Category: Lajme

  • Gërvalla: Duhet të identifikohet qartë se çfarë është bërë dhe çfarë jo në rastin e Arlindës

    Gërvalla: Duhet të identifikohet qartë se çfarë është bërë dhe çfarë jo në rastin e Arlindës

    Gërvalla: Duhet të identifikohet qartë se çfarë është bërë dhe çfarë jo në rastin e Arlindës

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në seancën e sotme kushtuar rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka kërkuar ndërmarrjen e hapave konkretë dhe shqyrtimin e plotë të mënyrës se si u trajtua rasti i saj.

    Gërvalla ka theksuar se dështimi i një hallke të vetme mund të ketë pasoja të rënda, duke nënvizuar nevojën për të analizuar veprimet dhe vendimet institucionale.

    “Nëse një hallkë nuk funksionon, pasojat mund të jenë të rënda, prandaj konsideroj se duhet të ndërmarrim hapa konkret në disa drejtime”.

    Ajo tha se një nga hapat e parë duhet të jetë shqyrtimi i plotë i rastit të Arlinda Zekajt, përmes të cilit do të dokumentohet kronologjia e trajtimit të të gjitha rasteve të saj.

    “Së pari shqyrtimi i plotë i rastit të Arlinda Zekajt, i cili do të sigurojë një kronologji të dokumentuar të trajtimit të të gjitha rasteve të saj, duke përfshirë raportimet, kërkesat, vlerësimet e rrezikut, vendimet e marra, masat e shqyrtuara dhe komunikimi ndërmjet institucioneve. Ky shqyrtim duhet të identifikojë qartë se çfarë dhe kur është bërë apo nuk është bërë”, u shpreh ajo./Klankosova.tv

     

  • Shtetasi i Maqedonisë kapet me 68 kilogramë kokainë në Francë

    Shtetasi i Maqedonisë kapet me 68 kilogramë kokainë në Francë

    Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm policor ndërkombëtar dhe shkëmbimit në kohë të informacionit operativ nga Byroja e Sigurisë Publike e Ministrisë së Brendshme, në territorin e Francës, në stacionin e pagesës “Fontaine”, u sekuestruan 68 kilogramë kokainë, të gjetur në një automjet transporti të drejtuar nga shtetasi i RMV-së, M.F. (44).

    Siç njoftojnë nga MPB Maqedoni, sekuestrimi është rezultat i informacionit operativ të ofruar nga Departamenti i Policisë Kriminale, përkatësisht Njësia e Trafikimit të Drogës, e cila iu dorëzua autoriteteve kompetente franceze përmes Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar dhe Europolit.

    “Ky është aksioni i dytë ndërkombëtar i suksesshëm në një periudhë prej një muaji, pas bashkëpunimit të mëparshëm me policinë greke, i cili rezultoi në sekuestrimin e 324 kilogramëve marihuanë”, thonë nga MPB.

  • Si t’i ruani mollët dhe patatet të freskëta për muaj të tërë, gabimi që duhet ta shmangni

    Si t’i ruani mollët dhe patatet të freskëta për muaj të tërë, gabimi që duhet ta shmangni

    Si t’i ruani mollët dhe patatet të freskëta për muaj të tërë, gabimi që duhet ta shmangni

    Mollët dhe patatet mund të qëndrojnë të freskëta për muaj të tërë, nëse ruhen në kushtet e duhura. Temperatura, lagështia dhe mungesa e dritës janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre.

    Mollët preferojnë temperaturat e ulëta, nga -1 deri në 0 gradë Celsius, si dhe lagështinë e lartë. Në kushte shtëpiake, frigoriferi është një zgjidhje praktike për ruajtjen e tyre, ndërsa është e rëndësishme që frutat të jenë të shëndetshme, pa dëmtime dhe shenja kalbjeje.

    Disa varietete të vona, si Idared dhe Red Delicious, mund të ruhen deri në pesë muaj në kushte ideale.

