Category: Lajme

  • MF: Miratohen ndryshimet në Ligjin e prokurimeve publike, transparencë më e madhe dhe shpenzim më efikas i mjeteve publike

    MF: Miratohen ndryshimet në Ligjin e prokurimeve publike, transparencë më e madhe dhe shpenzim më efikas i mjeteve publike

    Kuvendi, në seancën e tij të 122-të, miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Prokurimeve Publike, të cilat parashikojnë zgjidhje për modernizimin e sistemit të prokurimeve publike, rritjen e transparencës dhe konkurrencës, si dhe për shfrytëzimin më efikas dhe më të përgjegjshëm të mjeteve publike.

    Siç thonë nga Ministria e Financave, ndryshimet rezultojnë nga përvojat e deritanishme në zbatimin e këtij ligji, nevoja për harmonizimin e tij me kushtet aktuale ekonomike, si dhe nga prioritetet reformuese të përcaktuara në Agjendën reformuese dhe Planin e rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

    “Një nga segmentet kruciale është avancimi i Tregut elektronik për furnizime me vlerë të ulët, me qëllim të rritjes së shfrytëzimit të tij dhe nxitjes së konkurrencës më të madhe midis operatorëve ekonomikë. Njëkohësisht, po vendoset edhe zbatimi i detyrueshëm i kriterit “raporti më i mirë ndërmjet çmimit dhe cilësisë”, me ç’rast gjatë përzgjedhjes së ofertës më të favorshme, përveç çmimit, do të merret parasysh cilësia dhe arsyetimi afatgjatë”.

    “Me ndryshimet ligjore gjithashtu përforcohet digjitalizimi i furnizimeve publike duke zgjeruar kompetencat e Byrosë së Furnizimeve Publik për shfrytëzimin e pajisjeve dhe zgjidhjeve moderne dixhitale të bazuara në inteligjencën artificiale. Qëllimi është monitorimi më efikas i procedurave, njohja në kohë e risqeve dhe parandalimi i abuzimeve të mundshme. Gjithashtu, krijohet baza juridike për vendosjen e servisimit të faqes së internetit dhe shkëmbimit automatik të të dhënave me institucionet e tjera dhe subjektet përkatëse”, thonë nga MF.

    “Me qëllim të rritjes së transparencës, vendoset detyrimi për publikimin e njoftimit për transparencë paraprake vullnetare në procedurat e negociimit pa publikimin e shpalljes në rastet e përcaktuara me ligj. Kjo mundëson qasje më të gjerë të publikut dhe operatorëve ekonomikë në informacion dhe njëkohësisht thjeshton disa procedura administrative”.

    “Ndryshimet përfshijnë edhe profesionalizimin e kuadrit përmes vendosjes së sistemit të përsosjes së vazhdueshme profesionale të zyrtarëve të prokurimeve publike, në vend të ricertifikimit periodik përmes dhënies së sërishme të provimit”.

    “Po ashtu, u krye harmonizimi i pragjeve të vlerave për zbatimin e ligjit me kushtet ekonomike dhe rritjen e shpenzimeve, si dhe rishikimin e kompensimeve për procedurat ankimore, me parimin e mbrojtjes ligjore të arritshme dhe efikase”.

    “Ndryshimet ligjore të miratuara paraqesin një pjesë të aktiviteteve reformuese më të gjëra për modernizimin e sistemit të prokurimeve publike dhe harmonizimin e tij me standardet evropiane. Qëllimi kryesor është transparenca më e madhe, konkurrenca më e fuqishme dhe menaxhimi më efikas i mjeteve publike, në interes të institucioneve dhe qytetarëve”, thonë nga Ministria e Financave.

