Category: Lajme

  • France Football e kurorëzon Cristiano Ronaldon e vitit 2008 si më të mirin e historisë

    France Football e kurorëzon Cristiano Ronaldon e vitit 2008 si më të mirin e historisë

    Vetëm dy ditë pas ceremonisë së Topit të Artë, revista franceze France Football ka prezantuar një çmim të ri të quajtur B.O.A.T. (Më i Miri i Topave të Artë të të Gjitha Kohërave), i krijuar për të përcaktuar fituesin më të mirë të këtij trofeu në histori. Fitues është shpallur Cristiano Ronaldo me edicionin e vitit 2008.

    Ky ishte Topi i parë i Artë në karrierën e portugezit, i cili në votim ka lënë pas versionin e vitit 2012 të Lionel Messit. Dy yjet e futbollit botëror kryesojnë listën e 12 edicioneve më të votuara, ndërsa pas tyre renditet Ronaldo Nazario me Topin e Artë të vitit 2002.

    Për këtë çmim të veçantë, France Football ndryshoi mënyrën tradicionale të votimit. Në vend të gazetarëve, ishin përdoruesit e revistës ata që votuan për edicionin më të mirë të Topit të Artë në histori.

    Në garë u përfshinë të gjithë futbollistët që e kanë fituar këtë çmim të paktën dy herë gjatë karrierës së tyre. Votuesit duhej të zgjidhnin një edicion të caktuar, si për shembull Messin e vitit 2012 apo Ronaldon e vitit 2008.

    Lista e kandidatëve përfshinte emra të mëdhenj të historisë së futbollit, si Messi, Ronaldo, Ronaldo Nazario, Marco van Basten, Michel Platini, Karl-Heinz Rummenigge, Kevin Keegan, Franz Beckenbauer, Johan Cruyff dhe Alfredo di Stefano.

    Megjithatë, pjesëmarrja në këtë votim nuk ishte falas. Çdo votë kushtonte një euro, ndërsa pjesëmarrësit kishin mundësinë të fitonin dy bileta për ceremoninë e Topit të Artë të vitit 2027.

    Sipas mediumit francez, 5 mijë e 9 persona votuan më shumë se një herë. Prej tyre, 44 votues morën pjesë nga 10 deri në 26 herë, 300 votuan nga pesë deri në nëntë herë, ndërsa 4 mijë e 665 persona votuan nga dy deri në katër herë.

    Kështu, edicioni i vitit 2008 i Cristiano Ronaldos u përzgjodh si më i miri në historinë e Topit të Artë, në një votim të organizuar nga vetë revista France Football./Telegrafi/

  • Frankfurti bëhet gati për spektakël më 5 dhjetor, zbulohen emrat që do të ngjiten në skenën e Shqip Up Comedy

    Frankfurti bëhet gati për spektakël më 5 dhjetor, zbulohen emrat që do të ngjiten në skenën e Shqip Up Comedy

    Frankfurti do të jetë nikoqir i një mbrëmjeje të veçantë humori më 5 dhjetor 2026, ku pesë emra do të bashkohen për të sjellë energji, batuta dhe shumë të qeshura për publikun shqiptar në Gjermani.

    Ernesti, Drilona, Hasimi, T-Ronimo dhe Avniu janë emrat që do të ngjiten në skenë në spektaklin Stand Up Comedy, duke premtuar një mbrëmje ndryshe për të gjithë ata që duan ta shijojnë humorin në shoqëri të mirë.

    Ngjarja do të mbahet në Saalbau Gallus, Frankfurt, ndërsa publiku do të ketë mundësinë të bëhet pjesë e kësaj mbrëmjeje më 5 dhjetor.

    Biletat mund të rezervohen online përmes platformës Eventfrog, në adresën www.eventfrog.ch.

    Me pesë emra dhe një skenë të mbushur me humor, Frankfurti po bëhet gati për një mbrëmje ku e qeshura do të jetë në qendër të vëmendjes.

