Category: Lajme

  • Zelensky kishte refuzuar një plan sekret paqeje më vitin 2023 që parashikonte njohjen e kontrollit rus mbi Krimenë dhe pjesë të Donbasit

    Zelensky kishte refuzuar një plan sekret paqeje më vitin 2023 që parashikonte njohjen e kontrollit rus mbi Krimenë dhe pjesë të Donbasit

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, refuzoi në fillim të vitit 2023 një plan jozyrtar paqeje që parashikonte që Ukraina të pranonte kontrollin rus mbi Krimenë, një pjesë të Donbasit dhe një korridor tokësor drejt gadishullit.

    Plani u bë publik nga gazeta Financial Times më 24 tetor, duke u bazuar në një hetim dhe dëshmi të personave të përfshirë në këtë iniciativë. Propozimi nuk ishte marrëveshje zyrtare e qeverive të SHBA-së, Ukrainës apo Rusisë dhe përpjekja për të arritur një marrëveshje përfundoi në shkurt të vitit 2023.

    Sipas raportimit, plani parashikonte tërheqjen e trupave ruse nga pjesa më e madhe e territoreve të pushtuara që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë, transmeton Telegrafi.

    Në këmbim, Kievi do të duhej të pranonte që Rusia të mbante kontrollin mbi Krimenë dhe pjesën e Donbasit që kishte nën kontroll para shkurtit të vitit 2022. Një tjetër kusht ishte garantimi i një korridori të lirë tokësor rus drejt Krimesë.

    Ukrainës i ofroheshin garanci sigurie nga shtetet anëtare të NATO-s, me synimin për të mbështetur një armëpushim të ardhshëm dhe për të parandaluar rifillimin e luftimeve.

    Megjithatë, këto garanci nuk do të nënkuptonin anëtarësimin automatik të Ukrainës në Aleancë. Plani parashikonte gjithashtu negociata të veçanta me Shtetet e Bashkuara për çështjet e sigurisë së Rusisë.

    Kontaktet për këtë iniciativë kishin nisur që në vitin 2022, kur në Perëndim ekzistonin shqetësime se Moska mund të përdorte armë bërthamore taktike.

    Avokati amerikan Richard Conn dhe bankieri i investimeve Bob Foresman fillimisht synuan të ulnin rrezikun e përshkallëzimit të luftës, por më pas nisën të hartonin propozime për t’i dhënë fund konfliktit.

    Në përpjekje u përfshi edhe Matthias Warnig, ish-oficer i inteligjencës së Gjermanisë Lindore, biznesmen dhe njohës prej kohësh i presidentit rus Vladimir Putin.

    Warnig kishte drejtuar më parë kompaninë Nord Stream 2 AG. Për të krijuar një kanal komunikimi me udhëheqjen ukrainase, grupi angazhoi producentin e filmave Oleksandr Rodnyanskyi, i cili kishte ndihmuar më herët në organizimin e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll.

    Pjesëmarrësit e quajtën këtë kanal komunikimi “Platforma”. Megjithatë, nuk kishte konfirmim se administrata e presidentit të atëhershëm amerikan, Joe Biden, e kishte miratuar zyrtarisht veprimtarinë e Conn dhe Foresman.

    Në fillim të shkurtit 2023, Warnig u informoi pjesëmarrësit e tjerë se Putini e kishte shqyrtuar me hollësi propozimin. Sipas tij, presidenti rus ishte i gatshëm të diskutonte përcaktimin e vijave territoriale, por këmbëngulte që Ukraina të mos anëtarësohej në NATO.

    Warnig pretendoi gjithashtu se Kremlini nuk e kundërshtonte mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe ishte i hapur për diskutime mbi mekanizma të tjerë sigurie. Këto ishin përshkrimet e tij për bisedën me Putinin dhe jo një qëndrim zyrtar i konfirmuar në mënyrë të pavarur nga Moska.

    Rodnyanskyi ia paraqiti dokumentin Zelenskyt dhe kreut të atëhershëm të Zyrës së Presidentit, Andriy Yermak. Sipas tij, të dy refuzuan të bënin lëshime territoriale, duke shpresuar se sukseset ushtarake ukrainase në rajonin e Harkivit dhe në bregun e djathtë të rajonit të Hersonit do t’u mundësonin të siguronin kushte më të favorshme.

