Category: Lajme

  • Rubio: Sistemi zgjedhor i Venezuelës duhet të ndryshohet përpara mbajtjes së zgjedhjeve të vlefshme

    Rubio: Sistemi zgjedhor i Venezuelës duhet të ndryshohet përpara mbajtjes së zgjedhjeve të vlefshme

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të hënën se infrastruktura zgjedhore e Venezuelës ishte ndërtuar për të manipuluar zgjedhjet dhe se duhet të ndryshohet sa më shpejt, përpara se vendi të mund të mbajë zgjedhje të vlefshme.

    Rubio foli me gazetarët përmes telefonit, një ditë pasi liderja e opozitës venezuelase, María Corina Machado, u kthye në vend për herë të parë që nga kapja e presidentit të atëhershëm, Nicolás Maduro, nga Shtetet e Bashkuara në janar. Maduro u dërgua në Nju Jork për t’u përballur me gjyqin.

    Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, aktualisht po zhvillohen bisedime mes qeverisë së përkohshme në Karakas dhe përfaqësuesve të opozitës. Uashingtoni pret që këto negociata të çojnë në krijimin e një tribunali të ri suprem gjyqësor deri në fund të këtij viti, ndërsa një këshill i ri zgjedhor pritet të formohet menjëherë pas tij.

    “Besoj se po bëjmë përparim të vërtetë në këtë drejtim”, tha Rubio, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për ta penguar procesin do t’i shkaktonte dëm të madh Venezuelës, transmeton Telegrafi.

    Ai përsëriti se qeveria e Maduros kishte krijuar sistemin zgjedhor në mënyrë që të mundësonte manipulimin e rezultateve, ndaj sipas tij, ndryshimi i kësaj infrastrukture është i domosdoshëm përpara organizimit të zgjedhjeve të besueshme.

    Deklaratat e Rubios vijnë në një periudhë tranzicioni politik në Venezuelë, ndërsa qeveria e përkohshme dhe opozita po diskutojnë ndryshimet në institucionet gjyqësore dhe zgjedhore. Pritjet e Uashingtonit për këto reforma, megjithatë, nuk nënkuptojnë se një marrëveshje përfundimtare është arritur apo se është caktuar një datë për zgjedhje të reja. /Telegrafi/

  • Tetë gra të vrara në Kosovë gjatë vitit 2026

    Tetë gra të vrara në Kosovë gjatë vitit 2026

    Kosova vazhdon të përballet me raste të rënda të vrasjeve të grave, të cilat kanë ngritur alarmin për mbrojtjen e viktimave.

    Pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të krerëve institucionalë për luftimin e dhunës në familje, disa prej këtyre rasteve kanë nxitur reagime të shumta, veçanërisht për shkak të dyshimeve për mungesë të veprimeve institucionale dhe dështim në ofrimin e mbrojtjes së nevojshme.

    Me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor, numri i grave të vrara nga familjarët gjatë këtij viti në Kosovë ka arritur në tetë.

    Viktimat kishin histori të ndryshme, por rastet e tyre dëshmojnë përmasat e dhunës brenda familjes. Në mesin e tyre ishte një nënë rreth 60-vjeçare, një 25-vjeçare shtatzënë dhe një grua që vetëm tri ditë para se të vritej kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet.

    Janar – Dragash

    Viti nisi me një rast të rëndë në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua rreth 60-vjeçare u gjet e vdekur.

    Sipas informatave fillestare të Policisë, dyshohej se ajo ishte privuar nga jeta nga djali i saj, rreth 30-vjeçar.

    Mars – Podujevë

    Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Majac të Podujevës, ku humbën jetën dy gra dhe një burrë.

    Eight women killed in Kosovo during 2026

    Sipas Policisë, Ardita Gashi dyshohej se kishte qëlluar me armë zjarri Ilaz Brahimin, 45-vjeçar, i cili vdiq në vendin e ngjarjes. Më pas, ajo dyshohej se kishte marrë peng dhe plagosur Miradije Gashin.

    Miradije Gashi vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e plagëve të marra. Edhe e dyshuara ndërroi jetë në spital, pasi ishte vetëplagosur.

