Category: Lajme

  • Koordinatorja kombëtare e shtetit për mbrojtjen e grave nga dhuna, çele guri gojën!

    Koordinatorja kombëtare e shtetit për mbrojtjen e grave nga dhuna, çele guri gojën!

    Koordinatorja kombëtare e shtetit për mbrojtjen e grave nga dhuna, çele guri gojën!

    Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, Donika Gërvalla Schwarz, njëherësh Ministren e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, akoma nuk ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, raporton Klankosova.tv

    E emëruar më 13 mars të këtij viti në krye të kësaj detyre, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se kështu forcohet përkushtimi institucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës, si një çështje të sigurisë njerëzore dhe të drejtave themelore.

    POR, shteti në rastin e Arlindës duket që dështoi!

    Dyshimet e mëdha për mospërmbushjen e përgjegjësisë nga institucionet kompetente tashmë kanë dalë në pah, ndërsa Gërvalla çele guri gojën, transmeton Klankosova.tv

    Ministre e Drejtësisë ishte ajo që më  10 tetor, pas vrasjes së një gruaje dhe vëllait të saj nga bashkëshorti në Livoç të Ulët të Gjilanit, kishte deklaruar se institucionet nuk duhet të presin që gratë të vriten për të ndërmarrë veprime.

    “Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, kishte shkruar ajo, transmeton Klankosova.tv

    E pa u bërë një muaj, Kosova u trondit nga rasti i Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, nga kunati i saj.

    Rasti bëhet edhe më shqetësues pas raportimeve se viktima kishte kërkuar ndihmë nga organet e rendit vetëm tri ditë para se të vritej. Ky fakt ngre pyetje të rëndësishme për mënyrën se si u trajtua kërkesa e saj dhe nëse mund të ishin ndërmarrë masa për ta parandaluar tragjedinë. /Klankosova.tv

  • Tentim-vrasje në Prishtinë, një person përfundon në spital

    Tentim-vrasje në Prishtinë, një person përfundon në spital

    Tentim-vrasje në Prishtinë, një person përfundon në spital

    Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 12:45.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin se ishin përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë.

    I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa tre të arrestuarit, të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, janë liruar pas intervistimit, me vendim të prokurorit, në procedurë të rregullt.

     “Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit e arrestuar lidhur me rastin pjesëmarrje në rrahje  pas intervistimit  janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit e tjerë ndaj të cilëve është iniciuar rast për vrasje në tentativë ndodhen në kërkim policor”, thuhet në raport./Klankosova.tv

  • Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Leposaviq

    Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Leposaviq

    Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Leposaviq

    Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Leposaviq.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, transmeton Klankosova.tv.

    Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

    VDEKJE E DYSHIMTË- Leposaviq / 25.10.2026 – 08:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

  • Ndalohet në Merdare një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

    Ndalohet në Merdare një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

    Ndalohet në Merdare një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

    Një person i dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile është ndaluar dje në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti lidhet me periudhën e vitit 1999 në Prishtinë dhe Viti.

    I dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt./Klankosova.tv

      

  • Gjendet një granatë dore në Malishevë, intervenon njësiti i deminimit i FSK-së

    Gjendet një granatë dore në Malishevë, intervenon njësiti i deminimit i FSK-së

    Gjendet një granatë dore në Malishevë, intervenon njësiti i deminimit i FSK-së

    Një mjet i dyshuar shpërthyes, i cili dyshohet të jetë granatë dore, është gjetur të dielën në Malishevë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 tetor, rreth orës 10:30, ndërsa policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka larguar mjetin pa incidente, transmeton Klankosova.tv.

     GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER – Malishevë / 25.10.2026 – 10:30. Është raportuar se është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes (granatë dore). Lidhur me rastin njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente.

  • Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Syri i Vizionit dhe organizata të tjera të shoqërisë civile në rajonin e Pejës kanë kërkuar hetim të plotë për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe shqyrtim të veprimeve të institucioneve përgjegjëse, pasi ajo, më 22 tetor, i ishte drejtuar me shkrim kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Në reagimin e tyre, organizatat kanë shprehur shqetësim për rastin dhe kanë kërkuar sqarime nëse shqetësimet e paraqitura nga Zekaj janë trajtuar me seriozitet dhe çfarë veprimesh janë ndërmarrë pas pranimit të shkresës.

    Sipas reagimit, në shkresën e datës 22 tetor 2026, Arlinda Zekaj kishte shprehur shqetësimet e saj dhe kishte kërkuar masa ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk i kishin përmbushur detyrat e tyre.

    Syri i Vizionit dhe organizatat e tjera kanë kërkuar nga Prokuroria e Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe institucionet kompetente që të hetojnë plotësisht vrasjen, të shqyrtojnë urgjentisht shkresën e saj dhe të sqarojnë çdo veprim apo mosveprim institucional lidhur me shqetësimet e ngritura.

    “Çdo përgjegjësi eventuale duhet të përcaktohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe mbi bazën e fakteve”, thuhet në reagim.

    Organizatat kanë theksuar se rasti duhet të shërbejë si alarm për nevojën e reagimit në kohë dhe mbrojtjes efektive të grave nga dhuna, duke kërkuar që shqetësimet e qytetarëve të mos mbeten pa përgjigje.

    Në kuadër të kësaj thirrjeje për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale, ato u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në ndezjen e qirinjve në nderim të Arlinda Zekajt dhe në solidaritet me familjen e saj.

    Ndezja e qirinjve është paralajmëruar për 26 tetor, në orën 18:00, në sheshin e qytetit në Pejë.

    “Drejtësia nuk duhet të vijë vetëm pasi të jetë tepër vonë. Asnjë shqetësim nuk duhet të shpërfillet. Asnjë jetë nuk duhet të humbet për shkak të mosveprimit”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

  • LSDM: Me ribalancimin e buxhetit, nuk ka para për një pagë minimale prej 600 eurosh, ka borxhe të reja për qytetarët

    LSDM: Me ribalancimin e buxhetit, nuk ka para për një pagë minimale prej 600 eurosh, ka borxhe të reja për qytetarët

    LSDM sot akuzon qeverinë se me ribalancimin e ri të buxhetit, mashtruesi Mickoski i ka fshirë përsëri punëtorët, fermerët, qytetarët. Nuk ka para për një pagë minimale prej 600 eurosh, nuk ka masa për të mbrojtur standardin, nuk ka ndihmë për fermerët.
    “Ka borxhe të reja dhe norma të larta interesi që do të paguhen nga qytetarët dhe brezat e ardhshëm.

    Në 2 vjet, Mickoski ka ngarkuar 4 miliardë euro borxh të ri mbi shpinën e popullit, gjysma e borxhit të përgjithshëm nga pavarësia deri më sot. Por ato para nuk janë për qytetarët, por për tendera kriminale.

    Hajduti i ka lënë qytetarët vetëm.

    Çdo muaj ka rritje të reja çmimesh, dhe pagat mbeten të pamjaftueshme për jetesë. Që nga janari, kostoja e jetesës është rritur me 4,000 denarë. Shporta sindikale e tetorit tejkalon 70,000 denarë, dhe me qira arrin pothuajse 90,000 denarë.
    As tre paga minimale nuk e mbulojnë shportën bazë të konsumatorit.

    Punëtori punon gjithë muajin, por nuk mund të paguajë për nevojat themelore të familjes së tij.

    Rreth 180,000 punëtorë marrin një pagë nën 31,200 denarë, ndërsa minimumi mbetet në 26,000 denarë. Mickoski nuk ka para për to.

    Shpallen gjithashtu rritje të reja të çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes, po bëhen plane në Evropë për shkak të rrezikut të rritjes së çmimeve të ushqimeve”, thonë nga LSDM.

