Category: Lajme

  • Trump: Nicki Minaj ka të pasme shumë të mira, është e vështirë të mos i vëresh

    Trump: Nicki Minaj ka të pasme shumë të mira, është e vështirë të mos i vëresh

    Trump: Nicki Minaj ka të pasme shumë të mira, është e vështirë të mos i vëresh

    Reperi Nicki Minaj është shfaqur përkrah presidentit amerikan Donald Trump në një tubim në Michigan, ku ky i fundit komentoi publikisht për pamjen e saj fizike, ndërsa një postim nga drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë nxiti spekulime për një rol të mundshëm të këngëtares në administratë.

    Minaj mori pjesë në tubim për të shprehur mbështetjen e saj për Trumpin dhe kandidatët republikanë përpara zgjedhjeve të ardhshme të mesmandatit.

    Gjatë fjalimit, Trump tërhoqi vëmendjen te këngëtarja, e cila ishte ulur në audiencë, duke komentuar për të pasmet e saj.

    “Meqë ra fjala, shikoni çfarë vithe të mira ka… Nicki Minaj. Është e vështirë të mos e vëresh këtë”, tha Trump, duke shkaktuar duartrokitje nga të pranishmit.

    Më pas, ai e ftoi Minajn të ngrihej në këmbë dhe shtoi se shpresonte që ajo të mos ishte ofenduar nga komenti, duke theksuar se e vlerësonte mbështetjen e saj.

    Më vonë, këngëtarja iu bashkua Trumpit në skenë, ku foli për mbështetjen e saj ndaj presidentit dhe u bëri thirrje votuesve në Michigan që të mbështesin kandidatët republikanë.

    Spekulimet për një rol në Shtëpinë e Bardhë

    Vëmendje të veçantë mori edhe një video e publikuar nga Steven Cheung, drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, gjatë udhëtimit të Minajt me aeroplanin presidencial Air Force One drejt Michiganit.

    Cheung e shoqëroi videon me mesazhin se mund të kenë gjetur një zëdhënëse të re. Minaj iu përgjigj publikimit me një flamur amerikan dhe një emoji.

    Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se këngëtares i është ofruar ndonjë pozitë në administratën Trump.

    Sipas raportimit, spekulimet vijnë në një kohë kur pozita e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë është pa një emëruese të përhershme, pas largimit të Katie Zacharia, vetëm pesë ditë pasi kishte marrë detyrën.

    Minaj, ndërkohë, është përfshirë gjithnjë e më hapur në politikën amerikane dhe ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për Trumpin dhe kandidatët republikanë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trump: Nicky Minaj has a very good back, it’s hard not to notice

    Repper Nicki Minaj has appeared alongside US President Donald Trump at a rally in Michigan, where he publicly commented on her physical appearance, while a post by the White House’s communications director sparked speculations about a potential singer’s role in administration.

    Minej participated in the rally to express her support for Trump and republic’s candidates ahead of the upcoming Muslim elections.

    During the talk, Trump called attention to the singer, who was sitting in the audience, commenting on her hinds.

    By the way, look at the good hips… Nicky Minaj. It is difficult not to notice this, Trump said, causing applause from those present.

    He then invited Minane to stand up and added that he hoped she would not have been offended by the comment, stressing that he appreciated her support.

    Later, the singer joined Trump on the stage, where she spoke of her support for the president and called on voters in Michigan to support the republican candidates.

    Speculations for a Role in the White House

    Special attention came from a video published by Steven Cheung, director of communication at the White House, during Minaj’s trip with presidential Air Force One aircraft toward Michigan.

    Cheung accompanied the video with the message that they may have found a new spokeswoman. Minej responded to the publication with an American flag and a name.

    However, so far there is no official confirmation that the singer has been offered any position in the Trump administration.

    According to the report, speculation comes at a time when the White House spokeswoman’s position is without a permanent denominator, following the departure of Katie Zacharia, just five days after taking office.

    Minaj, meanwhile, has increasingly been involved in American politics and has publicly expressed its support for Trump and republican candidates.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Videoja e Elon Musk për “Odisenë”, e krijuar me IA, bëhet objekt talljeje në internet

    Videoja e Elon Musk për “Odisenë”, e krijuar me IA, bëhet objekt talljeje në internet

    Përshtatja e poemës së lashtë greke e Homerit, “Odisea”, e krijuar nga Elon Musk me inteligjencë artificiale, është përballur me kritika të shumta në internet, pasi Grok Imagine publikoi episodin e parë shtatëminutësh të projektit. Publikimi vjen tre muaj pasi miliarderi premtoi realizimin e një filmi të plotë, i cili, sipas tij, do të ishte “historikisht i saktë dhe besnik ndaj artit të Homerit”.

