Category: Lajme

  • Si dhe kur të zbrazni radiatorët

    Si dhe kur të zbrazni radiatorët

    Nëse radiatori ngrohet në pjesën e poshtme, por mbetet i ftohtë në pjesën e sipërme, shkaku mund të jetë ajri i bllokuar brenda tij.

    Kjo pengon shpërndarjen e njëtrajtshme të nxehtësisë dhe mund ta bëjë ngrohjen më pak efikase.

    Nëse e gjithë banesa ngrohet ngadalë ose disa radiatorë nuk funksionojnë siç duhet, problemi mund të lidhet edhe me balancimin e sistemit të ngrohjes dhe mund të kërkojë ndërhyrjen e një tekniku.

    Si të ajrosni radiatorin hap pas hapi

    1.Fikni ngrohjen dhe prisni 20–30 minuta që radiatori të ftohet.

    2.Gjeni valvulën e ajrosjes, e cila zakonisht ndodhet në pjesën e sipërme anësore të radiatorit.

    3.Vendosni një enë të vogël dhe një leckë poshtë valvulës.

    4.Me çelësin e posaçëm, hapeni valvulën ngadalë, në drejtim të kundërt të akrepave të orës, derisa të dëgjoni ajrin duke dalë. Mos e hapni shumë.

    5.Kur ajri të ketë dalë dhe të fillojë të rrjedhë ujë në mënyrë të qëndrueshme, mbylleni valvulën.

    6.Përsëriteni procesin te radiatorët e tjerë që kanë të njëjtin problem.

    7.Kontrolloni presionin e bojlerit dhe, nëse është i ulët, ndiqni udhëzimet e prodhuesit për ta rregulluar.

    8.Ndizni ngrohjen dhe kontrolloni nëse radiatorët ngrohen në mënyrë të njëtrajtshme.

    Ajrosja duhet bërë kur shfaqen shenja të ajrit të bllokuar, jo domosdoshmërisht sipas një kalendari të caktuar.

    Nëse problemi përsëritet shpesh ose nuk zgjidhet pas ajrosjes, këshillohet kontrolli nga një teknik. /Telegrafi/

  • Kanceri mund të largohet, por frika të mbetet: Sfidat psikologjike pas përfundimit të trajtimit

    Kanceri mund të largohet, por frika të mbetet: Sfidat psikologjike pas përfundimit të trajtimit

    Pas trajtimit të kancerit të gjirit, shumë gra përballen me frikën nga rikthimi i sëmundjes, ankthin para kontrolleve dhe ndryshimet në vetëbesim e marrëdhënie. Trajtimi përfundon, por beteja emocionale mund të vazhdojë

    Atifete Syla
    Psikologe klinike – psikoterapeute

    Përfundimi i trajtimit të kancerit të gjirit zakonisht shënon një moment lehtësimi, shprese dhe rikthimi gradual në jetën e përditshme. Megjithatë, për shumë gra, përfundimi i trajtimit mjekësor nuk nënkupton edhe përfundimin e shqetësimeve psikologjike. Frika nga rikthimi i sëmundjes dhe pasiguria për të ardhmen mund të vazhdojnë edhe kur rezultatet mjekësore janë inkurajuese.

    Ndërsa familjarët presin që gruaja t’i rikthehet normalitetit, ajo mund të përballet me ndryshime të thella në mënyrën se si e percepton trupin, shëndetin dhe marrëdhëniet personale. Kjo periudhë kërkon mirëkuptim, sepse rikuperimi pas kancerit nuk është vetëm proces fizik, por edhe psikologjik.

    Pse frika vazhdon edhe kur trajtimi ka përfunduar?

    Frika nga rikthimi i kancerit, e njohur në psiko-onkologji si Fear of Cancer Recurrence (FCR), është ndër shqetësimet më të zakonshme pas trajtimit. Ajo përshkruan pasigurinë se sëmundja mund të rikthehet, edhe kur ekzaminimet nuk tregojnë shenja të saj.

    Gjatë trajtimit, gruaja ndjek një strukturë të qartë konsultash, procedurash dhe ndërhyrjesh. Kur kjo fazë përfundon, kontaktet me ekipin mjekësor rrallohen dhe mund të dobësohet ndjenja e sigurisë.

    Përvoja e kancerit ndryshon marrëdhënien me trupin. Një dhimbje apo lodhje e zakonshme mund të interpretohet si paralajmërim i rikthimit të sëmundjes. Kjo lidhet me hipervigjilencën, një gjendje të vëmendjes së shtuar ndaj ndryshimeve trupore.

