Category: Lajme

  • U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon para operacionit në Itali

    U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon para operacionit në Itali

    U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon para operacionit në Itali

    Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos në sy nga një plumb gome gjatë protestës së para tri ditëve, ka reaguar në rrjetet sociale para operacionit që iu nënshtrua në Itali.

    Në postimin e tij, Vishkulli ka ndarë mesazhin: “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, ndërsa me duar ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.

    Ndërkohë, dy prokurorë kanë nisur hetimet me iniciativën e tyre për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ku të dyshuar janë oficerë të Policisë së Shtetit, pas përplasjes gjatë së cilës u plagos 28-vjeçari.

    Në kuadër të hetimeve, janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të lënduar, përfshirë edhe atë të Vishkullit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Eye injury during protest, Erjon Vishkull reacts to surgery in Italy

    Erjon Viskulli, the 28-year-old who was injured in the eye by a rubber bullet during the first three days’ protest, has reacted to social networks prior to the operation he underwent in Italy.

    In his post, Vishkull shared the message: God will create relief after hardship, while with his hands he has made the symbol of the two – horned eagle.

    Meanwhile, two prosecutors have launched investigations with their initiative for criminal acts of duty and the carrying out of arbitrary action, where suspects are State Police officers, following the crash during which the 28-year-old man was wounded.

    Under the investigation, about 20 medical records of injured persons, including those of the Viscule, have been administered.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit në rastin e mbi gjysmë ton narkotikë

    Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit në rastin e mbi gjysmë ton narkotikë

    Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se, pas hetimeve të vazhdueshme dhe intensive lidhur me rastin e zbulimit të gjysmë ton marihuanë në Maqitevë të Suharekës, ka arrestuar dy persona, M.A., dhe B.A., nën dyshimin për përfshirje në kultivimin dhe përpunimin e substancave narkotike.

    Ky rast lidhet me aksionin e Prokurorisë Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të zhvilluar më 16 shtator 2025 në një shtallë në zonën malore të fshatit Maqitevë, ku ishte zbuluar dhe sekuestruar mbi gjysmë ton marihuanë.

    Gjatë aksionit, përveç substancës narkotike, ishin sekuestruar: një granatëhedhës (mortajë), një raketë krahu, një pushkë gjuetie, fishekë të pushkës, një traktor me rimorkio, pajisje dhe vegla pune të përdorura për kultivim dhe përpunim, pajisje kompjuterike, si dhe prova të tjera materiale. Ndërsa Prokuroria, kishte lëshuar urdhër të përkohshëm për sekuestrimin ose ngrirjen e dy parcelave në këtë fshat, me sipërfaqe prej 1,963 dhe 1,438 metrash katrorë.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, të dyshuarit M.A. dhe B.A., kanë vepruar në bashkëkryerje me F.N., me qëllim të kultivimit të kanabisit dhe përgatitjes së narkotikëve për shitje dhe shpërndarje në treg. Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 të KPRK-së, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.

    Gjithashtu, M.A., dyshohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 i KPRK-së, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, më 26 tetor 2026, është sekuestruar një pushkë gjysme automatike me shtatë fishekë.

    Po ashtu, B.A., dyshohet për të njëjtën vepër penale, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, në shtator të vitit 2025, është sekuestruar një pushkë gjuetie një tytëshe.

    Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

    Burimi: RTKLive

  • Arrest sought for two detainees in case of over half tonnes of narcotics

    The founding prosecutor in Prizren ) the Randa Crime Department reports that, following ongoing and intensive investigation into the case of the discovery of half a ton of marijuana in Suka’s Macqiteva has arrested two people — the M.A. and B.A. — under suspicion of involvement in the cultivation and processing of narcotics substances.

    The case relates to the Basic Prosecutor’s Action in Prizren, in co-operation with the Kosovo Police, held on September 16th 2025 at a shed in the mountainous area of the village of Makaqieva, where over half a ton of marijuana had been discovered and seized.

    In addition to the narcotic substance, a grenade launcher, an arm rocket, a hunting rifle, rifle bullets, a tractor with trailers, tools, and tools used for cultivation and processing, computer equipment, and other material evidence. While the prosecution, it had issued temporary orders for the seizure or freeze of two parcels in this village, with area of 1,963 and 1,438 square metres.

    According to the prosecution’s request, suspects M.A. and B.A. have acted in co-ordination with the F.N., with the aim of cultivating cannabis and preparing narcotics for sale and market distribution. With these actions in co-ordination, criminal acts have been carried out by the articles 272 of KPRK, as well as the possession, distribution and unauthorized selling of narcotics, psychotropic and analogic substances by Article 267 of KPRK.

    Also, the M.A., suspected of criminal work possession, control or unauthorized possession of weapons, from Article 366 of KPRK, as during the search of his home, October 26, 2026, a semi-automatic rifle with seven rounds has been seized.

    Also, the B.A. is suspected of the same criminal act, as during the search of his home in September 2025, a barreling rifle has been seized.

    The Constitutional Prosecutor in Prizren continues to remain committed to the fight against crime, strengthening rule of law and bringing justice to all who conflict with the law.

    Source Layer: RTKLive

  • Për tre muaj, VV shpenzoi rreth 300 mijë euro

    Për tre muaj, VV shpenzoi rreth 300 mijë euro

    Për tre muaj, VV shpenzoi rreth 300 mijë euro

    Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit korrik-shtator 2026 të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Sipas raportit, në këtë tremujor, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar plot 269.544 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.

    Raportet tremujore, që përfshijnë periudhën korrik-shtator 2026, mund të gjenden në ueb faqen e KQZ-së në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/   

  • For three months, the VV spent about 300 thousand euros

    Maimed at implementing the Law on Financing Political Subjects, the Central Election Commission Web site has been published reports of the July-September 2026 spending of political subjects, which are represented in the Assembly of the Republic of Kosovo.

