Category: Lajme

  • Skeleti i rrallë i dinosaurit shitet për 42 milionë euro, çmimi trondit botën e ankandeve

    Skeleti i rrallë i dinosaurit shitet për 42 milionë euro, çmimi trondit botën e ankandeve

    Një skelet i rrallë dinosauri ka arritur një çmim marramendës në një ankand në Nju-Jork, duke u shitur për rreth 42 milionë euro.

    Fosili, i njohur si “Jodi”, i përket një dinosauri mishngrënës të identifikuar si Nanotyrannus, i cili ka jetuar në periudhën e fundit të dinosaurëve, rreth 67 milionë vjet më parë.

    Skeleti u zbulua në vitin 2019 në shtetin amerikan të Montanës dhe është rreth gjashtë metra i gjatë. Sipas të dhënave të publikuara nga organizatorët e ankandit, ekzemplari është afërsisht 70 për qind i plotë, duke e bërë një fosil me interes të veçantë për studiuesit.

    Shitja u zhvillua në shtëpinë e njohur të ankandeve Sotheby’s, ku oferta përfundimtare tejkaloi ndjeshëm vlerësimin fillestar.

    Megjithatë, shitja ka rikthyer debatin mes paleontologëve për fatin e fosileve të rralla. Disa shkencëtarë shprehin shqetësimin se ekzemplarët me rëndësi të madhe shkencore mund të përfundojnë në koleksione private, duke kufizuar mundësinë për t’i studiuar dhe për t’i ekspozuar në muze.

    Identiteti i blerësit nuk është bërë publik, ndërsa ende nuk dihet nëse skeleti do të jetë i qasshëm për publikun.

    Ky ankand dëshmon interesimin e madh për fosilet e dinosaurëve, të cilat përveç vlerës së tyre shkencore, janë shndërruar edhe në objekte me vlerë të jashtëzakonshme në tregun e koleksionistëve.

    Burimi: Dukagjini

  • Rare dinosaur skeleton sold for 42m euros, price shocks auction world

    A rare dinosaur skeleton has reached a staggering price at an auction in New York, selling for about 42m euros.

    Fossil, known as Jody, belongs to a carnivorous dinosaur identified as Nanotyrantus, who lived in the last dinosaur period some 67 million years ago.

    The skeleton was discovered in 2019 in the American state of Montana and is about 20 feet [6 m] long. According to data published by auction organizers, the specimen is approximately 70 percent, making it a fossil of special interest to researchers.

    The sale took place at the popular Sothebys auction home, where the final offer significantly exceeded the initial assessment.

    However, the sale has restored debate among paleontologists over the fate of rare fossils. Some scientists express concern that high – importance scientific specimens may end up in private collections, restricting access to study and display at museums.

    The buyers’ identity has not been made public, while it is not yet known whether the skeleton will be accessible to the public.

    This auction testifies to the intense interest in dinosaur fossils, which in addition to their scientific value, have become objects of outstanding value in the collector’s market.

    Source Layer: Dukeagini

  • Dëmtohet rrjeti i ujësjellësit në rrugën Remzi Hoxha në Ferizaj

    Dëmtohet rrjeti i ujësjellësit në rrugën Remzi Hoxha në Ferizaj

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar për dëmtimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Remzi Hoxha”, pasi persona të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur mbeturina në një pusetë dhe më pas u kanë vënë zjarrin.

    Sipas njoftimit të kompanisë, ky veprim ka shkaktuar rrjedhje të ujit, dëmtime të kyçjes dhe dëme të konsiderueshme në rrjetin e ujësjellësit.

    KRU Bifurkacioni e ka cilësuar rastin si të papranueshëm, duke theksuar se dëmtimi i infrastrukturës publike shkakton humbje të ujit dhe shpenzime shtesë për riparime, të cilat ndikojnë te të gjithë qytetarët.

    Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe kujdes ndaj pronës publike, duke rikujtuar se pusetat dhe rrjeti i ujësjellësit janë pjesë e infrastrukturës që shërben për të mirën e përbashkët.

    “Ruajtja e ambientit dhe e infrastrukturës publike është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në apelin e KRU Bifurkacionit. /Telegrafi/

  • Nga lufta te dezinformimi, Dagsson i kthen sfidat e botës në karikatura në Forumin e Zërave Publikë

    Nga lufta te dezinformimi, Dagsson i kthen sfidat e botës në karikatura në Forumin e Zërave Publikë

    Artisti dhe karikaturisti i njohur islandez, Hugleikur Dagsson, i ka sjellë përmes vizatimit temat e diskutuara në Forumin e Zërave Publikë në Budva, duke krijuar drejtpërdrejt një karikaturë politike mbi dezinformimin dhe mënyrën se si informacioni mbërrin te qytetarët.

