Category: Lajme

  • Juventus and Rome at R WarR 18-year-old talent

    JUventu and Rome have begun to take an interest in Samuel Wiafen, the 18-year-old midfielder considered one of Genoa’s promising talents. According to journalist Nicolas Schira, the Torines club is paying attention to the footballer, whom you see as an investment in the future of the midfield.

    Juvenus, however, is not alone in the race, since Rome has also expressed concern for its services. Genoa does not want to lose his talent, which has a contract until June 2030, and is expected to resist the offer that may come for him.

  • Voziste në krah të kundër në autostradën Gostivar-Tetovë, ndalohet shoferi dhe dy bashkudhëtarët e tij

    Voziste në krah të kundër në autostradën Gostivar-Tetovë, ndalohet shoferi dhe dy bashkudhëtarët e tij

    Një 33-vjeçar nga fshati Dobrosht është ndaluar pasi drejtonte veturën në gjendje të dehur dhe në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë.

    Poashtu janë ndaluar edhe dy bashkudhëtarët e tij, për shkak të sjelljes agresive ndaj policisë.

    Më 28 tetor 2026, policia ka pranuar një denoncim se një veturë e markës “Skoda”, me targa të Tetovës, po lëvizte në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë.

    Pas ndërhyrjes së policisë, vetura është ndaluar në pikëpagesën rrugore në Tetovë. Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi B.O. (33), nga fshati Dobrosht, ishte nën ndikimin e alkoolit, me 2,06 promilë alkool në gjak.

    Për këtë arsye, ai është privuar nga liria.

    Policia ka arrestuar edhe dy bashkudhëtarët e tij, A.J. (27), nga fshati Nerasht, dhe N.A. (38), nga fshati Dobrosht, pasi dyshohet se janë sjellë në mënyrë agresive dhe të vrazhdë ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

    Të tre personat janë mbajtur në stacionin policor. Sipas njoftimit, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse ligjore.

  • Vrasja e Arlinda Zekaj, Haradinaj: Tragjedia nuk duhet të keqpërdoret, Aleanca e ngrit zërin me përgjegjësi

    Vrasja e Arlinda Zekaj, Haradinaj: Tragjedia nuk duhet të keqpërdoret, Aleanca e ngrit zërin me përgjegjësi

    Ramush Haradinaj ka reaguar në emër të Aleancës, duke deklaruar se partia nuk do të bëhet pjesë e takimeve politike me kryeministrin Albin Kurti.

    Ai përmes një video postimi në rrjetin social në Facebook tha se kanë kritikuar qeverisjen për çështjet e energjisë, tenderët njëburimorë dhe ndërhyrjet e pretenduara në institucionet e pavarura.

    Haradinaj ka theksuar se Aleanca ka kërkuar interpelancë lidhur me situatën energjetike dhe, sipas tij, abuzimet në tregtinë e energjisë.

    “Kryetari Ardian dhe Aleanca su bën pjesë e lojërave në takime me Kurtin. Aleanca ka kërkuar interpelancë me situatën për energji, për abuzime me tregtëi për energji. E kemi ngrit zërin në vazhdimësi për tenderat një burimore,e kemi ngrit zërin për ndërhyrje në prokurori, në gjyqësorë dhe të githa institucionet e pavarura të vendit”, tha Haradinaj.

    Ai po ashtu theksoi se partia ka ngritur vazhdimisht shqetësime edhe për tenderët njëburimorë, si dhe për ndërhyrjet e pretenduara në prokurori, gjyqësor dhe institucione të tjera të pavarura të vendit.

    Duke folur për rastin e vrasjes së Arlinda Zekaj, Haradinaj ka deklaruar se Aleanca e ka ngritur zërin me përgjegjësi, duke u kujdesur që tragjedia të mos keqpërdoret për qëllime politike dhe që të mbrohen dinjiteti i familjes dhe vlerat familjare shqiptare.

    Ai ka pretenduar se sulmet dhe shpifjet ndaj Aleancës nuk lidhen me emrin apo mbiemrin e tij, por me qëndrimin politik të partisë, e cila, sipas tij, nuk pranon t’i nënshtrohet pushtetit aktual.