    Nga atje thonë se Mickoski i ka lënë qytetarët të përballen vetë me krizën për një vit të tërë, duke hedhur poshtë masat e propozuara nga LSDM./Telegrafi/

  • Dhimbja kronike e shpinës mund të ndikojë në tru - një studim i ri i ka habitur ekspertët

    Dhimbja kronike e shpinës mund të ndikojë në tru – një studim i ri i ka habitur ekspertët

    Kur bëhet fjalë për ftohjet, këshilla kryesore është të pushoni dhe të pini shumë lëngje, por disa ilaçe pa recetë mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

    Lëvizjet e përditshme, të tilla si përkulja për të lidhur lidhëset e këpucëve ose ngritja e një qeseje me ushqime, mund të shkaktojnë përkeqësim të papritur të dhimbjeve kronike të shpinës tek njerëzit me dhimbje kronike. Një studim i ri tregon se episode të tilla mund të aktivizojnë një rrjet truri të lidhur me vetëreflektimin, kujtimet personale dhe endjen e mendjes.

    Po flasim për të ashtuquajturin rrjet të paracaktuar të trurit, një grup rajonesh të ndërlidhura që janë më aktive kur mendojmë për veten ose përvojat tona, domethënë kur mendimet tona enden lirshëm. Ky zbulim i habiti studiuesit, sepse rrjeti i përmendur gjatë dhimbjes akute, për shembull kur prekim një sipërfaqe të nxehtë, zakonisht aktivizohet më pak, shkruan Live Science .

    Studimi u botua më 5 tetor në British Journal of Anesthesia. Rezultatet e saj sugjerojnë se përkeqësimi i dhimbjes kronike mund të përfshijë procese në tru që shkojnë përtej regjistrimit të thjeshtë të një stimuli të dhimbshëm.

    Si reagon truri ndaj dhimbjes kronike?

    Dhimbja kronike e shpinës së poshtme, që zgjat të paktën tre muaj, është një nga shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar në botë. Shkencëtarët besojnë se në fillimin e kësaj gjendjeje, disa rrjete të trurit mund të mbindjehen, prandaj dhimbja vazhdon edhe pasi shkaku fillestar të ketë kaluar. Megjithatë, ende nuk është kuptuar plotësisht se çfarë ndodh në tru kur lëvizja shkakton një rritje të papritur të dhimbjes ekzistuese.

    Për ta shqyrtuar këtë, studiuesit morën në studim 114 të rritur me dhimbje kronike të shpinës së poshtme. Aktiviteti i trurit të tyre u monitorua duke përdorur imazhe me rezonancë magnetike funksionale, një metodë që regjistron ndryshimet në rrjedhën e gjakut dhe kështu tregon në mënyrë indirekte aktivitetin e rajoneve të ndryshme të trurit.

    Pas regjistrimit fillestar, studiuesi ngriti këmbën e secilit pjesëmarrës për të rritur dhimbjen e shpinës. Këmba mbahet në atë pozicion për dhjetë sekonda dhe më pas ulet. Truri i pjesëmarrësve u regjistrua menjëherë pas kësaj lëvizjeje dhe rezultatet u krahasuan me regjistrimet fillestare.

    Mesatarisht, procedura rriti intensitetin e dhimbjes së raportuar nga pjesëmarrësit me 23 përqind.

    Siç pritej, gjatë lëvizjes u regjistrua një aktivitet më i madh i rajoneve të trurit të përfshira në përpunimin e dhimbjes dhe kontrollin e lëvizjes. Megjithatë, studiuesit vunë re gjithashtu një aktivitet më të madh në pjesë kyçe të rrjetit të modalitetit të parazgjedhur të trurit.

    “Nuk e prisnim fare që ky rrjet të ishte i përfshirë”, tha për Live Science bashkautori i studimit Fadel Zeidan, një neuroshkencëtar në Universitetin e Kalifornisë, San Diego. Ai shtoi se studiuesit madje i kontrolluan rezultatet disa herë sepse prisnin që aktiviteti i këtij rrjeti të zvogëlohej.