  • "Nuk e kemi përmbushur misionin tonë": Programi i lajmeve në televizionin publik në Serbi filloi me një kërkim falje për shikuesit

    “Nuk e kemi përmbushur misionin tonë”: Programi i lajmeve në televizionin publik në Serbi filloi me një kërkim falje për shikuesit

    Në edicionin e parë informativ nga Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV) – prezantuesi Goran Eror, që në fillim, të hënën, lexoi një ndjesë për faktin se pamjet e shumta të festimeve të “Listës së Studentëve” pas zgjedhjeve të së dielës nuk u transmetuan në RTV, pavarësisht kundërshtimeve të disa punonjësve.

    Edicioni filloi me pamje nga festimet e mbrëmjes të së dielës në rrugët e Novi Sadit dhe qyteteve të tjera në Serbi.

    Dhe sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Eror deklaroi se shërbimi publik nuk e ka përmbushur funksionin e tij prej vitesh.

    “Shërbimi publik nuk e ka kryer funksionin e tij prej shumë vitesh. Ka heshtur, ka mbyllur sytë, ka informuar në mënyrë të njëanshme, ka raportuar pa asnjë qasje kritike; nuk ka bërë pyetjet e duhura, ose nuk ka bërë fare pyetje. Për këtë, u kërkojmë ndjesë shikuesve”, ka thënë prezantuesi.

    Ai shtoi se një pjesë e punonjësve të RTV-së janë përpjekur që gazetarët dhe redaktorët e këtij institucioni të mund të punojnë lirisht dhe në përputhje me parimet etike.

    “Fatkeqësisht, nuk e fituam betejën në kohën e duhur, por besojmë se është një luftë që ia vlen të bëhet”, ka thënë më tej Eror.

    Kujtojmë se për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili e drejtonte Serbinë, qoftë si president, qoftë si kryeministër, që nga viti 2014.

    Dhe gjatë fundjavës, ata e arritën qëllimin e vet.

    Ata arritën një fitore bindëse në zgjedhje, ku lëvizja i fitoi 139 nga 250 vendet në Parlament. /Telegrafi/

  • Fytyra të reja, pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

    Fytyra të reja, pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

    Dejan Shoshkiq, profesori universitar dhe ish-guvernatori i Bankës Kombëtare të Serbisë, i përmendur si kandidat i mundshëm për kryeministër nga Lista Studentore, ka deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë.

    Në një intervistë për mediumin kroat “Index”, Shoshkiq ka thënë se Lista Studentore, e cila synon të marrë pushtetin pas fitores në zgjedhjet parlamentare të së dielës, do të mbështetet në Kushtetutën e Serbisë dhe në interpretimin e saj të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    “Korniza juridike në Serbi është plotësisht e qartë, Kushtetuta thotë se Kosova dhe Metohia është krahinë autonome brenda Serbisë. Nga ana tjetër, edhe dokumentet kryesore të kornizës juridike ndërkombëtare, si Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thonë të njëjtën gjë”, ka deklaruar Shoshkiq.

    Kështu, edhe pse Lista Studentore paraqitet si një alternativë e re politike në Serbi, deklaratat e personit të përmendur për udhëheqjen e ardhshme të Qeverisë tregojnë vazhdimësi në një prej çështjeve më të ndjeshme të rajonit: mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe pretendimin e Serbisë mbi territorin e saj.

    Ky qëndrim përputhet me qasjen shtetërore serbe ndaj Kosovës, e cila mbështetet në pretendimin se Kosova është pjesë e Serbisë.

    Premton afrimin me BE-në, por jo ndryshim për Kosovën

    Shoshkiq ka thënë se Lista Studentore synon respektimin e kornizës juridike vendore dhe ndërkombëtare, si dhe mbështetjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare.

    Ai ka vlerësuar se Serbia mund t’i përmbushë më lehtë dhe më shpejt kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por nuk ka paralajmëruar ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës.

    Sipas tij, vendimi përfundimtar për anëtarësimin e Serbisë në BE do të varet nga përmbushja e kushteve të kërkuara, gatishmëria e Bashkimit Evropian për ta pranuar Serbinë dhe vendimi i qytetarëve serbë në referendum.

