Category: Lajme

  • Kurti kërkon hetim edhe ndaj zyrtarëve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Çdo shkelje të zbardhet

    Kurti kërkon hetim edhe ndaj zyrtarëve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Çdo shkelje të zbardhet

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke theksuar se duhet të sqarohet pse paralajmërimet e saj për rrezikun ndaj jetës nuk u pasuan me masa konkrete mbrojtëse. Ai ka kërkuar që, në rast se konstatohet neglizhencë, përgjegjësia të trajtohet sipas ligjit.

    Në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka thënë se Arlinda kishte kërkuar ndihmë nga Prokuroria tri ditë para se të vritej, ndërsa ka theksuar se hetimet duhet të përfshijnë edhe veprimet e zyrtarëve përgjegjës. Ai ka kërkuar gjithashtu debat publik për mënyrën se si shoqëria dhe institucionet i trajtojnë gratë që kërkojnë shkurorëzim, pavarësi dhe të drejta pronësore.

    “Një bashkëqytetare e jona kërkoi por nuk e morri mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë. Arlinda Zekaj u vra dje, vrasja mizore është tejet tronditëse për të gjithë ne. Tre ditë para se të vritej Arlinda i ishte drejtuar prokurorisë duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj, këto rrethana kërkojnë hetim të plotë dhe të menjëhershëm, ndërkohë që dorasi është në arrati. Prokuroria dhe institucionet përgjegjëse duhet të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e saj, pse paralajmërimi për rrezikun ndaj jetës nuk është parandaluar me masa konkrete mbrojtëse dhe nëse ka pasur neglizhencë nga zyrtarët përgjegjës. Çdo shkelje duhet të zbardhet dhe çdo përgjegjësi të trajtohet sipas ligjeve”, tha Kurti.

    Ai e ka dënuar vrasjen dhe ka kërkuar që të kundërshtohet mendësia që, sipas tij, e mat vlerën e gruas me nënshtrimin e saj. Kurti ka theksuar se askush nuk mund ta detyrojë një person të vazhdojë një marrëdhënie duke ia mohuar të drejtën për t’u larguar prej saj.

    “E dënoj ashpër këtë krim, për Arlindën kërkoj drejtësi dhe zbardhjen e çdo përgjegjësie. Nga të gjithë ne kërkoj gatishmërinë për të kundërshtuar atë mendësi që ende e mat vlerën e gruas me nënshtrimin e saj. Për ta kundërshtuar këtë mendësi, duhet të jemi të qartë për atë që e bën një vlerë të denjë për t’u mbrojtur, respekti për dinjitetin njerëzor… Askush nuk mund ta kërkojë vazhdimin e një marrëdhënieje duke ia mohuar tjetrit të drejtën për të dalë prej saj. Dhuna e vendos pikërisht këtë detyrim, që gruaja ta organizojë jetën sipas frikës nga dhunuesi. Kontrolli mbi paratë, punën, lëvizjen dhe lidhjen me familjen mund t’ia kufizojë gradualisht mundësinë për të vepruar. Një institucion që nuk e kupton këtë rrethanë, rrezikon ta interpretojë si pajtim atë që mund të jetë përpjekje për mbijetesë. Dukuria e vrasjes së grave është pasojë e mendësisë së patriarkalizimit, që fatkeqësisht nuk i përjashton as institucionet, ku ushqen neglizhencën dhe mosveprimin përballë dhunës ndaj grave”, tha ai.

    Kurti ka kërkuar që përgjegjësia të shtrihet në të gjitha hallkat institucionale, duke përmendur hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit.

    “Kjo është arsyeja se ku të hetojmë, duhet të hetojmë edhe hetuesit, ku të presim prej prokurorëve duhet të akuzojmë edhe ata, e kur kemi të bëjmë me gjykatësit do të na duhet të mendojmë edhe kush do t’i gjykojë ata. Sivjet janë vrarë tetë gra, na duhet një debat publik për mënyrën se si shoqëria dhe shteti i trajton gratë që kërkojnë shkurorëzim, pavarësi dhe të drejtën e tyre në pronë e trashëgimi. Për bindjen time të fuqishme ky është thelbi. Ne kemi një raport të vështirë me shkurorëzimin dhe barazinë gjinore kur vjen puna te trashëgimia dhe pronësia. Duhet të flasim për mënyrën se si kërkesat legjitime të grave për të drejtat e tyre shndërrohen në burim konflikti. Si normalizohet kontrolli mbi jetën dhe se në vend të mbështeten ato shpesh lihen të vetme me dhunën”, tha Kurti.

