Category: Lajme

  • Asllani: Parandalimi i tragjedive duhet të nisë nga familja

    Asllani: Parandalimi i tragjedive duhet të nisë nga familja

    Deputeti i Kuvendi të Kosovës Alban Asllani nga Grupi Multietnik, në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit, ka theksuar se fokusi duhet të jetë te parandalimi i tragjedive dhe jo vetëm te diskutimet pas rasteve të rënda.

    “Sot nga kjo foltore, unë si deputet i këtij Kuvendi dua të flas së pari si prind, si prind i tri djemve të mi të cilët i rris në shtëpinë time”, tha Asllani, duke iu referuar edhe vrasjes tragjike të Arlindës.

    Ai theksoi se drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj, ndërsa institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe të sqarojnë çdo rrethanë, veprim apo mosveprim të mundshëm.

    “Por unë sot dua që këtë temë ta trajtoj pak më ndryshe. Dua ta bëj një pyetje se ku fillon e vërteta e përgjegjësisë sonë si shoqëri? A fillon në stacion policor, në prokurori, në gjykatë, apo kjo fillon shumë më herët se aq? Brenda familjeve tona, aty ku lindemi, rritemi dhe formohemi si njerëz?”, u shpreh ai.

    Asllani tha se, krahas reformave institucionale dhe ligjeve, rëndësi të veçantë ka edhe formimi i njerëzve që punojnë në institucione, i cili nis në familje dhe në shoqëri.

    “Institucionet, objektet, ndërtesat dhe ligjet janë më shumë, por njerëzit të cilët punojnë në ato institucione e bartin përgjegjësinë që t’i implementojnë të gjitha ato mekanizma”, theksoi deputeti.

    Ai nënvizoi se përgjegjësia për edukimin dhe formimin shoqëror nuk e përjashton përgjegjësinë ligjore të shtetit. “Shteti ka detyrim t’i mbrojë me jetë qytetarët dhe askush nuk mund të fshihet pas një edukimi apo pas një mentaliteti që unë e ceka më herët”, përfundoi Asllani.

    Burimi: RTKLive

  • Aslan: Prevention of Tragedies Must Begin by Family

    Kosovo Assembly MP Alban Asllani from the Multiethnic Group, in his speech to the Parliament’s folk, has stressed that the focus should be on preventing tragedies and not just the post-probating discussions.

    Today, as deputy of this Parliament, I want to speak first as a parent, a parent of three boys I raise in my home, Aslan said, referring to the tragic murder of Arlinda.

    He stressed that justice should say its word, while institutions should take responsibility and clarify any circumstances, action or possible inaction.

    But I want to treat this subject a little differently today. I want to ask a question about where the truth of our responsibility begins as a society? Does it start at the police station, the prosecutor, the court, or does it start much earlier than that? Within our families, where we are born, grow up, and form ourselves?

    Aslan said that, along with institutional reform and laws, special importance is the formation of people working in institutions that start in family and society.

    Institutions, objects, buildings and laws are more, but people working in those institutions bear the responsibility of implementing all those mechanisms, the MP stressed.

    He underlined that responsibility for education and social formation does not rule out the legal responsibility of the state. The state has the obligation to protect citizens with life, and no one can hide behind an education or after a mentality I mentioned earlier, Aslan concluded.

    Source Layer: RTKLive

  • Dita e 14-të e protestave në Tiranë, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë

    Dita e 14-të e protestave në Tiranë, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë

    Protestat e studentëve dhe të rinjve në Tiranë kanë vazhduar edhe të hënën, për të 14-ën ditë radhazi. Pas grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, protestës i janë bashkuar edhe pedagogë dhe qytetarë, ndërsa marshimi në rrugët e kryeqytetit është zhvilluar në mënyrë paqësore.

    Siç raporton RTSH, gjatë grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë brohoritur “Dorëheqje” dhe “Revolucion”, ndërsa në zonë ishte vendosur një kordon policor për monitorimin e situatës.

