Category: Lajme

  • Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog

    Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog

    Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog

    Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën javët e fundit.

    Në një intervistë për gazetën e njohur greke “Kathimerini”, Rama thekson se, në demokraci, qeveritë nuk ndryshojnë me dhunë e bombola molotovë, por përmes zgjedhjeve, transmeton Tch.

    “Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe unë synoj ta përmbush atë. Çdokush mund të kërkojë dorëheqjen time; kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me dhunë. Detyra ime është të dëgjoj ankesat e arsyeshme, të mbroj të drejtat e qytetarëve dhe të vazhdoj punën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nuk do të heq dorë nga kjo detyrë vetëm sepse një pakicë mendon se djegia e vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”.

    Në intervistën për median greke, kreu i qeverisë shqiptare i ndan protestuesit në dy grup, një pjesë që kërkojnë të ardhme më të mirë dhe ata që kryejnë akte dhune, dhe që për kryeministrin, janë individë të lidhur me lëvizjen Antifa.

    “Ekziston një vijë e qartë ndarëse midis studentëve që duan një të ardhme më të mirë dhe grupeve të mbuluara me kapuçë, përfshirë njerëz që i kam lidhur me lëvizjen Antifa – të cilët hedhin kokteje molotov, sulmojnë ndërtesa publike dhe dëmtojnë pronën private. Lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e institucioneve të Drejtësisë. Nuk është puna e atyre që përdorin dhunën si mjet për të pretenduar se përfaqësojnë një brez të tërë”.

    Shqetësimit të të rinjve për arsimin, koston e jetesës dhe mungesën e mundësive reale, kryeministri Edi Rama i përgjigjet me rritje të buxhetit për vitin 2027, ndërsa shpreh sërish gatishmërinë për dialog, përcjell Klankosova.tv.

    “Buxheti i vitit 2027, të cilin do ta paraqesim së shpejti, përfshin masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët. Në të njëjtën kohë, i kam ftuar studentët dhe mësuesit në një dialog të hapur. Jam i gatshëm të shqyrtoj çdo propozim serioz, madje edhe ato që vijnë nga kritikët tanë më të ashpër”.

    “Nuk kam pretenduar kurrë se gjithçka në Shqipëri është bërë mirë”, thotë kryeministri Rama në mbyllje, duke shtuar se “Një pakicë beson se djegia e vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”.

  • Rama: I don’t quit, I’m ready for dialogue

    Albanian Prime Minister Edi Rama has declared he will not resign, following violent protests that have included Tirana in recent weeks.

    In an interview for the renowned Greek newspaper ‘%Kathmini, Rama points out that, in democracy, governments do not change with violence and Motototova, but through elections, it broadcasts. Tch.

    The Albanian people gave us a clear mandate last year and I intend to fulfill it. Anyone can ask for my resignation; this is part of democratic life. No one has the right to impose it with violence. My job is to hear reasonable complaints, defend the rights of citizens and continue working on Albania’s integration into the European Union. I will not give up this task just because a minority thinks burning the country is the shortest route to power.

    In the interview for Greek media, the head of the Albanian government divides protesters into two groups — a part that requires better future, and those who commit acts of violence — and who for the prime minister — are individuals linked to the Antifa movement.

    There is a clear line of division between students who want a better future and hooded groups, including people I’ve connected to the Antifa movement who throw Molotov cocktails, attack public buildings and damage private property. Fighting corruption is the responsibility of justice institutions. It is not the work of those who use violence as a means to claim to represent an entire generation.

    Young people’s concern for education, cost of living and lack of real opportunity, Prime Minister Edi Rama responds with a growing budget response for 2027, while again expressing readiness for dialogue, Klankosova.tv.

    The 2027 budget, which we will soon present, includes additional measures for families, public services, and students. At the same time, I have invited students and teachers into open dialogue. I am willing to consider any serious proposal, even those that come from our most harsh critics.

