Category: Lajme

  • Ambasada britanike: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

    Ambasada britanike: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

    Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur pikëllim të thellë për vrasjen e Arlinda Zekaj, e cila u ishte drejtuar institucioneve të Kosovës për mbrojtje, nga frika se jeta e saj ishte në rrezik për shkak të dhunës në familje.

    “Askush që ndërmerr hapin e guximshëm për të kërkuar ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje”, thuhet në reagimin e ambasadës.

    Ambasada thekson se gratë që rrezikohen nga dhuna në shtëpi duhet të mbështeten për të gjetur sigurinë e nevojshme, duke e cilësuar këtë si çështje themelore të sigurisë.

    Rasti, sipas ambasadës, nënvizon nevojën për veprime institucionale që vendosin të mbijetuarat në qendër, koordinim efektiv ndërmjet institucioneve, llogaridhënie dhe qasje në drejtësi.

    Ambasada ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës, duke shpresuar që drejtësia të vihet në vend.

    Burimi: RTKLive

  • British Embassy: No one seeking help should remain without protection

    The Great Britain Embassy in Pristina has expressed deep grief at the murder of Arlinda Zekaj, who was addressing Kosovo institutions for protection, for fear her life was in danger because of domestic violence.

    No one who takes the bold step to seek help should remain without protection, said the embassy’s response.

    The embassy stresses that women who are endangered by domestic violence must rely on finding the necessary security, naming this a fundamental security issue.

    The case, according to the embassy, underscores the need for institutional action that puts survivors at the centre, effective co-ordination between institutions, accountability and access to justice.

    The embassy has expressed condolences to the victim’s family and relatives, hoping justice will be served.

    Source Layer: RTKLive

  • Rubikon sonte: Kush e vrau Arlindën?

    Rubikon sonte: Kush e vrau Arlindën?

    Rubikon sonte: Kush e vrau Arlindën?

    Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje. Paralajmëroi rrezikun për jetën. Megjithatë, u vra.

    – Çka ndodhi para dhe pas kthimit të saj në shtëpi me përcjellje policore?

    – Ku dështoi mbrojtja dhe kush duhet të japë llogari?

    – Pse gratë vazhdojnë të vriten edhe pasi kërkojnë ndihmën e shtetit?

    – Çka duhet të ndryshojë që femicidi të mos përsëritet?

    Në panel: Adelina Hoxha, Artan Qerkini, Qendresa Tërshani, Blinera Osmani, Teutë Rrusta dhe Vehbi Kajtazi.

    Klan Kosova, 20:45.

    Rubikon tonight: Who killed Arlinda?

  • Rubikon tonight: Who killed Arlinda?

    Rubikon tonight: Who killed Arlinda?

    AZelda Zekij sought protection. Warn the danger to life. Still, he was killed.

    What happened before and after her return home with a police escort?

    ) Where did protection fail, and who should render an account?

    Why do women continue to be killed after they seek the help of the State?

    How can childicide not be repeated?

    On panel: Adelina Hoxha, Artan Qerkeyni, Tarshan Center, Blinera Osmani, Teuta Rrusta and Vehbi Katazi.

    Klan Kosova, 20:45.

    Rubikon tonight: Who killed Arlinda?

  • Përplasje në Kuvend: Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës, Haxhiu ia kujton vitin 2019

    Përplasje në Kuvend: Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës, Haxhiu ia kujton vitin 2019

    Përplasje në Kuvend: Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës, Haxhiu ia kujton vitin 2019

    Debat dhe përplasje ka pasur në Kuvendin e Kosovës pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, ku deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke e cilësuar atë si akt moral dhe përgjegjësi institucionale.

    Tahiri ka thënë se gjatë 11 vjetëve në Kosovë janë vrarë 47 gra, ndërsa nga viti 2022 deri në vitin 2026 janë vrarë 20 gra, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka vlerësuar se këto shifra kërkojnë reflektim dhe përgjegjësi nga institucionet, duke theksuar se debati nuk duhet të përqendrohet vetëm te statistikat, por te veprimet konkrete për parandalimin e rasteve të tilla.

    “Nuk është sot temë analizë statistikore, kush ka bërë e kush nuk ka bërë. Për 11 vjet janë vrarë 47 gra. Prej vitit 2022 deri në 2026 janë vrarë 20 gra. Nëse i përkthejmë në vite, është skandaloze dhe është përgjegjësi institucionale”, ka deklaruar Tahiri në seancën e sotme.

    “Duhet reflektim, përgjegjësi dhe Gërvalla duhet të japë dorëheqje si akt moral. Duhet veprime konkrete dhe duhet përgjegjësi morale. Përgjegjësia morale është dorëheqje”, ka thënë Tahiri.

    Ndaj deklaratave të tij ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila ka rikujtuar rastet e vrasjeve të grave gjatë vitit 2019 dhe ka pyetur për përgjegjësinë e opozitës në atë periudhë.

