Category: Lajme

  • Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas rastit të Arlinda Zekajt

    Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas rastit të Arlinda Zekajt

    Aleanca ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke iu bashkuar thirrjeve të bëra gjatë protestës së mbajtur sonte në Prishtinë për drejtësi në rastin e Arlinda Zekajt.

    Në një njoftim, Aleanca e ka cilësuar të dështuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, duke kërkuar ndryshimin e saj të plotë dhe të menjëhershëm.

    Sipas Aleancës, përgjegjësia për dështimin e strategjisë i takon Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa për ministrin Sveçla ka kërkuar dorëheqje për atë që e ka cilësuar si “menaxhim fatal të rastit të Arlinda Zekajt”.

    “Aleanca i bashkohet kërkesës së grave të Kosovës për dorëheqjen e ministres Gërvalla. Aleanca po ashtu kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për menaxhim fatal të rastit të Arlinda Zekaj”, thuhet në njoftim.

    Aleanca ka theksuar se përgjegjësia për rastet e tilla nuk duhet të kufizohet vetëm te zyrtarët e nivelit të ulët në polici apo prokurori, por duhet të përfshijë edhe përgjegjësit politikë.

    “Është e papranueshme që të shkarkohen vetëm vartësit, ndërsa përgjegjësit politikë të vazhdojnë të bëjnë sehir, duke mbrojtur një strategji që ka dështuar. Përgjegjësia duhet të nisë nga lart”, thuhet në reagimin e Aleancës./Telegrafi.

  • Kim Kardashian pretendon se iu drejtua arma në kokë gjatë udhëtimit në Afrikë, për shkak të Kanye Westit

    Kim Kardashian pretendon se iu drejtua arma në kokë gjatë udhëtimit në Afrikë, për shkak të Kanye Westit

    Kim Kardashian pretendon se gjatë një udhëtimi në Afrikë, në vitin 2018, një person i drejtoi armën në kokë. Sipas një libri të ri, incidenti ndodhi pasi ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, dyshohet se u bë paranojak dhe alarmoi policinë lokale.

    Këto pretendime janë përfshirë në librin e ri të gazetarit Jonathan Van Meter, me titull “Citizen Kim: The Woman Who Created the Future”, i cili u publikua të martën. Sipas Page Six, autori shkruan se në tetor të atij viti marrëdhënia mes çiftit ishte përkeqësuar në mënyrë të pakthyeshme.

    Në librin e tij, Van Meter citon Farnaz Farjam, producente ekzekutive e emisionit “Keeping Up with the Kardashians”, e cila i ka rrëfyer se gjatë atij udhëtimi e kishte kuptuar se sa e rënduar ishte marrëdhënia mes Kim Kardashianit dhe Kanye Westit.

    “Po xhironin në një vend të izoluar në Ugandë, kur Kanye u bë paranojak dhe i shqetësuar”, shkruan Van Meter.

    Sipas rrëfimit të Farjamit, West dyshohet se e kishte bindur policinë lokale se dikush po përpiqej ta drogon­te. Si pasojë, policët kishin mbërritur në vendngjarje me armët e nxjerra dhe, me kërkesën e tij, kishin hyrë me forcë në dhomat e të gjithë anëtarëve të ekipit.

    Foto: EPA

    Van Meter shton se, në një moment, “njëri prej policëve ia drejtoi armën Kim Kardashianit në kokë”.

    Farjam e ka përshkruar situatën si jashtëzakonisht të tensionuar, duke treguar se ishte detyruar të merrte me qira një avion privat për të larguar ekipin nga vendi.

    Sipas librit, Farjam përfundimisht e kishte falur Westin për incidentin, pasi ai vuan nga çrregullimi bipolar dhe, në atë periudhë, dyshohet se ndodhej në një fazë maniake.

    Page Six bëri të ditur se kishte kontaktuar përfaqësuesit e Westit për të marrë një koment lidhur me këto pretendime, por deri në publikimin e artikullit nuk kishte marrë përgjigje.

    Kim Kardashian, 46 vjeçe, dhe Kanye West, 49 vjeç, u martuan në vitin 2014 dhe e finalizuan divorcin në vitin 2022. Ata kanë katër fëmijë: North, 13 vjeçe, Saint, 10 vjeç, Chicago, tetë vjeçe, dhe Psalm, shtatë vjeç.

    Foto: EPA

    Në librin e ri, Kardashian flet hapur edhe për vështirësitë e bashkëprindërimit me ish-bashkëshortin.

    “Vazhdoj të shqetësohem për të. Gjatë gjithë ditës. Ai është babai i fëmijëve të mi dhe gjithmonë do të shqetësohem për të”, i ka thënë ajo autorit.