    Ndërkaq, patatet kërkojnë një ambient të freskët, të errët dhe të ajrosur, me temperaturë nga 6 deri në 10 gradë Celsius. Bodrumet, depot ose korridoret e pa ngrohura mund të jenë vende të përshtatshme për ruajtjen e tyre, për sa kohë që mbrohen nga ngrirja.

    Një këshillë e rëndësishme është që patatet të mos lahen para ruajtjes dhe të mos mbahen në enë plastike të mbyllura, pasi lagështia e tepërt mund të përshpejtojë prishjen e tyre.

    Edhe pse mund të ruhen në frigorifer, temperaturat shumë të ulëta mund t’ua ndryshojnë shijen dhe ngjyrën gjatë skuqjes. Po ashtu, ekspozimi ndaj dritës mund të shkaktojë gjelbërimin e patateve dhe rritjen e përmbajtjes së glikoalkaloideve, përbërje që në sasi të larta mund të jenë të dëmshme. Patatet që janë kryesisht të gjelbra duhet të hidhen.

    Një tjetër gabim që duhet shmangur është ruajtja e mollëve dhe patateve pranë njëra-tjetrës. Mollët çlirojnë etilen, një gaz që mund të përshpejtojë mbirjen e patateve.

    Patatet këshillohet të mbahen gjithashtu larg qepëve dhe hudhrave, pasi aromat e tyre mund të ndikojnë në shijen e produkteve të tjera.

    Për të zgjatur freskinë e tyre, mollët dhe patatet duhet të ruhen veçmas, në ambiente të përshtatshme, të freskëta dhe të ajrosura. Këto masa të thjeshta ndihmojnë në ngadalësimin e prishjes dhe në pakësimin e ushqimit që përfundon në mbeturina.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • How to store fresh apples and potatoes for months, the mistake to avoid

    Apples and potatoes can stay fresh for months if stored in proper conditions. The temperature, humidity, and lack of light are a major factor in their life span.

    Apples prefer low temperatures from -1 to 0 degrees Celsius, as well as high moisture. Under domestic conditions, the refrigerator is a practical solution to their preservation, while it is important that fruits be healthy, free from damage and signs of decay.

    Some late varieties, such as Idred and Red Delicious, can be preserved for up to five months under ideal conditions.

    Meanwhile, potatoes require a cool, dark, airy environment with temperatures of between 6 and 10 degrees Celsius. Unheated basements, warehouses, or corridors may be suitable places for their preservation as long as they are protected by freezing.

    One important advice is that potatoes are not washed before storage and stored in closed plastic vessels, since excess moisture can speed up their decay.

    While they can be stored in the refrigerator, very low temperatures can change their flavor and color during frying. Also, exposure to light can cause potato greening and increasing the content of glikoalpade, compounds that may be harmful in high amounts. The potatoes that are mostly green have to be discarded.

    Another mistake to avoid is to store apples and potatoes next to each other. Apples release ethylene, a gas that can speed up potato breeding.

    The potatoes are also advised to keep away from onions and garlic, as their aromas may affect the flavor of other products.

    To prolong their coolness, apples and potatoes must be preserved separately in suitable, fresh, and ventilated surroundings. These simple measures help slow down decay and reduce food that ends in waste.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tahiri: Nuk mjaftojnë ngushëllimet, duhet të ketë dorëheqje dhe shkarkime

    Tahiri: Nuk mjaftojnë ngushëllimet, duhet të ketë dorëheqje dhe shkarkime

    Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Tahiri ka deklaruar se vrasja e Arlindës nuk është rast i veçuar, por një fenomen që kërkon reagim dhe përgjegjësi institucionale.

    “Pa asnjë dyshim, vrasja e Arlindës është një tragjedi që na ka tronditur të gjithëve, por nuk është rast i veçuar. Fatkeqësisht, është duke u bërë një fenomen i cili në Kosovë na obligon të reflektojmë dhe, mbi të gjitha, të kërkojmë përgjegjësi”, ka deklaruar Tahiri.

