Category: Lajme

  • Si ta pastroni siç duhet tasin e tualetit dhe të hiqni unazat e vështira

    Si ta pastroni siç duhet tasin e tualetit dhe të hiqni unazat e vështira

    Unazat që krijohen brenda tasit të tualetit nuk shkaktohen gjithmonë nga papastërtitë. Shpesh ato vijnë nga mineralet e ujit të fortë, por mund të shkaktohen edhe nga bakteret, myku ose ndryshku.

    Sipas ekspertëve të pastrimit dhe hidraulikës të cituar nga Real Simple, mënyra e duhur e pastrimit varet nga shkaku.

    Depozitat minerale zakonisht kanë ngjyrë të bardhë, gri ose kafe dhe krijojnë një shtresë të fortë në nivelin e ujit.

    Për t’i larguar, mund të përdoret uthull e bardhë ose një produkt me acid citrik, duke e lënë të veprojë për pak kohë.

    Për gurëzat kokëfortë mund të ndihmojë edhe një gur shtuf i përshtatshëm për tualete, por duhet përdorur me kujdes për të mos gërvishtur sipërfaqen.

    Njollat rozë ose portokalli mund të lidhen me baktere që shumohen në mjedise të lagështa, ndërsa myku shpesh shfaqet me ngjyrë gri ose të zezë.

    Në këto raste mund të nevojitet një dezinfektues i përshtatshëm, duke ndjekur udhëzimet e produktit.

    Ndryshku, nga ana tjetër, lë njolla portokalli ose kafe dhe mund të lidhet me hekurin në ujë ose me tubacionet e vjetra.

    Për të parandaluar rikthimin e unazave, ekspertët këshillojnë pastrim të rregullt të të gjithë tasit, përfshirë pjesën e brendshme të buzës ku del uji dhe vijën e nivelit të tij. Tualetet që përdoren rrallë duhen shpëlarë rregullisht.

    Kujdes: mos përzieni kurrë zbardhuesin me uthull ose produkte të tjera acidike, pasi mund të çlirohen gazra të rrezikshëm. /Telegrafi/

  • Pas vrasjes së Arlindës, VV-ja kërkon komision hetimor dhe seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

    Pas vrasjes së Arlindës, VV-ja kërkon komision hetimor dhe seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

    Pas vrasjes së Arlindës, VV-ja kërkon komision hetimor dhe seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Këtë e ka bërë të ditur deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se seanca synohet të mbahet gjatë ditës së sotme.

    “Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, e cila tri ditë më parë kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, është një tragjedi që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale. Si Grup Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kemi nisur menjëherë mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, që të mbahet sot. Si hap të parë, do të kërkojmë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë në këtë rast dhe për të zbardhur veprimet dhe mosveprimet e institucioneve”, u shpreh Nagavci.

    Shefja e VV-së tutje shkroi se Arlinda kërkoi ndihmë dhe mbrojtje, por përfundoi e vrarë. Asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi u është drejtuar institucioneve për mbrojtje. Përgjegjësia matet me aftësinë për ta parandaluar dhunën dhe për të reaguar me kohë.

    Në fund të postimit ish-ministrja e arsimit the se çdo veprim dhe mosveprim duhet të hetohet dhe askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • After Arlinda’s murder, the VV wants an investigation commission and extraordinary session in the Parliament

    The Parliamentary Group of the Vetevendosje Movement has started collecting signatures for calling an extraordinary session of the Kosovo Parliamentary Assembly, following the assassination of Arlinda Silaj Zekaj in Vitomirica in Pec.

    The VV deputy, Arberie Nagavci, has made this known through a Facebook post, where she has announced that the session is designed to be held today.

    The murder of the woman in Vitomirica of Pec, who three days earlier had warned institutions of the danger to her life, is a tragedy requiring justice and institutional responsibility. As the Parliamentary Group of Movement V WE have immediately begun collecting signatures for calling an extraordinary session in the Kosovo Assembly to be held today. As a first step, we will seek the establishment of a parliamentary investigative commission to investigate the entire chain of responsibility in this case and whiteen the actions and inactions of institutions, Nagavci said.

    The VV chief then wrote that Arlinda sought help and protection, but ended up dead. No woman should lose her life because she is addressing institutions for protection. The responsibility is measured by the ability to prevent violence and to react in time.

    At the end of the post, the former education minister said that any action and inaction should be investigated and no one should evade responsibility.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kane, Yamal apo Mbappe? Sonte ndahet “Topi i Artë”

    Kane, Yamal apo Mbappe? Sonte ndahet “Topi i Artë”

    Aktiviteti nis në orën 21:00, në teatrin “London Palladium”, ndërsa vëmendja kryesore është te gara për çmimin e futbollistit më të mirë në botë.