    I have never claimed that everything in Albania has been done well, Prime Minister Rama says in closing, adding that a minority believes that burning the country is the shortest route to power.

  • Në Universitetin e St. Gallenit studiojnë mbi 150 studentë shqiptarë

    Në Universitetin e St. Gallenit studiojnë mbi 150 studentë shqiptarë

    Mbi 150 studentë shqiptarë ndjekin studimet në degë të ndryshme të Universitetit të St. Gallenit në Zvicër.

    Gjatë një vizite në St. Gallen, ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, dhe drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, u pritën nga studentët shqiptarë, të cilët i shoqëruan në një tur njohës në ambientet e universitetit, transmeton Telegrafi.

    Gjatë vizitës, ata u njohën më nga afër me historinë e institucionit, mjediset universitare dhe programet e ndryshme të studimit që ofrohen aty.

    Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të forcuar lidhjet me të rinjtë shqiptarë që studiojnë në Zvicër, si dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës.

    Dijet dhe përvojat e studentëve shqiptarë mund të shërbejnë si ura lidhëse mes dy vendeve, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbime dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme./Telegrafi/

  • Audi zbulon modelet që planifikon t’i prodhojë në SHBA

    Audi zbulon modelet që planifikon t’i prodhojë në SHBA

    Audi po përgatitet të prodhojë SUV-të e saj më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, përmes një fabrike të re me vlerë 4 miliardë dollarë në shtetin e Xhorxhias. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2027, ndërsa prodhimi planifikohet të fillojë në fillim të viteve 2030. Investimi ende duhet të miratohet nga organet përkatëse të Volkswagen Group.

    Fabrika, e cila do të ndërtohet pranë qytetit Macon, pritet të ketë kapacitet prodhimi deri në 200 mijë automjete në vit dhe të krijojë rreth 4,500 vende pune. Drejtori ekzekutiv i Audi-t, Gernot Döllner, zbuloi në një intervistë për Automotive News se modelet Q7, Q8 dhe Q9 do të përbëjnë bazën e gamës së prodhimit në Xhorxhia, transmeton Telegrafi.

    Vendimi lidhet me rëndësinë e tregut amerikan për SUV-të luksoze, ku Audi konkurron me markat gjermane BMW dhe Mercedes-Benz, si dhe me prodhuesit vendas Cadillac dhe Lincoln. Modeli i ri Q9, në veçanti, synon të rivalizojë SUV-të e mëdha luksoze si BMW X7 dhe Mercedes-Benz GLS, duke i mundësuar Audi-t të forcojë praninë në këtë segment.

    Megjithatë, deri në fillimin e prodhimit në SHBA, modelet mund të pësojnë ndryshime të rëndësishme. Audi ka prezantuar tashmë gjeneratën e ardhshme të Q7 dhe modelin e parë Q9, por deri në fillim të viteve 2030 këto automjete mund të kenë kaluar përditësime në mes të ciklit të tyre të prodhimit. Deri atëherë, të dy modelet do të vazhdojnë të prodhohen në fabrikën e Bratislavës, në Sllovaki.

    E njëjta gjë vlen edhe për Q8, modeli SUV me siluetë të stilit kupe, për të cilin Audi ka konfirmuar se do të ketë një gjeneratë të dytë. Ky model do të prodhohet në fabrikën e re amerikane, ndërsa deri në atë kohë do të vijë nga Bratislava. Gjenerata e re nuk është prezantuar ende, por Döllner ka deklaruar se do të zbulohet në një të ardhme jo shumë të largët. Sipas raportimit, vazhdimi i Q8 nuk ishte pjesë e planeve fillestare, por drejtuesit e rinj të kompanisë ndryshuan strategjinë.