    Burimi: Dukagjini

  • Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë

    Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë

    Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në Sheshin e Qytetit në Pejë, ku kanë ndezur qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës.

    Aktiviteti është organizuar nga organizata “Syri i Vizionit”, në bashkëpunim me organizata të tjera të shoqërisë civile, në shenjë dhimbjeje dhe solidariteti me viktimën dhe familjen e saj.

    Përmes këtij organizimi, pjesëmarrësit kanë kërkuar drejtësi për Arlindën, përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së grave.

    “Asnjë grua më pak! Drejtësi për Arlindën! Siguri dhe mbrojtje për çdo grua!”, ishte mesazhi i organizatorëve.

    Pranë fotografisë së Arlindës dhe qirinjve të ndezur ishte vendosur edhe mbishkrimi “DERI KUR?!”, përmes të cilit u përcoll thirrja për më shumë përgjegjësi institucionale dhe veprime konkrete kundër dhunës ndaj grave.

    Pjesëmarrësit përmes këtij aktiviteti kanë shprehur solidaritet me familjen e Arlindës, duke rikthyer në vëmendje kërkesën për drejtësi dhe mbrojtje për çdo grua. /RTK/

  • Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Tahiri ka thënë se ministrja duhet të marrë përgjegjësi morale për rastin, duke kritikuar Qeverinë për mungesë të veprimeve konkrete.

    “Znj. Gërvalla, sot minimumi i minimumit do të duhej që të mbajë përgjegjësi morale. Si reflektim i përgjegjësisë dhe i ndjeshmërisë së kësaj Qeverie, znj. Gërvalla sot do të duhej të jepte dorëheqje”, ka deklaruar Tahiri.

    Ai ka theksuar se në këtë situatë nuk mjaftojnë diskutimet, por nevojiten përgjegjësi dhe veprime konkrete nga institucionet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tahiri seeks Gervala’s resignation following Arlinda Zekiaj’s assassination

    PDK Parliamentary Group chief Arrian Tahiri has demanded the resignation of Justice Minister Donika Grovalla, following the assassination of Arlinda Zekiaj in Vitomirica Peja.

    During the Kosovo Assembly session, Tahiri has said the minister should take moral responsibility for the case, criticising the Government for lack of concrete actions.

    Ma’am. Geralla, today the minimum minimum would have to shoulder moral responsibilities. As a reflection of the responsibility and sensitivity of this government, Mrs. The drill today would have to resign, Tahiri has declared.

    He has stressed that in this situation, discussions are not enough, but real responsibilities and actions are needed from institutions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Haxhiu takon menaxheren e Bankës Botërore, diskutojnë për punësimin e grave

    Haxhiu takon menaxheren e Bankës Botërore, diskutojnë për punësimin e grave

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim menaxheren e Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe mbështetjen e projekteve zhvillimore në Kosovë.

    Gjatë takimit u diskutua për agjendën legjislative, projektet që Banka Botërore po i mbështet në vend, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

    “Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, e cila vazhdon të mbetet në nivel të ulët.”, thuhet në njoftim

    Haxhiu vlerësoi rolin e Bankës Botërore si partnere e rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe institucional të Kosovës, duke e falënderuar Megevand për mbështetjen e vazhdueshme.

    Ajo shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në funksion të reformave dhe investimeve që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu meets World Bank Manager, discuss women’s employment

    Kosovo Parliament Speaker Albulen Haxhiu has hosted the World Bank Country Manager for Kosovo and Northern Macedonia, Carole Megevand, with whom she has discussed co-operation between institutions and support of development projects in Kosovo.

    During the meeting, legislative agenda was discussed, projects the World Bank is supporting in the country, as well as opportunities for further deepening co-operation.

    Special attention was also given to women’s participation in the labour market, which continues to remain at a low level.

    Haxhiu praised the World Bank’s role as important partners in Kosovo’s economic and institutional development, thanking Megevand for continued support.