    Gusht – Malishevë

    Jetlira Foniqi Bytyqi, 25-vjeçare dhe shtatzënë, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Kërvasari të Malishevës.

    Jetlira Foniqi Bytyqi

    Ajo dyshohej se ishte qëlluar nga bashkëshorti i saj, Egzon Foniqi, 26-vjeçar, i cili po ashtu kishte pësuar plagë nga arma e zjarrit.

    Jetlira nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, ndërsa bashkëshorti i saj ndërroi jetë më vonë, pas trajtimit mjekësor.

    Gusht – Prizren

    Një tjetër rast i rëndë u regjistrua në Prizren, ku një grua 80-vjeçare, me inicialet L.D., dyshohej se ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, 81-vjeçar.

    I dyshuari ishte arrestuar, ndërsa viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse.

    Shtator – Klinë

    Në Poterq të Epërm të Klinës, Zoje Zeneli, 81-vjeçare, dyshohet se ishte sulmuar në rrethana të rënda familjare nga djali i saj.

    Ajo ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të lëndimeve të rënda.

    Tetor – Gjilan

    Të shtënat me armë zjarri në Livoç të Gjilanit u morën jetën Nafije Bogujevcit dhe vëllait të saj, Egzon Bogujevcit.

    Për rastin dyshohej bashkëshorti i Nafijes, i cili më pas ishte dorëzuar në Polici.

    Tetor – Pejë

    Rasti më i fundit është vrasja e Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës.

    Për vrasjen e saj dyshohet kunati, i cili, sipas informatave të Policisë, ndodhet në arrati.

  • Testi i ri zbulon cilët pacientë me kancer të prostatës kanë nevojë për trajtim më intensiv

    Testi i ri zbulon cilët pacientë me kancer të prostatës kanë nevojë për trajtim më intensiv

    Studimi britanik STAMPEDE tregon se një analizë e veçantë e indit tumoral mund të ndihmojë mjekët të përcaktojnë kush përfiton më shumë nga terapia shtesë hormonale dhe kush mund t’u shmanget efekteve të panevojshme anësore

    Një përparim i rëndësishëm në trajtimin e kancerit të prostatës mund t’u mundësojë mjekëve të zgjedhin terapi më të përshtatshme për secilin pacient, duke shmangur trajtimet intensive kur përfitimi i tyre është i kufizuar.

    Rezultatet e reja të studimit klinik britanik STAMPEDE tregojnë se testi molekular Decipher, i cili analizon aktivitetin e gjeneve në indin tumoral, mund të ndihmojë në identifikimin e pacientëve me kancer të prostatës me rrezik të lartë që përfitojnë më shumë nga shtimi i terapisë hormonale.

    Gjetjet u prezantuan më 24 tetor 2026 në Kongresin e Shoqatës Evropiane për Onkologji Mjekësore (ESMO), në Madrid, nga studiues të University College London (UCL).

    Çfarë është testi Decipher dhe si funksionon?

    Decipher është një test gjenomik që kryhet në një mostër të indit të kancerit të prostatës, zakonisht të marrë gjatë biopsisë ose ndërhyrjes kirurgjikale.

    Ai analizon aktivitetin e gjeneve të tumorit dhe jep një vlerësim numerik që ndihmon në parashikimin e rrezikut të përparimit dhe përhapjes së sëmundjes.

    Sa më i lartë rezultati, aq më i madh mund të jetë rreziku që kanceri të përhapet në pjesë të tjera të trupit.

    Sipas studiuesve, çdo rritje prej 0.1 pikësh në rezultatin Decipher lidhej me një rritje të konsiderueshme të rrezikut për metastaza të largëta dhe vdekje nga kanceri i prostatës.

    Cilët pacientë përfitojnë më shumë nga terapia intensive?

    Trajtimi standard për pacientët e përfshirë në këtë analizë mbështetej në terapinë për uljen e nivelit të hormoneve mashkullore, e njohur si terapia e privimit nga androgjenet.

    Studimet e mëparshme kishin treguar se shtimi i barit hormonal abirateron mund të përmirësonte ndjeshëm mbijetesën te burrat me kancer të prostatës me rrezik të lartë.

