Category: Lajme

  • Following Arlinda Zekiaj’s murder, her 12-year-old child is sent to shelter

    The nearly 12-year-old child of Arlinda Zekiaj is located at one of the shelters in Kosovo, following his mother’s assassination on 25 October in Vitomirica in Pec.

    This has been confirmed for Dukagjin by the Founding Prosecutor in Pec, since they have said that further steps regarding this issue should be addressed to the Centre for Social Affairs.

    Meanwhile, the Centre for Social Work has refused to discuss the case, reasoning that they are busy handling it.

    Arlinda Zekaj was killed on October 25th in Vitomirica, Pec.

    The case has prompted reactions regarding domestic violence, women’s protection and the responsibility of institutions in handling such cases.

    Source Layer: Dukeagini

  • Zelensky bisedon me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë pas telefonatës së tyre me Putinin

    Zelensky bisedon me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë pas telefonatës së tyre me Putinin

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar biseda me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë, Alexander Stubb dhe Jonas Gahr Støre, pas telefonatës që këta të fundit patën më herët gjatë ditës me presidentin rus, Vladimir Putin. Lajmi u bë i ditur nga një këshilltar i Zelenskyt.

    Presidenti finlandez, Alexander Stubb, konfirmoi se ai dhe kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, zhvilluan një telefonatë që e cilësoi si “të mirë” me Zelenskyn, pas bisedës së tyre me liderin rus, transmeton Telegrafi.

    Sipas zyrës së presidentit finlandez, gjatë telefonatës me homologun ukrainas, Stubb dhe Støre riafirmuan se Finlanda dhe Norvegjia do të vazhdojnë mbështetjen e tyre të kahershme për Ukrainën, në një kohë kur vendi po përballet me agresionin rus.

    Dy liderët evropianë bënë gjithashtu thirrje për përfundimin e luftës dhe rifillimin e negociatave, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

    Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi edhe telefonatën e mëhershme mes Putinit, Stubb dhe Støre.

    Bisedat e njëpasnjëshme vijnë në një kohë kur kontaktet diplomatike lidhur me luftën në Ukrainë vazhdojnë, ndërsa Finlanda dhe Norvegjia kanë përsëritur qëndrimin e tyre në mbështetje të Kievit. /Telegrafi/

  • Projekti për qendër të inteligjencës artificiale në Viti synon mbi 3 mijë vende të reja pune

    Projekti për qendër të inteligjencës artificiale në Viti synon mbi 3 mijë vende të reja pune

    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur përfaqësuesit e kompanive të përfshira në projektin për ndërtimin e një qendre moderne të të dhënave dhe infrastrukturës së inteligjencës artificiale në Sllatinë, i cili synon krijimin e mbi 3 mijë vendeve të reja të punës.

    Në takim morën pjesë përfaqësues të kompanisë DAiF SV L.L.C., Dardania AI dhe Beacon Hill Industries, të cilët diskutuan për projektin që parasheh investime në teknologji të avancuar dhe zhvillimin e një qendre të inteligjencës artificiale, të njohur si “AI Factory”.

    Sipas planeve të prezantuara, projekti parasheh investime miliardëshe në përpunimin, ruajtjen dhe menaxhimin e të dhënave, si dhe synon bashkëpunimin me kompani udhëheqëse të teknologjisë në nivel botëror.

    Realizimi i projektit pritet të krijojë mundësi të reja punësimi për të rinjtë dhe profesionistët, si dhe të ndikojë në zhvillimin e bizneseve vendore. Megjithatë, mbi 3 mijë vendet e punës janë objektiv i projektit dhe jo vende pune të krijuara tashmë.

    Një hap institucional drejt avancimit të investimit është ndërmarrë më 26 tetor 2026, kur Kuvendi Komunal i Vitisë miratoi vendimin për dhënien e pëlqimit institucional dhe mbështetjes komunale për investimin e propozuar nga DAiF SV L.L.C.

