Category: Lajme

  • Case in Pec, Andrew Thaci backs protest for women

    EThaci, son of former Kosovo president Hashim Thaci, has expressed support for the protest, aimed at killing women treated as national emergency.

    He did this by distributing his profile in the Instagram calling for the protest.

    This protest will be held on Wednesday, at 4: 00 p.m., in the Square of Zahir Pajaziti in Pristina. /I did. tv

  • NPL “Fushë Kosova” largon dy deponi ilegale, transportohen gjashtë kamionë me mbeturina

    NPL “Fushë Kosova” largon dy deponi ilegale, transportohen gjashtë kamionë me mbeturina

    NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ka realizuar një aksion pastrimi në lagjet 028 dhe 029, ku janë larguar dy deponi ilegale të mbeturinave.

    Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni janë grumbulluar dhe larguar gjithsej gjashtë kamionë me mbeturina të përziera, të cilat më pas janë transportuar dhe deponuar në deponinë e Mirashit.

    Nga kompania kanë bërë të ditur se me këtë ndërhyrje janë pastruar dy pika të egra të mbeturinave, duke kontribuar në përmirësimin e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

    Njëkohësisht, NPL “Fushë Kosova” u ka bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat t’i hedhin vetëm në vendet e përcaktuara dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një ambienti të pastër.

    “Apelojmë te qytetarët që mbeturinat t’i hedhin vetëm në vendet e përcaktuara dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të pastër për të gjithë”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/

  • Jeni ftohur, por dëshironi të stërviteni? Mjekët tregojnë kur mund të bëni ushtrime dhe kur duhet të pushoni

    Jeni ftohur, por dëshironi të stërviteni? Mjekët tregojnë kur mund të bëni ushtrime dhe kur duhet të pushoni

    Me ardhjen e vjeshtës shtohen rastet e ftohjes, duke ngritur një dilemë për personat që ushtrojnë rregullisht: a duhet të vazhdojnë stërvitjen apo të pushojnë derisa të shërohen.

    Sipas mjekëve të klinikave amerikane Mayo Clinic dhe Cleveland Clinic, përgjigjja varet nga simptomat dhe gjendja e përgjithshme e organizmit.

    Nëse keni hundë të bllokuara ose që rrjedhin, teshtini apo ndieni një irritim të lehtë në fyt, por nuk keni temperaturë, aktiviteti fizik i lehtë deri në mesatar zakonisht është i pranueshëm.

    You’ve cooled, but do you want to train? Doctors show when you can exercise and when you need to rest Foto ilustruese

    Megjithatë, rekomandohet të zvogëloni intensitetin dhe kohëzgjatjen e ushtrimeve, duke zgjedhur ecjen e shpejtë, shtrirjet e lehta ose çiklizmin me ritëm të qetë.

    Nga ana tjetër, nëse keni temperaturë, lodhje të theksuar, dhimbje të muskujve në të gjithë trupin, kollë të fortë, rëndim në gjoks, të përziera apo probleme me stomakun, është më mirë ta ndërprisni stërvitjen.

    Ushtrimi në këto kushte mund ta vështirësojë rikuperimin dhe të rrisë rrezikun e komplikimeve.

    Mjekët theksojnë gjithashtu se besimi se ftohja mund të largohet duke djersitur nuk mbështetet nga prova shkencore.

    Edhe pse aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në shëndetin e përgjithshëm, kur sëmureni, organizmi ka nevojë për kohë për t’u rikuperuar. Gjatë kësaj periudhe, hidratimi i mjaftueshëm dhe pushimi janë veçanërisht të rëndësishëm.

    Një tjetër aspekt që nuk duhet anashkaluar është rreziku i përhapjes së infeksionit.

    Nëse keni simptoma të një sëmundjeje ngjitëse, shmangni palestrën dhe stërvitjet në grup, për të mbrojtur personat e tjerë.

    Nëse dëshironi të lëvizni dhe simptomat janë të lehta, mund të zgjidhni ushtrime të përshtatshme në shtëpi.

    Kur filloni të ndiheni më mirë, rikthehuni gradualisht në rutinën tuaj të zakonshme.

    Disa ditë pushim nuk do ta shkatërrojnë kondicionin tuaj fizik, ndërsa rikthimi i nxituar mund ta vështirësojë shërimin.

    Nëse keni dyshime për gjendjen tuaj ose simptomat përkeqësohen, këshillohuni me mjekun përpara se të rifilloni stërvitjen. /Telegrafi/

  • You’ve cooled, but do you want to train? Doctors show when you can exercise and when you need to rest

    You’ve cooled, but do you want to train? Doctors show when you can exercise and when you need to rest

    As autumn approaches an increase in cooling, raising a dilemma about regular exercise – whether they should continue training or relax until they are healed.

    According to American clinic doctors Mayo Clinton and Cleveland Clinton, the answer depends on symptoms and the body’s overall state.

