Category: Lajme

  • “Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” - kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik

    “Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” – kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik

    “Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” - kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik

    Është zbardhur dëshmia e Arlinda Zekajt, e dhënë në polici më 10 korrik të këtij viti, në Stacionin Policor në Pejë për dhunën që sipas saj, burri Jeton Sylaj, ka ushtruar ndaj saj.

    Sipas dëshmisë, të siguruar nga Klan Kosova, Arlinda Zekaj kishte deklaruar se Jeton Sylaj, tashmë i paraburgosur, e kishte kërcënuar në vazhdimësi me fjalët ‘kam me të mbyt, kam me të ngreh zhag, as ushtria s’ka me mujt me të hek nga dera ime, me fjalët më ka fyer me fjalët me dinigruese, kurvë, kudër, rrugaqe, ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin nëse jam gjallë unë’, raporton Klankosova.tv.

    Sipas dëshmisë, Arlinda kishte deklaruar se bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj djalit të tyre.

    Dëshmia e Arlinda Zekajt më 10 korrik 2026 në polici:

    Unë jam e martuar qe 13 vite me Jeton Sylaj dhe nga kjo martesë kemi një djalë Anikun i cili është 12 vjeçar. Me Jetonin kemi jetuar dikur rreth 11 vite në shtetin e Amerikës, dua të deklaron se sa kam jetuar në Amerikë Jetoni ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj meje, me çka kam raportuar në Amerikë dhunë familjare. Dua të deklaroj se në vitin 2024 unë dhe djali Aniku jemi kthyer në Kosovë dhe në fshatin Vitomiricë kemi ndërtuar një shtëpi së bashku si bashkëshorte.

    Ndërsa Jetoni ka punuar në Amerikë dhe bërë herë pas here ka udhëtuar Amerikë-Kosovë. Jetoni më ka detyruar që unë të hy në kredi dhe unë kam marrë kredi 9 (nëntë) mijë euro dhe që dy vite që jemi duke jetuar Jetoni ushtronte ndaj meje dhunë psikike. Tutje deklaroj se në muajin Dhjetor të vitit 2025 Jetoni më telefonuar dhe më ka thënë dil nga shtëpia se ti s’ki çka lypë aty.

    Ndërsa unë i kam thënë se ne e kemi ndërtuar shtëpinë së bashku, ndërsa Jetoni më ka kërcënuar me fjalët ‘kam me të mbyt, kam me të ngreh zhag, as ushtria s’ka me mujt me të hek nga dera ime, me fjalët më ka fyer me fjalët me dinëgurese, kurvë, kudër, rrugaqe, ki me flejt në sokak, ski me pa djalin nëse jam gjallë unë, po ashtu edhe djalit i ka bërë dhunë psikologjike.

    Pasi unë jam detyruar të dal e kam marrë djalin dhe kam ardhur në Vitomiricë i ka marrë të gjitha rrobat e mija dhe i ka qitur në oborr i ka kall të gjitha ku edhe ka bërë video duke i kall rrobat e mija dhe atë video ma ka dërguar mua, të cilën edhe unë e kam të ruajtur dhe me dëshirë e deponoj në polici me vetëdëshirë si provë. Unë edhe pse kam shkuar tek familja e tij unë djalin Anikun nuk e kam ndaluar që të shkojë tek gjyshja dhe mixhallarët e tij, ka shkuar disa herë ka qëndruar atje dhe unë asnjëherë nuk kam ndaluar. Por që nga data 20.06.2026 djali ka shkuar tek gjyshja dhe mixhallarët Aniku më ka bllokuar në telefon dhe nuk dëshiron që të vijë të jetojë me mua. Dhe për këtë unë jam e sigurt se Jetoni e detyron që të qëndrojë te gjyshja në Deçan dhe të mos vijë të jetojë me mua, unë kërkoj nga Policia që të ma kthejë djalin të jetoj me mua. Po kam plotë video të cilat jau prezentoj. Arsyeja pse nuk e kam raportuar rastin në polici kur në muajin dhjetor 2025 Jetoni më ka debuar nga shtëpia është se unë tërë kohën kam menduar se Jetoni do të ndryshojë se i dhimbset djali. Po Jetoni posedon armë zjarri me leje. Jo asnjëherë nuk më ka kërcënuar me armë. Nuk e di ku i ka kundërta armë. Po shumë e ndjej veten të rrezikuar nga Jetoni. Jo nuk kam nevojë për mjek. Pas dhënies së deklaratës unë dua të shkoj së bashku me djalin tek familja ime në Radavc. Nuk kam asgjë tjetër të shtojë, deklaratën pasi e kam dhënë e nënshkruaj me nënshkrimin tim personal, pa vërejtje, pa presion.