    Videoja u publikua në platformën X, dikur e njohur si Twitter, dhe u prezantua si një “bashkëpunim krijues” me Wonder Studios dhe regjisorin Dev Walker, të cilët specializohen në prodhimin e filmave me inteligjencë artificiale.

    Musk e njoftoi për herë të parë projektin në korrik, pak ditë pasi filmi The Odyssey, me regji të Christopher Nolanit, u shfaq në kinema. Para kësaj, ai kishte kritikuar disa nga zgjedhjet e kastit, veçanërisht përzgjedhjen e Lupita Nyong’o-s në rolin e Helenës së Trojës dhe të Elliot Page në rolin e Sinonit.

    “Para fundit të këtij viti, Grok Imagine do të krijojë një film të plotë për ‘Odisenë’, historikisht të saktë dhe besnik ndaj artit të Homerit”, shkroi Musk në X, duke publikuar edhe një klip treminutësh të krijuar me IA nga një përdorues tjetër, që paraqiste një skenë mes Odiseut dhe nimfës Kalipso.

    Megjithatë, publikimi i episodit të parë nuk ka marrë reagimet e pritshme. Disa shikues e kanë cilësuar videon si “plehra të vërteta”, ndërsa të tjerë kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e inteligjencës artificiale për të kuptuar artin dhe për të sjellë në ekran veprat klasike.

    Kritikat janë përqendruar te cilësia artistike dhe pasaktësitë historike të videos, veçanërisht duke pasur parasysh se vetë Musk kishte premtuar një përshtatje më besnike ndaj veprës së Homerit.

    Burimi: Dukagjini

  • Elon Mück’s video on the Internet, created with IA, is a mockery on the Internet.

    The adaptability of Homer’s ancient Greek poem, the Odysseena, created by Elon Musk with artificial intelligence, has faced numerous criticisms on the internet after Grok Imagine published the first seven-minute episode of the project. The publication comes three months after the billionaire promised to realise a full film which, according to him, would be historically accurate and loyal to Homer’s art.

    The video was published on the X platform, once known as Twitter, and was released as a creative co-operation with Wonder Studios and director Dev Walker, who specialize in producing artificial intelligence films.

    Musk first announced the project in July, few days after the film The OdysseyAccording to Christopher Nolan, he appeared at the movies. Prior to that, he had criticised some of the cast’s election, especially the selection of Lupita Nyongão in the role of Helen of Troy and Elliot Page in the role of Sinon.

    Before the end of this year, Grok Imagine will create a full film for the ʹOdyssere, historically accurate and loyal to Homer’s art, wrote Musk on X, publishing also a clip of trains created with IA by another user, presenting a scene between Odysseus and the Enimfa Kalipso.

    However, the publication of the first episode has not received expected reactions. Some viewers have named the video true roplehras, while others have questioned the ability of artificial intelligence to understand art and bring classical works to the screen.

    Criticals have focused on the video’s artistic quality and historical inaccuracies, especially in view of the fact that Musk himself had promised a more loyal adjustment to Homer’s work.

    Source Layer: Dukeagini

  • Shkëlqeu me dygolësh në fitoren ndaj Dukagjinit, Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

    Shkëlqeu me dygolësh në fitoren ndaj Dukagjinit, Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

    Shkëlqeu me dygolësh në fitoren ndaj Dukagjinit, Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

    Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të ligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për xhiron e 11-të në Superligë, i cili këtë herë i ka takuar sulmuesit të FC Feronikeli 74, Albin Prapashtica.

    Prapashtica ishte figura qendrore në triumfin e thellë 3:0 që skuadra nga Drenasi e arriti përballë FC Dukagjinit, transmeton Klankosova.tv.

    Sulmuesi drenicas realizoi dy gola vendimtarë, duke u shquar për efikasitet të lartë para portës kundërshtare dhe angazhim të vazhdueshëm përgjatë 90 minutave, çka ndihmoi ekipin e tij të arkëtonte tri pikë me peshë të madhe për ecurinë në tabelë.

    Vlerësimi për më të mirin e kësaj jave u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili njëzëri ia atribuoi çmimin Prapashticës si lojtari më me ndikim i fundjavës në elitën e futbollit kosovar.