    Ai ka theksuar se nuk mjafton vetëm shprehja e ngushëllimeve dhe dënimi i rastit, por nevojiten veprime konkrete.

    “Nuk mjafton vetëm të shprehim ngushëllime. Nuk mjafton vetëm të dënojmë rastin. Nuk mjafton të vazhdojmë të flasim vetëm atëherë kur ndodhin tragjeditë. Sot do të duhej të kishte reflektim, do të duhej të kishte dorëheqje do të duhej të kishte shkarkim, mos kurrgjë si veprim etik ndaj një ngjarje e cila i shkaktoi dhimbje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Tahiri.

    Deputeti i AAK-së ka theksuar se dhuna ndaj grave nuk duhet të trajtohet si rast i izoluar, por edhe në raport me përgjegjësinë e institucioneve.

     

    Burimi: RTKLive

  • Tahiri: Comfort is not enough, there must be resignations and dismissals

    At the Kosovo Parliament’s extraordinary session, Tahiri has declared that the killing of Arlinda is not an isolated case, but a phenomenon requiring response and institutional responsibility.

    Without a doubt, the murder of Arlinda is a tragedy that has shocked us all, but it is not an isolated case. Unfortunately, it is becoming a phenomenon which in Kosovo owes us to reflect and, above all, to seek responsibility, Tahiri has declared.

    He has stressed that more is needed than expressing comfort and punishing the case, but concrete action is needed.

    It is not enough just to express condolences. It is not enough to condemn the case. It is not enough to keep talking only when tragedies occur. There would be reflection today, there would have to be resignations, there would have to be dismissal, as nothing ethical to an event that pained all citizens of the Republic of Kosovo, Tahiri said.

    The AAK MP has stressed that violence against women should not be treated as an isolated case, but also in relation to the responsibility of institutions.

     

    Source Layer: RTKLive

  • NPL “Kastrioti” vazhdon mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike

    NPL “Kastrioti” vazhdon mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike

    NPL “Kastrioti” ka njoftuar se punëtorët operativë kanë nisur javën me angazhime në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

    Sipas njoftimit, ekipet kujdesen për pastrimin e rrugëve, trotuareve, parqeve, shesheve dhe hapësirave të tjera publike, si dhe për mbledhjen e mbeturinave dhe largimin e papastërtive.

    Po ashtu, punëtorët angazhohen në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, me qëllim që ambientet publike të jenë të pastra dhe të rregullta.

    Nga NPL “Kastrioti” kanë theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve operative për mirëmbajtjen e ambientit dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. /Telegrafi/

  • Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

    Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

    Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë për kanosje ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Sylaj Zekajt, më 23 tetor 2026, dy ditë para se Arlinda të vritej nga i dyshuari Albert Sylaj, kunati i saj.

    Sipas aktakuzës së siguruar nga Dukagjini, Arlinda kishte raportuar në Polici më 10 korrik 2026 se ndihej e rrezikuar nga ish-bashkëshorti, duke pretenduar se ai e kishte kërcënuar me vrasje, e kishte dëbuar nga shtëpia dhe e kishte fyer vazhdimisht. Ajo kishte deklaruar gjithashtu se gjatë martesës kishte përjetuar dhunë psikike dhe fizike, përfshirë edhe gjatë kohës kur familja kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në aktakuzë përshkruhen deklaratat e Arlindës, raportet policore, bisedat me djalin e tyre të mitur dhe deklarimi i Jeton Sylajt para prokurorit, në të cilin ai pranoi se ia kishte thënë ish-bashkëshortes fjalët kërcënuese, por pretendoi se këtë e kishte bërë për shkak të shqetësimit për djalin.

    Arlinda raportoi kërcënimet dhe tha se ndihej e rrezikuar

    Në deklaratën e dhënë në Stacionin Policor në Pejë më 10 korrik 2026, Arlinda kishte treguar se ishte e martuar me Jeton Sylajn prej rreth 13 vjetësh dhe se nga kjo martesë kishin një djalë 12-vjeçar.