    Sipas ATSH-së, kreu i Sindikatës së Universiteteve, Aleksandër Kovaçi, ka deklaruar se pedagogët do të vazhdojnë t’i mbështesin protestat e studentëve, duke theksuar se bojkoti i mësimit është vullnetar.

    “Bojkoti është vullnetar dhe nuk besoj se ka studentë mjaftueshëm nëpër salla për të zhvilluar mësim”, është shprehur ai.

    Ndërkohë, Top Channel raporton se protestuesit janë ndalur para Kryeministrisë, ku kanë vendosur një pankartë me karikaturën e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit në tryezën e dialogut të vendosur pranë shkallëve të Kryeministrisë. Më pas, protestuesit e kanë grisur dhe i kanë vënë flakën karikaturës. 

    Protestuesit kanë refuzuar sërish ftesën e kryeministrit Rama për dialog, ndërsa protestat që po vazhdojnë prej dy javësh janë shoqëruar në ditët e mëparshme edhe me tensione dhe përplasje me Policinë. 

    Burimi: RTKLive

  • Anita Muçaj kërkon nga avokatja e Arlinda Zekajt të tregojë kush është personi me mbiemrin Haradinaj që përmendet në kërcënimet ndaj viktimës

    Anita Muçaj kërkon nga avokatja e Arlinda Zekajt të tregojë kush është personi me mbiemrin Haradinaj që përmendet në kërcënimet ndaj viktimës

    Anita Muçaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar nga avokatja e viktimës, Adelina Hoxha, që të sqarojë publikisht identitetin e personit me mbiemrin Haradinaj, i cili, sipas deklarimeve të avokates, është përmendur në kontekstin e kërcënimeve ndaj viktimës.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Muçaj ka shprehur dhimbjen për vrasjen e Zekajt, duke theksuar se viktima ishte një grua dhe nënë që kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet shtetërore.

    “Si anëtare e familjes Haradinaj, bashkëndjej dhimbjen e madhe nga vrasja makabre dhe shokuese e një nëne dhe një gruaje që kërkonte mbrojtje shtetërore, të ndjerës Arlinda Zekaj”, ka shkruar Muçaj.

    Ajo ka shprehur shqetësimin për, siç pretendon, keqpërdorimin e mbiemrit Haradinaj nga persona të ndryshëm për të frikësuar dhe kërcënuar qytetarët.

    “Nuk është hera e parë që njerëz të ndryshëm, keqbërës të ndryshëm, keqpërdorin emrin ‘Haradinaj’ për të frikësuar dhe kërcënuar individë e për të përdorur këtë emër si mburojë për krimet e tyre”, ka theksuar ajo.

    Muçaj i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë avokates Adelina Hoxha që të identifikojë personin për të cilin ka folur, duke kërkuar që informacionet përkatëse t’u paraqiten edhe organeve hetimore.

    “Kërkoj nga avokatja Adelina Hoxha që konkretisht të deklarojë publikisht dhe pranë organeve hetimore se kush është me emër ai Haradinaj, në emër të të cilit apo të cilëve ka kërcënuar vrasësi i Arlinda Zekajt, e jo ta turbullojë ujin me një fjalë të tillë të ndjeshme, pasi mbiemrin Haradinaj e kam edhe unë, edhe fëmijët e mi, edhe qindra anëtarë të familjes Haradinaj”, ka shkruar Muçaj.

    Ajo ka theksuar se mbiemri Haradinaj nuk duhet të përdoret për të mbuluar veprime kriminale apo për të ushtruar presion ndaj qytetarëve.

    “Ky është një mbiemër që përfaqëson sakrificën dhe dashurinë për atdhe, respektin ndaj shtetit dhe ligjit, e jo strehë horrash e kriminelësh”, ka përfunduar Muçaj.

