Category: Lajme

  • Universitetet evropiane, aktorë kyç në zhvillimin e qyteteve të së ardhmes

    Universitetet evropiane, aktorë kyç në zhvillimin e qyteteve të së ardhmes

    Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, dhe ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, mbajtën fjalën e tyre gjatë hapjes së konferencës së aleancës universitare evropiane Q-Helix, kushtuar qyteteve inteligjente (smart cities), duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe inovacionit për përballimin e sfidave urbane të së ardhmes.

    “Me 11 universitete pjesëmarrëse, përfshirë Universitetin e Artois dhe IBCM-në, Q-Helix dëshmon fuqinë e bashkëpunimit evropian në shërbim të kërkimit shkencor dhe transformimit të territoreve”, njofton Ambasada e Francës në Kosovë.

     

    Burimi: RTKLive

  • European universities, key actors in developing future cities

    France’s Ambassador to Kosovo, Jean-François Hutet, and Environment Minister Victory Pacolli, kept their word during the opening of the conference of the European university coalition Q-Helix, dedicated to intelligent cities (smart ties), stressing the importance of co-operation and innovation in meeting the urban challenges of the future.

    With 11 participating universities, including the University of Artois and IBCM, Q-Helix testifies to the power of European co-operation in the service of scientific research and transformation of territories, the French Embassy in Kosovo reports.

     

    Source Layer: RTKLive

  • “Operacioni tha u krye me sukses, pacienti ndërroi jetë”, Deliu ironizon Gërvallën për rastin e Arlindës

    “Operacioni tha u krye me sukses, pacienti ndërroi jetë”, Deliu ironizon Gërvallën për rastin e Arlindës

    “Operacioni tha u krye me sukses, pacienti ndërroi jetë”, Deliu ironizon Gërvallën për rastin e Arlindës

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar deklarimet e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë seancës ku u diskutua rasti i Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.

    Deliu-Kodra tha se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi dhe se deklaratat kundër dhunës nuk mjaftojnë përballë rasteve të përsëritura të vrasjes së grave.

    “Nuk e mendojmë që mund të qëndrojmë të heshtur, karshi deklarimit të ministres, sepse përtej deklaratave te një zonje që është në krye të një strategjie që do të duhej ta luftonte edhe femicitin edhe dhunën, edhe rastet të cilat i përsëritim e i numërojmë këtu, secili, unë dhe ju bashkë, mendoj që duhet të jemi pak më të përgjegjshëm”.

    “Nëse një zonjë nuk jeton më dhe ka kërkuar përgjegjësi prej shtetit, a mjafon një minut heshtje, këto deklarimet tona që duhet ta dënojmë dhunën, a është ky një normalizim i asaj që po ndodh në Republikën e Kosovës”, tha ajo.

    Ajo përdori edhe një shprehje për të kritikuar, siç u shpreh, qasjen ndaj rasteve të tilla.

    “A e dini çfarë i bjen kjo: Operacioni tha u krye me sukses, pacienti vdiq”, u shpreh Deliu-Kodra./Klankosova.tv

  • Pak orë para ceremonisë, Diaz zbulon se kë dëshiron ta shohë fitues të 'Topit të Artë'

    Pak orë para ceremonisë, Diaz zbulon se kë dëshiron ta shohë fitues të ‘Topit të Artë’

    Sulmuesi i Bayern Munichut, Luis Diaz, ka zbuluar favoritin e tij për fitimin e Topit të Artë 2026, pak para fillimit të ceremonisë që do të mbahet sonte (e hënë) në Londër.

    Ylli kolumbian nuk ka pasur asnjë dyshim në përgjigjen e tij, duke mbështetur bashkëlojtarin te Bayern Munichu, Harry Kane, për çmimin më prestigjioz individual në futboll.

    Gjatë mbërritjes së delegacionit bavarez në Londër, gazetarët e pyetën Diazin se kë e konsideronte favorit për ta fituar ‘Topin e Artë’.

    “Favoriti? Harry, gjithmonë Harry”, u përgjigj shkurtimisht kolumbiani, duke shprehur mbështetjen e tij për sulmuesin anglez.

    Kane dhe Diaz kanë udhëtuar drejt kryeqytetit anglez së bashku me disa yje të tjerë të Bayernit, përfshirë Michael Olisen, Dayot Upamecanon, Lennart Karlin dhe Klara Buhlin.

    Optimizmi për triumfin e Kane është i madh edhe brenda drejtuesve të klubit gjerman.

