Category: Lajme

  • ReMusica Festival shënon 25-vjetorin me edicionin “Continuum” në Prishtinë dhe Prizren

    ReMusica Festival shënon 25-vjetorin me edicionin “Continuum” në Prishtinë dhe Prizren

    Festivali ndërkombëtar i muzikës ReMusica rikthehet nga 26 tetori deri më 1 nëntor 2026, me edicionin e tij të 25-të, të titulluar “Continuum”. Ky edicion jubilar shënon një çerek shekulli të përkushtimit ndaj muzikës klasike dhe bashkëkohore, duke sjellë koncerte, premiera muzikore, punëtori dhe diskutime profesionale në Prishtinë dhe Prizren.

    Përgjatë shtatë ditëve, festivali do të bashkojë artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, kompozitorë, instrumentistë dhe profesionistë të industrisë muzikore. Përmes programit të larmishëm, ReMusica vazhdon të promovojë krijimtarinë bashkëkohore, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbështetjen e gjeneratave të reja të artistëve.

    Detajet

    • Data: 26 tetor – 1 nëntor 2026
    • Ora e hapjes zyrtare: 19:30
    • Vendndodhja: Kisha Katolike “Shën Ndou”, Prishtinë, si dhe hapësira të tjera kulturore në Prishtinë dhe Prizren

    Programi?

    Edicioni i 25-të i ReMusica sjell një program me koncerte, performanca eksperimentale, aktivitete edukative dhe diskutime mbi të ardhmen e muzikës bashkëkohore.

    26 tetor – Hapja e festivalit

    Festivali nis me aktivitetet e ReMusica Junior dhe një diskutim mbi të ardhmen e muzikës bashkëkohore. Në orën 19:30, në Kishën Katolike “Shën Ndou”, mbahet koncerti i hapjes me premierën e një vepre të përbashkët nga ReVocal Ensemble, si dhe performancën Vol de Nuit nga Thibaut Garcia dhe Félicien Brut.

    27 tetor – ReNew Platform dhe performanca ndërkombëtare

    Programi zhvillohet në Prizren dhe Prishtinë, me punëtori për fëmijë, koncerte nga artistët e platformës ReNew, diskutime profesionale dhe aktivitete rrjetëzimi. Mbrëmja përmbyllet me koncertin ZONAR nga North Sea String Quartet.

    28 tetor – Muzikë eksperimentale dhe artistë të rinj

    Në program përfshihen punëtori interaktive, diskutime mbi mundësitë e financimit në art dhe performanca nga artistët e rinj të platformës ReNew. Në orën 19:30, BL!NDMAN DRUMS prezanton koncertin ICONS, me vepra nga Philip Glass, Terry Riley dhe Steve Reich.

    29 tetor – Nga Bach te Piazzolla

    Dita sjell prezantimin e krijimeve të kompozitorëve të rinj Ylli Daklani dhe Dea Ahma, ndërsa në mbrëmje Bujana Ameti, Ëmbla Dana dhe Diar Aliu interpretojnë koncertin The Journey from Bach to Piazzolla.

    31 tetor – ReMusica Junior

    Programi vazhdon me një punëtori për fëmijë, ku pjesëmarrësit do të krijojnë instrumente muzikore duke përdorur materiale të riciklueshme.

    1 nëntor – Koncerti përmbyllës

    Edicioni jubilar përmbyllet me koncertin e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Marco Crispo dhe me pjesëmarrjen e kitaristit Mak Grgić, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

    Arsyet pse duhet të merrni pjesë

    • 25 vjet traditë muzikore: Bëhuni pjesë e edicionit jubilar të një prej festivaleve të rëndësishme të muzikës klasike dhe bashkëkohore në Kosovë.
    • Performanca ndërkombëtare: Ndiqni koncerte nga artistë dhe ansamble të njohura, me interpretime që ndërthurin traditën klasike dhe krijimtarinë moderne.
    • Zbulimi i talenteve të reja: Njihuni me artistët dhe kompozitorët e platformës ReNew, e cila mbështet zhvillimin e gjeneratave të reja.
    • Aktivitete edukative: Merrni pjesë në punëtori, diskutime dhe programe interaktive të dedikuara edhe për fëmijë.
    • Mundësi bashkëpunimi: Takoni profesionistë të muzikës dhe kulturës për të shkëmbyer ide dhe për të krijuar lidhje të reja profesionale.

    Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit etj.

    Për informacione rreth biletave dhe programit të plotë, vizitoni faqen zyrtare të ReMusica Festival.

    Email: info@remusicafestival.com

    Rrjetet sociale: Facebook | Instagram

  • Shiroka-Pula kërkon hetim urgjent për vrasjen e gruas në Pejë dhe përgjegjësinë e të dyshuarve

    Shiroka-Pula kërkon hetim urgjent për vrasjen e gruas në Pejë dhe përgjegjësinë e të dyshuarve

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm për vrasjen e Arlinda Zekajt nga Peja, duke theksuar se duhet të shqyrtohen edhe veprimet e institucioneve që kishin për detyrë ta mbronin viktimën.

    Përmes një reagimi, Shiroka-Pula u ka bërë thirrje organeve kompetente që, përveç rrethanave të vrasjes dhe përgjegjësisë penale të të dyshuarve, të hetojnë edhe mënyrën se si janë trajtuar kërkesat e viktimës dhe nëse institucionet kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e saj.

    “Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj. Çdo sinjal për rrezik, çdo kërkesë për ndihmë dhe çdo ankesë ndaj mosveprimit institucional duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal”, ka shkruar ajo.

    Presidentja ka theksuar se mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve është detyrim i institucioneve, duke kërkuar që hetimet të zhvillohen me urgjencë, profesionalizëm dhe paanshmëri.

    Ajo ka shtuar se çdo dyshim për dështim institucional duhet të marrë përgjigje të qartë dhe se asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi kërkon ndihmë nga institucionet e shtetit.

    Shiroka-Pula u ka shprehur ngushëllime familjes së Arlinda Zekajt dhe të afërmve të saj.

    Burimi: Dukagjini

  • Shiroka-Pula seeks urgent investigation into women’s murder in Pec, responsibility for suspects

    Kosovo President Justina Shiroka-Pula has requested urgent, complete and impartial investigation into the murder of Arlinda Zekij from Peja, stressing that the actions of institutions tasked with protecting the victim should also be reviewed.

    Through a reaction, Shiroka-Pula has appealed to competent bodies that, in addition to the circumstances of the murder and criminal responsibility of the suspects, investigate the way the victim’s demands are addressed and that institutions have taken all necessary measures to protect it.

    It should be explained whether all necessary measures for risk assessment and protection have been taken. Any signal for danger, any request for help, and any complaint against institutional inaction should be addressed with the utmost seriousness, it has written.

    The president has stressed that protection of citizens’ lives and security is the obligation of institutions, demanding that investigations be conducted with urgency, professionalism and impartiality.

    She has added that any doubt of institutional failure should be received clear answers and that no woman should remain vulnerable because it requires assistance from state institutions.

    Shiroka-Pula has expressed condolences to Arlinda Zekiaj’s family and her relatives.

    Source Layer: Dukeagini

  • Trump për Norvegjinë: “Një vend i neveritshëm”

    Trump për Norvegjinë: “Një vend i neveritshëm”

    Të dielën në mbrëmje, Donald Trump u shpreh se Norvegjia “është një vend i neveritshëm”, ndërsa shprehu zemërimin e tij që është anashkaluar vazhdimisht për Çmimin Nobel të Paqes.

    Pavarësisht se nisi një luftë me Iranin, Trump ka theksuar me forcë meritat e tij si paqebërës, duke pretenduar se ka zgjidhur të paktën tetë konflikte gjatë mandatit të tij të dytë.

    Megjithatë, ai u “anashkalua” dy herë nga komiteti i Nobelit me seli në Oslo: në vitin 2025, kur çmimi iu dha María Corina Machado-s, figurës kryesore të opozitës venezueliane; dhe në vitin 2026, kur iu dha juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay, për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.

    “… Nuk kam ndonjë dashuri të madhe për Norvegjinë. Sinqerisht, Norvegjia ‘është një vend i neveritshëm’. Në fakt, Norvegjia është bërë një vend i qelbur”, tha presidenti amerikan gjatë një fjalimi në një tubim elektoral në Port Huron, Miçigan.

    Trump po fliste ashpër për imigracionin në SHBA, kur kaloi papritur te kritikat ndaj Norvegjisë.

