Category: Lajme

  • Hoxha kritikon VV-në pas seancës për rastin e Arlindës: Më vjen turp për ministrat (VIDEO)

    Hoxha kritikon VV-në pas seancës për rastin e Arlindës: Më vjen turp për ministrat (VIDEO)

    Hoxha kritikon VV-në pas seancës për rastin e Arlindës: Më vjen turp për ministrat (VIDEO)

    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kritikuar ashpër veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme ku u diskutua për rastet e grave që u vranë këtë vit në Kosovë e me theks të veçantë rastin e trishtë të Arlinda Zekajt.

    Hoxha tha në “Edicionin Special” se i vie turp për ministrat dhe shumicën e deputetëve të VV-së të cilët sipas saj nuk kanë empati për ngjarjen tragjike që ndodhi të dielen mbrëma në Vitomiricë.

    Ajo foli edhe për një deklaratë të ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla, të bërë gjatë seancës.

    “Këta duan gjithçka me kontrollu, dhe si duket pavërejtshëm dhe joqëllimshëm i doli ajo fjalë që në fakt e shpërfaqë mendësinë që për gjithçka duhet me u përgjigj Qeveria dhe përgjigje ndaj qytetarëve ka veç qeveria dhe asnjë institucion tjetër. JO!”, deklaroi deputetja e PDK-së në Klan Kosova.

  • Prishtina dhe Prizreni nikoqire të edicionit jubilar të festivalit ReMusica

    Prishtina dhe Prizreni nikoqire të edicionit jubilar të festivalit ReMusica

    Prishtina dhe Prizreni nikoqire të edicionit jubilar të festivalit ReMusica

    Edicioni i 25-të i festivalit ReMusica, këtë vit vjen me temën “Continuum”, i cili shënon një çerek shekulli evolucion artistik, risi dhe dialog kulturor.

    Tema e këtij edicioni jubilar është një reflektim mbi lidhjet që e kanë mbajtur gjallë festivalin përgjatë 25 viteve mes brezave, zërave artistikë vendas dhe ndërkombëtarë, traditës, eksperimentimit, muzikës dhe shoqërisë.

    Duke iu rikthyer rrënjëve të hershme të muzikës bashkëkohore, “Continuum” thekson mënyrën se si muzika e re vazhdon të evoluojë përmes eksperimentimit të guximshëm, zërave të rinj artistikë, inovacionit teknologjik dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor.

    Programi i këtij viti përfshin të ftuar ndërkombëtarë, platforma kushtuar të rinjve si “ReMusica Junior”, platforma “ReNew” me masterklasa dhe rezidenca, tryeza të rrumbullakëta, diskutime profesionale me drejtorë festivalesh dhe profesionistë të kulturës, ku trajtohen tema që variojnë nga qëndrueshmëria te e ardhmja e muzikës së re, si dhe aktivitete për rrjetëzim.

    ReMusica mbahet nga 26 tetori deri më 1 nëntor 2026, në Prishtinë dhe Prizren./KlanKosova.tv

  • Pristina and Prizren host of ReMusica festival Jubilar edition

    EThe 25th edition of the ReMusica festival, this year comes with the theme “Continum,” which marks a quarter century of artistic evolution, innovation and cultural dialogue.

    The theme of this jubilee edition is a reflection of ties that have kept the festival alive over 25 years between generations, domestic and international artistic voices, tradition, experimentation, music and society.

    Backing to the early roots of contemporary music, ‘%Continum highlights the way new music continues to evolve through bold experimentation, new artistic voices, technological innovation and interdisciplinary co-operation.

    This year’s programme includes international guests, youth platforms, such as ReMusica Jr., reNews platforms with master notes and residences, roundtables, professional discussions with festival directors and culture professionals, where they deal with topics ranging from sustainability to the future of new music, as well as networking activities.

    ReMusica is held from October 26th to November 1st 2026, in Pristina and Prizren. /Clan Kosovo. tv

  • Dictionary.com shpall fjalën e vitit 2026: “Maxxing”, pasqyra e një shoqërie të fiksuar pas optimizimit

    Dictionary.com shpall fjalën e vitit 2026: “Maxxing”, pasqyra e një shoqërie të fiksuar pas optimizimit

    Fjala “Maxxing”, një term i përhapur në zhargonin e internetit dhe në rrjetet sociale, është shpallur “Fjala e Vitit 2026” nga Dictionary.com.