  • Frankfurt gears up for the show on December 5th, names will be discovered on the Albanian Up Comedy stage.

    Frankfurt will be the host of a special humor evening on December 5, 2026, where five names will be joined to bring energy, batta and many laughter to the Albanian public in Germany.

    Ernest, Drilona, Hasimi, T-Ronimo and Avniu are the names that will come up on stage on the Stand Up Comedy Show, promising a different evening for all who want to enjoy humor in good company.

    The event will be held in Saalau Gallus, Frankfurt, while the public will have the opportunity to become part of this evening on December 5th.

    Tickets can be reserved online via the Eventfrog platform at the address www.eventfrog.ch.

    With five names and a scene filled with humor, Frankfurt is getting ready for an evening when laughter will be the focus of attention.

  • Cristiano Ronaldo shpallet fitues i çmimit për Topin e Artë më të mirë, me sezonën e vitit 2008

    Cristiano Ronaldo shpallet fitues i çmimit për Topin e Artë më të mirë, me sezonën e vitit 2008

    Cristiano Ronaldo është zgjedhur fitues i çmimit B.O.A.T. (Ballon d’Or of All Time), një vlerësim i veçantë i organizuar nga revista franceze France Football për të përcaktuar edicionin më të mirë të Topit të Artë në histori.

    Fitues është shpallur edicioni i vitit 2008, kur ylli portugez fitoi për herë të parë Topin e Artë.

    Në votimin për këtë çmim, edicioni i vitit 2008 i Ronaldos ka lënë pas atë të vitit 2012 të Lionel Messit. Dy futbollistët dominuan 12 pozitat e para të renditjes, ndërsa në listë pas tyre u përfshi edhe Ronaldo Nazário, me Topin e Artë të fituar në vitin 2002.

    Për edicionin e fundit të ceremonisë së Topit të Artë, France Football prezantoi çmimin e ri B.O.A.T., me rregulla të ndryshme nga ato të votimit tradicional. Kësaj radhe, fituesi nuk u përcaktua nga gazetarët sportivë, por nga votat e përdoruesve të revistës.

    Në garë u përfshinë edicionet e Topit të Artë të fituar nga futbollistët që e kanë marrë këtë çmim të paktën dy herë gjatë karrierës së tyre. Votuesit duhej të zgjidhnin një edicion të caktuar, dhe jo thjesht futbollistin që e konsideronin më të mirin në histori.

    Lista e të nominuarve për çmimin B.O.A.T.

    • Lionel Messi: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023.
    • Cristiano Ronaldo: 2008, 2014, 2015, 2016 dhe 2017.
    • Ronaldo Nazário: 1997 dhe 2002.
    • Marco van Basten: 1988, 1989 dhe 1992.
    • Michel Platini: 1983, 1984 dhe 1985.
    • Karl-Heinz Rummenigge: 1980 dhe 1981.
    • Kevin Keegan: 1978 dhe 1979.
    • Franz Beckenbauer: 1972 dhe 1976.
    • Johan Cruyff: 1971, 1973 dhe 1974.
    • Alfredo Di Stéfano: 1957 dhe 1959.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Cristiano Ronaldo is named winner of the Best Golden Ball award, with the 2008 season

    Cristiano Ronaldo has been chosen B.O.A.T. Prize winner. (Ballon d’Or of All Time), a special assessment organised by the French magazine France Football to determine the best edition of the Golden Ball in history.

    The winner has been announced the 2008 edition, when the Portuguese star first won the Golden Ball.

    In the vote for this award, Ronaldo’s 2008 edition has left after that of Lionel Mess in 2012. The two footballers dominated the top 12 ranking positions, while Ronaldo Nazário was included in the list after them, with the Golden Ball won in 2002.

    For the latest edition of the Golden Ball ceremony, France Football presented the new B.O.A.T. Award, with rules different from those of the traditional vote. This time around, the winner was determined, not by sports journalists, but by the magazine users’ votes.