    Duke folur për Telegrafin, Dagsson ka shpjeguar se puna e tij ndërthurte përgatitjen paraprake me dëgjimin e diskutimeve gjatë forumit.

    “Roli im sot ishte që, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, të ilustroja me penën time atë për të cilën po flisnim. Dëgjova diskutimet, u njoha paraprakisht me temat që do të trajtoheshin dhe krijova ilustrimin tim”, ka thënë ai.

    Përmes një historie të treguar me vizatime, Dagsson ka trajtuar luftën, gjenocidin, robotët me inteligjencë artificiale dhe politikën e urrejtjes. Në qendër të karikaturës është rrugëtimi i këtyre temave përmes mediave deri te publiku dhe mundësia që informacioni të ngatërrohet gjatë këtij procesi.

    “Këto tema supozohet të përcillen te njerëzit përmes mediave. Por disa do të thoshin se informacioni ngatërrohet gjatë rrugës dhe, kur mbërrin te publiku, njerëzit mund të ndërrojnë kanalin, të shikojnë diçka tjetër ose mund të mos i marrin fare lajmet”, është shprehur Dagsson.

    Megjithatë, ai ka theksuar se vepra nuk ka vetëm një kuptim të përcaktuar.

    “Në të vërtetë, është e hapur për interpretim”, ka thënë ai.

    – YouTube www.youtube.com

    Për Dagssonin, trajtimi i ngjarjeve të rënda përmes karikaturës është edhe një mënyrë personale për t’u përballur me atë që ndodh në botë.

    “Bëj shumë karikatura për gjërat e tmerrshme që ndodhin në botë. Kjo është mënyra ime për t’u përballur me to”, ka deklaruar ai.

    Artisti islandez ka shpjeguar se vizatimi i jep mundësi të reagojë edhe kur ndihet i pafuqishëm përballë zhvillimeve që e shqetësojnë.

    “Sa herë që ndihem i pafuqishëm përballë diçkaje që nuk më pëlqen në botën e sotme, e vizatoj. Kjo më jep të paktën njëfarë fuqie përballë saj”, ka thënë Dagsson. /Telegrafi/

  • A do ta mbështesë VLEN-i kandidatin e AKI-së në Bërvenicë, flet Kasami

    A do ta mbështesë VLEN-i kandidatin e AKI-së në Bërvenicë, flet Kasami

    Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami, sot ka folur për raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës, ndërsa shtoi se mbështetja e VLEN-it për kandidatin e AKI-së do të varet nga sjellja e këtyre të fundit.

    Kasami tha se pas përbylljes së raundit të parë kandidati i VLEN-it ishte në shtabin e AKI-së dhe tregoi mbështetje për ta, por megjithatë Kasami se mbështetja e VLEN-it do të varet nga fushata e AKI-së.

    “Kandidati ynë ishte në shtab të kandidatit të AKI-së dhe ia uroi fitoren dhe tregoi përkrahjen. Por duhet të dijmë rrjedhën që BDI nuk shkoi në raundin e dytë si fituese. Angazhimi ynë varet nga ajo se si do të sillet BDI. Nëse ata fushatën e bëjnë kundër VLEN-it, ata duhet ta sqarojnë këtë”.

    “Para një viti e dijmë që kandidati i VLEN-it largoi të gjitha flamuret partiake dhe kërkoi mbështetjen e shqiptarëve, kjo nuk po ndodh tani. Për më shumë deklarimet e AKI-së dhe BDI-së tani janë se e kanë fituar VLEN-it. Nëse qëllimi i tyre është që të mos e fitojnë Bërvenicën, por ta fitojnë VLEN-in, ata bëjnë fushatë për ta humbur komunën”, tha mes tjerash Kasami.

    Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Bërvenicë do të mbahet të dielën (1 nëntor)./Telegrafi/

  • Ansambli “Vatra”organizon festën e 28 Nëntorit në Bülach të Zvicrës

    Ansambli “Vatra”organizon festën e 28 Nëntorit në Bülach të Zvicrës

    Ansambli shqiptar “Vatra” do të organizojë më 21 nëntor 2026 një mbrëmje festive me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Aktiviteti do të mbahet në adresën Grampenweg 5, 8180 Bülach, dhe do të ndërthurë promovimin e librit, muzikën dhe vallet tradicionale shqiptare.

