Category: Lajme

  • Big Brother Opinion Discovered V IP Kosova 5

    Big Brother Opinion Discovered V IP Kosova 5

    RUdina Dembacaj is one of the opinionists of Big Brother’s new edition V IP Kosova.

    The news has been made known through a post on the official page of this format, where Albanian actress and fashionmaker has been presented as part of the panel.

    Dembacaj will bring its comments and positions on developments within the most famous house in Kosovo.

    The new edition starts Friday!

    Big Brother Opinion Discovered V IP Kosova 5

  • "Shembull për dashurinë ndaj librave", Dua Lipa merr pjesë në Festivalin e Letërsisë në Londër

    “Shembull për dashurinë ndaj librave”, Dua Lipa merr pjesë në Festivalin e Letërsisë në Londër

    "Shembull për dashurinë ndaj librave", Dua Lipa merr pjesë në Festivalin e Letërsisë në Londër

    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Letërsisë në Londër, për angazhimin e saj në promovimin e librave.

    Ndërsa, drejtoi biseda me shkrimtaren Zadie Smith dhe ikonën e muzikës rock, Patti Smith, transmeton Klankosova.tv

    Sipas DailyMail, Festivali i Letërsisë në Londër zakonisht mbledh autorë, kritikë dhe lexues për të diskutuar rreth librave dhe krijimtarisë letrare.

    Por, këtë vit, ngjarja mori edhe një dimension tjetër, falë pranisë së Dua Lipës.

    Këngëtarja e njohur për dashurinë e saj ndaj librave, drejton klubin e leximit Service95, përmes të cilit promovon vepra letrare dhe zhvillon intervista me shkrimtarë.

  • Zbulohet opinionistja e Big Brother VIP Kosova 5

    Zbulohet opinionistja e Big Brother VIP Kosova 5

    Zbulohet opinionistja e Big Brother VIP Kosova 5

    Rudina Dembacaj është njëra nga opinionistet e edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të këtij formati, ku aktorja dhe moderatorja shqiptare është prezantuar si pjesë e panelit.

    Dembacaj do të sjellë komentet dhe qëndrimet e saj për zhvillimet brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

    Edicioni i ri nis të premten!

    Big Brother Opinion Discovered V IP Kosova 5

  • ​Çitaku: Grupi Punues dëshmon unitet, çlirimtarët do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit në apel

    ​Çitaku: Grupi Punues dëshmon unitet, çlirimtarët do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit në apel

    Ushtruesja e Detyrës së Kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Çitaku, e cila është edhe anëtare e këtij grupi, ka thënë se pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive parlamentare shqiptare dëshmon një vetëdije të përbashkët politike, qytetare, shtetërore dhe kombëtare për rëndësinë e kësaj çështjeje.

    Sipas saj, në frymën e Deklaratës së Kuvendit të 28 shtatorit, në mbledhje janë diskutuar drejtimet kryesore të strategjisë, janë caktuar grupet përgjegjëse për hartimin e saj dhe është përcaktuar plani i përgjithshëm i punës.

    “Qëllimi ynë është që çlirimtarët tanë ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo ka bërë të ditur se, krahas hartimit të strategjisë, po vazhdon edhe angazhimi për ligjin që synon të forcojë mbrojtjen e të drejtave të çlirimtarëve të UÇK-së.

    Duke theksuar se “UÇK-ja na bashkon”, Çitaku ka vlerësuar se mbrojtja e së vërtetës së luftës çlirimtare, e vlerave dhe e trashëgimisë së UÇK-së është përgjegjësi që tejkalon dallimet partiake.

    Ajo ka theksuar nevojën për angazhim të përbashkët për ta kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë, të cilin e ka cilësuar të padrejtë, dhe për t’u siguruar çlirimtarëve të gjitha mjetet dhe garancitë juridike në procesin e apelit.

    “Në asnjë ditë dhe në asnjë moment, çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!”, ka përfunduar Çitaku.