    Dhimbja kronike mund të bëhet pjesë e përvojës personale

    Studiuesit i ekspozuan pjesëmarrësit gjithashtu ndaj nxehtësisë së dhimbshme në shputat e këmbëve, e cila është një mënyrë e zakonshme për të studiuar aktivitetin e trurit gjatë dhimbjes akute. Në dallim nga përkeqësimi i dhimbjes së shpinës i shkaktuar nga lëvizja, stimuli i nxehtësisë u shoqërua me aktivitet të reduktuar në një pjesë të rrjetit të modalitetit të parazgjedhur të trurit. Kjo sugjeron që dhimbja akute dhe kronike mund të përpunohen ndryshe.

    Pjesëmarrësit që raportuan dhimbje kronike më intensive të shpinës kishin gjithashtu lidhje më të forta midis rrjetit të modalitetit të parazgjedhur të trurit dhe rajoneve që përpunojnë ndjesitë nga shpina.

    Sipas përfundimit të autorit, kjo mund të nënkuptojë që dhimbja kronike ndërthuret me mënyrën se si një person e percepton veten dhe trupin e tij me kalimin e kohës.

    “Kjo dhimbje që po përkeqësohet është bërë pothuajse pjesë e asaj se kush janë këta individë, nga perspektiva e tyre personale”, tha Zeidan.

    Catherine Martucci, një neuroshkencëtare në Universitetin Duke, e cila nuk ishte e përfshirë në hulumtim, vlerësoi mënyrën se si u hartua studimi. Imazhi i trurit gjatë lëvizjes mund të ulë cilësinë e imazheve të marra, kështu që studiuesit e anashkaluan problemin duke imazhitur trurin para dhe pas lëvizjes që shkakton dhimbje.

    Megjithatë, Martucci paralajmëroi se aktiviteti i regjistruar i trurit mund të pasqyrojë pjesërisht edhe dhimbjen që vazhdon pas lëvizjes ose ankthin rreth dhimbjes së parashikuar. Përveç kësaj, hulumtimi nuk mundi të përcaktojë nëse ndryshimet në aktivitetin e trurit kontribuojnë në zhvillimin e dhimbjes kronike apo janë pasojë e dhimbjes afatgjatë.

    A mund të ndihmojë zbulimi me trajtimin?

    Studiuesit besojnë se rezultatet mund të kontribuojnë në zhvillimin e qasjeve të reja për trajtimin e dhimbjes kronike në të ardhmen. Në vend që të përqendrohen vetëm në vetë ndjesinë e dhimbshme, terapitë mund të adresojnë edhe mënyrën se si njerëzit e përjetojnë dhe lidhen me dhimbjen.

    Zeidan dhe kolegët e tij po shqyrtojnë tani nëse qasje të tilla si meditimi i vetëdijes dhe terapia konjitive-sjellëse mund të ndikojnë në rrjetin e modalitetit të paracaktuar të trurit dhe të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes kronike. Terapia konjitive-sjellëse tashmë po përdoret si një opsion në trajtimin e dhimbjes kronike.

    Megjithatë, Martucci thekson se është shumë herët për të nxjerrë përfundime se si rezultatet mund të zbatohen në praktikën klinike. Hulumtimi, i botuar në British Journal of Anesthesia, ofron të dhëna të reja se si truri reagon kur dhimbja kronike e shpinës së poshtme përkeqësohet pas lëvizjes.

    Autorët theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar nëse ndryshimet e vëzhguara janë vetëm një efekt anësor i dhimbjes kronike apo mund të bëhen një objektiv për terapitë e ardhshme.