    Presidenti Herbert Hainer dhe drejtori ekzekutiv Jan-Christian Dreesen kanë udhëtuar gjithashtu drejt Londrës, me shpresën se sulmuesi anglez do të shpallet futbollisti më i mirë në botë.

    Në rast se Kane arrin ta fitojë Topin e Artë, ai do të bëhej futbollisti i parë i Bayern Munichut që e fiton këtë çmim që nga Karl-Heinz Rummenigge në vitin 1981.

    Mbetet të shihet nëse mbështetja e madhe nga bashkëlojtarët dhe drejtuesit e klubit do të kurorëzohet me triumfin e Kane në ceremoninë e mbrëmjes së sotme. /Telegrafi/

  • Belgjika shtyn ndalimin e pirjes së duhanit në tarracat e lokaleve

    Belgjika shtyn ndalimin e pirjes së duhanit në tarracat e lokaleve

    Qytetarët në Belgjikë do të mund të pinë duhan në tarracat e restoranteve dhe kafeneve edhe për një periudhë më të gjatë, pasi qeveria ka njoftuar shtyrjen e ndalimit që ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 janar 2027.

    Ndalimi ishte pjesë e masave të shëndetit publik të udhëhequra nga ministri socialdemokrat i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke. Megjithatë, Këshilli i Shtetit, gjykata më e lartë administrative e Belgjikës, ka kërkuar ndryshime në disa prej masave të propozuara, transmeton Telegrafi.

    “Na është kërkuar të përshtatim disa masa dhe jemi duke punuar për këtë”, thuhet në një deklaratë të kabinetit të Vandenbroucke, të publikuar nga transmetuesi belg VRT.

    Sipas qeverisë, shtyrja do t’u japë lokaleve më shumë kohë për t’u përshtatur me rregullat e reja. Propozimi fillestar kishte shkaktuar reagime kundërshtuese nga sektori i hotelerisë dhe gastronomisë, i cili shprehu shqetësime për ndikimin e ndalimit në funksionimin e lokaleve.

    Edhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë ose po zbatojnë masa të ngjashme. Franca ka vendosur ndalime të pirjes së duhanit në plazhe, kopshte dhe pranë shkollave, ndërsa Spanja miratoi në korrik një projektligj që synon zgjerimin e ndalimit edhe në tarracat e lokaleve dhe hapësira të tjera publike. Propozimi spanjoll përfshin gjithashtu kufizime për cigaret elektronike, por është kundërshtuar nga pronarët e restoranteve.

    Belgjika miratoi vitin e kaluar një sërë masash kundër duhanpirjes, përfshirë kufizime në dhomat e pirjes së duhanit në aeroporte dhe ndalimin e cigareve elektronike me aroma. Qëllimi i deklaruar i vendit është krijimi i një “gjenerate pa duhan” deri në vitin 2040. Ndalimet e pirjes së duhanit në ambiente të jashtme janë gjithashtu ndër masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    Sipas Fondacionit Belg të Kancerit, gati një e katërta e popullsisë së Belgjikës pi duhan, ndërsa 19 për qind e qytetarëve e konsumojnë atë çdo ditë.

    Ende nuk është bërë e ditur se për sa kohë do të shtyhet ndalimi. Pasi ndryshimet e kërkuara nga Këshilli i Shtetit të publikohen, ato duhet të miratohen edhe nga parlamenti belg përpara se të përfundojë procesi ligjor. /Telegrafi/

  • Pesë fitoret më të ngushta në historinë e 'Topit të Artë'

    Pesë fitoret më të ngushta në historinë e ‘Topit të Artë’

    Gara për Topin e Artë shpesh vendoset nga detaje të vogla. Gjatë historisë së këtij çmimi prestigjioz, disa fitues kanë triumfuar me diferenca minimale ndaj rivalëve të tyre, madje në disa raste me vetëm një pikë.

    Gazeta franceze L’Équipe ka rikujtuar pesë nga garat më të ngushta për këtë trofe.

    Këto gara dëshmojnë se, pavarësisht rëndësisë së trofeve dhe paraqitjeve individuale, fituesi i Topit të Artë mund të përcaktohet nga diferenca tepër të vogla në votim.

    1. Matthias Sammer mposht Ronaldon për vetëm një pikë në vitin 1996

    Diferenca më e vogël mes dy kandidatëve të parë u regjistrua në vitin 1996, kur gjermani Matthias Sammer triumfoi ndaj brazilianit Ronaldo me vetëm një pikë.

    Sammer, i cili fitoi Kampionatin Evropian me Gjermaninë dhe titullin në Bundesligë, grumbulloi 144 pikë, ndërsa Ronaldo, atëkohë pjesë e Barcelonës, mori 143 pikë. Pavarësisht se braziliani u rendit i pari në më shumë votime, çmimi përfundoi në duart e gjermanit.