    Sipas deklaratës së saj, familja kishte jetuar rreth 11 vjet në Amerikë, ndërsa në vitin 2024 ajo ishte kthyer në Kosovë së bashku me djalin, ku kishin ndërtuar një shtëpi në fshatin Vitomiricë. Jetoni, sipas saj, kishte vazhduar të punonte në Amerikë dhe të udhëtonte herë pas here ndërmjet dy vendeve.

    Arlinda kishte thënë se gjatë jetesës në Amerikë kishte përjetuar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti, të cilën, sipas deklaratës së saj, e kishte raportuar edhe atje. Ajo kishte thënë se Jetoni e kishte detyruar të merrte një kredi prej nëntë mijë eurosh për nevojat e tij.

    Për ngjarjet e dhjetorit të vitit 2025, Arlinda kishte deklaruar se Jetoni e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia, duke e kërcënuar dhe fyer.

    “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag, as ushtria s’ka me mujt me të hek nga dora ime”, kishte deklaruar Arlinda se i kishte thënë Jetoni, sipas aktakuzës.

    Ajo kishte shtuar se ai e kishte fyer edhe me fjalët “kurvë”, “kudër” dhe “rrugaqe”, si dhe i kishte thënë se do të flinte në rrugë dhe nuk do ta shihte më djalin nëse ai ishte gjallë.

    Sipas deklaratës së saj, pas largimit nga shtëpia, ajo kishte marrë djalin dhe ishte kthyer në Vitomiricë. Aty, sipas saj, Jetoni ia kishte nxjerrë rrobat në oborr dhe ua kishte vënë flakën, ndërsa pamjet e këtij veprimi ia kishte dërguar asaj. Arlinda kishte thënë se videon e ruante dhe ishte e gatshme ta dorëzonte në Polici si provë.

    Ajo kishte sqaruar se, pavarësisht konflikteve, nuk e kishte ndaluar djalin të vizitonte gjyshen dhe familjarët e babait. Megjithatë, sipas saj, pasi Aniku kishte shkuar të qëndronte te familja e babait më 20 qershor 2026, ai e kishte bllokuar në telefon dhe në rrjetet sociale, ndërsa ajo dyshonte se kjo kishte ndodhur nën ndikimin e familjarëve të Jetonit.

    Në deklaratën e saj, Arlinda kishte thënë se ndihej e rrezikuar nga Jetoni dhe kishte kërkuar ndihmën e Policisë për ta kthyer djalin te vetja. Ajo kishte deklaruar gjithashtu se ish-bashkëshorti posedonte armë zjarri me leje, por se nuk e kishte kërcënuar asnjëherë me armë dhe se nuk e dinte se ku ndodhej ajo.

    Arlinda kishte shpjeguar se nuk e kishte raportuar më herët rastin e dhunës, pasi kishte shpresuar se Jetoni do të ndryshonte.

    Jeton Sylaj pranoi se e kishte kërcënuar

    Në deklaratën e dhënë para Prokurorisë Themelore në Pejë më 23 korrik 2026, Jeton Sylaj kishte thënë se ishte ndarë nga Arlinda rreth një vit më parë, ndonëse nuk ishin divorcuar zyrtarisht.

    Ai kishte pretenduar se djali ndihej i rrezikuar nga nëna dhe se nuk dëshironte të shkonte te familjarët e saj. Sipas tij, A., e kishte shprehur këtë dëshirë edhe para Qendrës për Punë Sociale dhe në Ambasadën Amerikane.

    Jetoni kishte pranuar se ia kishte thënë Arlindës fjalët “kom me të mbyt, kom me të ngre zhag”, por kishte pretenduar se i kishte thënë në kontekstin e shqetësimit të tij për djalin.

    “Është e vërtetë se unë Arlindës i kam thënë fjalët ‘kom me të mbyt, kom me të ngre zhag’, mirëpo të njëjtat ia kam thënë sepse djali im është ndjerë i rrezikuar”, kishte deklaruar ai, sipas aktakuzës.