    “Me të drejtë e ngritim zërin me përgjegjësi për rastin e vrasjes së një nëne. Ne kemi bo kujdes mos me keqpërdor tragjedinë e askujt… Ta dini që sulmet që bëhen ndaj nesh nuk kanë të bëjnë me emrin dhe mbiemrin tim, por kanë të bëjnë me faktin se Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit. Ata duke e pa se ne nuk nënshtrohemi po përdorin sulme të ndryshme e shpifje ndaj nesh, nga frika se qytetarët një ditë do të revoltohen dhe do të dalin në rrugë për të gjitha këto të padrejta që po i bëhen qytetarit të vendit. Po nëse qytetarët dalin në rrugë ne i mbështesim. Po do të jemi më qytetarë do të jemi me popullin. Jo asnjëherë nuk do t’i nënshtrohemi regjimit të Kurtit”. /Telegrafi/

  • Pas raportimit të Telegrafit për gropat në Lakrishtë, nis sanimi dhe asfaltimi i tyre

    Pas raportimit të Telegrafit për gropat në Lakrishtë, nis sanimi dhe asfaltimi i tyre

    Pas raportimit të Telegrafit më 1 tetor për gjendjen e rrugëve në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, ka filluar sanimi dhe asfaltimi i gropave në këtë zonë.

    Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se punimet kanë nisur të mërkurën, ndërsa do të vazhdojnë gjatë gjithë javës edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë, përparësi do t’u jepet gropave që kërkojnë ndërhyrje urgjente, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe rritjes së sigurisë për pjesëmarrësit në trafik.

    “Punimet do të vazhdojnë gjatë gjithë javës edhe në pjesë të tjera të Kryeqytetit, duke u dhënë përparësi gropave që kërkojnë ndërhyrje urgjente, për qarkullim më të lehtë dhe siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë.

    Telegrafi kishte raportuar më 1 tetor për vështirësitë me të cilat po përballeshin banorët e Lakrishtës gjatë qarkullimit me automjete, si pasojë e gropave dhe sipërfaqeve të paasfaltuara në disa segmente të rrugës.

    Pas ankesave të lexuesve, ekipi i Telegrafit kishte dalë në terren dhe kishte evidentuar dëmtimet, të cilat paraqisnin pengesa për qarkullim dhe rrezik për dëmtimin e veturave.

    Lidhur me këtë çështje, Telegrafi i kishte drejtuar pyetje zyrtare Komunës së Prishtinës për gjendjen në terren, operatorin përgjegjës dhe afatin e sanimit, por deri në publikimin e raportimit të 1 tetorit nuk kishte pranuar përgjigje nga komuna. /Telegrafi/

  • Barcelona nuk e harron talentin që i iku në vitin 2024, synon transferimin e tij në verë

    Barcelona nuk e harron talentin që i iku në vitin 2024, synon transferimin e tij në verë

    Barcelona ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Tottenhamit, Lucas Bergvall, pasi talenti suedez po has vështirësi për të siguruar minuta të rregullta këtë sezon në Londrën Veriore.

    Pavarësisht se 20-vjeçari nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare vetëm muajin e kaluar, disa prej klubeve më të mëdha evropiane po e monitorojnë nga afër situatën e tij.

    Sipas TEAMtalk, Barcelona po e vlerëson sërish mundësinë e transferimit të mesfushorit, pasi minutazhi i tij ka rënë nën drejtimin e trajnerit Roberto De Zerbi.

    Pas transferimeve të Sandro Tonalit dhe Mateus Fernandes gjatë verës, Bergvall ka regjistruar vetëm 144 minuta në Ligën Premier, në dy ndeshje si titullar dhe dy paraqitje si zëvendësues. Ai ka luajtur gjithashtu në dy ndeshje të Kupës Carabao.

    Minutat e pakta në fushë kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, ndonëse kontrata e tij e re me Tottenhamin është e vlefshme deri në vitin 2031.

    Barcelona e kishte ndjekur Bergvallin nga afër edhe në vitin 2024, kur ai luante për skuadrën suedeze Djurgarden, por në atë kohë humbi garën për shërbimet e tij ndaj Tottenhamit.

    Sipas raportimit, drejtuesit e klubit katalunas vazhdojnë ta vlerësojnë atletizmin, cilësitë teknike dhe aftësinë e suedezit për të luajtur në disa pozita të mesfushës.

    Në ‘Camp Nou’, Bergvall shihet si një investim për të ardhmen, me potencialin për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm krahas mesfushorëve të rinj të Barcelonës, Pedrit, Gavit dhe Marc Bernalit. Megjithatë, konkurrenca për një vend në mesfushën katalunase do të ishte e madhe.

    Barcelona nuk është klubi i vetëm që po e përcjell situatën e suedezit. Sipas të njëjtit burim, edhe Napoli dhe Juventusi janë duke monitoruar zhvillimet rreth të ardhmes së tij në Londër./Telegrafi/

  • Tragjedi në Spanjë: Mbi 30 të vdekur nga përplasja e trenave

    Tragjedi në Spanjë: Mbi 30 të vdekur nga përplasja e trenave

    Aksidenti ndodhi rreth orës 08:54, në linjën hekurudhore që lidh Madridin me Andaluzinë. Një tren i kompanisë shtetërore Renfe u përplas nga pas me një tren të operatorit privat Iryo, i cili ishte i ndaluar në shina. Në të dy trenat udhëtonin gjithsej më shumë se 500 pasagjerë.

    Si pasojë e përplasjes, disa vagonë dolën nga shinat, ndërsa dy prej tyre ranë në një terren të pjerrët pranë linjës hekurudhore. Qarkullimi i trenave të shpejtësisë së lartë ndërmjet Madridit dhe Andaluzisë është ndërprerë, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë në vendin e aksidentit.

    Ky është aksidenti i dytë i rëndë hekurudhor në Spanjë këtë vit. Në janar, 46 persona humbën jetën në një aksident treni në Adamuz, në provincën e Kordobës.

    Burimi: RTKLive

  • Tragedy in Spain: More than 30 dead from the train crash

    The accident occurred about 8:54 in the railway line connecting Madrid and Andalusia. A train of the state-owned Renfe company crashed behind a train of private operator Iryo, who was banned on the track. On both trains, more than 500 passengers traveled a total.

    As a result of the crash, some cars came off the tracks, and two of them fell onto steep terrain near the railway line. The circulation of high-speed trains between Madrid and Andalusia has been interrupted, while emergency teams are working at the site of the accident.

    This is the second major railway accident in Spain this year. In January, 46 people lost their lives in a train accident in Adamuz, in the province of Cordoba.

    Source Layer: RTKLive

  • Kim Kardashian për Kanye Westin: Nuk do të ndalem kurrë së brengosuri për të

    Kim Kardashian për Kanye Westin: Nuk do të ndalem kurrë së brengosuri për të

    Kim Kardashian ka rrëfyer se, pavarësisht ndarjes dhe vështirësive në marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, vazhdon të shqetësohet për të çdo ditë.

    Ylli amerikan ka folur hapur për sfidat e bashkë-prindërimit me reperin, duke pranuar se situata është e ndërlikuar dhe shpeshherë emocionalisht e rëndë.

    Deklaratat e saj janë pjesë e biografisë së re “Citizen Kim”, të gazetarit Jonathan Van Meter, në të cilën Kardashian ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me babanë e katër fëmijëve të saj.

    Kanye dhe Kim

    E pyetur se sa shpesh brengoset për Westin, Kim ka thënë se kjo ndodh vazhdimisht, pasi ai mbetet babai i fëmijëve të tyre.

    Ajo ka theksuar se, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur mes tyre, nuk do të ndalet kurrë së shqetësuari për të.

    “Është një barrë e madhe kur ke fëmijë me dikë me të cilin nuk pajtohesh domosdoshmërisht”, është shprehur ajo, duke përshkruar vështirësitë e rritjes së fëmijëve në një situatë ku prindërit nuk kanë gjithmonë të njëjtat pikëpamje.

    Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë së bashku: North, 13 vjeçe, Saint, 10 vjeç, Chicago, 8 vjeçe, dhe Psalm, 7 vjeç.

    Kanye dhe Kim

    Pavarësisht ndarjes, Kardashian ka treguar se përpiqet t’i mbrojë fëmijët nga tensionet dhe problemet që mund të ekzistojnë mes saj dhe reperit.

    Sipas raportimeve të “Us Weekly”, ajo ka shpjeguar se bashkëprindërimi ka ecur relativisht mirë për një kohë të gjatë, pjesërisht sepse komunikimi i drejtpërdrejtë mes tyre është i kufizuar.

    Kardashian ka treguar se, për të komunikuar me Westin, shpesh kalon përmes bashkëshortes së tij, Bianca Censori, ose përmes një miku të reperit, i cili është edhe menaxheri i tij.

    Një nga sfidat më të mëdha për të, sipas rrëfimit, është mënyra se si ua shpjegon fëmijëve mungesën e të atit.

    Kim dhe Kanye me familjen

    Kur ata e pyesin se ku ndodhet, Kim shpesh u thotë se ai është duke udhëtuar. Ajo ka pranuar se ndonjëherë krijon shpjegime të tjera për t’i mbrojtur nga situatat që mund t’i lëndojnë emocionalisht.

    “Dua që ata të mendojnë se babai i tyre është më i miri”, ka thënë Kardashian.