    Gruaja mund ta kontrollojë shpesh trupin, të kërkojë siguri nga mjekët ose të hulumtojë vazhdimisht për simptomat. Në raste të tjera, ajo shmang gjithçka që ia kujton sëmundjen.

    Këto shqetësime mund të ndikojnë në gjumë, përqendrim dhe mirëqenie emocionale. Disa gra hezitojnë të planifikojnë udhëtime, të marrin vendime profesionale apo të ndërtojnë plane afatgjata, nga pasiguria për shëndetin.

    Foto: YuriArcursPeopleimages

    Ankthi para kontrolleve: Kur pritja bëhet më e rëndë se ekzaminimi

    Një nga fenomenet e njohura në psiko-onkologji është scanxiety, term që përshkruan ankthin e lidhur me ekzaminimet mjekësore dhe pritjen e rezultateve.

    Kontrollet periodike mund të riaktivizojnë kujtimet e diagnostikimit dhe frikën nga marrja e një lajmi të keq. Ambienti spitalor, aparaturat apo pritja para konsultës mund të shërbejnë si nxitës emocionalë.

    Në këto situata shfaqet shpesh ankthi anticipator, shqetësimi që lind përpara një ngjarjeje me rezultat të pasigurt. Ai mund të fillojë disa ditë ose javë para kontrollit, duke shkaktuar pagjumësi, nervozizëm dhe vështirësi në përqendrim.

    Edhe rezultatet e mira nuk e eliminojnë domosdoshmërisht frikën për kontrollet e ardhshme. Megjithatë, ankthi para ekzaminimeve nuk është tregues se sëmundja është rikthyer.

    Kur frika fillon ta drejtojë jetën

    Një shkallë frike pas kancerit është e pritshme. Dallimi ndërmjet shqetësimit të natyrshëm dhe ankthit që kërkon ndihmë profesionale qëndron te intensiteti, kohëzgjatja dhe ndikimi në funksionimin e përditshëm.

    Vlerësimi psikologjik rekomandohet kur mendimet për rikthimin bëhen të vazhdueshme, gjumi çrregullohet, përqendrimi dobësohet ose marrëdhëniet familjare ndikohen.

    Shenja të tjera janë sulmet e panikut, kontrollimi i tepruar i trupit, kërkimi i përsëritur i sigurisë nga të tjerët apo shmangia e ekzaminimeve të rekomanduara.

    Në disa raste mund të shfaqen simptoma depresive ose reagime të lidhura me traumën. Mbështetja profesionale mund të kërkohet edhe para se gjendja të rëndohet. Frika bëhet veçanërisht problematike kur fillon të përcaktojë vendimet dhe mënyrën e jetesës.

    Trupi pas kancerit: Vetëbesimi, feminiteti dhe intimiteti

    Trajtimi i kancerit të gjirit mund të ndikojë në mënyrën se si gruaja e percepton trupin dhe identitetin e saj. Ndërhyrjet kirurgjikale, humbja e gjirit, cikatricet, rënia e flokëve dhe ndryshimet hormonale mund të ndikojnë në vetëbesim dhe imazhin trupor.

    Për disa gra, gjiri lidhet ngushtë me përjetimin personal të feminitetit dhe seksualitetit. Ndryshimet fizike mund të shkaktojnë pasiguri, pikëllim ose vështirësi në pranimin e trupit. Megjithatë, këto përjetime janë individuale dhe nuk ndodhin njësoj te të gjitha gratë.

    Në marrëdhëniet intime mund të ndikojnë frika nga refuzimi, ulja e dëshirës seksuale, thatësia vaginale apo dhimbja gjatë marrëdhënieve. Ndonjëherë edhe partneri heziton të afrohet nga frika se mos shkakton shqetësim.

    Komunikimi i hapur, këshillimi psikologjik dhe trajtimi i simptomave fizike mund të ndihmojnë në përmirësimin e vetëbesimit dhe intimitetit.

    foto: kryzhov

    Vetmia pas trajtimit dhe presioni për të qenë e fortë

    Gjatë trajtimit, familjarët dhe miqtë zakonisht ofrojnë kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme. Pas përfundimit, kjo vëmendje mund të zvogëlohet, sepse të tjerët besojnë se periudha më e vështirë ka kaluar.

    Por rikuperimi psikologjik shpesh vazhdon. Pikërisht atëherë mund të shfaqen më qartë frika, trishtimi, zemërimi dhe lodhja emocionale.

