Category: Lajme

  • Mickoski për zgjedhjet në Serbi: Besoj se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve do të vazhdojnë

    Mickoski për zgjedhjet në Serbi: Besoj se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve do të vazhdojnë

    Kryeministri Hristijan Mickoski ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ilija Srdanoviq, bartësin e Listës Studentore, fituese të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi.

    “I urova për rezultatin e arritur zgjedhor dhe fitoren, si dhe i dëshirova sukses në periudhën që vjen”.

    “Besoj se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë të zhvillohen në interes të qytetarëve të të dyja vendeve”, ka shkruar kryeministri Mickoski.

  • Ky është i dyshuari për tentimvrasjen në Prishtinë: Arlind Tullari dyshohet se goditi 40-vjeçarin me Mercedes GLE dhe e tërhoqi zvarrë

    Ky është i dyshuari për tentimvrasjen në Prishtinë: Arlind Tullari dyshohet se goditi 40-vjeçarin me Mercedes GLE dhe e tërhoqi zvarrë

    Ky është i dyshuari për tentimvrasjen në Prishtinë: Arlind Tullari dyshohet se goditi 40-vjeçarin me Mercedes GLE dhe e tërhoqi zvarrë

    Gazeta Sinjali ka mësuar identitetin e personit të dyshuar në lidhje me sulmin e rëndë që ndodhi të dielën në rrugën “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, ku një 40-vjeçar u godit me automjet, u tërhoq zvarrë dhe më pas u rrah nga disa persona.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Arlind Tullarin 38 vjeç, të cilin Policia po e kërkon për intervistim në lidhje me ngjarjen e 25 tetorit 2026.

    Sipas informacioneve fillestare, gjatë përleshjes një person që drejtonte një Mercedes GLE të zi dyshohet se e ka goditur me automjet Ramiz Aliun rreth 41 vjeç dhe e ka tërhequr zvarrë deri në një lokacion tjetër, ku më pas viktima është sulmuar fizikisht nga disa persona.

    Aliu ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    Në kuadër të hetimeve, Policia ka shkuar në adresën e banimit të Tullarit, por nuk e ka gjetur. Atij i është lënë ftesë për t’u paraqitur në stacion policor.

    Për rastin janë iniciuar hetime për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

    Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit person të përfshirë.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • This is the suspect of attempted murder in Pristina: Arlind Tullari allegedly hit 40-year-old Mercedes GLE and dragged him

    The signal newspaper has learned the identity of the suspected person in connection with the heavy attack that took place Sunday on the Elevator’s river road in Pristina, where a 40-year-old man was hit by a vehicle, dragged down and then beaten by several people.

    Signal sources suggest that it is Arlind Tullar 38 years old, whom police are seeking for interview on the 25 October 2026 event.

    According to initial information, during the clash a man who led a black Mercedes GLE allegedly hit Ramiz Ali by vehicle and dragged him to another location, where the victim was then physically assaulted by some.

    Aliu has suffered serious injuries and has been sent for treatment at KKUK, where doctors say he is out of danger for life.

    Under the investigation, police have gone to Tullar’s residence address, but have not found it. He was given an invitation to appear at the police station.

    Investigations into criminal acts, attempted murder and beating, have been initiated.

    Police are working to clarify the circumstances of the event and determine the responsibility of each person involved.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ky është i dyshuari për tentimvrasjen në Prishtinë: Arlind Tullari dyshohet se goditi 40-vjeçarin me Mercedes GLE dhe e tërhoqi zvarrë

    Tenton ta vrasë duke e goditur me Mercedes GLE dhe duke e tërhequr zvarrë – 40-vjeçari rrihet nga disa persona në Prishtinë, Policia kërkon të dyshuarin

    Ky është i dyshuari për tentimvrasjen në Prishtinë: Arlind Tullari dyshohet se goditi 40-vjeçarin me Mercedes GLE dhe e tërhoqi zvarrë

    Një ngjarje e rëndë, që ka mundur të përfundojë me pasoja fatale, ka ndodhur të dielën në mesditë në rrugën “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se është goditur qëllimisht me automjet, është tërhequr zvarrë dhe më pas është sulmuar fizikisht nga disa persona të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është R. Aliu rreth 41 vjeçe, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Ngjarja është raportuar më 25 tetor 2026, rreth orës 12:50, kur Policia është njoftuar për një përleshje në këtë pjesë të kryeqytetit.