    Megjithatë, deklaratat e tij ngrenë pikëpyetje se deri ku mund të shkojë ndryshimi politik që premton Lista Studentore, nëse në çështjen e Kosovës vazhdon të mbajë të njëjtin pozicion si pushteti që synon ta zëvendësojë.

    “Nuk do të pajtohemi” për luftërat e viteve ’90

    Në intervistë, Shoshkiq ka folur edhe për marrëdhëniet e Serbisë me Kroacinë, duke thënë se të dyja vendet nuk do të pajtohen lehtë për interpretimin e ngjarjeve të luftërave të viteve ’90.

    I pyetur për Vukovarin dhe operacionin “Stuhia”, ai ka thënë se dallimet do të vazhdojnë për shkak të narrativave të ndryshme mbi atë që ndodhi gjatë luftërave.

    “Nuk do të ketë as në të ardhmen shumë pajtim për perceptimin e përgjithshëm të asaj që ndodhi gjatë viteve ’90, sepse ekzistojnë narrativa të ndryshme, përkatësisht vizione të ndryshme për ngjarjet”, ka deklaruar ai.

    Shoshkiq ka shtuar se Lista Studentore synon marrëdhënie të mira fqinjësore, bashkëpunim dhe stabilitet rajonal, duke thënë se Serbia duhet t’i zhvillojë raportet me vendet fqinje.

    Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kishte përmendur Shoshkiqin në fillim të tetorit si kandidat të mundshëm për kryeministër në rast të fitores së Listës Studentore.

    Megjithatë, në intervistën për “Index”, Shoshkiq nuk i ka konfirmuar ambiciet për këtë post, duke thënë se është njëri nga 250 kandidatët për deputetë në listë.

    Ai ka bërë të ditur se përbërja e ardhshme e Qeverisë së Serbisë do të diskutohet në fazën e ardhshme të procesit brenda organizimit studentor, mundësisht edhe me pjesëmarrjen e deputetëve të zgjedhur.

    Burimi: Dukagjini

  • New faces, old claims: potentially candidate for prime minister does not change Belgrade’s position on Kosovo

    Dejan Shoskiq, university professor and former governor of the National Bank of Serbia, mentioned as the possible candidate for prime minister from the Student List, has declared that Kosovo is part of Serbia.

    In an interview for Croatian mediaIndexRhekkiq has said that the Student List, which aims to take power after victory in Sunday’s parliamentary elections, will be based on Serbia’s Constitution and its interpretation of UN Security Council Resolution 1244.

    The constitution says that Kosovo and Metohia is an autonomous province within Serbia. On the other hand, the main international legal framework documents, such as UN Security Council Resolution 1244, say the same thing, Shoschkiq has declared.

    Thus, even though the Student List is presented as a new political alternative in Serbia, the person’s statements mentioned for the future leadership of the Government show continuity on one of the region’s most sensitive issues: not recognising Kosovo’s independence and Serbia’s claim on its territory.

    This stance coincides with the Serbian state approach to Kosovo, which relies on the claim that Kosovo is part of Serbia.

    Promising EU approach, but no change for Kosovo

    Shoskiq has said the Student List is aimed at respecting the local and international judicial framework, as well as supporting democracy, human rights and civic freedoms.

    He has estimated that Serbia could meet more easily and faster the criteria for membership in the European Union, but has not warned a change of attitude towards Kosovo.

    According to him, the final decision on Serbia’s EU membership will depend on meeting the required conditions, the European Union’s readiness to accept Serbia, and the decision of Serbian citizens in the referendum.

    However, his statements raise questions about how far the political change that the Student List promises can go, if in the Kosovo issue it continues to hold the same position as power intended to replace it.

    We will not agree on the wars of the 1990s

    In the interview, Shoskiq has also talked about Serbia’s relations with Croatia, saying that the two countries would not easily agree on interpretation of the events of the wars of the 1990s.

    Asked about Vukovar and Operation KHSuhia, he has said differences will continue due to different sodiums over what happened during the wars.

    There won’t be much reconciliation in the future for the general perception of what happened during the 1990s, because there are different Narrativas, respectively, different visions of events, he has declared.