    Sipas njoftimit, vendimi përcakton angazhimin e organeve komunale për trajtimin me prioritet administrativ të dokumentacionit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Projekti synon ta pozicionojë Vitinë si një qendër të rëndësishme të ekonomisë digjitale, duke krijuar mundësi që të rinjtë të zhvillohen profesionalisht dhe të punojnë në vendlindje. /Telegrafi/

  • KQZ publikon shpenzimet e partive politike për tre muaj, ja sa harxhuan LVV-ja, PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

    KQZ publikon shpenzimet e partive politike për tre muaj, ja sa harxhuan LVV-ja, PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

    KQZ publikon shpenzimet e partive politike për tre muaj, ja sa harxhuan LVV-ja, PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve për tremujorin korrik-shtator 2026, për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

    Sipas këtyre raporteve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shpenzuar më së shumti gjatë kësaj periudhe, me gjithsej 269 mijë e 544 euro.

    Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila nga korriku deri në shtator ka raportuar shpenzime në vlerë prej 212 mijë e 394 eurosh.

    Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar 163 mijë e 644 euro gjatë të njëjtit tremujor.

    Aleanca, sipas të dhënave të publikuara, ka shpenzuar 2 mijë e 675 euro gjatë periudhës korrik-shtator.

    Raportet janë publikuar nga KQZ-ja me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike dhe përfshijnë shpenzimet e subjekteve politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Dokumentet e plota të shpenzimeve për tremujorin korrik-shtator 2026 janë të qasshme në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • CEC publishes political parties’ spending for three months, which is how much LVV, PDK, LDK and Alliance spent

    Central Election Commission ( The CEC has published spending reports for July-September 2026, for political subjects represented in the Kosovo Assembly.

    According to these reports, the Vetevendosje Movement (LVV) has spent the most during this period, totaling 269 thousand and 544 euros.

    Democratic Party of Kosovo ranked second place ( PDK), which from July through September reported expenses worth 212 thousand and 394 euros.

    Meanwhile, the Democratic League of Kosovo (LDK) spent 163 thousand of 644 euros during the same quarter.

    Alliance, according to published data, has spent two thousand and 675 euros during the July-September period.

    Reports have been published by the CEC with the aim of implementing the Law on Financing Political Subjects and include the expenses of political subjects represented in the Assembly of the Republic of Kosovo.

    Full spending documents for July-September 2026 are available on the official website of the Central Election Commission.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kështjella e Drakulës në Rumani, destinacioni magjik që tërheq turistët këtë Halloween

    Kështjella e Drakulës në Rumani, destinacioni magjik që tërheq turistët këtë Halloween

    Në fund të tetorit, Brasovi i Rumanisë shndërrohet në një destinacion ku bukuria mesjetare, legjendat e Drakulës dhe atmosfera e Halloween-it krijojnë një përvojë të veçantë për vizitorët. Nga rrugicat e vjetra deri te festat në Kështjellën e Branit, ky është momenti ideal për të përjetuar një anë tjetër të Transilvanisë.

    Nëse jeni duke kërkuar një destinacion ndryshe për ditët e fundit të tetorit, Brasovi në Rumani mund të jetë zgjedhja që ju duhet. I rrethuar nga malet e Karpateve dhe i njohur për qendrën e tij historike, ky qytet bëhet edhe më tërheqës gjatë periudhës së Halloween-it, kur misteri, legjendat dhe aktivitetet tematike marrin vëmendjen kryesore.

    Brasovi nuk është vetëm një qytet me pamje mahnitëse. Në këtë periudhë të vitit, ai shndërrohet në një pikënisje ideale për ata që duan të kombinojnë turizmin kulturor me emocionet e Halloween-it.

    Pak vende në Evropë lidhen aq shumë me imagjinatën misterioze sa Transilvania. Legjendat e vampirëve, historitë e lashta dhe kështjellat mesjetare e kanë bërë këtë rajon të njohur në të gjithë botën.