    If you have a nose that is blocked or flowing, sneeze or feel a mild irritability in your throat but have no fever, easy activity to the average is usually acceptable.

    You’ve cooled, but do you want to train? Doctors show when you can exercise and when you need to rest Illustration photo

    However, it is recommended that you reduce the intensity and length of exercise by choosing rapid walking, light extensions, or calm – pace cycling.

    On the other hand, if you have fever, severe fatigue, body muscle pain, strong coughing, chest gravity, nausea, or stomach problems, it is better to stop training.

    The exposure to such conditions can make recovery difficult and increase the risk of complications.

    Doctors also stress that the belief that the cooling can be removed by sweating is not supported by scientific evidence.

    While regular physical activity can contribute to general health, when you get sick, the organism needs time to recover. During this period, sufficient hydration and rest are especially important.

    Another aspect not to be overlooked is the risk of spreading infection.

    If you have symptoms of an infectious disease, avoid gym and group training to protect others.

    If you want to move and the symptoms are easy, you can choose appropriate house exercise.

    When you begin to feel better, gradually return to your normal routine.

    A few days off will not destroy your physical condition, while rushing back can make recovery difficult.

    If you have doubts about your condition or symptoms get worse, consult your doctor before you resume your training. /Telegraphy/

  • Luis de la Fuente shpallet trajneri më i mirë i vitit

    Luis de la Fuente shpallet trajneri më i mirë i vitit

    De la Fuente e ka marrë çmimin në ceremoninë e mbajtur në Londër, ku ka falënderuar trajnerët e tjerë të nominuar dhe ka theksuar se ky vlerësim nuk i takon vetëm atij, por edhe futbollistëve të ekipit.

    Me këtë sukses, trajneri spanjoll i ka shtuar një tjetër vlerësim karrierës së tij, pasi tashmë drejton përfaqësuesen që mban titujt e kampionatit evropian dhe Kupës së Botës.

    De la Fuente e ka cilësuar çmimin si një nder të veçantë, duke ndarë meritat me lojtarët që kanë kontribuar në sukseset e Spanjës.

    Burimi: RTKLive

  • Louis de la Fuente announced the best coach of the year

    De la Fuente has received the award at the ceremony held in London, where he has thanked other nominated trainers and stressed that this assessment belongs not only to him but also to team football players.

    With this success, the Spanish coach has added another assessment to his career, as he already heads the representative holding the titles of the European Championship and World Cup.

    De la Fuente has named the award a special honour, sharing merits with players who have contributed to Spain’s successes.

    Source Layer: RTKLive

  • RTV Vojvodina kërkon falje që nuk e transmetoi festën e Listës Studentore

    RTV Vojvodina kërkon falje që nuk e transmetoi festën e Listës Studentore

    RTV-ja e Vojvodinës u kërkoi falje shikuesve, pasi nuk transmetoi pamje të shumta nga festa e Listës Studentore pas zgjedhjeve. “Radiotelevizioni publik për shumë vite nuk e ka përmbushur funksionin e tij”, tha prezantuesi Goran Eror në fillim të edicionit të lajmeve.

    Në edicionin e parë të lajmeve të realizuar nga Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV), prezantuesi Goran Eror lexoi që në fillim një kërkimfalje, pasi mbrëmjen e kaluar RTV-ja nuk transmetoi shumë pamje nga festa e Listës Studentore pas zgjedhjeve të djeshme, pavarësisht kundërshtimit të një pjese të punonjësve. Edicioni i lajmeve nisi me pamje nga festimet e mbrëmshme në rrugët e Novi Sadit dhe qyteteve të tjera të Serbisë.

    Eror tha se radiotelevizioni publik prej vitesh nuk e kishte përmbushur funksionin e tij.

    “Radiotelevizioni publik për shumë vite nuk e ka përmbushur funksionin e tij. Janë heshtur çështje, janë mbyllur sytë para realitetit, është raportuar në mënyrë të njëanshme dhe pa kritikë, nuk janë bërë pyetjet e duhura ose nuk janë bërë fare pyetje. Për këtë arsye, u kemi borxh shikuesve një kërkimfalje”, lexoi prezantuesi.

    Shkarkimi i kryeredaktorit dhe redaktorit përgjegjës ishte një nga kërkesat e sindikatës “Nezavisnost”, e cila e kishte paraqitur këtë kërkesë që para një viti, duke paralajmëruar për dëmtimin e integritetit të RTV-së dhe raportimin në favor të pushtetit.

    “Mirëdita. Ky është edicioni i lajmeve i Radio-Televizionit të Vojvodinës. Në fillim të rrugës drejt rifitimit të besimit të publikut, unë jam Goran Eror, ndërsa këto janë lajmet që, krahas festimeve në rrugë, shënuan ditën”, përfundoi Eror hyrjen e edicionit, para se të lexonte lajmet kryesore.