    Megjithatë, kjo terapi mund të shkaktojë efekte anësore, përfshirë lodhjen e theksuar, tensionin e lartë të gjakut dhe çrregullimet e funksionit të mëlçisë.

    Rezultatet e reja tregojnë se pacientët me vlera të larta të testit Decipher, te të cilët sëmundja nuk ishte përhapur në nyjat limfatike, përfitonin më shumë nga shtimi i abirateronit.

    Ndërsa pacientët me rezultate më të ulëta kishin rrezik më të vogël për përhapjen e kancerit, çka sugjeron se disa prej tyre mund të mos kenë nevojë për trajtim shtesë.

    The new test reveals which prostate cancer patients need more intensive treatment

    Mbi 27 mijë pacientë në analizë

    Studiuesit analizuan të dhënat e 27.607 pacientëve nga praktika e përditshme klinike, si dhe të 401 burrave me kancer të prostatës pa metastaza, të përfshirë në studimin STAMPEDE.

    Rezultatet treguan se testi kishte vlerë në parashikimin e rrezikut të përhapjes së sëmundjes.

    Te pacientët pa përfshirje të nyjave limfatike, përfitimi absolut nga shtimi i abirateronit në uljen e metastazave të largëta gjatë pesë viteve ishte rreth 10–11 pikë përqindjeje për ata me rezultate të larta ose shumë të larta Decipher, krahasuar me rreth 2 pikë përqindjeje te pacientët me rezultate më të ulëta.

    Një hap drejt trajtimit të personalizuar të kancerit

    Udhëheqësja e studimit, dr. Sarah Howlett nga Instituti i Kancerit në UCL, theksoi se parandalimi i përhapjes së sëmundjes është vendimtar për burrat me kancer të prostatës me rrezik shumë të lartë.

    Sipas saj, rezultatet sugjerojnë se testimi gjenomik mund t’i ndihmojë mjekët të përshtatin trajtimin sipas karakteristikave biologjike të tumorit.

    Pacientët me rrezik më të ulët gjenomik mund të shmangin potencialisht trajtime shtesë, ndërsa ata me rrezik më të lartë mund të përfitojnë nga një qasje më intensive.

    Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten studime të tjera përpara se testi të përdoret në mënyrë rutinore për të vendosur nëse një pacient mund ta shmangë terapinë shtesë.

    Kjo do të thotë se rezultatet janë premtuese, por nuk përbëjnë ende bazë të mjaftueshme për ndryshimin e trajtimit pa vlerësim specialistik.

    Zbulimi shënon një hap drejt onkologjisë së personalizuar, ku vendimet për trajtimin e kancerit bazohen jo vetëm në fazën e sëmundjes, por edhe në karakteristikat molekulare të tumorit. /Telegrafi/

  • The new test reveals which prostate cancer patients need more intensive treatment

    The new test reveals which prostate cancer patients need more intensive treatment

    British Study STAMPEDEN indicates that a special analysis of tumoral tissue can help doctors determine who benefits most from additional hormonal therapy and who can avoid unnecessary side effects

    A significant progress in treating prostate cancer may enable doctors to choose more suitable therapies for each patient by avoiding intensive treatment when their benefits are limited.

    New British Clinical Study Results STAMPEDEDEN shows that the molecular test Decipher, which analyzes gene activity in tumoral tissue, can help identify high – risk prostate patients who benefit most from increased hormone therapy.

    The findings were released on October 24th 2026 at the European Association for Medical Oncology Congress ( ESMO), Madrid, by scholar University College London ( U n CL).

    What is the Decipher test, and how does it work?

    Decippher is a genomic test conducted in a sample of prostate cancer tissue, usually taken during biopsy or surgical intervention.

    It analyzes the activity of tumor genes and provides a numerical assessment that helps predict the risk of progress and spread of the disease.

    The higher the outcome, the greater the risk of cancer spreading to other parts of the body.

    According to researchers, any 0.1 points increase in the decipher score was linked to a considerable increase in risk for distant metastases and death from prostate cancer.

    Which patients benefit most from intensive therapy?