    Harry Kane dhe Lamine Yamal përmenden ndër kandidatët kryesorë, ndërsa Kylian Mbappe synon të jetë në mesin e emrave që do të luftojnë për trofeun prestigjioz.

    Ceremonia do të prezantohet nga Thierry Henry dhe Kate Scott, ndërsa mysafirët pritet të mbërrijnë nga ora 19:00.

    30 kandidatë për “Topin e Artë”

    Lista e publikuar nga revista “France Football” përfshin 30 futbollistë, mes tyre emra të njohur si Lionel Messi, Kylian Mbappé, Harry Kane, Lamine Yamal, Erling Haaland, Ousmane Dembele dhe Vinicius Junior.

    Gara pritet të jetë e fortë, pasi disa prej kandidatëve kanë pasur sezone të suksesshme me klubet dhe përfaqësueset e tyre. Krahas Kane dhe Yamalit, në mesin e emrave që synojnë çmimin janë edhe Rodri, Fabian Ruiz, Khvicha Kvaratskhelia dhe Mbappe.

    Lista e plotë e kandidatëve:

    Jude Bellingham, Pau Cubarsi, Ousmane Dembele, Marc Cucurella, Luis Diaz, Bruno Fernandes, Gabriel Magalhaes, Erling Haaland, Harry Kane, Achraf Hakimi, Khvicha Kvaratskhelia, Lamine Yamal, Sadio Mane, Marquinhos, Lautaro Martínez, Kylian Mbappe, Nuno Mendes, Lionel Messi, Joao Neves, Michael Olise, Willian Pacho, Julián Quinones, Declan Rice, Rodri Hernandez, Fabian Ruiz, Ferran Torres, William Saliba, Dayot Upamecano, Vinícius Júnior dhe Vitinha.

    Si përcaktohet fituesi?

    Çmimi vlerëson paraqitjet individuale gjatë sezonit 2025/26, përfshirë edhe ndeshjet e Kupës së Botës. Fituesi përcaktohet nga një juri gazetarësh të specializuar, të përzgjedhur nga vendet e renditura në listat përkatëse të FIFA-s.

    Secili votues përzgjedh dhjetë futbollistë nga lista prej 30 kandidatëve, duke u dhënë pikë sipas renditjes: 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1. Trofeun e fiton lojtari që grumbullon më shumë pikë.

    Çmimet e tjera që ndahen sonte

    Përveç çmimeve “Topi i Artë” për meshkuj dhe femra, gjatë ceremonisë do të ndahen edhe disa trofe të tjerë individualë dhe ekiporë.

    Trofeu “Kopa” i kushtohet futbollistit të ri më të mirë, çmimi “Yashin” portierit më të mirë, ndërsa trofeu “Gerd Muller” vlerëson golashënuesit më të mirë.

    Gjithashtu, çmimi “Johan Cruyff” u dedikohet trajnerëve më të mirë, ndërsa trofeu “Sócrates” vlerëson angazhimin në iniciativa sociale dhe humanitare.

    Për çmimin e klubit më të mirë në konkurrencën e meshkujve janë nominuar Paris Saint-Germain, Arsenali, Bayern Munich, Bodø/Glimt dhe Flamengo.

    Edicioni i sivjetmë pritet të tërheqë vëmendjen e tifozëve në mbarë botën, me Londrën që për herë të parë bëhet nikoqire e ceremonisë së çmimeve më prestigjioze individuale në futboll.

    Burimi: RTKLive

  • Kane, Yamal or Mbppe? Tonight the Golden Land is divided

    The event begins at 9: 00 a.m. at the London Padladium Theatre, while the main focus is on the competition for the world’s best football award.

    Harry Kane and Lamine Yamal are mentioned among the main candidates, while Kilian Muppee aims to be among the names they will fight for the prestigious trophy.

    The ceremony will be presented by Thierry Henry and Kate Scott, while guests are expected to arrive by 7:00.

    30 candidates for Golden Top

    The list published by the magazine France Football involves 30 footballers, among them names known as Lionel Messi, Kylian Mbppé, Harry Kane, Lamine Yamal, Erling Haaland, Osmane Demusee and Winicius Junior.

    The race is expected to be strong, as some of the candidates have had successful seasons with their clubs and representatives. Along with Kane and Yamali, among the names aimed at the prize are Rodri, Fabian Ruiz, Kvatritskhelia and Muppe.

    Full list of candidates:

    Jude Bellingham, Pau Cubars, Ochsmane Dembele, Marc Cucrella, Louis Diaz, Bruno Fernandes, Gabriel Magalhas, Erling Haaland, Harry Kane, Acraf Haktim, Keviratskhelia, Lamine Yamal, Sádio Mane, Marquinhos, Lautro Martínez, Kylian Müpes, Nuno Mendez, Leonel Muse, Joa Neveo, Michael Neveo, Ollian Willian, Wáno Decánne, Rodrínez, Ferrínez, Dabiantínez, Dabáno, Dapáno, and Wino, Johnáno, Johnáno, St.

    How is the winner defined?

    The prize praises individual presentations during the 2025/26 season, including World Cup matches. The winner is determined by a jury of specialised journalists selected from the countries listed on the FIFA relevant lists.

    Each voter selects ten football players from the list of 30 candidates, given points in the ranking: 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 and 1. The trophy is won by the player who collects more points.

    Other Prices Divided Tonight

    In addition to the awards “The Golden Land” for men and women, several other individual and team trophies will be shared during the ceremony.

    The Trophy Kupau is dedicated to the best young footballer, the prize “Yashini” best goalkeeper, while the trophy — “Gerd Mueller” — estimates the best goalist.

    Also, the prize, Yohan Cruyffʹ, is dedicated to the best trainers, while the trophy éSócrates ‘%s’ values engagement in social and humanitarian initiatives.

    For the best club award in men’s competition, Paris Saint-Germain, Arsenal, Bayern Munich, Bodø/Glimt and Flamengo are nominated.

    This year’s edition is expected to draw the attention of fans worldwide, with London becoming the first host of the most prestigious individual awards ceremony in football.

    Source Layer: RTKLive

  • 1.497 gjoba dhe 28 aksidente brenda një jave në rajonin e Ferizajt

    1.497 gjoba dhe 28 aksidente brenda një jave në rajonin e Ferizajt

    Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1.497 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 20 patentë shoferë gjatë javës së kaluar, nga 19 deri më 25 tetor 2026.

    Sipas raportit javor të policisë, gjatë kësaj periudhe në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 28 aksidente trafiku.

    Prej tyre, 18 aksidente kanë përfunduar me lëndime trupore, ku janë lënduar 34 persona, ndërsa 10 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet e shtuara për parandalimin e aksidenteve, ndërsa u ka bërë thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut.

    Gjithashtu, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” ose në numrin 192. /Telegrafi/

  • Iliriana Jaka Gashi së shpejti në “Rrugëtimi”: Sa ka ndryshuar pozita e grave në Kosovë?

    Iliriana Jaka Gashi së shpejti në “Rrugëtimi”: Sa ka ndryshuar pozita e grave në Kosovë?

    Në episodin e nëntë të podcastit “Rrugëtimi”, e ftuar është Iliriana Jaka Gashi, drejtoreshë e organizatës Women for Women (Gratë për Gratë), e cila sjell një rrëfim për sfidat, sakrificat dhe historitë që kanë shënuar rrugëtimin e saj.

    Nga mentaliteti që dikur i mbante gratë larg tregut të punës, te rrëfimet prekëse të grave të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës, Iliriana flet për realitetin që ka parë nga afër gjatë 15 viteve të punës së saj.

    Ajo rrëfen edhe për sakrificat personale, ditët me orë të gjata pune dhe çmimin emocional që ka pasur udhëheqja.

    Sa ka ndryshuar pozita e grave në Kosovë dhe çfarë pengesash vazhdojnë t’i mbajnë ato prapa?

    Së shpejti, episodi i nëntë i “Rrugëtimi”, në Telegrafi.

    – YouTube www.youtube.com

  • ​Projektligji për Byronë kalon në Komision, Haxhiu ngre pretendime për antikushtetutshmëri

    ​Projektligji për Byronë kalon në Komision, Haxhiu ngre pretendime për antikushtetutshmëri

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shtatë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Zëvendëskryetari i parë i Komisionit, Fahrush Rexhepi, tha se projektligji, i cili përmban 88 nene dhe 12 amendamente, nuk i cenon të drejtat dhe interesat e komuniteteve në Kosovë.

    “Përcaktimi i kompetencave të byrosë shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme si dhe përcaktimi i procedurës për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ky projektligj ka gjithsej 88 nene dhe 12 amendamente, të Komisionit Përgjegjës Raportues, pra bazuar në shkresat përcjellëse paraprake të këtij projektligji, mund të konstatojmë se ky projektligj nuk i cenon në asnjë mënyrë të drejtat dhe interesat e komuniteteve në Kosovë”, tha ai.

    Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, deklaroi se, pavarësisht se do ta votojë projektligjin, ajo e konsideron atë antikushtetues. Sipas saj, Qeveria nuk ka pasur vullnet që t’i rregullojë nenet e tij, me qëllim që ligji të mos zbatohet.

    “Eshtë një ligj që ka ardhur disa herë në Kuvend, sado që nuk jemi komision funksional, komision që e kemi shqyrtuar, dmth, ose e shqyrtojmë amendamentet në fjalë. Unë që nga fillimi, që kur e kam parë për herë të parë që ka ardhur një ligj i tillë, vërtet e kam menduar që e ka seriozisht, ose po mendojmë me e pa seriozisht, dikush në këtë vend. Mirëpo, tash, meqë unë për herë të parë jam në këtë komision, po ju them që qeveria në fjalë, nuk e ka interes me kalu një ligj të tillë, e ka vetëm sa për të thënë në opinion, do doja vërtet që një ligj i tillë të ishte ligj që zbatohet, por në bisedë e sipër me njerëz profesionistë, juristë të njohur, ma kanë thënë decidivisht që ky ligj është antikushtetues, dhe me qëllim nuk po dojnë pushteti, qeveria nuk ka dashtë me i rregullu nenet, vetëm për mos me hy në fuqi, sepse normal ne do ta votojmë sa herë të vjen, për me tregu që s’kemi pse frigohem. Frigi normal se e ka pushteti, por edhe një herë po them, ky ligj është antikushtetues dhe krejt me qëllim, qeveria e kalon antikushtetues, vetëm mos me u zbatu një ligj i tillë. Prandaj, si të tillë, fatkeqësisht, prapë po e them, është antikushtetues, por prapë do ta votojmë, do ta votojmë çdo herë”, tha ajo.

    Ndërkaq, Rexhepi tha se nuk mund të konstatonte nëse projektligji është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, duke shtuar se nuk do ta përkrahte një ligj që do të ishte në kundërshtim me të.

    “Atëherë, lidhur me atë që e tha deputetja znj. Haxhiu, se ky ligj, ose projektligj, fillimisht bie ndesh me kushtetutën, me Kosovës, nuk mund të konstatoj as ta vërtetoj këtë. Po me vetëdijen time, asnjëherë nuk do ta kisha përkrahur këtu një ligj që bie ndesh me kushtetutën e Kosovës. Por tani, nuk e di sa mundem me konstatu se bie ndesh apo nuk bie ndesh me nenet e kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ai. /KP/

  • Çmimet e gazit në BE arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022

    Çmimet e gazit në BE arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022

    Çmimet evropiane të gazit natyror u rritën me 3.3 për qind për të tejkaluar 97 euro (108.8 dollarë) për megavat-orë, për herë të parë që nga viti 2022 pasi konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të kërcënojë furnizimet.

    Intensifikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka rritur ndjeshëm shqetësimet për furnizimet me energji dimërore, veçanërisht pasi rrjedhat e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Gjiri Persik, i cili më parë përbënte gati një të pestën e furnizimit global mbeten afërsisht 80 për qind në rënie nga viti në vit.

    Kontratat e së ardhmes evropiane të gazit tregtoheshin me 97,15 euro për megavat-orë që nga ora 0820 GMT, 3,3 për qind më shumë nga mbyllja e së premtes dhe duke arritur nivelin e tyre më të lartë që nga dhjetori 2022.

    Duke shtuar cenueshmërinë e tregut “Gas Infrastructure Europe” (GIE) raportoi se objektet e depozitimit të gazit të BE-së janë vetëm 74.6 për qind të kapacitetit shumë nën mesataret historike sezonale. /AA/

  • Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Vitomiricë të Pejës

    Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Vitomiricë të Pejës

    Qorroli ka drejtuar akuza ndaj prokurores, duke kërkuar që ajo të japë llogari para ligjit. Këto pretendime ai i ka lidhur me reagimin institucional ndaj kërkesës së Arlindës për ndihmë.

    Rasti ka nxitur shqetësime edhe për reagimin e institucioneve, pasi Zekaj kishte kërkuar mbrojtje vetëm tri ditë para se të gjendej e vdekur.

    Në një parashtresë drejtuar kryeprokurores së Pejës, ajo kishte kërkuar masa urgjente ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk kishin përmbushur detyrat për ta mbrojtur.

    Në letrën e saj, Zekaj kishte kërkuar zbatimin e menjëhershëm të një vendimi gjyqësor dhe nisjen e hetimeve ndaj zyrtarëve të përfshirë në trajtimin e rastit, duke përmendur edhe Qendrën për Punë Sociale.

    Burimi: RTKLive