    Krijohet një mospërputhje ndërmjet pritshmërive të familjes dhe përjetimit të gruas. Familjarët presin gëzim dhe normalitet, ndërsa ajo ende përpiqet të përpunojë atë që ka kaluar.

    Shprehje si “duhet të jesh e fortë”, “mendo pozitivisht” ose “tani gjithçka ka kaluar”, megjithëse thuhen me qëllime të mira, mund të krijojnë përshtypjen se frika dhe trishtimi nuk janë të pranueshme.

    Në psikologji, imponimi i vazhdueshëm i pozitivitetit përshkruhet shpesh si pozitivitet toksik, ndonëse nuk përbën diagnozë klinike.

    Gruaja mund t’i fshehë emocionet për të mos shqetësuar familjarët, duke përjetuar vetmi edhe mes njerëzve të dashur.

    Është e natyrshme të përjetohen njëkohësisht shpresa, mirënjohja, frika dhe trishtimi. Nuk ka prova se mendimet negative, në vetvete, shkaktojnë rikthimin e kancerit.

    Familja dhe vështirësitë që shpesh mbeten të padukshme

    Frika nga rikthimi i sëmundjes mund të ndikojë në marrëdhënien me partnerin dhe fëmijët. Në çift mund të shfaqen tërheqje emocionale, nervozizëm ose nevojë e shtuar për mbështetje. Ndonjëherë partnerët shmangin bisedat për sëmundjen, duke menduar se po mbrojnë njëri-tjetrin, por heshtja mund të krijojë distancë.

    Në marrëdhënien me fëmijët, shqetësimi shpesh lidhet me pasigurinë për të ardhmen e tyre. Disa nëna bëhen tepër mbrojtëse, ndërsa të tjera përpiqen t’i fshehin emocionet. Komunikimi i sinqertë, i përshtatur me moshën, ndihmon në ruajtjen e sigurisë emocionale.

    Familjarët mund të mos i kuptojnë gjithmonë lodhjen e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, pasigurinë ndaj trupit apo ndjenjën e humbjes së identitetit të mëparshëm.

    Lodhja pas kancerit mund të vazhdojë edhe pas përfundimit të trajtimit, ndërsa disa gra përjetojnë harresë ose mjegullim mendor. Këto vështirësi mund të lidhen me trajtimin, gjumin dhe ngarkesën emocionale.

    Pamja e mirë fizike nuk e përjashton vuajtjen psikologjike. Prandaj, dëgjimi pa gjykim dhe respektimi i ritmit individual të rikuperimit janë pjesë thelbësore e mbështetjes familjare.

    foto: africaimages

    Si mund të rikthehet siguria psikologjike?

    Ndërhyrjet psikologjike të mbështetura në evidencë shkencore mund të ndihmojnë në zvogëlimin e frikës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

    Terapia kognitive-bihejviorale (CBT) ndihmon në identifikimin e mendimeve katastrofizuese dhe ndryshimin e sjelljeve që përforcojnë ankthin. Terapia e pranimit dhe angazhimit (ACT) ndihmon në përballimin e pasigurisë, ndërsa ndërhyrjet e bazuara në mindfulness mund të përmirësojnë rregullimin emocional.

    Të dobishme mund të jenë edhe teknikat e relaksimit, grupet mbështetëse, këshillimi familjar, rutina e qëndrueshme e gjumit dhe aktiviteti fizik i përshtatur.

    Mbështetja profesionale rekomandohet kur frika ndikon në punë, gjumë, marrëdhënie ose ndjekjen e kontrolleve mjekësore. Simptomat e reja apo të vazhdueshme fizike duhet të vlerësohen nga mjeku dhe jo të interpretohen automatikisht si ankth.

    Qëllimi i trajtimit psikologjik nuk është eliminimi i çdo pasigurie, por rikthimi i aftësisë për të jetuar pa u dominuar nga frika.

    Rikuperimi psikologjik nuk do të thotë ta harrosh përvojën e kancerit, por të mësosh të jetosh me kujtimin e saj, pa lejuar që frika të ta përcaktojë të gjithë të ardhmen. /Telegrafi/



  • Katër prona për banim që ia vlen t’i shikoni këtë javë

    Katër prona për banim që ia vlen t’i shikoni këtë javë

    Nga banesat në zona të njohura të Prishtinës te shtëpitë me më shumë hapësirë dhe privatësi, përzgjedhja e kësaj jave në Telegrafi Real Estate sjell katër alternativa për ata që janë në kërkim të një prone për banim.

    Shtëpi 235m² në Lagjja Jonë

    Për ata që kërkojnë shtëpi familjare afër Prishtinës, kjo pronë prej 235m² në Lagjja Jonë, Çagllavicë, ofron hapësirë dhe organizim funksional.

    Shtëpia ka katër dhoma gjumi, tri banjo, qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari dhe depo, ndërsa në dispozicion është edhe vendparkimi.

    Prona ofrohet për shitje me çmim prej 305,500 euro.

    Shtëpi 300m² në Royal Green Residence

    Në Royal Green Residence ofrohet një shtëpi prej 300m², e organizuar në bodrum, përdhes, kat dhe nënkulm.

    Prona ka tri dhoma gjumi, dy tarraca dhe garazh, ndërsa në bodrum është paraparë edhe një hapësirë për SPA. Investimet shtesë në projektim dhe punët përfundimtare janë ndër elementet që e veçojnë këtë ofertë.

    Shtëpia ofrohet për shitje me çmim prej 470,000 euro.

    Shtëpi 600m² në Bardhosh

    Nëse po kërkoni më shumë hapësirë për familjen, kjo shtëpi prej 600m² në Bardhosh shtrihet në një truall prej 9.37 ari.

    Prona përfshin tetë dhoma gjumi, tri banjo, dy qëndrime ditore, dy kuzhina dhe katër tarraca. Ka gjithashtu oborr të gjelbëruar, dy garazha dhe tri vendparkime.

    Lokacioni ndodhet rreth 15 minuta larg Prishtinës.

    Banesë 68.41m² në Bregun e Diellit

    Për ata që preferojnë një banesë në një zonë të konsoliduar të Prishtinës, në Bregun e Diellit ofrohet një pronë prej 68.41m².

    Banesa ka dy dhoma gjumi, qëndrim ditor, kuzhinë, banjo dhe ballkon, ndërsa ngrohja realizohet përmes Termokos.

    Prona ka gjithashtu qasje përmes rampës dhe mundësi për vendparkim, ndërsa çmimi i shitjes është 198,000 euro.

    Katër pronat e kësaj jave sjellin alternativa të ndryshme, nga një banesë praktike në qytet deri te shtëpitë me sipërfaqe të mëdha për familjet që kërkojnë më shumë hapësirë.

    Nëse edhe ju jeni në kërkim të një prone, më shumë oferta për shitje dhe qira mund t’i gjeni në Telegrafi Real Estate.

  • Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit Çlirim Aliu, varrimi bëhet në Matiçan

    Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit Çlirim Aliu, varrimi bëhet në Matiçan

    Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit Çlirim Aliu, varrimi bëhet në Matiçan

    Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit Çlirim Aliu, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut në rrugën Prishtinë–Ferizaj.

    Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:20, në Varrezat e Vjetra të Matiçanit.

    Ndërsa falja e namazit të xhenazes do të bëhet në kohën e ikindisë, në Xhaminë e Matiçanit.

    Çlirim Aliu humbi jetën mbrëmjen e 24 tetorit, në një aksident trafiku në Llapnasellë, ku u përfshinë motoçikleta me të cilën po udhëtonte dhe dy vetura.

    Rrethanat e aksidentit fatal janë duke u hetuar nga organet kompetente.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Today, the last farewell is given to 22-year-old Deliverance Aliu, the burial at Matican

    Today, the last 22-year-old liberation Aliu will be granted, who lost his life in the serious traffic accident on Pristina Street Ferizaj.

    Family members have announced that the funeral of the deceased will take place at 2:20 a.m. on the annual Mattican cemetery.

    While the forgiveness of the Montenegrin prayer will take place at the time of the escape, in Matican Mosque.

    Aliu’s life was lost on the night of October 24th, in a traffic accident in Llapnasella, where two cars were involved.

    The circumstances of the fatal accident are being investigated by competent organs.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rasti i Arlinda Zekajt, kryeprokurori kërkon përgjegjësi për çdo shkelje

    Rasti i Arlinda Zekajt, kryeprokurori kërkon përgjegjësi për çdo shkelje

    Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, koordinatori nacional për rastet e dhunës në familje është autorizuar të analizojë të gjitha veprimet e ndërmarra në trajtimin e rasteve në të cilat viktimë ishte e ndjera Zekaj.

    Në kuadër të këtyre veprimeve, nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar një raport i detajuar me shkrim për mënyrën se si janë trajtuar rastet e saj.

    Raporti duhet të përfshijë kronologjinë e rasteve, identitetin e personave të raportuar, cilësimin juridik, prokurorët përgjegjës, veprimet procedurale dhe vendimet e nxjerra, si dhe arsyetimet përkatëse.

