Category: Lajme

  • Provokime anti-shqiptare në Beograd, tifozët e Crvena Zvezdës djegin figurat e Thaçit dhe Kurtit

    Provokime anti-shqiptare në Beograd, tifozët e Crvena Zvezdës djegin figurat e Thaçit dhe Kurtit

    Provokime anti-shqiptare në Beograd, tifozët e Crvena Zvezdës djegin figurat e Thaçit dhe Kurtit

    Në Beograd është zhvilluar mbrëmë miniderbi mes OFK Beogradit dhe Crvena Zvezdës, por vëmendjen jashtë fushës e kanë marrë provokimet e tifozëve serbë.

    Tifogrupi “Delije”, i njohur si grupi i organizuar i tifozëve të Crvena Zvezdës, shfaqet në pamjet e publikuara duke mbajtur figura të personaliteteve shqiptare, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin aktual, Albin Kurti, të cilat më pas shihen duke u djegur.

    Pamjet kanë nxitur vëmendje për shkak të mesazheve provokuese ndaj shqiptarëve, të shfaqura në një aktivitet sportiv në kryeqytetin serb.

    Mbetet të shihet nëse UEFA apo FIFA do të reagojnë lidhur me këto pamje dhe nëse do të ndërmerren masa ndaj sjelljeve të tilla në stadiume.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Anti-Albanian Tests in Belgrade, Crvena Zvezda fans burn Thaci and Kurti figures

    In Belgrade last night, the minister between the OFK Belgrade and Crvena Zvezda has developed, but attention outside the field has been taken by the provocations of Serbian fans.

    Tifogroup ‘%Delije), known as the organised group of Crvena Zvezda fans, appears on published images bearing figures of Albanian personalities, including former Kosovo president Hashim Thaci, and current Prime Minister Albin Kurti, who are later seen burning.

    The images have raised attention due to provocative messages to Albanians, displayed in a sports event in the Serbian capital.

    remains to be seen if U n The EFA or FIFA will react in terms of these images, and whether measures will be taken against such behaviours in stadiums.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Të hapen arkivat e Serbisë dhe të zbardhen krimet e regjimeve Millosheviq-Vuçiq

    Të hapen arkivat e Serbisë dhe të zbardhen krimet e regjimeve Millosheviq-Vuçiq

    Analisti politik Jasmin Mujanoviq ka kërkuar që qeveria e re e Serbisë të hapë arkivat e shërbimeve sekrete dhe të zbardhë përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit serb në luftërat e viteve ’90.

    Në një reagim në platformën X, Mujanoviqka theksuar se qeveria e re në Beograd duhet të zbatojë një politikë të mirëfilltë të lustracionit, e cila do të përfshinte largimin nga institucionet të personave të lidhur me regjimet e mëparshme.

    Ai ka përmendur Dejan Shoshkićin, ish-guvernatorin e Bankës Qendrore të Serbisë, si një nga kandidatët seriozë për kryeministër, duke iu referuar qëndrimeve të tij për lustracionin dhe kufizimin e ndikimit të oligarkëve të lidhur me partinë e presidentit Aleksandar Vuçiq.

    Sipas Mujanoviqit, Serbia nuk e përfundoi procesin e shkëputjes nga trashëgimia e regjimit të Slobodan Millosheviqit pas largimit të tij nga pushteti. Arkivat e sigurisë nuk u hapën, ndërsa strukturat e inteligjencës, ushtrisë dhe policisë nuk u reformuan siç duhej.

    Ai ka vlerësuar se kjo situatë kontribuoi në rikthimin e figurave të lidhura me atë regjim, duke përfshirë edhe Vuçiqin, në skenën politike serbe.

    Mujanoviq ka kërkuar që hapja e arkivave të mundësojë zbardhjen e personave që, sipas tij, janë përgjuar, përndjekur apo vrarë nga regjimet e Millosheviqit dhe Vuçiqit, si dhe të rrjeteve të bashkëpunëtorëve politikë e mediatikë në Serbi, rajon dhe Evropë.

    Në fund, ai ka thënë se nacionalizmi serb është karakterizuar nga dy shtylla: autoritarizmi brenda vendit dhe ekspansionizmi jashtë tij. Sipas tij, qeveria e re mund të nisë një shkëputje historike nga kjo trashëgimi duke zbardhur pasojat e politikave të së kaluarës.