    The Golden Ball editions won by footballers who have received this prize at least twice during their careers were included. Voters had to choose a certain edition, not just the footballer they considered best in history.

    Named List for the B.O.A.T. Prize.

    • Lionel Messy: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 and 2023.
    • Cristiano Ronaldo: 2008, 2014, 2015, 2016 and 2017.
    • Ronaldo Nazário: 1997 and 2002.
    • Marco van Basten: 1988, 1989 and 1992.
    • Michel Platini: 1983, 1984 and 1985.
    • Karl-Heinz Rummenigge: 1980 and 1981.
    • Kevin Keegan: 1978 and 1979.
    • Franz Beckenbauer: 1972 and 1976.
    • Johann Cruyff: 1971, 1973 and 1974.
    • Alfredo Di Stéfano: 1957 and 1959.

     

    Source Layer: Dukeagini

  • “Është gabim”, Kryeziu flet për kthimin e Ligjit për Specialen (VIDEO)

    “Është gabim”, Kryeziu flet për kthimin e Ligjit për Specialen (VIDEO)

    “Është gabim”, Kryeziu flet për kthimin e Ligjit për Specialen (VIDEO)

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ishte e ftuar në DPT te Fidani në Klan Kosova dhe foli lidhur me kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend nga presidentja Justina Shiroka-Pula, me kërkesën e PDK-së.

    I pyetur nëse ka pasur të drejtë presidentja që të bëjë këtë veprim, pa e dhënë një deklaratë për të treguar arsyen, Kryeziu është përgjigjur duke treguar procedurat e rasteve të tilla.

    “Kushtetuta e lejon që njëherë Presidenti me e kthy ligjin, por janë dy kushte fundamentale kur duhet me u kthy ligji… 1. Momentin kur konsiderohet se me këtë ligj preken interesat kombëtare dhe shtetërore dhe 2. Në momentin kur me këtë ligj cenohen të drejtat dhe liritë e minoriteteve, nuk ka të drejtë me e kthy ligjin për raste të tjera. Kjo nuk është dasht fare me u diskutu me parti politike për këtë ligj…” – theksoi Kryeziu.

    Ai deklaroi se ky ligj i mori 91 vota dhe e ka legjitimitetin dhe legalitetin. / klankosova.tv

  • Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!

    Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!

    Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!

    Postimi i Vlora Çitakut:

    UÇK-ja na bashkon!

    Sot mbajtëm mbledhjen e parë të Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, në mbrojtje të të drejtave të çlirimtarëve tanë.

    Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive parlamentare, kjo mbledhje dëshmoi një vetëdije të përbashkët politike, qytetare, shtetërore dhe kombëtare për rëndësinë e kësaj çështjeje.

    Në frymën e Deklaratës së Kuvendit të 28 shtatorit, diskutuam drejtimet kryesore të strategjisë, caktuam grupet përgjegjëse për hartimin e saj dhe përcaktuam planin e përgjithshëm të punës. Qëllimi ynë është që çlirimtarët tanë ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel.

    Krahas hartimit të kësaj strategjie, po vazhdon edhe angazhimi për ligjin që synon të forcojë mbrojtjen e të drejtave të çlirimtarëve të UÇK-së.

    Për Kosovën dhe për secilin prej nesh, mbrojtja e së vërtetës së luftës sonë çlirimtare, e vlerave dhe e trashëgimisë së lavdishme të UÇK-së është një përgjegjësi që shkon përtej dallimeve partiake.

    Është mirë që sot jemi bashkë në këtë mision: për ta kundërshtuar aktgjykimin e padrejtë të shkallës së parë dhe për të siguruar që çlirimtarët tanë të kenë në dispozicion të gjitha mjetet dhe garancitë juridike në betejën për drejtësi.

    Në asnjë ditë dhe në asnjë moment, çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm! See less

  • The working group for Appeals at The Hague, Citaku: Deliverers will not be left alone!