    Reagimi i saj vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, përfshirë pretendimet për kërcënime të mëhershme ndaj viktimës. /Telegrafi/

  • Mbi 350 mjekë shqiptarë në Gjermani i kërkojnë Bundestagut hetim për dhunën policore në Shqipëri

    Mbi 350 mjekë shqiptarë në Gjermani i kërkojnë Bundestagut hetim për dhunën policore në Shqipëri

    Mjekët dhe profesionistët shqiptarë të shëndetësisë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani kanë kërkuar hetim të pavarur për raportimet mbi përdorimin joproporcional të forcës nga policia gjatë protestave në Shqipëri. Nismës i është përgjigjur edhe David McAllister, kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili ka bërë të ditur se situata në Shqipëri do të diskutohet në komision gjatë nëntorit.

    Një grup prej më shumë se 350 mjekësh, infermierësh dhe profesionistësh të tjerë shqiptarë të shëndetësisë, që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, i janë drejtuar me një peticion Bundestagut gjerman dhe deputetëve gjermanë në Parlamentin Evropian, duke shprehur shqetësimin për situatën politike në Shqipëri dhe raportimet për dhunë policore gjatë protestave.

    Nisma është ndërmarrë nga lëvizja “Bluzat e Bardha për Ndryshim”, ndërsa peticioni u drejtohet institucioneve gjermane dhe përfaqësuesve të tyre në institucionet evropiane, me kërkesën që të reagojnë ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

    Në letër, nënshkruesit kërkojnë një qëndrim publik në mbrojtje të së drejtës për protestë paqësore, si dhe një hetim të pavarur dhe transparent për pretendimet lidhur me përdorimin joproporcional të forcës nga policia dhe përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestave.

    Sipas peticionit, prej më shumë se katër muajsh, mijëra qytetarë, përfshirë studentë dhe të rinj, kanë protestuar në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

    Profesionistët shëndetësorë u referohen raportimeve të organizatave për të drejtat e njeriut lidhur me përdorimin e forcës nga policia dhe hedhjen e gazit lotsjellës pa paralajmërim. Ata përmendin gjithashtu thirrjet e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë për hetim të shpejtë të këtyre pretendimeve.

    Një tjetër shqetësim i ngritur në letër lidhet me raportimet për automjete të perceptuara si ambulanca, të cilat dyshohet se janë përdorur në mbështetje të operacioneve policore.

    “Si mjekë, ne e dimë se çfarë dëmtimesh shkakton gazi lotsjellës, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Ambulancat dhe personeli mjekësor duhet të shërbejnë vetëm për kujdesin ndaj të lënduarve, kurrë si pjesë e operacioneve policore”, thuhet në peticion.

    Nënshkruesit kërkojnë gjithashtu garanci për ofrimin e kujdesit mjekësor të paanshëm për të gjithë të lënduarit, si dhe mbrojtje për personelin shëndetësor dhe gazetarët, transmeton Telegrafi.

    Ata u bëjnë thirrje deputetëve gjermanë që çështjen ta përfshijnë në diskutimet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, veçanërisht sa u përket sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore.

    Në peticion theksohet se zhvillimet në Shqipëri i prekin drejtpërdrejt edhe shqiptarët që jetojnë në Gjermani, pasi familjarët e tyre ndodhen në vend, ndërsa shumë prej tyre janë shtetas gjermanë dhe kontribuojnë në sistemin shëndetësor atje.

    “Evropa nuk mund ta mbrojë demokracinë vetëm përmes fjalimeve solemne. Vlerat evropiane nuk duhet të ndalen në kufijtë e Bashkimit Evropian. Shqipëria ka nevojë për një Evropë që sheh, dëgjon dhe kërkon përgjegjësi. Jo një herë, por tani”, thuhet në përfundim të letrës.

    Dasho: Mbi 350 profesionistë iu bashkuan peticionit

    Mjeku Erion Dasho, i cili jeton në Gjermani dhe është një nga nismëtarët e kësaj lëvizjeje, ka folur për peticionin në një intervistë për News 24, duke treguar se si nisi nisma dhe çfarë përgjigjeje morën nga përfaqësuesit evropianë.

    Dasho tha se peticioni nisi nga lëvizja “Bluzat e Bardha për Ndryshim” dhe u mbështet nga më shumë se 350 mjekë, infermierë dhe profesionistë të tjerë të shëndetësisë.