    E shkurtuar nga fjala angleze “maximizing”, ajo përdoret për të përshkruar përpjekjen për të bërë diçka në nivelin maksimal ose për ta optimizuar sa më shumë.

    Termi mund të përdoret i vetëm ose t’i shtohet një fjale tjetër për të treguar se diçka po bëhet në shkallën më të lartë të mundshme, transmeton Telegrafi.

    Dictionary.com, i cili vitin e kaluar kishte zgjedhur shprehjen “6-7”, kësaj radhe ka përzgjedhur një tjetër term të popullarizuar nga brezat Gen Z dhe Gen Alpha.

    Origjina e tij lidhet me shprehjen “maxing out a credit card”, që nënkupton tejkalimin e kufirit të kredisë, si dhe me kulturën e videolojërave.

    Termi u përhap veçanërisht gjatë viteve 2010 në komunitetet e njohura si “manosphere” dhe në nënkulturat incel, përmes shprehjes “looksmaxxing”.

    Kjo e fundit përshkruan përpjekjet për të maksimizuar tërheqjen fizike përmes ushtrimeve, kujdesit personal dhe ndryshimeve në pamje.

    Në fillimet e saj, shprehja përdorej shpesh në diskutime rreth refuzimit romantik dhe marrëdhënieve të dështuara.

    Popullariteti i termit u rrit më tej me përhapjen e ndikuesve kontroversë të “manosphere”, përfshirë transmetuesin e drejtpërdrejtë Braden Peters, i njohur si Clavicular, i cili promovon një përkushtim ekstrem ndaj pamjes mashkullore.

    Ai është akuzuar për sulm seksual ndaj një të reje në vitin 2025 dhe javën e kaluar u deklarua i pafajshëm për akuzën.

    Megjithatë, përdoruesit e rrjeteve sociale janë përpjekur ta shkëpusin fjalën “maxxing” nga reputacioni i saj fillestar dhe lidhjet me maskulinitetin agresiv.

    Termi është përvetësuar nga të rinjtë për të përshkruar një gamë shumë më të gjerë aktivitetesh, ndërsa kërkimet për të në internet shënuan rritje të madhe në gusht.

    Steve Johnson, drejtor i leksikografisë në Dictionary Media Group të kompanisë IXL Learning, tha se “maxxing” pasqyron një kulturë gjithnjë e më të përqendruar te përpjekja për të nxjerrë maksimumin nga gjithçka.

    “Sido që të jetë ajo që bëjmë, duam ta çojmë edhe më tej”, deklaroi Johnson.

    Sipas tij, përdorimet në zgjerim të termit tregojnë edhe mënyrat e ndryshme se si njerëzit reagojnë ndaj kësaj prirjeje: disa e përqafojnë, disa e teprojnë me të për humor, ndërsa të tjerë e përdorin për të ironizuar pikërisht presionin për të arritur gjithnjë e më shumë.

    Johnson përmendi shembuj të përdorimit të fjalës në fusha të ndryshme të jetës: “proteinmaxxing”, për shtimin e proteinave në ushqim; “tokenmaxxing”, për përdorimin sa më të madh të mjeteve të inteligjencës artificiale gjatë punës; dhe “cozymaxxing”, për përqendrimin te rehatia dhe relaksimi, për shembull gjatë një mbrëmjeje të së premtes.

    Ndër variantet e tjera janë “hardmaxxing”, që lidhet me metoda ekstreme për ndryshimin e pamjes, si dietat e rrepta, ndërhyrjet kirurgjikale në fytyrë apo edhe praktika të rrezikshme si goditja e kockave të fytyrës; “softmaxxing”, që përfshin ndryshime më të lehta, si një model i ri flokësh; “jestermaxxing”, përdorimi i humorit për të fituar pranimin ose popullaritetin në shoqëri; dhe “sleepmaxxing”, përpjekja për të përmirësuar sasinë dhe cilësinë e gjumit.