    Po ashtu, kërkohet të shqyrtohen vlerësimi i rrezikut dhe masat e kërkuara ose të ndërmarra për mbrojtjen e viktimës, komunikimi me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera, si dhe trajtimi i shkresës së viktimës të datës 22 tetor 2026.

    “Kryeprokurori i Shtetit ka autorizuar koordinatorin nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë të gjitha veprimet e ndërmarra në trajtimin e rasteve, në të cilat viktimë ka qenë e ndjera Arlinda Zekaj”, thuhet në komunikatë.

    Përveç veprimeve brenda sistemit prokurorial, Inspektoratit Policor të Kosovës i është kërkuar të ndërmarrë veprimet përkatëse hetimore dhe verifikuese lidhur me të gjitha rastet që Zekaj i kishte raportuar në Polici.

    Sipas komunikatës, shqyrtimi do të përfshijë mënyrën e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të raportimeve, si dhe veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë.

    Qëllimi është vlerësimi i ligjshmërisë së veprimeve të institucioneve dhe identifikimi i përgjegjësive të mundshme individuale dhe institucionale.

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se çështja do të trajtohet me seriozitet dhe urgjencë, ndërsa pas pranimit dhe analizimit të dokumentacionit do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore dhe institucionale.

    “Në rast se konstatohen shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprime nga ana e zyrtarëve përgjegjës, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore dhe do të kërkohet përgjegjësi për secilën shkelje të evidentuar, pa asnjë tolerim ndaj përgjegjësisë institucionale apo individuale”, theksohet në komunikatë.

    Në fund, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka ritheksuar se çdo pretendim për mosveprim ose trajtim të papërshtatshëm institucional duhet të shqyrtohet në mënyrë të plotë, objektive dhe profesionale, me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe përcaktimit të përgjegjësive eventuale.

    Burimi: RTKLive

  • OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë

    OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë

    Sipas njoftimit, aksioni do të përcillet edhe me një konferencë për media.

    Arlinda Sylaj Zekaj, e cila u vra të dielën në mbrëmje nga kunati i saj, tri ditë para rastit i kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun për jetën e saj.

    Me një letër drejtuar prokurores në Pejë, ajo kishte kërkuar urgjentisht marrjen e masave ndaj atyre që siç kishte shkruar ajo, kishin dështuar t’i përmbushin detyrat e tyre, në mbrojtjen e jetës së saj.

    Burimi: RTKLive

  • OJ Q ) QKIA warns symbolic action before government

    According to the announcement, the action will also be forwarded to a media conference.

    Arlinda Sylaj Zekaj, who was killed Sunday evening by her brother-in-law, three days earlier he had warned institutions of the danger to her life.

    With a letter to the prosecutor in Pec, she had urgently called for measures to be made against those she wrote had failed to fulfill their duties in protecting her life.

    Source Layer: RTKLive

  • Një person ndalohet në Merdar nën dyshimin për krime lufte

    Një person ndalohet në Merdar nën dyshimin për krime lufte

    Një person është ndaluar të dielën në pikëkalimin kufitar në Merdar, nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë vitit 1999.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar më 25 tetor 2026.

    “Prishtinë / Viti 1999. Më 25.10.2026 në PKK Merdare është ndaluar i dyshuari kosovar për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në veprën e lartcekur”, thuhet në raport.

    Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

    Burimi: Dukagjini

  • Rënia e Vuçiqit, Deputeti i AfD-së thotë se e djathta duhet të riorganizohet: Humbëm edhe Serbinë

    Rënia e Vuçiqit, Deputeti i AfD-së thotë se e djathta duhet të riorganizohet: Humbëm edhe Serbinë

    Deputeti gjerman i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Maximilian Krah, ka reaguar pas humbjes së Aleksandër Vuçiqit në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi. Në një postim në platformën X, ai ka shkruar se e djathta duhet të riorganizohet.

    “Nuk është një ditë e mirë. Pas Hungarisë, kemi humbur edhe Serbinë”, ka shkruar Krah.

    Sipas tij, qasja e deritanishme nuk mjafton për t’i bindur votuesit.

    Postimin e ka shpërndarë edhe gazetari Michael Martens.

    Ai e ka cilësuar AfD-në si parti të ekstremit të djathtë dhe pro Putinit, duke veçuar reagimin e Krahut për Serbinë./Kosovapress/

    Burimi: Dukagjini