ti vendimin ndryshe?

    Lushaku kërkon shkarkime për rastin e Arlindës: O kryeministër, a po e lexon edhe ti vendimin ndryshe

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila sa ishte gjallë kërkonte nga institucionet zbatimin e vendimit të gjykatës për takimin me djalin e saj.

    Në një video të publikuar ekskluzivisht nga emisioni “MAT” në Klan Kosova, Arlinda dëgjohet duke i kërkuar një zyrtari policor që të respektohet vendimi gjyqësor.

    Sipas përshkrimit të Lushakut, polici Faruk Muçolli i përgjigjet se vendimi interpretohet ndryshe nga ana e tyre dhe se detyra e policisë është vetëm ta shoqërojë Arlindën deri në shtëpi.

    Lushaku e ka cilësuar këtë situatë si dëshmi të dështimit të institucioneve për t’iu përgjigjur kërkesave të një nëne që kërkonte zbatimin e vendimit të gjykatës dhe të drejtën për ta takuar djalin e saj.

    “Një viktimë duke e lutë shtetin me zbatu vendimin! Një nanë duke luftu për të drejtën e saj për djalin”, ka shkruar Lushaku në Facebook.

    Ajo ka kërkuar përgjegjësi institucionale, duke i bërë thirrje kryeministrit për shkarkime.

    “Shkarkime, o kryeministër! A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?!”, ka shkruar deputetja.

    Burimi: Dukagjini