Category: Lajme

  • At which other door did Deliu have to knock Arlinda” on which other door did Deliu charge the KKP

    DDemocratic Party of Kosovo President Blerta Deliu has requested urgent accountability from the Kosovo Prosecutorial Council ( KKP) over the case of Arlinda Zekij, who was killed Sunday in Pec.

    Deliu has raised concerns about delays in the KKP reporting before the Commission for Legislation, stressing that reconciliation had been reached for the Council to cool off on Tuesday, but, according to her, no invitation had been submitted, nor had the meeting been held.

    What other door did Arlinda have to knock so that today we wouldn’t listen to reasoning about who didn’t ask for help? Facebook.

    She has stressed that, according to reports, Arlinda’s requests were addressed to the Prosecutorial Council.

    Why is accountability delayed?

    Deliu has stressed that Arlinda Zekaj’s family deserves to know what actions institutions have taken to protect it, Klankosova broadcast.tv.

    Arlinda sought state protection. Her family deserves to know what the State did to her, she’s done.

  • Osmani ftohet për të folur në 'Oxford Union': Mundësi për ta prezantuar të vërtetën historike të Kosovës

    Osmani ftohet për të folur në ‘Oxford Union’: Mundësi për ta prezantuar të vërtetën historike të Kosovës

    Osmani ftohet për të folur në 'Oxford Union': Mundësi për ta prezantuar të vërtetën historike të Kosovës

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar ftesën për të folur në Oxford Union, një nga platformat më të njohura të debatit në botë.

    Përmes një postimi, Osmani e cilësoi këtë ftesë si nder të veçantë dhe mundësi për ta prezantuar të vërtetën historike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv

    Ajo theksoi se Oxford Union ka një traditë mbi dy shekullore të debatit të lirë dhe se në këtë institucion kanë folur figura të njohura të historisë politike, shkencore dhe shoqërore, përfshirë Winston Churchill, Ronald Reagan, Bill Clinton, Nelson Mandela, Nënë Tereza dhe Albert Einstein.

    “Të jem pjesë e këtij dialogu, përkrah një tradite të tillë intelektuale, është një nder i veçantë dhe një mundësi për ta përfaqësuar Kosovën, historinë e saj të lirisë dhe aspiratën e saj për një të ardhme të sigurt, demokratike dhe euroatlantike”, shkroi Osmani. /Klankosova.tv.

  • Për shkak të aksidentit të tmerrshëm në Spanjë, shtyhen 24 ndeshje futbolli

    Për shkak të aksidentit të tmerrshëm në Spanjë, shtyhen 24 ndeshje futbolli

    Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka shtyrë të 24 ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Mbretit që ishin planifikuar të luheshin sonte (e mërkurë). Vendimi u mor pas një përplasjeje midis dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Urdës në provincën e Toledos, ku humbën jetën dhjetëra persona.

    RFEF njoftoi se të gjitha ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Mbretit janë shtyrë. Datat e reja nuk dihen ende, por federata njoftoi se do të shpallë një orar të ri të garave dhe oraret e ndeshjeve në ditët në vijim.

    Ndër ndeshjet e shtyra janë ndeshjet jashtë fushe të Valencias në Tavernes de la Valldigna, Real Betis në Navalcarnero, Celta në Salamanca, Mallorca në Alcoyano dhe Levante në Tarancon.

    Aksidenti ndodhi këtë mëngjes në linjën e trenit me shpejtësi të lartë midis Madridit dhe Andaluzisë, dhe trafiku hekurudhor midis dy pjesëve të Spanjës është ndërprerë.

    Kjo është arsyeja pse ndeshja e hendbollit të Kupës së Mbretit midis Anaitasuna dhe Proin Sevilla u shty, sepse lojtarët nga Sevilla nuk mundën të vinin në Pamplona.

    Sipas shifrave të fundit zyrtare nga autoritetet spanjolle, të paktën 40 persona humbën jetën në përplasje dhe numri i viktimave mund të rritet.