    Në qendër të kësaj atmosfere qëndron Kështjella e Branit, rreth 30 kilometra larg Brașovit, e cila njihet gjerësisht si “Kështjella e Drakulës”. Megjithëse lidhja e saj me personazhin e famshëm është kryesisht legjendare dhe turistike, arkitektura e saj mbresëlënëse dhe pozicioni mbi shkëmb e bëjnë një nga atraksionet më të veçanta të Rumanisë.

    Për Halloween-in e vitit 2026, kështjella organizon programin tematik “The Legend of Dracul”, nga 24 tetori deri më 1 nëntor, me përvoja të ndryshme për vizitorët. Korridoret me ndriçim të zbehtë, efektet speciale dhe personazhet që rikrijojnë atmosferën e legjendave e bëjnë vizitën më emocionuese se një ekskursion i zakonshëm.

    Më 31 tetor, programi përfshin edhe përvoja të posaçme të mbrëmjes dhe një festë Halloween-i në Parkun Mbretëror, me muzikë dhe atmosferë festive. Biletat dhe paketat ndryshojnë sipas aktivitetit, ndaj rezervimi paraprak është i këshillueshëm.

    Përtej Halloween-it, Brasovi është një nga qytetet më të bukura për t’u eksploruar në vjeshtë.

    Sheshi Piața Sfatului, ndërtesat shumëngjyrëshe, rrugicat me kalldrëm dhe Kisha e Zezë krijojnë një atmosferë mesjetare që duket sikur ka dalë nga një film historik. Në fund të tetorit, ngjyrat e vjeshtës i japin qytetit një bukuri të veçantë, ndërsa malet përreth ofrojnë pamje mbresëlënëse për fotografi.

    Gjatë datave 30 tetor – 1 nëntor 2026, në sheshin kryesor të qytetit është planifikuar edhe Halloween Fest, me panair tematik, parada kostumesh, aktivitete për vizitorët dhe punëtori kreative. Kjo e bën Brasovin një destinacion të përshtatshëm jo vetëm për adhuruesit e historive të frikshme, por edhe për familjet dhe grupet e miqve.

    Kombinimi i këtyre aktiviteteve e bën udhëtimin interesant si për ata që kërkojnë aventurë, ashtu edhe për ata që duan një fundjavë relaksuese në një qytet evropian me karakter të veçantë.

    Fundi i tetorit është një nga momentet më interesante për të zbuluar Brasovin, sepse bashkon bukurinë e vjeshtës me programet sezonale të Halloween-it. Për disa ditë, qyteti dhe zonat përreth ofrojnë më shumë se një vizitë klasike turistike: ato sjellin një përzierje të historisë, argëtimit dhe misterit.

    Për adhuruesit e Halloween-it, vizita në Kështjellën e Branit është arsye më vete për të udhëtuar. Për të tjerët, janë arkitektura historike, natyra dhe atmosfera e qetë e Transilvanisë që e bëjnë këtë destinacion tërheqës.

    Duhet pasur parasysh se temperaturat mund të jenë të ulëta dhe aktivitetet më të kërkuara mund të kenë kapacitet të kufizuar. Prandaj, është mirë të kontrolloni parashikimin e motit, oraret dhe disponueshmërinë e biletave para nisjes.

    Halloween-i është një mundësi për ta parë Rumaninë nga një këndvështrim tjetër. Në Brasov, historia e vjetër, peizazhet e vjeshtës dhe legjendat e Transilvanisë bashkohen në një përvojë që mbetet gjatë në kujtesë.

    Nëse dëshironi një udhëtim që ofron fotografi të bukura, vende historike, atmosferë festive dhe pak mister, Brașovi dhe Kështjella e Branit meritojnë të jenë në listën tuaj të destinacioneve për këtë fund tetori.

    Burimi: Dukagjini

  • Dracula Castle in Romania, magic destination that attracts tourists this Halloween

    In late October, Romania’s Brasov becomes a destination where the medieval beauty, Dracula legends and Halloween’s atmosphere create a special experience for visitors. From the old alleys to the holidays at Bran Castle, this is the perfect time to experience another part of Transylvania.