  • Dion Gallapeni shkëlqen në Poloni, përfshihet në formacionin e javës

    Dion Gallapeni shkëlqen në Poloni, përfshihet në formacionin e javës

    Dion Gallapeni shkëlqen në Poloni, përfshihet në formacionin e javës

    Mbrojtësi kosovar, Dion Gallapeni, po vazhdon të lërë gjurmë në elitën e futbollit polak, teksa me paraqitjen e tij të fundit ka siguruar një vend në formacionin më të mirë të javës.

    Pavarësisht se skuadra e tij, Wisla Plock, pësoi një humbje minimale 1:0 përballë Jagiellonias, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ishte lojtari më i spikatur në fushën e blertë, transmeton Klankosova.tv.

    Gallapeni zhvilloi një ndeshje tejet solide në repartin defensiv, duke u vlerësuar me notën e lartë 7.9, nota më e madhe te skuadra e tij dhe njëkohësisht ndër më të lartat e xhiros në kampionatin polak.

    Paraqitjet e qëndrueshme të mbrojtësit konfirmojnë formën pozitive që po kalon te Wisla Plock, duke u shndërruar në një pikë kyçe për formacionin bazë.

  • A do të gjendet zgjidhja në Shqipëri? - Nazarko: Një nga misteret më të mëdha...

    A do të gjendet zgjidhja në Shqipëri? – Nazarko: Një nga misteret më të mëdha…

    A do të gjendet zgjidhja në Shqipëri? - Nazarko: Një nga misteret më të mëdha...

    Gjatë ditëve që lamë pas, Shqipëria u përball me protesta të dhunshme.

    Lidhur me gjendjen aktuale atje, në emisionin “Kosova Today” diskutoi opinionisti Mentor Nazarko, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ndau protestën e dy javëve të fundit me protestën e “Flamingove”.

    “Kjo protestë tregon pakënaqësinë e thellë për pabarazinë e rritur, e thelluar, në të gjithë shoqërinë shqiptare në raport me shtetin”, tha ai në Klan Kosova.

    Se a do të gjendet një zgjidhje, sipas Nazarkos kjo është një nga misteret më të mëdha të zhvillimeve në Shqipëri.

  • Nëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjen Zekaj: E di mirë çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën

    Nëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjen Zekaj: E di mirë çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën

    Nëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjen Zekaj: E di mirë çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën

    Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Një mesazh ngushëllimi nga nëna e Liridonës për familjarët e Arlindës është bërë publik nga vëllai i saj, Leonardi Ademaj në Facebook.

    Në mesazhin e saj, nëna e Liridonës ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e Arlindës, duke thënë se e kupton thellësisht humbjen që po përjetojnë, pasi edhe vetë ka kaluar nëpër të njëjtën tragjedi.

    “Ngushëllime nga zemra familjarëve të Arlindës. Si nënë që e kam përjetuar dhimbjen më të madhe në jetë, humbjen e vajzës sime nga krimi, e di mirë se çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën e ta copëtojnë zemrën përgjithmonë”, thuhet mes tjerash në mesazh.

    Ajo ka treguar se lajmi për vrasjen e Arlindës ia ka rihapur plagët e dhimbjes për humbjen e vajzës së saj.

    “Kur e mora vesh se edhe nje cike e Kosoves, Arlinda, u be viktime e vrasjes, mu rihapen plagte e shpirtit dhe mu copetua zemra prape. Vetem drejtesia e shpejte mund t’i ngushelloje familjaret”, thuhet në mesazh./Klankosova.tv

  • 12 raste të vjedhjeve dhe gjashtë të dhunës në familje brenda një jave në rajonin e Ferizajt

    12 raste të vjedhjeve dhe gjashtë të dhunës në familje brenda një jave në rajonin e Ferizajt

    Policia Rajonale e Ferizajt ka raportuar 12 raste të vjedhjeve dhe gjashtë raste të dhunës në familje gjatë periudhës 19–25 tetor 2026.

    Sipas raportit javor të policisë, nga 12 rastet e vjedhjeve, 10 janë raportuar në Ferizaj, një në Shtime dhe një në Kaçanik.

    Ndërkaq, nga gjashtë rastet e dhunës në familje, katër janë raportuar në Ferizaj dhe dy në Kaçanik.

    Gjatë së njëjtës periudhë, policia ka arrestuar edhe 31 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

    Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë në parandalimin dhe luftimin e krimit, duke raportuar rastet në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

    Policia ka bërë të ditur se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve do të ruhet. /Telegrafi/

  • Komuna e Dragashit hap konkursin për bursa studentore për vitin akademik 2026/2027

    Komuna e Dragashit hap konkursin për bursa studentore për vitin akademik 2026/2027

    Aplikimi do të jetë i hapur deri më 9 nëntor, ndërsa përparësi në vlerësim do të kenë studentët me rezultate të larta akademike dhe ata që plotësojnë kriteret e veçanta sociale.

    Komuna e Dragashit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e saj që studiojnë në universitetet publike në Kosovë, për vitin akademik 2026/2027.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt, banorë të Komunës së Dragashit, të cilët ndjekin studimet themelore (bachelor) në universitetet publike të Kosovës.

    Konkursi nuk përfshin studentët në studimet pasuniversitare, përkatësisht në nivelet master dhe doktoratë.

    Kriteret për përfitimin e bursës

    Për të përfituar bursën komunale, studentët duhet të jenë të regjistruar për vitin akademik 2026/2027, të mos jenë përfitues të bursave nga universiteti apo Ministria e Arsimit, të mos jenë përsëritës të vitit akademik, të mos jenë absolventë dhe të mos jenë në vitin e parë të studimeve.

    Vlerësimi i aplikantëve do të bëhet përmes një sistemi pikëzimi, ku rëndësi të veçantë do të ketë suksesi akademik.

    Studentët me notë mesatare 9–10 do të vlerësohen me 25 pikë, ata me mesatare 8–9 me 20 pikë, studentët me mesatare 7–8 me 15 pikë, ndërsa ata me mesatare 6–7 me 10 pikë.

    Pikë shtesë parashihen edhe për kategori të veçanta të studentëve. Studentët që janë përfitues të asistencës sociale do të marrin 20 pikë, ndërsa 15 pikë do t’u takojnë studentëve që studiojnë në drejtime me lëndë deficitare.

    Nga 10 pikë parashihen për studentët që studiojnë së bashku me një anëtar tjetër të së njëjtës familje në universitetet publike, studentët pa njërin prind dhe studentët me nevoja të veçanta.

    Përparësi në vlerësim do t’u jepet edhe studentëve nga familjet e dëshmorëve, viktimave civile të luftës, veteranëve dhe invalidëve të luftës, si dhe gjinisë femërore, sipas kritereve të përcaktuara në konkurs.

    Dokumentet e nevojshme për aplikim

    Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit të Komunës, dokumentin e identifikimit, kopjen e ID-së së studentit, vërtetimin origjinal të regjistrimit për vitin akademik 2026/2027, certifikatën origjinale të notave dhe vërtetimin se nuk janë përfitues të bursës nga universiteti apo Ministria e Arsimit.

    Në varësi të kategorisë për të cilën aplikojnë, kandidatët duhet të paraqesin edhe dokumente shtesë, si deklaratën e bashkësisë familjare, ekstraktin e lindjes dhe vërtetimet përkatëse për statusin social, nevojat e veçanta ose humbjen e prindit.

    Komuna ka bërë të ditur se dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit zyrtar nuk do të shqyrtohen. Ndërkaq, shuma e bursës do të përcaktohet varësisht nga numri i studentëve përfitues.

    Afati i aplikimit përfundon më 9 nëntor

    Sipas konkursit, aplikimi do të jetë i hapur për 15 ditë, nga 26 tetori deri më 9 nëntor 2026.

    Formularët e aplikimit mund të merren, ndërsa dokumentet duhet të dorëzohen në zyrat e Drejtorisë Komunale të Arsimit, në objektin e DKRS-së në Dragash, nga ora 08:00 deri në 15:00.

    Pas përfundimit të afatit, komisioni vlerësues do t’i shqyrtojë aplikimet dhe do t’i propozojë kandidatët për përfitimin e bursave.

    Studentët që konsiderojnë se u është mohuar e drejta për bursë, por nuk përfshihen në listën e përfituesve, kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda 48 orëve nga publikimi i listave. Ankesat duhet të dorëzohen në zyrat e DKA-së, në objektin e DKRS-së në Dragash.

    Vendimi përfundimtar do të publikohet në tabelat e shpalljeve të DKA-së dhe në uebfaqen e Komunës së Dragashit. /Telegrafi/