    Programi do të nisë në orën 17:00 me promovimin e një libri, ndërsa pas përfundimit të tij do të organizohet një pritje për pjesëmarrësit.

    Mbrëmja festive do të vazhdojë nga ora 20:00 me muzikë dhe valle shqiptare, ku është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e DJ Cufa. Hyrja do të kushtojë 10 franga zvicerane.

    E themeluar në vitin 1994 në Bülach, Ansambli “Vatra” ka mbi tri dekada që kontribuon në ruajtjen dhe promovimin e kulturës, folklorit dhe traditave shqiptare në Zvicër.

    Sipas të dhënave të publikuara nga shoqata, ajo numëron mbi 80 anëtarë aktivë dhe organizon aktivitete artistike, duke përfshirë vallet popullore, prezantimin e veshjeve tradicionale dhe pjesëmarrjen në festivale kulturore.

    Një rëndësi të veçantë i kushtohet edhe përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve, përmes të cilëve synohet përcjellja e trashëgimisë shqiptare te brezat e rinj të diasporës.

    Mbrëmja e 21 nëntorit synon të bashkojë komunitetin shqiptar në kantonin e Zürichut në prag të festës kombëtare të 28 Nëntorit, duke promovuar kulturën dhe traditat shqiptare përmes një programi që ndërthur letërsinë, muzikën dhe folklorin./Telegrafi/

  • Ansemble ‘%Vatraão organises November 28th celebration in Bülach, Switzerland

    The Albanian Ensemble ‘%Vatra’ will organise on November 21st 2026 a festive evening in the case of November 28th, Albania’s Flag Day and Independence. The event will be held at the address Grampenweeg 5, 8180 Bülach, and will combine the promotion of the Albanian book, music and traditional dances.

    The programme will start at 5: 00 a.m. with the promotion of a book, while after its completion a reception will be organised for participants.

    The holiday evening will continue from 8:00 with Albanian music and dance, where the attendance of DJ Cupa has been warned. The entrance will cost 10 Swiss francs.

    Founded in 1994 in Bülach, the Ansamble éVatra has been contributing to the preservation and promotion of Albanian culture, folklore, and traditions in Switzerland.

    According to data published by the association, it numbers over 80 active members and organises artistic activities, including folk dances, the presentation of traditional dress and participation in cultural festivals.

    Special importance is also given to the inclusion of children and young people through whom the conveyance of Albanian heritage is aimed at young diaspora generations.

    The evening of November 21st aims to unite the Albanian community in the Zürichut canton on the eve of the November 28th national holiday, promoting Albanian culture and traditions through a programme that combines literature, music and folklore./Telegraphy/

  • SHBA-ja pritet t’i japë vizë Flavio Bolsonaros, ndërsa mbetet e paqartë lëvizja e tij pas largimit nga Brazili

    SHBA-ja pritet t’i japë vizë Flavio Bolsonaros, ndërsa mbetet e paqartë lëvizja e tij pas largimit nga Brazili

    Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se do t’i lëshojë viza kandidatit të mundur në zgjedhjet presidenciale të Brazilit, Flavio Bolsonaro, dhe familjes së tij, pas humbjes në balotazhin e së dielës ndaj presidentit Luiz Inácio Lula da Silva.

    Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të rregullave të privatësisë që lidhen me vizat, tha se SHBA-ja do t’i pajisë me viza Flavio Bolsonaron dhe familjen e tij, duke u lejuar hyrjen në vend.

    Megjithatë, vendndodhja e tij mbetet e paqartë, ndërsa raportimet për lëvizjet pas largimit nga Brazili janë kontradiktore. Gjykata braziliane i kishte ndaluar udhëtimin jashtë vendit, transmeton Telegrafi.

    Autoritetet argjentinase njoftuan të mërkurën se 45-vjeçari kishte hyrë në Argjentinë me dokumente të vlefshme udhëtimi dhe pa pengesa ligjore. Sipas agjencisë së migracionit, ai udhëtoi me bashkëshorten dhe dy vajzat me një avion privat të kompanisë Baires Fly S.A., i cili ishte nisur drejt qytetit Guayaquil në Ekuador.

    Autoritetet argjentinase thanë se avioni bëri një ndalesë të shkurtër në Ekuador, përpara se të fluturonte drejt një destinacioni të panjohur.

    Më herët, mediat amerikane CNN dhe The Washington Post raportuan se Bolsonaro kishte mbërritur në Shtetet e Bashkuara të martën, duke iu referuar burimeve anonime. Megjithatë, vendi i saktë i mbërritjes nuk u bë publik.