    If you are seeking a different destination for the last days of October, Brasov in Romania may be the choice you need. Surrounded by the mountains of Carpathians and known for its historic centre, this city becomes even more attractive during the Halloween era, when mystery, legends, and thematic activities become the main ones.

    Brasov is not just an amazing – looking city. At this time of the year, it turns into an ideal starting point for those who want to combine cultural tourism with Halloween’s emotions.

    Few countries in Europe are as close to mysterious imaginations as Transylvania. Vampire legends, ancient stories, and medieval castles have made this region known throughout the world.

    At the center of this atmosphere is Bran Castle, some 30 miles [30 km] from Brayov, widely known as Dracula Castle. Although its connection to the famous character is largely legendary and tourististic, its impressive architecture and its position on the rock make it one of Romania’s most special attractions.

    For Halloween in 2026, the castle organises thematic program The Legend of Dracul’s, from October 24th to November 1, with different experiences for visitors. The pale – shining processions, the special effects, and the characters who recreate the atmosphere of legends make the tour more exciting than an ordinary hike.

    On October 31st, the programme includes special evening experiences and a Halloween festival in Royal Park, with music and festive atmosphere. Tickets and packages vary according to activity, so pre-booking is advisable.

    Beyond Halloween, Brasov is one of the most beautiful cities to explore in the fall.

    Piaha Sfatului Square, colorful buildings, cobbled alleys, and the Black Church create a medieval atmosphere that seems to have emerged from a historical film. At the end of October, autumn colors give the city a special beauty, while surrounding mountains offer impressive images for photography.

    During October 30th, November 1, 2026, Halloween Fest is also scheduled for the main square, with thematic fair, costume parades, activities for visitors and creative workers. This makes Brasov a suitable destination not only for worshipers of frightening stories but also for families and friends.

    The combination of these activities makes travel interesting both for adventure seekers and for those who want a relaxing weekend in a particular European city.

    The end of October is one of the most interesting moments to discover Brasov, because it combines autumn beauty with Halloween seasonal programs. For several days, the city and surrounding areas offer more than a classic tourist tour – they bring a mixture of history, entertainment, and mystery.

    For Halloween fans, visiting Bran Castle is a separate reason to travel. For others, it is the historical architecture, nature, and peaceful atmosphere of Transylvania that make this destination appealing.

    It should be noted that temperatures may be low, and the most required activities may have limited capacity. Therefore, it is good to check the weather forecasts, schedules, and availability of tickets before departure.

    Halloween is an opportunity to see Romania from a different perspective. In Brasov, old history, autumn landscapes and Transylvanian legends unite in a long-standing experience.

    If you want a trip that offers beautiful photos, historical sites, festive atmosphere and a little mystery, Brayov and Bran Castle deserve to be on your list of destinations for this October end.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kurti për rastin e Arlindës: MPB-ja dhe Ministria e Drejtësisë, veç edhe 54 orë afat për ta sjellë raportin

    Kurti për rastin e Arlindës: MPB-ja dhe Ministria e Drejtësisë, veç edhe 54 orë afat për ta sjellë raportin

    Kurti për rastin e Arlindës: MPB-ja dhe Ministria e Drejtësisë, veç edhe 54 orë afat për ta sjellë raportin

    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ceremonisë së përurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë, ka folur rreth vrasjes së Arlinda Zekajt nga ish-kunati i saj, të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës.

    Ai deklaroi se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, sipas tij, kanë veç edhe 54 orë afat për t’ia dorëzuar raportin për të ndriçuar gjithë këtë rast, transmeton klankosova.tv.