    Pavarësisht popullaritetit, termi ka edhe një dimension më shqetësues: ai pasqyron një shoqëri gjithnjë e më të lidhur me internetin, ku përmirësimi dhe optimizimi i vazhdueshëm po bëhen pjesë e përditshmërisë. Një shembull është “tokenmaxxing”, që mund t’i referohet edhe rasteve kur kompanitë u kërkojnë punonjësve të përdorin sa më shumë mjete të inteligjencës artificiale, pa qenë domosdoshmërisht e qartë nëse kjo sjell përfitime reale.

    Përveç “Maxxing”, në listën e ngushtë të kandidatëve për Fjalën e Vitit 2026 nga Dictionary.com ishin edhe “Affordability” (përballueshmëria e kostos së jetesës), “Data center” (qendra e të dhënave), “Odyssey” dhe “Unc”.

    Interesi për fjalën “Odyssey” lidhet, sipas raportimit, edhe me rritjen e kërkimeve për Homerin pas publikimit të filmit të Christopher Nolanit, The Odyssey.

    Ndërkaq, “Unc”, formë e shkurtuar e fjalës “uncle”, përdoret nga brezat e rinj për të përshkruar një person më të moshuar që konsiderohet i shkëputur nga trendet ose jo në modë. /Telegrafi/

  • Alexia Putellas fiton Topin e Artë për Femra 2026

    Alexia Putellas fiton Topin e Artë për Femra 2026

    Alexia Putellas është shpallur fituese e Topit të Artë për Femra 2026. Futbollistja e Barcelonës dhe e Përfaqësueses së Spanjës e fiton për herë të tretë këtë çmim prestigjioz, pas triumfeve në vitet 2021 dhe 2022, duke barazuar rekordin e bashkëkombëtares së saj, Aitana Bonmatí.

    Putellas është një nga figurat kryesore të futbollit të femrave dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në sukseset e Barcelonës, me të cilën ka fituar trofe të shumtë vendorë dhe evropianë.

    Me paraqitjet e saj në mesfushë, aftësinë për të krijuar raste dhe ndikimin në lojën sulmuese, ajo është shndërruar në një prej emrave më të rëndësishëm të gjeneratës së saj.

    Të nominuara ishin edhe Temwa Chawinga, Melchie Dumornay, Caroline Graham Hansen, Patri Guijarro, Pernille Harder, Ewa Pajor, Clàudia Pina, Alessia Russo dhe Khadija Shaw. /Telegrafi/

  • “Ti je më i miri dhe më i zgjuari”: Pse këto fjalë mund ta dëmtojnë vetëbesimin e fëmijës?

    “Ti je më i miri dhe më i zgjuari”: Pse këto fjalë mund ta dëmtojnë vetëbesimin e fëmijës?

    Lavdërimet e tepruara mund të krijojnë presion për sukses dhe frikë nga gabimet. Psikologjia sugjeron një mënyrë më të dobishme për t’i inkurajuar fëmijët dhe për t’i ndihmuar të besojnë në aftësitë e tyre

    Çdo prind dëshiron që fëmija i tij të rritet me vetëbesim, të ndihet i aftë dhe të mos ketë frikë nga sfidat. Pikërisht për këtë arsye, shprehje si “Ti je më i zgjuari”, “Ti mund të bësh gjithçka” apo “Ti je më i miri” dëgjohen shpesh në familje.

    Megjithëse burojnë nga dashuria dhe dëshira për ta inkurajuar fëmijën, këto lavdërime nuk japin gjithmonë rezultatin që prindërit presin.

    Kur një fëmijë lavdërohet vazhdimisht për inteligjencën, talentin apo epërsinë ndaj të tjerëve, ai mund të krijojë bindjen se duhet të jetë gjithmonë i suksesshëm për të merituar vlerësim.

    Në vend që ta shijojë procesin e të mësuarit, mund të fillojë t’u shmanget detyrave të vështira, nga frika se mos gabon apo zhgënjen prindërit.

    Pse ka rëndësi mënyra se si e lavdërojmë fëmijën?