    “Është një barrë e rëndë kur ke fëmijë me dikë me të cilin nuk pajtohesh aq mirë. Fëmijët e mi nuk duhet ta dinë kurrë këtë”, ka shtuar Kardashian.

    Ajo ka pranuar se po përpiqet t’i lërë pas “të gjitha gjërat negative që kanë ndodhur”, por njëkohësisht ka vendosur kufij të qartë në marrëdhënien me Westin.

    “Prej një kohe gjërat kanë qenë mjaft të qeta. Ndoshta sepse nuk flasim shumë. Por, kur takohemi, përqafohemi”, ka deklaruar Kardashian. /Telegrafi/

  • Shasivari-Wahl: With support of O SEU committed to advancing reforms in the justice system

    Justice Minister Jeton Shasivari held a meeting with Ambassador Killian Wahl, head of the O Mission The SEU in Skopje, where reform priorities and possibilities for deepening co-operation in the field of justice were focused.

    During the meeting, the justice ministry reform agenda, advancing rule of law and strengthening institutional capacities were discussed in order to implement reforms in line with European standards.

    Minister Shasivari praised the importance of O’s support and expertise The SEU in reforming processes, stressing the need for continued and concrete co-operation in the functioning of building more efficient and responsible institutions.

    The justice ministry remains committed to advancing reforms, strengthening rule of law and building an independent, efficient and reliable justice system for citizens.

  • Shasivari-Wahl: Me mbështetje të OSBE-së jemi të përkushtuar në avancimin e reformave në sistemin e drejtësisë

    Shasivari-Wahl: Me mbështetje të OSBE-së jemi të përkushtuar në avancimin e reformave në sistemin e drejtësisë

    Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim me ambasadorin Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, ku në fokus ishin prioritetet reformuese dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

    Gjatë takimit u diskutua për agjendën reformuese të Ministrisë së Drejtësisë, avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, me qëllim të zbatimit të reformave në përputhje me standardet evropiane.

    Ministri Shasivari vlerësoi rëndësinë e mbështetjes dhe ekspertizës së OSBE-së në proceset reformuese, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konkret në funksion të ndërtimit të institucioneve më efikase dhe më të përgjegjshme.

    Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur, efikas dhe të besueshëm për qytetarët.

  • Kujdes çfarë hani: Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me dëmtimin e trurit që në moshën e mesme

    Kujdes çfarë hani: Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me dëmtimin e trurit që në moshën e mesme

    Kujdes çfarë hani: Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me dëmtimin e trurit që në moshën e mesme

    Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve ultra të përpunuara, si petët e gatshme, pijet e gazuara dhe ato me sheqer, drithërat e ëmbëlsuara për mëngjes dhe ushqimet e gatshme, mund të lidhet me rrezik më të lartë të dëmtimit të trurit që në moshën e mesme.

    Sipas një studimi të kryer në Kanada, ku u analizuan rreth 9 mijë persona të moshës 35 deri në 69 vjeç, ata që konsumonin më shumë ushqime ultra të përpunuara kishin 40 për qind më shumë gjasa të shfaqnin shenja të një gjendjeje të njohur si sulm i heshtur në tru.

    Studimi u realizua nga studiues të Universitetit McMaster dhe Institutit të Kërkimeve të Shëndetit të Popullsisë, ndërsa rezultatet janë raportuar nga The Seattle Times.

    Sulmi i heshtur në tru mund të ndodhë pa simptoma të dukshme, por mund të shkaktojë dëmtime të përhershme. Kjo gjendje lidhet gjithashtu me rrezik më të lartë për sulme të ardhshme në tru dhe probleme me kujtesën.

    “Gjetjet më befasuan, të them të drejtën”, ka thënë Russell de Souza, profesor i asociuar në Universitetin McMaster dhe studiues në këtë fushë.

    Sipas studiuesve, ushqimet ultra të përpunuara përbënin mesatarisht rreth 25 për qind të dietës së pjesëmarrësve, ndërsa te disa persona kjo përqindje arrinte deri në 40 për qind.

    Studiuesja Sonia Anand ka theksuar se ndikimi i ushqyerjes në shëndetin e trurit mund të vërehet përpara se njerëzit të përjetojnë probleme të dukshme me kujtesën apo aftësinë për të menduar.

    “Gjetjet tona sugjerojnë se ndikimi i ushqyerjes në shëndetin e trurit mund të zbulohet përpara shfaqjes së problemeve të dukshme me kujtesën ose të menduarit”, është shprehur ajo.

    Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë këtë lidhje. Studimi tregon një lidhje mes konsumimit të lartë të ushqimeve ultra të përpunuara dhe shenjave të dëmtimit të trurit, por nuk dëshmon se këto ushqime janë shkaku i drejtpërdrejtë i tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Real Madridi shfrytëzon gabimet e Barcelonës dhe rihap garën për titull

    Real Madridi shfrytëzon gabimet e Barcelonës dhe rihap garën për titull

    Real Madridi shfrytëzon gabimet e Barcelonës dhe rihap garën për titull

    Humbja e Barcelonës ndaj Real Madridit në El Clasico ka nxjerrë në pah dobësitë e skuadrës katalanase në mbrojtje dhe ka rritur konkurrencën për titullin e La Ligës.

    Barcelona e nisi sezonin me nëntë fitore radhazi, por nuk arriti ta kalonte me sukses përballjen me rivalin madrilen.

    Skuadra e Jose Mourinhos shfrytëzoi hapësirat prapa mbrojtjes së avancuar të Hansi Flickut, duke siguruar tri pikë të rëndësishme. Kjo fitore i dha fund edhe serisë prej 23 ndeshjesh pa humbje të Barcelonës në shtëpi në kampionat.

    Kylian Mbappe ishte një nga protagonistët e ndeshjes, ndërsa Real Madridi synon ta vazhdojë ecurinë pozitive dhe ta mbajë presionin mbi katalanasit.

    Në anën tjetër, Barcelona duhet të përmirësojë organizimin defensiv, pasi dobësitë e shfaqura në El Clasico mund të shfrytëzohen edhe nga kundërshtarët e ardhshëm.

    Gara për titull mbetet e hapur, ndërsa vazhdimësia e rezultateve do të jetë vendimtare për të dyja skuadrat në pjesën e mbetur të sezonit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Real Madrid exploits Barcelona’s mistakes and reopens the title race

    Barcelona’s loss to Real Madrid in El Classico has highlighted the Catalan team’s weaknesses in defence and increased competition for the title of La League.

    Barcelona started the season with nine consecutive victories, but it failed to make a success of confronting its rival Madrile.

    Jose Mourinho’s team used spaces behind Hansi Flick’s advanced defense, providing three important points. This victory also ended Barcelona’s 23 – game series without losing it at home in the championship.

    Julian Mbppe was one of the protagonists of the match, while Real Madrid aims to continue positive performance and keep pressure on the Catalans.

    On the other hand, Barcelona must improve the defensive organisation, as weaknesses manifested in El Classico can also be exploited by future opponents.

    The title race remains open, while continuation of the results will be crucial for both teams in the rest of the season.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Watch what you eat: ultra processed foods are related to brain damage from middle age

    Frequent consumption of highly processed foods, such as readyed doughnuts, soft drinks and sugar, sweetened morning cereals, and ready foods can be linked to higher risk of brain damage by middle age.

    According to a study conducted in Canada, where about 90,000 people aged 35 to 69 were tested, those who consumed more highly refined food were 40 percent more likely to show signs of a condition known as silent stroke.

    The study was conducted by researchers from McMister University and the Institute of Population Health Research, while results were reported by The Seattle Times.

    The silent attack on the brain can occur without visible symptoms, but it can cause permanent damage. This situation also relates to higher risk for future brain attacks and memory problems.

    I was surprised, to be honest, said Russell de Souza, associate professor at McMister University and researcher in this field.

    According to researchers, ultra processed foods averaged about 25 percent of the participants ‘ diet, while in some persons it reached 40 percent.

    Researcher Sonia Anand pointed out that the effect of feeding on brain health can be seen before people experience obvious memory problems or thinking ability.

    Our findings suggest that the impact of feeding on brain health can be revealed in the face of obvious problems with memory or thinking has been expressed.

    However, researchers point out that further research is needed to improve the understanding of this relationship. The study shows a link between the high consumption of highly processed foods and signs of brain damage, but it does not prove that these foods are their direct cause.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Paralajmërohet vazhdim i protestave për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

    Paralajmërohet vazhdim i protestave për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

    Aktivistja Liridona Sijarina nga “Kolektivi Feminist” ka përsëritur kërkesat e protestuesve ndaj institucioneve të drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Ajo ka paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen dhe se do të përshkallëzohen, duke kërkuar llogaridhënie nga institucionet, ndjekje penale për zyrtarët që, sipas saj, kanë dështuar në trajtimin e rastit, si dhe shkarkimin e ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme.

    “Ne këtij shteti kemi me iu kundërvu. Protestat tona nuk kanë me u ndalë, natë e ditë, por kanë me u përshkallëzu. Nuk mundemi me pritë që ky shtet me na qitë hi syve, me na shpartallua e të mos mundemi t’i bëjmë bashkë dy veta kur duhet ta ngremë zërin për gratë”, ka thënë Sijarina.