    Një total prej 544 pasagjerësh udhëtonin në trena. /Telegrafi/

  • SAVAGE RABBIT VODKA – PAS MASKËS FILLON AVENTURA

    SAVAGE RABBIT VODKA – PAS MASKËS FILLON AVENTURA

    E FRYMËZUAR NGA NATYRA, E PËRSOSUR NGA MJESHTËRIA

    E lindur në zemër të maleve Tatra të Sllovakisë, Savage Rabbit Vodka ndërthur pastërtinë e natyrës me mjeshtërinë e rafinuar. Përzierja e grurit dhe thekrës së përzgjedhur i japin Savage Rabbit Vodka një profil të balancuar shijeje, ku thekra sjell një nuancë të lehtë ëmbëlsie, ndërsa gruri zbut karakterin e saj. Përmes filtrimit me qymyr, argjend dhe platin, vodka përmbyll karakterin e saj me një shije të butë dhe të pastër. Maska e lepurit është simboli dallues i Savage Rabbit Vodka, e cila përfaqëson misterin, kuriozitetin dhe identitetin modern.

    SHIJA E GUXIMIT – PËR NJË GJENERATË QË NUK BËN KOMPROMISE

    Savage Rabbit Vodka i drejtohet një audience që vlerëson origjinalitetin, stilin dhe përvojat e reja. Me identitetin e saj të guximshëm dhe karakterin modern, kjo pije është pjesë e momenteve sociale, nga përgatitja e koktejeve në shtëpi deri te takimet me miqtë. Përmes kësaj qasjeje, Savage Rabbit ndërthur botën e vodkës me kulturën bashkëkohore të koktejeve dhe synon të dallohet nga tradicionalja.

    KREATIVITETI NË ÇDO KOKTEJ

    Nga Savage Passionstar Martini, Savage Spritz, Espresso Martini, Savagery e deri te Savage Passionfruit Collins, recetat e koktejeve sjellin kombinime të ndryshme për ata që pëlqejnë artin e miksologjisë. Përbërësit e përzgjedhur dhe ngjyrat i japin çdo kokteji një pamje të veçantë dhe një finesë të veçantë në servirje.

    NJË SHIJE QË REFLEKTON IDENTITETIN

    Savage Rabbit Vodka synon të jetë më shumë se një produkt në raft, duke ndërthurur shijen, elegancën dhe modernitetin. Me një identitet të guximshëm dhe të dallueshëm, Savage Rabbit i drejtohet atyre që kërkojnë aventura të reja dhe vlerësojnë mënyrat origjinale të të shprehurit. Përmes kombinimit të elegancës dhe dinamizmit, siguron kujtime dhe histori për t’u ndarë.

    Për më shumë informacione mbi risitë e brendit, ndiqni në: https://www.instagram.com/st.nicolauskosova/https://www.instagram.com/st.nicolauskosova/

  • Gjenden mbetje mortore në veri, dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës në Kosovë

    Gjenden mbetje mortore në veri, dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës në Kosovë

    Gjenden mbetje mortore në veri, dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës në Kosovë

    Në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut janë gjetur mbetje mortore eshtërore më 27 tetor, që dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

    Agron Limani, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha për Radion Evropa e Lirë se gërmimet vlerësuese në një lokacion brenda hapësirës së varrezave të besimtarëve myslimanë në Mitrovicë të Veriut janë vazhdimësi e gërmimeve që janë kryer më 20 tetor të këtij viti.

    Sipas tij, mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e nevojshme, përfshirë analizat e ADN-së, “me qëllim të përcaktimit të identitetit”.

    Limani nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur tha se varësisht nga rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore, “konsiderojmë se lokacioni do të mbetet me interes për verifikime dhe veprime të mëtejshme në kuadër të procesit të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë”.

    Gërmimet dhe gjetja e mbetjeve mortore në Mitrovicë të Veriut vijnë pasi në Zubin Potok – po në veri të Kosovës – u gjetën tri varreza masive dhe u gjetën mbetjet mortore të të paktën 23 personave.