    Shoskiq has added that the Student List aims at good neighbourly relations, regional co-operation and stability, saying Serbia should develop reports with neighbouring countries.

    Serbia’s former president, Aleksandar Vuciq, had mentioned Shoskicin in early October as the possible candidate for prime minister in the event of the Student List’s victory.

    However, in the interview for naughtex, Shoskiq has not confirmed the ambitions for the post, saying he is one of 250 parliamentary candidates on the list.

    He has indicated that the future composition of the Government of Serbia will be discussed in the next phase of the process within the student organisation, possibly with the participation of elected deputies.

    Source Layer: Dukeagini

  • Në Malishevë përkujtohet dëshmori i kombit Ali Paçarizi

    Në Malishevë përkujtohet dëshmori i kombit Ali Paçarizi

    Dëshmori i kombit Ali Murat Paçarizi është përkujtuar të martën, në 28-vjetorin e rënies së tij në Dragobil të Malishevës, më 27 tetor 1998.

    Me këtë rast, janë bërë homazhe pranë lapidarit në Dragobil dhe në Varrezat e Dëshmorëve në Malishevë.

    Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë familjarë të dëshmorit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, veteranë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë.

    Gjatë ceremonisë, Kastrati dhe përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, vlerësuan veprën dhe sakrificën e Paçarizit dhe të dëshmorëve të tjerë të kombit.

    Paçarizi ishte dëshmori i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Dragobil. Ai ra pas luftimeve të zhvilluara në këtë fshat dhe në rrethinë, në një periudhë të rëndësishme të luftës çlirimtare.

    Kryetari Kastrati tha se nderimi i dëshmorëve përbën obligim institucional dhe shoqëror, duke theksuar se Komuna e Malishevës do të vazhdojë të ruajë kujtesën për luftën çlirimtare dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

    “Nderimi për dëshmorët është obligim i yni si institucion. Prandaj, Komuna e Malishevës do të vazhdojë t’i nderojë dhe respektojë dëshmorët e kombit, sepse falë gjakut, veprës dhe sakrificës së tyre, ne sot jemi të lirë të punojmë, të ndërtojmë dhe ta zhvillojmë vendin, por edhe t’i përkujtojmë dëshmorët dhe gjithë sakrificën sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kastrati.

    Gjatë përkujtimit u vlerësua edhe kontributi i Dragobilit dhe i rrethinës së tij gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur kjo zonë u përball me luftime të vazhdueshme dhe u bë pjesë e përpjekjeve për lirinë e Kosovës.

    Përkujtimi i dëshmorëve synon ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e historisë së luftës çlirimtare te brezat e rinj. /Telegrafi/

  • Witnessing of the nation Ali Pharaazi is commemorated on Malisheva

    Nation witness Ali Murat Pasarizi is commemorated on Tuesday, on the 28th anniversary of his fall to Malisheva’s Dragobil on October 27, 1998.

    In this case, there were homazhes near the Lapidaris in Dragobil and the Witnesses’ Graveyards in Malisheva.

    The memorial ceremony featured family witnesses, the chairman of the Malisheva municipality, Ekrem Kastrati, with associates, representatives of the KLA War Veterans Organisation, the Association of Witnesses, veterans, fellow fighters and citizens.

    During the ceremony, Kastrati and KLA OVL representative in Malisevo, Metush Kryeziu, praised the work and sacrifice of the paziz and other martyrs of the nation.

    Paris was the first Witness of the Kosovo Liberation Army from the village of Dragobil. He fell after the fighting fought in this village and the suburbs during an important period of liberation war.

    Mayor Kastrati said honouring the martyrs is an institutional and social duty, stressing that the Malisheva Community will continue to preserve memories of the liberation war and the sacrifice of those who gave their lives for the freedom of the country.