    Fëmijët që mësohen të marrin lavdërime vetëm për zgjuarsinë ose aftësitë e tyre mund ta përjetojnë dështimin si dëshmi se nuk janë mjaftueshëm të zotë.

    Për shembull, një fëmijë që dëgjon vazhdimisht se është më i zgjuari në klasë mund të ndihet i pasigurt kur përballet me një detyrë që nuk arrin ta zgjidhë.

    Prandaj, është e rëndësishme t’i ndihmojmë fëmijët të kuptojnë se aftësitë zhvillohen përmes ushtrimit, përpjekjes dhe përvojës.

    Kjo nuk do të thotë se prindërit duhet të ndalojnë së lavdëruari fëmijët. Përkundrazi, lavdërimet mund të jenë më të dobishme kur përqendrohen te përparimi, këmbëngulja dhe mënyra se si fëmija përballet me vështirësitë.

    You’re the best and smartest. Why can those words harm the child’s self – confidence? Foto: Queenmoonlite35

    Çfarë t’i thoni fëmijës në vend të “Ti je më i zgjuari”?

    Në vend të lavdërimeve të përgjithshme, prindërit mund të përdorin shprehje që vlerësojnë përpjekjet konkrete.

    Në vend të “Ti je shumë i zgjuar”, mund t’i thoni: “Më pëlqeu mënyra se si u përpoqe ta gjeje zgjidhjen”.

    Në vend të “Ti je më i miri”, provoni: “E shoh sa shumë ke përparuar”.

    Ndërsa në vend të “Ty gjithçka të shkon për dore”, mund të thoni: “Nuk u dorëzove, edhe pse ishte e vështirë”.

    Këto mesazhe e ndihmojnë fëmijën të kuptojë çfarë ka kontribuar në suksesin e tij dhe e nxisin të provojë përsëri edhe kur nuk ia del menjëherë.

    Lavdërojeni edhe kur nuk fiton

    Kur fëmija merr një notë të dobët, humbet një garë ose nuk arrin të realizojë diçka që dëshironte, prindërit shpesh përpiqen ta ngushëllojnë duke i thënë se ai gjithsesi është më i miri.

    Por më e dobishme mund të jetë që fillimisht t’ia pranoni zhgënjimin.

    Fjali si “E kuptoj që je mërzitur” ose “Çfarë mendon se mund të bëjmë ndryshe herën tjetër?” e ndihmojnë të përballojë emocionet dhe të mësojë nga përvoja.

    Është e rëndësishme që fëmija të kuptojë se gabimet dhe humbjet nuk ia zvogëlojnë vlerën si person.

    Mbështetja e prindërve nuk duhet të varet nga notat, fitoret apo rezultatet, por nga dashuria dhe pranimi i pakushtëzuar.

    Vetëbesimi nuk ndërtohet duke qenë gjithmonë më i miri

    Qëllimi nuk është që fëmija të mos ndihet krenar për aftësitë e veta, por të mësojë se vlera e tij nuk përcaktohet nga krahasimi me të tjerët.

    Një fëmijë që ndihet i pranuar edhe kur gabon ka më shumë hapësirë të provojë gjëra të reja, të përballet me sfidat dhe të zhvillojë qëndrueshmëri emocionale.

    Në fund, mesazhi më i rëndësishëm që prindërit mund t’i përcjellin është i thjeshtë: Nuk ke nevojë të jesh gjithmonë më i miri për të qenë i vlefshëm dhe i dashur. /Telegrafi/

  • Përtej futbollit, Bukayo Saka shpërblehet për veprat e tij të jashtëzakonshme humanitare

    Përtej futbollit, Bukayo Saka shpërblehet për veprat e tij të jashtëzakonshme humanitare

    Bukayo Saka është nderuar me Çmimin Socrates në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij humanitar dhe përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë.

    Në bashkëpunim me organizatën bamirëse “BigShoe”, ylli i Arsenalit ka ndihmuar në ndryshimin e jetëve të shumë njerëzve në vende të ndryshme të botës.