    “Drejtësinë nuk e kemi të drejtë, për të mos thënë që drejtësinë e kemi të shtrembër. Kemi nevojë ta drejtojmë drejtësinë. Kjo do të thotë hetim hetuesve, aktakuza prokurorëve. Në këtë frymë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë i kanë edhe 54 orë që të ma sjellin raportin për të ndriçuar këtë rast deri në fund, edhe ku kanë dështuar secila prej hallkave të zinxhirit institucional, por edhe çka po ndodh me të gjitha rastet e ngjashme, sepse ju e dini që ka shumë raste anë e mban Kosovës ku gra të caktuara, të cilat janë viktima të dhunës, vazhdojnë të jenë në rrezikun e kërcënuesve, të vjetër e të rinj”, u shpreh ai.

  • “Pasagjeri më i çmuar në botë” - Veprimi epik i Harry Kane me “Topin e Artë”

    “Pasagjeri më i çmuar në botë” – Veprimi epik i Harry Kane me “Topin e Artë”

    “Pasagjeri më i çmuar në botë” - Veprimi epik i Harry Kane me “Topin e Artë”

    Sulmuesi anglez i Bayern Munichut, Harry Kane, është nisur drejt Mynihut të Gjermanisë pas suksesit të jashtëzakonshëm individual të shënuar mbrëmë, ku fitoi çmimin më prestigjioz në botën e futbollit, “Topin e Artë”, transmeton Klankosova.tv.

    Kane arriti të mposhtë një konkurrencë të fortë për këtë trofe madhor, duke lënë pas emra të njohur të futbollit botëror si Kylian Mbappe, Lamine Yamal dhe Lionel Messi.

    Menjëherë pas përmbylljes së ceremonisë madhështore, kapiteni anglez ka marrë rrugën për t’u kthyer pranë klubit të tij bavarez, teksa vëmendjen e ka marrë një postim mjaft simpatik i shpërndarë nga faqja zyrtare e Bayernit.

    Në foton e publikuar, Kane shihet i ulur në makinë duke u kujdesur maksimalisht për trofeun e fituar, teksa i ka vendosur rripin e sigurisë “Topit të Artë” në ulësen ngjitur.

    Ai po vjen në shtëpi, por fillimisht siguria!”, ka shkruar me humor gjiganti gjerman krahas imazhit që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

     Ky triumf shënon njërin nga momentet më kulmore në karrierën e Kane, i cili po vazhdon të lërë gjurmë të thella në futbollin evropian.

    𝙎𝙖𝙛𝙚𝙩𝙮 𝙛𝙞𝙧𝙨𝙩! 👀

    Harry Kane bringing the Ballon d’Or home 🤝 pic.twitter.com/WSTBPxKps7

    — FC Bayern München (@FCBayern) October 27, 2026

  • S’miratohet kërkesa e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë për rastin e Arlinda Zekajt

    S’miratohet kërkesa e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë për rastin e Arlinda Zekajt

    S’miratohet kërkesa e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë për rastin e Arlinda Zekajt

    Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka refuzuar kërkesën e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, që drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, të ftohet për javën e ardhshme për raportim lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.

    Në kërkesën e saj, Musliu tha se drejtori Hoxha duhet të qartësojë situatën, pasi sipas saj, Zekaj pak orë para vrasjes ishte kthyer në shtëpi nga Policia, ku denoncoi ish-bashkëshortin për kanosje.

    “U ngritën shumë dilema, konsideroj qe si komision duhet ta ftojmë Policinë, t’i dëgjojmë çka kanë me na thënë lidhur me rastin. Nëse del se nga ana policisë ka shkuar gjithçka në rregull duhet t’i heqim dilemat. Shumë e domosdoshme është që të zbardhet rasti. Konsideroj si komision na takon me dëgju rrëfimin nga policia e Kosovës”, ka thënë ajo.

    Kryetari i komisionit, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Hoxha do të raportojë në Kuvend pas katër javësh, për çështjet që tashmë janë ngritur nga deputetët, duke shtuar se tashmë është krijuar një komision hetimor për këtë rast, i cili do të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale.

    “Do të ketë komision hetimor dhe ai komision do të kryejë punën e vet. Ai komision do të zbardhë të vërtetën se cili institucion e ka neglizhuar punën nëse ka pasur në rastin e të ndjerës”, ka thënë ai.