    Ylli televiziv ka shtuar se është e gatshme të mos reagojë ndaj deklaratave që West mund të bëjë për të, nëse kjo ndihmon që fëmijët të vazhdojnë ta takojnë babanë e tyre.

    Sipas saj, edhe pse reperi arrin në një mënyrë apo tjetër të rimëkëmbet, kjo nuk ia lehtëson shqetësimin për të dhe për ndikimin që situata mund të ketë te familja.

    “Nuk mendoj se gjërat do të përmirësohen. Lutem që të ndodhë. Për hir të fëmijëve të mi”, ka deklaruar tutje. /Telegrafi/

  • Katari i paraqet Iranit një draft të ri marrëveshjeje për përfundimin e luftës

    Katari i paraqet Iranit një draft të ri marrëveshjeje për përfundimin e luftës

    Ndërmjetësit nga Katari i kanë paraqitur Iranit të dielën një projektmarrëveshje të re për t’i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Sipas një zyrtari të informuar për negociatat, Teherani pritet të përgjigjet ndaj propozimit deri në fund të kësaj jave.

    Drafti i ri parashikon një afat shtatëditor për trajtimin e shqetësimeve të Iranit dhe të Uashingtonit. Gjatë kësaj periudhe, të dyja palët do të duhet të ndërmarrin çdo ditë hapa për ndërtimin e besimit, tha zyrtari.

    Procesi mund të nisë në fillim të javës së ardhshme, ndërsa disa shtete pritet të shërbejnë si garantuese të marrëveshjes, transmeton Telegrafi.

    Katari dhe Pakistani kanë udhëhequr përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, të nisur në shkurt nga SHBA-ja dhe Izraeli.

    Konflikti ka ndërprerë transportin detar dhe furnizimet globale me naftë, ndërsa është përhapur edhe në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.

    Para takimit të së dielës në Teheran, kishte shqetësime se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili po përpiqet të sigurojë një mandat tjetër në zgjedhjet e përgjithshme, mund të urdhëronte rifillimin e sulmeve ndaj Iranit gjatë kësaj jave, sipas zyrtarit të informuar për negociatat.

    Të premten, presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kërcënimet për sulme të reja ndaj Iranit. Ndërkohë, zyrtarë iranianë të sigurisë i thanë Reuters se Teherani kishte hartuar plane të detajuara për të sulmuar kabllot nënujore në Gjirin Persik, në rast se SHBA-ja dhe Izraeli rifillojnë sulmet.

    Përpjekjet e mëparshme diplomatike ndihmuan në arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme paqeje në qershor, por ajo u zhbë brenda një kohe të shkurtër.

    Gjatë javëve të fundit, edhe rebelët Huthi në Jemen, të lidhur me Iranin, kanë kryer sulme të përsëritura ndaj Arabisë Saudite, eksportuesit më të madh të naftës bruto në botë.

    Zhvillimet e fundit kanë shtuar shqetësimet për sigurinë rajonale dhe stabilitetin e furnizimeve globale me energji. /Telegrafi/

  • Qatar presents Iran with new draft war outcome agreement

    Mediators from Qatar have submitted a new draft agreement Sunday to Iran to end the war with the United States and Israel. According to an official informed of the negotiations, Tehran is expected to respond to the proposal by the end of this week.

    The new draft envisions a seven-day deadline for addressing Iran and Washington’s concerns. During this period, the two sides will have to take daily steps to build confidence, the official said.

    The process could begin early next week, while some states are expected to serve as guarantors of the agreement, the Telegrafi broadcast.

    Qatar and Pakistan have led diplomatic efforts to end the war, launched in February by the US and Israel.

    The conflict has stopped shipping and global oil supplies, while it has spread to other parts of the Middle East.

    Ahead of Sunday’s meeting in Tehran, there were concerns that Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu, who is trying to secure another mandate in general elections, could order the resumption of attacks on Iran this week, according to the official informed of the negotiations.

    On Friday, US President Donald Trump reiterated threats of new attacks on Iran. Meanwhile, Iranian security officials told Reuters that Tehran had drafted detailed plans to attack underwater cables in the Persian Gulf, should the US and Israel resume attacks.

    Previous diplomatic efforts helped reach a temporary peace agreement in June, but it was broken up in a short time.

    Over the past few weeks, even the Jethi rebels in Yemen, linked to Iran, have carried out repeated attacks on Saudi Arabia, the world’s largest crude oil exporters.

    Recent developments have added concerns about regional security and the stability of global energy supplies. /Telegraphy/