    Në Nigeri, Saka ka financuar 120 operacione për fëmijë nga familje në kushte të vështira ekonomike.

    Beyond football, Bukayo Saka is rewarded for his extraordinary humanitarian works.

    Në Marok, ai ka kontribuar në sigurimin e 50 shtëpive për 84 familje dhe 89 fëmijë të prekur nga tërmeti, ndërsa në Turqi ka mbështetur strehimin e 26 familjeve të zhvendosura nga tërmetet shkatërruese.

    Përmes bashkëpunimit me Antonio Rüdiger, anglezi ka mbështetur gjithashtu kujdesin shëndetësor dhe programet e ekzaminimeve mjekësore në Ruandë, Kenia, Tanzani dhe Sierra Leone.

    Çmimi Socrates vlerëson personalitetet e futbollit që shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të promovuar humanizmin dhe për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri. Me këtë çmim, Saka dëshmon se ndikimi i një futbollisti mund të shkojë shumë përtej fushës së lojës. /Telegrafi/

  • Beyond football, Bukayo Saka is rewarded for his extraordinary humanitarian works.

    Beyond football, Bukayo Saka is rewarded for his extraordinary humanitarian works.

    Bukayo Saka is honoured with the Socrates Award at the Golden Top ceremony 2026, in recognition of his humanitarian contribution and dedication to people in need.

    In cooperation with the charity organization “Big Shoe,” the star of Arsenal has helped change the lives of many people in different parts of the world.

    In Nigeria, Saka has financed 120 household operations under difficult economic conditions.

    Beyond football, Bukayo Saka is rewarded for his extraordinary humanitarian works.

    In Morocco, he has contributed to providing 50 homes for 84 families and 89 children affected by the earthquake, while in Turkey he has supported the home of 26 families displaced by devastating earthquakes.

    Through co-operation with Antonio Rüdiger, the English also supported health care and medical examination programmes in Rwanda, Kenya, Tanzania and Sierra Leone.

    The Socrates Award praises football personalities who exploit their influence to promote humanity and bring positive changes to society. At this price, Saka testifies that a footballer’s influence can go far beyond the playing field. /Telegraphy/

  • You’re the best and smartest. Why can those words harm the child’s self – confidence?

    You’re the best and smartest. Why can those words harm the child’s self – confidence?

    Overdue commendation can create pressure for success and fear of error. Psychologicalism suggests a more helpful way to encourage children and help them believe in their abilities

    Each parent wants his child to grow up with confidence, to feel capable, and to have no fear of challenges. That’s why, words like you’re the smartest, you can do anything or you’re the best heard in the family.

    Despite love and a desire to encourage their child, such commendation does not always produce the outcome that parents expect.

    When a child is constantly praised for his intelligence, talent, or superiority over others, he can develop the conviction that he must always be successful in meriting recognition.

    Rather than enjoying the learning process, he may begin to avoid difficult tasks for fear of failing his parents.

    Why is it important to commend our child?

    Children who are taught to receive praise only for their wisdom or ability may experience failure as evidence of their failure.

    For example, a child who constantly hears that he is the smartest in class may feel insecure when facing a task that he cannot handle.

    Therefore, it is important to help children to see that their abilities are developed through exercise, effort, and experience.

    This does not mean that parents should stop praising their children. Rather, commendation can be most beneficial when they focus on progress, perseverance, and the way a child faces challenges.

    You’re the best and smartest. Why can those words harm the child’s self – confidence? Foto: Queenmoonlit35

    What do you say to your child instead of him?

    Instead of general commendation, parents can use expressions that appreciate practical efforts.

    Instead you’re very smart, you can say: I liked the way you tried to find a solution.

    Instead you’re the best, try: I see how much you’ve made.

    And instead of “Ty everything goes hand in hand,” you might say: You didn’t give up, even though it was hard.

    These messages help your child to understand what has contributed to his success and move him to try again when he does not succeed immediately.

    Praise Him Even When He Does Not Win

    When a child gets a poor grade, loses a race, or fails to accomplish what he wants to do, parents often try to comfort him by saying that he is still the best.

    But it may be most helpful to first accept disappointment.