    Njësitë e Stacionit Policor Jugu, hetuesit dhe krim-teknika kanë dalë në vendngjarje, ku kanë hasur katër persona që kanë deklaruar se ishin sulmuar nga një person që drejtonte një Mercedes GLE me ngjyrë të zezë.

    Sipas deklarimeve fillestare, drejtuesi i automjetit kishte arritur ta godiste njërin nga personat dhe ta tërhiqte zvarrë deri në një lokacion tjetër, ku dyshohet se e prisnin familjarë të tij, të cilët më pas e kishin rrahur.

    Pas sulmit, personat e dyshuar janë larguar me të njëjtin automjet në drejtim të panjohur.

    Viktima është transportuar për trajtim në emergjencën e QKUK-së. Mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda, por sipas informacioneve fillestare, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

    Sinjali mëson emrin e njërit prej të dyshuarve

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se njëri nga personat që po kërkohet në kuadër të hetimeve është A.T (1998).

    Hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, me asistimin e zyrtarëve të Stacionit Policor Jugu, kanë shkuar në adresën e banimit të tij, por nuk e kanë gjetur aty.

    Atij i është lënë ftesë për t’u paraqitur në Polici lidhur me rastin.

    Ndërkohë, në hetime figurojnë edhe Ekrem Aliu rreth 36 vjeç, Fitim Aliu rreth 44 vjeç dhe Naser Mavrqi rreth 31 vjeç, të cilët janë përfshirë në procedurat e intervistimit për sqarimin e përleshjes dhe veprës së dyshuar “Pjesëmarrja në rrahje”.

    Sipas raportit policor, personat e hasur në vendngjarje fillimisht janë intervistuar si dëshmitarë për veprën “Vrasja në tentativë”, ndërsa pas sigurimit të pamjeve të kamerave të sigurisë janë intervistuar edhe në cilësinë e të dyshuarve për pjesëmarrje në rrahje.

    Në kuadër të hetimeve është dëgjuar edhe një fëmijë 12-vjeçar, pasi ishte raportuar se edhe ai ishte sulmuar nga personi që ishte larguar nga vendngjarja.

    Për ngjarjen është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e rastit për dy vepra penale, “Vrasja në tentativë” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

    Personat e intervistuar për pjesëmarrje në rrahje janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për identifikimin dhe gjetjen e personave përgjegjës për sulmin po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Attempting to kill him by hitting him with Mercedes GLE and dragging him 40-year-old he’s beaten by some in Pristina, police search for suspect

    A serious event, which has been possible to end with fatal consequences, took place Sunday at noon on the river road of Unild University in Pristina, where a man was allegedly deliberately hit by vehicle, dragged back and then physically assaulted by several other people, the Signal newspaper reports.

    According to information provided by the signal, the victim is R. Aliu, about 41, who has suffered serious bodily injuries and has been rushed to the University Clinical Centre in Kosovo.

    The event was reported on October 25, 2026, about 12:50, when police have reported a clash in this part of the capital.

    Units of the South Police Station, investigators and crime-technique have come to the scene, where they encountered four people who claimed to have been attacked by a man who led a Mercedes GLE black.

    According to initial statements, the driver of the vehicle had managed to hit one person and drag him to another location, where he was suspected of being received by his family, who had later beaten him.

    After the attack, suspected persons have fled with the same vehicle in an unknown direction.

    The victim has been transported for treatment at the KKUK emergency. Doctors have ascertained serious injuries, but according to initial information, his condition is out of danger for life.

    Signal learns the name of one of the suspects

    Signal sources suggest one of the people being sought under the investigation is A.T. (1998).

    Pristina General Investigation Unit investigators, with police station officials assisting the South police station, have gone to his residence address but have not found it there.

    He’s been given an invitation to appear in the police station about the case.

    Meanwhile, in the investigation, Ekrem Aliu, about 36 years old, Fitim Aliu about 44 and Naser Mavrqi about 31, who are involved in the interview procedures for clarification of the clash and the alleged work of fighting.

    According to the police report, people encountered at the scene were initially interviewed as witnesses to the attempted assassination, while after securing footage of security cameras they were also interviewed in the quality of suspects participating in beatings.

    A 12-year-old child was also heard under the investigation, as it was reported that he was also attacked by the person who had left the scene.

    The State Attorney’s Office has been reported, which has directed the initiative of the case for two criminal acts, attempted murder and beating taking.

    The persons interviewed for participating in the beating have been released in regular procedure, while investigations into identifying and finding persons responsible for the attack are continuing.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Trump premton shpërblim prej një milion dollarësh për denoncimin e mashtrimeve zgjedhore

    Trump premton shpërblim prej një milion dollarësh për denoncimin e mashtrimeve zgjedhore

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të ofrojë një shpërblim prej një milion dollarësh për këdo që denoncon mashtrime zgjedhore, me kusht që personat e dyshuar të arrestohen dhe të dënohen.

    Njoftimi vjen përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, që do të mbahen në vitin 2026, ndërsa luftën kundër mashtrimeve të mundshme me vota Trump e ka vendosur ndër prioritetet e administratës së tij.

    Në një postim të hënën në platformën Truth Social, Trump deklaroi se shpërblimi do të vlejë si për mashtrimet e pretenduara në zgjedhjet e kaluara, ashtu edhe për ato që mund të ndodhin në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit. Sipas tij, pagesa do të bëhet vetëm pas arrestimit dhe dënimit të personave përgjegjës.

    Njoftimi vjen pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti javën e kaluar akuza ndaj 28 personave me leje qëndrimi të përhershme në Kaliforni, të dyshuar për mashtrim zgjedhor. Prokurorët pretendojnë se ata janë regjistruar në mënyrë të paligjshme për të votuar dhe se shumica kanë hedhur vota të paligjshme, të siguruara në mënyrë mashtruese.

    Zëvendësprokurori i përgjithshëm në detyrë, Trent McCotter, deklaroi se çdo votë e hedhur në mënyrë të paligjshme cenon votën e një qytetari amerikan që ka të drejtë të votojë.

    Sipas tij, të 28 personat e akuzuar figurojnë në një listë me më shumë se 20 mijë persona të dyshuar si joshtetas të regjistruar për të votuar, të cilën autoritetet federale ia kishin dorëzuar më herët zyrtarëve zgjedhorë në Kaliforni.

    McCotter kritikoi autoritetet e Kalifornisë për refuzimin e shqyrtimit të listës dhe kërkoi verifikimin e shtetësisë së personave të përfshirë përpara numërimit të votave me postë.

    Pretendimet e prokurorisë janë pjesë e çështjes ligjore kundër 28 të akuzuarve dhe nuk nënkuptojnë se të gjithë personat e përmendur në listë kanë kryer shkelje, transmeton Telegrafi.

    Arrestimet u pasuan nga kritika të guvernatorit demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili e akuzoi administratën Trump se po përdor Departamentin e Drejtësisë për qëllime politike dhe për të kufizuar pjesëmarrjen e votuesve në shtet.

    Newsom paralajmëroi se kjo nismë duhet të shqetësojë amerikanët, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e ndërhyrjes federale në proceset zgjedhore.

    Në korrik, sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, kishte pretenduar se rreth 250 mijë joshtetas ishin regjistruar për të votuar në katër shtete të drejtuara nga demokratët: Kaliforni, Nju Xhersi, Nevada dhe Pensilvani.

    Ai tha se një shqyrtim i Departamentit të Sigurisë Kombëtare kishte identifikuar këto regjistrime dhe u kërkoi autoriteteve shtetërore të verifikonin të dhënat sa më shpejt.

    Mullin paralajmëroi gjithashtu se zyrtarët zgjedhorë që nuk bashkëpunojnë me qeverinë federale në luftën kundër votimit të paligjshëm mund të përballen me pasoja ligjore.

    Disa ditë më vonë, guvernatorja demokrate e Nju Xhersit, Mikie Sherrill, bëri të ditur se një gabim serioz në sistemin kompjuterik kishte bërë që mijëra joshtetas të regjistroheshin për të votuar.

    Ky rast riktheu vëmendjen te saktësia e regjistrave zgjedhorë dhe te debatet mes administratës federale dhe autoriteteve shtetërore për mënyrën e verifikimit të tyre.

    Nisma e Trumpit për shpërblimin prej një milion dollarësh pritet të shtojë vëmendjen ndaj pretendimeve për mashtrime zgjedhore në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.

    Megjithatë, pretendimet për shkelje duhet të vlerësohen përmes hetimeve dhe procedurave ligjore, ndërsa regjistrimi i gabuar në listat zgjedhore nuk përbën vetvetiu provë se një person ka votuar në mënyrë të paligjshme. /Telegrafi/

  • Kushtrim Kelani shtyn publikimin e këngës së re pas vrasjes së Arlindës: Drejtësi

    Kushtrim Kelani shtyn publikimin e këngës së re pas vrasjes së Arlindës: Drejtësi

    Ngjarja e rëndë në Pejë, ku u vra Arlinda Zekaj, ka ngjallur reagime të shumta në shoqëri, përfshirë edhe nga emra të njohur të skenës muzikore shqiptare.

    Në mesin e tyre është edhe këngëtari Kushtrim Kelani, i cili ka vendosur ta shtyjë publikimin e këngës së tij të re, të titulluar “Sa e bukur”, që ishte planifikuar të lansohej nesër (27 tetor).

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka bërë të ditur se vendimi vjen si shenjë respekti ndaj ngjarjes tragjike, duke theksuar se në një moment të tillë vëmendja duhet të përqendrohet te drejtësia dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve.

    Foto: Instagram

    “Sa e bukur” nuk do të publikohet sipas planifikimit fillestar, teksa Kelani ka shfrytëzuar këtë rast për të përcjellë një mesazh të fortë lidhur me sigurinë dhe të drejtën e çdo personi për të jetuar pa frikë.

    Ai ka theksuar se askush nuk duhet ta humbasë jetën pasi kërkon mbrojtje, duke bërë thirrje që familja të jetë vendi ku mbizotërojnë dashuria dhe siguria, e jo frika dhe dhuna.

    Krahas përgjegjësisë shoqërore, këngëtari ka vënë në pah edhe rolin e institucioneve, duke kërkuar që ato të reagojnë me kohë dhe që çdo kërkesë për mbrojtje të trajtohet me seriozitet, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përfundojnë në tragjedi.

    Në fund të mesazhit të tij, Kelani ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, duke e mbyllur reagimin me thirrjen për drejtësi për Arlinda Zekajn. /Telegrafi/

  • Streçet nuk janë më vetëm për palestër: Katër kombinime elegante që do t’i shihni kudo këtë vjeshtë

    Streçet nuk janë më vetëm për palestër: Katër kombinime elegante që do t’i shihni kudo këtë vjeshtë

    Me xhaketën, këpucët dhe aksesorët e duhur, streçet mund të bëhen pjesë e një veshjeje moderne dhe të rafinuar, pa sakrifikuar rehatinë

    Streçet prej kohësh janë bërë pjesë e pandashme e gardërobës së grave, por këtë vjeshtë po marrin një pamje krejtësisht tjetër. Dikur të lidhura kryesisht me palestrën, ushtrimet fizike apo veshjet e përditshme me atlete dhe bluza të gjera, tani po kombinohen gjithnjë e më shumë me xhaketa elegante, pallto, çizme dhe këpucë klasike.

    Tendencat e vjeshtës 2026 dëshmojnë se ky element praktik i gardërobës mund të duket po aq elegant sa pantallonat klasike, nëse kombinohet me kujdes.

    Nga streçet me rrip që kalon poshtë shputës deri te modelet e shkurtra që përfundojnë poshtë gjurit, mundësitë janë të shumta.

    Ja katër kombinime që tregojnë se si mund t’i vishni streçet me stil gjatë kësaj vjeshte.

    1. Xhaketë gri, streçe me rrip poshtë shputës dhe këpucë balerina

    Streçet me rrip që kalon poshtë shputës janë rikthyer në vëmendjen e dashamirëseve të modës pas paraqitjes së tyre në pasarelat e stilistëve.

    Veçantia e këtij modeli është se krijon një vijë të zgjatur të këmbës dhe mundëson kombinime interesante me lloje të ndryshme këpucësh.

    Një xhaketë klasike gri, një bluzë e thjeshtë e bardhë dhe këpucët balerina krijojnë një pamje të ekuilibruar mes elegancës dhe rehatisë.

    Ky kombinim është i përshtatshëm për përditshmëri, takime joformale apo dalje në qytet.

    2. Xhaketë e zezë, streçe kapri dhe këpucë me taka

    Streçet kapri, që përfundojnë pak poshtë gjurit, janë prej kohësh pjesë e stilit të grave franceze.

    Këtë vjeshtë ato po shfaqen në kombinime më elegante, veçanërisht me xhaketa të qepura bukur dhe këpucë me taka.

    Një xhaketë e zezë me prerje klasike i jep veshjes seriozitet, ndërsa streçet kapri sjellin një pamje më të çlirët dhe bashkëkohore.

    Rezultati është një ndërthurje e elegancës klasike me stilin modern, e përshtatshme për darka, takime apo ngjarje ku kërkohet një paraqitje më e kuruar.

    3. Pulovër me jakë në formë V-je, streçe kapri dhe këpucë balerina

    Ditëve më të freskëta zakonisht parapëlqejmë rroba të rehatshme, por kjo nuk do të thotë se duhet të kufizohemi vetëm te veshjet sportive.

    Streçet kapri mund të shërbejnë si bazë për një kombinim të thjeshtë dhe elegant.

    Mjafton t’i shoqëroni me një pulovër cilësore, me jakë në formë V-je, dhe një palë këpucë balerina.

    Për një pamje më të harmonishme, zgjidhni ngjyra neutrale, si e zeza, grija, bezha apo kafeja e errët.

    Ky kombinim është veçanërisht praktik për ditët kur dëshironi të dukeni të rregulluara, pa hequr dorë nga rehatia.

    4. Pallto me teksturë të theksuar, streçe të zeza dhe çizme të sheshta

    Streçet e zeza mund të marrin një pamje shumë elegante kur kombinohen me një pallto me teksturë interesante dhe çizme të sheshta deri te gjuri.

    Një çantë klasike dhe aksesorë të zgjedhur me kujdes e plotësojnë veshjen, duke i dhënë një pamje më të rafinuar.

    Ky kombinim sjell pak nga fryma e modës së viteve ’90, sidomos nga veshjet e njohura në komeditë romantike të asaj periudhe.

    Njëkohësisht, duket bashkëkohor dhe është mjaft praktik për ditët e freskëta të vjeshtës.

    Siç thekson edhe revista e modës Who What Wear, streçet nuk kanë pse të mbeten vetëm pjesë e veshjeve sportive. Me kombinimet e duhura, ato mund të jenë një nga zgjedhjet më të gjithanshme të gardërobës së vjeshtës.

    /Telegrafi/

  • "Talenti i vitit", çmimi shkon për Lamine Yamal

    “Talenti i vitit”, çmimi shkon për Lamine Yamal

    "Talenti i vitit", çmimi shkon për Lamine Yamal

    Lamine Yamal është shpallur fitues i çmimit për talentin më të mirë të vitit për herë të tretë radhazi, duke vazhduar të shkruajë histori në futbollin botëror.

    Ylli i Barcelonës dhe i Kombëtares së Spanjës u vlerësua për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme, ndërsa pas pranimit të çmimit deklaroi se bashkëlojtari i tij, Pau Cubarsí, e meritonte atë.

    Yamal ka regjistruar 25 gola dhe 20 asistime gjatë periudhës së fundit, ndërsa në sukseset e tij përfshihen edhe trofetë e La Ligës, Superkupës së Spanjës dhe Kampionatit Evropian me Spanjën.

    Çmimi, i njohur më parë si Trofeu Kopa, u jepet talenteve më të spikatura të futbollit botëror. Në mesin e fituesve të mëparshëm janë Jude Bellingham, Gavi, Pedri, Matthijs de Ligt dhe Kylian Mbappé.

    Me këtë sukses, Yamal vazhdon të konfirmojë statusin e tij si një prej talenteve më të mëdha të futbollit, ndërsa mosha e re i lë mundësinë të synojë edhe një tjetër triumf në edicionin e ardhshëm.

  • “ Year’s talent” price goes to Lamine Yamal

    LAmine Yamal has been declared the winner of the prize for best talent of the year for the third time, continuing to write stories in world football.

    The star of Barcelona and the National of Spain was praised for its extraordinary presentations, while after accepting the prize, he claimed that his associate, Pau Cubarsí, deserved it.

    Yamal has recorded 25 goals and 20 asymmetries over the past period, while his successes include the trophies of La League, Spain’s Supercup, and the European Championships with Spain.

    The prize, formerly known as Trophy Koda, is awarded to the most remarkable worldly football talents. Among the previous winners are Jude Bellingham, Gavy, Pedri, Matthijs de League, and Kylian Mbppé.

    With this success, Yamal continues to confirm his status as one of the largest football talents, while the new age allows him to target yet another triumph in the next edition.