Category: Lajme

  • Krasniqi: Arlinda e la këtë letër për ta zhveshur shtetin që është kundër grave (VIDEO)

    Krasniqi: Arlinda e la këtë letër për ta zhveshur shtetin që është kundër grave (VIDEO)

    Krasniqi: Arlinda e la këtë letër për ta zhveshur shtetin që është kundër grave (VIDEO)

    Gazetari Vullnet Krasniqi ka folur për mënyrën se si është trajtuar letra e Arlinda Zekajt, duke përmendur përgjegjësinë e zyrtarëve shtetërorë dhe rolin e Qendrës për Punë Sociale (QPS).

    Krasniqi tha në emisionin “Ora 7”, se në letrën e saj, Arlinda kishte drejtuar gishtin te përgjegjësit dhe kishte kërkuar që institucionet të shqyrtonin veprimet e zyrtarëve që kishin për detyrë zbatimin e vendimit.

    “Arlinda, ju lutem, lexoni letrën. Ajo e drejton gishtin shumë drejtpërdrejt se kush është përgjegjës. Për mua është shumë shqetësuese, pse ajo letër nuk u mor parasysh dhe ku ishte QPS-ja?”, ka deklaruar Krasniqi.

    Ai ka theksuar se letra e Arlindës dhe procesi që ajo ka lënë pas duhet të shërbejnë për të nxjerrë në pah përgjegjësitë institucionale dhe për të shtyrë drejt mbrojtjes më të mirë të grave.

    “Letra e Arlindës, por edhe krejt procesi që e ka lënë mbrapa, është për ta zhveshur këtë shtet që është kundër grave dhe për t’i mbrojtur gratë”, u shpreh Krasniqi.

  • Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator

    Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator

    Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Sipas këtij raporti, Partia Demokratike e Kosovës përgjatë korrikut deri në shtator, ka shpenzuar gjithsej 212.394 euro, transmeton Klankosova.tv.

    Raportet tremujore, që përfshijnë periudhën korrik-shtator 2026, mund të gjenden në ueb faqen e KQZ-së në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/   

  • Dita e fitores u kthye në tragjedi, Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin në 24-vjetorin e vrasjes

    Dita e fitores u kthye në tragjedi, Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin në 24-vjetorin e vrasjes

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Ukë Bytyçin, ish-kryetarin e Suharekës, i cili u vra më 27 tetor 2002, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin.

    Përmes një postimi, Abdixhiku ka kujtuar se vrasja kishte ndodhur në ditën kur LDK-ja po festonte fitoren në Suharekë, duke e cilësuar atë si një ngjarje tragjike për familjet e viktimave, qytetin dhe partinë.

    “Sot, 24 vjet më pas, nderojmë Ukën, bashkëpunëtorin e Presidentit Ibrahim Rugova, themeluesin e LDK-së në Suharekë, eprorin e UÇK-së në Pashtrik, dhe kryetarin që besimin e qytetarëve e kishte fituar me punë e përkushtim”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai ka theksuar se Bytyçi i kishte qëndruar pranë Kosovës në kohët e saj më të vështira dhe se pas luftës kishte vazhduar t’i shërbente vendit.

    Kreu i LDK-së ka vlerësuar se kujtimi për Ukë Bytyçin përbën përgjegjësi për partinë, duke kritikuar ata që, sipas tij, e harrojnë historinë dhe sakrificën e veprimtarëve.

    “Për LDK-në, emri i Ukë Bytyçit është përgjegjësi. Kush harron emrin e tij, kush relativizon historinë tonë, kush tregton me sakrificën e veprimtarëve, ka harruar dhe lidhjen më të madhe shqiptare në kohë”, ka shkruar ai.

    Abdixhiku e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Nuk e harrojmë. E kujtojmë, me krenari!”

    Ukë Bytyçi ishte kryetar i Suharekës dhe një nga figurat e LDK-së në këtë komunë. Vrasja e tij, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin, mbetet një ngjarje e rëndë në historinë politike të pasluftës në Kosovë. /Telegrafi/

  • LEX | “Ata që s’kanë mundur ta blejnë, kanë tentuar ta largojnë” – Avokati Besnik R.Berisha kundërshton në Apel dënimin e ish-policit Lutfi Menxhiqi

    LEX | “Ata që s’kanë mundur ta blejnë, kanë tentuar ta largojnë” – Avokati Besnik R.Berisha kundërshton në Apel dënimin e ish-policit Lutfi Menxhiqi

    LEX | “Ata që s’kanë mundur ta blejnë, kanë tentuar ta largojnë” – Avokati Besnik R.Berisha kundërshton në Apel dënimin e ish-policit Lutfi Menxhiqi

    Rasti ndaj dy ish-hetuesve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Lutfi Menxhiqi dhe Lavdim Osmani, është shqyrtuar sot në Gjykatën e Apelit, pas dënimeve të shqiptuara ndaj tyre në rigjykim.

    Avokati Besnik R. Berisha, mbrojtës i Menxhiqit, ka kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke pretenduar shkelje dhe duke thënë se provat janë mbështetur në supozime.