    Jetoni kishte mohuar se e kishte detyruar djalin të mos shkonte te nëna dhe kishte thënë se vendimi i A. ishte vullnet i tij. Ai kishte pretenduar gjithashtu se nuk kishte synuar t’ia mohonte Arlindës të drejtën për t’u takuar me djalin, por se rrethanat kishin ndryshuar për shkak të konfliktit mes tyre.

    Në të njëjtën deklaratë, ai kishte thënë se Arlinda nuk duhej të ndihej e rrezikuar prej tij, por se, sipas tij, situata ndryshonte nëse rrezikohej djali. Ai kishte pretenduar gjithashtu se Arlinda ia kishte marrë pasaportën e Kosovës.

    Më herët, gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor, më 14 korrik, Jetoni kishte zgjedhur të shfrytëzonte të drejtën për të heshtur, duke deklaruar se do të paraqiste qëndrimin e tij para prokurorit.

    Prokuroria i vlerësoi deklaratat dhe provat si bazë për aktakuzë

    Sipas aktakuzës, Prokuroria kishte administruar disa prova, përfshirë raportet e Policisë, procesverbalet e marrjes në pyetje të Arlindës dhe Jetonit, raportin e bisedës me të miturin, raportin psikologjik dhe një CD me video-incizime.

    Në njërin prej incizimeve, sipas përshkrimit në aktakuzë, dëgjohet Jetoni duke folur për vendimin e djalit se ku dëshiron të qëndrojë. Në një tjetër incizim dëgjohet A. duke thënë se nuk dëshiron të shkojë, ndërsa Jetoni i thotë të mos i bëjë presion.

    Prokuroria ka vlerësuar se deklaratat e të dëmtuarës, përshkrimi i konfliktit dhe provat e tjera të administruara mbështesnin dyshimin e bazuar mirë se Jeton Sylaj kishte kryer veprën penale të kanosjes, të paraparë në nenin 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Në pjesën përfundimtare të aktakuzës, prokurorja e shtetit, Nora Tigani, ka vlerësuar se i pandehuri, me veprimet e tij, kishte realizuar figurën e veprës penale të kanosjes. Prokuroria i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

    Si rrethanë rënduese e mundshme, në aktakuzë është përmendur fakti se vepra e dyshuar ishte kryer brenda marrëdhënies familjare. Prokuroria ka bërë të ditur se nuk kishte identifikuar rrethana lehtësuese në momentin e ngritjes së aktakuzës.

    Aktakuza ndaj Jeton Sylajt ishte ngritur më 23 tetor 2026. Dy ditë më vonë, më 25 tetor, Arlinda Sylaj Zekaj u vra në Vitomiricë, ndërsa për vrasjen është i dyshuar Albert Sylaj, kunati i saj.

    Burimi: Dukagjini

  • “Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

    “Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

    Heshtje.

    Lista Serbe nuk është prononcuar pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi, në të cilat fitoi Lista Studentore.

    Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, u formua në vitin 2013 me mbështetjen e drejtpërdrejtë të SNS-it dhe Vuçiqit, i cili e pranoi humbjen mbrëmjen e 25 tetorit.

    Megjithatë, Vuçiqi deklaroi se SNS kishte fituar “kudo ku jetojnë serbët në rajon”, përfshirë edhe Kosovën.

    Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, në vendvotimet ku votuan serbët nga Kosova, lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” mori rreth 71 për qind të votave, ndërsa Lista Studentore siguroi rreth 21 për qind.

    Në nivel të Serbisë, megjithatë, Lista Studentore fitoi mbi 52 për qind të votave, ndërsa “Serbia e Bashkuar” e ish-presidentit Vuçiq i mori rreth 39 për qind.

    Për Ivan Vuçkoviqin, përfaqësues opozitar të serbëve të Kosovës nga Leposaviqi, këto rezultate nënkuptojnë se “asgjë nuk do të jetë më si më parë”.

    “Liria po na vjen nga Beogradi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë (REL).