    The idea of martyrs is our duty as an institution. Therefore, the Malisheva municipality will continue to honor and respect the martyrs of the nation because thanks to their blood, their work and sacrifice, we are free today to work, build and develop the country, but also to commemorate the martyrs and all the submedical sacrifice of the Kosovo Liberation Army, Kastrati said.

    The contribution of Dragobil and his suburb during the 1998-1999 war was also praised when this area faced constant fighting and became part of Kosovo’s freedom efforts.

    The Memorial of martyrs is aimed at preserving historical memory and conveying the history of liberation war to younger generations. /Telegraph/

  • Në Gjakovë nis distribuimi i insulinave për pacientët

    Në Gjakovë nis distribuimi i insulinave për pacientët

    Komuna e Gjakovës ka njoftuar se nga sot ka filluar distribuimi i insulinave për pacientët insulinëvartës për muajin tetor 2026.

    Sipas njoftimit të komunës, sasia e insulinave është e plotë për të gjithë pacientët që kanë nevojë për to.

    “Shpërndarja bëhet në Barnatoren Qendrore pranë QKMF-së, çdo ditë pune, nga ora 07:00 deri në orën 21:00”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës. /Telegrafi/

  • Fytyra të reja, pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

    Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

    Dejan Shoshkiq, profesori universitar dhe ish-guvernatori i Bankës Kombëtare të Serbisë, i përmendur si kandidat i mundshëm për kryeministër nga Lista Studentore, ka deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë.

    Në një intervistë për mediumin kroat “Index”, Shoshkiq ka thënë se Lista Studentore, e cila synon të marrë pushtetin pas fitores në zgjedhjet parlamentare të së dielës, do të mbështetet në Kushtetutën e Serbisë dhe në interpretimin e saj të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    “Korniza juridike në Serbi është plotësisht e qartë, Kushtetuta thotë se Kosova dhe Metohia është krahinë autonome brenda Serbisë. Nga ana tjetër, edhe dokumentet kryesore të kornizës juridike ndërkombëtare, si Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thonë të njëjtën gjë”, ka deklaruar Shoshkiq.

    Kështu, edhe pse Lista Studentore paraqitet si një alternativë e re politike në Serbi, deklaratat e personit të përmendur për udhëheqjen e ardhshme të Qeverisë tregojnë vazhdimësi në një prej çështjeve më të ndjeshme të rajonit: mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe pretendimin e Serbisë mbi territorin e saj.

    Ky qëndrim përputhet me qasjen shtetërore serbe ndaj Kosovës, e cila mbështetet në pretendimin se Kosova është pjesë e Serbisë.

    Premton afrimin me BE-në, por jo ndryshim për Kosovën

    Shoshkiq ka thënë se Lista Studentore synon respektimin e kornizës juridike vendore dhe ndërkombëtare, si dhe mbështetjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare.

    Ai ka vlerësuar se Serbia mund t’i përmbushë më lehtë dhe më shpejt kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por nuk ka paralajmëruar ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës.

    Sipas tij, vendimi përfundimtar për anëtarësimin e Serbisë në BE do të varet nga përmbushja e kushteve të kërkuara, gatishmëria e Bashkimit Evropian për ta pranuar Serbinë dhe vendimi i qytetarëve serbë në referendum.

    Megjithatë, deklaratat e tij ngrenë pikëpyetje se deri ku mund të shkojë ndryshimi politik që premton Lista Studentore, nëse në çështjen e Kosovës vazhdon të mbajë të njëjtin pozicion si pushteti që synon ta zëvendësojë.

    “Nuk do të pajtohemi” për luftërat e viteve ’90

    Në intervistë, Shoshkiq ka folur edhe për marrëdhëniet e Serbisë me Kroacinë, duke thënë se të dyja vendet nuk do të pajtohen lehtë për interpretimin e ngjarjeve të luftërave të viteve ’90.

    I pyetur për Vukovarin dhe operacionin “Stuhia”, ai ka thënë se dallimet do të vazhdojnë për shkak të narrativave të ndryshme mbi atë që ndodhi gjatë luftërave.

    “Nuk do të ketë as në të ardhmen shumë pajtim për perceptimin e përgjithshëm të asaj që ndodhi gjatë viteve ’90, sepse ekzistojnë narrativa të ndryshme, përkatësisht vizione të ndryshme për ngjarjet”, ka deklaruar ai.

    Shoshkiq ka shtuar se Lista Studentore synon marrëdhënie të mira fqinjësore, bashkëpunim dhe stabilitet rajonal, duke thënë se Serbia duhet t’i zhvillojë raportet me vendet fqinje.

    Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kishte përmendur Shoshkiqin në fillim të tetorit si kandidat të mundshëm për kryeministër në rast të fitores së Listës Studentore.

    Megjithatë, në intervistën për “Index”, Shoshkiq nuk i ka konfirmuar ambiciet për këtë post, duke thënë se është njëri nga 250 kandidatët për deputetë në listë.

    Ai ka bërë të ditur se përbërja e ardhshme e Qeverisë së Serbisë do të diskutohet në fazën e ardhshme të procesit brenda organizimit studentor, mundësisht edhe me pjesëmarrjen e deputetëve të zgjedhur.

    Burimi: Dukagjini

  • Serbia with new faces but with old claims: potentially candidate for prime minister does not change Belgrade’s position on Kosovo

    Dejan Shoskiq, university professor and former governor of the National Bank of Serbia, mentioned as the possible candidate for prime minister from the Student List, has declared that Kosovo is part of Serbia.

    In an interview for Croatian mediaIndexRhekkiq has said that the Student List, which aims to take power after victory in Sunday’s parliamentary elections, will be based on Serbia’s Constitution and its interpretation of UN Security Council Resolution 1244.

    The constitution says that Kosovo and Metohia is an autonomous province within Serbia. On the other hand, the main international legal framework documents, such as UN Security Council Resolution 1244, say the same thing, Shoschkiq has declared.

    Thus, even though the Student List is presented as a new political alternative in Serbia, the person’s statements mentioned for the future leadership of the Government show continuity on one of the region’s most sensitive issues: not recognising Kosovo’s independence and Serbia’s claim on its territory.

    This stance coincides with the Serbian state approach to Kosovo, which relies on the claim that Kosovo is part of Serbia.

    Promising EU approach, but no change for Kosovo

    Shoskiq has said the Student List is aimed at respecting the local and international judicial framework, as well as supporting democracy, human rights and civic freedoms.

    He has estimated that Serbia could meet more easily and faster the criteria for membership in the European Union, but has not warned a change of attitude towards Kosovo.

    According to him, the final decision on Serbia’s EU membership will depend on meeting the required conditions, the European Union’s readiness to accept Serbia, and the decision of Serbian citizens in the referendum.

    However, his statements raise questions about how far the political change that the Student List promises can go, if in the Kosovo issue it continues to hold the same position as power intended to replace it.

    We will not agree on the wars of the 1990s

    In the interview, Shoskiq has also talked about Serbia’s relations with Croatia, saying that the two countries would not easily agree on interpretation of the events of the wars of the 1990s.

    Asked about Vukovar and Operation KHSuhia, he has said differences will continue due to different sodiums over what happened during the wars.

    There won’t be much reconciliation in the future for the general perception of what happened during the 1990s, because there are different Narrativas, respectively, different visions of events, he has declared.

    Shoskiq has added that the Student List aims at good neighbourly relations, regional co-operation and stability, saying Serbia should develop reports with neighbouring countries.

    Serbia’s former president, Aleksandar Vuciq, had mentioned Shoskicin in early October as the possible candidate for prime minister in the event of the Student List’s victory.

    However, in the interview for naughtex, Shoskiq has not confirmed the ambitions for the post, saying he is one of 250 parliamentary candidates on the list.

    He has indicated that the future composition of the Government of Serbia will be discussed in the next phase of the process within the student organisation, possibly with the participation of elected deputies.