    It expressed readiness for expanding the functioning co-operation of reforms and investments aimed at improving the lives of Kosovo citizens.

    Source Layer: RTKLive

  • Derbi i madh turk, Galatasaray – Fenerbahçe: Vedat Muriqi nis nga banka rezervë

    Derbi i madh turk, Galatasaray – Fenerbahçe: Vedat Muriqi nis nga banka rezervë

    Derbi i madh i futbollit turk sjell sërish përballë Galatasarayn dhe Fenerbahçen, në kuadër të xhiros së nëntë të kampionatit.

    Galatasaray hyn në këtë përballje nga pozita e dytë me 19 pikë, po aq sa lideri Amedspor i drejtuar nga trajneri shqiptar Besnik Hasi.

    Në anën tjetër, Fenerbahçe renditet në vendin e pestë me 16 pikë dhe synon të afrohet me skuadrat e kreut.

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, do ta nisë këtë ndeshje nga banka rezervë, pasi trajneri Ismail Kartal ka vendosur ta aktivizojë nga minuta e parë Romelu Lukakun në repartin ofensiv të Fenerbahçes.

    Formacionet zyrtare

    Galatasaray: Uğurcan, Sallai, Sánchez, Abdülkerim, Jakobs, Torreira, Lemina, Yunus, Barış, Batrakov, Osimhen.

    Fenerbahçe: Ederson, Levent, Brown, Skriniar, Semedo, Kanté, Guendouzi, İrfan Can, Greenwood, Oğuz, Lukaku.

    /Telegrafi/

  • Vidhet një veturë “Range Rover” në Tetovë, policia në kërkim të autorit

    Vidhet një veturë “Range Rover” në Tetovë, policia në kërkim të autorit

    Një veturë e tipit “Range Rover”, me targa zvicerane, është vjedhur të shtunën në Tetovë.

    Sipas njoftimit të policisë, më 25 tetor, në orën 18:05, në SPB Tetovë, vjedhjen e ka denoncuar F.D. (44) nga Reçica e Vogël.

    Veturën e kishte parkuar në rrugën “Vidoe Smilevski Bato”, ndërsa vjedhja dyshohet se ka ndodhur në periudhën nga ora 12:30 deri në 16:00.

    Policia njofton se po ndërmerren masa për gjetjen e veturës dhe identifikimin e autorit.

  • Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlindës

    Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlindës

    Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlindës

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla, duke folur në seancën e sotme të Kuvendit për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Tahiri ka thënë se Gërvalla duhet të marrë përgjegjësi morale për rastin, duke theksuar se, sipas tij, Qeveria duhet të reflektojë dhe të veprojë.

    “Znj.Gërvalla sot minimuni i minimunit do të duhej që të mbajë përgjegjësi morale, si reflektim i përgjegjësisë, i ndjeshmërisë së kësaj Qeverie znj.Gërvalla sot do të duhej të jepte dorëheqje”.

    “Nuk është seminar, nuk është diskutimi me moralizu për rolin e gruas në shoqëri sot, sot duhet me dhënë përgjegjësi, sot duhet me vepru”, u shpreh Tahiri./Klankosova.tv

     

  • Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës

    Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës

    Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës

    Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke thënë se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin në mbrojtjen e saj.

    Duke folur në Kuvend, Kadrijaj ka shprehur bashkëndjenjën me familjen e Arlindës, ndërsa ka kritikuar eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, sipas saj, po përpiqen ta zhvendosin vëmendjen nga përgjegjësia institucionale.

    “Përgjegjësia është e këtyre njerëzve prapa këtu, e Qeverisë”, ka deklaruar Kadrijaj nga foltorja, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo ka kërkuar shkarkime dhe llogaridhënie në hierarkinë institucionale, duke theksuar se Arlinda u ishte drejtuar Qeverisë dhe institucioneve për ndihmë.

    “Jepni përgjegjësi për ato që kanë ndodhur, shkarkime për njerëzit dhe për gjithë hierarkinë, sepse Arlinda i është drejtuar Qeverisë dhe institucioneve. Përgjegjësia është e juaja, Qeveri, dhe ministrave tuaj”, ka thënë Kadrijaj.