    2. Lionel Messi mposht Virgil van Dijkun në vitin 2019

    Në vitin 2019, Lionel Messi fitoi Topin e Artë pas një gare të jashtëzakonshme me mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

    Argjentinasi, kampion dhe golashënuesi më i mirë i La Ligës me Barcelonën, grumbulloi 686 pikë, ndërsa holandezi përfundoi me 679. Diferenca prej vetëm shtatë pikësh e bëri këtë njërën nga garat më të ngushta në historinë e çmimit.

    3. Bobby Charlton fiton ndaj Eusébios me një pikë në vitin 1966

    Në vitin 1966, legjenda angleze Bobby Charlton triumfoi ndaj portugezit Eusébio me rezultatin 81 me 80 pikë. Charlton, i cili fitoi Kupën e Botës me Anglinë, e siguroi çmimin me një diferencë minimale.

    Eusébio, ndërkohë, kishte përfunduar i treti me Portugalinë në Botëror dhe ishte golashënuesi më i mirë i turneut me nëntë gola.

    4. Franz Beckenbauer triumfon në një garë të ngushtë në vitin 1972

    Në vitin 1972, gara për Topin e Artë u dominua nga futbollistët e Gjermanisë Perëndimore, e cila atë vit fitoi Kampionatin Evropian.

    Franz Beckenbauer e fitoi çmimin me 81 pikë, vetëm dy më shumë se bashkëlojtari i tij te Bayern Munichu, Gerd Müller. Në vendin e tretë u rendit Günter Netzer, me 79 pikë, ndërsa legjenda holandeze Johan Cruyff përfundoi e katërta me 73 pikë.

    5. Rodri mposht Vinicius Juniorin në vitin 2024

    Një nga garat më të diskutuara të viteve të fundit ishte ajo e vitit 2024, kur mesfushori i Manchester Cityt dhe i Spanjës, Rodri, fitoi Topin e Artë përpara brazilianit Vinicius Junior.

    Rodri grumbulloi 1.170 pikë, ndërsa ylli i Real Madridit mori 1.129 pikë.

    Rodri tregon se kush duhet ta fitojë Topin e Artë 2026 telegrafi.com

    Diferenca ishte 41 pikë, ose 0,62 pikë përqindjeje sipas përqindjeve të publikuara nga L’Équipe. Rodri u shpërblye pas triumfit në Premier League me Manchester Cityn dhe fitimit të Kampionatit Evropian me Spanjën. /Telegrafi/

  • A do të japë dorëheqje? Gërvalla kërkon verifikimin e përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlindës

    A do të japë dorëheqje? Gërvalla kërkon verifikimin e përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlindës

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt nuk ka dalë nga takimi ndërinstitucional me bindjen se institucionet përgjegjëse e kanë kryer plotësisht detyrën e tyre për mbrojtjen e saj.

    Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Gërvalla ka bërë të ditur se menjëherë pas rastit ka kërkuar informacion zyrtar nga Policia e Kosovës, për të sqaruar rrethanat dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet, përfshirë trajtimin e raportimeve të mëparshme.

    Ajo ka treguar se në një takim të jashtëzakonshëm ndërinstitucional, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrin për Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, kanë kërkuar nga institucionet përkatëse verifikimin urgjent të fakteve dhe rrethanave të rastit.

    “Dhe të drejtën, nuk dolëm nga ky takim me ndjenjën që institucionet e thirrura për të mbrojtur Arlindën nga dhuna e kanë kryer në plotësi detyrën e tyre konform ligjit dhe përgjegjësive të tyre”, ka deklaruar Gërvalla.

    Ajo ka theksuar se mbrojtja e viktimave kërkon zbatimin me kohë të ligjit, bashkëpunim ndërinstitucional dhe vlerësim të rrezikut mbi bazën e fakteve.

    “Por mbrojtja reale bëhet vetëm kur dispozitat zbatohen me kohë, kur institucionet komunikojnë me njëra-tjetrën dhe kur rreziku vlerësohet mbi bazën e fakteve, pa lëshime të qëllimshme apo të paqëllimshme”, ka thënë ajo.

    Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, në Kuvend është kërkuar përgjegjësi institucionale, përfshirë dorëheqje dhe shkarkime.

    Gërvalla, në deklarimin e saj, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të drejtpërdrejtë nëse e konsideron të nevojshme dorëheqjen e saj, por ka kërkuar verifikimin e veprimeve të institucioneve përgjegjëse.