    “Pesë gra janë vrarë në vitin 2019. Kush nga ju ka dhënë dorëheqje? Kush nga ju keni folur në Kuvend për këto vrasje? Asnjëri nuk keni folur. Kam qenë ministre dhe e di shumë mirë çka keni bërë”, është shprehur Haxhiu./Klankosova.tv

  • Deklaratë skandaloze | Gërvalla: Po t’i ishte drejtuar Arlinda Qeverisë, ndoshta do të kishte pasur angazhim

    Deklaratë skandaloze | Gërvalla: Po t’i ishte drejtuar Arlinda Qeverisë, ndoshta do të kishte pasur angazhim

    Deklaratë skandaloze | Gërvalla: Po t’i ishte drejtuar Arlinda Qeverisë, ndoshta do të kishte pasur angazhim

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur në seancën kushtuar vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë se viktima i ishte drejtuar drejtësisë, por nuk kishte marrë mbrojtjen që kishte kërkuar.

    Ajo ka thënë se Zekaj nuk i ishte drejtuar Qeverisë, duke shtuar se një gjë e tillë ndoshta do të mund të kishte sjellë angazhim institucional, gjithmonë duke respektuar rendin kushtetues të vendit.

     “Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe nuk ka marrë mbrojtjen e kërkuar. Fatkeqësisht, Arlinda nuk i është drejtuar Qeverisë, ndoshta po t’i ishte drejtuar Qeverisë, ndoshta do të kishte pasur angazhim, duke respektuar natyrisht rendin kushtetues të vendit tonë.

    “Po, do të duhet të ketë edhe shkarkime, mirëpo në rendin tonë kushtetues nuk është Ministri i Drejtësisë ai që shkarkon as prokurorë e as gjyqtarë”, u shpreh ajo. /Klankosova.tv

  • Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete

    Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete

    Kryeministri slloven, Janez Jansha, ka deklaruar se Sllovenia nuk do të mbështesë asnjë përparim të mëtejshëm drejt anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, derisa Beogradi të dorëzojë arkivat e ish-shërbimeve sekrete jugosllave që kanë të bëjnë me Slloveninë.

    Ai e bëri të ditur këtë qëndrim në platformën e rrjeteve sociale X, një ditë pas zgjedhjeve në Serbi, në një kohë kur çështja e rrugëtimit evropian të këtij vendi po shtrohet sërish, transmeton Telegrafi.

    Ndonëse Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi më herët se “dera e BE-së është e hapur” për Serbinë, mesazhet nga Sllovenia tregojnë se vazhdimi i negociatave nuk do të jetë i mundur pa zgjidhur çështjet e mbetura pezull midis dy shteteve.

    Teksa mirëpriti mundësinë që autoritetet e reja serbe të përshpejtojnë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Jansha vendosi njëkohësisht një kusht të qartë.

    “Ne nuk do të japim pëlqimin tonë për asnjë përparim, derisa Serbia t’i dorëzojë Sllovenisë të gjitha arkivat e Udba-s, SDV-së, APJ-së, ZSNZ-së dhe shërbimeve të tjera të ish-RSFJ-së që lidhen me Slloveninë”, deklaroi Jansha. /Telegrafi/

  • ​Rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj, IPK nis veprimet hetimore dhe verifikuese

    ​Rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj, IPK nis veprimet hetimore dhe verifikuese

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka filluar sot ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën e trajtimit nga Policia e Kosovës të të gjitha rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmë në Vitomiricë të Pejës.

    Në një njoftim për media thuhet se këto veprime ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe kanë për qëllim verifikimin e plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj.

    Në kuadër të këtij procesi, IPK thotë se do të shqyrtojë mënyrën e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të secilit raportim, si dhe veprimet e ndërmarra apo eventualisht të mos ndërmarra nga zyrtarët policorë përgjegjës, raporton KosovaPress.

    Qëllimi i këtyre veprimeve është vlerësimi i ligjshmërisë dhe përputhshmërisë së veprimeve policore me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive eventuale individuale dhe institucionale, nëse konstatohen shkelje apo lëshime gjatë trajtimit të rasteve të raportuara.

  • Gërvalla: Arlinda iu drejtua drejtësisë, por fatkeqësisht jo Qeverisë – nuk e mori mbrojtjen e kërkuar

    Gërvalla: Arlinda iu drejtua drejtësisë, por fatkeqësisht jo Qeverisë – nuk e mori mbrojtjen e kërkuar

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk ka kompetencë kushtetuese për të shkarkuar prokurorë apo gjyqtarë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar mbrojtje nga drejtësia para se të vritej,.

    Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Gërvalla ka thënë se është e nevojshme të ketë përgjegjësi institucionale, por ka theksuar se kompetencat e ministrit të Drejtësisë janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe nuk përfshijnë shkarkimin e prokurorëve apo gjyqtarëve.

    “Prandaj, unë nuk mund të shkarkoj asnjë prokuror i cili e ka lënë në baltë Arlindën, sepse nuk është – nuk ma jep këtë kompetencë Kushtetuta”, ka deklaruar Gërvalla.