    “Ne shprehëm shqetësimin tonë për mënyrën se si ka reaguar policia, dhunën e policisë, faktin që ambulancat janë përdorur për të transportuar materiale policore, faktin që dhuna ishte joproporcionale dhe patëm dhunim të protestuesve, sidomos cenim të së drejtës së tyre për të protestuar”, ka deklaruar Dasho gjatë intervistës.

    Ai tregoi se peticioni iu dërgua përfaqësuesve gjermanë më 20 tetor dhe se nismëtarët morën fillimisht përgjigje nga sekretaria e grupit parlamentar të eurodeputetëve gjermanë, e cila i njoftoi se peticioni u ishte shpërndarë deputetëve.

    Sipas Dashos, më pas erdhi edhe përgjigjja nga David McAllister, kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

    “Përgjigjja erdhi konfirmuese nga zoti McAllister. Ai konfirmoi se Parlamenti Evropian dhe eurodeputetët e ndjekin me shqetësim situatën në Shqipëri”, tha Dasho.

    Ai shtoi se nismëtarët u befasuan pozitivisht nga shpejtësia e reagimit, duke theksuar se peticioni u dërgua në një kohë kur shqetësimi kryesor i profesionistëve shëndetësorë ishte siguria dhe shëndeti i protestuesve./Telegrafi/

  • Qeveria çeke kërkon shumicë të cilësuar për çdo vendim të ardhshëm për euron

    Qeveria çeke kërkon shumicë të cilësuar për çdo vendim të ardhshëm për euron

    Qeveria e Çekisë miratoi të hënën një propozim për ndryshime kushtetuese që do ta bënin më të vështirë adoptimin e euros, duke kërkuar një shumicë prej tri të pestash në parlament për çdo vendim të ardhshëm për kalimin në monedhën e përbashkët evropiane.

    Megjithatë, mbetet e paqartë nëse vetë amendamenti do të sigurojë votat e nevojshme për miratim, transmeton Telegrafi.

    Projektligji synon ta përcaktojë koronën çeke si monedhë kombëtare në Kushtetutë, duke vendosur një pengesë të re ligjore ndaj adoptimit të euros.

    Çekia është njëra prej gjashtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e përdorin monedhën e përbashkët dhe nuk ka caktuar një datë konkrete për anëtarësimin në eurozonë.

    Qeveria populiste e kryeministrit Andrej Babiš, e mbështetur nga partitë e djathta dhe të ekstremit të djathtë, është zotuar se nuk do të ndërmarrë hapa drejt anëtarësimit në eurozonë gjatë kohës që është në pushtet. Një qëndrim i tillë është mbajtur edhe nga qeveritë e mëparshme çeke.

    Partitë në pushtet nuk i kanë të vetme votat e nevojshme për ndryshime kushtetuese, ndaj propozimi kërkon edhe mbështetjen e një pjese të opozitës. Për momentin, nuk është e qartë nëse kjo mbështetje do të sigurohet.

    Ministri i Jashtëm, Petr Macinka, nga Partia e Motoristëve, e krahut të djathtë, tha se anëtarësimi në eurozonë do të ishte një hap themelor për vendin dhe se çdo qeveri duhet të ketë një mandat të fortë për të marrë një vendim të tillë.

    Propozimi është kundërshtuar nga Konfederata e Industrisë e Çekisë, e cila mbështet adoptimin e euros. Organizata argumenton se ndryshimi i propozuar mund ta vështirësojë integrimin ekonomik, duke theksuar se rreth 65 për qind e eksporteve çeke shkojnë drejt vendeve të eurozonës.

    Ndërkohë, Banka Kombëtare Çeke ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj projektligjit.