    Standard treatment for patients involved in this analysis was based on the therapy for lowering male hormone levels, known as Androgens’ deprivation therapy.

    Previous studies had shown that increasing abirateron hormonal grass could significantly improve survival among men with high – risk prostate cancer.

    However, this therapy can cause side effects, including intense fatigue, high blood pressure, and liver function disorders.

    The new results show that highly valued patients of the Decipher test, in which the disease had not spread to lymph nodes, benefited more from increasing abirateron.

    While lower – score patients had lower risk of spreading cancer, what suggests that some of them may not need additional treatment.

    The new test reveals which prostate cancer patients need more intensive treatment

    Over 27 thousand patients in analysis

    Researchers analyzed the data of 27.607 patients from the daily clinical practice, as well as 401 men with metastaseless prostate cancer, including in the STAMPEDE study.

    The results showed that the test was valuable in predicting the risk of spreading the disease.

    In patients without the involvement of lymph nodes, the absolute benefit from the addition of abirateron to lowering distant metastases over five years was about 10H11 percentage points for those with high or very high decippher scores, compared to about 2 percentage points in lower patients.

    A Step Toward Custom Treatment of Cancer

    The study chairman, Dr. Sarah Howlett of the UCL Cancer Institute stressed that preventing the spread of the disease is crucial to men with very high risk prostate cancer.

    According to her, the results suggest that genomic testing can help doctors adapt treatment to the biological characteristics of the tumor.

    Lower-risk genomic patients can potentially avoid additional treatments, while those with higher risk can benefit from a more intense approach.

    However, researchers point out that more studies are needed before the test is used routine to decide whether a patient can avoid additional therapy.

    This means that the results are promising, but are not yet enough grounds for changing the treatment without expert evaluation.

    The discovery marks a step toward personal oncology, where cancer – treatment decisions are based not only on the disease stage but also on the molecular characteristics of the tumor. /Telegraphy/

  • Eight women killed in Kosovo during 2026

    Eight women killed in Kosovo during 2026

    Kosovo continues to face serious cases of women’s murders, which have raised the alarm for protecting victims.

    Despite the institutional leaders’ continuing statements about combating domestic violence, some of these cases have prompted numerous reactions, especially because of suspicions of lack of institutional action and failure to provide needed protection.

    With the murder of Arlinda Zekiaj in Vitomirica in Pec on October 25th, the number of women killed by family members this year in Kosovo has reached eight.

    Victims had different stories, but their cases testify to the extent of domestic violence. Among them was a 60-year-old mother, a 25-year-old pregnant and a woman who only three days before she was killed had sought protection from institutions.

    January ʹ Dragash

    The year began with a serious case in the village of Dragasi, where a woman about 60 years old was found dead.

    According to early police information, she was suspected of having been deprived of life by her son, about 30 years old.

    March Podujevo

    Another major event took place in the village of Majac, Podujevo, where two women and a man died.

    Eight women killed in Kosovo during 2026

    According to police, Ardita Gashi was suspected of having shot Ilaz Brahimi, 45, who died at the scene. Later, she was allegedly taken hostage and wounded Miradije Gashi.

    Miradije Gashi died at the University Clinical Centre in Kosovo, as a result of his wounds. She also passed away in the hospital because she was self – sacrificing.

    August ʹ Malisheva

    Jetlira Foniqi, 25-year-old and pregnant, lost his life as a result of the gunshot wounds taken by the village of Korvasari of Malisheva.

    Jetlira Foniqi Bytyqi

    She was suspected to have been shot by her husband, 26-year-old Egzon Foniqi, who had also suffered wounds from the firearm.

    Jethlara failed to survive the wounds while her husband passed away later after medical treatment.

    August í Prizren

    Another serious case was recorded in Prizren, where an 80-year-old woman, with initials L.D., was suspected to have been killed by her 81-year-old husband.

    The suspect had been arrested, while the victim had suffered fatal injuries.

    September

    In Cline’s Top Potter, Zoje Zeneli, 81, was allegedly attacked in serious family circumstances by her son.

    It was sent for treatment at the University Clinical Centre in Kosovo, due to severe injuries.