    Vuçkoviq dhe përfaqësues të tjerë opozitarë të serbëve në Kosovë e fajësojnë Listën Serbe dhe Vuçiqin për përkeqësimin e pozitës së komunitetit serb.

    Ata besojnë se pushteti i deritashëm në Serbi, përmes Listës Serbe, ua ka “dorëzuar” institucioneve të Kosovës institucionet serbe dhe kompetencat që Beogradi ushtronte më parë.

    Aktualisht, në zonat me shumicë serbe në Kosovë, në kuadër të sistemit të Serbisë funksionojnë vetëm institucionet arsimore dhe shëndetësore.

    “Pas kësaj tradhtie të madhe, si pasojë e së cilës nuk na ka mbetur pothuajse asgjë nga Serbia në Kosovë e Metohi, do të jetë shumë e vështirë”, thotë Vladimir Radosavleviq nga Demokracia Serbe nga veriu i Kosovës, parti opozitare në nivel lokal.

    Çfarë do të ndodhë me Listën Serbe?

    Radio Evropa e Lirë iu drejtua Listës Serbe për koment pas publikimit të rezultateve të para preliminare në Serbi, por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

    Në zgjedhjet e qershorit në Kosovë, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvend, ndërsa një mandat e siguroi Nenad Rashiq nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

    Rashiqi, i cili është ministër në Qeverinë e Albin Kurtit, e mbështeti Lëvizjen Studentore në zgjedhjet në Serbi.

    Ai vlerëson për REL-in se bashkëpunimi i Listës Serbe me pushtetin e ri në Serbi nuk është i mundur.

    Rashiq nuk e përjashton mundësinë që Partia Përparimtare Serbe tani t’i kërkojë Listës Serbe të tërhiqet, përkatësisht që përfaqësuesit e saj të japin dorëheqje nga pozitat që mbajnë.

    “Kjo mund të jetë një nga mundësitë, por nuk pres që ata të veprojnë në mënyrë morale dhe ta bëjnë një gjë të tillë. Ata janë në pushtet në nivel lokal sepse SNS-i i ka vendosur në ato pozita me të gjitha mënyrat e mundshme”, thotë Rashiqi.

    Lista Serbe udhëheq aktualisht të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë.

    Zyrtarët e saj drejtojnë gjithashtu institucione të Serbisë në Kosovë. Një prej tyre është kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili udhëheq Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

    Edhe Ivan Vuçkoviq, asamblist në Kuvendin Komunal të Leposaviqit, beson se bashkëpunimi ndërmjet Listës Serbe dhe Qeverisë së re të Serbisë nuk është i mundur.

    “Jam i bindur se ata do të shpërbëhen në ditët në vijim. Nga ana tjetër, ata nuk mund të funksionojnë pa mbështetjen e Beogradit”, thotë ai.

    Të njëjtin mendim e ndan edhe Vladimir Radosavleviq, po ashtu asamblist në Leposaviq, në veri të Kosovës.

    Ai konsideron se Lista Serbe nuk mund të mbetet në pushtet në Kosovë, sepse, siç thotë, në të kundërtën “e gjithë lufta do të kishte qenë e kotë”.

    Edhe partia e tij i ka mbështetur Listën Studentore dhe protestat e organizuara nga studentët.

    “Si dikush që ka qenë me studentët që nga fillimi, e di se ata nuk do ta pranojnë kurrë bashkëpunimin me Listën Serbe, bërthamën e fortë të SNS-it në Kosovë. Ata kanë qenë bashkëpjesëmarrës të drejtpërdrejtë të Aleksandar Vuçiqit në tradhtinë e madhe ndaj Kosovës e Metohisë. Shkurt, atyre u ka ardhur fundi dhe së shpejti do të japin llogari për gjithçka që kanë bërë”, thotë Radosavleviq për REL-in.

    Sa i përket Kosovës, Lista Studentore ka deklaruar se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë përbërëse të saj.