    Ndërmjetësit kishin shpresuar të arrinin një marrëveshje deri në përvjetorin e parë të pushtimit rus në shkallë të plotë, por gjatë shkurtit u bë e qartë se palët nuk do të pajtoheshin për kushtet. Sipas personave të përfshirë, Kremlini u përpoq të kuptonte nëse Conn dhe Foresman po përfaqësonin qëndrimin zyrtar të Uashingtonit.

    Pas diskutimeve mes zyrtarëve rusë dhe amerikanë, lindën mosmarrëveshje për statusin e “Platformës”. Ndërmjetësit thanë se Uashingtoni nuk ua kishte konfirmuar mandatin dhe konsideronte se kanalet ekzistuese zyrtare diplomatike ishin të mjaftueshme. Pas kësaj, iniciativa përfundoi pa marrëveshje.

    Ish-zyrtarë amerikanë të intervistuar nga Financial Times shprehën dyshime si për gatishmërinë e Putinit për të zhvilluar negociata thelbësore, ashtu edhe për aftësinë e pjesëmarrësve jozyrtarë për të ndikuar në përfundimin e luftës. /Telegrafi/

    Ukraina vazhdon të konsiderojë Krimenë, Donbasin dhe rajonet e Zaporizhjas e Hersonit si pjesë të territorit të saj të njohur ndërkombëtarisht, pavarësisht pushtimit rus. Formula e Paqes e paraqitur nga Zelenskyy në vitin 2022 parashikonte rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës dhe tërheqjen e trupave ruse.

    Në tetor të vitit 2022, 143 shtete mbështetën një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që dënonte përpjekjen e Rusisë për të aneksuar në mënyrë të paligjshme katër rajone ukrainase. Për këtë arsye, plani i përshkruar nga Financial Times ishte në kundërshtim me qëndrimin publik të Kievit.

    Teksti i plotë i dokumentit konfidencial nuk është bërë publik. Informacionet për të bazohen në hetimin e Financial Times dhe në dëshmitë e personave të përfshirë. Garancitë e propozuara të sigurisë nuk u miratuan si pjesë e një marrëveshjeje, ndërsa Rusia vazhdoi luftën kundër Ukrainës.

  • Rasti i Arlinda Zekajt, reagon Elvana Gjata: Ajo s'kërkoi privilegj, kërkoi vetëm të jetonte

    Rasti i Arlinda Zekajt, reagon Elvana Gjata: Ajo s’kërkoi privilegj, kërkoi vetëm të jetonte

    Rasti i Arlinda Zekajt, reagon Elvana Gjata: Ajo s'kërkoi privilegj, kërkoi vetëm të jetonte

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka reaguar pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës.

    Përmes një postimi në InstaStory, Gjata ka përcjellë një mesazh të fortë, duke theksuar se ajo që kërkonte Arlinda ishte e drejta themelore për të jetuar.

    “Nuk kërkoi privilegj, hakmarrje apo mëshirë. Kërkoi vetëm të jetonte. Dhe fakti që një grua duhet të lutet për të drejtën më themelore të njeriut, është turpi më i madh i një shoqërie që pretendon se është e qytetëruar”.

    “Sa Arlinda të tjera jetojnë sot mes nesh, të mbyllura pas dyerve, pas frikës dhe heshtje, duke shkruar letra që nesër mund të lexohen si testament?”, ka shkruar ajo./Klankosova.tv

    Arlinda Zekiaj’s case reacts to Elvana Gjata: She asked for a privilege, she just asked to live.

  • Luis de la Fuente, trajneri më i mirë në botë

    Luis de la Fuente, trajneri më i mirë në botë

    Luis de la Fuente, trajneri më i mirë në botë

    Luis de la Fuente është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2026, pas suksesit historik me Kombëtaren e Spanjës, me të cilën fitoi Kupën e Botës.

    Përzgjedhësi spanjoll u vlerësua me çmimin Johan Cruyff në ceremoninë e Topit të Artë, të organizuar nga revista franceze “France Football”.