    Edhe pse disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë eurozonës, Hungaria ka sinjalizuar një ndryshim drejtimi nën kryeministrin e ri, Péter Magyar, duke e vendosur adoptimin e euros lart në agjendën e saj. /Telegrafi/

  • KRU “Gjakova” reagon ndaj deklaratave të ish-kryeshefit, sqaron arsyet e shkarkimit

    KRU “Gjakova” reagon ndaj deklaratave të ish-kryeshefit, sqaron arsyet e shkarkimit

    Bordi i Drejtorëve i KRU “Gjakova” ka reaguar ndaj deklaratave publike të ish-kryeshefit ekzekutiv, Hasan Krasniqi, lidhur me mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 23 tetor 2026, duke i cilësuar si të pasakta disa nga pretendimet e tij.

    Në reagimin publik, Bordi ka theksuar se mbledhja është dokumentuar përmes procesverbalit dhe incizimit, duke shtuar se rrjedha e diskutimeve mund të verifikohet përmes këtyre dokumenteve.

    Një nga çështjet kryesore të ngritura nga Bordi lidhet me pretendimin se kryesuesi Urim Gashi i kishte kërkuar Krasniqit ndërprerjen e kontratës së qirasë me operatorin ekonomik “Liqeni i Dukagjinit”.

    Sipas Bordit, një kërkesë e tillë nuk është bërë as me shkrim, as përmes postës elektronike, as verbalisht dhe as gjatë mbledhjeve.

    “Bordi sqaron se Kryesuesi i Bordit asnjëherë… nuk i ka kërkuar atij që ta ndërpresë apo shkëpusë Kontratën e Qirasë me operatorin ekonomik”, thuhet në reagim.

    Bordi ka kundërshtuar edhe pretendimin se Krasniqit i ishte kërkuar të nënshkruante ndërprerjen e kontratës ose të jepte dorëheqje. Sipas tij, diskutimi kishte të bënte me përgjegjësitë e kryeshefit ekzekutiv dhe detyrimet që rrjedhin nga statuti dhe aktet e brendshme të kompanisë.

    Në reagim thuhet se kryesuesi kishte shprehur qëndrimin se përgjegjësitë menaxheriale duhej të ushtroheshin nga vetë kryeshefi dhe se dorëheqja mund të shqyrtohej nëse ai vlerësonte se nuk mund t’i merrte përsipër ato.

    Sa i përket largimit të Krasniqit nga mbledhja, Bordi ka deklaruar se atij i ishte dhënë mundësia të paraqiste qëndrimet, sqarimet dhe dokumentacionin përkatës. Pas përfundimit të dëgjimit, sipas Bordit, atij i ishte kërkuar të largohej në mënyrë që mbledhja të vazhdonte me shqyrtimin e çështjeve dhe vendimmarrjen.

    Bordi ka bërë të ditur se vendimi për shkarkimin e Hasan Krasniqit nuk ishte vendim individual i kryesuesit dhe nuk ishte kushtëzuar me nënshkrimin e ndërprerjes së kontratës së qirasë.

    “Pas dëgjimit të z. Krasniqi dhe shqyrtimit të çështjes, të pesë (5) anëtarët e Bordit kanë votuar PËR shkarkimin e tij, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim”, thuhet në reagim.

    Sipas Bordit, arsyet e shkarkimit janë përcaktuar në vendimin e datës 23 tetor 2026 dhe lidhen me vlerësimin e tij për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive menaxheriale të kryeshefit ekzekutiv.

    Në fund, Bordi i Drejtorëve i KRU “Gjakova” i ka bërë thirrje Hasan Krasniqit që të korrigjojë publikisht deklaratat të cilat, sipas tij, ia atribuojnë kryesuesit kërkesa dhe kushtëzime që nuk janë bërë.

    Bordi ka ritheksuar përkushtimin ndaj transparencës, përgjegjshmërisë institucionale dhe respektimit të legjislacionit dhe akteve të kompanisë. /Telegrafi/

  • Dua Lipa emocionohet nga Festivali i Letërsisë në Londër, ndan momentet e veçanta me ndjekësit

    Dua Lipa emocionohet nga Festivali i Letërsisë në Londër, ndan momentet e veçanta me ndjekësit

    Dua Lipa emocionohet nga Festivali i Letërsisë në Londër, ndan momentet e veçanta me ndjekësit

    Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj emocionet nga Festivali i Letërsisë në Londër, i mbajtur në Southbank Centre.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja e cilësoi fundjavën si të jashtëzakonshme, duke shprehur entuziazmin për bisedat me shkrimtaren Zadie Smith, artistin Mustafa dhe muzikanten Patti Smith, transmeton Indeksonline.

    Dua Lipa bëri të ditur gjithashtu se aktivitetet e përzgjedhura nga klubi i saj i librit, Service95 Book Club, do të vazhdojnë deri më 1 nëntor.

    Përmes këtij projekti, artistja kosovare vazhdon të promovojë letërsinë dhe të krijojë ura lidhëse mes lexuesve, autorëve dhe artistëve të njohur ndërkombëtarisht.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • I want Lipa excited by London Literature Festival, sharing special moments with followers.

    The world-renowned Kosovo star, I want Lipa, has shared emotions from the London Literature Festival, held at the Southbank Centre.

    Through a social networking post, the artist named the weekend as extraordinary, expressing enthusiasm for conversations with writer Zadie Smith, artist Mustafa and musician Patti Smith, broadcast Indescline.

    I want Lipa also indicated that the activities selected by her book club, Service95 Book Club will continue until November 1st.

    Through this project, the Kosovo artist continues to promote literature and create bridges among internationally recognised readers, authors and artists.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ndahen grantet e Fondit të Sfidave Rajonale

    Ndahen grantet e Fondit të Sfidave Rajonale

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, mori pjesë në ceremoninë e Ndarjes së Granteve të Fondit të Sfidave Rajonale (RCF) në Kosovë, ku janë shpallur fituese pesë projekte në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, me vlerë të përgjithshme prej mbi dy milionë eurosh.

    Në fjalën e tij, ministri Çeku shprehu mirënjohjen për Fondin e Sfidave Rajonale dhe qeverinë e Gjermanisë dhe atë Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë, duke theksuar se, pas përpjekjeve për zgjerimin e qasjes në arsim, prioritet kryesor është ngritja e cilësisë dhe përafrimi i programeve arsimore me nevojat e tregut të punës.

    Ai njoftoi se, Ministria e Arsimit ka nisur punën për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+, përmes së cilës synohet të përcaktohet drejtimi i reformave për dekadën e ardhshme. Arsimi dhe aftësimi profesional zënë një vend të rëndësishëm në Strategjinë e re, me synimin që të rinjtë të fitojnë profesione, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

    Ministri Çeku vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe bizneseve, duke theksuar se synim i Ministrisë është që përvojat e suksesshme të projekteve të mbështetura të bëhen pjesë e qëndrueshme e sistemit arsimor.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, theksoi rëndësinë e investimit dhe gatishmërinë e shtetit gjerman për të ndarë përvojën e saj në arsimin dhe aftësimin profesional. Ai vlerësoi se zhvillimi i këtij sistemi do ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ndërsa, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, theksoi nevojën që institucionet vendore ta udhëheqin dhe ta vazhdojnë procesin e reformave, bizneset të përfshihen aktivisht në aftësimin e të rinjve, ndërsa programet e trajnimit të përgatiten edhe për zhvillimet në inteligjencën artificiale.

    Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vlerësuar se investimet në arsimin dhe aftësimin profesional kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës. Ai ka bërë të ditur se, përmes Qendrës për Arsim Dual, Oda Ekonomike e Kosovës ka ndërmjetësuar përfshirjen e më shumë se 2,500 nxënësve në biznese të ndryshme, në bashkëpunim me shkollat profesionale në disa komuna të Kosovës.

    Pas katër thirrjeve, Fondi i Sfidave Rajonale ka mbështetur gjithsej 21 projekte në Kosovë, me rreth 9.8 milionë euro grante të alokuara. Sipas të dhënave të prezantuara në ceremoni, në këto projekte janë përfshirë 73 kompani partnere, të cilat, në bashkëpunim me institucionet arsimore, kanë zhvilluar 28 programe të trajnimit bashkëpunues, me synimin për të aftësuar afro 3 mijë studentë.

     

    Burimi: RTKLive