    Lista Studentore nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse do të bashkëpunojë me Listën Serbe, përfshirë në nivel institucional, dhe cili është qëndrimi i saj për bashkëpunimin e ardhshëm me Qeverinë e Kosovës.

    Çfarë presin serbët e Kosovës nga pushteti i ri?

    Ivan Vuçkoviq ngre pikëpyetje për mënyrën se si janë menaxhuar fondet që Serbia ka dërguar në Kosovë, duke pretenduar se Lista Serbe ka bërë abuzime të shumta.

    Lëvizja politike studentore në Serbi lindi nga protestat e studentëve, në qendër të të cilave ishte lufta kundër korrupsionit.

    Vuçkoviq beson se kjo çështje duhet të jetë prioritet për pushtetin e ri edhe kur bëhet fjalë për Kosovën, veçanërisht për investimet nga buxheti i Serbisë në zonat me shumicë serbe.

    Në këtë kontekst, ai thotë se përfaqësuesit e Listës Serbe “mund të kërkojnë azil politik në Kosovë”, pasi beson se në Serbi mund të përballen me akuza për shumë vepra penale.

    “Jam i sigurt se edhe këtu [në Kosovë] do të ketë ndryshim të pushtetit”, thotë ai.

    Vuçkoviq nuk pret ndryshime të mëdha sa u përket kompetencave të Serbisë në Kosovë, por shpreson se autoritetet e reja në Beograd do të reagojnë për t’i mbrojtur institucionet e mbetura serbe.

    “Të mund të llogarisim në mbështetjen e Serbisë në aspektin financiar, në mënyrën më reale dhe më të drejtë. Disa gjëra thjesht kanë marrë fund, por shpresoj që pushteti i ri do të arrijë t’i korrigjojë disa gabime të pushtetit të mëparshëm, sa i përket asaj se kush i udhëheq institucionet, mbështetjes dhe shpërndarjes së fondeve”, thotë Vuçkoviqi.

    Ndërkaq, Vladimir Radosavleviq shpreson se pushteti i ri në Serbi do të tregojë më shumë mirëkuptim për serbët e Kosovës dhe do t’u mundësojë atyre të kenë më shumë ndikim në vendimet që prekin jetën e tyre.

    “Që ne të vendosim për fatin tonë”, thotë ai.

    “Lista Studentore nuk ka nevojë të bëjë asgjë të jashtëzakonshme. Mjafton të emërojë drejtues të aftë dhe të ndalojë vjedhjen e qindra milionë eurove, të cilat çdo vit përfundojnë në xhepa privatë, në vend se të shkojnë në zonat serbe në Kosovë. Kjo do ta zvogëlonte ndjeshëm largimin e serbëve nga Kosova, që ka marrë përmasa marramendëse”, thotë Radosavleviq.

    Milliqeviq: Pushteti i ri në Serbi do ta rishqyrtojë rolin e Listës Serbe

    Drejtori i organizatës joqeveritare Aktiv, Miodrag Milliqeviq, thekson se Lista Serbe, nga pikëpamja formale dhe ligjore, është pjesë e sistemit politik të Kosovës dhe se rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk ndikojnë drejtpërdrejt në statusin e saj.

    Megjithatë, ai thotë se realiteti politik është ndryshe, pasi Lista Serbe në praktikë ka funksionuar si degë e Partisë Përparimtare Serbe në Kosovë.

    Sipas tij, ndryshimi i pushtetit në Beograd do të ngrejë pikëpyetje për mënyrën se si do të funksionojë kjo parti në të ardhmen.

    “Sa i përket politikave, do të ketë hapësirë për një rishikim rrënjësor. Nuk e kam fjalën për ristrukturimin e Listës Serbe, por për një rishikim rrënjësor të politikës ndaj Kosovës, që do t’i përfshijë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe. Do të shtrohet pyetja nëse ata i kanë keqpërdorur pozitat e tyre në sistemin serb gjatë kohës kur në pushtet ishte Partia Përparimtare Serbe”, thotë Miliçeviq.