    De la Fuente e udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Botërorin e vitit 2026, ku në finalen e zhvilluar më 19 korrik, “La Roja” mposhti Argjentinën me rezultat 1:0.

    Ky sukses i shtohet arritjeve të tij të mëparshme me përfaqësuesen spanjolle, me të cilën fitoi Ligën e Kombeve në vitin 2023 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2024.

    Në garën për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit, De la Fuente la pas emra të njohur të futbollit, përfshirë Luis Enriquen, Mikel Artetan, Unai Emeryn dhe Vincent Kompanyn.

    Ky vlerësim e konfirmon sezonin e jashtëzakonshëm të trajnerit spanjoll, i cili e riktheu përfaqësuesen e tij në majën e futbollit botëror.

  • Louis de la Fuente, the greatest coach in the world

    LWhis de la Fuente has been declared the best coach of 2026, following historic success with the National of Spain, with which he won the World Cup.

    The Spanish selector was awarded the Johann Cruyff award at the Golden Ball ceremony, organised by the French magazine France Football.

    De la Fuente led Spain to triumph in the 2026 World, where the finals held on July 19, La Rojareu defeated Argentina by 1:0.

    This success adds to his earlier achievements with the Spanish representative, who won the League of Nations in 2023 and the European Championship in 2024.

    In the race for the Best Coach of the Year award, De la Fuente left behind popular soccer names, including Luis Enriquen, Michael Artetan, Unnai Emery and Vincent Company.

    This assessment confirms the Spanish coach’s extraordinary season, which brought his representative back to the top of world football.

  • Arlinda Zekiaj’s case reacts to Elvana Gjata: She asked for a privilege, she just asked to live.

    Arlinda Zekiaj’s case reacts to Elvana Gjata: She asked for a privilege, she just asked to live.

    KAlbania’s renowned singer, Elvana Gjata, has reacted after the incident of the assassination of Arlinda Zekaaj in Vitomerica in Pec.

    Through a post in InstaStory, Gjata has conveyed a strong message, stressing that what Arlinda was looking for was the fundamental right to life.

    He did not seek privilege, revenge or mercy. He just asked to live. And the fact that a woman should pray for man’s most fundamental right is the greatest shame of a society that claims to be civilized.

    How many other Arlindas live among us today, locked behind doors after fear and silence, writing letters that can be read as willful tomorrow? )She wrote. /I did. tv

    Arlinda Zekiaj’s case reacts to Elvana Gjata: She asked for a privilege, she just asked to live.

  • Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Kuvendi themelon komision parlamentar hetimor

    Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Kuvendi themelon komision parlamentar hetimor

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për një rezolutë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, përmes së cilës parashihet themelimi i një komisioni parlamentar që do të merret me hetimin e këtij rasti.

    Themelimi i komisionit parlamentar përbën pikën e parë të rezolutës, e cila përfshin edhe një sërë masash që synojnë parandalimin e dhunës dhe ofrimin e mbështetjes për familjet që përballen me vështirësi.

    Në kuadër të rezolutës parashihet krijimi i një linje këshillimi falas për çiftet dhe familjet, si dhe sigurimi i shërbimeve të specializuara për parandalimin e sjelljeve të dhunshme dhe përsëritjes së tyre.

    Po ashtu, rezoluta parasheh ofrimin e këshillimit psikologjik dhe edukimit për parandalimin e dhunës që në adoleshencën e hershme.

    Megjithatë, jo të gjithë deputetët morën pjesë në votimin e kësaj rezolute, gjë që nxiti reagimin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

    Ajo kritikoi deputetët që, sipas saj, kishin ngritur akuza gjatë diskutimeve, por nuk kishin qëndruar në sallë për të votuar.

    “Të vijnë këtu e të hedhin akuza e mos me qëndru në sallë për të votuar, kjo për mua nuk ka asnjë kuptim. Gjithsesi secili deputet le ta ketë përgjegjësinë e vetë”, deklaroi Haxhiu.

    Rezoluta u miratua me 67 vota për, ndërsa masat e parapara në të synojnë forcimin e mekanizmave institucionalë për parandalimin e dhunës dhe mbështetjen e familjeve./Telegrafi/

  • Muret me ngjyra, tavani si re: Ideja që e bën dhomën të duket më e lartë dhe më elegante

    Muret me ngjyra, tavani si re: Ideja që e bën dhomën të duket më e lartë dhe më elegante

    Nuk keni nevojë të ndryshoni mobiliet apo të shpenzoni shumë. Një kombinim i pazakontë ngjyrash mund t’i japë shtëpisë më shumë dritë, ngrohtësi dhe një pamje krejt tjetër

    Tavanet e shtëpive për vite me radhë kanë mbetur pjesa më pak e vlerësuar e dekorimit. Zakonisht të bardha dhe pa ndonjë veçanti, ato zbukuroheshin herë pas here me zbukurime dekorative ose korniza prej allçie.

    Mirëpo, vitet e fundit, mënyra e ngjyrosjes së hapësirave të brendshme ka ndryshuar ndjeshëm. Tavanet nuk konsiderohen më thjesht sipërfaqe që duhen lënë të bardha, por pjesë të rëndësishme të pamjes së përgjithshme të dhomës.

    Pas tendencave që sollën ngjyrosjen e mureve dhe tavaneve me të njëjtën ngjyrë ose me nuanca të afërta, tani po fiton vëmendje një mënyrë e re dekorimi, e quajtur cloud capping.

    Sipas revistës franceze ELLE Décoration, kjo prirje rikthen ngjyrën e bardhë në tavan, por e kombinon me mure shumëngjyrëshe për të krijuar një pamje më të lehtë, të ngrohtë dhe elegante.

    Çfarë është teknika e tavanit si re?

    Emërtimi anglez cloud capping mund të përshkruhet në shqip si teknika e “tavanit si re”.

    Ideja është e thjeshtë: muret, dyert dhe kornizat ngjyrosen me nuanca të theksuara ose të buta, ndërsa tavani mbetet i bardhë ose në një ton shumë të çelët.

    Ndryshe nga mënyra tradicionale e ngjyrosjes, ngjyra e mureve mund të vazhdojë edhe në një brez të ngushtë përgjatë skajeve të tavanit, ndërsa pjesa qendrore mbetet e bardhë.

    Kështu krijohet përshtypja sikur sipër dhomës qëndron një sipërfaqe e lehtë, e ngjashme me një re.

    Ky kombinim mund ta bëjë hapësirën të duket më e ndritshme dhe të krijojë përshtypjen e një tavani më të lartë, veçanërisht në dhoma të vogla.

    Si ta realizoni këtë pamje në shtëpinë tuaj?

    Fillimisht zgjidhni ngjyrën kryesore të mureve. Mund të përdorni tone të forta dhe të thella, por edhe ngjyra më të buta, varësisht nga ndriçimi dhe mobiliet.

    Më pas zgjidhni nuancën e tavanit.

    Megjithëse synimi është krijimi i kontrastit, specialistët këshillojnë të mos përdoret domosdoshmërisht e bardha shumë e ftohtë dhe e ndritshme.

    Një e bardhë në nuancë kremi ose me nëntone që përputhen me ngjyrën e mureve mund të krijojë një kalim më harmonik.

    Nëse dëshironi ta theksoni efektin, ngjyroseni edhe brezin e jashtëm të tavanit me ngjyrën e mureve, duke lënë pjesën qendrore të çelët.

    Cilat ngjyra kombinohen më bukur?

    Teknika e tavanit si re mund të përshtatet me stile të ndryshme dekorimi.

    Muret në të gjelbër të errët krijojnë një atmosferë elegante dhe të qetë, ndërsa nuancat e verdha si mustarda sjellin ngrohtësi.

    Roza e zbehtë është e përshtatshme për dhomat e gjumit, kurse bluja e qiellit mund t’i japë hapësirës një ndjesi freskie dhe qetësie.

    Edhe grija me nuanca të ngrohta mund të kombinohet bukur me një tavan krem, duke krijuar një pamje klasike me frymëzim britanik.

    Përparësia e kësaj mënyre dekorimi është se nuk kërkon ndryshimin e mobilieve ose investime të mëdha.

    Me një përzgjedhje të kujdesshme të ngjyrave dhe kufij të pastër gjatë lyerjes, një dhomë e zakonshme mund të fitojë karakter, më shumë dritë dhe një pamje krejtësisht të re. /Telegrafi/

  • Arrestohet në Prishtinë personi i kërkuar me dy vjet burgim për shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve

    Arrestohet në Prishtinë personi i kërkuar me dy vjet burgim për shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar në Prishtinë, i cili ishte dënuar me dy vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë për veprën penale që lidhet me narkotikët.

    Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar më 26 tetor nga Njësia e Urdhëresave e Stacionit Policor Veriu, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit.

    I arrestuari, me inicialet L. B., 28 vjeç, ishte në kërkim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.

    Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin. /Telegrafi/

  • Luis de la Fuente fiton çmimin për 'Trajnerin më të mirë'

    Luis de la Fuente fiton çmimin për ‘Trajnerin më të mirë’

    Luis de la Fuente është shpallur trajneri më i mirë i vitit në ceremoninë e Topit të Artë, duke fituar çmimin Johan Cruyff.

    Përzgjedhësi i Spanjës pason në këtë vlerësim Carlo Ancelottin dhe Luis Enriquen, fituesit e dy edicioneve të mëparshme.

    Ky çmim vjen si shpërblim për sukseset e jashtëzakonshme të De la Fuentes me kombëtaren spanjolle. Nën drejtimin e tij, Spanja fitoi Ligën e Kombeve në vitin 2023, Kampionatin Evropian më 2024 dhe Kupën e Botës më 2026.

    Në krye të përfaqësueses spanjolle që nga viti 2022, De la Fuente ka ndërtuar një skuadër konkurruese, duke kombinuar talentet e reja me futbollistët me përvojë. Ai ka drejtuar gjithashtu ekipet e moshave të Spanjës, duke qenë pjesë e strukturave të federatës që nga viti 2013.

    Në moshën 65-vjeçare, trajneri spanjoll merr një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e tij, pas një periudhe të suksesshme që e ka vendosur Spanjën në majën e futbollit botëror. /Telegrafi/

  • I ra borisë për t’ia liruar rrugën, motoçiklisti dyshohet se ia theu retrovizorin dhe e goditi veturën – incidente në magjistralen Leposaviq–Jarinjë

    I ra borisë për t’ia liruar rrugën, motoçiklisti dyshohet se ia theu retrovizorin dhe e goditi veturën – incidente në magjistralen Leposaviq–Jarinjë

    I ra borisë për t’ia liruar rrugën, motoçiklisti dyshohet se ia theu retrovizorin dhe e goditi veturën – incidente në magjistralen Leposaviq–Jarinjë

    Një situatë e papritur në komunikacion ka përfunduar me dëmtim të një automjeti në magjistralen Leposaviq–Jarinjë, ku një grua ka denoncuar në Polici një motoçiklist, i cili dyshohet se reagoi në mënyrë agresive vetëm pse ajo i ra borisë për t’ia liruar rrugën, raporton Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2026, rreth orës 15:50, ndërsa burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ankuesja është D.V rreth 36 vjeç,, kurse personi i dyshuar është A.R reth 38 vjeç.

    Sipas deklarimit të gruas në Stacionin Policor në Leposaviq, gjithçka kishte nisur derisa ajo po kthehej nga Rashka.

    Në një moment, një motoçiklist kishte tejkaluar kolonën e automjeteve, për t’u ndalur më pas në mes të rrugës, duke ia penguar lëvizjen.

    Gruaja ka deklaruar se kishte përdorur borinë e veturës për t’i sinjalizuar që ta lironte rrugën, por reagimi i motoçiklistit dyshohet se ishte agresiv.

    Sipas denoncimit, ai kishte goditur me dorë xhamin e derës në anën e shoferit dhe më pas kishte thyer retrovizorin e majtë të automjetit.

    Pas incidentit, ankuesja është paraqitur në Polici, ku ka dhënë deklaratën e saj lidhur me ngjarjen.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e procedurës penale për veprën “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

    Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësisë eventuale të personit të dyshuar.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali