Category: Lajme

  • Ministry of Education opens calls for five student scholarship schemes

    MThe University of Education and Science has announced calls for five scholarship schemes aimed at providing financial support to students.

    According to the announcement, the exchanges include different categories of students, both at public universities in Kosovo and those attending studies abroad.

    ) elite scholarships for students of public universities (bacellor and master) and students with limited skills HINA 1000 euros;

    (Science, Technology, Engineering, and Mathematics) 1,000 euros;

    ) Bursa for students from the Roma, Ashkali and Egyptian communities, 1000 euros;

    ) Stocks for high-level students abroad up to 5,000 euros;

    Stocks for master-level students abroad up to 7,000 euros. 

  • Macron paralajmëron për protesta me rrezik të lartë në Francë, sindikatat thërrasin mobilizim kombëtar

    Macron paralajmëron për protesta me rrezik të lartë në Francë, sindikatat thërrasin mobilizim kombëtar

    Macron paralajmëron për protesta me rrezik të lartë në Francë, sindikatat thërrasin mobilizim kombëtar

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se e shtuna e ardhshme do të jetë një ditë me rrezik të lartë për shkak të protestave të vazhdueshme, ndërsa sindikatat po bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar.

    Gjatë një vizite në Marsejë, Macron deklaroi se autoritetet po përgatiten për protestat e ardhshme, duke theksuar se mobilizimet mund të vazhdojnë edhe në javët në vijim.

    “E dimë që e shtuna e ardhshme është ende një ditë me rrezik të lartë. E dimë që 5 nëntori do të jetë një ditë mobilizimi kombëtar që përfshin të gjitha sindikatat, dhe ka edhe të shtuna të tjera përpara”, u tha Macron gazetarëve.

    Ai theksoi se përsëritja e protestave çdo të shtunë nuk është e pashmangshme, ndërsa shtoi se autoritetet do të vazhdojnë të organizohen për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të mbrojtur pronën dhe qendrat e qyteteve.

    Kreu i shtetit francez tha gjithashtu se i kishte kërkuar qeverisë t’u përgjigjej kërkesave që qëndrojnë në themel të lëvizjes shoqërore.

    Në këtë kuadër, kryeministri Sébastien Lecornu pritet të takohet me përfaqësues të komunitetit të shkollave të mesme. Macron paralajmëroi se pas këtij takimi mund të ketë njoftime dhe hapa konkretë që synojnë të sjellin ndryshime në një afat të shkurtër.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Macro warns of high-risk protests in France, unions call national mobilization

    France’s President Emmanuel Macron has warned that next Saturday will be a high-risk day due to continued protests, while trade unions are calling for nationwide mobilization.

    During a visit to Marseilles, Macron said authorities are preparing for future protests, stressing that the furniture can continue in the coming weeks.

    We know that next Saturday is still a high-risk day. We know November 5th will be a day of national mobilization involving all trade unions, and there are other Saturdays ahead, Macron told reporters.

    He stressed that repeat protests every Saturday is not inevitable, while added that authorities will continue to be organised to ensure the safety of citizens and to protect the property and city centres.

    The French head of state also said he had asked the government to respond to demands that remain at the foundation of the social movement.

    In this context, Prime Minister Sébastien LeCornu is expected to meet with representatives of the high school community. Macron warned that after this meeting there may be announcements and concrete steps intended to bring changes in the short term.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Drenica bëhet me trajner të ri, Gentjan Mezani merr drejtimin e kuqezinjve

    Drenica bëhet me trajner të ri, Gentjan Mezani merr drejtimin e kuqezinjve

    Drenica ka zyrtarizuar emërimin e Gentjan Mezanit në postin e trajnerit të ri, duke ia besuar atij drejtimin e skuadrës për vazhdimësinë e sezonit.

    Klubi nga Skenderaj ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin, i cili do të marrë drejtimin e shtabit teknik dhe do të synojë realizimin e objektivave sportive të klubit.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Drenicës, ku drejtuesit e klubit i kanë uruar mirëseardhje trajnerit të ri.

    “FC Drenica njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me trajnerin Gentjan Mezani, i cili do të jetë në krye të shtabit teknik të skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

    “Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Mezani, duke i dëshiruar shumë suksese në drejtimin e ekipit dhe në përmbushjen e objektivave sportive të klubit”, thuhet tutje.

    Me emërimin e Mezanit, Drenica nis një kapitull të ri në aspektin teknik, me synimin që të përmirësojë paraqitjet dhe të arrijë rezultate sa më pozitive në ndeshjet e ardhshme.

    Trajneri Mezani tashmë do të ketë detyrën e përgatitjes së skuadrës dhe vendosjes së ideve të tij në lojë, ndërsa pritshmëritë janë që ndryshimi në stol të sjellë një impuls të ri te ekipi nga Skenderaj.

    Mezani merr drejtimin e Drenicës vetëm një ditë pas largimit të Jeton Mehmetit, me të cilin klubi ndërpreu bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

    Ndryshimi në stol vjen pas një periudhe jo të mirë për kuqezinjtë, të cilët nuk kanë shënuar fitore në katër ndeshjet e fundit, duke regjistruar dy barazime dhe dy humbje.

    Pas 11 ndeshjeve në Superligën e Kosovës, Drenica renditet në pozitën e shtatë me 11 pikë, me bilanc prej dy fitoresh, pesë barazimesh dhe katër humbjesh. /Telegrafi/

  • Drenica is a young coach, Gentian Mezan takes the lead in the redberries

    Drenica has formalised the appointment of Gentian Mezan to the post of new coach, entrusting him to the team’s direction for the continuation of the season.

    The club from Skenderaj has confirmed the agreement’s achievement with the coach, who will take over the technical staff and aim at realising the club’s sports goals.

    The news was made known through an official Drenica announcement, where club management welcomed the new coach.

    ) FC Drenica announces the public opinion that he has reached agreement with Coach Gentian Mezani, who will be at the helm of our team’s technical staff, said the club’s announcement.

    Klub welcomes coach Mezani, desiring much success in running the team and in meeting the club’s sports objectives, it is said.

    With Mezan’s appointment, Drenica launches a new chapter technically, with a view to improving performance and achieving positive results in upcoming matches.

    Mezani coach will already have the task of preparing the team and putting his ideas in play, while expectations are for the change on the bench to bring a new impulse to the team from Skenderaj.

    Mezan takes over Drenica’s direction just one day after the departure of Jeton Mehmet, with whom the club broke off co-operation with bilateral agreements.

    The change on the bench comes after a bad period for the Reds, who have not scored victories in the last four matches, registering two draws and two losses.

    After 11 matches in Kosovo’s Superleague, Drenica ranks seventh with 11 points, with balance of two wins, five drawbacks and four losses. /Telegraphy/

  • Ukraina zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në 2027

    Ukraina zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në 2027

    Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, votoi zgjatjen e gjendjes së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm deri më 29 janar 2027.

    Sipas të dhënave të publikuara nga parlamenti ukrainas, 293 deputetë votuan pro zgjatjes së gjendjes së luftës.

    Votimi erdhi pas një propozimi të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Përpara votimit përfundimtar, deputetët ranë dakord që projektligjet të shqyrtoheshin me procedurë të përshpejtuar.

    Kjo është hera e 21-të që parlamenti aktual voton për zgjatjen e gjendjes së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm. /Telegrafi/

  • Fshati i vetëm shqiptar në Bullgari që ruan gjuhën prej gati 400 vjetësh, sot ka vetëm 34 banorë

    Fshati i vetëm shqiptar në Bullgari që ruan gjuhën prej gati 400 vjetësh, sot ka vetëm 34 banorë

    Mandrica, në jug të Bullgarisë, është një vendbanim i themeluar sipas traditës lokale nga shqiptarë të krishterë ortodoksë në vitin 1636. Dikur një qendër e lulëzuar e zejtarisë dhe tregtisë, sot përballet me tkurrjen e popullsisë, ndërsa banorët vazhdojnë të ruajnë gjuhën, zakonet dhe trashëgiminë e paraardhësve të tyre.

    I fshehur në rrëzë të maleve Rodope Lindore, rreth 20 kilometra në jug të qytetit të Ivajllovgradit dhe pranë kufirit me Greqinë, fshati Mandrica është i njohur si i vetmi fshat shqiptar në Bullgari, shkruan agjencia bullgare BTA.

    I vendosur mes luginave të lumenjve Bjala Reka dhe Luda Reka, Mandrica ruan një histori të veçantë të pranisë shqiptare në këtë pjesë të Ballkanit. Fshati është pjesë e një rrjeti historik vendbanimesh në Trakinë e Edrenesë, të themeluara nga kolonë shqiptarë shekuj më parë. Vendbanimet e tjera të këtij grupi ndodhen sot në territorin e Greqisë dhe Turqisë.

    Sipas librit historik vendas “A Reader on Mandritsa”, ndër to përfshiheshin Zalafi, i ndarë më vonë në fshatrat Abalar dhe Karakasim, Sultankoj dhe Ibriktepe.

    U themelua nga tre vëllezër shqiptarë

    Sipas legjendës lokale, Mandrica u themelua në vitin 1636 nga tre vëllezër të krishterë ortodoksë nga Vithkuqi, në juglindje të Shqipërisë së sotme.

    Vëllezërit merreshin me blegtori dhe prodhimin e bulmetit, ndërsa kishin marrë përsipër të furnizonin me mish dhe produkte qumështi ushtrinë osmane gjatë rrugës së saj drejt Adrianopojës, qytetit të sotëm të Edrenesë në Turqi.

    I kënaqur me punën e tyre, beu osman i zonës u kërkoi të drejtonin tufat nga lindja deri në perëndim të diellit dhe të vendoseshin aty ku do t’i zinte nata. Në atë vend ata ngritën vendbanimin e tyre, të cilin beu më vonë e përjashtoi nga taksat.

    Emri Mandrica lidhet me fjalën “mandra”, që i referohet vendit ku mbahen bagëtitë dhe përpunohet qumështi. Megjithatë, disa banorë besojnë se vendbanimi mund të jetë edhe më i vjetër se shekulli XVII, ndërsa sipas një versioni tjetër, kampi i parë ishte ngritur në bregun përballë të lumit Bjala Reka, përpara se fshati të zhvendosej në vendndodhjen e sotme, shkruan Radio Bulgaria.

    Me kalimin e kohës, themeluesit u martuan me gra nga fshatrat përreth, të cilat mësuan shqipen, dhe komuniteti u zgjerua gradualisht.

    Nga 3 mijë e 500 banorë, në vetëm 34

    Mandrica dikur ishte një qendër e zhvilluar e zejtarisë dhe tregtisë. Rreth një shekull më parë, në fshat jetonin afro 3 mijë e 500 banorë. Aty funksiononin dy shkolla, një punishte për derdhjen e kambanave, punishte për prodhimin e susamit dhe tahinit, mullinj, farkëtarë, kasapë, kinema dhe biznese të tjera.

    Një nga veprimtaritë kryesore ekonomike ishte prodhimi i mëndafshit. Shtëpitë karakteristike prej qerpiçi kishin kate të sipërme të gjera, të përshtatura posaçërisht për rritjen e krimbave të mëndafshit. Sot, disa prej këtyre hapësirave përdoren për tharjen e bimëve mjekësore dhe varjen e duhanit.

    Një prej ndërtesave të veçanta është shtëpia me tulla e doktor Atanas Pejkidis, i cili studioi mjekësi në Stamboll, u specializua në gjinekologji në Paris dhe më pas u kthye për të ushtruar profesionin në Mandricë, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, luftërat, lëvizjet e refugjatëve dhe emigrimi për arsye ekonomike e kanë zvogëluar ndjeshëm popullsinë.

    Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të Bullgarisë, të cituara nga agjencia bullgare e lajmeve BTA, Mandrica kishte 52 banorë në vitin 2011, ndërsa në regjistrimin e vitit 2021 numri kishte rënë në vetëm 34.

    Shumë prej ish-banorëve dhe pasardhësve të tyre jetojnë sot në Ivajllovgrad, Sofje dhe Plovdiv, por vazhdojnë të kthehen në fshat për festa dhe takime familjare.

    Shqipja që mbijetoi larg atdheut

    Një nga veçoritë më të rëndësishme të Mandricës është e folmja shqipe, e cila ka mbijetuar për shekuj përmes traditës gojore.

    Ajo ndryshon ndjeshëm nga shqipja standarde e sotme dhe është studiuar nga albanologu Ludmil Stankov (1949–2020), në librin “The Albanian Variety Spoken in the Village of Mandritsa”, botuar më 2017. E folmja është dokumentuar gjithashtu në fjalorin bisedor bullgarisht-shqip të hartuar nga Maria Hristova Georgieva-Peeva më 2015.

    Banorët i kanë thënë BTA-së se gjatë një vizite të kohëve të fundit në Vithkuq arritën të kuptonin rreth 80 për qind të të folmes vendase. Ata vazhdojnë ta përdorin shqipen krahas bullgarishtes, ndërsa emri i kompleksit ekologjik të fshatit, “Bukor Shtepi”, ruan një shprehje të gjuhës së tyre që do të thotë “shtëpi e bukur”.

    Një prej dëshmitareve më të rëndësishme të kësaj trashëgimie është Sulltana Aleksandrova, 95 vjeçe, e njohur nga banorët si gjyshja Sulltana. Ajo është një nga personat e moshuar që ruajnë kujtimet për gjuhën, këngët dhe zakonet e komunitetit.

    Sulltana kujton edhe një udhëtim në Shqipëri me ansamblin e grave të Mandricës, i cili dikur kishte 25 këngëtare. Ajo është e vetmja anëtare e mbetur gjallë e atij grupi. Gjatë vizitës, ansambli u prit nga grupe folklorike shqiptare dhe repertori i tij tradicional u vlerësua me një çmim.

    Edhe veshjet tradicionale dëshmojnë lidhjet me trashëgiminë shqiptare. Një prej veshjeve karakteristike është fustani i zi prej leshi me pjesë të kuqe të qëndisura, i përshtatur edhe për t’u mundësuar nënave të ushqenin foshnjat pa e hequr atë.

    Kisha, traditat dhe rrëfimet e banorëve

    Fshati ka dy kisha: kishën e vjetër të Shën Nedelës, pranë varrezave, dhe kishën e Shën Dhimitrit, në qendër të Mandricës.

    Në kishën e Shën Dhimitrit ruhet një ikonë e Shën Nedelës, të cilën gjyshja Sulltana e përshkruan si një “shenjtore të gjallë”. Ajo tregon se gjatë procesionit tradicional të Pashkëve, që zhvillohej përreth fshatit për të mbrojtur të mbjellat nga breshri, disa gra besonin se shihnin një gjarpër të mbështjellë në formë rrethi pranë kishës së vjetër.

    Sipas rrëfimit të saj, kjo ishte një shenjë se shenjtorja ishte e kënaqur. Gjarpri ka pasur prej kohësh rol simbolik mbrojtës në besimet popullore shqiptare dhe bullgare. Banorët vërejnë gjithashtu ngjashmëri mes kishës së Shën Nedelës dhe kishës së Vithkuqit, prej nga besohet se erdhën themeluesit e Mandricës.

    Fshati nuk ka prift të përhershëm, ndaj banorët kujdesen vetë për kishat, ikonat dhe qirinjtë. Kulla e kambanës është pajisur me një sistem automatik me dy butona, një për raste gëzimi dhe një për raste zie.

    Përpjekjet për ta mbajtur fshatin gjallë

    Pavarësisht numrit të vogël të banorëve të përhershëm, Mandrica nuk është e braktisur. Një dyqan lëvizës e viziton dy herë në javë, ndërsa ish-banorët dhe pasardhësit e tyre kthehen rregullisht për festa e takime familjare.

    Shoqata për Ringjalljen e Mandricës, e themeluar rreth një dekadë më parë, organizon takime me moton “Sërish bashkë”, boton libra, mirëmban faqen mandritsa.com dhe promovon fshatin si destinacion kulturor.

    Në Mandricë janë vendosur edhe disa familje britanike. Njëri prej tyre, Aleksandri, me origjinë nga Londra, e konsideron fshatin vendin e tij të preferuar në botë. Ai punon si ndërtues dhe organizon seminare për restaurimin e shtëpive tradicionale prej qerpiçi. Edhe dy vajzat e tij kanë blerë shtëpi në fshat.

    Jeta vazhdon përmes aktiviteteve kulturore, turizmit dhe punëtorive artizanale. Në qershor, një aktivitet i organizuar nga shoqata “Mjeshtra për Njohuri dhe Zeje Tradicionale” u përqendrua në teknikat e ndërtimit me baltë, duke synuar ruajtjen e mjeshtërive të vjetra.

    Pas meshës së së dielës, banorët mblidhen në kafenenë e kompleksit ekologjik “Bukor Shtepi”, ndërsa vizitorët mund të qëndrojnë në bujtinat e zonës. Fëmijët që kalojnë verën në fshat përdorin edhe pishinën e hotelit.

    Banorët shpresojnë që këto nisma të ndihmojnë në ruajtjen e jetës së komunitetit dhe në tërheqjen e vizitorëve të rinj.

    Mandrica mbetet kështu një dëshmi e rrallë e historisë shqiptare përtej kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës. Rënia e popullsisë ngre pikëpyetje për të ardhmen e saj, veçanërisht për vazhdimësinë e së folmes shqipe, e cila është ruajtur përmes familjeve dhe traditës gojore.

    Megjithatë, përpjekjet e banorëve dhe pasardhësve të tyre tregojnë se trashëgimia e fshatit vazhdon të ketë rëndësi përtej kufijve të Bullgarisë./Telegrafi/

  • Shqiptari i kërkuar prej vitesh arrestohet në Spanjë, do të vuajë gati 7 vjet burg

    Shqiptari i kërkuar prej vitesh arrestohet në Spanjë, do të vuajë gati 7 vjet burg

    Një 34-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet italiane që prej vitit 2019, është arrestuar në aeroportin e Madridit, pas më shumë se një dekade në arrati.

    Ai duhet të vuajë 6 vjet e 10 muaj burgim, për vepra penale që lidhen me trafikun e narkotikëve, si dhe të paguajë një gjobë prej 64 mijë eurosh, raportojnë mediat italiane.

    Arrestimi u krye më 22 tetor 2026, gjatë një kontrolli kufitar në aeroportin Madrid-Barajas, në bazë të një urdhër-arresti evropian.

    Operacioni ishte rezultat i hetimeve të Policisë së Riminit, në bashkëpunim me strukturat qendrore dhe shërbimet ndërkombëtare të bashkëpunimit policor, në kuadër të projektit “Wanted 3”, që synon kapjen e personave të arratisur edhe jashtë Italisë, shkruan La Milano.

    Sipas hetimeve, shqiptari ishte shpallur i pakapshëm që nga viti 2015 dhe kishte ndryshuar të dhënat personale, duke siguruar edhe një pasaportë të re shqiptare për të shmangur identifikimin nga autoritetet, transmeton Telegrafi.

    Hetuesit arritën të zbulojnë identitetin e tij të ri dhe të gjurmojnë lëvizjet deri në Spanjë.

    Çështja lidhet me operacionin antidrogë “Moon Light”, të zhvilluar në Rimini më 10 tetor 2012 kundër një grupi të dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe hashashit.

    Gjatë atij operacioni, 34-vjeçari ishte arrestuar së bashku me dhjetë persona të tjerë, pasi iu gjetën rreth një kilogram heroinë.