    Bolsonaro, i cili ka gëzuar mbështetjen e tërthortë të presidentit amerikan Donald Trump, po hetohet në Brazil për dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe evazion fiskal. Atij i është kërkuar të dorëzojë pasaportën dhe pritet të humbasë imunitetin parlamentar pas humbjes në zgjedhje.

    Ai ka ruajtur lidhje të afërta me Trumpin, të cilin e vizitoi në Shtëpinë e Bardhë në maj. Trump nuk e mbështeti zyrtarisht Bolsonaron në balotazhin kundër Lulës, por të mërkurën tha se do ta mirëpriste në Shtetet e Bashkuara, duke e përshkruar atë dhe familjen e tij si “njerëz të mirë”.

    “Zgjedhjet ishin vërtet të çuditshme dhe mendoj se ishin të tmerrshme”, u tha Trump gazetarëve. /Telegrafi/

  • Kreu i listës që mposhti Vuçiqin: U mobilizova në ushtri më 1999 për ta mbrojtur Serbinë nga NATO-ja

    Kreu i listës që mposhti Vuçiqin: U mobilizova në ushtri më 1999 për ta mbrojtur Serbinë nga NATO-ja

    Ilija Srdanoviq, bartësi i Listës Studentore që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi, ka konfirmuar se ishte mobilizuar gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999, duke thënë se shërbimin e kishte kryer në territorin e Vojvodinës për mbrojtjen e Serbisë.

    Në një intervistë për gazetën kroate 24sata, Srdanoviqi mohoi se kishte marrë pjesë në luftën në Kroaci, ndërsa deklaroi se ishte mobilizuar në vitin 1999.

    Ai tha gjithashtu se dëshiron që bashkëpunimin profesional me kolegët nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia dhe vendet e tjera të rajonit ta shtrijë në nivel shtetëror.

    “U mobilizova në vitin 1999 për të mbrojtur Serbinë gjatë bombardimeve të NATO-s. U mobilizova në territorin e Vojvodinës. Nuk mora pjesë në luftën në Kroaci, mora pjesë në mbrojtjen e Serbisë gjatë bombardimeve në vitin 1999 në territorin e Serbisë”, deklaroi Srdanoviqi, duke mohuar pjesëmarrjen në luftën në Kroaci.

    Deklarata e tij vjen kur Lista Studentore pritet të përfaqësojë një ndryshim politik në Serbi, pas humbjes së Aleksandar Vuçiqit dhe koalicionit të tij në zgjedhjet e 25 tetorit.

    Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Republikan Zgjedhor, lista e studentëve ka siguruar rreht 140 nga 250 ulëset në Kuvendin e Serbisë.

    Kujtojmë, se Vuçiqi, i cili e dominoi politikën serbe për më shumë se një dekadë, ishte anëtar i Partisë Radikale Serbe, të udhëhequr nga Vojisllav Shesheli (i dënuar për krime lufte), dhe ministër i Informimit në qeverinë e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit nga viti 1998 deri më 2000.

    Burimi: Dukagjini

  • Top of the list Vuchiqi defeated: I mobilised to Army in 1999 to protect Serbia from NATO

    Ilija Srdanovic, the bearer of the Student List that came first in the October 25th early parliamentary elections in Serbia, has confirmed that it was mobilised during the 1999 NATO bombings, saying that the service was carried out on Vojvodina’s territory to protect Serbia.

    In an interview for Croatian newspaper 24sataSrdanovki denied that he had participated in the war in Croatia, while declaring he had been mobilised in 1999.

    He also said he wants professional co-operation with colleagues from Croatia, Bosnia and Herzegovina, Slovenia and other countries in the region to extend to the state level.

    I mobilized in 1999 to protect Serbia during the NATO bombings. I mobilized to Vojvodina territory. I did not participate in the war in Croatia, took part in protecting Serbia during the 1999 bombings on Serbia’s territory, Srdanovqi said, denying participation in the war in Croatia.

    His statement comes when the Student List is expected to represent a political change in Serbia, following the loss of Aleksandar Vuciqi and his coalition in the 25 October elections.

    According to the Republican Election Commission’s preliminary results, the list of students has secured 140 out of 250 seats in Serbia’s Assembly.

    We remember, that Vuciqi, who dominated Serbian politics for more than a decade, was a member of the Serbian Radical Party, led by Vojislav Sehesheli (condemned for war crimes), and minister of information in the Balkan butcher’s government Slobodan Milosevic from 1998 to 2000.

    Source Layer: Dukeagini