    Ai vlerëson se çështja e Kosovës nuk është ndër prioritetet kryesore të Listës Studentore, por pret që një pjesë e strukturave të saj të merret me këtë temë.

    Sipas Milliqeviqit, gjatë viteve të fundit Beogradi i ka lënë serbët e Kosovës në një vakum ligjor dhe të sigurisë.

    Shoqëria civile serbe në Kosovë e kishte kritikuar nismën e Listës Serbe që serbët të largoheshin nga institucionet e Kosovës në vitin 2022.

    Në të njëjtën kohë, ajo kishte kritikuar edhe veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat kryesisht i kishte vlerësuar si të njëanshme dhe diskriminuese.

    Në vitin 2024, Qeveria e Kosovës nisi mbylljen e institucioneve të Serbisë dhe paralajmëroi integrimin e institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës, me arsyetimin se funksionimi i dy sistemeve paralele është i paqëndrueshëm.

    Bashkësia ndërkombëtare, nga ana tjetër, ka këmbëngulur se hapa të tillë duhet të ndërmerren në kuadër të dialogut dhe në konsultim me komunitetin serb./Radio Evropa e Lirë/

  • Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

    Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

    Bashkia në Valais do të ndërtojë dy vende përkujtimore pranë barit “Le Constellation”, ku humbën jetën 41 persona dhe u plagosën 115 të tjerë. Në natën e Vitit të Ri, në Liqenin Grenon do të realizohet edhe një instalacion ndriçues në shenjë nderimi për viktimat.

    Crans-Montana po përgatitet të përkujtojë viktimat e zjarrit tragjik që tronditi resortin zviceran, duke planifikuar dy memoriale të përkohshme në afërsi të vendit të katastrofës, shkruan Watson.

    Sipas planit të publikuar nga bashkia, memoriali i parë do të vendoset në fasadën e barit të djegur “Le Constellation”, e cila do të mbulohet për të mbrojtur vendin e tragjedisë dhe për t’i dhënë atij një pamje të thjeshtë e dinjitoze.

    Familjarët e viktimave do të kenë mundësinë që emrat e të dashurve të tyre t’i gdhendin në këtë hapësirë përkujtimore.

    Memoriali i dytë parashihet të ndërtohet pranë kishës Saint-Christophe, pak më larg vendit të zjarrit. Kjo hapësirë do të shërbejë si vend reflektimi, ku familjarët dhe vizitorët mund të lënë sende personale dhe kujtime në nderim të viktimave.

    Të dy projektet janë bërë publike për shqyrtim, ndërsa autoritetet lokale synojnë që punimet të nisin sa më shpejt. Memorialet do të jenë të përkohshme, deri në realizimin e një përmendoreje të përhershme, transmeton Telegrafi.

    Ceremonia përkujtimore më 1 janar

    Ceremonia zyrtare përkujtimore do të mbahet më 1 janar, në orën 10:00, në Grône të kantonit Valais.

    Për t’u mundësuar edhe banorëve të Crans-Montanës të marrin pjesë, ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në Qendrën e Kongreseve “Le Régent”, në resortin turistik.

    Ndërkohë, në Liqenin Grenon, në një distancë të shkurtër nga vendi i tragjedisë, do të realizohet një instalacion i veçantë me efekte ndriçimi në formë ylli, i menduar si hapësirë për reflektim të qetë.

    Bashkia ka vendosur që instalacioni të mos shoqërohet me muzikë apo efekte zanore, duke ruajtur karakterin solemn të përkujtimit.

    Instalacioni do të jetë i dukshëm gjatë netëve të 31 dhjetorit dhe 1 janarit, nga ora 21:00 deri në orën 02:00.

    Zjarri në “Le Constellation” la pas 41 viktima dhe 115 persona të plagosur, duke shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin lokal dhe më gjerë. Përmes këtyre hapësirave përkujtimore, Crans-Montana synon të nderojë të ndjerët dhe të krijojë vende ku familjarët dhe publiku mund të kujtojnë viktimat e tragjedisë./Telegrafi/