    PVlora Citaku’s operation:

    The NLA unites us!

    Today we held the first meeting of the Workers Group for the drafting and harmonisation of the State Strategy in terms of appeals procedures before the Specialised Chambers in The Hague in defense of the rights of our rescuers.

    With representatives of parliamentary parties participating, this meeting witnessed a common political, civic, state and national awareness of the importance of the issue.

    In the spirit of the September 28th Parliament Declaration, we discussed the main directions of strategy, appointed groups responsible for drafting it, and defined the overall work plan. Our goal is for our deliverers to have the full support of the state of Kosovo in their battle in appeal.

    In addition to drafting this strategy, commitment to the law aimed at strengthening the rights of KLA rescuers is continuing.

    For Kosovo and for each of us, defending the truth of our liberation war, of the values and glorious heritage of the KLA is a responsibility that goes beyond party differences.

    It is good to be together today on this mission: to challenge the unjust act of first degree and to ensure that our deliverers have all legal means and guarantees available in the battle for justice.

    In no day and no moment will deliverers leave them alone! See less

  • Trepça vazhdon serinë pozitive në Evropë, triumfon me 21 pikë dallim në Gjeorgji

    Trepça vazhdon serinë pozitive në Evropë, triumfon me 21 pikë dallim në Gjeorgji

    Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, po vazhdon me rezultate pozitive në FIBA Europe Cup. Skuadra mitrovicase ka shënuar fitoren e tretë radhazi në këtë garë, pasi të mërkurën mbrëma mposhti bindshëm Batumin në Gjeorgji me rezultat 91:70.

    “Xehetarët” e dominuan ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit A, duke dëshmuar edhe një herë se janë në formë të mirë në arenën evropiane. Pas humbjes në xhiron hapëse ndaj Patrasi grek, Trepça reagoi me fitore ndaj Splitit në Kroaci dhe Opavas çeke në Mitrovicë, ndërsa tani triumfoi edhe në udhëtim ndaj Batumit.

    Mitrovicasit e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke krijuar epërsi prej 12 pikësh që në çerekun e parë, të cilin e fituan 27:15. Dominimi vazhdoi edhe në çerekun e dytë, ndërsa në pushim Trepça shkoi me rezultat 46:33.

    Në pjesën e dytë, Batumi tentoi të rikthehej në lojë dhe arriti ta fitonte çerekun e tretë me shifrat 25:22. Skuadra gjeorgjiane u afrua edhe në pesë pikë në çerekun e fundit, por Trepça reagoi në momentet vendimtare, e riktheu kontrollin e ndeshjes dhe në fund siguroi fitore bindëse me 21 pikë dallim.

    Protagonisti kryesor i fitores ishte Drilon Hajrizi, i cili zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme me 29 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Shawn Jones, me 17 pikë, 12 kërcime dhe tri asistime, ndërsa Ken Hasbrouck shtoi po ashtu 17 pikë e katër asistime. Mikaile Tmushiq e mbylli ndeshjen me 13 pikë dhe katër kërcime.

    Për Batumin kjo ishte humbja e katërt radhazi në Grupin A, ndërsa Trepça me këtë fitore i ka shtuar gjasat për të avancuar në fazën tjetër të FIBA Europe Cup. Skuadra mitrovicase do të synojë ta vazhdojë serinë pozitive në ndeshjen e radhës, kur pas një jave do të përballet me Trierin në Gjermani. /Telegrafi/

  • Ndahet nga jeta polici nga Podujeva, Halil Syla

    Ndahet nga jeta polici nga Podujeva, Halil Syla

    Ndahet nga jeta polici nga Podujeva, Halil Syla

    Ka ndërruar jetë Halil Syla nga Podujeva, i cili për shumë vite shërbeu në Policinë e Kosovës.

    Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga kolegët e të ndjerit.

    Syla kishte dalë në pension vetëm një vit më parë, pas përfundimit të karrierës së tij shumëvjeçare në shërbim të Policisë së Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali