Category: Lajme

  • Hoti dorëzon te presidentja kërkesën për mosdekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e BQK-së

    Hoti dorëzon te presidentja kërkesën për mosdekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e BQK-së

    Hoti dorëzon te presidentja kërkesën për mosdekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e BQK-së

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se së bashku me 14 deputetë të tjerë nga grupet parlamentare të opozitës, ka dorëzuar te presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kërkesën lidhur me dekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

    Përmes një postimi, Hoti ka theksuar se presidentja duhet t’u përmbahet kompetencave të saj kushtetuese dhe të veprojë në përputhje me përgjegjësitë që i përcakton Kushtetuta.

    “Tani mbetet që Presidentja t’i përmbahet kompetencave të saj kushtetuese dhe të veprojë në përputhje me përgjegjësinë që i jep Kushtetuta. Pavarësia e institucioneve dhe respektimi i procedurave kushtetuese duhet të jenë mbi çdo interes tjetër”, shkroi Hoti./Klankosova.tv

  • Hoti surrenders to president request for non-recognition of the Nrbajas Union on BEC Board

    Hoti surrenders to president request for non-recognition of the Nrbajas Union on BEC Board

    DThe Democratic League of Kosovo exclusive, Avdullah Hoti, has indicated that along with 14 other deputies from opposition parliamentary groups, it has surrendered to Kosovo’s president, Justina Shiroka-Pula, the requirement regarding the decree of the Nrbajas Union at the Kosovo Central Bank Board ( BQK).

    Through a post, Hoti has stressed that the president must adhere to its constitutional competencies and act in accordance with the responsibilities the Constitution defines.

    Now it remains that the president maintains its constitutional competencies and acts in accordance with the responsibility given to the Constitution. Independence of institutions and respect for constitutional procedures should be above any other interest, Hoti wrote. /I did. tv

  • Rrëzimi i Vuçiqit, ardhja në pushtet e studentëve: A do të ketë drejtësi për Banjskën? (VIDEO)

    Rrëzimi i Vuçiqit, ardhja në pushtet e studentëve: A do të ketë drejtësi për Banjskën? (VIDEO)

    Rrëzimi i Vuçiqit, ardhja në pushtet e studentëve: A do të ketë drejtësi për Banjskën? (VIDEO)

    Rrëzimi nga pushteti i Aleksandar Vuçiq, u diskutua me gazetarin Arientin Abdylin dhe ekspertin e sigurisë, Bedri Elezin.

    Në emisionin “Kosova Today”, Abdyli tha se në ditën e zgjedhjeve, sipas tij pati diferencë të madhe ndërmjet partisë së Vuçiqit dhe të studentëve, transmeton Klankosova.tv.

    “Diferenca ishte shumë e madhe, dhe Vuçiqi nuk pati se çka më bë, populli foli, ai ec prej shpije, del në opozitë”, tha ai në Klan Kosova.

    Ndërkohë, gazetari shtoi se është mirë që shqiptarët, deri më tani ka marrë dy mandate.

    E sipas Elezit, qeveria e ardhshme serbe mund të lejojë sjelljen në Kosovë të akuzuarve për rastin e Banjskës, përfshirë dorëzimin e Milan Radoiçiq.

      “Jam i bindur, sepse vuajtja e dënimit bëhet në vendin ku kryhet krimi”, tha ai.

  • The Athletic: Vedat Muriqi në formacionin e vitit nëse Mbappe nuk do të ishte në atë pozitë

    The Athletic: Vedat Muriqi në formacionin e vitit nëse Mbappe nuk do të ishte në atë pozitë

    Mediumi i famshëm britanik “The Athletic” e ka vendosur sulmuesin Vedat Muriqi në formacionin alternativ më të mirë të sezonit.

    Athletic ka krijuar një 11-she të “dytë” nga lojtarët më të mirë në botë për vitin 2026, e pozitën e qendërsulmuesit e zë ylli i Kosovës.

    Ata ndër të tjera dhanë lëvdata për formën e shkëlqyer që kaloi Muriqi, pavarësisht që Mallorca ra në La Liga 2, duke iu kujtuar të gjithëve as Barcelona ose Real Madridi nuk kanë qenë kurrë aq shumë të varur nga Lionel Messi, respektivisht Cristiano Ronaldo.

    “Vedat Muriqi nuk arriti ta shpëtonte Mallorcan nga rënia nga La Liga sezonin e kaluar, por vështirë se mund të bënte më shumë për skuadrën e tij”.

    “Sulmuesi 32-vjeçar tani është pjesë e Fenerbahces, ndërsa me Mallorcan shënoi 23 nga 47 golat e skuadrës në La Liga. Kjo përqindje prej 49.3 për qind ishte më e larta për një futbollist në pesë ligat kryesore të Evropës. As Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk kanë qenë të varur në një masë kaq të madhe nga golat e tyre gjatë karrierës në Spanjë”.

    “Muriqi është një sulmues klasik, i cili nuk mbështetet te spektakli, por te forca fizike, lufta në duele dhe efikasiteti para portës. Me gjatësi prej 194 centimetrash, sulmuesi i Kosovës përballet me mbrojtësit kundërshtarë, sulmon krosimet dhe ndihmon skuadrën të avancojë në fushë”.

    “Ai është veçanërisht i aftë në punën e vështirë që shpesh nuk merr vëmendjen e merituar. Sezonin e kaluar në elitën e futbollit spanjoll, vetëm Kylian Mbappe shënoi më shumë gola se sulmuesi kosovar”.

    “Edhe pse Muriqi nuk ishte realisht në garë për Topin e Artë, vlerësimi për të është një homazh për të gjithë sulmuesit qendrorë që arrijnë të nxjerrin maksimumin nga mundësitë e pakta dhe që, me punën e tyre, bëhen vendimtarë për skuadrat”, shkroi ndër të tjera mediumi britanik./Telegrafi/

  • Izraeli vret një vajzë palestineze shtatëvjeçare, mes viktimave të tjera në sulmet në Gaza

    Izraeli vret një vajzë palestineze shtatëvjeçare, mes viktimave të tjera në sulmet në Gaza

    Katër palestinezë, përfshirë një vajzë 7-vjeçare, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë sulmeve të ushtrisë izraelite dhe personave të armatosur të mbështetur nga Izraeli në Gaza, të hënën.

    Kjo ndodhi në një kohë kur marrëveshja e armëpushimit e vitit të kaluar shkelet çdo ditë, bënë të ditur zyrtarët, shkruan TrtWorld, përcjell Telegrafi.

    Një zyrtar në Spitalin “Nasser” në Gazën jugore tha se në spital u sollën trupat e dy të rinjve dhe të një vajze, pas një sulmi ajror dhe të shtënash në zonën “Bir 19”, në perëndim të Khan Younis-it.

    Një palestinez i katërt, Anas Akram al-Humaida, u vra gjithashtu, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur në një sulm izraelit në perëndim të Khan Younis-it, sipas burimeve mjekësore.

    Dëshmitarët theksuan se një dron izraelit kreu disa sulme në “Bir 19” – një zonë ku ndodhen tendat e palestinezëve të zhvendosur – duke vrarë një të ri dhe duke plagosur mesatarisht katër persona të tjerë.

    Ata shtuan se automjete ushtarake izraelite hapën zjarr të dendur drejt tendave të të zhvendosurve, ndërsa persona të armatosur të mbështetur nga Izraeli qëlluan në zonën përreth.

    Si pasojë, u vra një tjetër i ri dhe një vajzë 7-vjeçare, e cila u qëllua ndërsa ndodhej brenda tendës së saj.

    Artileria izraelite bombardoi gjithashtu zonat në lindje të Khan Younis-it, ndërsa automjete ushtarake të vendosura në lindje të qytetit hapën zjarr të dendur.

    Në Gazën qendrore, një grua palestineze pësoi plagë të shkallës mesatare nga të shtënat izraelite në zonën “Ard al-Shawa”, në lindje të Deir al-Balah-ut, bëri të ditur një tjetër burim mjekësor.

    Dëshmitarët raportuan se automjete ushtarake izraelite përparuan paksa në lindje të Deir al-Balah-ut, nën breshëri të dendura zjarri.

    Në Gazën veriore, artileria izraelite bombardoi pjesën lindore të qytetit të Gazës, ndërsa tanket e pozicionuara pas “Vijës së Verdhë” hapën zjarr në lindje të lagjeve Shujaiya dhe Tuffah, thanë ata.

    “Vija e Verdhë” shënon zonën ku forcat izraelite u tërhoqën gjatë fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit.

    Ajo ndan territorin që ndodhet nën kontrollin ushtarak të pushtimit izraelit nga zonat ku palestinezët e zhvendosur jetojnë në kampe të improvizuara.

    Pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor 2025, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e përditshme në Gaza, duke vrarë të paktën 1.551 palestinezë dhe duke plagosur 5.573 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

    Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë më shumë se 74.000 palestinezë dhe ka plagosur mbi 175.000 të tjerë në Gaza, ndërsa rreth 90 për qind e infrastrukturës civile të enklavës është shkatërruar. /Telegrafi/

  • Robotët humanoidë garojnë në një ndeshje futbolli në Romë

    Robotët humanoidë garojnë në një ndeshje futbolli në Romë

    Robotët humanoidë u përballën në finalen e kategorisë së mesme të turneut italian RoboCup Humanoid Open të futbollit.

    Dhe gara thuhet se u zhvillua mes ekipeve të robotikës humanoide HULKs, nga Universiteti i Teknologjisë i Hamburgut, dhe whIRLwind Amsterdam.

    Ajo u zhvillua gjatë aktivitetit Maker Faire Rome – The European Edition, në Romë të Italisë.

    Që nga viti 1997, RoboCup përdor futbollin për të avancuar kërkimet në fushën e inteligjencës artificiale të mishëruar, vizionit kompjuterik dhe robotikës autonome.

    Teknologjitë e zhvilluara përmes këtij konkursi po gjejnë zbatim edhe në fusha të tilla si operacionet e shpëtimit dhe logjistika.

  • Paralajmërohen protesta të reja, 1.435 të arrestuar në demonstratat në Francë

    Paralajmërohen protesta të reja, 1.435 të arrestuar në demonstratat në Francë

    Sipas agjencisë Reuters, Nuñez tha se demonstratat e planifikuara për 31 tetor mund të shoqërohen sërish me incidente, pavarësisht operacionit të gjerë të sigurisë që ndihmoi në kufizimin e dhunës gjatë protestave të së shtunës.

    Autoritetet angazhuan rreth 70 mijë policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë në mbarë vendin, ndërsa ministri bëri të ditur se gjatë demonstratave u arrestuan 1.435 persona.

    Protestat janë nxitur nga rritja e kostos së jetesës dhe pakënaqësitë me shërbimet publike. Lëvizja, e cila fillimisht u përqendrua te kërkesat e studentëve për përmirësimin e kushteve në arsim, është zgjeruar duke përfshirë sindikata dhe aktivistë të lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë”.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, rreth 410 mijë persona morën pjesë në protestat e së shtunës, ndërsa sindikatat vlerësuan se numri i pjesëmarrësve ishte rreth 800 mijë.

    Megjithëse shumica e marshimeve u zhvilluan pa incidente të mëdha, përleshje u regjistruan në Paris, Marsejë dhe Lion, si dhe në disa qytete të tjera.

    Zëdhënësja e qeverisë, Maud Bregeon, tha se kërkesat e protestuesve duhet të dëgjohen, por theksoi se rikthimi i qetësisë është kusht për zhvillimin e dialogut.

    Ndërkohë, qeveria pritet të shpallë masa për adresimin e shqetësimeve të studentëve lidhur me arsimin dhe pranimin në universitete.

    Burimi: RTKLive

  • New protests warned, 1,435 arrested in demonstrations in France

    According to Reuters agency, Nuñez said the demonstrations scheduled for October 31st could be accompanied again by incidents, despite the extensive security operation that helped limit violence during Saturday’s protests.

    Authorities engaged about 70 thousand police and gendarmerie members nationwide, while the minister announced that 1,435 people were arrested during the demonstrations.

    Protests have been prompted by increased cost of living and discontent with public services. The movement, which initially focused on students’ requests for improving conditions in education, has been expanded, including trade unions and activists from the movement of the Yellow Jewels.

    According to Interior Ministry data, about 410 thousand people participated in Saturday’s protests, while trade unions estimated the number of participants was around 800 thousand.

    Although most marches took place without major incidents, clashes were recorded in Paris, Marseilles, and Lyons, as well as in several other cities.

    The government’s spokeswoman, Maud Bregeoon, said protesters’ demands should be heard, but stressed that restoring calm is a condition for developing dialogue.

    Meanwhile, the government is expected to announce measures to address students’ concerns regarding education and university accession.

    Source Layer: RTKLive

  • Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

    Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

    Gjykata Themelore në Pejë njofton se sot (26 tetor) ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, lidhur me veprën penale “Kanosja”.

    “Në Gjykatën Themelore në Pejë, sot me datë 26.10.2026, në ora 8:56, nga Prokuroria Themelore e Pejës, përmes sistemit SMIL, është pranuar aktakuzë nën shenjën PP/II Nr.1340, aktakuzë e drejtpërdrejt ndaj personit me inicialet J.S, për shkak të veprës penale “Kanosje” nga neni 181 par.2 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për “Betimi për Drejtësi“.

    Në anën tjetër, Prokuroria ka thënë përmes një njoftimi, se më 23 tetor u ngrit aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, për “Kanosje” në kuadër të marrëdhënies familjare.

    Gjykata thekson se bazuar në të dhënat që posedojnë, nuk rezulton se kishte ndonjë rast tjetër të regjistruar penal, ku viktimë ishte tani e ndjera Zekaj.

    “Nga dhënat e gjeneruar përmes SMIL-it, nuk rezulton së me herët është zhvilluar ndonjë rast penal me palë viktimën Zekaj”, thuhet në përgjigje.

    Gjithnjë sipas Gjykatës, më 7 shtator të këtij viti, tani e ndjera Zekaj kishte kërkuar shqiptimin e ushtrit mbrojtës emergjent, e cila ishte aprovuar pjesërisht.

    Pra, Gjykata thekson se viktimës i ishte refuzuar kërkesa e besimit të fëmijës, por që më 16 tetor, u aprovua tërësisht kërkesa e palës.

    “Ndërsa, për rastin civil, me datë 07.09.2026, në ora 12.14, është parashtruar kërkesë për shqiptimin e Urdhrit Mbrojtës Emergjent, nga pala e mbrojtur Arlinda Hasan Zekaj, ndaj palës përgjegjëse Jeton Sylaj, përmes Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave. Gjykata Themelore në Pejë, me datën e njëjtë pra datë 07.09.2026, me aktvendimin C.nr.1300/26, ka aprovuar pjesërisht kërkesën për urdhër mbrojtje emergjente me të gjitha pikat e kërkuara si masa mbrojtëse, me përjashtim çështjes së besimit të fëmijët, dhe pas dhënës së kundërshtimit nga palët në procedurë, përkatësisht pas arritjes së raportit të QPS-së, është mbajt seanca gjyqësore dhe me vendimin C.nr.1300/20, datës 16.10.2026, nga urdhri emergjent është shndërrua në urdhër të rregullt duke aprovuar në tërësi kërkesën e palës të mbrojtur me të gjitha masat mbrojtëse të kërkuar, me kohëzgjatje prej 6 muaj”, thuhet në përgjigje.

    Sipas Gjykatës, vendimi i tyre lidhur për kërkesën për urdhër mbrojtës emergjent dhe të rregullt menjëherë i është ekspeduar palëve në procedurë, dhe institucioneve përkatëse për zbatim. /BetimipërDrejtësi/

  • 876 kuaj fuqi dhe luks maksimal, zubulohet Bentley Torcal First Edition

    876 kuaj fuqi dhe luks maksimal, zubulohet Bentley Torcal First Edition

    Bentley prezanton Torcal First Edition, SUV-në e re elektrike që vjen me 876 kuaj fuqi dhe përshpejtim nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.9 sekonda.

    Shpejtësia maksimale arrin rreth 261 km/h.

    Modeli dallohet për rrotat, detajet prej fibrash karboni dhe elementet ekskluzive të dizajnit, që i japin një pamje sportive dhe elegante.

    Në brendësi, Bentley ofron ulëse luksoze me mundësi të gjera personalizimi, materiale cilësore dhe pajisje të avancuara për komoditetin e pasagjerëve.

    Ndër veçoritë kryesore janë dyert me hapje elektrike, çatia speciale dhe sistemi audio Naim for Bentley me 28 altoparlantë dhe fuqi prej 1,780 vatësh.

    First Edition pozicionohet si versioni më i fuqishëm dhe më i pajisur i gamës, duke kombinuar performancën elektrike me luksin karakteristik të Bentley-t.