    Burimi: RTKLive

  • Yamal fiton për të tretin vit radhazi çmimin e talentit më të mirë

    Yamal fiton për të tretin vit radhazi çmimin e talentit më të mirë

    Ylli i Barcelonës ka vazhduar të marrë vlerësime për paraqitjet e tij, ndërsa në ceremoninë e mbajtur në Londër ka treguar modestinë e tij, duke thënë se çmimi do të duhej t’i takonte bashkëlojtarit Pau Cubarsi.

    Yamal ka pasur një sezon të rëndësishëm me Barcelonën dhe përfaqësuesen e Spanjës. Sipas të dhënave të publikuara para ceremonisë, ai ka shënuar gjashtëmbëdhjetë gola në njëzet e tetë ndeshje të La Liga, krahas golave të realizuar në Ligën e Kampionëve.

    Në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare, spanjolli vazhdon të jetë një prej emrave më të spikatur të brezit të ri të futbollit botëror.

    Burimi: RTKLive

  • Yamal wins the third year in a row for the best talent award

    The star of Barcelona has continued to receive recognitions for its presentations, while at the ceremony held in London it has shown its modesty, saying the price would have to meet fellow player Pau Cubarsi.

    Yamal has had an important season with Barcelona and Spain’s representative. According to data released before the ceremony, he scored sixteen goals in the twenty-eight games of La League, along with goals achieved in the Champions League.

    At the age of nineteen, the Spaniard continues to be one of the most prominent names of the new world football generation.

    Source Layer: RTKLive

  • Zvicër, kosovari mbetet në paraburgim pas të shtënave jashtë palestrës

    Zvicër, kosovari mbetet në paraburgim pas të shtënave jashtë palestrës

    Gjykata Federale e Zvicrës ka refuzuar kërkesën për lirimin nga paraburgimi të një shtetasi të Kosovës, i cili po hetohet në lidhje me të shtënat me armë zjarri para një qendre fitnesi në kantonin e Aargaut.

    Vendimi i Gjykatës Federale është marrë më 12 gusht 2026, ndërsa incidenti për të cilin po hetohet i dyshuari ndodhi më 26 prill 2025.

    Sipas dosjes gjyqësore, i dyshuari dyshohet se drejtonte automjetin, ndërsa nipi i tij, i cili ndodhej në ulësen e pasagjerit, qëlloi disa herë në drejtim të një automjeti që transportonte dy vëllezër. Njëri prej tyre pësoi plagë me armë zjarri në këmbë.

    Pas të shtënave, dy të dyshuarit u larguan me automjet, por u arrestuan më vonë po atë ditë.

    Hetimi lidhet me dyshimet për disa raste të tentativës së vrasjes, si dhe vepra të tjera penale. Sipas autoriteteve zvicerane, ngjarja dyshohet se lidhet me një konflikt disavjeçar ndërmjet dy familjeve, gjatë të cilit kanë ndodhur edhe përplasje të tjera të dhunshme.

    Gjykata vlerësoi se ekziston dyshim i fortë për përfshirjen e tij

    Gjykata Federale vlerësoi se ekziston dyshim i fortë se kosovari mund të ketë vepruar në bashkëpunim me nipin e tij, transmeton Telegrafi.

    Dy dëshmitarë deklaruan se automjeti i të dyshuarve kishte mbërritur me shpejtësi të lartë, ishte ndalur pranë automjetit të viktimave dhe ishte larguar me shpejtësi pas të shtënave. Në dosje përmendet gjithashtu se nipi i të dyshuarit dyshohet se ka qëlluar tetë herë në drejtim të automjetit.

    I dyshuari i kundërshton dyshimet. Ai pretendon se nuk e dinte që nipi i tij kishte armë dhe se nuk kishte dijeni paraprake për ndonjë sulm. Megjithatë, Gjykata Federale vlerësoi se provat e mbledhura deri më tani janë të mjaftueshme për vazhdimin e paraburgimit.

    Rreziku i arratisjes, arsye për vazhdimin e paraburgimit

    Një nga arsyet kryesore për vazhdimin e paraburgimit është rreziku i arratisjes.

    Kosovari jeton në Zvicër që nga viti 2003, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij, të moshës 14 dhe 8 vjeç. Megjithatë, ai ka shtetësi kosovare dhe anëtarë të afërt të familjes në Kosovë, përfshirë nënën, motrën dhe vëllain.

    Gjykata mori parasysh edhe mundësinë e një dënimi afatgjatë dhe të dëbimit nga Zvicra në rast të një vendimi fajësie.

    Sipas vlerësimit të gjykatës, masat alternative, si dorëzimi i dokumenteve, paraqitja periodike në polici, ndalimi i kontakteve ose mbikëqyrja elektronike, nuk janë të mjaftueshme për të neutralizuar rrezikun e arratisjes.

    Në fund, Gjykata Federale refuzoi ankesën e kosovarit, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Gjykata urdhëroi gjithashtu që ai të paguajë dy franga zvicerane për shpenzimet gjyqësore./Telegrafi/