    According to the report, in this quarter, the Vetevendosje Movement has spent a total of 269.544m euros, broadcasts I did. tv.

    The three-month reports, including the July-September 2026 period, can be found on the CEC website in the direct tool: https://kqz-x.org/raport-financiare-three month/   

  • Vazhdon debati i ashpër mes deputetëve në Komisionin për Ekonomi

    Vazhdon debati i ashpër mes deputetëve në Komisionin për Ekonomi

    Vazhdon debati i ashpër mes deputetëve në Komisionin për Ekonomi

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi kanë vazhduar përplasjet mes anëtarëve.

    Arben Mustafa, kryetar i këtij komisioni, është përplasur verbalisht me anëtarin e VV-së, Ilir Kërçelin, transmeton Klankosova.tv.

    Shkak i konfliktit ishte mungesa e mbledhjes së komisionit.

  • Mbi gjysmë ton drogë në Maqitevë të Suharekës: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit

    Mbi gjysmë ton drogë në Maqitevë të Suharekës: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit

    Mbi gjysmë ton drogë në Maqitevë të Suharekës: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit

    Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve me inicialet M.A. dhe B.A., pas arrestimit të tyre lidhur me rastin e zbulimit të mbi gjysmë toni marihuanë në fshatin Maqitevë të Suharekës.

    Sipas prokurorisë, arrestimi i tyre vjen pas hetimeve intensive e të vazhdueshme rreth aksionit të zhvilluar më 16 shtator 2025 në një stallë në zonën malore të këtij fshati, ku ishte sekuestruar sasia e madhe e narkotikëve, transmeton Klankosova.tv.

    Në aksionin e vitit të kaluar, përveç mbi gjysmë toni marihuanë, organet e rendit kishin konfiskuar edhe armatim të rëndë dhe pajisje të ndryshme.

    Një granatëhedhës (mortajë) dhe një raketë krahu, një pushkë gjuetie dhe fishekë, një traktor me rimorkio dhe vegla pune për kultivim e përpunim dhe pajisje kompjuterike dhe dëshmi të tjera materiale.

    Gjithashtu, Prokuroria kishte lëshuar urdhër të përkohshëm për ngrirjen e dy parcelave të tokës në këtë fshat, me sipërfaqe prej 1,963 dhe 1,438 metrash katrorë.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, M.A. dhe B.A. dyshohet se kanë vepruar në bashkëkryerje me personin e tretë, F.N., me qëllim kultivimin e bimëve të kanabisit dhe përgatitjen e narkotikëve për shitje dhe shpërndarje.

    Ata ngarkohen me veprat penale, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Përveç këtyre, ndaj të dyve rëndon edhe vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit M.A., më 26 tetor 2026, policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë gjysmë-automatike me shtatë fishekë, ndërsa të dyshuarit B.A. i ishte sekuestruar një pushkë gjuetie njëtytëshe gjatë bastisjeve të shtatorit 2025.

    Prokuroria Themelore në Prizren theksoi se mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit dhe vendosjen e autorëve para drejtësisë.

  • Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron

    Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron

    Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së Ukë Bytyçit.

    Në një postim në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka shkruar qytetarët i dhanë besimin, ndërsa sipas tij, vrasësit ia morën jetën.

    “Më 27 tetor 2002, në ditën kur LDK-ja festonte fitoren në Suharekë, u vra fituesi Ukë Bytyçi, bashkë me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin. Një ditë feste u kthye në tragjedi nacionale; dhimbje për familjet, për Suharekën dhe për gjithë Lidhjen tonë.”, ka shkruar ai.

    Abdixhiku ka thënë se në 24-vjetorin e vrasjes, nderojnë figurën e Ukë Bytyçit.

    “Sot, 24 vjet më pas, nderojmë Ukën, bashkëpunëtorin e Presidentit Ibrahim Rugova, themeluesin e LDK-së në Suharekë, eprorin e UÇK-së në Pashtrik, dhe kryetarin që besimin e qytetarëve e kishte fituar me punë e përkushtim. Ai i qëndroi Kosovës pranë në kohët e saj më të rënda. Në liri, vazhdoi t’i shërbente me të njëjtën vendosmëri.”, ka thënë kreu i LDK-së.

    Ai ka thënë se për LDK-në, emri i Ukë Bytyçit është përgjegjësi.

    “Kush harron emrin e tij, kush relativizon historinë tonë, kush tregton me saktificën e veprimtarëve, ka harruar dhe lidhjen më të madhe shqiptare në kohë. Nuk e harrojmë. E kujtojmë, me krenari!”, ka shkruar ai. /Klankosova.tv

  • Putin zhvillon bisedë telefonike me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

    Putin zhvillon bisedë telefonike me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë, Alexander Stubb dhe Jonas Gahr Støre, sipas një deklarate të zyrës së presidentit finlandez.

    Në deklaratë thuhet se Stubb dhe Støre e iniciuan bisedën për të diskutuar luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe mundësitë për të nxitur paqen dhe stabilitetin në Evropë, transmeton Telegrafi.

    Zyra e presidentit finlandez theksoi se të dy liderët morën pjesë në bisedë në cilësinë e udhëheqësve të vendeve të tyre dhe se nuk folën në emër të Evropës në tërësi.

    Biseda vjen pas një raportimi të mëhershëm të agjencisë Bloomberg, sipas të cilit Putin pritej të diskutonte me Stubb dhe Støre mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën, që sot.

    Kremlini kishte deklaruar se nuk do ta konfirmonte dhe as nuk do ta mohonte raportimin për bisedën e planifikuar. /Telegrafi/