    Autoritetet veçse kanë identifikuar tri viktimat e para dhe ata i përkasin “Grupit të Intelektualëve”.

    Grupi prej 23 “intelektualëve” ishte një grup shqiptarësh, mes tyre veprimtarë, profesionistë dhe figura publike nga zona e Mitrovicës, të cilët u zhdukën në zonën e Zubin Potokut më 19 prill të 1999-ës, shkruan rel.

    Kosova veçse ka arrestuar disa persona lidhur me vrasjen e civilëve që lidhen me “Grupin e Intelektualëve”.

    Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mortore remains found in the north, suspected to belong to Kosovo war victims

    At the cemetery in the northern town of Mitrovica, remains of ossuary remains have been found on October 27th, which could allegedly belong to victims of the recent war in Kosovo.

    Agron Limani, chairman of the Government Commission for Missing Persons, told Radio Free Europe that assessment excavations at a location within the burial space of Muslim Muslims in northern Mitrovica are the continuation of excavations that were conducted on 20 October this year.

    According to him, mortore remains have been sent to the Law Medicine Institute for the necessary examinations, including DNA analysis, with the aim of determining identity.

    Limani from the Government Commission for Missing Persons said that depending on the results of forensic examinations, we consider the location will remain of interest in verifications and further actions within the context of the fate lighting process and the whereabouts of people who disappeared with violence during the war in Kosovo.

    Excavations and findings of mortar remains in northern Mitrovica come after three mass cemeteries were found in Zubin Potok on the north of Kosovo and at least 23 people were found.

    Authorities have only identified the first three victims and they belong to the Intellectual Group.

    The 23rd group of intellectuals was a group of Albanians, among them activists, professionals and public figures from the Mitrovica area, who disappeared in the area of Zubin Potok on April 19, 1999, writes rel.

    Kosovo has only arrested several people in connection with the murder of civilians linked to the Intellectual Group.

    According to the Institute of Chief Crimes during the war in Kosovo, 1.577 people continue to be missing from the 1998-1999 war, while a total of 12,230 victims of war have been documented.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • King Charles III uron Shiroka Pula, emphasises partnership with Kosovo

    In his message, King Charles III and his wife have conveyed their congratulations to the President, stressing the close and lasting friendship between the United Kingdom and Kosovo, based on common values and strengthened through years through partnership.

    The king recalled his first visit to Kosovo in 1999, shortly after the end of the war as well as his 2016 visit, when he and his wife visited Prizren an exhibition of the deeds of President Shiroka Pula’s late father.

    In the message, he stressed that the two countries will continue to co-operate for security and stability in Europe at a time when the world faces significant geopolitical and climate challenges.

    Charles III expressed its wish that President Shiroka Pula’s mandate further deepen ties between the two countries, conveying the best wishes for him and the people of Kosovo.

    Source Layer: RTKLive

  • Mbreti Charles III uron Shiroka Pulën, thekson partneritetin me Kosovën

    Mbreti Charles III uron Shiroka Pulën, thekson partneritetin me Kosovën

    Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III dhe bashkëshortja e tij i kanë përcjellë Presidentes urimet e tyre, duke theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, të bazuar në vlera të përbashkëta dhe të forcuar ndër vite përmes partneritetit.

    Mbreti rikujtoi vizitën e tij të parë në Kosovë, në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016, kur së bashku me bashkëshorten vizitoi në Prizren një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të Presidentes Shiroka Pula.

    Në mesazh, ai theksoi se të dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë, në një kohë kur bota përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike.

    Charles III shprehu dëshirën që gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula të thellohen më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve, duke përcjellë urimet më të mira për të dhe për popullin e Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Shembet një pllakë betoni në një vendpunishte në Prizren, lëndohen pesë punëtorë

    Shembet një pllakë betoni në një vendpunishte në Prizren, lëndohen pesë punëtorë

    Të paktën pesë punëtorë kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e shembjes së një pllake betoni në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën, më 28 tetor, rreth orës 12:30, ndërsa Policia ka pranuar informacionin përmes Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, ku ishin dërguar personat e lënduar.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Ai kas shtuar se sipas informacioneve fillestare të Policisë, pas trajtimit mjekësor, shumica e të lënduarve janë liruar nga spitali, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur për trajtim të mëtejshëm.