    “Ne bashkëpunojmë me Danimarkën; është një vend i mirë, një vend vërtet i këndshëm. Kushdo që dëshiron të vijë në vendin tonë nga Danimarka, jam plotësisht dakord… Por duhet t’ju them, sa i përket Somalisë… më ka ardhur në majë të hundës me ta…! Preferoj shumë më tepër Danimarkën. Nga Danimarka, i pranojmë… Suedia… Norvegjia… nuk besoj, sepse unë nuk e mora Çmimin Nobel…”, tha Trump.

    Norvegjia renditet ndër vendet me të ardhurat më të larta, sipas treguesit të PPB-së për frymë, bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Telegrafi/

  • Studimi dyvjeçar: Vaji i peshkut nuk përmirësoi kujtesën dhe nuk ngadalësoi tkurrjen e trurit

    Studimi dyvjeçar: Vaji i peshkut nuk përmirësoi kujtesën dhe nuk ngadalësoi tkurrjen e trurit

    Suplementet e vajit të peshkut nuk treguan përfitime në kujtesë dhe as nuk ngadalësuan tkurrjen e hipokampusit, pjesës së trurit që luan rol kyç në formimin e kujtimeve.

    Ky ishte përfundimi i një studimi dyvjeçar të kryer nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore (USC).

    Në studim morën pjesë 365 persona të moshës 55 deri në 80 vjeç, të cilët konsumonin rrallë peshk dhe kishin rrezik të shtuar për Alzheimer.

    Një grup mori çdo ditë 2,000 miligramë DHA, një acid yndyror omega-3, ndërsa grupi tjetër mori placebo.

    Megjithëse pas gjashtë muajsh niveli i DHA-së në lëngun cerebrospinal u rrit me mesatarisht 17 për qind te personat që merrnin suplementin, pas dy vitesh nuk u vunë re përmirësime në testet e kujtesës dhe arsyetimit.

    Po ashtu, skanimet e trurit nuk treguan se suplementet ngadalësuan tkurrjen e hipokampusit.

    Studiuesit theksojnë se këto rezultate nuk nënkuptojnë se omega-3 është e panevojshme apo se konsumimi i peshkut nuk sjell përfitime.

    Studimi vlerësoi efektin e dozave të larta të DHA-së në formë suplementi te një grup i caktuar të rriturish të moshuar dhe nuk provoi se suplementet parandalojnë Alzheimerin.

    Ekipi po studion më tej mënyrën se si truri i përthith dhe i përdor acidet yndyrore omega-3.

    Ndërkohë, studiuesit nënvizojnë rëndësinë e një diete të ekuilibruar, aktivitetit fizik të rregullt dhe gjumit cilësor për shëndetin e trurit. /Telegrafi/

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, Muhaxheri kërkon verifikim të plotë të veprimeve institucionale

    Vrasja e Arlinda Zekajt, Muhaxheri kërkon verifikim të plotë të veprimeve institucionale

    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë, komuna ka kërkuar verifikim të plotë të çdo hapi dhe kontakti që institucionet kanë pasur lidhur me rastin.

    Përmes një postimi në Facebook, Muhaxheri ka shprehur ngushëllime për familjen e Zekajt, duke e cilësuar rastin si alarm për shoqërinë dhe mekanizmat institucionalë.

    “Pasi pamë shqetësimet dhe thirrjet e saj të fundit publike e institucionale, kemi kërkuar menjëherë një pasqyrë dhe verifikim të plotë të çdo hapi dhe kontakti që institucionet tona kanë pasur në këtë rast. Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë”, ka shkruar Muhaxheri.

    Ai ka thënë se angazhimi për mbrojtjen e grave dhe për të siguruar që asnjë thirrje për ndihmë të mos mbetet pa përgjigje do të vazhdojë, duke shtuar se komuna do të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të rastit.

    “Tragjedia e ndodhur në Vitomiricë të Pejës na ka tronditur thellë të gjithëve. Humbja e jetës së Arlinda Zekajt është një dhimbje e madhe për familjen, por edhe një kambanë e fortë alarmi për të gjithë shoqërinë dhe mekanizmat tanë institucionalë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

  • Arlinda Zekaqit’s murder, Muhharrier seeks full verification of institutional actions

    Arlinda Zekaqit’s murder, Muhharrier seeks full verification of institutional actions

    Peja Mayor Gazmend Muharzier has said that following the assassination of Arlinda Zekiaj in Vitomirica, the municipality has demanded full verification of every step and contact institutions have had concerning the case.