    Ajo ka thënë se Arlinda i ishte drejtuar drejtësisë, por nuk e kishte marrë mbrojtjen e kërkuar, duke shtuar se institucionet duhet të veprojnë në përputhje me rendin kushtetues dhe kompetencat që kanë.

    Gërvalla ka kundërshtuar, po ashtu, atë që e ka cilësuar si mungesë informacioni në disa prej deklarimeve gjatë seancës, duke kërkuar analizë të kujdesshme të shkaqeve që kanë ndikuar në rritjen e rasteve të vrasjeve të grave këtë vit.

    “Duhet të analizojmë me kujdes shkaqet e rritjes së numrit këtë vit para se të japim deklarata”, ka thënë ajo.

    Ministrja ka theksuar se dhuna në familje dhe vrasjet e grave nga partnerët, ish-partnerët apo familjarët nuk janë vetëm fenomen i Kosovës, por problem ndërkombëtar. Megjithatë, sipas saj, në Kosovë këto raste trajtohen seriozisht edhe në debatin publik dhe atë politik.

    Gërvalla ka thënë se ministri i Drejtësisë nuk është polic, prokuror apo gjyqtar dhe se duhet të respektojë pavarësinë e gjyqësorit.

    “Dhuna në familje, fatkeqësisht, dhe vrasja e grave nga partnerët apo ish-partnerët e tyre është një fenomen ndërkombëtar. Mirëpo, ajo çka e dallon Kosovën nga shumë vende të tjera është që ne, qoftë në debatin publik, qoftë në debatin politik, e marrim shumë seriozisht. Secilin prej rasteve që ndodhin në vendin tonë. Dhe kjo është shumë e mirë. Sot nuk mendoj që është dita më e hesht, sepse po të heshtim, krijojmë përshtypjen që po i injorojmë nevojat dhe që po i injorojmë pritjet që kanë qytetarët e Republikës ndaj asaj çfarë duhet të thonë të zgjedhurit e tyre, dhe qeveria që ka dalë nga ky Kuvend. Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe nuk ka marrë mbrojtjen e kërkuar. Fatkeqësisht, Arlinda nuk i është drejtuar qeverisë. Ndoshta po të ishte drejtuar qeverisë, ndoshta do të kishte pasur angazhim, duke respektuar natyrisht rendin kushtetues të vendit tonë.

    Po, do të duhet të ketë edhe shkarkime, mirëpo në rendin tonë kushtetues, në Republikën tonë parlamentare, nuk është ministri i Drejtësisë ai që shkarkon as prokurorë, as gjyqtarë. Ministri i Drejtësisë i ka detyrat e veta, nuk është as polic, as prokuror, dhe as gjyqtar, e respekton pavarësinë e gjyqësorit, edhe në bashkëpunim me instancat e gjyqësorit, përpiqemi së bashku t’i japim zgjidhje problemeve të përbashkëta”, ka deklaruar ajo.

    Burimi: Dukagjini

  • ​Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    ​Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe institucionet për mungesë të llogaridhënies, derisa asnjë zyrtar i pushtetit nuk ka ofruar dorëheqje pas tragjedisë.

    Gjini e ka quajtur Kurtin “mashtrues të tmerrshëm”, duke e kritikuar për ligjëratën mbi mënyrën se si duhet të funksionojë shteti dhe përgjegjësitë institucionale, gjashtë vjet pas ardhjes së tij në pushtet.

    “6 vjet pasi ka ardhur në pushtet, Kurti mbajti ligjëratë se si duhet të jetë shteti, e cilat duhet të jenë përgjegjësitë. Mashtrues i tmerrshëm”, ka shkruar Gjini.

    Ai ka theksuar se, gati 24 orë pas tragjedisë që tronditi vendin, askush nga pushteti nuk ka dhënë llogari dhe nuk është ofruar asnjë dorëheqje, qoftë edhe për arsye të moralit institucional.

    Sipas Gjinit, në vend të marrjes së përgjegjësisë, përfaqësuesit e pushtetit po sillen sikur të mos ishin vetë në qeverisje, duke ua bartur fajin të tjerëve dhe duke tentuar të ndërtojnë skenarë absurdë.

    “Ky është dështim me adresë të qartë”, ka theksuar ai.

    Kryetari i Aleancës ka nënvizuar se asnjë rrethanë nuk mund ta legjitimojë krimin dhe se autori duhet të marrë dënimin maksimal, por ka insistuar se kjo nuk e përjashton përgjegjësinë e udhëheqësve shtetërorë dhe të institucioneve që dështuan ta mbrojnë jetën e një qytetareje.

    “Askush, në asnjë rrethanë, nuk e legjitimon krimin, dhe autori duhet të marrë dënimin më maksimal. E kemi thënë të parët. Por përgjegjësia mbetet tek udhëheqësit e shtetit dhe institucioneve”, ka shkruar Gjini.