  • Rasti që tronditi Pejën, zhvillimet pas vrasjes së Arlinda Zekajt - kërkohet llogari nga institucionet

    Rasti që tronditi Pejën, zhvillimet pas vrasjes së Arlinda Zekajt – kërkohet llogari nga institucionet

    Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor 2026, ka nxitur reagime të shumta dhe ka vënë në qendër të vëmendjes përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

    Rasti ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si janë trajtuar raportimet e saj dhe nëse janë ndërmarrë masat e nevojshme për ta mbrojtur.

    Sipas informacioneve të bëra publike, Arlinda Zekaj kishte kërkuar ndihmë nga institucionet, ndërsa më 22 tetor i kishte drejtuar një shkresë Prokurorisë në Pejë, ku kishte shprehur shqetësimin se mund të përfundonte duke humbur jetën pa u mbajtur askush përgjegjës.

    Më 25 tetor, ajo u vra në Vitomiricë, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpi nga stacioni policor, ku kishte raportuar dhunën në familje.

    Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar për trajtimin e rasteve të raportuara nga Zekaj, ka autorizuar analizimin e veprimeve të Prokurorisë dhe i ka kërkuar Inspektoratit Policor të Kosovës të verifikojë mënyrën se si policia i kishte trajtuar raportimet e saj.

    Në këtë livefeed, ndiqni zhvillimet e fundit, reagimet institucionale dhe ecurinë e hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    26/10/2026 10:21-​  “Mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime”, letra rrëqethëse e Arlinda Zekajt, tri ditë para vrasjes

    “Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”.

    Këto janë fjalët tronditëse që Arlinda Sylaj Zekaj ia drejtoi Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, përmes një letre të siguruar nga Sinjali, e që mban vulën e pranimit të datës 22 tetor 2026, vetëm tri ditë para se të vritej në Vitomiricë të Pejës.

    Në letrën e publikuar në fotografi, viktima kishte kërkuar marrjen e masave urgjente ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre.

    LAJMI I PLOTË

    26/10/2026 10:17-​  Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, policia: Autori dyshohet të jetë kunati i saj

    Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën mbrëma në fshatin Vitomiricë të Pejës, ndërsa Policia e Kosovës po heton rastin si vrasje të dyshuar.

    Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje në këtë fshat. Viktima ishte shoqëruar në stacionin policor, ku ishte intervistuar. Po ashtu, ishte arrestuar dhe intervistuar bashkëshorti i saj, i cili ishte ndaluar për 48 orë.

    Pas intervistimit, viktima, me vullnetin e saj, ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë. Megjithatë, rreth orës 21:10, Policia është njoftuar se e njëjta grua ishte gjetur pa shenja jete.

    LAJMI I PLOTË


  • Ditët e shkurtra ndikojnë në humor: Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij

    Ditët e shkurtra ndikojnë në humor: Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të theksuara në humor, energji dhe gjumë.

    Çrregullimi afektiv sezonal është një formë depresioni që përsëritet zakonisht në fund të vjeshtës ose gjatë dimrit dhe lehtësohet në pranverë e verë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor në SHBA (NIMH).

    Megjithatë, disa ditë me humor të ulët nuk mjaftojnë për të përcaktuar këtë çrregullim. Diagnoza kërkon një model të përsëritur të episodeve depresive në të njëjtën periudhë të vitit, zakonisht për të paktën dy vite radhazi.

    Cilat janë simptomat?

    Shenjat mund të përfshijnë humor të ulët, humbje të interesit për aktivitetet e zakonshme, lodhje, vështirësi në përqendrim, ndjenja faji ose pashprese dhe gjumë më të gjatë se zakonisht.

    Në formën që shfaqet gjatë dimrit, mund të shtohen edhe oreksi, dëshira për ushqime të pasura me karbohidrate dhe tërheqja nga shoqëria.

    Gratë preken më shpesh se burrat, ndërsa çrregullimi zakonisht shfaqet në moshë të re.

    Rreziku mund të jetë më i lartë te personat me histori depresioni ose çrregullimi bipolar dhe te ata që jetojnë në zona me dimra e ditë më të shkurtra. /Telegrafi/