  • Fëmija i Arlinda Zekajt dërgohet në një strehimore në Kosovë

    Fëmija i Arlinda Zekajt dërgohet në një strehimore në Kosovë

    Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, aktualisht ndodhet në njërën prej strehimoreve në Kosovë.

    Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin mediat nga Prokuroria Themelore në Pejë.

    “Nga informata që kemi është në një nga strehimoret në Republikën e Kosovës”, thanë nga Prokuroria Themelore në Pejë.

    Nga Prokuroria po ashtu thanë që kjo çështje është në kompetencë të Qendrës për Punë Sociale.

    Telegrafi është munduar të marrë përgjigje nga kjo QPS-ja, mirëpo të njëjtit nuk janë të qasshëm.

    Ndryshe, Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Vrasja e saj ka rikthyer në vëmendje çështjen e dhunës në familje, mbrojtjen e grave dhe rolin e institucioneve në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të tilla. /Telegrafi/

  • Rritet numri i përfituesve të ndihmës sociale në Zvicër, mbi 267 mijë persona gjatë vitit 2025

    Rritet numri i përfituesve të ndihmës sociale në Zvicër, mbi 267 mijë persona gjatë vitit 2025

    Mbi 267 mijë persona kanë përfituar ndihmë sociale në Zvicër gjatë vitit 2025, ndërsa shkalla e ndihmës sociale ka arritur në 2.9 për qind. Rritja vjetore prej 4.5 për qind duhet të interpretohet me kujdes, për shkak të ndryshimeve në metodologjinë e llogaritjes së statistikave.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), rreth 267 mijë e 300 persona kanë marrë ndihmë sociale në Zvicër gjatë vitit të kaluar.

    Megjithatë, krahasimi i numrit të përfituesve me vitet paraprake është i vështirë, pasi autoritetet zvicerane kanë modernizuar sistemin statistikor dhe kanë zbatuar një metodë të re të llogaritjes. Për këtë arsye, shkalla e ndihmës sociale prej 2.9 për qind mbetet treguesi më i përshtatshëm për krahasim me vitin 2024, raporton 24 heures.

    Fëmijët dhe të rinjtë, grupi më i prekur

    Fëmijët dhe adoleshentët vazhdojnë të jenë grupi më i prekur nga nevoja për ndihmë sociale, me një shkallë prej 4.8 për qind.

    Dallime të theksuara vërehen edhe sipas shtetësisë. Te shtetasit e huaj, shkalla e ndihmës sociale arrin në 5.4 për qind, ndërsa te shtetasit zviceranë është 1.9 për qind, transmeton Telegrafi.

    Rreziku është më i lartë edhe te personat e divorcuar, me 4.2 për qind, krahasuar me 1.4 për qind te personat e martuar.

    Në nivel kantonal, disa rajone frëngjishtfolëse dhe kantoni i Bazel-Qytetit regjistrojnë ndër normat më të larta të ndihmës sociale. Në anën tjetër, rajonet rurale gjermanishtfolëse përgjithësisht shënojnë norma më të ulëta.

    Familjet me një prind, gjithnjë e më të varura nga ndihma sociale

    Ndërkohë, analiza e vitit 2025 e Iniciativës së Qyteteve për Politikë Sociale evidenton rritjen e varësisë së familjeve me një prind nga ndihma sociale.

    Sipas raportit, pothuajse gjashtë nga dhjetë fëmijë të mitur në familjet me një prind preken nga kjo situatë, krahasuar me 52 për qind në vitin 2010.

    Raporti thekson se familjet me një prind përballen me rrezik dukshëm më të lartë të varfërisë sesa format e tjera të familjeve. Në shumë raste, ndihma sociale është thelbësore për të mbuluar shpenzimet bazë dhe për të siguruar kushtet e nevojshme të jetesës.

    Për të ulur varësinë nga kjo formë mbështetjeje, qytetet zvicerane po shqyrtojnë masa të synuara, përfshirë trajnimin profesional, zgjerimin e kujdesit për fëmijët me orare fleksibile dhe përfitimet shtesë për familjet.

    Në anketën e përfshirë në analizë kanë marrë pjesë gjithsej 20 komuna./Telegrafi/

  • Zbulohet gjendja shëndetësore e Kompanyt pasi u rrëzua në stërvitje

    Zbulohet gjendja shëndetësore e Kompanyt pasi u rrëzua në stërvitje

    Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, po rikuperohet gradualisht në spital, pas rrëzimit shqetësues gjatë një seance stërvitore të ekipit rezervë javën e kaluar.

    Ndihmëstrajneri Aaron Danks ka dhënë një përditësim pozitiv për gjendjen e belgut 40-vjeçar, duke konfirmuar se ai është në gjendje të mirë shpirtërore dhe se po përmirësohet nga dita në ditë. Megjithatë, klubi ende nuk ka caktuar një datë për rikthimin e tij në pankinë.