    Source Layer: Dukeagini

  • Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

    Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

    Më shumë se 30 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026, sipas të dhënave deri më 26 tetor. Votimi i hershëm ofron një pasqyrë të pjesëmarrjes në zgjedhjet që do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Kongresin amerikan.

    Megjithatë, numri i votave të hedhura deri më tani nuk tregon se cilët kandidatë mbështesin votuesit dhe as se cila parti ka avantazh. Të dhënat përfshijnë votat e hedhura personalisht dhe fletëvotimet e dërguara me postë përpara ditës së zgjedhjeve, më 3 nëntor. Sipas Laboratorit të Zgjedhjeve të Universitetit të Floridës, deri më 26 tetor kishin votuar mbi 30 milionë persona.

    Shifrat ndryshojnë mes platformave që monitorojnë votimin e hershëm dhe përditësohen vazhdimisht, ndërsa shtetet raportojnë të dhëna të reja. Për të vlerësuar ritmin e pjesëmarrjes, zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022 shërbejnë si pikë krahasimi më e përshtatshme sesa zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, të cilat zakonisht tërheqin më shumë votues.

    Sipas një analize të Associated Press, që krahasoi votimin e hershëm rreth dy javë para ditës së zgjedhjeve në vitin 2026 me të njëjtën periudhë të vitit 2022, pjesëmarrja ndryshon ndjeshëm nga një shtet në tjetrin.

    Në Teksas, numri i votave të hedhura para kohe ishte rreth 74 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Në Ohajo, rritja ishte rreth 30 për qind, ndërsa në Maine arriti në 39 për qind.

    Në Iowa, votimi i hershëm ishte ulur me rreth 6 për qind. Në Michigan, pjesëmarrja ishte e lartë, por afërsisht në nivelin e zgjedhjeve të mesmandatit të vitit 2022, transmeton Telegrafi.

    Këto shifra paraqesin vetëm një fotografi të pjesëmarrjes në një moment të caktuar të procesit zgjedhor dhe nuk duhet të ngatërrohen me rezultatet përfundimtare. Krahasimet ndikohen edhe nga dallimet mes ligjeve zgjedhore të shteteve, kohëzgjatjes së votimit të hershëm dhe mënyrës se si raportohen fletëvotimet.

    Në disa shtete, autoritetet publikojnë të dhëna për votuesit sipas regjistrimit partiak, duke u mundësuar analistëve të krahasojnë numrin e demokratëve dhe republikanëve të regjistruar që kanë votuar.

    Megjithatë, jo të gjitha shtetet ofrojnë informacione të tilla. Teksasi, për shembull, nuk i ndan fletëvotimet e kthyera sipas përkatësisë partiake të votuesve.

    Kur të dhënat zyrtare mungojnë, disa analistë përdorin modele statistikore për të vlerësuar përkatësinë partiake, por këto vlerësime nuk janë të njëjta me të dhënat e konfirmuara të regjistrimit.

    Edhe kur përkatësia partiake dihet, ajo nuk tregon se për cilin kandidat ka votuar një person. Votuesit e regjistruar si demokratë mund të votojnë për republikanët dhe anasjelltas, ndërsa rol të rëndësishëm kanë edhe votuesit e pavarur dhe ata që nuk janë të lidhur me asnjërën prej dy partive kryesore.

    Po ashtu, disa votues preferojnë të votojnë herët, ndërsa të tjerë presin deri më 3 nëntor. Për këtë arsye, të dhënat e votimit të hershëm nuk mjaftojnë për të përcaktuar se cila parti po fiton ose cili kandidat do të triumfojë.

    Deri në ditën e zgjedhjeve, analistët do të vazhdojnë të monitorojnë pjesëmarrjen në nivel kombëtar dhe shtetëror, si dhe të dhënat e disponueshme për regjistrimin partiak.

    Krahasimet më të dobishme do të jenë ato që marrin parasysh të njëjtën periudhë të cikleve të mëparshme zgjedhore dhe dallimet në mënyrën se si shtetet organizojnë e raportojnë votimin e hershëm. /Telegrafi/