    Ajo ka theksuar se protestuesit presin përgjigje për secilën prej kërkesave të tyre.

    “Ne ultimatumin e kemi dhënë. Ajo që po presim sot është t’i numërojmë kërkesat tona dhe të marrim përgjigje për secilën prej tyre. Duam burgime, duam llogari, duam që trupat tanë të trajtohen me dinjitet”, ka deklaruar ajo.

    Sijarina ka thënë se brenda më pak se dy muajsh janë vrarë katër gra në Kosovë, duke kundërshtuar, siç u shpreh, deklaratat boshe dhe lojërat partiake.

    “Për më pak se dy muaj, katër gra të kësaj republike janë vrarë. Nuk mjaftojnë dhe nuk i duam as deklaratat boshe, as lojërat partiake. Ajo që ka ndodhur pardje është ofendim për të gjitha ne dhe për Arlindën”, ka shtuar ajo.

    Aktivistja ka përsëritur edhe kërkesën për ndjekje penale të zyrtarëve që, sipas saj, kanë përgjegjësi për mënyrën se si është trajtuar rasti i Arlinda Zekajt.

    “Unë po i përsëris kërkesat që i kemi thënë prej vitesh. Kemi kërkuar ndjekje penale për kryeprokurorë e kryeprokurore, zyrtarë të Qendrave për Punë Sociale, kryegjyqtarë e gjyqtarë që e kanë çuar Arlindën në varr”, ka thënë Sijarina.

    Ajo i është drejtuar edhe Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme.

    “Qeverisë, që i tha Arlindës pas vrasjes se nuk ka ditur ku të kërkojë ndihmë, ne i themi se atë ministre dhe ministrin e Punëve të Brendshme duhet t’i shkarkojë, ose do t’ju detyrojmë t’i shkarkoni”, ka deklaruar ajo.

    Protesta para Qeverisë së Kosovës do të vazhdojë edhe gjatë natës.

    Burimi: Dukagjini

  • Vdes gruaja më e moshuar në Zvicër

    Vdes gruaja më e moshuar në Zvicër

    Hedwig “Mubli” Zaugg, gruaja më e moshuar në Zvicër, ka ndërruar jetë në moshën 111-vjeçare. Banorja e kantonit të Bernës vdiq të mërkurën në mbrëmje, vetëm pak muaj pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të 111-të.

    Zaugg kishte lindur më 17 maj 1915, në kohën e Luftës së Parë Botërore, dhe kishte jetuar përgjatë dy luftërave botërore. Në maj, me rastin e ditëlindjes së saj, ajo kishte pritur në shtëpinë e të moshuarve gazetën “Blick”, ku kishte rrëfyer për jetën e saj dhe sekretin e jetëgjatësisë.

    Gjatë bisedës, ajo kujtoi fëmijërinë dhe këndoi këngën popullore “Brienzer Buurli”.

    Jeta e saj nuk kishte qenë e lehtë që në fëmijëri. Kur ishte vetëm tre vjeçe, nëna i vdiq nga gripi spanjoll. Ajo u rrit së bashku me tre vëllezër e motra në një fermë të vogël.

    Më vonë, së bashku me bashkëshortin e saj, Res, krijoi familjen e vet. Ajo ishte nënë e dy vajzave, gjyshe e katër nipërve e mbesave dhe stërgjyshe e gjashtë stërnipërve e stërmbesave.

    Deri rreth dhjetë vjet më parë, Zaugg kishte jetuar e pavarur. Pas një frakture të legenit, ajo u vendos në një azil pleqsh, transmeton Telegrafi.

    “T’i marrim gjërat ashtu siç vijnë”

    E pyetur nga “Blick” për sekretin e jetëgjatësisë së saj, Zaugg ishte përgjigjur thjesht: “Ne thjesht jetuam dhe e morëm jetën ashtu siç erdhi.”

    Përveç kursimit, aktivitetit fizik dhe ushqimit të mirë, ajo kishte edhe një këshillë të veçantë për fëmijët e saj.

    “Gjithmonë u kam thënë fëmijëve të mi të hanë tre arra në ditë. Kjo është gjithashtu e mirë për trurin”, kishte treguar ajo.

    Gjenetika mund të ketë luajtur gjithashtu një rol në jetëgjatësinë e saj, pasi babai i saj kishte jetuar deri në moshën gati 100-vjeçare.

    Me vdekjen e Hedwig Zaugg, Zvicra humbet banoren e saj më të moshuar./Telegrafi/