    Burimi: RTKLive

  • Open Serbia’s archives, whiteen Milosevic-Vuciq regime crimes

    Political analyst Jasmin Mujanovic has demanded that Serbia’s new government open secret services archives and clear the direct involvement of the Serbian state in the wars of the ’90s.

    In a response on the X platform, Mujanovqka stressed that the new government in Belgrade must implement a genuine policy of lustration, which would include leaving the institutions of persons linked to previous regimes.

    He has named Dejan Shoschkiić, former governor of Serbia’s Central Bank, as one of the serious candidates for prime minister, referring to his stances on lustration and limiting the influence of oligarchs associated with President Aleksandar Vuciq’s party.

    According to Mujanovac, Serbia did not complete the process of secession from the legacy of Slobodan Milosevic’s regime after his departure from power. Security archives were not opened, while intelligence, military and police facilities were not properly reformed.

    He has estimated that this situation contributed to the return of figures linked to that regime, including Vucinqi, on the Serbian political scene.

    Mujanovic has demanded that the opening of archives enable the dawning of persons who, according to him, have been bugged, persecuted or killed by Milosevic and Vuciqi’s regimes, as well as networks of political and media collaborators in Serbia, the region and Europe.

    In the end, he has said that Serbian nationalism has been characterised by two pillars — authoritarianism within the country and expansionism abroad. According to him, the new government could launch a historic split from this legacy by whiteling the consequences of past policies.

    Source Layer: RTKLive

  • Filipoviç: Shqetësuese që Lista Studentore preferon mediat ruse

    Filipoviç: Shqetësuese që Lista Studentore preferon mediat ruse

    Analisti malazez Ljubomir Filipoviç përmes një statusi në X ka shprehur shqetësim për orientimin politik të Listës Studentore në Serbi, duke vënë në dukje se mediat e preferuara të drejtuesve të saj janë ato të RT-së ruse dhe se mesazhi kryesor në politikën e jashtme është refuzimi i sanksioneve ndaj Rusisë, e jo vazhdimi i integrimit evropian.

    Filipoviç ka përmendur edhe sociologun Jovo Bakiq, i konsideruar si përfaqësues i krahut të majtë të kësaj lëvizjeje.

    Ai u ka bërë thirrje komentuesve perëndimorë të jenë të kujdesshëm në vlerësimet e tyre, duke theksuar se largimi i Aleksandar Vuçiqit nga pushteti është pozitiv për demokracinë, por se entuziazmi për ndryshimin politik nuk duhet të jetë i tepruar.

    Burimi: RTKLive

  • Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s'do të duhej t'i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën (VIDEO)

    Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën (VIDEO)

    Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s'do të duhej t'i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën (VIDEO)

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar institucionet në lidhje me ndërmarrjen e masave për parandalimin e ngjarjeve tragjike brenda familjeve, siç ishte rasti i Arlinda Zekajt në Pejë.

    Në emisionin ‘DPT te Fidani’ në Klan Kosova, Bjarami tha se duhet të kërkohet llogari nga ata që kanë pasur përgjegjësi.

    Madje, kritikoi kryekuvendaren Albulena Haxhiu, që i doli në mbrojtje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, transmeton Klankosova.tv

    “Nuk do të duhej që t’i merrte në mbrojtje. Ata do të duhej të kërkonte llogari sot prej të gjithë hallkës, nëpër të cilën ka kaluar viktima, sepse ajo ka kaluar në duart e tyre, vetëm para tri ditësh e ka paralajmëruar atë që ka ndodhur mbrëmë”, tha Bajrami. /Klankosova.tv

  • Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit

    Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit

    Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në Kuvend, duke e nisur fjalën me një reagim për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.

    Musliu ka thënë se kishte shpresuar që fjalën e tij të parë në Kuvend ta niste me ndonjë lajm të mirë për Kosovën, e jo me një tragjedi të tillë.

    Gjatë fjalimit, ai ka kritikuar mentalitetin që gratë vazhdojnë të trajtohen si pronë nga bashkëshortët, në vend që të shihen si partnere dhe shoqe jete, transmeton Klankosova.tv.

    “Ajo nuk është pronë, është dashuria, bashkëshortja, nëna e fëmijëve tanë. Disa burra, bashkëshorten ende e shohin si pronë, jo si shoqe të jetës”, ka deklaruar Musliu në Parlament.