    Kompany u rrëzua të premten e kaluar gjatë një seance stërvitore dhe u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Në ditët para incidentit, ai kishte qenë duke vuajtur nga një infeksion viral, i cili e kishte detyruar të mungonte edhe në disa seanca stërvitore të ekipit të parë.

    Pritet që trajneri belg të qëndrojë jashtë aktiviteteve për disa javë, ndërsa stafi i tij do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën gjatë kësaj periudhe.

    Danks mori përsipër detyrat përpara mediave të martën dhe tregoi se kishte kaluar pak kohë me Kompanyn në spital të hënën. Ai bëri të ditur se gjatë takimit të tyre nuk kishin diskutuar fare për futbollin apo planet taktike.

    “Ai është në gjendje të mirë shpirtërore. Duket se çdo ditë po ndihet më mirë. Nuk ka ndonjë përditësim të madh sa i përket diagnozës apo rikthimit në punë. Le ta lëmë të pushojë dhe t’i japim kohën që i nevojitet”, deklaroi Danks, sipas Reuters.

    Ndërkohë, Bayerni duhet të përgatitet për një kalendar të ngjeshur ndeshjesh pa trajnerin e tij kryesor.

    Bavarezët e vazhdojnë garën të mërkurën, kur presin Magdeburgun në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë./Telegrafi/

  • “Arlinda u vra me sëpatë, e këta në xhipa të zinj” – qytetari revoltohet pasi ia bllokojnë rrugën

    “Arlinda u vra me sëpatë, e këta në xhipa të zinj” – qytetari revoltohet pasi ia bllokojnë rrugën

    “Arlinda u vra me sëpatë, e këta në xhipa të zinj” – qytetari revoltohet pasi ia bllokojnë rrugën

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në përurimin e hapësirave të renovuara të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku janë investuar 211 mijë euro.

    Teksa eskorta priste kryeministrin një qytetar u shpreh i revoltuar me situatën tek QKUK.

    “Çka kanë thënë dikur për xhipat e zi, e tash na e kanë bllokuar rrugën me ta! Arlinda u vra me sëpatë e këta në xhip“, deklaroi qytetari.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arlinda was killed with axes, and these in black jeeps, the citizen revolts after blocking his path.

    The prime minister of the Republic of Kosovo, Albin Kurti, has participated in the inauguration of the renovated Coronary Uniting Units in the Cardiology Clinic at the University Clinical Centre in Kosovo ( QKUK), where 211 thousand euros have been invested.

    As the escort waited for the prime minister, a citizen expressed revolt over the situation on KKUK.

    What did they say about black jeeps, and now they’re blocking our path with them? Arlinda was killed with ax, and these were in the jeepThe citizen said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • GLPS vlerëson Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

    GLPS vlerëson Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

    Sipas GLPS-së, projektligji nuk i ka adresuar gjetjet e Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimet e shoqërisë civile, duke rrezikuar që Byroja të shndërrohet në mjet politik dhe të cenojë sigurinë juridike të qytetarëve.

    Organizata ka ngritur shqetësime edhe për procedurën e shqyrtimit të projektligjit, duke vlerësuar se grupi punues nuk pati kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar amendamentet dhe rekomandimet.

    Ndër mangësitë e evidentuara, GLPS përmend mundësinë e verifikimit të pasurisë që nga 17 shkurti 2008, ndonëse Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se kjo periudhë nuk mund të jetë më e gjatë se dhjetë vjet. Po ashtu, organizata vlerëson se nuk garantohet mjaftueshëm pavarësia e Byrosë dhe as barazia e palëve në procedurat e konfiskimit civil.

    Për këto arsye, GLPS i ka bërë thirrje Kuvendit që të mos e votojë projektligjin në lexim të dytë pa i adresuar çështjet që lidhen me zbatimin efikas, sigurinë juridike dhe pavarësinë e mekanizmit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    Burimi: RTKLive

  • Van Gaal shpërthen ndaj UEFA-s: Mendon vetëm për paratë

    Van Gaal shpërthen ndaj UEFA-s: Mendon vetëm për paratë

    Ish-trajneri i njohur holandez e ka cilësuar formatin e ri si të papërshtatshëm, duke argumentuar se në kompeticionin më prestigjioz evropian duhet të marrin pjesë skuadrat më të mira të kontinentit.

    “Është qesharake që UEFA e shpiku këtë format të garës. Në ditët e sotme, çdokush mund të marrë pjesë. UEFA mendon vetëm se si të fitojë para. Kjo botë është e korruptuar”, është shprehur Van Gaal.

    Ai beson se një format me pjesëmarrjen e një numri më të kufizuar skuadrash elitare do të garantonte përballje më cilësore dhe një nivel më të lartë të futbollit.