    Më 19 shkurt 2019, Prokuroria e Riminit lëshoi urdhrin për vuajtjen e dënimit të formës së prerë.

    Pas arrestimit në Madrid, shqiptari pritet t’u dorëzohet autoriteteve italiane për të vuajtur dënimin./Telegrafi/

  • Këto zona do të mbesin pa ujë të martën në Ferizaj

    Këto zona do të mbesin pa ujë të martën në Ferizaj

    Konsumatorët e rrugës “Gëzim Sahiti” dhe të fshatit Pojatë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm të martën, më 27 tetor.

    Sipas njoftimit të KRU “Bifurkacioni”, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00, për shkak të punimeve teknike në terren në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.

    “Punimet për ndërrimin e ujëmatësve nesër gjatë ditës, do të zhvillohen edhe në fshatin Pojatë”, thuhet në njoftim.

    Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë në këto zona pritet të rikthehet nga ora 16:00. /Telegrafi/

  • Para ceremoninë e “Topit të Artë”, Yamal lë pas yjet e futbollit botëror

    Para ceremoninë e “Topit të Artë”, Yamal lë pas yjet e futbollit botëror

    Para ceremoninë e “Topit të Artë”, Yamal lë pas yjet e futbollit botëror

    Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen statistikore të futbollistëve me paraqitjet më të mira gjatë vitit të fundit, ku në krye të listës qëndron ylli i Barcelonës, Lamine Yamal.

    Talenti spanjoll ka grumbulluar 95.8 pikë, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror. Renditja vjen në prag të ceremonisë së “Topit të Artë”, megjithëse vlerësimi i CIES-it nuk përcakton fituesin e këtij çmimi prestigjioz.

    Në vendin e dytë renditet Michael Olise i Bayern Munichut me 93.9 pikë, ndërsa bashkëlojtari i tij, Harry Kane, zë pozitën e tretë me 90.5 pikë.

    Një nga emrat më të spikatur të listës është Lionel Messi. Pavarësisht se aktivizohet te Inter Miami, argjentinasi 39-vjeçar renditet i katërti me 90.4 pikë. Sipas raportit, ai do të kryesonte renditjen nëse nuk do të merrej parasysh koeficienti i nivelit të ligës ku luan.

    Në dhjetëshen e parë përfshihen edhe Désiré Doué dhe Kylian Mbappé, me nga 90.4 pikë, si dhe Khvicha Kvaratskhelia e Pedri, me nga 90.3 pikë. Dhjetëshen e plotësojnë Erling Haaland dhe Pau Cubarsí, me nga 90 pikë.

    Barcelona shquhet me tre futbollistë në këtë listë: Yamal, Pedri dhe Cubarsí.

    Ndërkohë, Ousmane Dembélé, fituesi i fundit i “Topit të Artë” sipas raportimit, figuron në vendin e 27-të në indeksin e performancave të CIES-it.

    Renditja është ndërtuar mbi tri kritere kryesore: paraqitjet individuale në komponentë të ndryshëm të lojës, niveli i garave dhe rezultatet e skuadrave. Megjithatë, fituesi i “Topit të Artë” përcaktohet nga votat e gazetarëve ndërkombëtarë dhe jo nga ky vlerësim statistikor.

    Dhjetë futbollistët më të vlerësuar sipas CIES-it:

    Lamine Yamal (Barcelona) – 95.8 pikë

    Michael Olise (Bayern Munich) – 93.9 pikë

    Harry Kane (Bayern Munich) – 90.5 pikë

    Lionel Messi (Inter Miami) – 90.4 pikë

    Désiré Doué (Paris Saint-Germain) – 90.4 pikë

    Kylian Mbappé (Real Madrid) – 90.4 pikë

    Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain) – 90.3 pikë

    Pedri (Barcelona) – 90.3 pikë

    Erling Haaland (Manchester City) – 90.0 pikë

    Pau Cubarsí (Barcelona) – 90.0 pikë

      Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

      /GazetaSinjali/

      Burimi: Sinjali