    Ai ka thënë se nëse gratë nuk ndihen të lira në familje, në rrugë dhe në vendin e punës, atëherë shoqëria nuk e ka kuptuar përgjegjësinë që ka në raport me to.

    “Me ndryshu mentalitetin, duhet ta dimë se ky mentalitet fillon me ndryshu në familje, në shkolla, në kisha, xhamia, në punë, kudo”, ka thënë ai.

    Musliu ka përmendur edhe një mësim nga jeta e profetit Muhamed, duke kujtuar rëndësinë e bashkëshortes si shoqja më e afërt e jetës dhe mbështetja e njeriut.

    “Pejgamberi herën e parë kur ka qajtë, dhe e ka quajtur viti i dëshpërimit ka qenë viti kur i ka vdekur bashkëshortja, ai ka thënë: ka qenë shoku më i ngushtë i jetës”, theksoi deputeti i VV-së.

  • Pse skleroza e shumëfishtë diagnostikohet gabimisht? Neurologia shpjegon sëmundjen me një mijë fytyra

    Pse skleroza e shumëfishtë diagnostikohet gabimisht? Neurologia shpjegon sëmundjen me një mijë fytyra

    Rasti i aktores Christina Applegate zbulon sa e ndërlikuar mund të jetë njohja e kësaj sëmundjeje. Disa çrregullime të tjera shkaktojnë simptoma pothuajse identike, duke vështirësuar diagnostikimin e saktë

    Kur në vitin 2021 mësoi se vuante nga skleroza e shumëfishtë, aktores Christina Applegate iu përmbys jeta. Përballë kufizimeve fizike dhe ndryshimeve të mëdha në përditshmëri, ajo vendosi të fliste publikisht për sëmundjen, duke u bërë një zë mbështetës për njerëzit me të njëjtën diagnozë.

    Por pesë vjet më vonë erdhi një lajm krejtësisht i papritur: mjekët i thanë se diagnoza kishte qenë e gabuar.

    Në vend të lehtësimit, ky njoftim i shkaktoi tronditje dhe pasiguri. Simptomat nuk ishin zhdukur dhe problemet shëndetësore vazhdonin t’ia vështirësonin jetën.

    “Jam kthyer në pikën zero”, deklaroi aktorja në podkastin MeSsy, ku shpjegoi se ende nuk dihet se çfarë po i shkakton problemet neurologjike.

    Pse skleroza e shumëfishtë quhet sëmundja me një mijë fytyra?

    Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje kronike, e ndërmjetësuar nga sistemi imunitar, që prek sistemin nervor qendror, përkatësisht trurin dhe palcën kurrizore.

    Ajo shpesh quhet “sëmundja me një mijë fytyra”, sepse simptomat ndryshojnë shumë nga një pacient te tjetri.

    Problemet me shikimin, mpirja e gjymtyrëve, dobësia muskulore, lodhja e vazhdueshme dhe humbja e ekuilibrit janë ndër shfaqjet më të njohura.

    Megjithatë, këto simptoma mund të paraqiten edhe te sëmundje të tjera, duke e bërë diagnostikimin veçanërisht të ndërlikuar.

    Pse ndodhin gabimet në diagnostikim?

    Neurologia dr. Marwa Kaisey, profesoreshë e asociuar në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, shpjegon se pothuajse një në pesë pacientë të diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë, sipas disa studimeve në qendra të specializuara, mund të mos e kenë këtë sëmundje.

    Sipas një analize të publikuar në vitin 2024, përqindja e diagnozave të gabuara në studimet e përfshira ishte rreth 15 për qind. Megjithatë, kjo shifër nuk duhet përgjithësuar për të gjithë pacientët.

    Vështirësia qëndron në faktin se nuk ekziston një analizë e vetme që e konfirmon përfundimisht sëmundjen.

    Diagnoza mbështetet në historinë e simptomave, ekzaminimin neurologjik, rezonancën magnetike dhe, sipas nevojës, analizën e lëngut trunoshpinor.

    Migrena, fibromialgjia, ndryshimet e enëve të vogla të gjakut në tru dhe disa sëmundje inflamatore ose metabolike mund të ngatërrohen me sklerozën e shumëfishtë.

    Kur duhet kërkuar një mendim i dytë mjekësor?