    Sipas mbrojtësit, Menxhiqi kishte krijuar armiqësi për shkak të punës së tij në hetimin e krimeve ekonomike. Berisha ka pretenduar se persona që nuk kishin arritur ta korruptonin, kishin tentuar ta largonin në forma të ndryshme.

    “Ata që s’kanë mundur ta blejnë, kanë tentuar ta largojnë në forma të ndryshme”, ka thënë Berisha.

    Këto pretendime të mbrojtjes u paraqitën gjatë shqyrtimit të rastit, i cili ka mbërritur për herë të dytë para gjykatës së shkallës së dytë.

    Dënimet në rigjykim

    Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Menxhiqin me pesë vjet burgim dhe katër mijë euro gjobë, ndërsa Osmanin me gjashtë vjet burgim dhe katër mijë euro gjobë.

    Të dyve u ishte shqiptuar edhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike apo në shërbimin publik për pesë vjet.

    Për çfarë akuzohen ?

    Sipas aktakuzës së ngritur më 30 qershor 2020, Menxhiqi dhe Osmani akuzohen se, në cilësinë e hetuesve policorë, kishin pranuar ryshfet në këmbim të mosndërmarrjes së veprimeve kundër veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

    Dy ish-hetuesit ishin arrestuar në shkurt të vitit 2020, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

    Apeli ua kishte anuluar dënimet e para

    Në gjykimin e parë, në shkurt të vitit 2022, Menxhiqi ishte dënuar me pesë vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa Osmani me gjashtë vjet e gjashtë muaj, si dhe me nga katër mijë euro gjobë.

    Më 3 maj 2023, Apeli e kishte anuluar atë aktgjykim dhe çështjen e kishte kthyer në rigjykim. Pas rigjykimit, ndaj tyre u shqiptuan dënimet që tashmë po kundërshtohen në shkallën e dytë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX Those who couldn’t buy it tried to get rid of it. The Faithful Lawyer R. Berisha rejects former police officer Lutfi Mendqi’s sentence in Apel

    The case against the two former Economic Crimes and Corruption investigators, Lutfi Mendjiqi and Dreem Osmani, has been considered today at the Court of Appeals, following sentences pronounced against them in the retrial.

    Faithful Lawyer R. Berisha, Mexhiqi’s defender, has rejected the act of first degree, claiming violations and saying evidence is based on assumptions.

    According to the defenders, Mendjiqi had created hostility because of his work in investigating economic crimes. Berisha has claimed that people who had failed to corrupt him had tried to push him away in various forms.

    Those who couldn’t afford to buy it tried to take it away in different forms, Berisha said.

    These defence claims were presented during the case review, which has arrived for the second time before the second-degree court.

    Sentences in Retrial

    The Constitutional Court in Pristina had sentenced Mendjiqi to five years in prison and four thousand euros in fines, while Osman was sentenced to six years in prison and four thousand euros in fines.

    Both had also been given the ban on the exercise of office in public administration or public service for five years.

    What are they accused of?

    According to the indictment filed on June 30th 2020, Mendjiqi and Osmani are charged that, in the quality of police investigators, they had accepted bribes in exchange for failing to take action against the illegal activities of game of luck.

    The two former investigators were arrested in February 2020, under suspicion of misuse of official duty and bribery.

    Apel had canceled their first sentences

    In the first trial, in February 2022, Mendqi was sentenced to five years and six months in prison, while Osmani was six years and six months, as well as four thousand euros in fines.

    On May 3, 2023, Appeals had canceled that act, and the case had turned into retrial. After the retrial, sentences already opposed were pronounced against them.

    Note: The people who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court-cut decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Publikohen shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

    Publikohen shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

    Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    “Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike”, njofton KQZ.

    Raportet tremujore, që përfshijnë periudhën korrik – shtator 2026, mund të gjenden në ueb faqen e KQZ-së https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/   

    Burimi: RTKLive

  • Three-month expenses of political subjects represented in the Assembly are published

    In order to apply Law No. 08/L-22 for Financing Political Subjects, the Central Election Commission Web site has been published reports of quarter spending (July September 2026) of political subjects represented in the Republic of Kosovo Assembly.

    According to this law, political subjects submit these reports to the Office for Recording, Certificate and Financial Control of Political Subjects ( ZRCKFSP and the same are published on the Web site of the CEC and political subjects, the CEC reports.

    Three-month reports, including the July (September 2026) period, can be found on the CEC site https://kqz-x.org/raport-financiare-three month/   

    Source Layer: RTKLive

  • “Oscarët e orëve” ndryshojnë rregullat, hiqen kategoritë për burra dhe gra

    “Oscarët e orëve” ndryshojnë rregullat, hiqen kategoritë për burra dhe gra

    Çmimet prestigjioze të orëve luksoze, Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), të njohura si “Oscarët e orëve”, po sjellin ndryshime për edicionin e vitit 2026, duke hequr kategoritë tradicionale të ndara sipas gjinisë.

    Në vend të ndarjes mes orëve për burra dhe gra, organizatorët do të përdorin kategori që fokusohen te karakteristikat, funksionet dhe kompleksiteti teknik i orëve.