    Modelet më të vogla të familjes Q do të vazhdojnë të importohen nga vende të tjera. Q5 për tregun amerikan do të vijë nga fabrika e Audi-t në San José Chiapa të Meksikës, ndërsa prodhimi i Q3 për SHBA-në do të vazhdojë në Győr të Hungarisë, të paktën gjatë fazës fillestare të funksionimit të fabrikës në Xhorxhia. Mundësia që Q3 të prodhohet më vonë edhe në SHBA nuk është konfirmuar.

    Fabrika e re nuk pritet të prodhojë SUV plotësisht elektrikë. Q7, Q8 dhe Q9 do të pajisen me motorë me djegie të brendshme, ndërsa në plan përfshihen edhe versione hibride me karikim nga jashtë. Ndërkohë, motori V6 me naftë, i ofruar në Evropë, nuk pritet të jetë pjesë e gamës amerikane, veçanërisht pas skandalit Dieselgate.

    Të gjitha automjetet e prodhuara në Xhorxhia do të mbajnë logon me katër unazat, pasi fabrika do t’i kushtohet ekskluzivisht markës Audi. Rreth gjysma e prodhimit pritet të destinohet për tregun amerikan.

    Sipas Döllner, drejtuesit e kompanisë shqyrtuan edhe mundësinë e përdorimit të fabrikës së Volkswagen-it në Chattanooga, Tenesi, si dhe të uzinës së ardhshme të Scout Motors në Blythewood, Karolina e Jugut. Në fund, megjithatë, Audi vendosi të ndërtojë një fabrikë të re nga fillimi.

    Investimi synon të zgjerojë praninë e Audi-t në Amerikën e Veriut dhe të ulë varësinë nga automjetet e importuara, të cilat janë ekspozuar ndaj tarifave doganore. Aktualisht, marka furnizon klientët amerikanë kryesisht me automjete të prodhuara në Evropë dhe Meksikë, ndërsa barrierat tregtare kanë ushtruar presion mbi financat e Volkswagen Group.

    Prodhimi lokal pritet ta ndihmojë Audi-n të shmangë tarifat që zbatohen ndaj automjeteve të përfunduara të importuara. Përfitimi përfundimtar, megjithatë, do të varet edhe nga vendi i origjinës së pjesëve, zinxhirët e furnizimit dhe rregullat tregtare që do të jenë në fuqi kur fabrika të nisë punën.

    Për Audi-n, objektivi është të prodhojë SUV-të e mëdha luksoze më pranë klientëve amerikanë dhe të forcojë konkurrencën në një treg ku prodhimi vendas po merr gjithnjë e më shumë rëndësi. Nëse plani realizohet, fabrika në Xhorxhia do të bëhet një nga qendrat kryesore të prodhimit të markës në Amerikën e Veriut.

    Megjithatë, projekti nuk është ende përfundimtar. Investimi prej 4 miliardë dollarësh duhet të marrë miratimin e bordit mbikëqyrës të Volkswagen Group. Döllner shprehu besimin se miratimi do të jepet deri në fund të vitit, duke hapur rrugën për krijimin e një baze të mirëfilltë prodhimi të Audi-t në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

  • Mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës përplas pushtetin dhe opozitën në Komisionin për Ekonomi

    Mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës përplas pushtetin dhe opozitën në Komisionin për Ekonomi

    Mospajtimet për rendin e ditës kanë sjell përplasje mes deputetëve në Komisionin për Ekonomi. Arsye për ketë ishte vendimi i kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, për të mosraportuar para komisionin në mbledhjen e sotme.

    Mirëpo, anëtarët e komisionit nga opozita kërkonin që të diskutohet për gjendjen në këtë institucion, ndërkaq përfaqësuesit nga mazhoranca insituan që të vazhdohet me pika të tjera.

    Sipas kryetarit të komisionit, Arben Mustafa, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, fillimisht e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në komision, mirëpo më vonë e refuzoi një gjë të tillë.

    Ai tha se gjendja në Autoritetit të Konkurrencës është e rëndë.

    “Që nga muaji maj i vitit 2025 nuk ka ftuar asnjë mbledhje të komisionit pavarësisht se komisioni ka kourumin me anëtarët e zgjedhur”, tha ai.

    Atij i reagoi anëtari i komisionit nga radhët e LVV-së, Taulant Kelmendi, i cili theksoi nevojën që komisioni të vazhdojë mbarëvajtjen e punës jashtë pikës për raportimit të kryetarës së Autoritetit të Konkurrencës.

    Sipas tij, në bazë të emailit që Neime Binaku ka dërguar komisionit, ajo nuk ka ardhur për të raportuar për arsye objektive.

    Ai tha se debati për këtë cështje duhet të zhvillohet në prezencë të Autoritetit të Konkurrencës.

    Nevojën për debat për këtë cështje në mbledhjen e sotme e kërkuan edhe anëtari nga LDK, Ermal Sadiku si dhe ai nga Aleanca, Burim Ramadani. /KP/

  • Rumania thotë se zbuloi një rrjet sabotimi të koordinuar nga Rusia pas zjarrit pranë një fabrike armësh

    Rumania thotë se zbuloi një rrjet sabotimi të koordinuar nga Rusia pas zjarrit pranë një fabrike armësh

    Autoritetet rumune thonë se kanë zbuluar një rrjet sabotimi të koordinuar nga Rusia, të cilin e dyshojnë për zjarrin që shpërtheu më 14 shtator në një kompleks industrial pranë një fabrike shtetërore të armëve, në qytetin Brașov, në Rumaninë qendrore.

    Shërbimi rumun i Inteligjencës deklaroi të hënën se zjarri ishte pjesë e një fushate më të gjerë operacionesh sabotimi të koordinuara nga Rusia, në kohën kur Moska po vazhdon pushtimin e plotë të Ukrainës.

    Sipas agjencisë, objektivat e këtyre operacioneve përfshijnë prodhuesit e armëve dhe objekte të tjera me rëndësi ushtarake e industriale, transmeton Telegrafi.

    Këto veprime synojnë të frikësojnë, të dobësojnë kapacitetet mbrojtëse dhe të kufizojnë kontributin e vendeve të shënjestruara në sigurinë evropiane dhe rajonale, thuhet në deklaratën e inteligjencës rumune. Rusia nuk ka reaguar menjëherë ndaj akuzave, ndërsa Moska ka mohuar vazhdimisht pretendime të ngjashme në të kaluarën.

    Drejtoria rumune për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT) tha se në zjarrin e Brașovit dyshohet të kenë qenë të përfshirë tre persona: dy shtetas bjellorusë dhe një ukrainas, të cilët jetonin në vende të Bashkimit Evropian. Dy prej tyre u lokalizuan dhe u arrestuan në Gjermani, ndërsa po përgatiteshin të kryenin vepra të ngjashme. Personi i tretë vazhdon të jetë në arrati në Poloni.

    Sipas Shërbimit rumun të Inteligjencës, personat që rekrutohen për rrjete të tilla shpesh gjenden përmes rrjeteve sociale. Fillimisht, atyre u ofrohen para për detyra që duken të padëmshme, si vëzhgimi apo fotografimi i objekteve të caktuara. Me kalimin e kohës, detyrat bëhen më serioze dhe mund të përfshijnë vandalizëm, zjarrvënie apo edhe vrasje, paralajmëroi agjencia.

    Rumania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndan me Ukrainën një kufi prej më shumë se 600 kilometrash. Presidenti rumun, Nicușor Dan, ka deklaruar se vendi i tij është objektiv i një lufte hibride që, sipas tij, Rusia po zhvillon për të destabilizuar shtetet që mbështesin Kievin. Ai ka përmendur shkeljet e hapësirës ajrore rumune nga dronët, sulmet kibernetike, fushatat e dezinformimit dhe aktet e sabotimit.

    Edhe ministri i Jashtëm, Dan Neculaescu, e cilësoi zjarrin në Brașov si pjesë të një fushate më të gjerë sabotimi në Evropë, që synon prodhimin ushtarak. “Sulmet hibride nuk do të na pengojnë të forcojmë qëndrueshmërinë dhe aftësitë tona mbrojtëse”, shkroi ai në rrjetin social X.

    Akuzat e fundit vijnë pas një serie incidentesh në objektet e mbrojtjes në disa vende evropiane. Në shtator, shpërthime dhe një zjarr u raportuan në një depo municionesh në Bullgari, disa javë pas një zjarri në një tjetër objekt të këtij lloji në vend. Të dyja objektet operohen nga prodhuesi bullgar i armëve EMCO, municionet e të cilit përdoren në Ukrainë.

    Po në shtator, mjete ndezëse u hodhën pranë zyrave të një kompanie të mbrojtjes në Mynih. Ndërkohë, autoritetet rumune njoftuan se kishin ndaluar një shtetas rus, i dyshuar për filmimin dhe fotografimin e objekteve ushtarake në kuadër të përgatitjeve për sabotim. Në gusht, një shpërthim goditi një fabrikë municionesh pranë Romës, në Itali, e operuar nga kompania e armëve KNDS.

    Edhe në det janë raportuar incidente të rënda. Të paktën tetë anije mallrash janë goditur pranë brigjeve të Rumanisë dhe Bullgarisë gjatë tri javëve të fundit, ndërsa rreth 34 marinarë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur. Presidenti Dan i ka cilësuar sulmet ndaj anijeve në ujërat rumune si një tjetër shembull të pasojave tragjike të agresionit rus kundër Ukrainës.

    Një vit më parë, Polonia dhe Rumania arrestuan gjithashtu tetë persona të dyshuar për përfshirje në një komplot rus që synonte dërgimin e pakove me eksploziv drejt Ukrainës. /Telegrafi/

  • Jo vetëm si fitues i “Topit të Artë”, Harry Kane tërhoqi vëmendje edhe me orën luksoze në ceremoninë e ndarjes së çmimeve - vlera është marramendëse

    Jo vetëm si fitues i “Topit të Artë”, Harry Kane tërhoqi vëmendje edhe me orën luksoze në ceremoninë e ndarjes së çmimeve – vlera është marramendëse

    Harry Kane përjetoi një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, duke fituar çmimin “Topi i Artë 2026″ në ceremoninë e mbajtur në London Palladium.

    Sulmuesi i Bayern Munichut, i cili më herët gjatë mbrëmjes u nderua edhe me çmimin “Sulmuesi më i mirë i vitit”, arriti të mposhtë konkurrencën e emrave të njohur, përfshirë Kylian Mbappen dhe Lamine Yamalin.

    Kane mbërriti në ceremoni së bashku me bashkëshorten e tij, Katie Goodland.

    Not only as winner of the Golden Cup, Harry Kane got attention with the luxury clock at the awards ceremony &#82/11; value is staggering. Harry Kane

    Të dy ishin veshur me të zeza, ndërsa futbollisti kishte zgjedhur një kostum elegant bardhezi.

    Megjithatë, vëmendjen e mori edhe ora luksoze që mbante në kyçin e dorës.

    Bëhet fjalë për një model tepër të rrallë të Rolex Sapphire Daytona, të punuar nga ari i bardhë 18-karatësh dhe i zbukuruar me 36 safirë blu rreth kornizës.

    Vlera e saj e përllogaritur raportohet të jetë rreth 1.2 milionë euro, duke e bërë atë një nga aksesorët më të kushtueshëm të futbollistit.

    Harry Kane me bashkëshorten

    Për një mbrëmje kaq të veçantë, Kane duket se kishte zgjedhur jo vetëm veshjen më elegante, por edhe një prej orëve më të shtrenjta në koleksionin e tij.

    Pas fitimit të çmimit, sulmuesi u shpreh mirënjohës për rrugëtimin e tij, duke kujtuar vështirësitë që kishte kaluar në fillimet e karrierës.

    Ai pranoi se jo shumë njerëz, madje as vetë ai, do ta kishin parashikuar se do të arrinte deri këtu.

    Ora e Harry Kane

    Kane theksoi se suksesi i tij erdhi falë punës së palodhshme, vendosmërisë dhe besimit në vetvete, duke shtuar se edhe pas arritjeve të mëdha, përfshirë fitimin e “Topit të Artë”, synimi i tij mbetet të përmirësohet vazhdimisht. /Telegrafi/

    Harry me bashkëshorten

  • Not only as winner of the Golden Cup, Harry Kane got attention with the luxury clock at the awards ceremony &#82/11; value is staggering.

    Not only as winner of the Golden Cup, Harry Kane got attention with the luxury clock at the awards ceremony &#82/11; value is staggering.

    Harry Kane experienced one of the most important moments of his career, winning the Golden Landing Award 2026) at the ceremony held at London Padladum.

    Bayern Munich striker, who was honoured earlier in the evening at the Best Sulmer Award of the Year, managed to defeat the competition of known names, including Kylian Mbarpin and Lamine Yamalin.

    He and his wife, Katie Goodland, arrived at the ceremony.

    Not only as winner of the Golden Cup, Harry Kane got attention with the luxury clock at the awards ceremony &#82/11; value is staggering. Harry Kane

    Both were dressed in black, while the footballer had chosen a elegant white suit.

    However, he also received the attention of the luxurious clock held on his wrist.

    It’s a rather rare model of the Rolex Sapphire Daytona, worked by 18-karat gold and decorated with 36 blue sapphires around the frame.

    Its estimated value is reported to be around 1.2m euros, making it one of the footballer’s most expensive donors.

    Harry Kane with his wife

    For such a special evening, Kane seems to have chosen not only the most elegant dress but also one of the most expensive hours in his collection.

    After winning the prize, the attacker expressed gratitude for his journey, remembering the difficulties he had experienced in his early career.

    He acknowledged that not many people – not even he himself – would have predicted that he would be here.

    Harry Kane’s watch

    Kane stressed that his success came because of his unspoiled work, determination and self-confidence, adding that even after great achievements, including winning the GoldenTopi, his goal remains to improve steadily. /Telegraphy/

    Harry and his wife

  • Kishte tri identitete, arrestohet në dalje të Shqipërisë i kërkuari nga Interpol Madrid për vjedhje me dhunë

    Kishte tri identitete, arrestohet në dalje të Shqipërisë i kërkuari nga Interpol Madrid për vjedhje me dhunë

    Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se në dalje të Shqipërisë, u kap shtetasi shqiptar A. T. alias A. B. alias A. C., 31 vjeç, banues në Mamurras.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4, Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 28.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

    31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Lezhë, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Spanjë.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, vijon procedurat për ekstradimin e tij. /Telegrafi/

  • There were three identities, arrested at Albania’s exit wanted by Interpol Madrid for violent theft

    Border Police services Muriqaan, following the work of apprehending citizens declared at large and as a result of sharing information with Interpol in Tirana, have enabled the capture of a declared international citizen.

    In the Police’s announcement, it is announced that Albanian citizen A was captured at the leaving of Albania. T. allis A. B. alias A. C., 31, resident of Mamurras.

    This citizen was declared international in search of Interpol Madrid after the Court of Instruction No. 4, Sabaddell, Spain, with the verdict of 28,11,2025, has assigned the security measure to CHArret in prison for the criminal work to bring violence.

    The 31-year-old was handed over to DVP Lezha services, which carried out his temporary arrest, aimed at extradition to Spain.

    Interpol Tirana, in co-operation with counterparts in Spain, follows procedures for his extradition. /Telegraphy/