    Ndërkohë, njësitet policore dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione shtesë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e incidentit. /Telegrafi/

  • Netanyahu ruan mbështetjen e shumicës së hebrenjve izraelitë, ndërsa opozita mbetet larg shumicës parlamentare

    Netanyahu ruan mbështetjen e shumicës së hebrenjve izraelitë, ndërsa opozita mbetet larg shumicës parlamentare

    Benjamin Netanyahu ka siguruar mbështetjen e një shumice të qartë të votuesve hebrenj në Izrael, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve që mund t’i mundësojnë të qëndrojë në pushtet, të paktën si kryeministër në detyrë. Megjithatë, blloku i tij nuk ka arritur të sigurojë shumicën në parlamentin prej 120 deputetësh.

    Me rreth 70.7 për qind të votave të numëruara deri të mërkurën në mëngjes, mediat izraelite parashikonin që blloku i partive të djathta, të ekstremit të djathtë dhe ultraortodokse të Netanyahut të fitonte 54 ulëse.

    Ndërkohë, blloku opozitar i udhëhequr nga rivali i tij, Gadi Eisenkot, pritej të siguronte 47 ulëse, ndërsa partitë që përfaqësojnë qytetarët me prejardhje arabe pritej të fitonin 19, transmeton Telegrafi.

    Numërimi i votave vazhdonte dhe rezultatet mund të ndryshonin, por mundësitë e Eisenkotit për ta larguar Netanyahun nga pushteti po dukeshin gjithnjë e më të vogla.

    Blloku i tij, që përfshin parti nga qendra e majtë deri te e djathta e fortë, kishte performuar më dobët sesa parashikonin sondazhet para zgjedhjeve.

    Edhe pse Netanyahu humbi shumicën parlamentare të bllokut të tij, siç pritej, kundërshtarët e tij nuk kanë një rrugë të qartë drejt formimit të qeverisë pa mbështetjen e partive arabe.

    Një pjesë e tyre e kanë përjashtuar këtë mundësi. Ndërkohë, Netanyahu mund të vazhdojë të shërbejë si kryeministër në detyrë gjatë negociatave për koalicionin ose deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja vitin e ardhshëm.

    Duke iu drejtuar mbështetësve të partisë Likud pas orës 03:00 në selinë zgjedhore në Jerusalem, Netanyahu bëri thirrje për formimin e një “qeverie të fortë kombëtare të së djathtës”.

    Ai vuri në pah sukseset ushtarake të Izraelit dhe la të hapur mundësinë e veprimeve të reja të përbashkëta ushtarake kundër Iranit, në bashkëpunim me presidentin amerikan Donald Trump.

    “Izraeli përballet me një mundësi historike të jashtëzakonshme, së bashku me partnerin tonë, presidentin Trump, për ta larguar njëherë e përgjithmonë kërcënimin ekzistencial të Iranit. Por motivet e tjera nuk duhet të na largojnë nga ky mision i shenjtë”, deklaroi Netanyahu.

    Trump kishte bërë thirrje që votuesit izraelitë ta mbanin Netanyahun në pushtet, në mënyrë që të dy vendet të mund ta “përfundonin punën” në Iran. Të mërkurën, ai tha se Netanyahu kishte bërë “shumë mirë” dhe se mbështetja e tij publike mund ta kishte ndihmuar.

    Nga ana tjetër, Eisenkot pranoi se Netanyahu do të vazhdonte të ishte kryeministër në detyrë, por pretendoi se ai kishte humbur mbështetjen e publikut dhe i kërkoi të largohej nga politika. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër përdorimit të çështjeve të sigurisë për interesa politike.