    Through a Facebook post, Muhhazier has expressed condolences to Zekiaj’s family, calling the occasion an alarm for society and institutional mechanisms.

    After we saw its recent public and institutional concerns and calls, we immediately requested a mirror and complete verification of every step and contact our institutions have had in this case. We’re not going to allow any kind of cover-up or downplaying responsibility, Mujarri wrote.

    He has said that commitment to the protection of women and to ensure that no calls for help remain unanswered will continue, adding that the municipality will co-operate with justice institutions for the full dawn of the case.

    The tragedy that took place in Vitomirica, Pec, has deeply shaken us all. The loss of the life of Arlinda Zekiaj is a great pain for the family, but even a strong alarm leg for all our society and institutional mechanisms, he wrote. /Telegraph/

  • Thellësisht e tronditur nga vrasja e gruas në Pejë, Pula: U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë

    Thellësisht e tronditur nga vrasja e gruas në Pejë, Pula: U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë

    Thellësisht e tronditur nga vrasja e gruas në Pejë, Pula: U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë

    Presidentja Shiroka Pula ka shprehur tronditjen e saj për vrasjen e një gruaje në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm për zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit.

    Në reagimin e saj, ajo ka kërkuar nga organet kompetente që, përveç hetimit të rrethanave të vrasjes dhe përgjegjësisë penale të personave të dyshuar, të shqyrtojnë edhe mënyrën se si janë trajtuar kërkesat e viktimës dhe veprimet e institucioneve që kishin detyrim ligjor për ta mbrojtur atë.

    Pula ka theksuar rëndësinë e sqarimit nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe garantimin e sigurisë së viktimës.

    Ajo ka nënvizuar se çdo sinjal për rrezik, kërkesë për ndihmë apo ankesë për mosveprim institucional duhet të trajtohet me seriozitet maksimal, duke e cilësuar mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve si detyrim të panegociueshëm të institucioneve.

    Presidentja u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë, profesionalizëm dhe paanshmëri, në mënyrë që të gjitha rrethanat e rastit të hetohen dhe përgjegjësitë eventuale të përcaktohen.

    “Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi kërkon ndihmë nga institucionet e shtetit”, ka theksuar Pula, duke shtuar se çdo dyshim për dështim institucional në përmbushjen e detyrimit për mbrojtjen e grave duhet të marrë përgjigje të qartë.

    Në fund të reagimit, ajo ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës dhe të gjithë të afërmit e saj, duke ritheksuar se mbrojtja e jetës së grave është përgjegjësi themelore e institucioneve dhe se nuk mund të ketë kompromis kur jeta e tyre vihet në rrezik.

    Burimi: Sinjali

  • Deeply shocked by the murder of the woman in Pec, Pula: I call on justice institutions to act with urgency

    President Shiroka Pula has expressed her shock at the murder of a woman in Vitomirica of Peja, demanding urgent, full and impartial investigation into all the circumstances of the case.

    In her response, she has demanded from competent bodies that, in addition to investigating the circumstances of the murder and criminal responsibility of the suspected persons, examine the way the victim’s demands and actions of institutions that had the legal obligation to protect it.

    The chicken has stressed the importance of clarification whether all necessary measures have been taken for risk assessment and ensuring the victim’s safety.

    It has underlined that any signs of danger, demand for assistance or complaint for institutional inaction should be treated with utmost seriousness, citing the protection of citizens’ lives and security as the non-negotiable obligation of institutions.

    The president has called on justice institutions to act with urgency, professionalism and impartiality so that all circumstances in the case are investigated and the eventual responsibilities are determined.

    No woman should remain vulnerable because she seeks assistance from state institutions, Pula has stressed, adding that any doubt of institutional failure in meeting the obligation to protect women should be received clear answers.

    At the end of the response, she has expressed the most sincere condolences to the victim’s family and all her relatives, reflecting that protecting women’s lives is the fundamental responsibility of institutions and that there can be no compromise when their lives are threatened.

    Source Layer: Signal

  • 37 aksidente dhe 2011 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

    37 aksidente dhe 2011 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

    Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar dhe 20 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2011 gjoba trafiku.

    Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 10 persona, 3 i ka dërguar në mbajtje.

    Burimi: RTKLive