    The word that I understand you’re upset or what do you think we can do differently next time?

    It is important for a child to realize that mistakes and losses do not diminish his value as a person.

    Parents ‘ support should not depend on grades, victories or results, but on love and unconditional acceptance.

    Self – confidence is not built up by being always the best

    The purpose is, not to be proud of his own abilities, but to learn that his value is not determined by comparison.

    A child who feels accepted even when wrong has more room to try new things, face challenges, and develop emotional stability.

    Finally, the most important message that parents can convey is simple: You do not always need to be the best to be valuable and loving. /Telegraphy/

  • Microsoft ofron largime vullnetare për rreth 60 mijë punonjës për të ulur kostot

    Microsoft ofron largime vullnetare për rreth 60 mijë punonjës për të ulur kostot

    Microsoft ka nisur një program të largimit vullnetar për rreth 60 mijë punonjës, në një përpjekje për të frenuar kostot dhe për të financuar investimet e mëdha në inteligjencën artificiale. Oferta përfshin më shumë se një të katërtën e fuqisë punëtore globale të kompanisë, e cila po shpenzon shuma të mëdha për qendra të të dhënave dhe çipa të avancuar për zhvillimin e AI-së.

    Sipas një burimi të njohur me çështjen, i cili foli për Reuters në kushte anonimiteti, programi do të jetë i hapur për punonjës të disa njësive, përfshirë ekipet që merren me përvojat e inteligjencës artificiale, Copilot, financat, burimet njerëzore, Xbox dhe Windows + Devices. Ndërkaq, sektorë si marketingu, biznesi komercial dhe siguria nuk do të përfshihen në këtë ofertë.

    Drejtoresha për personelin në Microsoft, Amy Coleman, tha në një memo drejtuar stafit se programi u jep punonjësve që po mendojnë për një të ardhme jashtë kompanisë mundësinë ta bëjnë këtë kalim me mbështetjen e saj. Sipas saj, oferta u krijon gjithashtu organizatave pjesëmarrëse një mënyrë shtesë për ta përshtatur fuqinë punëtore me nevojat që po ndryshojnë.

    Microsoft kishte gjithsej 223 mijë punonjës me orar të plotë në mbarë botën më 30 qershor 2026, sipas raportit vjetor të kompanisë. Programi i ri do të jetë i kufizuar në kohë dhe vullnetar, ndërsa do të zbatohet për punonjësit e kualifikuar në ekipet pjesëmarrëse në Kanada, Indi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, në nivelin 70 dhe më poshtë.

    Kompania tha se programi mbështetet në përvojën e fituar nga një skemë e mëparshme e pensionimit vullnetar. Punonjësit që plotësojnë kushtet pritet të marrin detajet e ofertës brenda disa orësh nga njoftimi, transmeton Telegrafi.

    Gjigantët e teknologjisë po investojnë qindra miliarda dollarë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, ndërsa investitorët po kërkojnë prova se këto shpenzime do të sjellin kthime të mjaftueshme. Microsoft ka parashikuar shpenzime kapitale prej 175 miliardë dollarësh për vitin kalendarik 2026. Kompania pritet të publikojë rezultatet financiare për tremujorin e parë pas mbylljes së tregjeve të mërkurën.

    Ky nuk është programi i parë i këtij lloji nga Microsoft. Në fillim të vitit, kompania ofroi largime vullnetare për rreth 7% të fuqisë së saj punëtore në SHBA, ose afërsisht 9 mijë punonjës.

    Në korrik, Microsoft njoftoi gjithashtu shkurtimin e 4,800 vendeve të punës, rreth 2.1% e fuqisë punëtore globale, si pjesë e ristrukturimit të biznesit të lojërave Xbox. Plani përfshinte edhe largimin nga deri në pesë studio lojërash, me synimin për të përmirësuar kthimin nga investimet e bëra ndër vite në këtë sektor.

    Lajmi për ofertën e re u raportua fillimisht nga Business Insider. Ndërkohë, aksionet e Microsoft, të cilat janë rritur rreth 10% që nga fillimi i vitit, shënuan një rritje prej afërsisht 1% të hënën. /Telegrafi/