    Ky ndryshim synon të pasqyrojë zhvillimet e industrisë së orëve luksoze, ku dizajni, mekanizmi dhe mjeshtëria e prodhimit po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi, pavarësisht gjinisë së përdoruesit.

    Edicioni i vitit 2026 përfshin 84 orë dhe mekanizma kohorë në 14 kategori. Çmimet vlerësojnë krijimet më të spikatura të industrisë, nga modelet klasike deri te orët me mekanizma të ndërlikuar dhe dizajne luksoze.

    Fituesit pritet të shpallen më 7 nëntor 2026, në një ceremoni në Gjenevë të Zvicrës, ku do të ndahet edhe çmimi kryesor “Aiguille d’Or”.

    Ndryshimet shënojnë një qasje të re në një prej konkurseve më të rëndësishme të industrisë së orëve, duke e vendosur theksin te inovacioni, teknologjia dhe cilësia e punimit.

    Burimi: Dukagjini

  • Ylli i Tottenhamit fut në ‘luftë’ Barcelonën dhe Real Madridin për transferimin e tij

    Ylli i Tottenhamit fut në ‘luftë’ Barcelonën dhe Real Madridin për transferimin e tij

    Paraqitjet e Pedro Porros në krahun e djathtë kanë bërë që ai të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun evropian të transferimeve. Në moshën 27-vjeçare, mbrojtësi spanjoll ka konfirmuar vlerat e tij në nivel ndërkombëtar, duke fituar trofe me Spanjën dhe admirimin e tifozëve të Tottenhamit.

    Njëkohësisht, paraqitjet e tij kanë zgjuar interesimin e Barcelonës dhe Real Madridit.

    Te Barcelona, trajneri Hansi Flick është detyruar ta përshtatë Eric Garcian në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ndërsa te Real Madridi as Trent Alexander-Arnold dhe as Denzel Dumfries nuk kanë arritur të përshtaten plotësisht. Për këtë arsye, Federico Valverde është angazhuar në atë rol.

    Megjithatë, sipas mediumit spanjoll SPORT, transferimi i Porros nuk do të jetë aspak i lehtë. Mbrojtësi ka rinovuar kontratën me Tottenhamin deri në vitin 2031, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër, çka ia vështirëson punën klubeve të interesuara.

    Rikthimi i tij në fushë këtë fundjavë, në fitoren 2-0 ndaj Chelseat në ‘Stamford Bridge’ është një lajm i mirë për Tottenhamin, i cili po përpiqet ta lërë pas një fillim të vështirë të sezonit. Ky rikthim është gjithashtu një lajm pozitiv për përzgjedhësin e Spanjës, Luis De la Fuente.

    Spanja e pret një periudhë e rëndësishme me ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Çekisë në Pragë dhe Anglisë në stadiumin ‘Metropolitano’. Rikthimi i Porros i ofron më shumë alternativa De La Fuentes, sidomos pas tërheqjes së Marcos Llorentes nga kombëtarja dhe problemeve fizike të lojtarëve si Eric Garcia dhe Xavi Espart.

    Porro ka fituar edhe më shumë rëndësi në planet e përzgjedhësit spanjoll pas paraqitjeve të tij në Kupën e Botës, ku spikati me golin ndaj Francës në gjysmëfinale dhe bashkëpunimin e mirë me Lamine Yamal.

    Interesimi i Barcelonës dhe Real Madridit dëshmon se mbrojtësi i Tottenhamit është një emër i vlerësuar në futbollin evropian, por kontrata e tij afatgjatë në Londër mund ta bëjë një transferim të mundshëm mjaft të komplikuar./Telegrafi/

  • Dy javë pas u bë nënë, Lotina publikon foton e ëmbël të Mozzikut me djalin

    Dy javë pas u bë nënë, Lotina publikon foton e ëmbël të Mozzikut me djalin

    Dy javë pasi u bë nënë për herë të parë, Lotina ka ndarë një fotografi të ëmbël të Mozzikut së bashku me djalin e tyre.

    Fotografia, të cilën Lotina e publikoi në Instagram, tregon reperin duke pozuar i buzëqeshur, me foshnjën në krahë.

    Krahas imazhit, partnerja e reperit i bashkëngjiti një mbishkrim të shkurtër, por tejet kuptimplotë.

    Lotina dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë para pak javësh, duke e pagëzuar djalin e tyre me emrin e veçantë Oz.

    Foto: Mozzik / Instagram

    Gazetarja ka ndarë gjithashtu një detaj interesant me ndjekësit, duke zbuluar se nga është frymëzuar çifti për zgjedhjen e emrit të djalit.

    Ajo publikoi një fotografi të kopertinës së librit “Magjistari i Ozit”, një vepër e famshme e shkrimtarit amerikan L. Frank Baum, duke lënë të kuptohet se frymëzimi për emrin e vogëlushit erdhi pikërisht nga bota magjike e Ozit.

    Foto: Lotina Haziri / Instagram

    Lajmi për ardhjen në jetë të djalit të çiftit bëri bujë në mediet rozë, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të tregojnë interes për jetën e tyre private.