    “U bëj thirrje drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe administratës publike: Netanyahu është kryeministër në detyrë, pa mandat dhe pa besimin e popullit”, tha Eisenkot.

    Ai shtoi se zyrtarët duhet t’i shërbejnë vetëm shtetit dhe interesave të qytetarëve izraelitë, duke u kërkuar të qëndrojnë të palëkundur përballë çdo përpjekjeje për të ushtruar presion ndaj tyre.

    Këto janë zgjedhjet e para në Izrael që nga sulmet e 7 tetorit 2023, kur luftëtarë të udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1,200 persona dhe morën peng 251 të tjerë. Sulmet tronditën ndjenjën e sigurisë në vend dhe u pasuan nga luftërat në Gaza, Liban dhe Iran.

    Lufta në Gaza, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të territorit dhe ka shkaktuar rreth 74 mijë viktima palestineze, e ka izoluar gjithnjë e më shumë Izraelin në arenën ndërkombëtare. Qëndrimet publike ndaj vendit kanë ndryshuar ndjeshëm, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara, aleatin e tij më të afërt.

    Netanyahu përballet gjithashtu me një urdhërarrest të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, në lidhje me akuza për krime lufte, të cilat ai i ka cilësuar si absurde. Në Izrael, ai përballet me akuza për korrupsion, të cilat i mohon dhe i përshkruan si pjesë të një komploti të establishmentit kundër tij.

    Mbështetja që Netanyahu vazhdon të gëzojë mes shumicës së votuesve hebrenj pasqyron ndryshimet e thella në politikën izraelite. Nacionalizmi hebre, mbështetja për zgjerimin e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara palestineze dhe refuzimi i kritikave nga jashtë janë bërë pjesë e rëndësishme e diskursit politik në vend.

    E majta e qendrës, e cila dominoi politikën izraelite gjatë gjysmës së parë të historisë së shtetit dhe udhëhoqi negociatat për shkëmbimin e territorit me paqe me fqinjët arabë, tashmë përfaqësohet nga një pjesë shumë më e vogël e skenës politike.

    Pothuajse të gjitha partitë hebreje ndajnë kundërshtimin e Netanyahut ndaj krijimit të një shteti të pavarur palestinez, një çështje që ka qenë në qendër të përpjekjeve ndërkombëtare për paqe që nga vitet 1990, kur ai erdhi për herë të parë në pushtet si kryeministri më i ri në historinë e Izraelit.

    Pas një periudhe jashtë pushtetit, Netanyahu u rikthye në krye të qeverisë në vitin 2009 dhe ka qëndruar në këtë pozitë që atëherë, me përjashtim të një periudhe 18-mujore, kur një koalicion partish kundërshtare arriti ta largonte pas katër zgjedhjeve të pasuksesshme për shumicë brenda dy vjetësh.

    Pjesëmarrja në zgjedhjet e së martës arriti në 77.7 për qind, niveli më i lartë në më shumë se dy dekada dhe rreth shtatë pikë përqindjeje më i lartë se në vitin 2022.

    Pjesëmarrja ishte veçanërisht e lartë mes qytetarëve izraelitë me prejardhje palestineze, të cilët përbëjnë më shumë se një të pestën e popullsisë, por përfaqësuesit e tyre historikisht janë përjashtuar nga kabineti qeveritar. Shumë prej tyre u mobilizuan për shkak të asaj që e konsiderojnë racizëm të hapur nga qeveria e Netanyahut, ku përfshihet edhe një lider partie i dënuar për nxitje të urrejtjes racore ndaj arabëve.

    Në selinë e Listës së Përbashkët, një aleancë e disa partive arabe, rezultatet e exit-polleve u pritën me brohoritje dhe duartrokitje.

    “Ne e refuzojmë pushtimin dhe racizmin dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu”, deklaroi Faten Gattas, kandidate e Listës së Përbashkët, gjatë një fjalimi në selinë e aleancës në Nazaret. /Telegrafi/