    October

    Gunshots in Livoc, Gjilan, claimed the life of Nazie Boguyevci and her brother Egzon Boguyevci.

    Nazi’s husband, who had later surrendered to the police, was suspected.

    October

    The most recent case is the murder of Arlinda Zekaj, who was killed on the evening of October 25th in Vitomirica, Pec.

    Her murder suspects her brother-in-law, who, according to police information, is on the run.

  • Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

    Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

    “Në kuadër të vizitës, Kryetarja Haxhiu do të zhvillojë takim bilateral me Kryetarin Gashi, si dhe takime me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me Kryeministrin Hristijan Mickoski”, thuhet në njoftimin e Kuvendit

    Ajo do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, ndërsa programi i vizitës përfshin edhe vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu tomorrow for official visit to northern Macedonia

    Under the visit, President Haxhiu will hold bilateral meetings with Chairman Gashi, as well as meetings with Northern Macedonia President Gordana Siljanovska-David, and with Prime Minister Hristian Mickoski, said at the Parliament’s announcement.

    She will also meet with mayors of Albanian majority, while the visiting programme includes visiting the Museum of Contemporary Art.

    Source Layer: RTKLive

  • Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

    Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

    Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Afrim Gashi.

    Sipas njoftimit, në kuadër të vizitës, Haxhiu do të zhvillojë takim bilateral me Gashin, si dhe takime me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski.

    Ajo do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, ndërsa programi i vizitës përfshin edhe vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor./Klankosova.tv

  • Mayor Haxhiu on Official Visit to Northern Macedonia

    KThe Parliament’s office, Albulen Haxhiu, will hold tomorrow, October 27th, an official visit to northern Macedonia, where it will be hosted at state ceremonies by its counterpart, Africa Gashi.

    According to the announcement, under the visit, Haxhiu will hold bilateral meetings with Gashi, as well as meetings with Northern Macedonia President Gordana Silianovska-Davidkova, and Prime Minister Hristija Mickoski.

    She will also meet with mayors of Albanian majority, while the visiting programme includes visiting the Museum of Contemporary Art. /Klankosova. tv

  • Vanessa Trump zbulon simptomën e parë të kancerit të gjirit

    Vanessa Trump zbulon simptomën e parë të kancerit të gjirit

    Vanessa Trump, ish-bashkëshortja e Donald Trump Jr., ka rrëfyer se lodhja ekstreme ishte një nga shenjat e para që i parapriu diagnostikimit me kancer të gjirit.

    Në një intervistë së bashku me vajzën e saj, Kai Trump, dhe doktoreshën Nicole Saphier, Vanessa tregoi se për rreth gjashtë muaj para diagnozës ndihej jashtëzakonisht e rraskapitur, edhe pas aktiviteteve të thjeshta të përditshme, siç ishte dalja për të marrë një kafe në Starbucks.

    Ajo shpjegoi se lodhja është një simptomë që mund të neglizhohet lehtë, veçanërisht nga nënat, të cilat shpesh e konsiderojnë rraskapitjen pjesë të zakonshme të përditshmërisë.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Vanessa iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e tumorit dhe një pjese të vogël të indit përreth, si dhe trajtimit me rrezatim.

    Sipas saj, kanceri nuk lidhej me faktorë gjenetikë, por me faktorë të mjedisit.

    Rezultatet e rezonancës së fundit magnetike kanë qenë të mira dhe aktualisht ajo nuk ka shenja të sëmundjes.

    Megjithatë, në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme do t’i duhet të kryejë disa kontrolle çdo vit për të monitoruar gjendjen shëndetësore.

    – YouTube www.youtube.com

    Vanessa e bëri publike diagnozën në maj, rreth një muaj pasi kishte mësuar se vuante nga kjo sëmundje.

    Në atë kohë, ajo tregoi se po bashkëpunonte ngushtë me ekipin mjekësor dhe se ndihej e mbështetur nga familja dhe njerëzit e afërt.

    Përmes rrëfimit të saj, ajo synon të ndërgjegjësojë gratë për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, duke i nxitur që ta vendosin shëndetin e tyre në plan të parë. /Telegrafi/