  • ​KGJK: Arlinda Zekaj kishte urdhër mbrojtjeje, aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti pas vrasjes

    ​KGJK: Arlinda Zekaj kishte urdhër mbrojtjeje, aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti pas vrasjes

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës thotë se Arlinda Zekaj-Sylaj kishte urdhër mbrojtjeje gjatë gjithë kohës.

    Sipas KGJK-së, inspektimi në Gjykatën Themelore në Pejë ka konstatuar se aktvendimet për mbrojtjen e saj i ishin përcjellë Policisë së Kosovës për ekzekutim. Ndërkaq, aktakuza ndaj bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, ishte pranuar në gjykatë më 26 tetor, në orën 08:56, pas vrasjes së saj.

    Inspektimi ishte kërkuar urgjentisht nga kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, më 26 tetor. Raporti përfundimtar i Njësisë për Inspektim Gjyqësor është dorëzuar në Këshill më 28 tetor.

    Nga shqyrtimi i dosjes, sipas njoftimit, rezulton se Gjykata Themelore në Pejë kishte pranuar kërkesën për urdhër mbrojtës emergjent më 7 shtator 2026 dhe kishte vendosur për të po atë ditë.

    Arlinda Zekaj-Sylaj dhe përfaqësuesi për mbrojtjen e viktimave kishin paraqitur kundërshtim vetëm ndaj pjesës së aktvendimit që lidhej me besimin e fëmijës dhe alimentacionin. Gjykata kishte aprovuar kërkesën me aktvendimin e 16 tetorit, ndaj të cilit, sipas KGJK-së, palët nuk kishin paraqitur ankesë.

    “Bazuar në shkresat e lëndës rezulton se, pala mbrojtëse Arlinda Zekaj-Sylaj, gjatë gjithë kohës ka pasur të caktuar Urdhrin për mbrojtje”, thuhet në njoftim.

    Këshilli sqaron se palë në këtë çështje kishin qenë vetëm Arlinda Zekaj-Sylaj dhe bashkëshorti i saj, Jeton Sylejman Sylaj. Sipas institucionit, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen, nuk ishte përfshirë në asnjë shkresë të kësaj lënde.

    KGJK-ja ka dhënë hollësi edhe për kërkesën që e ndjera ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë më 17 shtator. Në të, ajo kishte pretenduar se gjyqtari i çështjes kishte vendosur kundërligjshëm dhe jashtë afateve ligjore.

    Sipas njoftimit, kryetari i gjykatës kishte kërkuar sqarime nga gjyqtari po atë ditë dhe kishte marrë përgjigje. Ndërsa Arlinda Zekaj-Sylajt i ishte kthyer përgjigje me shkrim më 20 tetor, duke i sqaruar veprimet e ndërmarra.

    Këshilli ka mohuar raportimet se kryesuesi Thaqi kishte pranuar kërkesë nga e ndjera. Sipas KGJK-së, kontrolli i regjistrave fizikë dhe postës zyrtare elektronike ka treguar se deri më 28 tetor nuk ishte pranuar ndonjë kërkesë e saj në këtë institucion.

    Në fund, KGJK-ja ka deklaruar se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore, përfshirë masa eventuale ndaj personave për të cilët konstatohet se kanë vepruar ose nuk kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

    Arlinda Zekaj 49 vjeçare u vra të dielën. I dyshuar për vrasje është kunati i saj, Albert Sylaj, i cili është arrestuar nga policia mbrëmë vonë.

  • Studentët në protestë për të 16-ën ditë në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

    Studentët në protestë për të 16-ën ditë në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

    Studentët në protestë për të 16-ën ditë në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

    Studentët në Shqipëri kanë vazhduar edhe të mërkurën protestën për të 16-ën ditë radhazi, duke u mbledhur para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.

    “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” ishin disa nga sloganet e protestuesve.

    Në mbështetje të studentëve janë bashkuar edhe disa pedagogë. Profesori Lush Susaj deklaroi se do të vazhdojë të marrë pjesë në protesta, duke akuzuar klasën politike për dëmtimin e vendit dhe cenimin e së ardhmes së të rinjve.

    Ai u bëri thirrje studentëve të mos tërhiqen përballë presioneve dhe shantazheve, duke kundërshtuar kthimin në auditorë pa u plotësuar kërkesat e tyre.

    Pas tubimit para Ministrisë së Arsimit, studentët marshuan drejt Kryeministrisë dhe më pas drejt Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Drejtësisë, ku u bënë thirrje studentëve të tjerë t’i bashkohen protestës dhe të bojkotojnë mësimin.

    Marshimi vazhdoi në disa nga rrugët kryesore të Tiranës, përfshirë zonën pranë Drejtorisë së Policisë dhe rrethrrotullimin e Zogut të Zi, përpara se protestuesit të ktheheshin sërish para Ministrisë së Arsimit.

    Në protestat e mëparshme, studentët kanë refuzuar ftesën për dialog me kryeministrin Edi Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Students protest for 16 days in Albania, call for Rama’s resignation

    Students in Albania have continued the protest for the 16th day in a row Wednesday, meeting before the Ministry of Education in Tirana, with calls against the government and the political class.

    Without youth there is no Albania, Rama resigns and revolution were some of the protest slogans.

    In support of the students, a number of teachers have joined. Professor Lush Susa said he will continue to participate in the protests, accusing the political class of hurting the country and violating the future of young people.

    He urged the students not to retreat in the face of pressures and blackmail, rejecting return to the audience without their demands being met.

    After rallying before the Ministry of Education, the students marched towards the prime minister and then towards the Faculty of Economics and Law, where they called on other students to join the protest and boycott the lesson.

    The march continued on some of Tirana’s main roads, including the area near the Police Directorate and the siege of the Black Bird, before protesters returned to the Ministry of Education.

    In previous protests, students have rejected the invitation for dialogue with Prime Minister Edi Rama.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shkon në 68 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit kërkojnë trupa të tjerë

    Shkon në 68 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit kërkojnë trupa të tjerë

    Shkon në 68 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit kërkojnë trupa të tjerë

    Ka shkuar në 68 numri i personave që kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave në Spanjë, aksident që ndodhi të mërkurën.

    Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë mes rrënojave, pas këtij aksidenti fatal hekurudhor, i dyti i këtij lloji në Spanjë brenda këtij viti.

    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në një deklaratë për media pranë vendit të ngjarjes, në jug të Madridit, u shpreh se “e gjithë Spanja” është në zi.

    Ndërkohë, Partia Popullore, e cila është në opozitë, ka njoftuar anulimin e të gjitha aktiviteteve të fushatës për ditën e sotme, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen muajin e ardhshëm.

    Sipas Reuters, Sanchez e ka cilësuar ngjarjen si një “tragjedi e tmerrshme” dhe është zotuar se rasti do të hetohet, ndërsa do të adresohen të gjitha mangësitë që mund të zbulohen gjatë hetimeve. Ai ka shtuar se shkaqet e dy aksidenteve hekurudhore duket se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

    “Nëse duhet të forcojmë më tej sigurinë për të rikthyer besimin te sistemi ynë hekurudhor me shpejtësi të lartë, do ta bëjmë këtë; sepse është e papranueshme për një vend si Spanja që të përballet me dy aksidente të trenave me shpejtësi të lartë brenda të njëjtit vit”, tha Sanchez.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • In 68, the number of victims from Spain’s train crash, rescue teams search for more troops

    There have been 68 people who lost their lives from the crash of two trains in Spain, an accident that occurred Wednesday.

    Rescue teams are continuing search for other bodies among the ruins following this fatal railway accident, the second of its kind in Spain this year.

    Spanish Prime Minister Pedro Sanchez, in a press statement near the site of the event in southern Madrid, said that All of Spain He’s in mourning.

    Meanwhile, the opposition People’s Party has announced the annulment of all campaign activities for the day, on the eve of elections to be held next month.

    According to Reuters, Sanchez named the event as one Terrible tragedy. and has pledged that the case will be investigated, while all shortcomings that can be detected during the investigation will be addressed. He added that the causes of two railway accidents seem to have nothing to do with each other.

    If we need to further strengthen our confidence to restore confidence in our high-speed railway system, we will do so; because it is unacceptable for a country like Spain to face two high-speed train accidents within the same year, Sanchez said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Këto janë tri markat zvicerane ndër 100 më të vlefshmet në botë

    Këto janë tri markat zvicerane ndër 100 më të vlefshmet në botë

    Tri marka zvicerane janë përfshirë në mesin e 100 markave më të vlefshme në botë. Zurich Insurance, Nescafé dhe Nestlé përfaqësohen në renditjen e këtij viti nga kompania konsulente e markave Interbrand.

    Zurich Insurance performoi më së miri, duke u renditur në vendin e 58-të, me një vlerë të vlerësuar të markës prej 15 miliardë dollarësh amerikanë, sipas raportit “Markat më të Mira Globale”, të publikuar të enjten. Kjo gjithashtu e bën Zurich-un markën me renditjen më të lartë nga katër të sapoardhurit në listën e këtij viti, raporton Watson.

    Dy markat e tjera zvicerane i përkasin grupit Nestlé. Nescafé renditet në vendin e 70-të, me një vlerë marke prej 12.1 miliardë dollarësh. Krahasuar me vitin e kaluar, vlera e markës së kafesë ka rënë me 6 për qind.

    Ndërkaq, marka Nestlé renditet në vendin e 84-të, me një vlerë prej 9.7 miliardë dollarësh. Vlera e saj ka mbetur e pandryshuar krahasuar me vitin e kaluar.

    Prodhuesit e orëve luksoze mungojnë në renditje

    Është e habitshme që asnjë prodhues zviceran i orëve luksoze nuk përfaqësohet në mesin e 100 markave më të vlefshme në botë.

    Marka të njohura si Rolex, Omega, Tag Heuer, Patek Philippe dhe Audemars Piguet nuk janë përfshirë në renditje. Kjo pavarësisht faktit se në listë përfaqësohen disa marka ndërkombëtare luksoze, përfshirë Hermès, Louis Vuitton, Chanel dhe Cartier, transmeton Telegrafi.

    Raporti nuk shpjegon arsyet pse produktet më të famshme të eksportit të Zvicrës mungojnë në renditje. Megjithatë, përfshirja në listë kërkon, ndër të tjera, që të ketë të dhëna të mjaftueshme financiare të disponueshme publikisht. Kjo mund të përbëjë një pengesë të veçantë për prodhuesit privatë të orëve.

    Të paktën edhe një markë zvicerane mund t’i bashkohet renditjes në të ardhmen. Prodhuesi i këpucëve sportive On është përfshirë nga Interbrand në mesin e dhjetë markave të ashtuquajtura “Marka për t’u vëzhguar”.

    Kjo listë përfshin marka për të cilat konsulentët besojnë se kanë potencialin të hyjnë në mesin e 100 markave më të vlefshme në botë në të ardhmen.

    Apple mbetet marka më e vlefshme në botë

    Sipas Interbrand, vlera e përgjithshme e 100 markave kryesore u rrit me 8.1 për qind, duke arritur një rekord prej rreth 3.9 trilionë dollarësh. Vlera e 68 markave u rrit krahasuar me vitin e kaluar.

    Apple vazhdon të kryesojë renditjen, me një vlerë marke prej rreth 515 miliardë dollarësh. Microsoft renditet në vendin e dytë, me pak më pak se 444 miliardë dollarë, ndërsa Google zë vendin e tretë, me pak më shumë se 389 miliardë dollarë.

    Dhjetë markat e tjera më të vlefshme janë Amazon, Samsung, Nvidia, Instagram, Coca-Cola, Toyota dhe YouTube./Telegrafi/