    “Quhet Liga e Kampionëve, apo jo? Në të duhet të luajnë skuadrat më të mira. Do të kishte më pak diferenca në cilësi dhe më pak gola, por ndeshjet do të ishin të një niveli shumë më të lartë dhe futbolli do të ishte shumë më i mirë”, ka deklaruar holandezi.

    Liga e Kampionëve ndryshoi format nga sezoni 2024/25, duke kaluar nga faza tradicionale e grupeve në një fazë të vetme me 36 skuadra, ku secila zhvillon tetë ndeshje kundër kundërshtarëve të ndryshëm.

    Ndryshimi synoi të rriste numrin e përballjeve dhe konkurrencën, por formati i ri ka nxitur vazhdimisht diskutime rreth ndikimit të tij në cilësinë e garës dhe interesave financiare të futbollit evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Van Gaal detonates against U EFA: You only think about money

    The prominent Dutch former coach has described the new format as inappropriate, arguing that the best teams of the continent should participate in the most prestigious European competition.

    It’s funny that W EFA invented this form of competition. Nowadays, anyone can attend. UEFA only thinks about how to make money. This world is corrupt, Van Gaal is expressed.

    He believes that a format with the participation of a more limited number of elite teams would guarantee better quality confrontation and a higher level of football.

    It’s called the Champions League, right? It’s where the best teams have to play. There would be fewer differences in quality and less goals, but matches would be of a much higher level and football would be much better, the Dutch has declared.

    The Champions League changed forms from the 2024/25 season, moving from the traditional phase of groups to a single phase of 36 teams, each holding eight matches against various opponents.

    The change aimed to increase the number of confrontations and competition, but the new format has repeatedly fostered discussions about its impact on the quality of the European football race and financial interests.

    Source Layer: RTKLive

  • Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael arrin nivelin më të lartë që nga viti 1981

    Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael arrin nivelin më të lartë që nga viti 1981

    Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael raportohet të jetë në nivelin më të lartë që nga viti 1981, ndërsa qytetarët votojnë në një proces që konsiderohet nga shumëkush si një nga më të rëndësishmit në historinë e vendit.

    Gara po zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ku demokracia, siguria dhe e ardhmja e qeverisjes janë ndër çështjet kryesore, transmeton Telegrafi.

    Sondazhet e publikuara të premten sugjerojnë se kryeministri aktual, Benjamin Netanyahu, dhe ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, janë pothuajse në barazim në garën për postin e kryeministrit.

    Megjithatë, parashikimet tregojnë se asnjëri prej dy blloqeve politike nuk pritet të sigurojë 61 vendet e nevojshme në parlament për të formuar shumicën qeverisëse. Kjo mund të çojë në javë ose muaj negociatash dhe përpjekjesh për krijimin e një koalicioni.

    Fushata është përqendruar te çështjet e demokracisë dhe sigurisë, ndërsa zgjedhjet shihen gjerësisht edhe si një referendum mbi udhëheqjen e Netanyahut.

    Sistemi zgjedhor proporcional i Izraelit ka bërë që qeveritë të formohen gjithmonë përmes koalicioneve, ku partitë me qëndrime të ndryshme ideologjike bashkohen për të siguruar shumicën parlamentare. Në këtë proces, aleancat e papritura kanë luajtur shpesh rol vendimtar.

    Eisenkot, i cili drejton partinë e sapoformuar Yashar, është figura kryesore e të ashtuquajturit “blloku i ndryshimit”. Ky grup përfshin parti me dallime të konsiderueshme politike, por që kanë si objektiv të përbashkët largimin e Netanyahut nga pushteti.

    Në këtë bllok bëjnë pjesë edhe ish-kryeministri Naftali Bennett dhe Avigdor Lieberman, të dy politikanë të së djathtës që mbajnë qëndrime të ashpra për çështjet e sigurisë, si dhe Yair Golan, një ish-gjeneral me prirje të majta.

    Bashkëpunimi mes tyre tregon se kundërshtimi ndaj Netanyahut ka bashkuar aktorë politikë që në çështje të tjera kanë dallime të mëdha.

    Për Netanyahun, një prej figurave më jetëgjata në politikën izraelite, i cili mori për herë të parë postin e kryeministrit në vitin 1996, rikthimi në pushtet do të varet nga mundësia për të krijuar sërish një aleancë me partitë e së djathtës ekstreme dhe partitë ultraortodokse. Këto forca përbëjnë koalicionin e tij aktual qeverisës, të cilësuar si më i djathti në historinë e Izraelit.

    Rezultati përfundimtar pritet të përcaktojë jo vetëm se kush do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme, por edhe se cilat aleanca do të jenë të mundshme në një parlament ku asnjë bllok nuk pritet ta ketë shumicën i vetëm. /Telegrafi/