    Ekspertët theksojnë se diagnoza nuk duhet të mbështetet vetëm në një simptomë ose në një ndryshim të vërejtur në rezonancën magnetike.

    Kur rezultatet e ekzaminimeve nuk përputhen me gjendjen klinike, simptomat zhvillohen në mënyrë të pazakontë ose lindin dyshime për diagnozën, këshillohet rivlerësimi nga një neurolog i specializuar.

    Diagnoza e gabuar mund të shkaktojë pasoja psikologjike, trajtime të panevojshme dhe vonesë në zbulimin e sëmundjes së vërtetë.

    Rasti i Christina Applegate dëshmon sa e rëndësishme është që diagnostikimi të mbështetet në vlerësim të plotë dhe, kur është e nevojshme, të rishqyrtohet edhe pas disa vjetësh. /Telegrafi/

  • Laçi shënon, Muçi dhuron tri asistime – shqiptarët shkëlqejnë në ndeshjen që solli shtatë gola

    Laçi shënon, Muçi dhuron tri asistime – shqiptarët shkëlqejnë në ndeshjen që solli shtatë gola

    Trabzonspori ka shënuar fitore dramatike në udhëtim ndaj Eyupsporit me rezultat 4-3, në një ndeshje ku protagonistë ishin edhe dy futbollistët shqiptarë, Qazim Laçi dhe Ernest Muçi.

    Laçi arriti të shënojë një gol për vendasit, ndërsa Muçi kontriboi me dy asistime në fitoren e Trabzonsporit.

    Eyupspori e nisi shumë mirë takimin, duke kaluar në epërsi në minutën e 12-të përmes Borrellit, i cili realizoi për 1-0.

    I njëjti futbollist shënoi sërish në minutën e 32-të, këtë herë pas asistimit të Mebudes, duke dyfishuar epërsinë e vendasve në 2-0.

    Megjithatë, pjesa e dytë solli një rikthim të jashtëzakonshëm të Trabzonsporit, që fillimisht ngushtoi rezultatin në 2-1 përmes Kabasakalit në minutën e 49-të, pas asistimit të Ernest Muçit.

    Vetëm dy minuta më vonë, Simsir realizoi golin e barazimit për 2-2, sërish pas një asistimi të mesfushorit shqiptar.

    Trabzonspori e përmbysi plotësisht rezultatin në minutën e 57-të, kur Franculino shënoi për 2-3.

    Në minutën e 68-të, në skenë doli Qazim Laçi, i cili realizoi golin e barazimit për Eyupsporin, duke e çuar rezultatin në 3-3 pas asistimit të Mebudes.

    Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 83-të, Franculino realizoi golin e tij të dytë personal, pas një tjetër asistimi të Ernest Muçit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-4.

    Kështu, Muçi e përfundoi takimin me tri asistime, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të përmbysjes së Trabzonsporit, ndërsa Laçi la gjurmë me golin e realizuar për vendasit.

    Ndeshja u karakterizua nga shtatë gola dhe një përmbysje e madhe, me futbollistët shqiptarë që patën rol të rëndësishëm në zhvillimin e saj. /Telegrafi/

  • IPK nis hetimet për mënyrën se si Policia trajtoi rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj

    IPK nis hetimet për mënyrën se si Policia trajtoi rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i trajtoi rastet e raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

    Në një komunikatë për media, IPK-ja ka bërë të ditur se veprimet po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe kanë për qëllim verifikimin e plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj.

    “Këto veprime po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe kanë për qëllim verifikimin e plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj.

    Në kuadër të këtij procesi, IPK do të shqyrtojë mënyrën e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të secilit raportim, si dhe veprimet e ndërmarra apo eventualisht të mos ndërmarra nga zyrtarët policorë përgjegjës.

    Qëllimi i këtyre veprimeve është vlerësimi i ligjshmërisë dhe përputhshmërisë së veprimeve policore me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive eventuale individuale dhe institucionale, nëse konstatohen shkelje apo lëshime gjatë trajtimit të rasteve të raportuara.

    IPK mbetet e përkushtuar që në koordinim me institucionet kompetente të drejtësisë, të sigurojë trajtim profesional, të paanshëm dhe të gjithanshëm të kësaj çështjeje, në përputhje me mandatin ligjor dhe duke respektuar integritetin e procesit hetimor”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Dukagjini