Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit.
Sipas njoftimit, intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Shpëtimi”, “Lyra”, “UÇK”, “Pajazit Boletini”, “Hajriz Bislimi” dhe “Ibrahim Popovci”, si dhe në fshatin Suhodoll, Koloni dhe rrugën “Obilićeva” në Zveçan.
Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Harun Beka” dhe “Xhevat Isufi”, në fshatin Frashër i Madh dhe në rrugën “Lole Ribara”.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Po ashtu, kompania ka bërë të ditur se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në raste të tilla, konsumatorëve u është rekomanduar ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/