  • Brajshori e quan të kotë seancën për vrasjen e Arlinda Zekajt: Shkojnë e marrin nga një mëditje dhe asgjë askujt

    Brajshori e quan të kotë seancën për vrasjen e Arlinda Zekajt: Shkojnë e marrin nga një mëditje dhe asgjë askujt

    Sociologu Jeton Brajshori ka kritikuar reagimin institucional ndaj vrasjeve të grave në Kosovë, duke thënë se ato po shndërrohen në një dukuri që po normalizohet në shoqëri.

    Duke komentuar protestën e thirrur pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, si dhe seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Brajshori ka vlerësuar se partitë politike nuk duhet të përfshihen në protesta, pasi, sipas tij, e kanë pasur mundësinë ta dëshmojnë përkushtimin e tyre.

    Ai e ka cilësuar seancën e Kuvendit si të panevojshme, duke shprehur bindjen se ajo nuk do të sjellë ndryshime konkrete, por do të shërbejë vetëm për mëditjet e deputetëve.

    “Asnjë parti të mos lejohet të marrë pjesë në protesta. Se kanë pas rastin ta tregojnë vetën. Së dyti, po e shoh që është një seanca, për mua është një seanca koti. Ku deputetët do të shkojnë të marrin nga një mëditje dhe asgjë askujt. Do të përfundoj me kaq. Të gjitha mekanizmat në dorë dhe na ndodhin vrasje pothuajse çdo javë. Këto vrasje të grave kanë filluar të shndërrohen në normalitet”, ka deklaruar Brajshori në Five të TV Dukagjinit.

    Ndërkohë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë kombëtare për të mërkurën, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

    Kolektivi u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës për të kërkuar mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë.

    Burimi: Dukagjini

  • Brajshori considers the session of the murder of Arlinda Zekaj as futile: They go and get it from a hired man and nothing

    Sociologist Jeton Brajshori has criticised the institutional response to the killings of women in Kosovo, saying they are turning into a phenomenon that is normalising in society.

    Commenting on the protest called after the assassination of Arlinda Zekiaj in Vitomirica of Peja, as well as the extraordinary session of the Kosovo Parliament, Brajshori has estimated that political parties should not get involved in the protests, since, according to him, they have had the opportunity to prove their commitment.

    He has named the Assembly session unnecessary, voicing the conviction that it will not bring concrete changes, but will only serve the wages of MPs.

    No party is allowed to participate in the protests. They don’t have a chance to tell themselves. Second of all, I see it’s a hearing, for me it’s a stupid session. Where MPs will go get a hired man and nothing. I’ll be done with that. All the mechanisms in hand and we get murders almost every week. These women’s murders have begun to turn into normality, Brajshori declared at the Dukagjin Five.

    Meanwhile, the Fenist Thought and Action Initiative has called for a national protest Wednesday at 4: 00 p.m. at Zahir Pajaziti Square in Pristina, with the motto women’s murder treated as national emergency.

    The goal has called on citizens to join the protest to seek the protection of women’s lives and security in Kosovo.

    Source Layer: Dukeagini

  • ​Vrasja në Pejë, Osmani kërkon shkarkim dhe përgjegjësi penale për zinxhirin komandues

    ​Vrasja në Pejë, Osmani kërkon shkarkim dhe përgjegjësi penale për zinxhirin komandues

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar sot ashpër dënimet që shqiptohen për rastet e dhunës ndaj grave.

    Ajo gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet pas vrasjes së Arlinda Zekajt, tha se dënimet aktuale janë tepër të lehta dhe, sipas saj, në shumë raste as nuk shqiptohen në përputhje me dispozitat ligjore.

    Osmani theksoi se në lidhje me rastin duhet të ketë shkarkim të menjëhershëm dhe përgjegjësi penale për tërë zinxhirin komandues.

    “Dënimet aktuale janë tepër të lehta. Aq të lehta saqë nxisin dhunën dhe aq të lehta saqë as ato nuk shqiptohen nga gjykatat tona. Merreni me mend, sipas vlerësimeve të vetë institucioneve të drejtësisë, në shumicën dërrmuese të rasteve dënimet jepen edhe më të lehta sesa parashihen me ligj. Ligji thotë edhe burgim, edhe gjobë, ata japin vetëm gjobë. 300 euro. Kaq është vlera e një gruaje dhe e jetës së saj në sistemin tonë të drejtësisë… Jo vetëm shkarkim i menjëhershëm, por edhe përgjegjësi penale për tërë zinxhirin komandues”, tha ajo.